Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si t’i jepet bebes ilaçi ? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si t’i jepet bebes ilaçi ? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t’i jepet bebes ilaçi ?

Shko poshtë

Si t’i jepet bebes ilaçi ? Empty Si t’i jepet bebes ilaçi ?

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 10, 2011 10:04 am

Si t’i jepet bebes ilaçi ?

Ilaçet për fëmijë, para së gjithash për ata të vegjlit, prodhohen kryesisht në formë shurupi apo pluhuri i cili tretet. Nga pesha e bebes varet edhe doza e ilaçit, ndërsa mjeku do t’i përshkruajë saktësisht sa duhet të jepet në një dozë, në ç’kohë jepet dhe sa zgjat dhënia e ilaçit. Këtyre udhëzimeve duhet rreptësisht t’u përmbaheni.

Para dhënies së ilaçit, bëjeni gati shiringën (pa gjilpërë) apo lugën e vogël. Beben duhet vendosur në pozitë gjysmë të ulur dhe duhet hedhur ilaçin në gojë – anash, sepse ashtu më së lehti do ta përpijë. Nëse ndodh që bebja ta pështyjë apo ta vjellë ilaçin menjëherë pasi t’ia keni dhënë, ose në periudhën deri në 10 minuta, duhet përsëritur procedurën me tërë dozën e caktuar. Nëse e vjell pas njëzet minutave, nuk duhet përsëritur më.

Në rast që fëmija ka temperaturë të lartë, më parë duhet ulur temperaturën e pastaj t’i jepet ilaçi. Preferohet që nëna t’ia japë ilaçin fëmijës, për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet nënës dhe fëmijës. Duhet shmangur dhënia e ilaçit nga shishja, apo me lugën me të cilën ushqehet bebja. Nëse bërtet dhe refuzon, dhënia e ilaçit duhet shtyrë për më vonë. Më parë duhet të qetësohet, të argëtohet dhe gjatë lojës të marrë ilaçin. Assesi nuk është mirë që me dhunë t’i jepet fëmijës ilaçi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi