Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kalendari historik  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalendari historik

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:58 am

Kalendari historik

1492 – Christopher Columbus nga indianët e Kubës dëgjon për herë të parë për misrin.

1605 – Në Komplotin e Barutit, katolikët synojnë ta shkatërrojnë Parlamentin anglez. Komploti u zbulua, ndërsa ideatori Guy Fawkes varet. Dështimi i tij festohet për çdo pesë nëntor në Britani.

1789 – Seanca Kombëtare Franceze shpall të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit.

1911 – Italia zyrtarisht anekson Tripolin.

1940 – Franklin D. Roosevelt zgjidhet për herë të tretë president i SHBA-së, duke u bërë kështu lideri i parë që shërben në krye të Shtëpisë së Bardhë për më shumë se dy mandate.

1946 – Në moshën 29-vjeçare, John F. Kennedy bëhet anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve.

1956 – Fillon zbarkimi i forcave britanike dhe atyre franceze në Egjipt, në tentativën e kapërcimit të krizës së Kanalit të Suezit.

1963 – Në Newfoundland, arkeologët gjetën mbetjet e një vendbanimi viking.

1986 – Shtëpia e Bardhë rikonfirmon embargon e armëve për Iranin.

1998 – Shkencëtarët publikuan studimin gjenetik që tregonte se Thomas Jefferson ishte babai i së paku një fëmije të skllaves së tij, Sally Hemmings.

1994 – Ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, deklaron se e ka sëmundjen e alzhejmerit.

1998 – OKB-ja thotë se milicia talebane ka vrarë së paku 5 mijë civilë gjatë pushtimit të qytetit Afghani.

2001 – Prodhuesi evropian “Airbus” dhe një linjë ajrore e Dubait fillojnë projektin e përbashkët për specializimin e shërbimeve të udhëtimit ajror.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:58 am

355 – Perandori Constantine II mundi kushëririn Julianus – kajzerin e Britanisë.

1860 – Abraham Lincoln zgjidhet presidenti i 16-të amerikan.

1861 – U lind zbuluesi i basketbollit, James Naismith.

1913 – Gjatë marshimit të minatorëve indianë në Afrikën Jugore arrestohet Mohandas K. Gandhi.

1935 – Edwin H. Armstrong proklamon zhvillimin e transmetimit FM.

1952 – Në Eniwetok Atoll të oqeanit Paqësor shpërthen bomba e parë hidrogjenike.

1986 – Burimet e Shërbimit Sekret Amerikan vërtetojnë rrëfimin e botuar në revistën libaneze “Ash Shiraa”, në të cilën thuhej se amerikanët kanë shitur fshehurazi armë në Iran në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtatë pengjeve amerikane.

1999 – Votuesit australianë refuzuan referendumin për të mos e pasur mbretëreshën e Britanisë si kreun e shtetit të tyre.

2001 – Në Madrid të Spanjës shpërthimi i një autobombe lëndon 60 veta. Për këtë akt akuzohen separatistët baskë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:58 am

680 – Mbahet Konsiliumi i Tretë i Konstantinopojës.

1512 – Familja Medici shkarkon Niccolae Machiavellin nga postet në Firence.

1665 – Botohet edicioni i parë i "The London Gazette".

1876 – Albert H. Hook patenton makinerinë për prodhimin e cigareve.

1916 – Woodrow Wilson rizgjidhet president i SHBA-së.

1917 – Britanikët mundin turqit dhe pushtojnë Palestinën.

1917 – Nis revolucioni bolshevik i Rusisë. Forcat e Vladimir Ilyich Leninit rrëzojnë Qeverinë e Përkohshme të udhëhequr nga Alexander Kerenskyt.

1931 – Mao Tse Tung proklamon Republikën Popullore Kineze.

1944 – Franklin D. Roosevelt bëhet i vetmi lider që fiton mandatin e katërt presidencial në SHBA.

1949 – Mbreti Faruk shpërndan Parlamentin egjiptian.

1982 – Miratohet Kushtetuta e Turqisë.

2001 – Pas 16 muajve ndalesë, rifillojnë fluturimet e udhëtarëve me Concorde.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:58 am

392 – Perandori romak Theodosius shpall krishterimin si fe shtetërore.

1656 – U lind Edmond Halley. Ai ishte i pari që llogariti orbitën e kometës që ka marrë emrin e tij. Kometa shfaqet në qiellin e Tokës çdo 76 vjet.

1793 – Në Paris hapet Muzeu i Luvrit.

1889 – Montana bëhet shteti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1923 – Adolf Hitler bën tentativën e parë të marrjes së pushtetit në Gjermani, me grusht shtetin e dështuar në Munih, që njihet si “Puçi i Hollit të Birave”.

1933 – Presidenti Franklin D. Roosevelt formon Administratën e Punëve Civile, e cila për synim kishte zgjidhjen e krizës së madhe ekonomike, duke krijuar 4 milionë vende të reja të punës.

1942 – Amerikanët invadojnë në Marok dhe në Algjeri.

1986 – Në moshën 96-vjeçare vdes Vyacheslav M. Molotov. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai urdhëroi prodhimin masiv të shisheve të mbushura me lëng djegës, që më vonë do të njihet si “Kokteji Molotov”.

1991 – Komuniteti Evropian dhe Kanadaja imponojnë sanksione ekonomike kundër Jugosllavisë në tentativën për të ndalur luftërat në këtë vend.

2000 – Në Florida fillon rivotimi i votave për të përcaktuar fituesin në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2000.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:58 am

1494 - Familja Medici bëhet sundimtare e Firences.

1794 - Trupat ruse okupojnë Varshavën.

1799 - Napoleoni bëhet diktatori (konsulli i parë) i Francës.

1872 - Zjarri dëmton 800 ndërtesa në Boston.

1906 - Presidenti amerikan, Theodore Roosevelt, viziton Panamanë për të parë punët në kanalin e ri. Ishte kjo vizita e parë e jashtme e një presidenti amerikan.

1911 - George Claude aplikon në Paris për patentën e reklamave me drita të neonit.

1918 - Kajzeri i Gjermanisë, Wilhelm II, deklaron se do të abdikonte. Ai pastaj shpërngulet në Holandë.

1938 - Trupat naziste dhe simpatizantët e tyre shkatërrojnë dhe plaçkitin 7.500 biznese hebraike; djegin 267 sinagoga; vrasin 91 hebrenj dhe mbledhin 25 mijë prej tyre në natën që njihet si Kristallnacht, apo “Nata e xhamave të thyer”.

1976 - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton Rezolutën ku dënon Qeverinë e aparteidit në Afrikën Jugore.

1989 - Gjaermania komuniste Lindore hapi kufijtë duke lejuar qytetarët e saj të udhëtonin lirshëm në Gjermaninë Perëndimore.

1990 - Presidenti sovjetik, Mikhail S. Gorbachev, nënshkruan me Gjermaninë Marrëveshjen e mosagresionit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:59 am

911 - Conrad I bëhet mbret i gjermanëve.

1444 - Beteja e Varnës, në Detin e Zi, Sulltan Murati II mund kryqëzorët.

1630 – Dështon revolucioni kundër Richelieut.

1697 – Parlamenti anglez e pranon reduktimin ushtarak.

1775 – Kongresi amerikan vendos të formojë Marinën amerikane.

1793 – Franca i jep fund detyrimit të adhurimit të Zotit.

1905 – Marinarët ngrihen në revoltë në Kronstadt të Rusisë.

1917 – Qeveria e re sovjetike suspendon përkohësisht lirinë e shtypit.

1918 – Polonia shpall pavarësinë.

1928 – Hirohito merr fronin si perandor i Japonisë.

1945 – Gjenerali Enver Hoxha bëhet lider i Shqipërisë.

1950 – Diktatori spanjoll Franco i jep fund luftës në Gjibraltar.

1970 – Muri i madh kinez hapet për turistët.

1982 – Lideri sovjetik, Leonid I. Brezhnev, vdes nga sulmi në zemër në moshën 75-vjeçare. Atë e pason Yuri V. Andropov.

2001 – Organizata Botërore e Tregtisë miraton anëtarësimin e Kinës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:59 am

1851 – Teleskopi i parë patentohet nga shkencëtari, Alvan Clark.

1889 – Washingtoni bëhet zyrtarisht shteti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1965 – Qeveria e Rhodezisë, e udhëhequr nga kryeministri, Ian Smith, ndahet nga mbretëria britanike pa pëlqimin e saj.

1975 – Shteti jugor i Afrikës, Angola, shpall pavarësinë nga ish-fuqia koloniale e saj, Portugalia, duke nxitur kështu luftë civile.

1987 – Piktura “Irises” e të famshmit Vincent Van Gogh shitet në një ankand në New York për 27 milion euro, një çmim atëbotë rekord për një vepër arti.

1992 – Kisha e Anglisë voton me një shumicë votash për lejimin e femrave që të caktohen në detyra të rëndësishme kishtare, si priftëresha.

1998 – Kabineti izraelit ratifikon një marrëveshje të shkëmbimit të tokave për paqe me palestinezët.

2000 – Të paktën 150 skiatorë, shumica e të cilëve fëmijë, vdesin në zjarrin e fuqishëm që shpërtheu në sistemin e teleferikëve në alpet austriake.

2004 – Lideri veteran i Autoritetit Palestinez, Yasser Arafat, vdiq në një spital në Paris, në moshën 75-vjeçare, duke i dhënë fund sundimit më se 40-vjeçar mbi popullin palestinez.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:59 am

1923 – Adolf Hitler arrestohet për tentativën e dështuar të 8 nëntorit për ta marrë nën kontroll “Beer Hall Putsch” në Gjermani.

1927 – Tuneli i parë për vetura “Holland Tunel” ndërmjet New Yorkut dhe New Jerseyit hapet për qarkullim.

1954 – Pika kryesore e emigrimit në New York, Ellis Island, mbyll dyert e saj pas një shërbimit 62-vjeçar.

1970 – Një ciklon dhe dallgët masive godasin Pakistanin Lindor. Të paktën 200.000 persona humbin jetën.

1974 – Afrika Jugore përjashtohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, për shkak të politikave të saj racore.

1980 – Sonda hapësinore “Voyager 1” dërgon pamjet e para të unazës që rrethon Saturnin nga një largësi prej më se një miliard miljesh.

1982 – Qeveria polake liron liderin e lëvizjes atëbotë joligjore “Solidarnost”, Lech Walesa, pas burgimit më se 11 muajsh.

1997 – “Plaçkitësi i madh treni”, Ronnie Biggs, feston pasi Brazili hedh poshtë kërkesën e Britanisë së Madhe për ekstradimin e tij, me ç’rast ai i shmanget përsëri dënimit me ekzekutim.

1998 – Lideri gueril kurd, Abdullah Ocalan, arrestohet në Romë. Turqia kërkoi menjëherë ekstradimin e tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:00 am

1971 – Sonda e parë hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Mariner 9” arrin në Mars dhe hyn në orbitë, mirëpo shkencëtarët duhej të prisnin akoma për pastrimin e fotografive të stuhisë së pluhurit marsian të dërguara nga kjo sondë.

1985 – Më tepër se 23.000 banorë të qytetit Armero të Kolumbisë humbin jetën kur një rrëshqitje gjigante e dheut mbuloi qytetin e tyre. Rrëshqitja e dheut ishte shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit “Nevadi del Ruiz”.

1994 – Suedia voton për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

1995 – Një studente 18-vjeçare vihet në aparate për mbajtje në jetë, pasi të ketë marrë pilula narkotike, ekstazi, me rastin e festës së ditëlindjes së saj.

1995 – Shtatë persona, në mesin e të cilëve pesë amerikanë, vriten në një sulm me autobombë në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak të SHBA-së në Riad të Arabisë Saudite.

1997 – Iraku dëbon nga vendi gjashtë inspektorë të armëve të OKB-së, me arsyetimin se ata ishin shtetas të Amerikës.

2001 – Presidenti amerikan, George W. Bush, nënshkruan urdhrin ekzekutiv, i cili u lejon tribunaleve ushtarake që të gjykojnë çdo të huaj të arrestuar në lidhje me sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 shtator të vitit 2001. Ishte kjo hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një president të ndërmarrë një veprim të tillë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:00 am

1914 – Lideri fetar, Sheikh-ul-Islam, shpall luftë të shenjtë islamike në interes të Perandorisë Osmane, duke i nxitur përkrahësit e tij myslimanë që t’i kapin armët kundër Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

1918 – Çekosllovakia bëhet Republikë.

1922 – BBC-ja fillon shërbimet e saj radiofonike në Mbretërinë e Bashkuar.

1940 – Bombarduesit gjermanë nisin një sulm të madh nate në Coverty, Angli, duke shkaktuar me qindra të vdekur dhe shkatërruar katedralen “Coventry”.

1969 – “Apollo 12”, misioni i dytë me njeri në sipërfaqen e hënës, lancohet nga Cape Canaveral, Florida, me astronautët Charles Conrad Jr., Richard F. Gordon Jr. Dhe Alan L. Bean.

1973 – Ceremonia e martesës së të bijës së vetme të mbretëreshës britanike, Elisabeth, princeshës Anne, mbahet në Westminster Abbey në Londër.

1973 – Dy femra dhe gjashtë meshkuj shpallen fajtorë për sulmet me autobomba të kryera në afërsi të “Old Bailey” dhe të “Scotland Yardit” në Britaninë e Madhe.

1990 – Pas bashkimit të Gjermanive, Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika e Polonisë nënshkruajnë një marrëveshje për konfirmimin e linjës Oder-Neisse si kufi ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë.

1991 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga lideri libian, koloneli Muammar Gaddafi, që t’i dorëzojë zyrtarët libianë të inteligjencës, të akuzuar për bombardimin në Lockerbie.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:00 am

1520 – Martin Lutheri dogji publikisht dekretin papnor. Papa kërkonte që ai të tërhiqej, ndryshe do të ballafaqohej me shkishërim. Luther refuzon dhe formalisht përjashtohet nga kisha në janar 1521.

1768 – Mbreti anglez, George III, formon në Londër Akademinë Mbretërore të Arteve.

1787 – Në Philadelphia lindi pionieri i edukimit të të shurdhërve, Thomas H. Gallaudet.

1896 – Në San Remo të Italisë vdiq Alfred Bernhard Nobel. Ai ishte kimist i njohur suedez, i cili zbuloi dinamitin. Në testamentin e tij potencoi se pasuria e tij prej 9 milionë dollarëve duhet të përdoret për shpërblime vjetore të njerëzve që vlerësohet se kanë bërë vepra të rëndësishme për njerëzimin.

1898 – Në Paris nënshkruhet Traktati që i jep fund luftës spanjollo-amerikane. Me këtë traktat parashihej edhe pavarësia e Kubës.

1901 – U dha çmimi i parë Nobel.

1906 – Presidenti Theodore Roosevelt është amerikani i parë që fiton çmimin “Nobel” për paqe. Ai u nderuar për ndërmjetësimin që i dha fund luftës ruso-japoneze.

1941 – Japonia invandon Filipinet.

1948 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

1953 – Me vetëm 7 mijë e 600 dollarë investim, Hugh Hefner editon numrin e parë të revistës "Playboy".

1964 – Në Oslo të Norvegjisë, Martin Luther King pranon çmimin ”Nobel” për paqe. Ai është personi më i ri që është nderuar me këtë shpërblim.

1995 – Marinsat e parë amerikanë arrijnë në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë.

1998 – Lidershipi palestinez heq nenet me të cilat refuzohet ekzistenca e shtetit izraelit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:00 am

1816 – Indiana bëhet shteti i 19-të i SHBA-së.

1917 – Lituania shpall pavarësinë nga Rusia.

1941 – Gjermania dhe Italia u shpallin luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi amerikanët i shpallën luftë Japonisë pas sulmit në Pearl Harbour. Si kundërpërgjigje kësaj, SHBA-ja u shpalli luftë Gjermanisë dhe Italisë.

1946 – U themelua Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

1963 – Che Guevara flet përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Një terrorist i panjohur hedh një mortajë në ndërtesë gjatë atij fjalimi.

1981 – Forcat e armatosura në El Salvador vrasin të paktën 900 civilë në një fushatë antiguerilje gjatë luftës civile të vendit.

1994 – Presidenti rus, Boris Yeltsin, urdhëron trupat ruse që të ndërmarrin operacionin e parë luftarak në Çeçeni.

1997 – Protokolli i Kyotos hapet për nënshkrim.

2001 – Republika Popullore e Kinës i bashkohet Organizatës Botërore të Tregtisë.

2006 – Konferenca ndërkombëtare për të rishikuar vizionin global për Holokaustin hapet në Teheran, Iran, nga Mahmoud Ahmadinejad. Shtetet si Izraeli dhe SHBA-ja shprehën brengat e tyre.

2008 – Bernard Madoff arrestohet dhe akuzohet për mashtrimin financiar prej 50 miliard dollarësh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:01 am

1718 – Britania e Madhe i shpall luftë Spanjës.

1777 – Franca njeh pavarësinë amerikane.

1967 – Kryeministri i Australisë, Harold Holt, zhduket gjatë notit në afërsi të Portseas, Victoria, besohet të jetë mbytur.

1973 – Rreth 30 udhëtarë janë vrarë në një sulm nga terroristët palestinezë në aeroportin e Romës “Leonardo da Vinçi”.

1981 – Gjeneral brigadieri James L. Dozier rrëmbehet nga Brigadat e Kuqe në Veronë, Itali.

1992 – Presidenti amerikan Bush, kryeministri kanadez, Brian Mulroney dhe presidenti meksikan, Carlos Salinas de Gortari, nënshkruan marrëveshjen për tregti të lirë në Amerikën Veriore.

1992 – Izraeli dëbon mbi 400 palestinezë në territorin libanez në një rast të paprecedent të deportimit masiv të militantëve të dyshuar.

2002 – Presidenti amerikan, George W. Bush, urdhëroi Pentagonin të jetë i gatshëm për përdorimin brenda dy vjetësh të një sistemi për mbrojtjen e territorit amerikan, trupave dhe aleatëve nga sulmet me raketa balistike.

2002 – Qeveria e Kongos, partitë opozitare dhe kryengritësit nënshkruan marrëveshjen, e cila i dha fund luftës civile katërvjeçare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:01 am

1940 – Adolf Hitler urdhëroi në mënyrë sekrete stafin e gjeneralëve gjermanë që të përgatiten për okupimin e Bashkimit Sovjetik, në operacionin e koduar “Operacioni Barbarossa”.

1980 – Ish-kryeministri sovjetik, i cili shërbeu për disa mandate rresht, Alexei Kosygin, vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.

1989 – Bashkimi Sovjetik dhe komuniteti evropian nënshkruan një pakt bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik, të cilin e cilësuan si mjet për hapjen e rrugës drejt një integrimi më të afërt panevropian.

1993 – Sam Wanamaker, aktor dhe regjisor amerikan, i cili bëri fushatë për rindërtimin e teatrit të Shakespeares në Thames të Londrës, vdiq në moshën 74-vjeçare.

1995 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën trupat e tyre të para luftarake në Bosnjë, për t’iu bashkuar misionit më të madh ushtarak të NATO-s.

2003 – Egon Krenz, lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore, lirohet nga burgu, pasi të ketë shërbyer pothuajse katër vjet nga dënimi i plotë prej gjashtë vjet e gjysmë heqje lirie.

2004 – Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, theksoi se do të tërhiqet nga posti i shefit të ushtrisë, duke përmbushur kështu premtimin për ta lënë këtë post të rëndësishëm deri në fund të vitit, në mënyrë që ta vazhdojë mandatin presidencial.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:01 am

1860 – Karolina e Jugut bëhet shteti i parë që u nda nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1917 – Cheka, policia e parë sekrete e Bashkimit Sovjetik, u themelua.

1924 – Adolf Hitleri u lirua nga burgu Landsberg.

1955 – Cardiff shpallet kryeqytet i Walesit, në Mbretërinë e Bashkuar.

1960 – Formohet Fronti Kombëtar për Çlirimin e Vietnamit.

1973 – Kryeministri spanjoll, admirali Luis Carrero Blanco, vritet në një sulm me bombë në Madrid.

1984 – Zjarri më i madh nëntokësor në histori ndodh në tunelin Summit, pasi një tren i shpejt që bartte mbi 1 milion litra karburant rrotullohet në qytetin Todmorden në Pennines.

1991 – Një gjykatë në Missouri dënon një militant palestinez, Zein Isa dhe bashkëshorten e tij Maria me vdekje për vrasjen për nder të të bijës së tyre Palestina.

1995 – NATO fillon misionin paqeruajtës në Bosnjë.

1999 – Makau i dorëzohet Republikës Popullore të Kinës nga Portugalia.

2007 – Mbretëresha Elisabeth II bëhet monarkia më e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar, duke e kaluar Mbretëreshën Victoria, e cila jetoi 81 vjet, 7 muaj dhe 29 ditë.

2007 – Piktura “Portreti i Suzanne Bloch” (1904), e piktorit spanjoll Pablo Picasso, vidhet nga Muzeu i Arteve në Sao Paulo, bashkë me “O Lavrador de Cafe”, e piktorit modernist brazilian, Candido Portinari.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:01 am

1898 – Shkencëtarët Pierre dhe Marie Curie e zbuluan elementin radioaktiv, radiumin.

1944 – Gara me kuaj u ndalua në SHBA deri pas përfundimit të Luftës së parë Botërore.

1958 – Charles de Gaulle u zgjodh për një mandat shtatëvjeçar si presidenti i parë i Republikës së Pestë të Francës.

1968 – “Apollo 8” u nis në një mision në Hënë. Kjo anije kozmike aterroi e sigurt në Oqeanin Paqësor, më 27 dhjetor.

1971 – Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjodhi Kurt Waldheimin si pasues të U Thantit në postin e sekretarit të përgjithshëm.

1980 – 270 persona humbën jetën kur aeroplani “Boeing” i kompanisë “Pan Am” eksplodoi mbi Lockerbie të Skocisë, në një sulm terrorist.

1990 – Gjatë një interviste dhënë një televizioni gjerman, Saddam Hussein, deklaroi se ai nuk do ta përfillte afatin e caktuar nga OKB-ja për t’u tërhequr nga Kuvajti.

1991 – Njëmbëdhjetë nga 12 ish-republikat sovjetike e shpallën lidhjen e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

1995 – Qyteti i Bethlehemit kaloi nën kontrollin palestinez.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:01 am

1864 - Gjatë luftës civile amerikane gjenerali unionist, William T. Sherman, ia dërgon presidentit Lincoln një mesazh nga Gjeorgjia. Aty thuhej: “Si dhuratë të Krishtlindjeve, jua prezantoj qytetin Savannah”.

1882 - Thomas Edison ndriçon për herë të parë bredhin e Krishtlindjeve.

1895 - Fizikani gjerman, Wilhelm Rontgen, e bëri fotografinë e parë me rreze X të dorës së gruas së tij.

1941 - Kryeministri britanik, Winsto Churchill, arriti në Washington në Konferencën e luftës, të organizuar nga presidenti amerikan Roosevelt.

1956 - Forcat e fundit britanike dhe ato franceze largohen nga Egjipti.

1965 - Jepet premiera e filmit "Dr. Zhivago", me regji të David Lean.

1976 - Republika Demokratike Gjermane ndalon këngëtaren Nina Hagen.

1984 - Singli i Madonnas, “Like a Virgin”, është në vendin e parë të top-listave amerikane (në këtë pozitë do të qëndrojë për 6 javë).

1989 - Lideri komunist i Rumanisë, Nicolae Ceausescu, shkarkohet me kryengritje nga pushteti.

1990 - Lech Walesa jep betimin e presidentit të parë demokratik polak.

1994 - Jep dorëheqje Qeveria italiane e Berlusconit.

2001 - Tridhjetë afganë, përfshirë dy gra, bëhen pjesë e Qeverisë së përkohshme të Afganistanit. Hamid Karzai bëhet lider i qeverisjes posttalibane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:02 am

1620 – Hugenotët francezë i shpallin luftë mbretit Louis XIII.

1783 – George Washington jep dorëheqjen nga posti i komandantit të Ushtrisë amerikane.

1876 – Miratohet Kushtetuta e parë turke.

1888 – Pas mosmarrëveshjeve me piktorin Paul Gauguin, Vincent Van Gogh pret veshin e tij.

1899 – Nënshkruhet traktati turko-gjerman për ndërtimin e hekurudhës së Bagdadit.

1913 – Presidenti amerikan, Woodrow Wilson, nënshkruan Ligjin për rezervat federale.

1920 – Irlanda ndahet në dy pjesë, ku secila ka parlamentin e saj.

1922 – Radio BBC fillon transmetimin ditor të lajmeve.

1947 – Zbulohet transistori.

1948 – Ish-kryeministri Hideki Tojo dhe gjashtë liderë të tjerë japonezë të Luftës së Dytë Botërore, ekzekutohen në Tokio. Ata janë shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit.

1967 – Në Bruksel, Këshilli i NATO-s miraton strategjinë e “Kundërpërgjigjes fleksibile”.

1973 – Gjashtë shtete të Gjirit Persik dyfishojnë çmimet e naftës.

1989 – Arrestohet presidenti i përmbysur rumun, Nicolae Ceausescu, me gruan e tij, Elena.

1990 – Sllovenët votojnë për shkëputje nga Federata Jugosllave.

1997 – 62-vjeçari Woody Allen martohet me 27-vjeçaren Soon-Yi Previn – vajzën e adoptuar të gruas së tij, Mia Farrow

1998 – Guerilët nga Libani bombardojnë Izraelin Verior.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:02 am

800 - Karli i Madh është kurorëzuar nga Papa Leo III për perandor të shenjtë romak.

969 - Johannes I Tzimisces bëhet perandor i Bizantit.

1066 - William Pushtuesi kurorëzohet mbret i Anglisë.

1522 - Turqit pushtojnë Rodosin.

1914 - Gjatë Luftës së Parë Botërore trupat britanike dhe gjermane bënë një armëpushim jozyrtar për festën e Krishtlindjeve. Ata madje kanë luajtur bashkë futboll në Frontin Perëndimor.

1926 - Pas vdekjes së babait Taisho, Hirohito bëhet perandor i Japonisë.

1936 - Peshkopi i Belgjikës dënon fashizmin dhe komunizmin.

1941 – Hong-Kongu u dorëzohet japonezëve.

1959 - Sony sjell në treg transistorët “TV 8-301”.

1959 - Një sinagogë në Keln fyhet nga vizatimi i svastikave.

1989 - Kryetari i shkarkuar rumun, Nicolae Ceausescu, dhe gruaja e tij Elena ekzekutohen pas një kryengritjeje në Rumani.

1989 - Dramaturgu disident, Vaclav Havel, zgjidhet president i Çekosllovakisë.

1991 - Presidenti sovjetik, Mikhail S. Gorbachev, deklaron se ka dhënë dorëheqje nga posti i liderit të Partisë Komuniste.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:02 am

1741 - Forcat prusiane marrin nën kontroll Olmutzin e Çekisë.

1825 - Përfundon hekurudha e parë në Angli.

1831 - Charles Darwin fillon udhëtimin e tij me anijen “HMS Beagle”. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga ky udhëtim i gjatë, ai do ta formulojë teorinë e tij të evolucionit.

1845 - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë përdoret eteri gjatë lindjeve.

1927 - Leon Trotsky përjashtohet nga Partia Komuniste.

1945 - Në bazë të marrëveshjes së 28 shteteve, themelohet Banka Botërore.

1949 - Mbretëresha e Holandës, Juliana, pas 300 vjetëve të sundimit të holandez pranon sovranitetin e Indonezisë.

1978 - Pas 40 vjetëve të diktaturës, Spanja miraton Kushtetutën e re demokratike.

1985 - Militantët palestinezë sulmojnë aeroportet e Vjenës dhe të Romës. 20 veta vdesin gjatë këtij sulmi, përfshirë pesë sulmues.

1996 - Fundamentalistët talebanë rimarrin bazën strategjike të Bagramit.

2001 - Presidenti amerikan, George W. Bush, i siguron Kinës statusin normal të tregtisë me SHBA-në.

2002 - Koreja Veriore urdhëron inspektorët nuklearë të OKB-së që ta braktisin vendin. Pas këtij vendimi, shteti deklaron se do të rifillojë punën në laboratorët e plutoniumit.

2002 - Së paku 40 veta vdesin në Çeçeni, kur vetëvrasësit sulmojnë administratën e Groznit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:03 am

1170 - Thomas Becket, peshkopi i 40-të i Canterbury, u vra në katedralen e tij nga katër kalorës që vepronin me urdhrat e mbretit Henry II.

1503 - Në betejën në Carigliano, ushtria spanjolle mundi ushtrinë franceze.

1813 - Gjatë luftës së vitit 1812, britanikët djegin qytetin Buffalo.

1860 - Lëshohet në ujë anija e parë e çeliktë britanike, “HMS Warrior”.

1891 - Thomas Edison patenton “transmetimin elektrik të sinjaleve” (radion).

1911 - Sun Yat-sen emërohet presidenti i parë i Republikës Kineze.

1940 - Aeroplanët gjermanë fillojnë bombardimin e Londrës.

1952 - Prodhohet pajisja që ndihmon dëgjimin.

1972 - Pas 36 vjetëve të publikimit, del në shitje numrin i fundit i javores “Life”, për të kaluar pastaj në edicionet mujore.

1983 - SHBA-ja deklaron tërheqjen nga UNESCO-ja.

1997 - Hong-Kongu mbyt 1.25 milionë pula nga frika e përhapjes së “gripit të shpezëve”.

1998 - Liderët e “kmerëve të kuq” kërkojnë falje për gjenocidin e vitit 1970, në Kamboxhia, që ka marrë jetët e një milion njerëzve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:03 am

1896 – Utah u bë shteti i 45-të i Federatës amerikane.

1948 – Britania ia dha pavarësinë Birmanisë.

1951 – Gjatë konfliktit korean, forcat koreanoveriore dhe ato komuniste kineze morën nën kontroll qytetin e Seulit.

1958 – Sateliti “Sputknik I” ra në tokë nga orbita e tij. Kjo anije kozmike ishte lansuar më 4 tetor të vitit 1957.

1960 – Autori francez, Albert Camus, vdiq në një aksident automobilistik, në moshën 46-vjeçare.

1965 – Poeti T.S. Eliot ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

1972 – Rose Heilbron u bë gjykatësja e parë femër në Britani, në Old Bailey të Londrës.

1990 – Lideri panamez i dëbuar nga pushteti, Manuel Noriega, u soll para gjykatës federale amerikane të Miamit, i akuzuar për trafikim droge.

1991 – Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi unanimisht për të dënuar trajtimin nga Izraeli të palestinezëve në territoret e okupuara.

1997 – Qeveria qipriote greke nënshkroi një marrëveshje për të blerë raketa S-300, tokë-ajër, nga Rusia.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:03 am

1896 – Gazeta “The Austrian” raportoi se Willhelm Roentgen kishte zbuluar një lloj rrezatimi që u bë i njohur si rrezet X.

1990 – Në Irlandë lideri nacionalist John Edwars Redmond bëri thirrje për revoltë kundër sundimit britanik.

1933 – Filloi ndërtimi i urës “Golden Gate” në SHBA.

1944 – Gazeta londineze “Daily Mail” u bë gazeta e parë transatlantike që u publikua.

1956 – Në stripin “Peanuts”, Snoopy eci në dy këmbë për herë të parë.

1972 – Presidenti amerikan, Richard M. Nixon, urdhëroi ndërtimin e sondave kozmike.

1987 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, iu nënshtrua operacionit në prostatë.

1993 – Shteti amerikan i Washingtonit ekzekutoi Westley Allan Doddin. Ishte kjo varja e parë në SHBA që nga viti 1965. Dodd ishte një vrasës serik i fëmijëve, që kishte pranuar krimet e bëra.

1996 – Yahya Ayyash, pjesëtar i “Hamasit” në Izrael, u vra nga një eksploziv i montuar në telefonin e tij celular.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:03 am

1540 – Mbreti Henry VII i Anglisë u martua me Anne nga Cleves, bashkëshorten e tij të katërt.

1838 – Samuel Morse bëri demonstrimin e parë publik të telegrafit.

1900- Në Indi u raportua se me miliona persona ishin duke vdekur nga uria.

1912 – New Mexico u bë shteti i 47-të i Federatës së SHBA-së.

1942 – Ndodhi fluturimi i parë komercial me aeroplan nëpër botë. “Pan American” ishte kompania që hyri në histori me këtë gjë.

1950 – Britania njohu qeverinë komuniste të Kinës.

1967 – Forcat amerikane dhe ato të Vietnamit Jugor lansuan një ofensivë të madhe në deltën e Lumit Mekong.

1998 – Sonda “Lunar Prospect” u lansua në orbitën rreth hënës. Kjo sondë u përplas në Hënë, në përpjekje për të gjetur ujë nën sipërfaqe të hënës, më 31 korrik 1999.

1999 – Filloi punimet Kongresi i 106-të amerikan. Tema e parë e rendit të ditës ishte procedura e lansuar gjyqësore kundër presidentit amerikan, Bill Clinton, e cila supozohej të fillonte më 7 janar të vitit 1999.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 9:03 am

1558 – Calais, e vetmja që kontrollohej nga anglezët në territorin e Francës, u rikthye nga francezët.

1610 – Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai iu vuri atyre emrat Io, Evropa, Ganymede dhe Kalisto

1789 – Amerikanët votuan për elektorët që do ta zgjidhin George Washingtonin si president të parë në SHBA.

1887 – Thomas Stevens përfundoi udhëtimin e parë me biçikletë nëpër botë. Ai e kishte filluar udhëtimin e tij në prill të vitit 1884.

1927 – Filloi shërbimi telefonik transatlantik midis New Yorkut dhe Londrës, me 31 thirrje të bëra në këtë ditë të parë.

1935 – Ministri i Jashtëm francez, Pierre Laval, dhe kryeministri italian, Benito Mussoloni, nënshkruan marrëveshjet italiano-franceze.

1959 – SHBA-ja njohu qeverinë e re të Fidel Castros në Kubë.

1989 – Princi Akihito u bë perandor i Japonisë pas vdekjes së të atit, perandorit Hirohito.

1996 – Alvaro Arzu u zgjodh president i Guatemalës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik  Empty Re: Kalendari historik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi