Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dashuri tragjike ne Mozaik  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dashuri tragjike ne Mozaik  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuri tragjike ne Mozaik

Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:32 am

nga Dr.MOIKOM ZEQO


Në veprat e artit antik në Shqipëri ka shumë homerizëm. Në ç'kuptim?
Epet e Homerit padyshim që kanë qenë lexuar edhe në mjediset kulturore
të Shqipërisë së Lashtë. Homeri ka qenë i njohur në substancë, në
hershmëri.Mozaiku apoloniat i Akilit dhe Pentesilesë është një mrekulli
artistike, madje një ungjill i vogël arti i homerizmit.Dashuria tragjike
e tejkalon vetveten, duke kumtuar një triumf apokaliptik të Dashurisë
mbi Vdekjen. Amen!

Në Shqipëri ka mbijetuar dhe zakoni i virgjëreshave, vajza që
shndërrohen befas dhe marrin statusin e burrave dhe në opinionin e
përgjithshëm konsiderohen si meshkujt luftarakë. Grekët e lashtë i
identifikonin amazonat me popujt barbarë. Kulti kaq i lartë i subjekteve
të amazonave në Apoloni lidhet dhe me vetëdijen e banorëve vendas, që
nuk ishin grekë.

Në një mozaik polikrom të një dyshemeje të një vile antike në Apoloni të
shekullit III pas Krishtit ka një emblemë kryesore me përmasa 4.6m dhe
3.6m. emblema është e rrethuar me katër breza me motive gjeometrike, ku
është paraqitur një kompozim prej katër grupe figurash njerëzore.
Mozaiku ka dëmtime, por ruhen mirë dy grupe figurash. Njëri grup tregon 2
amazona që kanë vënë në mes një luftëtar të ri akeas të vënë në gjunjë
që ka një përkrenare në kokë dhe ka ngritur dorën e djathtë lart. Njëra
amazonë mban në dorën e saj një sopatë dytehëshe (bipene) gati për ta
goditur për vdekje të mundurin. Amazona tjetër mban mbi supin e majtë
një mburojë të rrumbullakët ku kulmohet fytyra e Meduzës apotropoike.
Kurse me dorën e djathtë po nxjerr nga milli shpatën hakmarrëse.

Grupi tjetër është akoma më i çuditshëm me një kompozim zhanri. Tregohet
figura në këmbë e një djaloshi të ri, të fuqishëm, pa mjekër, që mban
mbi kokë një helmetë të ndryshme nga ajo e trojanit. Mbi helmetë ka
figurën e ravijëzuar të një syri njerëzor, detaj ky i pashpjegueshëm
dot. Mos kemi të bëjmë me Syrin e Fatit? Ky djalosh është Akili. Ai ka
kthyer kokën dhe sheh diku, ndoshta muret e kobshme të Trojës. Ka një
shqetësim monumental. Akili mban në duar figurën e një femre të plagosur
për vdekje. Duket dhe sopata e saj dytehëshe duke rënë. Shumë
interesante janë dhe çizmet e saj prej lëkure, plot vija dekorative.
Duket qartë edhe mburoja, mbase e Akilit e cila qëndron pezull dhe ka të
ravijëzuar figurën e një zemre, që simbolizon Erosin.

Përballë Akilit është dhe një mburojë tjetër e rrumbullakët, që duhet ta ketë ngritur lart një tjetër amazonë.

Subjekti është tepër i qartë. Dihet, që në Luftën e Trojës amazonat
luftuan krah trojanëve, dihet gjithashtu ndeshja e Akilit me
mbretëreshën Pentesilea. Sipas mekanizmit të mitit Akili e vrau
Pentesilenë, duke e mbajtur të plagosur atë në krahët e tij, e vështroi
në sy dhe befas ra në dashuri marrëzisht me Pentesilenë.
Thuhet se Akili u pendua që e vrau mbretëreshën e amazoneve, duke bërë
që hyu mars të tjetërsohej përsëri në hyjneshën Afërdita. Kjo dashuri
tragjike në mozaik është një vepër arti e kategorisë më të lartë. Është
një moment ku Vdekja ndjell dashurinë, ku kuptohet kotësia e luftrave
njerivrasëse. Mund të klasifikohet Akili dhe Pentesilea si një Romeo dhe
një Zhuljetë e epokës homerike. Ngjarja është sa mitologjike aq dhe
njerëzore sepse në thelbin e vet ka paradoksin.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Re: Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:32 am

Amazonat shqiptare


Në Apoloni është zbuluar dhe një reliev guri me temën e amazonomahisë (Lufta e Amazonave).

Në një amforë të Apolonisë është gjetur edhe figura e një amazone me
veshje ilire. Përse janë shfaqur këto subjekte të habitshme të
amazonomahisë? Po ç'kanë qenë amazonat? Emri i Amazonave është i përbërë
nga dy fjalë a - mazos (sisë) dhe ka kuptimin "pa sisë". Amazonat e
prisnin njërin gji, që ta kishin më të lehtë të luftonin gati si
meshkujt. Amazonat ishin gra luftëtare që jetonin në një komunitet më
vehte, ishin antimaskiliste.

Amazonat sipas mitologjisë jetonin si tribu në Azinë e Vogël, në bregun e
Detit të Zi, madje dhe në Afrikën e Veriut. Kryehyjnesha e tyre
mbrojtëse ishte Artemisa. Herodoti i quan Amazonat me origjinë nga
Libia, po kështu edhe historiani Diodori. Gjithsesi amazonat kanë qenë
të famshme si kult i gjallë në ishujt Lemnos dhe Lezbos. Në mitologjinë e
mëvonshme mesjetare amazonat kanë mbijetuar në kultin e valkireve
gjermanike, por dhe në kultin e orëve të Bjeshkëve të Namuna.

Në Shqipëri ka mbijetuar dhe zakoni i virgjëreshave, vajza që
shndërrohen befas dhe marrin statusin e burrave dhe në opinionin e
përgjithshëm konsiderohen si meshkujt luftarakë. Grekët e lashtë i
identifikonin amazonat me popujt barbarë. Kulti kaq i lartë i subjekteve
të amazonave në Apoloni lidhet dhe me vetëdijen e banorëve vendas, që
nuk ishin grekë.



Një reliev prej terrakote, që unë kam zbuluar në Durrës, i takon
shekullit VI para Krishtit dhe është figura arkaike e princit Trojan,
Paridit në rolin mitologjik të Gjykatësit të Bukurisë. Paridi siç dihet
ia dha mollën e artë fituese të më të bukurës Afërditës, e cila e
ndihmoi në dashuri, që të rrëmbente Helenën e Spartës, motivi,
botëtronditës dhe luftëndjellës i gjëmës së paharruar të Trojës. Kështu
Hyjnesha e Dashurisë, Afërdita në njëfarë mënyre i tjetërsua në Hyun e
luftës, Marsin. Që nga Homeri e deri më sot ky motiv arketipal nuk ka
rreshtur së plazmuar tragjedi heroike të karakterit fatal. Në disa
anfora të pikturuara me figura të kuqe të Durrësit dhe të Apolonisë janë
skena dhe subjekte nga Iliada dhe Odiseja. Po të mblidhen këto vepra
arti mund të subjektivizohen si kalendar figurativ i homerizmit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Re: Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:33 am

Zbulohet tempulli gjigand & statuja e Artemisës

Prej dy javësh arkeologët kanë qenë ngulur në gërmimet jashtë mureve të
qytetit të lashtë ilir, në pjesën perëndimore të saj, në një zonë
fushore drejt detit, ku kanë hasur me muret e tempullit dhe statujën e
lashtë; si dyshuan rusët në vitin '59 për tempullin gjigand; flasin dy
arkeologët Vangjel Dine dhe Bashkim Vreka

Në Apoloni zbulohen themelet e një tempulli si dhe figurat e statujat e një perëndie.

Një zbulim i madh, është cilësuar nga arkeologët, i bërë nga gërmimet më
të fundit në qytetin e lashtë ilir të Apolonisë, që ndodhet jo më larg
se 7 km larg qytetit të Fierit, i vlerësuar si në një nga qendrat më të
mëdha arkeologjike të vendit.

Kanë qenë arkeologët shqiptarë dhe amerikanë, të cilët kanë bërë zbulimin me shumë vlera arkeologjike.

Prej dy javësh, arkeologët kanë qenë ngulur në gërmimet jashtë mureve të
qytetit të lashtë ilir, në pjesën perëndimore të saj, në një zonë
fushore drejt detit, ku kanë hasur me muret e tempullit dhe statujën e
lashtë. Në zonën ku ata kanë përqendruar punimet, do të kalojë edhe
autostrada në qytetin e Fierit.

Sipas arkeologut Vangjel Dine, arkeologët kanë zbuluar statuja dhe
figura që i përkasin themeleve të një tempulli të lashtë. Arkeologët
kanë mundur të përcaktojnë vetëm kohën e tempullit, që i përket
periudhës arkaike të shekullit të 5 p.e.s.

"Këtu ka disa prova në pika të ndryshme dhe rastisin të gjitha këto
prova, që ne kapim idenë se kemi të bëjmë me një tempull në përmasa
gjigande", pohon Dine, për gazetën "Metropol".

Një rol shumë të rëndësishëm në këtë zbulim ka edhe laboratori në
manastirin e Apolonisë, që specialistët po punojnë për të përcaktuar
kohën dhe periudhën se kujt i përkasin këto statuja dhe figura
perëndishë, të cilat mendohet se i përkasin perëndisë së Artemisës.

"Është e domosdoshme që të nxjerrim në dritë këtë monument, në mënyrë që
të bëjmë të vizitueshëm këtë qendër të madhe arkeologjike", pohon Dine.
Sipas Dines, kjo është edhe një tjetër provë e saktë që qyteti i lashtë
ilir, themeluar nga helenët, nuk ishte i shtrirë vetëm brenda mureve të
gurta të saj, por ka pasur një sipërfaqe toke të gjerë rreth e qark saj
dhe përforcohet edhe më tepër ideja e një rëndësie të veçantë që kishte
Apolonia për këtë periudhë.

Ndërsa, sipas arkeologut të njohur, Bashkim Vreka, ka pasur zbulime të
tjera arkeologjike rreth vitit 1959, në kohën kur arkeologë
shqiptaro-rusë kanë bërë zbulimin e objekteve të dyshuara në këtë
tempull, por gjurmët e këtij tempulli vetëm tani u gjendën. "Qysh
atëherë në ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-ruse, ne kemi zbuluar
gjetje figurina, pra, statuja të vogla balte ose terakota, siç i themi
ne pikërisht në këtë tempull, që tashmë gjurmët e të cilit po dalin në
dritë", pohon Vreka. Artemisa është një perëndi shumë e nderuar në
Apoloni. Bija e Zeusit dhe e Letos, motra e Apolonit, përfaqësonte
bukurinë e ujërave. Ajo gjithashtu ka atributet e pjellorisë së tokës,
mbrojtjes së blegtorisë, shpëtimtare e kafshëve të egra dhe të rralla si
p.sh., e kaprojve, e cila njihej në Apoloni me emrin Elosepolia. Në
statujë, Artemisa paraqitet me një hark, shigjetë dhe një qen gjuetie në
këmbë, në monedhat paraqitet me pishtarë ose 3-këmbësh, e cila
përfaqësonte përhapësen e jetës dhe të dritës. Artemisa ngjan me vëllain
e saj Apolonin, por ndryshimi i vetëm është te kurora e flokëve të saj.
Në Apoloni ka pasur tempuj edhe jashtë mureve të këtij qyteti. Tempulli
i sapozbuluar mendohet që të ketë një rol të padiskutueshëm, për sa i
përket zhvillimit turistik në Shqipëri.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Re: Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:35 am

Bashkim Vreka: Tempulli, me rusët kemi dyshuar qysh më '59

Historia e tempullit gjigand është disi e vjetër. Dyshimet rreth
ekzistencës së saj kanë nisur qysh në vitin 1959, në kohën kur është
bërë ekspedita e përbashkët shqiptaro-ruse, të cilët kanë bërë zbulimin e
objekteve të dyshuara në këtë tempull. Arkeologu Bashkim Vreka ka qenë
një nga pjesëtarët e ekipit të arkeologëve, që së bashku me ata rusë
kanë rënë për herë të parë në gjurmët e këtij tempulli.

Kur është pikasur për herë të parë ekzistenca e tempullit gjigand?

Në ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-ruse, ne kemi zbuluar gjetje
figurina, pra statuja të vogla balte, ose terakota, siç i themi ne
pikërisht në këtë tempull, që tashmë gjurmët e të cilit po dalin në
dritë.

Është zbuluar dhe statuja e perëndeshës Artemisa, me çfarë është lidhur simboli i saj në këtë qytet të lashtë ilir?

Artemisa është një perëndi shumë e nderuar në Apoloni. Bija e Zeusit dhe
e Letos, motra e Apolonit, përfaqësonte bukurinë e ujërave. Ajo
gjithashtu ka atributet e pjellorisë së tokës, mbrojtjes së blegtorisë,
shpëtimtare e kafshëve të egra dhe të rralla si p.sh. e kaprojve, e cila
njihej në Apoloni me emrin Elosepolia. Në statujë, Artemisa paraqitet
me një hark, shigjetë dhe një qen gjuetie në këmbë, në monedhat
paraqitet me pishtarë ose 3-këmbësh, e cila përfaqësonte përhapësen e
jetës dhe të dritës. Artemisa ngjan me vëllain e saj Apolonin, por
ndryshimi i vetëm është te kurora e flokëve të saj. Në Apoloni ka pasur
tempuj edhe jashtë mureve të këtij qyteti.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Re: Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:35 am

Enigma e tempullit dhe e statujave të zbuluara

Sipas arkeologut Vangjel Dine, arkeologët kanë zbuluar statuja dhe
figura që i përkasin themeleve të një tempulli të lashtë. Arkeologët
kanë mundur të përcaktojnë vetëm kohën e tempullit, që i përket
periudhës arkaike të shekullit të 5 p.e.s.

Mund të na thoni se çfarë kanë zbuluar arkeologët konkretisht?

Arkeologët kanë zbuluar statuja dhe figura që i përkasin themeleve të
një tempulli të lashtë. Arkeologët kanë mundur të përcaktojnë vetëm
kohën e tempullit, që i përket periudhës arkaike të shekullit të 5
p.e.s.

Këtu ka disa prova në pika të ndryshme dhe rastisin të gjitha këto
prova, që ne kapim idenë se kemi të bëjmë me një tempull në përmasa
gjigande.

çfarë përbën ky zbulim për argeologjinë tonë?

Është e domosdoshme që të nxjerrim në dritë këtë monument, në mënyrë që
të bëjmë të vizitueshme këtë qendër të madhe arkeologjike", pohon Dine.
Sipas Dines, kjo është edhe një tjetër provë e saktë, që qyteti i lashtë
ilir, themeluar nga helenët, nuk ishte e shtrirë vetëm brenda mureve të
gurta të saj, por ka pasur një sipërfaqe toke të gjerë rreth e qark saj
dhe përforcohet edhe më tepër ideja e një rëndësie të veçantë që kishte
Apolonia për këtë periudhë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Re: Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:36 am

Apoloni, zbulohet tempulli i Artemidës

Brikena SHLLAKU

Tempulli i përket periudhës arkaike të shek. V p.e.s


Zbulohet për herë të parë një tempull i madh jashtë mureve të qytetit
antik të Apolonisë në Fier. Një grup arkeologësh shqiptarë dhe të huaj,
kanë zbuluar pas një gërmimi në perëndim të mureve të qytetit antik të
Apolonisë, një kompleks themelesh të një tempulli. Themelet e tempullit
ndodhen në një distancë të shkurtër nga fshati Pojan, pikërisht në
pronat e familjes së Bonjakëve.

Tempulli dhe rëndësia e tij

Ajo që të binte në sy në këtë tempull, ishte dyshemeja dhe një punishte
për prodhimin e qeramikës. Në tempull janë zbuluar gjithashtu edhe
figura apo të quajtura ndryshe terakota, të cilat tregojnë se tempulli i
është kushtuar një perëndie shumë të rëndësishme për qytetin. Sipas
arkeologëve mund të bëhet fjalë për perëndeshën Artemidës apo perëndinë
Apollon, por gërmimet e mëtejshme do të përcaktojnë perëndinë
totalitare. Gërmimet e deritanishme kanë mundur të përcaktojnë me
saktësi vetëm kohën e tempullit, që i përket periudhës arkaike të
shekullit V para erës sonë. Profesor Jack Davis, nga universiteti i
Cincinnatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njëherësh bashkëdrejtor i
projektit, thotë ndër të tjera se zbulimi mbresëlënës do të ndikojë
shumë në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Profesori thekson
gjithashtu se tempulli do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në
turizmin e vendit tonë. Rëndësinë e zbulimit të tempullit pranë qytetit
antik të Apolonisë e vlerëson edhe arkeologu shqiptar Vangjel Dimo. Dimo
tregon se zbulimi ishte një rastësi e çmuar. ?Duke bërë disa prova në
pika të ndryshme, rastisi të kapim platformën e një godine shumë të
madhe. Ne mendojmë se është një tempull me përmasa gjigande. Eshtë e
domosdoshme që ta nxjerrim në dritë këtë monument dhe ta bëjmë të
vizitueshëm. Përmes kësaj, tregojmë se qyteti antik nuk ka qenë i
shtrirë brenda mureve rrethuese, por ka pasur një sipërfaqe toke të
gjerë rreth e qark tij. Në këtë mënyrë, vërtetohet edhe ideja që këtu,
qytetet në atë kohë nuk ishin të tilla vetëm brenda mureve, por
shtriheshin edhe në prona jashtë tyre. Rezultatet e ekspeditës janë
mjaft të mira: jo vetëm që do të dokumentohet historia e pasur e
praktikave të kulteve në qendrën antike, por u lokalizua edhe një
monument i panjohur më parë, një tempull arkaik.?- përfundon arkeologu
Dimo. Profesoresha Iris Pojani, drejtuese e projektit, thekson se ky
tempull i horës së Apolonisë është një nga dëshmitarët më të hershëm
edhe të tempujve grekë në brigjet e Adriatikut.

Një rol të rëndësishëm në këtë zbulim, ka edhe laboratori i vendosur në
muzeun e manastirit, ku studiues dhe specialistë vlerësojnë gjetjet, për
të përcaktuar periudhën se kujt i përkasin ato.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri tragjike ne Mozaik  Empty Re: Dashuri tragjike ne Mozaik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi