Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:56 am

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Një studim përgënjeshtron tregimin e Plutarkut. Mbretëresha u vra me një mënyrë më pak të dhimbshme.

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por pasi piu një përzierje kukute dhe opiumi.

Hunda e saj do të mbetet simbol i pavdekshëm i profilit perfekt femëror; dashuritë me Jul Cezarin dhe Mark Antonin do të mbeten historitë e dashurisë legjendare të lashtësisë, por çështja e vetëvrasjes së saj duhet rishkruar nga fillimi në fund. Nuk e keni idenë se për kë po flasim? Për Kleopatrën, natyrisht. Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të Lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romës si pre e luftës. Versioni i vrasjes së saj, i treguar nga Plutarku dhe filmat mitikë të Hollivudit, duhen lexuar sërish. Në fakt historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu, ka gjasa që të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kukute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët ajo sajoji një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë.

Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Le ta kujtojmë edhe një herë shkurtimisht historinë. Mbretërisë së Kleopatrës po i vinte fundi. I dashuri i saj, Mark Antoni, i mundur nga Perandori Oktaviani në luftën civile, që pasoi me vrasjen e Cezarit, i dha fund jetës. Ishte gushti i vitit ‘30 para Krishtit. Kleopatra ishte mbyllur në pallatin mbretëror, sepse e dinte fundin e fatit të saj: do të burgosej dhe më pas do të dërgohej në Romë në mënyrën më poshtëruese të mundshme nga romakët fitimtarë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:56 am

Dhe çfarë bëri atëherë mbretëresha më e bukur e botës së lashtë?

Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. “Nuk është e vërtetë, madje kjo gjë ka ngjallur dyshime edhe në epokën e lashtësisë”, thonë Schaefer dhe Mebs me argumente bindëse shkencore. E para, një gjarpër helmues, me temperaturat tepër të larta të asaj kohe, nuk do të ishte i qetë brenda një shporte me fiq. E dyta, për të qenë e sigurt se do të vdiste, Kleopatra duhej t’i shtypte gjëndrat helmuese. E treta dhe më e rëndësishmja, helmi i një gjarpri shkakton vdekjen pas 30 minutash, ose pas disa orësh vuajtje: paralizon menjëherë nervat dhe muskujt, por jo trurin.
“Kleopatra ishte veterane si mbretëreshë dhe mishërim i perëndeshës Isidë”, shpjegojnë dy studiuesit gjermanë. E vendosur me shpatulla pas murit nga historia, fitorja ushtarake e Oktavianit, ajo nuk donte të jetonte më, por ishte e vendosur të krijonte një kujtim legjendar. Vdekja e pasardhëses së Isidës shkaktuar nga pickimi i një gjarpri helmues do të shihej nga nënshtetasit e saj si shenjë e prejardhjes hyjnore së mbretëreshës.

Megjithatë, sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer.

Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj. Nuk ka dyshim që kjo është një gënjeshtër me bisht, megjithatë e çfarë nuk mund t’i falet një gruaje të bukur dhe tepër të zgjuar si ajo?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:56 am

Christoph Schaefer,

historian gjerman dhe profesor ne universitetin e Trier po prezanton evidenca qe kane per qellim qe te provojne qe droga eshte shkaktare e vdekjes se saj dhe jo kobra.

“Mbreteresha Kleopatra ishte e famshme per bukurine e saj dhe eshte jashte mundesive qe ajo ta nenshtronte veten e saj ndaj nje vdekje te gjate dhe shperfytyruese.” – tha ai.

Ai udhetoi deri ne Aleksandri, ne Egjipt, ku u konsultua me tekste antike mjekesore dhe me eksperte te gjarperinjve.

“Kleopatra deshironte qe te mbetej e bukur edhe ne vdekje qe te mund te mbante mitin e saj.” – tha ai.

“Ka mundesi qe ajo te kete marre nje kokteil me opium, hemlok, dhe akonitum. Ne ate kohe kjo ka qene nje perzierje e njohur qe te shkaktonte nje vdekje pa dhimbje dhe qe zgjaste vetem disa ore. Ndersa kafshimi i gjarprit mund t’i duhej disa dite per te sjelle vdekjen dhe do te ishte nje vdekje ne agoni.” Kleopatra mbreteroi nga viti 51 p.e.s deri ne vitin 30 p.e.s dhe ishte personi i fundit qe e drejtoi Egjiptin si faraone e tij. Pasi ajo vdiq Egjipti u be nje province Romake. Ajo vrau veten ne 12 gusht te vitit 30 p.e.s, ne moshen 39 vjecare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:57 am

DESHMITARE TE HISTORISE - Historia në sytë e atyre që e panë

Kleopatra josh Antonin, rrëfimi i Plutarkut
Historia e dashurisë mes Anonit dhe Kleopatrës mund të kish ndryshuar botën. Nëse Antoni do të kish patur sukses në fitimin e fronit të Romës me Kleopatrën si mbretëreshë, ai mund të kish ndryshuar kursin e perandorisë romake, duke e bërë botën ku jetojmë sot një vend të ndryshëm. Megjithatë, marrëdhënia e tyre përfundoi me vetëvrasje të përbashkët në vitin 30 para Krishtit, 11 vjet pasi nisi, atëherë kur trupat romake pushtuan qytetin egjiptian të Aleksandrisë dhe kapja e tyre ishte shumë afër. Fara për marrëdhënien e tyre ishte mbjellë me vrasjen e Jul Cezarit në mars 44 para Krishtit. Roma u zhyt në anarki dhe luftë civile. Në 41 para Krishtit, Antoni dhe Oktaviani (që më vonë do të ndryshonte emrin në August) ndanë udhëheqjen e Romës dhe e kishin ndarë shtetin në dy rajone - pjesën perëndimore, përfshirë Spanjën dhe Golin që sundohej nga Oktaviani, pjesën lindore përfshirë Greqinë dhe Lindjen e Mesme, që sundohej nga Antoni. Perandoria partiane që ndodhej në Irakun e sotëm përbënte rrezik për territorin lindor të Antonit dhe ai planifikoi në fushatë ushtarake për t'i nënshtruar. Por Antoni kish nevojë për para që të vinte në zbatim planin e tij dhe ai hodhi sytë nga Kleopatra - sundimtare e Egjiptit si dhe gruaja më e pasur në botë - për t'i siguruar. Në vitin 41, ai thirri Kleopatrën për ta takuar në qytetin e Tarsusit, në Turqinë e sotme. Kleopatra qe nëj grua joshëse dhe ajo përdori gjithë talentet e vet për të ruajtur dhe zgjeruar pushtetin e vet. Pushtimi i parë i saj ishte Jul Cezari në vitin 48. Ai ishte 52 vjec, ajo 22. Marrëdhënia e tyre solli një djalë dhe përfundoi vetëm me vrasjen e Cezarit.

Përgjigja e saj fillestare ndaj thirrjeve të Antonit ishte të vononte udhëtimin e saj - ndoshta t'i dërgonte udhëheqësit romak se ajo qe një mbretëreshë në të drejtën e vet, dhe nuk mund të vinte me një shenjë të tij. Më pas, duke iu dorëzuar të pashmangshmes Kleopatra lundroi nga Egjipti për në qytetin e Tarsusit. Plutarku ishte një historian grek që ka shkruajtur historinë e jetës së Antonit në shekulin e parë. I bashkohemi rrëfimit të tij, që në momentin kur Kleopatra merr mesazhin e Antonit për t'u bashkuar me të.

"Ajo kish besim në aftësitë e saj joshëse, të cilat, pasi kishin bëë të tyren më parë me Cezarin dhe Pompein e ri, ajo nuk kish asnjë dyshim se do të ishin edhe më të suksesshme me Antonin. Ata e kishin njohur kur ish në vajzë e re, injorante për botën, por tani ajo do të takohej me Antonin në një kohë të jetës kur bukuria e gruas është më e mrekullueshe, dhe intelekti i saj është në pjekuri të plotë. Ajo bëri përgatitje të mëdha për udhëtimin, me para, dhurata, si dhe ornamente të vyera, nga ato që mund të përballojë një mbretëri e pasur, por ajo mori me vete shpresat e saj më të sigurta, për artin dhe magjinë e sharmit të saj.

...ajo erdhi duke lundruar në lumin Cidni në një lundër me vela ngjyrë vjollcë, ndërsa rremat e argjendta shoqëronin me ritëm muzikën e flauteve, fyejve dhe harpës. Ajo vetë qëndronte ë këmbë, nën një tendë me copë të artë, e veshur si Afërdita në një pikturë, dhe djem të rinj shumë të bukur, si perëndi të dashurisë, qëndronin përreth saj. Shërbëtoret ishin veshur si Nimfa Deti dhe si Zana, ku disa mbanin timonin, të tjera punonin me litarët.

... era e parfumeve cante ajrin nga lundra deri në brigje, të cilët qenë të mbushur me njerëz që shtyheshin ëpr të parë këtë pamje magepsëse. Vendi i tregut ishte thuajse i boshatisur, dhe më në fund Antoni u la të qëndrojë i vetëm të presë në skelë; ndërkohëq ë kudo u hap fjala se kish ardhur Afërdita, që të takohej me Bakunë për të mriën e përbashkët të Azisë.

Me të mbërritur, Antoni e ftoi për darkë. Ajo mendoi se ishte më mirë që ai të vinte tek ajo; kështu, i gatshëm të tregojë humorin e mirë dhe xhentilesën, ai pranoi dhe shkoi. Përgatitjet për ta pritur e magjepsën dhe e lanë pa fjalë, por asgjë nuk ishte aq e admirueshme sa numri i madh i dritave; pasi në një cast, aty u ndezën dhe vendosën një numër kaq i madh shandanësh, disa në kuadratë e të tjerë në rrathë, saqë e gjithë kjo u shndërrua në një spektakël të vërtetë, që rrallë është arritur për nga bukuria.

Ditën tjetër, Antoni e ftoi për darkë dhe kish një dëshirë shumë të madhe për t'ia kaluar për nga mrekullia dhe përgatitjet; por shumë shpejt pa se ishte i mundur në të dyja, dhe ishte kaq mirë i bindur prej kësaj, saqë ishte ai vetë i pari që nisi të vërë në lojë varfërinë e zgjuarsisë së tij, si dhe ngathtësinë fshatareske.

Bukuria e saj, thuhet, nuk ishte në vetvete e tillë që askush nuk mund të krahasohej me të, apo që askush që e shihte nuk mund të shpëtonte pa u goditur prej saj, por kontakti i pranisë së saj, nëse jetoje me të, ishte i parezistueshëm; joshja personit të saj, bashkë me sharmin e bashkëbisedimit të saj si dhe karakteri që shoqëronte gjithë sa ajo thoshte apo bënte, ishte magjepsës. Ishte kënaqësi thjeshtë të dëgjoje tingullin e zërit të saj, me të cilin, ashtu si një instrument me shumë tela, ajo mund të kalonte nga njëra gjuhë në një tjetër; kështu kishte shumë pak kombe barbarë të cilëve ajo u përgjigjej me anë të një përkthyesi.

Antoni u magjeps kaq shumë prej saj, sqë ndërkohë që Fulvia, bashkëshortja e tij përballonte zënkat në Romë kundër Cezarit me forcën e armëve dhe trupat partiane ishin mbledhur në Mesopotami, të gatshme për të hyrë në Siri, ai prapë i lejonte vetes që ta merrte ajo me vete në Aleksandri, për të bërë atje pushime, si një djalë i ri, me lojëra e argëtime, duke harxhuar atë që Antifoni thotë se është më e kushtueshmja, kohën.

Nëse Antoni ngopej me lojëra e argëtme, ajo kishte në cdo moment një kënaqësi apo sharm të ri për të plotësar dëshirat e tij; në cdo kthesë ajo ishte mbi të, dhe nuk e linte t'i shpëtonte as ditën dhe as natën. Ajo luante me të me zara, pinte me të, gjuante me të; dhe kur ai ushtrohej me armë, ajo ishte aty për të parë.

Natën, ajo bridhte me të duke shqetësuar nejrëzit në dyer e dritare, e veshur si një shërbëtore pasi edhe ai maskohej si shërbyes, dhe nga këto bredhje ai kthehej në shtëpi shpesh në gjendje shumë të rëndë, ndonjëherë i rrahur, megjithëse shumë njerëzve ua merrte mendja se cili ishte në të vërtetë. Megjithatë, aleksandrianëve në përgjithësi u pëlqente, dhe i bashkoheshin me qejf në lojërat e tij, dhe thonin se i detyroheshin Antonit për faktin që i kish lënë pjesët e tij tragjike në Romë, dhe kish marrë me vete në Aleksandri vetëm pjesën e komedisë".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:57 am

Kryesore Mretereshe dhe perendeshe , dashnore dhe nene .por cila ishte me te vertete Kleopatra

Figure se ciles iu "veshen" vetite e nje hyjnie , lindi ne vitin 69 para eres sone dhe ne moshen 39 vjecare ajo vdiq duke kryer vetvrasje .sundoi mbi Egjiptin per gati 22 vjet .ne luften per fronin e mbreterise egjiptiane ajo arriti te mposhte te vellain dhe motren .te dy i eliminoi mizorisht me ndihmen e romakeve.ne luften per Egjiptin e madh kleopatra beri aleance me dy burra te fuqishem romake.Ajo ishte dashnorja e strategut dhe diktatorit Gai Jul Qezarit dhe me pas edhe e strategut Antonio. te dy ata e shfrytezuan egjiptin e pasur per luften e tyre per autokraci ne perandorine romake. Nga lidhja ne Qezarin , Kleopatra pati nje femije Ptoleme qezarin , ndersa me Antonit ajo i dhuroje dy djem dhe nje vajze.Kuptimi i emrit te kesaj mbretereshe , ne gjuhen e vjeter egjiptiane do te ishte " perendeshe dhe dashnore e babait te saj"
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:57 am

A ISHTE E BUKUR KLEOPATRA?

por si mundi kjo femer te behej dashnorja e dy burrave kaq te fuqishem romake? Armiqte e saj e quanin kleopatren " mbreteresha e perdale" por a ishte valle ajo po kaq e bukur sa modelet e sotme ? jo thone historianet. Monedhat e kohes se sundimit te saj paraqesin fytyren e nje femre mesatare. Shkrimtari antik grek Plutarku shkruan ; " Bukuria e saj nuk arrin te te magjepse mjaftueshem.Por gjate bisedave ajo ushtron nje terheqje te paperballueshme". kleopatra ishte e arsimuar dhe e zonja te diskutonte shume bukur .Sipas Plutarkut ajo nuk fliste rrjedhshem greqishten e egjiptiancen , por zoteronte edhe gjuhe te tjera.Ne oborrin e saj hynin e dilnin artiste e filozofe .Mbreteresha diskutonte shpesh me ta dhe nuk ishte aspak nje artdashese me koken nder re . Ajo kishte qellime te qarta per veten dhe per EGJIPTIN.

Qezari
Ne vitin 51 para eres sone vdiq i ati i kleopatres.Ne testamentin e lene prej tij Kleopatra dhe vellai i saj i vogel Ptolemeu i XIII deklaroheshin si pasardhes.Ne fillin Kleopatra sundoi e vetme , por me pas keshilltaret e vellait te saj ia kontestuan fronin . Mbreteresha e gjendur nen presion u detyrua te largohej.Megjithate ishte me fat ; Qezari , sundimtari ambicioz romak kishte ardhur ne Aleksandri.Ai futi hundet ne punet e fronit egjiptian dhe zgjodhi te mbante anen e Kleopatres > Kjo e fundit u be dashnorja e tij duke lindur nje femije - nje "Qezar" te vogel. Nga viti 46 e deri ne vitin 44 para eres sone kleopatra jetoi ne Rome. Shoqeria e larte romake kerkonte qe ajo te ishte perhere e pranishme ne festat e bukura qe organizoheshin per nder te tyre.keto kremtime kryheshin te gjitha ne vilen e Qezarit ndersa ajo jetonte 15 minuta larg selise se zyrave te strategut romak.Qezari nderkohe jetonte me te shoqen dhe planifikonte ta kthente republiken ne monarki .Ne mesin e marsit te vitit 44 Qezarin e vrane .disa dite me pas Kleopatra u kthye ne Egjipt.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:57 am

Lindi ne vitin 69 p.k., vajza e trete e Ptolomeut XII. Origjinat e saj ishin greke dhe, duke pare praktiken e hapur midis ushtareve tolemaike per t'u martuar midis vellezerish, ka mundesi qe te kishte shume pak gjak egjiptian ne vena. Ne 51 p.K. behet mbretereshe e Egjiptit se bashku me te vellane Tolomeo XIII. Te dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleance me Cezarin per te hequr nga froni te vellane.Cezari kthehet ne Rome ne 46 p.K. Historia me Cezarin, qe beri aq shume buje, ne te vertete zgjati vetem nje dimer. Kleopatra kaloi edhe nje vit ne Rome ne vizite zyrtre, por s'ka asnje prove qe te dy ishin ende te dashur. Pas vrasjes se Cezarit, Kleopatra kthehet ne Aleksandri.

Kur vdiq babai i Kleopatres, Kleopatra ishte 18 vjec. Nga gjithe femijet qe ai kishte, ai donte Kleopatren me shume dhe preferonte ti jepte asaj mesime, ne vend te femijeve te tjere. Ndoshta dalloi nje cilesi te vecante qe kishte dhe u perpoq ta kultivonte. Froni i takonte te vellait te saj, ne esence, ata binden te vellane e saj qe ta perjashtonte nga Egjipti, dhe ia arriten qellimit por pas disa kohesh, Kleopatra mblodhi nje ushtri qe te hynte ne Egjipt me force. Plani i saj nuk u realizua sepse koincidoi me kohen kur erdhi Cezari ne Egjipt, qe la nje takim me familjen e saj vellezerit dhe motren. Kleopatra 19 vjece, arrin e i heq trunin Cezarit 30 vjet me i madh se ajo, dmth burre qe me kalimin e moshes dhe suksesin qe kishte patur me femrat, si bejne shume pershtypje femrat, ne pergjithesi... dmth zor ti lesh mbresa. Kleopatra futet brenda nje qilimi dhe kur shtrohet qilimi, rrokulliset e del prej aty... qe habit Cezarin, padyshim

Te nesermen ne mengjes, vjen vellai i Kleopatres ne oren qe kishte lene takim me Cezarin perpara se ky i fundit te takonte Kleopatren, dhe i gjen keta te dy ne shtrat. Ai, si femije prepubescent qe ishte akoma, iku nga dhoma duke qare me te madhe . Ajo ndoshta ishte e martuar me te vellane, qe ashtu e desh zakoni. Martesa e tyre ishte me simbolike se sa nje martese e mirefillte. Kleopatra i mbush mendjen Cezarit qe te dergoje te motren ne Rome , ku pas ca kohesh ekzekutohet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:57 am

Cleopatra në Romë

Ne moshen 23 vjec, Kleopatra arrin ne Rome me femijen e saj qe krenarisht e kishte quajtur Cesarion, por Cezari thuhet te ishte steril, sepse me gjithe ato femra qe pati, prodhoi nje vajze vetem, dhe kjo gjate rinise se tij, dmth vajza e tij ishte moshatare me Kleopatren. Pra, ka shume mundesi qe ai femije nuk ishte i Cezarit, por Kleopatra e ka perdorur per peshe politike. Dhe fakti qe foshnja ishte nje djale, aq me mire per Kleopatren, sepse po i dhuronte Cezarit nje trashegimtar e megjithate, per fatin e saj te keq, Cezari nuk e pranoi si trashegimtar femine. Cezari, ne pergjithesi, nuk e ka trajtuar mire Kleopatren, dhe e ka braktisur, sepse ajo ka qene krejt pa asnje fare mbrojtjeje e megjithate, Kleopatra eshte treguar e forte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:57 am

pushteti


Ne 42 p.K. Antonio ndan perandorine me Oktavianin,duke marre Lindjen.Ishte 40 vjec dhe ishte matruar me Fulvian.Kleopatra dhe Antonio takohe ne Tasko ne 42 p.K.Udheheqesi romak dhe mbreteresha e Egjiptit behen aleate dhe dashnore,por Fulvia semuret dhe Antonio duhet te kthehet ne Rome.Fulvia vdes,por Antonio eshte i detyruar te martohet me Oktvian, motren e Oktavianit,per te ruajtur pozicionin e tij.Braktis Kleopatren shtatzene me dy binjake,do ta shohe vetem pas tre vjetesh.Ne 37p.K. Antonio nist ne fushate kunder Parteve dhe I kerkon Kleopatres ta shoqeroje ne Siri.Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet ne Aleksandri.Ne 32 p.K. Oktaviano nxit romaket kunder tij dhe konkubinen e tij te pabese.Kleopatra e bind Antonion qe ta prese sulmin e kundershtarit ne Greqi.Beteja e Acios ishte nje disfate per Egjiptianet.Antonio i ngul thiken vetes dhe Kleopatra,e mbetur vetem,preferon te vdese,duke u kafshuar nga nje gjarper helmues.....lexo më shumë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:58 am

Shekspiri - Antoni dhe Kleopatra

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por, ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve, prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia. Për sfondin historik, subjektin dhe detajet intime të lidhjes ndërmjet gjënëral SmaK^nromT^ll^nDreTërësM shfrytëzoi veprën Jetët, të historianit romak, Plutarkut. Dhe, në të vërtetë, përshkrimi i Kleopatrës në anijen e saj, i prezantuar nga personazhi Enobarbi (Akti II, Skena II) është një përkthim pothuajse i fjalëpërfjalshëm i një pasazhi të Plutarkut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:58 am

Përshkrimi



Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por, ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve, prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia. Për sfondin historik, subjektin dhe detajet intime të lidhjes ndërmjet gjënëral SmaK^nromT^ll^nDreTërësM

shfrytëzoi veprën Jetët, të historianit romak, Plutarkut. Dhe, në të vërtetë, përshkrimi i Kleopatrës në anijen e saj, i prezantuar nga personazhi Enobarbi (Akti II, Skena II) është një përkthim pothuajse i fjalëpërfjalshëm i një pasazhi të Plutarkut.

Me Antonin, Kleopatrën dhe Cezarin, Shekspiri paraqet karaktere rhë të komplikuara se ato jetësore, dhe tri figura që mbajnë statusin "tokësor" si sundues të botës dhe të instrumenteve të fatit të saj. Antoni dhe Kleopatra është një dramë komplekse me alternime të shpejta ndërmjet pallatit të Kleopatrës në Aleksandri, Egjipt dhe atdheut të Antonit në Romë, së bashku me sekuencat e dy fushave kryesore të betejës. Tragjedia përmban trembëdhjetë skena në Aktin III dhe pesëmbëdhjetë në Aktin IV. Ndërkohë cjë disa kritik,ë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë, ankoheshin për strukturën joelegante të dramës, interpretime të kohëve të fundit kanë treguar që kjo lëvizje e menjëhershme në mes të tragjedisë, krijon tension dramatik dhe thekson përmasat universale të asaj që po ndodh në skenë.

Antoni dhe Kleopatra dallohet si një nga pjesët më poetike të Shekspirit. Është e njohur për përshkrimet evokative dhe hiperbolat brilante. Por, gjithashtu, është vlerësuar si një dramë e vështirë për mënyrën se si paraqet pasigurinë dhe kontradiktat e jetës, pa siguruar përgjigje të qarta apo të përshtatshme për to. Dy dashnorët e paraqitur në dramë mund të jenë drejtues të njerëzve, por ata janë, në fund të fundit, thjesht qenie njerëzore e sigurisht të papërsosura dhe të jo të përjetshme. Ne si qenie njerëzore jemi të vdekshëm si ata; shumë prej nesh vënë re ndjenjat e tyre të forta të xhelozisë, dashurisë, turpit dhe pasigurisë. Pavarësisht nga madhështia e tyre historike dhe falë portretizimit të ndjeshëm prej Shekspirit, Antoni dhe Kleopatra janë as më shumë, as më pak të jashtëzakonshëm nga ç 'jemi ne.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 11:58 am

Kleopatra lindi nga një nënë afrikane

Kleopatra, mbreteresha qe drejtoi Egjiptin pas Ptolemeut, eshte lindur nga nje nene afrikane. Historia e njeh Kleopatren per aleancen me perandorin romak Jul Cezarin dhe pas vrasjes se tij me Mark Antonin dhe martesen e saj me kete te fundit.


Nje grup ekspertesh besojne se kane zbuluar varrin e motres se saj, Arsino ne Efes ne Turqi, c’ka tregon se nena e saj ishte me origjine nga Afrika. Zbulimi eshte bere nga Hilke Thuer, anetare e Akademise Austriake te Shkencave. "Eshte unike ne jeten e nje arkeologu qe te gjeje nje varr dhe nje skelet te tille", tha ajo.


"Arsinoja kishte nene afrikane dhe kjo eshte nje ndjesi qe na con ne nje veshtrim me te thelle te familjes se Kleopatres dhe per marredhenien mes dy motrave”, u shpreh arkeologia./
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi? Empty Re: Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por nga përzierje kukute dhe opiumi?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi