Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Nje pikture e Skenderbeut ne Muzeun e Athines! User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Nje pikture e Skenderbeut ne Muzeun e Athines! User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje pikture e Skenderbeut ne Muzeun e Athines!

Shko poshtë

Nje pikture e Skenderbeut ne Muzeun e Athines! Empty Nje pikture e Skenderbeut ne Muzeun e Athines!

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:27 am

Nje pikture e Skenderbeut ne Muzeun e Athines!

Muzeu Historik Kombëtar i Greqisë është vendosur në ndërtesën e vjetër të Parlamentit Grek. Kjo ndërtesë e shek. XIX ndodhet në Rrugën “Stradiou” të Athinës. Gjindet kollaj. Përballë saj lartësohet në një piedestal prej mermeri të bardhë monumenti impozant i Teodor Kolokotronit, arvanitas, kryekomandant i ushtrisë greke që nga viti 1825, e deri kur u vra në1843.

Në dhomën Nr. 2 të muzeut, të quajtur “Sundimi latin dhe turk në shek. XIII-XVIII”, në një faqe muri, midis dritares dhe këndit, është varur një pikturë me portretin e Skënderbeut. Piktura me bojë vaji është e vendosur në një kornizë druri të dekoruar me gdhendje dhe si e larë me ar. Në etiketën e bronztë, të mbërthyer në kornizë, është shkruar greqisht: GEORGIOS KASTRIOTIS (SKENDERMPEIS) 1405-1468.

Skënderbeu paraqitet në profil. Fytyra e ndriçuar ku dallohet hunda zhgabë, të tërheq më tepër vëmendjen. Sytë e ngulur shohin larg. Bukur është realizuar edhe mjekra disi e thinjur… Mbi kokë i qëndron një kapelë e kuqe, e ngjashme me një beretë. Më tepër e ndjejmë se e shohim të kuqen e errësuar me të zezë për t’u shkrirë me sfondin blu, pak të ndriçuar. Po kështu është konceptuar edhe jaka.

Ato rrethojnë figurën, që të përqendrohesh tek fytyra. Në veshjen e tij është edhe një jakë prej gëzofi të errët, e poshtë saj ndoshta manteli, një element disi i shqetësuar.

Lart, në anën e djathtë, shkruhet me germa latine, e të zbehta për të mos tërhequr vështrimin: GEORGIYS CASTRIOTI, VS. SCANDERBECUS.

Vetë portreti ka një ide të ngjashme me atë të F. Zucchi, apo me atë që është në kështjellën Walburg në Gjermani. Po nga ai i P. Jovius, i A. Capriola, i Galerisë Uffizi, ose nga ai i Ferdinandit të Tirolit, të gjithë të përmendur nga Prof. F. Hudhri në “Shqipëria dhe shqiptarët në artin botëror”, të botuar më 1980 në Athinë, çfarë ka marrë?

Në të gjithë pikturën nuk është shkruar emri i autorit. Nëse do të flasim në gjuhën e piktorëve, ai mbetet anonim.

Por duhet të jetë latin. Më thanë se specialistët e muzeut po punojnë për identifikimin e tij dhe ndoshta do të kemi mundësi, që në të ardhmen, të mësojmë se cili ishte ky artist, që u frymëzua nga heroi ynë.

Mendova ta botoj, jo si një zbulim i ri, po për të zgjeruar njohjen mbi artin dedikuar Skënderbeut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi