Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ardian Bujupi në Top 5 të DSDS  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ardian Bujupi në Top 5 të DSDS  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardian Bujupi në Top 5 të DSDS

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Ardian Bujupi në Top 5 të DSDS  Empty Ardian Bujupi në Top 5 të DSDS

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 10, 2011 9:59 am

Supertalenti kosovar, Ardian Bujupi, ka arritur që pa ndonjë problem të madh të futet në Top 5 më të mirët e spektaklit për talentë të këndimit në Gjermani, “Deutschland Sucht Den Superstar”. Gjatë të shtunës mbrëma në spektaklin i cili në shqip do të quhej “Gjermania Kërkon Superyllin”, kandidatët është dashur të këndojnë dy këngë. Ardian Bujupi zgjodhi të performonte hitin “Glow” të Madcon, për të cilin mori vlerësime nga më të mirat. “Ti je duke u ngritur gjithnjë e më shumë, je duke vallëzuar për mrekulli”, theksoi një prej anëtarëve të jurisë, Patrick Nuo, edhe ky me prejardhje shqiptare. “Sonte diçka eksplodoi. Paraqitja e juaj ishte fantastike”, u shpreh anëtari kryesor i jurisë, legjenda e muzikës gjermane, Dieter Bohlen. Këngën tjetër të cilën Ardiani e këndoi gjatë spektaklit të së shtunës ishte “I Need A Dollar” e Aloe Blacc, këngë për të cilën përsëri mori vlerësime pozitive, sidomos nga Patrick Nuo i cili e përshkroi si befasinë e mbrëmjes. Me Ardian Bujupin që vazhdon tutje, garën së bashku me të do ta vazhojnë edhe Pietro Lombardi, Sarah Engels, Marco Angelini dhe Sebastian Wurth, ndërsa është eliminuar nga gara konkurrentja Zazou.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi