Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gjergj Kastrioti Skënderbeu  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gjergj Kastrioti Skënderbeu  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:35 am

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Çështja e rinisë dhe e fillimeve të veprimtarisë së Gjergj Kastriotit, për mungesë burimesh të sakta dokumentare, nuk është sqaruar akoma përfundimisht.

Si burim kryesor për të njohur jetën dhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit, ka shërbyer për një kohë të gjatë vetëm vepra e humanistit shqiptar të shek. XV-XVI, Marin Barletit. Njoftimet dokumentare që kanë dalë herë pas here në dritë, në shumë raste e kanë vërtetuar tregimin e Barletit, kurse në raste të tjera e kanë korigjuar dhe plotësuar.

Duke u nisur nga pohimi i Barletit se Gjergj Kastrioti ishte 63 vjeç kur vdiq (1468), pohim i cili vërtetohet tërthorazi edhe nga një dëshmitar i kohës, mund të mendohet se ai ka lindur rreth vitit 1405. Një varg kronistësh të shek. XV, të pavarur nga njeri-tjetri vërtetojnë gjithashtu edhe atë që thotë Barleti se Gjergji vajti peng në moshë të re në pallatin e sulltan Muratit të II, ku hyri në radhët e iç-ogllaneve dhe mori emrin mysliman Skënder.

Vajtja e Gjergjit në pallatin e Muratit të II duhet të ketë ndodhur në vitin 1423, kur sulltani turk plotësoi pothuajse pushtimin e Shqipërisë. Pra ai në këtë kohë ka qënë afërsisht 18 dhe jo 9 vjeç sikurse thotë Barleti. Së bashku me Gjergjin vajtën peng edhe dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Stanishi e Kostandini, ndoshta edhe vëllai i tretë, Reposhi, por ky nuk duhet të ketë qëndruar për shumë kohë, mbasi më vonë e gjejmë murg në manastirin e Sinjës dhe në Hilandar ku vdiq më 1431.

Megjithëse peng në Adrianopojë, Gjergji nuk i humbi lidhjet me atdheun e vet. Mund të mendohet se ai herë pas here kthehej pranë të jatit. Kështu mund të ketë ndodhur rreth vitit 1426 kur emri i tij përmëndet në dy aktet e gjetura në manastirin e Hilandarit. Si peng ai qe i detyruar të merrte pjesë në fushatat luftarake të turqëve ku duket se tregoi zotësi dhe sulltani i dha atij titullin bej.

Kryengritjet e shqiptaareve që shpërthyen gjatë këtyre vitetve, fitoret e tyre të para dhe pastaj egërsia me të cilën ato u shtypën prej turqëve, lanë te Skënderbeu përshtypje të thellë. Duke e konsideruar gjithënjë si një nga trashigimtarët e Gjon Kastriotit dhe duke e çmuar si një udhëheqës me aftësi të shquara-ushtarake, shqiptarët, të cilët nuk i kishin humbur lidhjet me të, dërguan njerëz tek ai në Adrianopojë dhe u ftuan të kthehej në Shqipëri e t'i printe fshatarët dhe malsorët e zotërimeve të Kastriotëve në kryengritjen që ishin gati të bënin kundër turqve. Por në ato vite, turqit e kishin marrë në të gjitha frontet inisiativën në duart e tyre, Skënderbeu, sikurse shënojnë biografët e tij të parë, ndonëse, gatuante në mëndjen e tij planin për kryengritje nuk e shikonte të përshtatëshme kohën për shpërthimit e saj.

Sipas Barletit, Skënderbeu, i cili tashmë kishte fituar besimin e sulltanit u dërgua prej tij në fronte të ndryshme në Ballkan dhe në Azinë e Vogël deri më 1443 kur mori pjesë në lufën e turqve kundër hungarezëve. Këtu ai gjeti rastin që të kthehej në Shqipëri dhe të fillonte kryengritjen kundër turqve.

Por dokumente të reja të zbuluara kohët e fundit dëshmojnë se më 1438 Skënderbeu ndodhej në Shqipëri me detyrën e qeveritarit (subashit) të vilajetit të Krujës. Ky vilajet bënte pjesë gjithnjë në sanxhakun e Shqipërisë. Ai shtrihej në veri deri në lumin Mat, në perëndim deri në bregdet ku kufizohej me Durrësin që ishte në zotërim të Venedikut, në jug përfshinte edhe fushën e madhe të Tiranës siç quhej në atë kohë fusha e sotme e Tiranës dhe e Krujës, kurse në perëndim ai përfshinte edhe malësinë e Krujës. Pra vilajeti i Krujës përfshinte vetëm pjesërisht zotërimet e mëparëshme të Kastriotëve. Pjesa tjetër e këtyre zotërimeve ishin përfshirë në sanxhakun e Dibrës.

Në Krujë Skënderbeu pati mundësi të përgatitej për kryengritjen e armatosur, në pritje të situatës më të favorëshme. Duke parë gatishmërinë e masave popullore për t'u hedhur në luftë, atij i duhej të siguronte edhe përkrahjen e shteteve evropiane të interesuara. Në këtë drejtim Skënderbeut i erdhi në ndihmë i ati, i cili rifilloi marrëdhëniet me Venedikun dhe Raguzën. Po atë vit senati i Venedikut i dha Gjonit dhe dy djemve të tij, Stanishit e Gjergjit, qytetarinë e nderit. Vitin tjetër, më 1439, këtë privilegj ua dha që të treve edhe Republika e Raguzës.
Më 1440 Skënderbeu u largua nga Kruja dhe shkoi si duket në Dibër ku u emërua sanxhakbej. Edhe këtu ai i vazhdoi përgatitjet e tij për t'u shkëputur nga zgjedha e sulltanit. Si në Krujë ashtu dhe në Dibër, ai pati mundësinë të krijonte lidhje me masat popullore, me bujarët shqiptarë të pakënaqur si edhe me ndonjë fuqi të huaj. Përveçse me Venedikun dhe Raguzën, Skënderbeu u përpoq të afrohej edhe me Napolin. "Ai qëndroi besnik disa vjet... - shënon kronisti Donado da Lece - duke u munduar të fitonte miqësinë dhe dashamirësinë e popullsisë së atjeshme dhe fshehurazi i bëri të ditur madhërisë të tij mbretit Alfons se ishte dëshira e tij të ngrinte krye kundër turqve..."

Skënderbeu përgatiti kështu terenin për kryengritjen e përgjithëshme kundër turqve duke pritur rastin e volitshëm. Ky rast u paraqit më 1443.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:35 am

Kryengritja e Përgjithshme (1443)

Në çerekun e dytë të shek. XV turqit osmanllij i vazhduan gjithnjë me ngulm fushatat e tyre në drejtim të Evropës qëndrore duke mos e fshehur synimin e tyre për të kaluar edhe në Itali, shtetet e Evropës, ndonëse e kuptonin se rrezikut turk mund t'i bëhej ballë vetëm me forca të bashkuara, vazhdonin të ishin të përçara nga rivalitetet e tyre feudale. Shteti që ishte drejtpërdrejt i interesuar për të krijuar një front të gjerë luftarak në shkallë evropiane kundër turqve qe Hungaria. Por hungarezët, të cilët po luftonin trimërisht kundër turqve, kishin mbetur vetëm. Bujarët feudalë të Hungarisë e kishin kufizuar luftën kundër tyre vetëm në mbrojtje dhe synonin t'i shtynin përtej kufijve të tyre hordhitë e turqve pa i ndjekur ato më tutje. Shtetet e tjera evropiane ose nuk interesoheshin fare për atë që ngjiste në Evropën juglindore, si për shëmbëll shtetet gjermane: ose interesoheshin shumë pak, si Franca me Burgundinë: ose kishin telashe të brëndëshme të shkaktuara nga rivalitetet midis tyre, si shtetet italiane; ose më në fund përpiqeshin të përfitonin nga përhapja e panikut të shkaktuar prej invazionit turk në kurriz të shteteve të tjera, si Venediku, Papati, Perandoria Gjermane. Venediku si dhe Gjenova përpiqeshin të nxirnin përfitime tokësorë në kurriz të vendeve viktima, të ruanin marredhënie të mira me sulltanin dhe t'u merrnin turqve me anën e tregëtisë pasuritë që ata kishin grabitur me anën e forcës në vëndet ballkanike. Papa e rregullonte politikën e vet sipas interesave të kishës dhe të qyteteve të pasura italiane. Ky përkrahte organizimin e kryqëzatave antiturke sa herë që këto fushata përputheshin me interesat e këtyre qyteteve dhe në të njëjtën kohë përpiqej më tepër të përfitonte nga çthuria e organizimit kishtar orthodoks për të përhapur katolicizmin, se sa për qëndresën kundër turqve. Pothuajse asnjë shtet nuk donte të bënte sakrifica në luftën kundër osmanllinjve dhe secili përpiqej t'ia hidhte barrën e luftës tjetrit. Shtetet evropiane prisnin t'u vinte armiku te dera dhe pastaj të luftonin kundër tij. Në këto rrethana turqit vazhdonin të ruanin epërsinë e tyre politike e ushtarake dhe të gjenin rast për t'i thyer armiqtë një nga një.

Në vitet 1439-1442, sulmet e turqve mbi Hungarinë arritën në kulm. Përpjekjet shumëvjeçare të hungarezëve për ta larguar rrezikun larg vendit të tyre kishin dështuar nga vetë qëndrimi partikularist i baronëve feudalë, të cilët pengonin përforcimin e pushtetit shtetëror në duart e mbretit. Njerëzit largpamës e shikonin qartë se me një luftë mbrojtëse, rreziku turk nuk largohej nga kufijtë e Hungarisë. "Një armik që është i uritur për grabitje dhe gati për sulm, shkruante afërsisht në këtë kohë Janosh Huniadi, vojvoda i përgjithshëm i Hungarisë në Transilvani, duhet të prapset me sulm. Është më mirë të sulmojmë ne vetë se sa të presim dhe t'i hapim shteg të na sulmojë". Këto kërkesa triumfuan më 1442 kur Hungaria, nën udhëheqjen e Jano Huniadit, kaloi nga luftat mbrojtëse në luftat ofensive, rezultati i të cilave ishte ndalimi i përparimit të turqve drejt Evropës qëndrore.

Kthesa që u duk në Hungari u hapi shpresa popujve të shtypur të Ballkanit për çlirimin e tyre nga zgjedha e huaj. Pas disa fitoreve fillestare që korri Huniadi më 1442 kundër turqve, në vjeshtën e vitit 1443, ky grumbulloi një ushtri të shumtë hungarezësh ku morën pjesë edhe reparte polakë, rumunësh e serbësh për të shpërthyer një ofensivë të madhe kundër tyre. Në të njëjtën kohë Huniadi u përpoq të hynte në lidhje me popullsitë e shtypura të Ballkanit për të luftuar bashkërisht kundër osmanllijve. Aleati i Hungarisë, Papati, bënte me anën e peshkopëve një preson të vazhdueshëm te bujarët ballkanikë që të rrëmbenin armët kundër turqve sapo hungarezët të lëviznin drejt jugut. Rasti ishte i favorshëm për bujarët shqiptarë, të cilët kishin shpresuar prej kohësh te ndryshimi i gjëndjes ndërkombëtare në dëm të turqve. Veç kësaj, rrethanat për një kryengritje çlirimtare ishin të favorëshme edhe sepse frika e ofensivës hungareze e kishte detyruar sulltanin të tërhiqte nga sanxhaqet e ndryshme ushtritë turke, duke përfshirë edhe ato të spahijve, dhe t'i grumbullonte në Danub.

Papa Eugjen i IV me anën e peshkopëve katolikë të Shqipërisë, ra gjithashtu në kontakt me bujarët shqiptarë duke përfshirë këtu edhë Skënderbeun, sanxhakbeun e Dibrës. Në përgjithësi bujarët shqiptarë u treguan të gatshërm për kryengritje. Gjergj Arianiti që qëndronte gjithnjë në malësitë e veta, rifilloi sulmet kundër ushtrive turke në drejtim të Maqedonisë. Në jug, Gjin Zenebishi, biri i Depës i pasuar nga shumë kryengritës, marshoi edhe ky kundër ushtrive turke të Kosturit, por në ndeshjen që pati këtu me Feriz Pashën, sanxhiakbeun e Karaferjes, u mund dhe u vra. Ndryshe nga këta, Skënderbeu, si duket, mendonte të fillonte kryengritjen pasi të kishte shpërthyer ofensiva hungareze, për të mos u ndodhur i izoluar. Prandaj u nis së bashku me kalorësit e vet spahij e xhebelij në frontin e Danubit, nën urdhërat e Kasem Pashës, bejlerbeut të Rumelisë.

Duke vazhduar marshimin e tyre, ushtritë hungareze iu afruan lumit Morava, në bregun e kundërt të të cilit ndodheshin ushtritë turke. Më 3 nëndor 1443, hunga-rezët kaluan lumin dhe sulmuan me guxim ushtritë turke në afërsitë e Nishit. Këto u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluara. Thyerja e ushtrive turke i dha rast Skënderbeut të vinte në zbatim planin e tij të përgatitur prej kohësh. Së bashku me 300 kalorës shqiptarë të repartit të tij dhe i shoqëruar nga i vëllai, Stanishi dhe i nipi, Hamza Kastrioti, ai e braktisi frontin dhe u nis në drejtim të Dibrës. Barleti thotë se Skënderbeu, para se të braktiste frontin, mori me forcë nga sekretari i vulës së sulltanit që shoqëronte bejlerbeun e Rumelisë, një ferman të rremë i me të cilën urdhërohej subashi i Krujës t'i dorëzonte Skënderbeut kështjellën.

Në Dibër, Skënderbeu e gjeti popullsinë të gatëshme për kryengritje. Rreth tij u bashkuan shumë dibranë, të cilët ai i vendosi në poste të ndryshme për të mbrojtur qytetin nga ndonjë sulm i turqve. Pastaj, pa humbur kohë, me një pjesë të forcave të veta iu drejtua Krujës, të cilën e mori pa luftë. Me anën e fermanit të rremë, mori në dorëzim qytetin dhe kështjellën dhe i vuri në dijeni krutanët mbi qëllimet e veta. Sipas udhëzimeve të Skënderbeut, natën, në befasi, qytetarët së bashku me dibranët që kishin qëndruar të fshehur jashtë qytetit, sulmuan garnizonin turk, dhe e asgjësuan. Pas kësaj nate të përgjakëshme, të nesërmen, në vend të flamurit turk u ngrit flamuri i kuq me shkabën e zezë dy krenare i përshëndetur nga të gjithë, shkruan Barleti, me thirrje të zjarrta "liri, liri?". Pasi siguroi Krujën, Skënderbeu u nis në krahinat e Matit e të Dibrës që bënin pjesë në zotërimet e Kastriotëve ftoi popullsinë të merrte pjesë në luftën kundër turqve. Kudo fjala kryengrititëse e Skënderbeut u prit me entuziazëm. Në të njëjtën kohë ai ftoi në Krujë bujarët shaiptarë për të hartuar planin e një kryengritjeje të përbashkët. Më 27 nëndor u kthye edhe vetë në Krujë. Të nesërmen, më 28 nëndor 1443 në sajë të përkrahjes së njëzëshme që gjeti e shpallën zot i principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në Krujë. Rolin e madh që lojtën masat popullore në çlirimin e shpejtë të principatës, na e tregojnë fjalët që, sipas Barletit, Skënderbeu u tha atë ditë krutanëve: "Lirinë mund të kishit fituar me trimëtë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat... Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj... armët nuk ua ngjesha unë po u gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat..."

Me forcat e armatosura që u grumbulluan me shpejtësi, Skënrderbeu, duke përfituar nga përparimi i mëtejshëm i Huniadit, i cili po depërtonte thellë në gadishullin ballkanik dhe kishte hyrë në Bullgari, shtiu në dorë njerën pas tjetrës, gjatë muajit dhjetor kështjellën e Petrelës, Gurit të Bardhë, Stelushit, Tornaçit në Dibër dhe pak më vonë atë të Sfetigradit të quajtur nga turqit Koxhakhik, duke dëbuar që këtej repartet e ushtarëve turq. Me këto suksese u mëkëmb brënda një kohe të shkurtër principata e lirë shqiptare me kufij zotërimet e dikurëshme të Kastriotëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:35 am

Kuvendi i Lezhës (1444)

Qëllimi i Skënderbeut ishte çlirimi i krejt vendit dhe lufta kundër shkelësve turq me forcat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve, me ushtri të rregullt dhe të organizuar.

Për t'ia arritur këtij qëllimi, Skënderbeu sapo mori Krujën. filloi bisedimet paraprake me bujarët shqiptarë. Këto bisedime, vazhduan edhe në fillim të vitit 1444. Fitoret që po korrte Huniadi, lajmet që qarkullonin në ato muaj se në vendet e ndryshme të Evropës qëndrore e perëndimore po bëheshin përpjekje për të organizuar një fushatë të re ushtarake kundër turqve, suksesi i shpejtë që korri Skënderbeu në çlirimin e zotërimeve të Kastriotëve si dhe gadishmëria e mbarë popullit për të luftuar kundër turqve, i bindi bujarët shqiptarë se kishte ardhur koha që të çliroheshin edhe ata nga zgjedha e sulltanit dhe të rifitonin zotërimet e tyre të mëparëshme. Ne këto rrethana, ftesa e Skënderbeut për të mbajtur një kuvend të përgjithshëm gjeti pëlqimin e pothuajse të gjithë bujarëve shqiptarë. Kuvendi u vendos të mblidhej në fillim të marsit. Mbledhja u caktua të bëhej në qytetin e Lezhës që ishte nën zotërimin e Venedikut, për të mos ngjallur dyshimin e republikës dhe për të evituar pakënaqësinë e bujarëve, që mund të shkaktohej në qoftë se mbledhja bëhej në një nga domenet feudale. Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës u ftuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kuvend.

Kuvendi u çel më 2 mars 1444 pranë katedrales së Shën Kollit të Lezhës. Midis bujareve që moren pjesë në kuvend qenë udhëheqësit e kryengritjeve të mëparëshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollë Dukagjini dhe Teodor Korona Muzaka.

Personalitete të tjera të rëndësishme qenë gjithashtu Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani,Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviçi dhe mjaft feudalë të tjerë. Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të fiseve malësore.

Çështja kryesore që u bisedua në kuvend qe ajo e bashkimit të vendit në luftën kundër turqve. Skënderbeu, pasi u foli pjesëmarrësve të kuvendit mbi të kaluarën e tij dhe arësyet që e kishin detyruar të shërbente si sanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojën e bashkimit të forcave të vendit per të marrë pjesë në luftën kundër turqve tani që fitorja e hungarezëve kishte hapur prespektiva për çlirimin e popujve të Ballkanit. Në përfundim të bisedimeve, bujarët shqiptarë, megjithëse në shumë çështje kishin divergjenca të theksuara, u shprehën në mënyrë të njëzëshme për bashkimin e tyre në luftë kundër turqve, bashkim ky në shkallë kombëtare që ndodhte, nga sa dihet, per të parën herë në historinë e Shqipërisë feudale. Me pëlqimin e pjesëmarrësve kuvendi vendosi formimin e një besëlidhjeje e cila njihet me emërin "Lidhja shqiptare", ose "Lidhja e Lezhës" Lidhja shpalli Skënderbeun kryetar të saj.

Një vendim tjetër me rëndësi që mori kuvendi i Lezhës qe formimi i një ushtrie shqiptare me repartet që do të rekrutonin si Skënderbeu ashtu dhe bujarët e tjerë në zotërimet e tyre. Komandant i saj u caktua gjithashtu Skënderbeu, me titullin "kapiten i përgjithshëm" (Capitaneus generalis) ndërsa komandantët e reparteve të veçanta do të caktoheshin nga vetë bujarët. Përveç ushtrisë, kuvendi vendosi të krijonte edhe një arkë të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Fondi do të krijohej me kontributet që do të jepnin bujarët shqiptarë si dhe me një pjesë të të ardhurave të kriporeve të Shën-Köllit që ndodheshin në veri të Durrësit. Kontributi që premtuan të jepnin bujaret arriti në shumën e rëndësishme prej 200 mijë dukatësh ari.

"Lidhja Shqiptare" kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake të krijuar për nevojat e luftës kundër pushtuesve turq, por secili bujar pjesëmarës e ruante autonominë e vet, Skënderbeu, si kryetar, ishte në këtë kohë vetëm një "i parë midis të barabartëve" dhe nuk gëzonte asnjë të drejtë të ndërhynte në zotërimet e bujarëve të tjerë. Megjithatë, caktimi i një udhëheqësi të vetëm politik e ushtarak kishte një rëndësi të madhe, ishte një hap përpara në kapërximin e përçarjes feudale. Në duart e Skënderbeut, i cili fitoi një prestigj dhe autoritet në radhët e masave popullore si çlirimtar i zotërimeve të gjëra të Kastriotëve, "Lidhja e Lezhës" u bë një mjet për bashkimin politik të mbarë popullit shqiptar në luftën kundër pushtuesve turq.

Republika Raguzes, ndonse premtoi, nuk dërgoi ndonjë perfaqësues në kuvend. Edhe Republika e Venedikut nuk mori pjesë zyrtarisht. Ajo dërgoi këtu vetem një vëzhgues. Republika, e cila ishte në paqë me sulltanin dhe nuk donte t'i prishte marrëdhëniet me të, u dha shqiptarëve, me anën të vëzhguesit të saj, vetëm premtime të thata. Ajo bile, vrapoi të nxirrte përfitimet e veta. Duke përdorur si pretekst rrezikun e shqiptarëve, republika hyri në bisedime me turqit, dhe u kërkoi Vlorën e Kaninën. Por këto qytete sulltani nuk i lëshoi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Fitoret e Para (1444-1447)

Menjëherë pas mbylljes së kuvendit, kujdesin kryesor Skënderbeu ia kushtoi organizimit të ushtrisë dhe marrjes së masave të tjera mbrojtëse. Organizimi i ushtrisë ishte një punë që kërkonte një mund të madh. Ushtria duhej të krijohej brënda një kohe sa më të shkurtër. Në të njëjtën kohë duheshin meremetuar dhe forcuar kështjellat. Skënderbeu dhe shoket e tij e kishin të qartë se sulltani do t'i drejtohej sa më pare Shqiperise kryengritëse dhe se nga rezultati i ndeshjes me turqit varej gjithë fati i mëtejshëm i popullit shqiptar.

Gjatë pranverës së vitit 1444, Skënderbeu, sikurse na njoftojne biografët e tij të parë, doli personalisht fshat më fshat dhe bëri regjistrimin e ushtarëve, u shpjegoi fshatarëve rëndesinë e mobilizimit, meremetoi dhe focoi kalatë në të cilat vuri roje të forta, vëzhgoi shtigjet, grykat e luginat e vendit ku vendosi informatorë për të lajmëruar sa më parë afrimin e armikut. Në fund të majit, ushtria shqiptare prej rreth 10 mijë vetash, në pjesën më të madhe rekrutuar nga zotërimet e Kastriotëve, qe gati për të hyrë në luftë.

Rasti për t'u ndeshur me turqit erdhi shumë shpejt. Në qershor të vitit 1444, një ushtri turke prej rreth 25 mijë vetësh, e komanduar nga Ali Pasha, hyri në Shqipëri nga lugina e Drinit të Zi në drejtim të Dibrës. Skënderbeu, i lajmëruar për afrimin e turqve, u doli përpara me ushtrinë e re shqiptare. Të dy ushtritë u rreshtuan ballë për ballë në fushën e Dibrës, Më 29 qershor, sipas planit të Skënderbeut, ushtria shqiptare e ndarë në tri pjesë, manovroi me mjeshtëri dhe tërhoq sikur të ishte e thyer deri sa e futi ushtrinë turke në fushën ngushtë të Torviollit të rrethuat me male e pyje. Kur Ali Pasha kujtoi se i kishte zënë shqiptaret, në kurth, u gjend papritmas i rrethuar nga forcat shqiptare që ishin fshehur në pyje, të cilët i sulmuan turqit nga të gjitha anët derisa i shpartalluan plotësisht. Turqit lanë në fushën e betejës 7 mijë të vrarë dhe në duart e shqiptarëve gati 500 robër. Shqipëtarët patën afërsisht 3800 të vrarë e të plagosur.

Me gjithë humbjet e mëdha, fitorja Torviollit, u prti me entuziazëm të madh si në Shqipëri ashtu dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Besimi i popullsisë shqiptare te Skënderbeu dhe te ushtria e re u përforcua. Jehona e saj i bëri fuqitë evropiane, që po përgatisnin ato muaj një kryqëzatë të re kundër turqve ta drejtonin vemendjen e tyre edhe nga Shqipëria.

Hungarezët, të cilët ishin tërhequr nga Ballkani filluan përgatitjet për një fushatë ushtarake të re kundër turqve. I trembur nga këto përgatitje, sulltan Murati i II i kërkoi paqë Hungarisë, Vladislavi, mbreti i Hungarisë dhe i Polonisë e pranoi paqën dhe kjo u nënshkrua në Seged, më 12 korrik 1444. Në bazë të saj, Murati i II hiqte dorë nga sulmet kundër Hungarisë dhe ndër të tjera i kthente Gjergj Brankoviçit, që u bë vasal i tij, Serbinë, Këtij i njihte edhe zotërimet që ky mbante në Shqipëri (Drishtin, krahinat në krahun e djathtë të Bunës, etj.). Pas nënshkrimit të paqës, Murati i II abdikoi nga froni turk në favor të birit të tij, Mehmetit të II.

Por paqja e Segedit e nënshkruar për 10 vjet nuk vazhdoi as 6 javë. Me shtytjen e papës, i cili i premtoi ndihma të konsiderueshme Vladislavit, ky e shkeli marëveshjen dhe përgatiti një ushtri prej 14 mijë hungarezësh, polakësh e rumunësh ndërsa një pjesë e flotës papale do të dilte në grykat e Dardaneleve për t'i bllokuar rrugën ushtrise turke që të kalonte nga Azia Vogël në Ballkan.

Ndërkohë Vladislavi u vu në lidhje edhe me Skënderbeun dhe i kërkoi këtij të fillonte sulmet kundër turqve prapa krahëve në kohën kur trupat hungare-polake do të sulmonin nga veriu. Përgatitjet e hungarezëve ngjallën shpresa të mëdha si në Ballkan ashtu edhe në Shqipëri. Në vjeshtë, kur forcat e Vladisiavit krapërxyen Danubin dhe arritën pa gjetur ndonjë kundërshtim të madh deri në Bullgari pranë qytetit Varna, ku vendosën kampin e tyre, në Shqipëri forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Arianiti, hynë thellë në Maqedoni.

Por fushata hungareze këtë radhë qe fatkeqe. Murati i II, i cili u kthye persëri në fron, grumbulloi me të shpejtë në Azinë e Vogël, një ushtri te madhe turke dhe me ndihmën e anijeve gjenoveze kaloi Bosforin dhe u duk befas para kampit të Varnës. Në betejën e ashpër që u zhvillua këtu me 10 nëndor 1444 ushtritë e Vladislavit u thyen shumë keq, duke mbetur edhe ai vetë i vrarë. Huniadi mezi mundi të shpëtonte me mbeturinat e ushtrisë hungareze. Shpresat e popujve ballkanikë që ishin lidhur me ekspeditën madhe të Varnës, pësuan një tronditje të madhe. Disfata hungaro-polake i la dorë të lirë sulltanit t'i drejtonte ushtritë e veta për të shtypur kryengritjet në Ballkan. Fuqitë shqiptare u detyruan të tërhiqeshiri nga Maqedonia, dhe të përgatiteshin për t'u mbrojtur nga ekspeditat e turqve.

Turqit iu drejtuan Shqipërisë më 1445. Por edhe këte radhë ata nuk mundën të depërtonin në thellesi të vendit. Më 10 tetor 1445 kalorës akinxhij, të ardhur nga Ohri u ndeshën me forcat shqiptare në fushën e Mokrës (fusha e Domozdovës) dhe u thyen keqas. Po këtë fat pësoi në vitin tjetër, më 1446, ushtria turke, e nisur nga Shkupi, e cila u thye në fushën e Otonetës, në Dibrën e Sipërme.

Fitoret që korrën në tri vjetët e para kundër turqve, ushtarakisht më të fortë, shkaktuan shqetësimin jo vetëm të turqeve, por edhe të një fuqie tjetër, të Republikës se Venedikut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Lufta kundër Venedikasve dhe Turqve (1448)

Fitoret që korrën kundër turqve në tri vjetët e para, forcuan pozitat politike të bujarëve shqiptarë, pjestarë të "Lidhjes së Lezhës dhe në mënyrë të veçantë ato të Skënderbeut. Ata ishin bërë tashmë të pavarur në zotërimet e tyre feudale. Zhvillimi i mëtejshëm i këtyre zotërimeve e bënte të nevojshme përfshirjen brënda kufijve të tyre edhe të qyteteve që përfaqësonin lulen e ekonomisë së vendit. Por qytetet kryesore shqiptare ndodheshin gjithnjë në duart e Venedikut. Për këto arsye, republika, e cila më 1444 e kishte lejuar mbledhjen e kuvendit të shqiptarëve në zotërimin saj të Lezhës, dhe më 1445 i kishte dhënë Skenderheut dhe vëllait të tij Stanishit. qytetarinë e nderit tani filloi t'i trembej rritjes së fuqisë së bujareve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë forcimit të autoritetit të Skenderbeut, principata e të cilit ishte zgjeruar deri afër kufijve të zotërimeve të saj në bregdet. Si rezultat i kësaj, më 1447, republika kaloi në politikën armiqësore kundrejt Skënderbeut, duke përdorur mjetet veta të zakonëshme, politikën e përçarjes së krerëve feudalë që bënin pjesë në "Lidhjen Shqiptare", Politika provokuese e republikës e shpejtoi shpërthimin e konfliktit të armatosur me shqiptarët.

Shkak për këtë u bë qyteti i Danjës. Më 1445, Lekë Zaharia, zoti i Danjës dhe antari i Lidhjes Shqiptare, u vra nga rivali i tij Nikollë Dukagjini. Përveç ndërlikimeve të tjera, vrasja e Lekë Zaharisë, i cili nuk kishte fëmijë, nxori në shesh çështjen e trashëgimit të qytetit të rëndësishëm të Danjës. Venediku u përgatit menjëherë të vinte dorë mbi këtë qendër dhe kështjellën e vendosur në hyrjen e luginës së Drinit, e cila zotëronte rrugën për në Shkodër dhe sillte të ardhura të mëdha nga dogana që paguhej në kalimin vaut të Danjës (sot Vau i Dejës). Për të evituar kalimin e Danjës në duartë e republikës, Skënderbeu dërgoi nga ana e vet pranë Borës, nënës së Lekë Zaharisë, një nga bashkëpuntorët tij, kontin Uran, për të bindur atë që ta vinte qytetin nën mbrojtjen e "Lidhjes shqiptare". Por konti venedikas i Shkodrës dërgoi me të shpejtë ushtri dhe pushtoi qytetin.

Skënderbeu thirri atëherë në vjeshtë 1447 mbledhjen e "Lidhjes shqiptare" dhe u kërkoi antarëve të saj që t'i shpallej luftë republikës në rast se ajo nuk do t'ia kthente qytetin Lidhjes. Këtu u dukën frytet e politikës përçarëse të republikës, e cila për ta diskredituar Skenderbeun, kishte hapur lajme se ky, me qëllim që ta merrte për vehte Danjën, kishte nxitur vrasjen e Lekë Zaharise dhe përpiqej tani t'i armiqësonte bujarët shqiptarë me venedikasit. Skënderbeu u detyrua atëherë të bënte publikisht betimin se nuk kishte fare gisht në vrasjen e aleatit të vet, Lekë Zaharisë. Në mbledhjen e kuvendit, shumica e antarëve e pranoi propozimin e Skënderbeut. Vetëm dy antarë, Pjetër Spani dhe Gjergj Dushmani, e kundërshtuan këtë vendim dhe larguan nga Lidhja.

Republika nuk e ktheu Danjën. Në dhjetor shqiptarët filluan veprimet ushtarake kundër forcave venedikase. Skenderbeu dhe shumica antarëve të Lidhjes, midis të cilëve Gjergj Arianiti, e Nikollë Dukagjini, filluan sulmet kundër Durrësit, Danjës dhe qyteteve të tjera, por këto, të mbrojtura nga kështjellat e tyre, nuk i morën dot. Skënderbeu vendosi atëhere të rrethonte Danjën dhe ta mbante të bllokuar për një kohë të gjatë.

Lufta kundër Venedikut e bëri Skënderbeun të afrohej me despotin e Serbisë, Gjergi Brankoviçin, i cili synonte gjithashtu t'i merrte republikës qytetet e bregdetit malazez. Ata shpresonin ta detyronin republikën t'i dorëzonte qytetet, pasi në këtë kohë ajo ishte e zënë me luftë në Lombardi kundër dukës së Milanos. Aleati i dukës, Alfons i V, mbreti i Napolit që ishte njëkohësisht rival i Venedikut, kishte filluar nga ana e tij të interesohej qysh më parë për një afrim me Skënderbeun dhe Gjergj Brankoviçin, duke i inkurajuar këta kundër republikës. Qysh në fund të vitit 1447 Alforsi dhe Skënderbeu shkëmbyen midis tyre ambasadorë, duke hedhur kështu bazat e aleancës që u lidh më vonë midis tyre.

Rrethimi i Danjës vazhdoi gjatë gjithë dimërit. Republika, e zënë në një luftë në dy fronte, i propozoi Skënderbeut të bënin paqë duke e mbajtur për vehte qytetin, por ky nuk e pranoi. Për të shpëtuar nga presioni i shqiptarëve Venediku i u drejtua atëhere turqve dhe i nxiti që të rifillonin një ekspeditë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shpalli më 4 mars 1448, se i siguronte një pension prej 100 dukatash në muaj atij që do të vriste Skënderbeun.

Skënderbeu me sa duket ra në dijeni të këtyre planeve, sepse, në pranverë dërgoi një pjesë të ushtrisë shqiptare, rreth 4 mijë vetë, nën komandën e kont Uranit, të mbronin kufijtë lindorë nga ndonjë ekspeditë turke, kurse me pjesën tjetër të ushtrisë e shtërngoi presionin mbi Dannjën dhe Durrësin. Për t'u lehtësuar nga presioni, venedikasit i kërkuan përsëri Skënderbeut të hynin në bisedime për paqë dhe i zgjatën këto bisedime deri sa të vinin ushtritë turke.

Me të vërtetë, në qershor 1448 një ushtri e madhe turke me në krye vetë sulltan Muratin e II i u afruan kufijve të Shqipërisë dhe rrethoi kështjellën Sfetigradit. Skënderbeu, i lajmëruar me kohë për afrimin e saj, pa hequr dorë nga rrethimi i Danjës, nis me 10 mijë vetë në drejtim të Shkodrës. Hyrja trupave shqiptare në zotërimet venedikase të Shkodrës u bë shenjë për një kryengritje të gjerë të fshatarëve bujkrobër të pronarëve venedikas. Turma fshatarësh u vunë zjarrin shtëpive të pronarëve dhe vrapuan për t'u bashkuar me ushtrinë e Skënderbeut. Më 24 korrik 1448 forcat shqiptare u ndeshën me ushtrinë venedikase prej 15 mijë vetësh, të komanduar nga Daniel Juriçi , dhe në betejën që u zhvillua atë ditë në brigjet e Drinit, Skënderbeu kori një fitore të shkëlqyer.

Por ai nuk pati mundësi të shfrytëzonte fitoren e Drinit për arësye të rrezikut turk që e kërcënonte nga lindja. Pasi la nipin e vet Hamza Kastriotin, të vazhdonte bllokimin e Danjës, me pjesën kryesore të ushtrisë u nis në drejtim të Sfetigradit të rrethuar nga turqit.

Garnizoni i Sfetigradit, i përbërë nga forcat shqiptare dhe reparte bullgare, nën komandën e Pjetër Perlatit, u qëndroi heroikisht sulmeve turke që drejtoheshin nga Murati i II, synimi i të cilit ishte të merrte sa më parë kështjellën dhe të vazhdonte ekspeditën kundër Krujës për t'i dhënë fund një herë e mirë rezistencës shqiptare.

Me ardhjen e Skënderbeut, ushtritë shqiptare filluan t'i sulmonin nga jashtë turqit dhe t'i vinin shpesh herë në një gjëndje të vështirë. Sulltani u përpoq t'i tërhiqte forcat e Skënderbeut në një betejë vendimtare jashtë kalasë, por nuk i arriti dot qëllimit. Skënderbeu, nga e vet, u hapte turqve herë pas here beteja të vogla me të cilat i shqetësonte dhe u shkaktonte dëme të vazhdueshme. Rezistenca e Sfetigradit vazhdoi për një kohë, deri sa më në fund turqit arritën ta zbulonin dhe ta prishnin kanalin që furnizonte kalanë me ujë, duke e keqësuar në mënyrë të dëshpërueshme gjendjen e të rrethuarve. Garnizoni u detyrua atëherë të hynte në bisedime me turqit dhe të pranonte ofertën e sulltanit për të dalë të lirë nga kalaja me gjithë armë.

Rënia e kalasë ishte një humbje për sistemin e fortifikatave mbrojtëse të shqiptarëve. Por rezistenca e saj gjatë dhe lajmet mbi përgatitjet e reja të Huniadit e detyruan Muratin e II të ndërpriste marshimin drejt Krujës dhe t'i tërhiqte ushtritë nga Shqipëria duke i përqëndruar ato në Sofie, në pritje të drejtimit që do të merrte marshimi i hungarezëve.

Rënia Sfetigradit i tregoi Skënderbeut dëmin që pati nga lufta në dy fronte. Ai kishte ndërmënd që të merrte gjithashtu pjesë në lüftën e madhe që po përgatisnin hungarezët. Këto e bënë Skënderbeun të hiqte dorë nga rrethimi i Danjës dhe të pranonte paqën e propozuar nga senati i Venedikut. Paqja u nënshkrua më 4 tetor 1448, në kampin ushtarak të Skënderbeut, pranë Lezhës. "Lidhjen shqiptare" këtu e përfaqësonin Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini të shoqëruar nga peshkopi Andrea i Lezhës dhe Gjergj Pelini, i cili kryente funksionet e kancelarit të Skënderbeut për marrëdhëniet me jashtë. Republika përfaqësohej nga proveditori i përgjithshëm i Venedikut në Shqipëri, Pal Loredani dhe konti i Shkodrës. Sipas traktatit të paqës Danja i mbetej Venedikut, kurse republika i siguronte Skënderbeut një pension prej 1.400 dukatash në vit, i premtonte, në rast nevoje, si atij ashtu dhe bujarëve të tjerë shqiptarë strehim në Venedik, u akordonte privilegje në portin Durrësit, duke i
përjashtuar nga taksa e kripës dhe hiqte dorë nga çdo shpërblim për dëmet që kishte pësuar. Me qëllim që të përballonte shpenzimet për të marrë pjesë në ekspeditën e re të Huniadit Skënderbeu u kërkoi venedikasve dhe mori prej tyre para kohe pensionin vjetor.

Në kohën kur po nënshkruhej paqja shqiptare-venedikase, Huniadi, sipas marrëveshjes që kishte përfunduar me Skënderbeun, kishte filluar marshimin drejt jugut, këtë radhë duke kaluar jo më nëpër viset lindore të gadishullit, si në dy rastet e para, por nëpër Kosovë. Skënderbeu, qëllimi i të cilit ishte, të bashkohej me forcat Hungareze, nuk u nis dot me kohë per shkak të zgjatjes së bisedimeve me venedikasit dhe të pengesës që gjeti rrugës nga despoti i Sërbisë, Gjergj Brankoviçi, i cili nuk donte t'i prishte marrëdhëniet me sulltanin dhe mbajti një qëndrim armiqësor kundrejt hungarezëve dhe shqiptarëve. Ky vuri në dijeni sulltanin për lëvizjet e Huniadit dhe e ndaloi Skënderbeun të kalonte me ushtritë shqiptare nëpër tokat veta. Kështu forcat shqiptare ishin akoma në rrugë kur më 18 tetor 1448, në fushën e Kosovës, afër Prishtinës, ushtria hungareze pësoi një disfatë të rëndë dhe u detyrua të tërhiqej e shpartalluar nëpër Sërbi, drejt Danubit dhe pjesërisht nëpër Shqipëri, drejt bregdetit. Në tërheqje e sipër Huniadi u zu rob nga Brankoviçi. Si përgjigje për qëndrimin e pabesë të Brankoviçit, forcat shqiptare sulmuan dhe shkretuan një pjesë të tokave të tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Rrethimi i Parë i Krujës (1450)

Disfatat që kishin pësuar turqit në Shqipëri dhe pjesëmarrja e Skënderbeut në fushatën Huniadit e egërsuan aq tepër sulltanin sa që ky, posa gjeti rastin e volitshëm, në pranverën e vitit 1450, vendosi t'i jepte grushtin e fundit rezistencës shqiptare. Pasi "mblodhi, - thotë kronisti bizantin Laonik Halkokondili, - të gjitha ushtritë e Azisë dhe të Evropës" prej rreth 100 mijë vetash. Murati i II, duke pasur me vehte edhe birin a tij, sulltanin e ardhshëm, Mehmetin e II, u nis së bashku me to, në ditët e para të majit 1450, në drejtim të Shqipërisë. Ushtria turke këtë radhë mori me vehte edhe metal për të shkrirë topa të mëdhej për atë kohë. Duke kaluar përmes Maqedonisë, ushtria turke doli në Ohër dhe që këtej, gjatë luginës së Shkumbinit, iu drejtua Krujës që ishte synimi i saj kryesor.

Skënderbeu, i lajmëruar me kohë për ketë ekspeditë të madhe, mori një tok masash të shpejta. Sikurse na dëshmojnë burime të ndryshme, lajmi i nisjes së një ushtrie të madhe dhe të egërsuar turke, kishte shkaktuar në Shqipëri një shqetësim të madh shpresat për të përballuar furinë e saj me forcat e pakta shqiptare ishin shumë të pakta. Skënderbeu nga njëra anë grumbulloi me të shpejtë ushtrinë shqiptare, nga ana tjetër duke kaluar nga një vend në tjetrin ngjalli me fjalimet e veta në popull besimin ndaj fitores së armëve shqiptare. Epërsia e madhe e turqve si në numër ashtu edhe në armatime, e bënë Skënderbeun të ndiqte këtë radhë jo taktikën që kishte ndjekur më parë duke u rënë ushtrive armike në fushë të hapur, por i la ato të depërtonin thellë dhe të arrinin deri në muret e Krujës. Gjatë marshimit të turqve nëpër luginën e Shkumbinit, çeta të armatosura shqiptarësh, të organizuara nga vetë Skënderbeu, duke shfrytëzuar terrenin e vështirë malor, e shkaktuan nga pusitë e tyre dëme të mëdha armiqve. Turqit, si duket, e kishin shumë të vështirë t'i ndiqnin këto çeta fshatarësh të cilat fshiheshin më lehtës malet e larta të luginës së Shkumbinit. Analisti turk Dursun-Bej, ka shkruar: "Vetem xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve... mund t'u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara".

Turqit arritën më 14 maj 1450 nën muret e Krujës dhe filluan rrethimin e kështjellës. Masa kryesore e ushtrisë vendosi kampin në fushën e Tiranës ku filloi

operacionet plaçkitëse në viset rreth e rrotull. Për t'u shpëtuar ndjekjeve turke masa të tëra fshatarësh u larguan nga fushat dhe e strehuan në viset e brëndëshme malore.

Brenda në Krujë Skënderbeu kishte lënë vetëm një garnizon prej 1500 burrash nën komandën e kont Uranit, një nga komandantët e tij më të shquar. Vetë me pjesën tjetër të ushtrisë prej afërsisht 8 mijë vetësh, qëndroi jashtë mureve të Krujës, duke patur si bazë për veprimet e tij ushtarake, malin e Tumenishtit, në veri të qytetit (sot mali i Skënderbeut).

Në fillim, Murati i II, provoi të merrte kështjellën pa luftë. Ai i propozoi kont Uranit një shumë të madhe dukatash ari, por ky i refuzoi me përbuzje. Atëhere turqit filluan bombardimin e kështjellës me shpresë se mbrojtësit shqiptarë do të dorëzöheshin nga topat e rëndë që përdoreshin për të parën herë në Shqipëri. Në një akt raguzan të atyre muajve thuhet ndër të tjera: "Pasi i nguli shatorret përkundrejt qytetit në fjalë, sulltani dha urdhër që nga metali të cilin e kishte sjellë me vehte, të derdheshin dy topa, më i madhi i të cilëve, ashtu si na e tregojnë të dhënat e vërteta, e hidhte gurin prej katërqind librash (afërsisht dyqind kilogramesh)". Turqit arritën me topat e tyre të shkatërronin më në fund edhe portën e kështjellës.

Nga jashtë Skënderbeu e godiste ushtrinë turke parreshtur, sulmonte karvanet që e furnizonin nga Maqedonia dhe shpesh herë i detyronte të luftonin më tepër për t'u mbrojtur nga sulmet e papritura të shqiptarëve se sa të vazhdonin sulmet kundër kështjellës. "Ditë për ditë - shkruan Barleti - Skënderbeu u binte shatorreve dhe nuk i linte asnjë çast të pushonin, i sulmonte parreshtur, sulej mbi to dhe u binte. Dhe sikurse një përrua që duke zbritur nga malet prej shirave të mëdha dhe vërshuese rrëmben çdo gjë me vehte, përmbys dhe shkatërron, ashtu edhe Skënderbeu, duke u sulur gjithmonë fshehurazi, ku nga një anë dhe ku nga një tjetër, mbi shatoret turke e armike, u shkaktonte kërdi, dëme dhe humbje të pamasë".

Lufta nën muret e Krujes vazhdoi gjatë gjithë verës. Turqit patën me mijra ushtarë të vrarë. Shpesh herë ata u ndodhën ngushtë edhe për ushqime, për arësye të sulmeve të vazhdueshme e të pa pritura që shqiptarët u bënin karvaneve të tyre. Sulltani iu drejtua venedikasve të Durrësit dhe Shkodrës, të cilët e furnizuan ushtrinë turke me ushqime me anën e karvaneve të tyre duke nxjerrë nga kjo tregëti përfitime të mëdha. Skënderbeu në fillim protestoi te republika por kur këta nuk hoqën dorë, atëherë filloi t'i sulmonte edhe karvanet e venedikasve. Në një raport raguzan thuhet në lidhje me këtë: "Shkruajnë nga Shqipëria se Turku ka ngulur shatoret nën Krujë, se Skënderbeu po mbrohet burrërisht dhe sikur konti i Shkodrës të mos i shpinte miell e bukë të freskët turkut, ky do t'i kishte hequr shatoret". Konfiskimi i karvaneve, vrasja e disa tregetarëve venedikas nga forcat shqiptare dhe rreziku se mos rifillonin luftimet me Skënderbeun, e shtynë senatin e republikës. Të ndalonte furnizimin e mëtejshëm të turqve me ushqime.

Deri në vjeshtë, turqit, të cilët vazhdonin ta mbanin të rrethuar Krujën, bënë edhe sulme të tjera por mbrojtësit qëndruan heroikisht deri në fund. Me afrimin e dimrit dhe pasi dështuan orvajtjet e sulltanit për ta bindur Skënderbeun të bënte paqë me të kundrejt pagesës së një tributi, Murati u detyrua të ngrinte shatoret dhe më 26 tetor 1450, të largohej për në Adrianopojë. Kështu me gjithë rrethimin e gjatë që vazhdoi gati katërmuaj e gjysmë dhe me gjithë përdorimin e mjeteve më moderne të kohës, sulltan Murati i II, pësoi një disfatë të plotë nën muret e Krujës, disfatë me të cilen ai mbylli një jetë plot fitore të korrura në betejat që zhvilloi gjatë mbretërimit të tij gati 30, vjeçar. Disa muaj më vonë, Murati i II vdiq në Adrianopojë.

Nën muret e Krujës shqiptarët korrën një fitore të shkëlqyer. Vetë Skënderbeu, në letrën që i ka dërguar 11 vjet më vonë princit të Tarantos, ka shkruar për këtë fitore: "...Kundër gjithë asaj fuqie, e mbrojta dhe e mbajta gjersa turqit u larguan me dëme dhe me turp, dhe me pak njerëz shtiva në dorë rishtazi atë që armiqtë e shumtë e kishin fituar për një kohë të gjatë". Fitorja pati një jehonë zë madhe në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Në Shqipëri u rrit autoriteti i Skënderbeut, i cili u njoh nga masat popullore si udhëheqësi i vetëm dhe mbrojtësi i lirisë së tyre. Në vendet e tjera, populli shqiptar fitoi respektin e përgjithshëm kurse Skënderbeu u njoh nga opinioni publik evropian si një nga kapitenët më të shkëlqyer të kohës. Shprehje e kësaj konsiderate qe ardhja e delegacioneve të shumta për të përgëzuar Skënderbeun për fitoren e madhe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Formimi i Shtetit Shqiptar (1450-1453)

Lufta kundër pushtuesëve turq dhe fitoret e korrura që sollën çlirimin e vendit, krijuan kushtet e favorëshme për formimin e shtetit shqiptar të pavarur.

Lidhja shqiptare e Lezhës, e themeluar më 1444, që shërbeu për forcimin dhe zgjerimin e frontit të luftës kundër pushtuesve turq, ishte vetëm një aleancë politike dhe ushtarake midis zotërve feudale shqiptarë. Bujarët, të cilët morën përsipër të ndihmonin luftën me ushtri dhe me të holla, i ruajtën për vehte në zotërim e tyre të drejtat feudale si edhe të drejtën të largoheshin nga lidhja pa pësuar asnjë ndëshkim apo sanksion. Skënderbeu qe kryetar i Lidhjes vetëm përsa i përkiste luftës së përbashkët kundër turqve osmanllij dhe nuk mund të ndërhynte në administrimin e zotërimeve të tjera. Ai qe zot feudal vetëm në zotërimin e vet dhe komandant i ushtrisë së Lidhjes shqiptare.

Por Lidhja e Lezhës, e cila i dha Skënderbeut në vitet e para një mbështetje të rëndësishme për luftën me sukses kundër shkelësve turq, nuk ishte më në gjëndje t'u përgjigjej detyrave të reja. Partikularizmi i bujarëve dhe e drejta e imunitetit që ata ruanin me xhelozi, e bë një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të luftës, e cila kërkonte mobilizimin e të gjitha forcave njerëzore dhe burimeve materiale të vendit, gjë që mund të bëhej vetëm me përqëndrimin e pushtetit politik. Pavarësia e veprimeve që ata gëzonin dhe e drejta që ruanin për t'u larguar nga Lidhja shqiptare, sidomos në momentet më kritike, ishte një rrezik i përhershëm për Skënderbeun që kishte përgjegjësinë kryesore të luftës, aq më tepër kur qëndrimin e lëkundshëm të bujarëve e shfrytëzonin, bile e nxitnin fuqitë armike, turqit dhe venedikasit.

Nevoja e zhvillimit të mëtejshëm të luftës së madhe, në të cilën u angazhuan shqiptarët, e bënë Skënderbeun të thyente partikularizmin e feudalëve. Pikëmbështetje për këtë u bë rritja e prestigjit dhe e autoritetit të tij që erdhi si pasojë e luftës së drejtë dhe e fitoreve ushtarake. Ushtria shqiptare që u formua për nevoja të mbrotjes, u lidh nga pikëpamja organizative direkt me komandantin e vet. Përveç Arianitëve dhe Dukagjinëve, zotërimet e të cilëve kishin qëndruar deri diku edhe më parë jashtë kontrollit të turqve, bujarët e tjerë i kishin dëbuar nga domenet e tyre spahijtë turq dhe i gëzonin këto domene vetëm në sajë të fitoreve që po korrte ushtria shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut. Të dobët dhe të përçarë, ata ishin të varur nga Skënderbeu, pasi pa përkrahjen e tij nuk mund t'i rezistonin dot furisë turke. Edhe feudalë të mëdhenj si Topiajt, Muzakët, Stres-Balshët, e kishin lidhur tashmë fatin e tyre me atë të Skënderbeut. Muzakët, për shembëll, të cilët e kishin shtënë në dorë Beratin pas fillimit të kryengritjes së përgjithëshme të Skënderbeut, kur forcat shqiptare më 1450 ishin të angazhuara në luftën e Krujës, e humbën përsëri qytetin e tyre të rëndësishëm dhe për të rifituar u duhej prap ndihma e Skenderbeut. Në interes të luftës dhe kur fati i saj ishte në lojë, Skënderbeu nuk i përfillte privilegjet e feudalëve partikulariste. Gjatë veprimeve ushtarake ky i shkeli kufijtë e dorreneve të tyre. Në keshtjellat e feudalëve aleatë vendosi garnizone ushtarake besnike, gjë që prekte të drejtat e tyre të imunitetit. Nevoja për të mbushur radhët e ushtrisë shqiptare që dëmtohej dhe pakësohej gjatë luftimeve me turqit, e shtynë Skënderbeun të mobilizonte ushtarë me inisiativën e vet, sidomos në zotërimet e feudalëve të dobët e fqinj. Kështu dalëngadalë dhe njëri pas tjetrit zotërimet e feudalëve të vegjël filluan të shkriheshin ose të "aneksoheshin", siç shkruan bujari shqiptar Gjon Muzaka, në principatën shqiptare të Skënderbeut.

Një etapë të rëndësishme në këtë drejtim shënoi fitorja e madhe që korri Skënderbeu nën muret e Krujës. Prestigji dhe autoriteti që ai siguroi nga kjo fitore si brënda ashtu dhe jashtë vendit e eklipsoi edhe më tepër autoritetin e bujarëve aleatë. Në fakt, edhe bujarët Topia, Muzakaj, Stres-Balshë, e humbën ca nga ca profilin e tyre si zotër feudalë të pavarur. Pasojë e këtij proçesi qe shkrirja e këtyre zotërimeve feudale së bashku me atë të Kastriotëve, në një njësi shtetërore me vehte duke formuar kështu shtetin shqiptar të pavarur, nën udhëheqjen e Skënderbeut. Në këtë shtet kufijtë e mëparshëm të shumë zotërimeve feudale tani në fakt nuk ekzistonin më.

Ky proçes, i cili tani vetëm sapo kishte filluar, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në vitet e mëvonëshme. Skënderbeu nuk i kurseu as bashkëpuntorët dhe të afërmit e vet. Bujari Gion Muzaka shkruan se Skënderbeu "pasi u bë kryekomandant i zotërijve të Shqipërisë... vendosi të shtinte në dorë gjithë vendin... Ai vuri në burg zotërijtë Gjon dhe Gojko Balsha... dhe ua mori shtetin e tyre që ishte midis Krujës dhe Lezhës, zotit Moisi Komnenit i mori shtetin që ishte në Dibër... Dhe pasi vdiq im atë, na mori neve Tomoricën dhe Myzeqenë e Vogël dhe po ashtu ua bëri edhe zotërijve të tjerë, por ata s'kishin se ç'të bënin sepse ai kishte në dorë ushtrinë dhe ata kishin gjithmonë turkun mbi krye".

Kjo politikë shkaktoi pakënaqësinë në radhët e feudalëve të mëdhej. Të pafuqishëm për ta penguar forcimin e autoritetit të Skënderbeut, disa prej tyre filluan të largoheshin nga Lidhja shqiptare, dhe kërkuan mbështetjen e Venedikut ose përkrahjen e Napolit, ose edhe kaluan në tradhëti të hapët, duke u bashkuar me turqit. Kështu, pas fitores së Krujës, Skënderbeut iu desh të përballonte edhe rrezikun e brendshëm që lindi nga largimet dhe tradhëtitë e aleatëve. Në përfundim të luftës kundër feudalëve separatistë, Lidhja shqiptare e Lezhës pothuajse e humbi krejt kuptimin e vet. Shteti shqiptar që erdhi duke u rritur e forcuar, mori përherë e më tepër karakterin e një shteti të përqëndruar.

Me gjithë shtrirjen e shtetit shqiptar në një teritor që përfshinte pak a shumë krahinat e Shqipërisë së mesme, Skënderbeu nuk mundi t'i shkrinte dot në shtetin e vet dy nga zotërimet më të mëdha të vendit, ato të Dukagjinëve dhe Arianitëve. Zotërit e këtyre zotërimeve e ruajtën të drejtën si sundimtarë më vehte edhe më vonë. Më 1448, gjatë nënshkrimit të paqës me Republikën e Venedikut, kundër së cilës luftuan edhe vëllezërit Pal e Lekë Dukagjini, këta nuk pranuan të merrnin pjesë së bashku me Skënderbeun në bisedimet me delegatët venedikas dhe nënshkruan me republikën një paqë të veçantë. Gjergj Arianiti gjithashtu vazhdoi ta konsideronte Skënderbeun si një aleat, pa iu nënshtruar vullnetit të tij.

Përpjekjet e Skënderbeut për të nënshtruar feudalët e mëdhej dhe për ta përqëndruar pushtetin në duart e tija, nuk drejtoheshin aspak kundër vetë rendit feudal. Skënderbeu ishte armik vetëm i feudalëve partikularistë shqiptarë sepse privilegjet e tyre dëmtonin çështjen kryesore në ishte lufta kundër turqëve. Në luftën kundër partikularizmit feudal, Skënderbeu u mbështet në shtresën e feudalëve të vegjël të dalluar në luftë, të cilët i përkrahu, duke u dhënë me duart e tij, feude në formë pronash. Skënderbeu krijoi kështu nga njëra anë kuadro ushtarake besnike në luftën kundër turqve, e nga ana tjetër një mbështetje të sigurtë në përpjekjet për t'ua pakësuar pushtetin bujarëve të vjetër feudalë.

Shteti shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut, duke u rritur në një ambient luftash të vazhdueshme, pati në organizimin e vet, një karakter kryesisht ushtarak. Gjithë kujdesi i Skënderbeut dhe i bashkëpuntorëve të tij iu kushtua ushtrisë dhe ndërtimit të fortifikimeve. Administrata shtetërore me aparatet e saj të veçanta (financë, rekrutim, etj.), kryente funksione që i shërbenin drejt për së drejti luftës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Politika e Jashtme

Lufta e shqiptarëve kundër turqve osmanllij tërhoqi me kohë vëmëndjen e shteteve të huaja që rrezikoheshin nga i njëjti armik. Ato filluan të shikonin te shqiptarët një forcë të rëndësishme për dëbimin e turqve nga Ballkani. Edhe Skënderbeu, nga ana e tij e kuptonte se një luftë me forca të parabarta siç ishte ajo e shqiptarëve kundër turqve, nuk mund të vazhdohej me sukses për një kohë të gjatë pa përkrahjen materiale dhe politike të shteteve të huaja. Interesimi i dy palëve solli si pasojë fillimin e marrëdhënjeve të rregullta diplomatike midis Shqipërisë dhe disa shteteve të Evropës. Me vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marredhënjeve u sanksionua dhe u përforcua pozita e shtetit shqiptar në fushën ndërkombëtare.

Politika e jashtme që ndoqi Skënderbeu që në fillim dhe gjer në fund të sundimit të tij i nënshtrohej kryekëput nevojave të mbrojtjes dhe çlirimit të plotë të Shqipërisë nga shkelësit turq. Por, përpjekjet e tij për të krijuar aleanca luftarake kundër turqve osmanllij gjetën në shumicën e rasteve kundërshtimin e shteteve të tjera. Me Republikën e Venedikut Skënderbeu hyri në marrëdhënie qysh të nesërmen e fillimit të kryengritjes së përgjithëshme. Por qëllimi i republikës ishte të mbante zotërimet e saja në Shqipëri, të ruante paqën që kishte nënshkruar me sulltanin qysh më 1430 dhe të zgjeronte tregëtinë me turqit. Veç kësaj ajo kishte filluar t'i trembej rritjes së fuqisë së Skënderbeut, prandaj jo vetëm nuk e ndihmoi, por përkundrazi e pengoi atë me politikën e saj të përçarjes që ndoqi ndaj bujarëve shqiptarë. Me Republikën e Raguzës Skënderbeu pati qysh në fillim marrëdhënje miqësore, ajo i ndihmoi shqiptarët më 1446 dhe 1450 me një shumë të vogël të hollash, por ajo nuk pranoi asnjë herë të lidhte aleancë ushtarake në lutën kundër turqve. Skënderbeu hyri në marrëdhënie miqësore edhe me Papatin. Por, veç nxitjeve për luftë dhe bekimeve apostolike, gjer më 1450 papa nuk u dha ndonjë ndihmë materiale apo financiare shqiptarëve. Një shtet tjetër me të cilin hyri në marrëdhënie Skënderbeu, ishte Mbretëria e Napolit. Por edhe Alfonsi i V, mbreti i Napolit, i cili gjatë këtyre viteve qe në grindje me rivalin e tij, Venedikun, e përkrahu Skënderbeun më tepër për ta nxitur që ta vazhdonte luftën kundër republikës se sa kundër turqve. Bile, kur në tetor të vitit 1448 u nënshkrua paqa shqiptare-venedikase, Alfonsi i Napolit mbeti i pakënaqur nga Skënderbeu dhe për pak kohë marrëdhënjet midis tyre, u ndërprenë. Edhe despoti i Sërbisë, Gjergj Brankovigi, i cili ishte vasal i sulltanit dhe nuk donte t'i prishte marrëdhëniet me turqit, i bënte gjithnjë presion Skënderbeut që të lidhnin një aleancë ushtarake kundër Republikës së Venedikut me të cilën ai ishte në luftë, gjatë viteve 1448-1450, për çështjen e qyteteve bregdetare. Aleancë të vërtetë ushtarake, Skënderbeu pati vetëm me Janosh Huniadin, sepse vendet e tyre mbanin në këtë periudhë peshën kryesore të luftës kundër turqve. Aleanca e lidhur qysh më 1444 me inisiativën e Huniadit dhe që gjeti gatishmërinë e menjëherëshme të Skënderbeut u forcua edhe më tej në vitet e mëvonëshme. Secili në sektorin vet godiste të njëjtin armik duke lehtesuar njëkohësisht barrën e tjetrit.

Pas vitit 1450, me gjithë fitoren që korrën shqiptarët kundër turqve, gjëndja e brëndëshme e Shqipërisë ishte mjaft e tronditur. Në dimërin 1450-1451 një pjesë e mire e vendit, sidomos krahinat fushore ishin të shkatërruara nga lufta dhe nga qëndrimi për muaj me radhë i ushtrive të shumta turke. Vendin e kërcënonte një zi e madhe buke. Skënderbeu parashikonte se turqit, pasi të grumbullonin ushtri të reja, do t'i suleshin përsëri Shqipërisë. Kjo u bë më e qartë në fillim të vitit 1451, kur vendin e Muratit të II e zuri i biri, Mehmeti i II, i cili duke hipur në fron nuk i fshehu qëllimet për t'i zgjeruar edhe më tepër kufijtë e Turqisë. Dhe ndërsa Shqipëria ndodhej përpara një kërcënimi të ri turk, brënda vendit marrëdhënjet me bujarët Arianitas ishin të ndera kurse ato me Dukagjinët po keqësoheshin vazhdimisht. Pal Dukagjini dhe Lekë Dukagjini tani u bënë armiq të Skënderbeut dhe u afruan me turqit duke u shpallur vasalë të sulltanit. Me një ekonomi të rrënuar dhe pa mjete financiare, me një ushtri të gjysmuar nga luftat dhe me bujarë armiq, Skënderbeu kishte nevojë që në një ndeshje të re me turqit, të mos ndodhej i vetëm. Ai kishte gjithashtu nevojë për një ndihmë financiare që të përballonte shpenzimet për mbajtjen e ushtrisë, meremetimin e kështjellave të dëmtuara etj. Të gjitha këto e shtynë Skërderbeun t'i drejtohej përsëri Venedikut, që ishte gjithashtu i interesuar për mbrojtjen e zotërimeve të tij në Shqipëri, për të lidhur një aleancë kundër turqve duke i premtuar si peng besnikërie edhe vetë qytetin e Krujës. Por edhe këtë radhë, republika nuk e pranoi kërkesën e Skënderbeut. Atëhere ky i u drejtua Mbretërisë së Napolit.

Mbreti i Napolit, Alfonsi i V i Aragonës, ushqente ambicjen të krijonte një perandori të madhe në Mesdhe gjë që e detyroi atë të hynte në konflikt si me venedikasit ashtu dhe me turqit. Për këtë qëllim ai kishte lidhur marrëveshje me sundimtarin e Moresë dhe mbretin e Bosnjës, të cilët ishin shpallur vasalë të tij. Në projektet e tij kundër Venedikut dhe Turqisë, një vend të rëndësishme zinte Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Skënderbeu me të cilin Alfonsin e V e lidhnin interesa të përbashkëta, të ndalonin përhapjen e turqve në Ballkanin perëndimor dhe të mënjanonin zotërimin venedikas në Adriatikun jugor. Për këto arësye Alfonsi i V dhe të dërguarit e Skënderbeut, peshkopi i Krujës Stefani dhe dominikani Nikolla De Berguci, nënshkruan më 26 mars1451 një traktat në Gaeta (Itali).

Në bazë të traktatit të Gaetës, Alfonsi i V i Napolit merrte nën mbrojtje Skënderbeun dhe "baronët" e tjerë shqiptarë që ishin "farefis" me të, premtonte se do ta ndihmonte Skënderbeun me ushtri e mjete financiare, se do të respektonte "privilegjet" që gëzonte gjithë Arbëria.

Pala shqiptare nga ana e vet, duke qenë më e interesuar premtonte siç ishte zakoni në mesjetë, ta njihte Alfonsin si kryezot, pasi ky të dërgonte në Shqipëri ndihmë ushtarake në luftën kundër turqëve.

Në të vërtetë traktati i Gaetës ishte një hap taktik i Skënderbeut që i shërbente luftës kundër turqve. Ai ishte i kondicionuar nga gjëndja e vështirë e vendit. Ai kishte për qëllim të tërhiqte në luftën kundër turqve edhe ushtritë e Mbretërisë së Napolit dhe ta përdorte njëkohësisht si presion kundër Venedikut. Ngjarjet e më vonëshme treguan se Skënderbeu mbeti gjithmonë i pavarur në veprimtarinë e tij. Menjëherë pas nënshkrimit të traktatit Alfonsi dërgoi në Shqiperi vetëm një repart simbolik prej 100 ushtaresh katalanë, të cilët qëndruan në Krujë dhe nuk morën pjesë në luftime. Skënderbeu, i cili do të konsiderohej vasal për tokat që do të çliroheshin me ndihmën e ushtrive napolitane, mbeti si dhe më parë sundimtar i pavarur në Shqipëri. Ai nuk i dërgoi Alfonsit asnjë tribut dhe nuk i bëri atij asnjë herë betimin e besnikërisë, që ishin caktuar në traktat. Kështu që marredhënjet midis Skënderbeut dhe Alfonsit të V mbetën në të vërtetë deri në fund marrëdhënje aleancë.

Traktate pak a shumë të njëllojtë me atë të Gaetes, Alfonsi i IV lidhi edhe me Gjergj Arianitin, Pal Dukagjinin dhe me bujarë të tjerë shqiptarë e ballkanikë, Me traktatin e Gaetës, Skënderbeu siguroi përkrahjen e Mbretërisë së Napolit, një nga shtetet me të fuqishme të kohës. Gjatë kësaj kohe Skënderbeu u përpoq t'i afronte edhe bujarët Dukagjinë dhe Arianitë. Ai pati një farë suksesi vetëm me Gjergj Arianitin. Si mjet për forcimin miqësisë midis tyre shërbeu martesa e Skënderbeut me Donikën, vajzën e Giergj Arianitit në prill të atij viti.

Megjithatë giëndja e Shqipërisë nuk u përmiresua. Senati i Venedikut, i shqetesuar nga afrimi i shqiptareve me Napolin, rifilloi ndërhyrjet e vjetra kundër Skënderbeut. Ai ia preu menjëhere atij pensionin prej 1.400 dukatash në vit duke denencuar me këtë menyrë traktatin e vitit 1448. Proveditorët venedikas organizuan me anë të bandave një varg provokimesh të armatosura në tokat shaiptare për t'i shkaktuar shqetësime prapa krahëve Skënderbeut, në një kohë kur ky po merrte masa por të mbrojtur kufijtë lindorë. Në fund të vitit 1.451 marrëdhënjet midis tyre u kenqësuan aq tepër sa Skënderbeu për t'u dhënë fund provokimeve, ndërmorri një varg sulmesh kundër zotërimeve venedikase të Durrësit, Lezhës, Drishtit. Danjës dhe Shkodrës. Këto e detyruan Senatin të hiqte dorë nga provokimet e hapta dhe të rifillonte në janar 1452, pagesën e pensionit të mëparshëm. Por marrëdhënjet e tyre vazhduan të mbeteshin të acaruara. Më 1459, Dukagjinët, të nxitur edhe nga Venediku gati sa nuk hynë në luftë kundër Skënderbeut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Rënia e Kostandinopojës (1453)

Hipja e Mehmetit të II (1451-1481) në fronin e sulltanëve shënoi për Turqinë një periudhë të re luftash të cilat sollën zgjerimin e mëtejshëm të kufijve të saj. Sulltani i ri kishte ambicjen të fuste nën hijen e Islamit gjithë Lindjen dhe Perëndimin domethënë gjithë teritoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine dhe të Perandorisë Romake. Me synime të tilla, ishte afër mëndjes se sulltani i ri, që kishte pësuar së bashku me të jatin disfatën e turpshme të Krujës, nuk do të linte pa nënshtruar edhe Shqipërinë, përmes së cilës kalonin rrugët më të shkurta për në Romë ku ai ëndërronte të vendoste flamurin e vet.

Në vitin e parë të mbretërimit të tij, Mehmeti i II, i zënë me ekspeditat që kreu në Azinë e Vogël kundër sundimtarëve Karamanisë dhe Mendeshës, nuk e trazoi Shqipërinë. Kjo i dha rast Skënderbeut të merrte masa për forcimin e mbrojtjes së vendit, të meremetonte kështjellën e dëmtuar të Krujës dhe të ndërtonte një kështjellë të re, në Modricë, në grykën e Dibrës nga ku hynin zakonisht ushtritë turke.

Por vitin tjetër, më 1452, kur i pati duart e lira, Mehmeti i II dërgoi kundër Shqipërisë në të njëjtën kohë dy ekspedita me qëllim që ta vinin ushtrinë e Skënder-beut midis dy zjarresh. Por të dy këto ekspedita u thyen njera pas tjetrës përpara se ato të bashkoheshin, e para më 21 korrik në afërsitë e Modricës ku u zu rob dhe komandanti turk Hamza Pasha, dhe e dyta pak më vonë në fushën e Meçadit ku ushtria turke u thye plotësisht duke lënë të vrarë edhe komandantin e saj, Talip Pashën. Oficerët turq që zuri rob, Skenderbeu ia ktheu sulltanit pasi mori prej tij një shpërblim prej 13 mijë dukatash.

Në prillin e vitit 1453 një ushtri e re turke, nën komandën e Ibrahim Beut, iu afrua kufijve të Shqipërisë, por edhe kjo u thye prej Skenderbeut në betejën që u zhvillua më 22 prill, në fushën e Pollogut, midis Dibrës dhe Tetovës.

Pak më vonë, më 29 maj 1453 Mehmeti i II pushtoi Kostandinopojën dhe e bëri këtë kryeqytetin e turqve. Rënia e Kostandinopojës ose e Stambollit siç e quajtën më vonë turqit kryeqytetin e tyre shkaktoi një panik të madh në Evropë. Mehmeti i II ose "Fatihu" (Pushtuesi), siç filloi të mbiquhej nga turqit pas pushtimit të Stambollit, ia drejtoi tani vëmëndjen e vet pushtimit të Evropës që vazhdonte të ishte e përçarë nga luftat e brëndëshme. Venediku dhe Napoli, që tani krenoheshin drejtpërdrejt, ishin të zhytur në luftë me rivalët e tyre. Venediku ishte në luftë me Milanon, Napoli me Gjenovën dhe Firencën. Nga vënde të ndrysme dolën zëra për të organizuar një kryqëzatë të madhe për të shpëtuar qytetërimin evropian nga rreziku turk. U bë për këtë qëllim, më 1453, një mbledhje e madhe në Romë, por ajo nuk dha ndonjë rezultat. Rezultat nuk dhanë as dy mbledhjet e tjera që u bënë më 1454, në Ratisbonë dhe Frankfurt mbi Main (Gjermani). Shtetet evropiane vazhdonin të ishin të përçara. Më 1454 Republika e Venedikut, me qëllim që t'ua ngarkonte të tjerëve barrën e luftës kundër turqve, nënshkroi me sulltanin, më 18 prill 1454, një marrëveshje paqje dhe miqësie.

Pas rënies së Kostandinopojës, Skënderbeu i shtoi përpjekjet për të siguruar aleancën me fuqitë e tjera evropiane. Ai nisi delegatë në Napoli, Romë, Venedik dhe Raguzë për të kërkuar ndihma ushtarake dhe financiare. Alfonsit i kërkoi veç të tjerave edhe topa, pa të cilët nuk mund të merreshin kështjellat. Por Alfonsi i dërgoi vetëm premtimin se do t'i jepte Skënderbeut një pension prej 1.500 dukatash në vit nga të ardhurat që do të nxirrte prej kriporeve të Rodonit, të cilat kishin kaluar në duart e mbretit të Napolit. Papa u përgjegj me një ndihmë të parëndësishme financiare. Venediku e siguroi se do ta ruante miqësinë me të, prapa këtyre fjalëve fshihej qëllimi i republikës për ta lënë Skënderbeun të përleshej me Mehmetin e II. Vetëm Raguza i dha Skënderbeut një përkrahje të rëndësishme politike. Ajo u bë ndërmjetëse pranë Hungarisë, Sërbisë dhe Shqipërisë për të formuar një koalicion luftarak kunkër turqve. Kështu e vetmja shpresë e shqipëtarëve mbeti tek lufta e përbashkët me popujt ballkanikë.

Frika e formimit të koalicionit hungaro-serbo-shqiptar e nxiti Mehmetin e II të kryente më 1454 një fushatë ushtarake kundër Serbisë, për të hapur rrugën drejt Hungarisë. Por Huniadi, në krye të ushtrive hungareze, kaloi Danubin dhe e theu ushtrinë turke në Serbi duke zënë rob edhe komandantin e saj, Feriz Pashën.

Për të forcuar gjëndjen e brëndëshme, Skënderbeu bëri përpjekje të afrohej edhe me bujarët separatistë, me Arianitët dhe Dukagjinët. Me ndërhyrjen e papës, i cili i kërcënoi me mallkim, Dukagjinët u pajtuan me Skënderbeun. Por marrëdhënjet me Arianitët u prishën përsëri. Më 1454. Gjergj Arianiti kaloi në anën e Venedikut dhe i preu fare marrëdhënjet me Skënderbeun. Autoriteti i tij, si duket tani kishte rënë sepse pas vitit 1454 ai nuk lojti ndonjë rol në ngjarjet politike të Shqipërisë.

Për shkak të disfatës që pësuan në Sërbi, turqit nuk kryen atë vit ndonjë ekspeditë ushtarake kundër Shqipërisë. Kjo i dha rast Skënderbeut që të përgatitej për të marrë në dorë inisiativën e luftës kundër turqve. Nga të dy kështjellat kryesore të pushtuara prej turqve, ajo e Beratit dhe Sfetigradit, në shtabin ushtarak të Skënderbeut, u vendos të sulmohej më parë kështjella e Beratit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:36 am

Beteja e Beratit (1455) dhe e Albulenës (1457)

Marrja e Beratit kishte një rëndësi të dyfishtë për shqiptarët. Nga njera anë u prishej turqve të sanxhakut të Shqipërisë baza ushtarake më e përparuar dhe më e fortifikuar e nga ana tjetër hapej rruga për çlirimin e krahinave jugore të Shqipërisë.

Për marrjen e Beratit Skënderbeut i duheshin artileri dhe mjete të tjera me të cilat do të rrethonte kështjellën që ngrihej mbi një pozicion të rëndësishëm strategjik. Për këtë qëllim, ai qysh më 1453 kishte vajtur vetë në Napoli dhe i kishte kërkuar Alfonsit dërgimin e ndihmave ushtarake dhe në mënyrë të veçantë të artilerisë, sipas marrëveshjes së Gaetës. Me kërkesat e përsëritura të Skënderbeut, Alfonsi më në fund dërgoi në maj të vitit 1455 një repart prej 2 mijë këmbësorësh italianë.

Në korrik të vitit 1455, Skënderbeu në krye të ushtrisë prej 14 mijë vetësh, i ndihmuar edhe nga repartet napolitane rrethoi Beratin. Në fillim shqiptarët korrën suksese, pushtuan qytetin, ngushtuan rrethimin e kështjellës që ngrihet mbi qytet dhe e detyruan komandantin turk të garnizonit të kërkonte armëpushim prej 15 ditësh për të bërë dorëzimin. Në pritje të afatit Skënderbeu u nis për të pregatitur sulmin kundër një kështjelle tjetër. Por ndërkohë, në mënyrë të befasishme, një ushtri turke prej 40 mijë vetësh, nën komandën e Isak Bej Evrenozit që e kishte njohur Shqipërinë gjatë shtypjes së kryengritjes së Gjon Kastriotit më 1430, i erdhi në ndihmë, pa u diktuar, garnizonit të rrethuar të Beratit dhe i sulmoi prapa krahëve shqiptaret e papërgatitur dhe të shkujdesur. Në këtë përleshje shqiptarë u thyen rëndë. Me mijra vetë u vranë, bashkë me to edhe pjesa më e madhe e ushtarëve napolitanë. Kjo qe një disfatë serioze që pësuan forcat shqiptare gjatë periudhës që luftuan nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Ardhja pa u diktuar e turqve u bë e mundur, sepse Moisi Golemi, komandant i forcave kufitare, i pakënaqur nga përqëndrimi i pushtetit në duar të Skënderbeut ia kishte hapur tradhëtisht rrugën Isak Bej Evrenozit. Pas disfatës së Beratit, Moisiu kaloi hapur në anën e turqve.

Disfata e Beratit u kushtoi shumë shtrenjtë shqiptarëve. Përveç humbjeve të mëdha njerëzore, u keqësua edhe gjëndja politike e Skënderbeut. Alfonsi i Napolit hoqi dorë përfundimisht nga ndihmat ushtarake. Venediku shfrytëzoi rastin dhe rifilloi provokimet për të eliminuar pushtetin e Skënderbeut. Krerët feudalë, të nxitur edhe nga Venediku, duke kujtuar se tashmë i erdhi fundi rezistencës shqiptare, vrapuan të merreshin vesh me turqit ose të siguronin strehim në Venedik. Dukagjinët u prishën përsëri me Skënderbeun dhe u lidhën me turqit. Por me gjithë këto fatkeqësi, në sajë të përkrahjes së pakufizuar që gjeti në masat popullore, Skënderbeu e rimori vehten dhe e rimëkëmbi brënda një kohe të shkurtër ushtrinë e gjymtuar.

Më 1456 një ushtri turke prej 15 mijë kalorësish, duke pasur në krye tradhëtarin Moisi Golemin, u nis kundër Shqipërisë, por thye në betejën që u zhvillua më 14 maj, në fushën e Oranikut (Dibër). Moisiu, i penduar, iu dorëzua Skënderbeut dhe i shërbeu atij me besnikëri deri në fund. Më 1456 ndodhën lëkundje të tjera në radhët e bujarëve shqiptarë. Gjergj Stres Balsha u dorëzoi me tradhëti turqve kështjellën e Modricës. Kulmi i përçarjes dhe i tradhëtisë feudale arriti më 1457. Nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, Hamza Kastrioti, i cili e humbi shpresën për t'i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit.

Viti 1457 ka qënë një nga vitet më kritikë të periudhës 25 vjeçare të luftave të Skënderbeut. Vdekja e Huniadit që ndodhi më 1456 i dha rast sulltan Fatihut ta drej-tonte vemendjen e vet kundrejt Shqipërisë. Ai nisi në korrik të këtij viti një ushtri të madhe turke prej 80 mijë vetësh nën komandën e gjeneralit të regjur në luftën kundër shqiptarëve, Isak Bej Evrenozit dhe të shoqëruar nga Hamza Kastrioti, të cilin e kish-te emëruar sundimtar të Krujës.

Hamza Kastrioti, njohës i mirë i vendit, i ushtrisë shqiptare dhe i taktikës së Skënderbeut, përpara se t'i drejtohej Krujës, e këshilloi komandantin turk të asgjëson-te masën kryesore të ushtrisë shqipëtare e cila bashkë me komandantin e saj qëndron-te zakonisht jashtë kështjellave. Skënderbeu këtë radhë ishte i detyruar të ndiqte një taktikë të re. Pasi kreu një sërë veprimesh dhe tërheqjesh ai, si duket e shpërndau përkohësisht masën kryesore të ushtrisë për t'u dhënë turqve të kuptonin se ishte shpartalluar, se ushtarët e tij kishin dezertuar, se krerët e kishin tradhëtuar, dhe se ai vetë po kërkonte shpëtim. Kjo manovër duket se pati sukses, sepse edhe kapiteni venedikas i Durrësit, Marko Diedo, e njoftonte më 31 korrik 1457 dogjin e republi-kës: "Fort i larti Skënderbe po bredh nëpër male për të shpëtuar kokën, dhe u braktis nga të gjithë krerët kryesorë të rrethit të vet që shkuan të bashkohen me turkun". Isak Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti, duke mos e ndeshur në asnjë vend ushtrinë shqip-tare, u bindën më në fund se Skënderbeu tashmë ishte shpartalluar. Por kur më 7 shtator 1457 ushtria turke kremtonte në fushën e Albulenës pranë Milotit fundin e rezistencës shqipëtare, - Skënderbeu, i cili nuk i kishte humbur lidhjet me ushtarët e vet, me kushtrimin e tij të parë grumbulloi me të shpejtë ushtrinë e shpërndarë dhe sulmoi në befasi turqit e shkujdesur duke i shpartalluar plotësisht. Shqiptarët zunë rob midis mijra vetave edhe Hamza Kastriotin, i cili u mbajt i burgosur për disa vjet në Itali.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

Shqipëria në Arenën Ndërkombëtare

Pas fitores së Belgradit që korri Huniadi më 14 korrik 1456 ajo e Skënderbeut në Albulenë qe fitorja e dytë e madhe që korrën popujt ballkanike kundër Fatihut, pas rënjes së Kostandinopojes. Të dyja këto fitore ngjallën shpresa të mëdha në opinionin publik evropian. Njerëzit më përparimtarë të kohës e kuptonin se ishte koha më e volitëshme për të grumbulluar forcat e përbashkëta në luftën kundër turqve. Tani emri i shqiptarëve ishte bërë popullor në të gjitha vendet e Evropës. Vullnetarë të huaj nga vende të ndryshme erdhën në Shqipëri dhe hynë në radhët e ushtrisë shqiptare që konsiderohej një nga ushtritë më heroike të kohës. Me vdekjen më 1456, të kapitenit të lavdishëm hungarez Janosh Huniadit, Skënderbeu u bë figura kryesore evropiane e luftës kundër turqve. "Invazioni i Evropës - shkruante atë vit kalorësi anglez Njupor - është i sigurtë, sepse s'ka fuqi tjetër që mund ta bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella shqiptare>. Kërkesat që dilnin nga njerëzit largpamës për formimin e një koalicioni evropian, e nxitën papën, që rrezikohej të humbiste pozitat e fundit të kishës katolike në Ballkan, të lëshonte qysh më 1457 idenë për organizimin e një kryqëzate kundër turqve. Një vend të rëndësishëm në këtë kryqëza-të do të zinte edhe Skënderbeu, të cilit papa i dha atë vit titullin e lartë të "kapitenit të përgjithshëm të Selisë së shenjtë". Por thirrja e papës për kryqëzatë nuk gjeti gadishmërinë e menjëherëshme të shteteve evropiane. Veç kësaj vetë papa Kalisti i III nuk e kishte marrë seriozisht organizimin e saj.

Fitorja e Albulenës i dha rast Skënderbeut të bënte përsëri përçapje pranë Napolit, Romës Venedikut, Raguzës,Hungarisë dhe disa shteteve italiane për të ndihmuar rezistencën shqiptare. Ambasadorët shqiptarë që dërgoi Skënderbeu i ftuan sundimtarët e këtyre vendeve to hiqnin dorë nga grindjet vjetra dhe të bashkoheshin me shqiptarët në luftën kundër turqve. Por edhe këtë radhë ata nuk i dëgjuan thirrjet e Skënderbeut; ata dërguan në Shqipëri vetëm ndihma të parëndësishme në të holla së bashku me mesazhe përgëzimi për Skënderbeun.

Kërkesat gjithnjë më këmbëngulëse për një kryqëzatë kundër turqve, e bënë papën e ri, Piun e II. të vihej më seriozisht në krye të kësaj fushate me të cilën ai kishte gjithashtu për qëllim t'ia largonte vemendjen opinionit publik nga kërkesat për refor-mën e kishës që po përhapeshin me sukses në gjithë Evropën. Me inisiativën e tij u organizua më 1459 në Mantova një kongres në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e sundimtareve kryesorë të Evropës. Në kongres u vendos të ndërmerrej një ekspeditë ndërkombëtare kunder turqve. Këtë radhë u duk sikur edhe Republika e Venedikut do të hiqte dorë nga politika miqësore gati 30 vjeçare me sulltanin, sepse ajo kishte filluar t'i trembej rritjes së fuqisë detare të Turqisë që vinte në rrezik zotërimet e saj në Egje. Në Romë dhe Venedik filluan të hartoheshin plane, sipas të cilave do të hapeshin tri fronte kundër Turqisë. Në frontin qëndror do të vepronin forcat shqiptare bashkë me forcat frënge të Dukës se Burgonjës. Në frontin e Danubit do të vepronin hungarezët, kurse në Greqi dhe në det do të vepronte flota e shteteve italiane. Për të lehtësuar këto veprime u vendosën lidhje edhe me sundimtarin e Turkmenisë, që ishte në luftë me fehmetin a II dhe me atë të Karamanisë në Azinë a Mogël, i cili përpiqej të çlirohejj nga vartësia e sulltanit.

Por përgatitjet e koalicionit po bëheshin jashtëzakonisht ngadalë për shkak të mosmarrëveshjeve që ekzistonin midis pjesëmarrësve. Ndërkohë, Mehmeti i II nisi po atë vit në Shqipëri një ekspeditë tjetër turkë, kundër së cilës Skënderbeu korri një fitore të re. Pas kësaj disfate, Mehmeti i II i propozoi Skënderbeut, me anën e rojeve kufitare turke, që të lidhnin paqë. Me shpresë të kryqëzatës, Skënderbeu nuk e pranoi paqën. Por kur më 1460 e pa se kryqëzata po vonohej Skënderbeu e pranoi kërkesën e sulltanit dhe, me gjithë zemërimin e papës, lidhi me të një armëpushim prej 3 vjetësh.

Armëpushimi ishte i domosdoshëm per shqiptarët, të cilët kishin nevojë të çlo-dheshin dhe të shëronin plagët e shkaktuara nga luftat 15 vjeçare. Nga ana tjetër, armëpushimi i dha mundësinë Skënderbeut t'i vinte në ndihmë aleatit të tij, Ferdinan-dit, mbretit të Napolit.

Ferdinandi, biri i Alfonsit të V që kishte vdekur më 1458, ndodhej në rrezik nga kryengritja e baronëve të Italisë së jugut, të cilët ishin bashkuar me princin Rene të Anzhuinëve që pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit. Skënderbeu kishte interes që në Italinë e jugut të fitonte aleati i tij, që përkrahej edhe nga papa, prej të cilit shpresonte të merrtë pastaj ndihmat e nevojëshme kundër turqve. Per këtë arësye, ai i dërgoi në ndihmë aleatit të vet, më 1460, një kontigjent kalorësish shqiptarë duke i premtuar se së shpejti do të vinte edhe vetë. Një nga kundërshtarët e Ferdinandit, Xhiovani Antonio Orsini, princi i Tarantos, me një letër që i drejtoi Skënderbeut më 10 tetor 1460, u përpoq ta bindëte që të hiqte dorë nga ekspedita në Itali. Ai kërkonte t'ia mbushte mëndjen Skënderbeut se ardhja e trupave shqiptare, të armatosura lehtë dhe të pamësuara të luftonin kundër kalorisë së rëndë italiane, nuk do të ndryshonte fatin e Ferdinandit. Skënderbeu, në përgjigjen që i bëri princit të Tarantos, më 31 tetor 1460, i thoshte ndër të tjera, se ai nuk mund të harronte ndihmën që i kishte dhenë Alfonsi në luftën kundër turqeve dhe i kujtonte se pa luftën me sukses që kishin bërë shqiptarët, jo vetëm Shqipëria, por edhe por edhe Italia do të kishte kaluar nën zgjedhën e osmanllinjëve. Në këtë vështrim , sipas Skënderbeut , ishte më mirë të ndihmohej ky mbret se sa baronët kryengritës dhe anzhuinët, të cilët nuk kishin dhënë asnjë kontribut në luftën kundër turqve. "Dhe pasi thoni, - shkruante Skënderbeu, - se me shqiptarët unë nuk do të mund ta ndihmoj as ta mbroj (Ferdinandin), dhe as t'i dëmtoj armiqtë e tij të fuqishëm, po u përgjigjem: ka ndryshuar puna, e në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi Epirotë dhe duhet ta dini se në kohë të tjera, stërgjyshët tanë kanë kaluar në vendin tuaj që ju mbani sot dhe kanë bërë me romakët luftime të mëdha dhe e dimë se më të shumtën e herës u ndanë me nder se me turp".

Në gusht të vitit 1461, Skënderbeu u nis me një ushtri të vogël, prej 2500 vetësh për në Itali. Rrugës ai vetë u ndal në Raguzë, ku më 24 gusht, u prit në një mënyrë madhështore nga senati i republikës. Kur arriti në Pulje, gjëndja e Ferdinandit ishte e dëshpëruar. Përveç qytetit të Napolit atij i kishin mbetur në dorë vetëm dy kështjella të tjera, ajo e Tranit dhe e Barletës, të rrethuara edhe këto nga ushtritë e baronëve kryengritës. Skënderbeu sulmoi me një herë dhe i theu ushtritë kundërshtare në Barleta. Pasi mori në dorëzim kështjellën, me kalorësinë e tij të lehtë e ndoqi kalorsinë e rëndë të princit të Tarantos, duke e thyer herë pas here dhe duke kallur tmerrin në radhët e saj. Pas disa veprimesh të tjera, Skenderbeu, shpëtoi në fund të atij viti edhe kështjellën e Tranit dhe e ndihmoi me këtë mënyrë Ferdinandin të shtypte kundërshtarët e vet.

Skënderbeu u kthye në Shqipëri më 1462, në një kohë kur çështja e kryqëzatës ishte gjithnjë në rend të ditës, pa u vënë akoma në vijë organizimi i saj. Në Shqipëri ai gjeti një gjëndje jo fort të qetë. Republika e Venedikut, e shqetësuar nga forcimi i aleancës shqiptaro-napolitane, filloi prapë nga provokimet e saj të vjetra. Duke kujtuar se gjëndja Skënderbeut ishte e dobësuar, sulltan Fatihu dërgoi atë vit kundër shqiptarëve tri ekspedita njerën pas tjetrës. Por edhe këtë radhë shqiptarët i bënë ballë furtunës turke. Si gjithmonë, nën udhëheqjen e Skënderbeut, të tri ekspeditat turke u thyen, e para më 27 gusht 1462 në grykën e Mokrës, e dyta pak ditë më vonë në fushën e Pollogut, dhe e treta në shtator 1462, në Livad afër Ohrit.

Vazhdimi i luftës kundër turqve në një kohë kur Shqipëria ishte e shkretuar dhe e izoluar dhe zgjatja pa shpresë e përgatitjeve të kryqëzatës që kishte ndërmarrë Piu i II, e detyruan Skënderbeun të pranonte paqën propozuar përsëri nga Mehmeti i II, i cili synonte me këtë mënyrë të shkëpuste Skënderbeun nga koalicioni evropian. Paqja u nënshkrua në Shkup më 27 prill 1463.

Edhe këtë radhë paqja shqiptare-turke nuk u pa me sy të mirë nga Piu i II i cili e shfrytëzonte figurën e Skënderbeut në fushatën propagandistike kryqtare. Paqja e shqetësoi edhe Republikën e Venedikut, e cila tani që po hynte në luftë kundër turqve për t'u marrë Morenë donte t'i shfrytëzonte shqiptarët si diversion në prapavijat e armikut. Papa dhe Venediku ushtruan mbi Skënderbeun një presion të madh për ta detyruar ta prishte paqën me turqit. Skënderbeu në fillim nuk pranoi. Si duket ai donte të shikonte më parë makinën kryqtare të vihej në lëvizje. Në nëndor 1463 kryqëzata u shpall zyrtarisht nga papa dhe ushtritë kryqtare filluan të grumbulloheshin në skelat e Italisë për t'u nisur kundër turqve. Atë vit, midis Skënderbeut dhe Venedikut u lidh më në fund një traktat miqësie dhe aleance në luftën kundër turqve. Kjo aleancë u plotësua me një aleancë tjetër midis Venndikut dhe Hungarisë. Në të njëjtën kohë, Dukagjinët hoqën dorë një herë e përgjithmonë nga qëndrimi i vjetër armiqësor dhe u bënë aleatë të ngushtë të Skëndetbeut. Me presionin e republikës, e cila i premtoi ndihma ushtarake, dhe me nxitjen e papës, Skënderbeu u bind më në fund të solidarizohej me kryqëzatën dhe më 27 nëndor 1463 i shpalli luftë Turqisë duke kryer një varg veprimesh luftarake në zotërimet turke të Maqedonisë.

Por ushtritë kryqtare, megjithëse po grumbulloheshin nëpër skela, nuk u nisën as në verën e vitit 1464. Mosbesimi që ekzistonte midis pjesëmarrësve të kryqëzatës, mungesa e organizimit paraprak, dhe më në fund edhe vetë vdekja e Piut të II me 14 gusht 1464, sollën dështimin e kryqëzatës. Me dështimin e saj shqiptarët mbetën përsëri vetëm përballë furisë turke.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

Rrethimi i Dytë i Krujës (1468)

Më 1464 filloi për shqiptarët periudha e fundit e rezistencës së udhëhequr nga Skënderbeu kundër shkelësve turq. Tani sulltan Mehmeti i II dërgoi kundër Shqipërisë një varg ekspeditash, qëllimi i të cilave ishte të shkretonin krejtësisht vendin për të shteruar burimet ekonomike e financiare, të lodhnin dhe të demoralizonin forcat shqiptare për të përgatitur kështu terenin e grushtit përfundimtar.

Megjithatë shqiptarët nuk u ligështuan por i përballuan me të gjitha forcat e tyre hordhitë e egërsuara otomame. Më 14 gusht 1464 në afërsitë e Ohrit, shqitarët, të udhëhequr gjithënjë nga Skënderbeu, i dërmuan plotësisht ushtritë turke nën komandën e Sheremet Beut. Më 1465, sulItan Mehmeti i II ia ngarkoi barrën e ekspeditave një renegati shqiptar, Ballaban Pashës, një nga ushtarakët më të shquar të perandorisë së osmanllijve. Brënda vitit Ballabani kryesoi katër ekspedita kundër Shqipërisë . Ekspedita e parë u krye në prill. Beteja u zhvillua në fushën e Vajkalit, në Bulqizë dhe përfundoi me thyerjen e ushtrive turke. Por fitorja kushtoi shumë shtrenjtë. Ballabani dijti ta tërhiqte ushtrinë turke nga beteja pa pësuar dëme të mëdha dhe njëkohesisht të kapte gjallë disa qindra robër shqiptarë, bashkë me ta dhe 8 nga komandantët më të shquar të Skënderbeut, midis të cilëve edhe Moisi Golemin.

Komandantët e zënë rob u qëndruan heroikisht deri sa vdiqën, torturave të turqve. Ekspedita e dytë u krye në qershor dhe e treta në korrik, por në të dy rastet Ballaban Pasha u thye shumë keq. Në gusht të atij vit, kundër Shqipërisë erdhën dy ushtri turke njëkohësisht nga dy drejtime të ndryshme, njëra nën komandën e Ballaban Pashës nga Maqedonia dhe tjetra nën atë të Jakup Arnautit nga sanxhaku i Shqipërisë. Por Skënderbeu, në krye të ushtrisë shqiptare theu më parë Ballaban Pashën në fushën e Vajkalit dhe pas disa ditësh ushtrinë tjetër turke në fushën e Kasharit, ku mbeti i vrarë edhe komandanti i saj, Jakup Arnauti.

Duke kujtuar se tashmë ishin krijuar kushtet për të shkatërruar qëndresën shqiptare, sulltan Mehmeti i II vendosi më në fund të vinte vetë në Shqipëri. Në qershor të vitit 1466 në krye të armatës së jenicerëve dhe të ushtrive të Anadollit e të Rumelisë, prej rreth 150 mijë vetësh, duke ardhur nga ana e Manastirit, hyri në Shqipëri, përshkoi luginën e Shkumbinit dhe iu drejtua Krujës. Me këtë ekspeditë lufta e madhe shqiptare-turke arriti kulmin. Kronistët turq, të cilët na japin lajme mjaft interesante për këtë ekspeditë, thonë se këtë radhë sulltan Fatihu kishte vendosur të shtypte me çdo kusht rezistencën shqiptare duke përdorur të gjitha mjetet e mundëshme, bashkë me to çfarosjen e popullsisë vëndase. Shqiptarët, të cilët e parashikonin tërbimin e turqve, e dinin se këtë radhë më tepër se herë tjera, ishin të detyruar të luftonin për jetë a për vdekje. Për këtë arësye, sikurse shënon Dursun Beu, kur ushtritë turke hynë në Shqipëri, shqiptarët kishin braktisur fushat e luginat, ishin tërhequr në male të thepisura dhe në gryka të ngushta ku kishin marrë masa mbrojtëse.

Ushtrinë e vet sulltani e ndau në dy pjesë. Njëra nga ato rrethoi Krujën. Tjetra mori urdhër të ndiqte çetat shqiptare që sulmonin prapa krahëve ushtrinë dhe karvanet turke. Osmanllijtë, pohon kronisti Qemal Pasha-Zade, - për shkak të dëmeve të mëdha që pësuan me shqiptarët u treguan këtu të tmerrshëm dhe s'lanë bimë mbi tokë". Reparte turke të stërvitura në luftimet e maleve, i ndoqën shqiptarët deri në thellësi, por kudo ndeshën në një qëndresë të pabesueshme. Gjatë këtyre operacioneve, thotë Dursun-Beu, me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Plaçka e luftës qe aq e madhe, shton Qemal Pashë-Zadeja, sa për të mos e lënë atë në duart e shqiptarëve, kuajtë e ngarkuar rëndë ngordhën rrugës. Me gjithë dëmet e mëdha, shqiptarët u rëzistuan heroikisht këtyre operacioneve. Kronisti bizantin i sulltan Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se shqiptaret preferonin më mire vdekjen se sa të binin në duart e turqve. "Disa ilirianë (shqiptarë) shkruan Kritobuli duke parë se ndiqeshin nga hoplitët dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t'u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbejt, në hapësirën e përrejve dhe u vranë."

Me pjesën tjetër të ushtrisë, Mehmeti i II. duke patur prane edhe Ballaban Pashën e shtrëngoi rrethimin e Krujës. Si më 1450 edhe tani, Skënderbeu kishte lënë në kështjellë një garnizon prej 4 mijë vetësh, nën komandën e Tanush Topisë ,kurse vetë me pjesën tjetër të ushtrisë prej rreth 8 mijë vetësh, kishte qëndruar jashtë. Edhe këtë radhë, Kruja u qëndroj gjyleve të mëdha dhe sulmeve të përgjithëshme të turqve. Skënderbeu si dhe më parë nga jashtë, me sulmet e tij të shpeshta, i shkaktoi dëme të shumta ushtrisë së panumërt të osmanllijve. Sulltani i drejtoi vetë operacionet e rrethimit për dy muaj me radhë. Në gusht ky u bind se Kruja nuk mund të merrej dot as këtë radhë. Kështu Pushtuesi i Stambollit, sulltani që kishte projektuar planin e pushtimit të Italisë, u mbulua me turp nën muret e Krujës.

Në gusht ai me një pjesë të ushtrisë u largua nga kampi i Krujës duke lënë aty Ballaban Pashën me 80 mijë ushtarë për të vazhduar rrethimin derisa të detyronte garnizonin të dorezohej nga uria. Për t'i siguruar një pikëmbështetje të sigurtë ushtrisë turke që la në Shqipëri, Mehmeti i II ndërtoi, në luginën e Shkumbinit, mbi gërmadhat e kalasë vjetër të Valmit, një kala të re, së cilës i vuri emrin arabisht Ilbasan (vend që sundon). Në një letër që Mehmeti i II i dërgoi birit të tij, Bajazitit, i thoshte ndër të tjera se kalaja e re ishte ndërtuar në vëndin më të përshtatshëm dhe do të shërbente si bazë për pushtimin e Shqipërisë. Sulltani e bëri Elbasanin po në atë kohë edhe qendër sanxhaku duke lidhur pas tij krahinat në veri të lumit Devoll e Seman të cilat në organizimin e vitit 1432 ishin përfshirë në sanxhakun e Shqipërisë. Me këtë organizim të ri sanxhaku i Shqipërisë u suprimua. Në vend të tij tani kishte dy sanxhaqe; njëri në Shqipërinë e mesme me qendër Elbasanin, të cilit iu ngarkua barra të nënshtronte krahinat që ndodheshin në kontrollin e Skënderbeut, tjetri në jug me qëndër në Vlorë, i cili do të shërbente si bazë për përgatitjen e ekspeditë që Fatihu ëndërronte gjithnjë të kryente në Itali. Për të plotësuar organizimin ushtarak-administrativ, sulltani urdhëroi të bëhej edhe një herë regjistrimi i tokave në defterin e hollësishëm.

Në vjeshtë, pasi kishte përfunduar ndërtimi i kalasë, sulltani u largua nga Shqipëria. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethoi dhe pushtoi qytetin e Qidhnës, ku ishin strehuar rreth 10 mijë gra, pleq e fëmij, të larguar nga krahinat fushore dhe pasi i shtiu në dorë, i masakroi barbarisht si hakmarrje për disfatën e turpshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

Rrethimi i Tretë i Krujës - Vdekja e Skënderbeut

Pas largimit të sulltanit, Skënderbeu u përpoq, të çlironte Krujën nga rrethimi dhe të shtinte në dorë kalanë e Elbasanit, por nuk i a arriti dot. Dimri po afronte dhe gjëndja e Shqipërisë ishte tmerësisht e vajtueshtme. Mehmeti i II me vandalizmat e tij e kishte shkatërruar në një mënyrë të pashërueshme vendin, sa s'kishte mbetur, siç thotë Qemal Pashë-Zadeja, "as dhelpër as ujk pa rënë në kthetrat e pushtuesit të botës". Vëndin e kërcënonte uria. Popullsia e masakruar ishte rralluar. Rinia shqiptare ishte çfarosur gjatë luftave të shpeshta të viteve të fundit. Ushtria shqiptare që po vazhdonte luftën me shpirt në dhëmbë, kishte nevojë për armë, municione dhe ushqime.

Për të përballuar gjëndjen tepër kritike, Skënderbeu u bëri aleatëve të tij një thirrje të fundit për ndihmë. Ai dërgoi ambasadorë në Hungari, Venedik e Raguzë. Në dhjetor 1466, Skënderbeu u nis vetë në Rome, për ta bindur papën Pal i II mbi nevojën domosdoshme të ndihmave. Skënderbeu arriti në Romë, më 12 dhjetor, i veshur me zhgunin që mbante gjatë luftës dhe i shoqëruar me pak kalorës, ku u prit me nderime prej kardinalëve. Qyteti i Romës i bëri Skënderbeut një pritje madhështore, të denjë për një udhëheqës të mbuluar me lavdi. "Si hyri në Romë , të cilën e kishte mbuluar kishte me zulmën e emrit dhe trimërisë së vet - shkruan një dëshmitar - menjëherë doli në praninë e papës, dhe sa u muar vesh kjo punë nga romakët, nga të gjithë anët, qe një lëvizie dhe një rendje e pabesueshme njerëzish për të parë dhe për të nderuar, dhe Pali kur e pa Gjergjin, u çudit për pamjen e atij burri të fortë dhe e priti me nderime shumë të mëdha". Ai i dha atij një relikë të shenjtë dhe një shumë të pakët të hollash "që nuk mund të zihen në gojë, - thotë një shkrimtar bashkëkohas, - pa u skuqur nga turpi çdo i krishterë". Pas bisedimeve të gjata Skënderbeu e bindi në fund koncistorin roman t'i jepte atij një ndihmë prej 5 mijë dukatash. Nga Roma, Skënderbeu shkoi në Napoli por edhe Ferdinandi nuk i dha veçse disa ndihma të kufizuara, pak ushqime e municione dhe një mijë dukata.

Skënderbeu u kthye në Shqipëri, në fillim të prillit 1467 ku iu drejtua edhe një here masave popullore të Shqipërisë për të bërë sakrificën supreme. Masat fshatare, si kurdoherë, edhe tani i u përgjgjën thirrjes së udhëheqësit të tyre. Me ushtrinë që organizoi me të shpejtë së bashku me Lekë Dukagjinin, duke pasur edhe ndihmën e disa reparteve venedikase të Shkodrës, Skënderbeu filloi sulmin kundër ushtrive të Ballaban Pashës që mbante gjithnjë të rrethuar Krujën. Një ushtri turke që i vinte në ndihmë Ballaban Pashës, nën komandën e vëllait të tij, u thye pa i u afruar akoma Krujës. Pastaj Skënderbeu, i ndihmuar nga garnizoni i rrethuar që doli nga kështjella, kreu një sulm vendimtar mbi ushtrinë turke dhe i shkaktoi një disfatë të plotë. Vetë Ballabani mbeti i vrarë kurse ushtria turke u tërhoq e shpartalluar. Skënderbeu rrethoi pastaj Elbasanin por duke mos pasur artileri përsëri nuk e mori dot.

Disfata e Ballaban Pashës e egërsoi edhe më tepër sulltan Fatihun, i cili vazhdonte ta konsideronte rezistencën shqiptare si problemin kryesor të politikës së tij. Në korrikun e vitit 1467, në krye të ushtrisë së perandorisë, Mehmeti i II, u nis përsëri kundër Shqipërisë dhe e rrethoj Krujën për të tretën herë. Këtë radhë Fatihu kishte vendosur, siç thonë kronistët turq, të mos kthehej pa e shkatërruar çerdhen e rezistencës shqiptare që ishte bërë tashmë simboli i rezistencës evropiane kundër invazorëve turq. Edhe këtë vit turqit i përsëritën masakrat e vitit të kaluar. Në një letër tjetër të tij,Fatihu duke bërë fjalë për ekspeditën e këtij viti, shkruan se ushtritë turke të Anadollit dhe të Rumelisë u ndeshën me ushtritë shqiptare në luginën e Buzurshekut (ndoshta në luginën e Shkumbinit) dhe midis tyre u zhvillua një e përgjakëshme, në të cilën të dy palët patën humbje tepër të mëdha. Duke e mbajtur Krujën të rrethuar, me pjesën kryesore të ushtrisë, Mehmeti i II sulmoi gjithashtu Durrësin dhe Shkodrën duke plaçkitur dhe djegur vendin, por edhe këto nuk i pushtoi dot. Gjatë kësaj, ekspedite, shënon kronisti Kritobul, turqve "asgjë nuk u shpëtoi dhe asgjë nuk u mbeti e fshehur nga gjithë ato që s'mund të arriheshin dot, që ishin të largëta, të egëra dhe të fshehura brënda tokës. Brenda 15 ditëve që qëndroi Mehmeti i II, ushtritë e shumta turke u përpoqën të çfarosnin pa mëshirë të gjithë popullsinë e vendit. Por edhe këtë radhë shqiptarët luftuan me heroizëm duke tërhequr edhe një herë më shumë admirimin e gjithë botës së qytetëruar, që e ndiqte me interesim fatin e kësaj lufte fatale për Shqipërinë. Fatihu nuk e pushtoi dot Krujën as këtë radhë. "Duke parë, - thotë Kritobuli, - se do të ishte e pamundur ta merrte (Krujën) me sulm me anën e armëve" ai u largua i turpëruar në gusht për në Konstandinopojë duke lënë aty një pjesë të ushtrisë së tij që ta vazhdonte rrethimin e kështjellës. Por me largimin e tij ushtria shqiptare sulmoi dhe e theu ushtrinë turke duke e shpëtuar edhe kësaj here Krujën.

Fitoret e arritura shqiptarët i paguan shumë shtrenjtë. Shpresat për ndihma nga jashtë pothuajse ishin prerë. Vetëm Venediku, që vazhdonte të ishte në luftë me turqit, i dha Skënderbeut një ndihmë prej 3 mijë dukätash dhe disa qindra ushtarë, duke nxitur që të sulmonte Elbasanin. Republika ishte mjaft e shqetësuar sepse sanxhakbeut të Elbasanit i qe ngarkuar detyra të sulmonte Durrësin e ta përfshinte në sanxhakun e vet. Duke marrë Durrësin, turqit, të cilët kishin në duart e veta edhe Vlorën, vinin në rrezik epërsinë e republikës në Adriatik. Dëbimi i turqve nga Elbasani ishte në radhë të parë në interesë të vetë shqiptarëve. Skënderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta të Venedikut nuk mund të përballohej më lufta plot sakrifica kundër osmanllijve. Për të kërkuar burime të reja, të cilat i kishte gjetur vazhdimisht në vend, thirri në janar të vitit 1468 në Lezhë, një kuvend të krerëve shqiptarë. Në pragun e kuvendit një ushtri turke, duke ardhur nga Kosova, sulmoi Shhkodrën. Skënderbeu, i cili ato ditë ndodhej i sëmurë në Lezhë, nuk mundi të merrte pjesë në luftime. Ushtria shqiptare këtë radhë luftoi pa komandantin e vet dhe korri mbi turqit një fitore tjetër. Pas pak ditësh më 17 janar 1468 i mbuluar me një lavdi të përjetëshme, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë. Ai u varros po aty në katedralen e Shën-Kollit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

Rrethimi i Katërt i Krujës (1476-1478)

Me vdekjen e Skënderbeut populli shqiptar mbeti pa udhëheqësin e vet të shquar në çastin më tragjik të historisë së tij. Nga njëra anë qëndronin turqit e egërsuar, forca ushtarake e të cilëve po rritej. Nga ana tjetër shtetet evropiane vazhdonin të ishin të përçara pa shpresë se do të ndërmernin ndonjë fushatë serioze të përbashkët kundër osmanllijve. Brenda në Shqipëri, tani, nuk kishte ndonjë personalitet që të gëzonte edhe aftësitë ushtarak, edhe autoritetin politik për të cilën kishte nevojë rezistenca shqiptare. Biri i Skënderbeut, Gjoni, ishte shumë i ri për të zënë vendir e udhëheqësit. Bile, bashkë me t'ëmën, ai e la vendin dhe u vendos në Mbretërinë e Napolit, në feudet që Ferdinandi i kishte dhuruar si shpërblim Skënderbeut. Krerët e tjerë feudalë, i humbën shpresat për fitore dhe njëri pas tjetrit ose e braktisën vendin dhe shkuan përtej detit ose dezertuan dhe u bashkuan me armikun. Masa të mëdha fshatarësh, sidomos nga viset e ulta, për t'i shpëtuar zgjedhës turke, zgjodhën si rrugë shpëtimi mërgimin jashtë vendit dhe u vendosën në Itali dhe në qytetet e Dalmacisë.

Megjithatë pjesa e popullsisë që mbeti e vazhdoi luftën kundër turqve. Në krye të forcave shqiptare u vu Lekë Dukagjini, zotërimet të cilit ishin drejtpërdrejt në rrezik tani që turqit i përqëndruan sulmet e tyre kundër kalave të Shqipërisë së veriut (Lezhës, Drishtit, Danjës, Shkodrës). Tani Republika e Venedikut e cila vazhdonte të ishte në luftë me turqit, tregonte një interesim më të madh për rezistencën shqiptare. Sidomos më 1470 kur pësoi disfata të rënda në Greqi, ajo u përpoq të ndihmonte Lekë Dukagjinin, që ta vazhdonte luftën kundër turqve me qëllim që të shpëtonte zotërimet e saj në Shqipëri dhe të siguronte kushte më të mira në paqën që përpiqej të lidhte me turqit. Lekë Dukagjini, duke pasur nevojë për ndihmën e republikës, hyri krejtësisht nën mbrojtjen e saj. Mbrojtjen e qyteteve e morën tashti përsipër kryesisht forcat shqiptare.

Sulltan Fatihu kujtoi se me vdekjen e Skënderbeut do ta thyente lehtë rezistencën shqiptare. Për këtë qëllim ai nisi kundër Shqipërisë repartet kinxhijve turq, të cilët dy here në vit, në kohën e korrjeve dhe të mbjelljeve, përshkonin me zjarr e me hekur krejt vendin e panënshtruar. Por edhe këto vale shkatërrimtare nuk e thyen dot moralin e shqiptarëve.

Më 1474, një ushtri e madhe turke e udhëhequr nga bejlerbeu i Rumeli Sulejman Pasha, u drejtua kundër Shqiperisë së veriut, për të marrë Shkodrën. Mehmeti i II ngutej ta mposhte rezistencën shqiptare për të kaluar sa më parë në Itali. Turqit e rrethuan Shkodrën dhe e bombarduan për një muaj rresht me artileri, por kështjellën nuk e morën dot. Lëvizja në drejtim të jugut e ushtrive hungareze të mbretit Mathias, e detyroi sulltanin ta pezullonte përkohësisht rrethimin e Shkodrës. Në vend të Sulejman Pashës, i cili u dërgua në fronte të tjera, Fatihu dërgoi sanxhakbeun e Bosnjes, Skënder Pashën i cili u dërgua në fronte të tjera , Fatiu dërgoi sanxhakbeun e Bosnjes Skënder Pashën, që ta shkretonte me anën e akinxhijve gjithë Shqipërinë veriore.

Pak më vonë Mehmeti i II pësoi dy disfata të mëdha, njërën në Hungari, tjetrën në Lepant. Për të kompensuar këto dy humbje Fatihu, kërkoi të pushtonte po atë vit Shkodrën dhe me këtë barrë, ngarkoi gjeneralin e vet të shquar Gjedik Ahmet Pashën, një devsh shqiptar, por ky nuk pranoi të merrte përsipër këtë detyrë ndoshta sepse nuk donte, sipas kronistit turk Hami Danishment, të luftonte kundër bashkatdhetarëve të tij ose parashikonte, sipas kronistit Ahmet Bahaudin, se do të pësonte disfatë si dhe komandantët e mëparshëm turq. Gjedik Ahmet Pasha u burgos dhe organizimin e ekspedites kundër Shqipërisë mori në dorë vetë sulltani.

Ekspedita u përgatit për një kohë të gjatë. Para së gjithash u dërguan reparte speciale të cilat sheshuan rrugët dhe ndreqën urat. Pastaj në vitin 1476, një ushtri e madhe turke nën komandën e Ahmet Bej Evrenozit erdhi në Shqipëri dhe rrethoi për të katërtën herë Krujën me qëllim qe ta mbante të bllokuar deri sa ta detyronte të dorëzohej nga uria. Rrethimi vazhdoi edhe në vitin 1477. Nga bllokimi i gjatë ushqimet mbaruan dhe uria arriti kulmin duke e bërë të dëshpërueshme gjendjen e të rrethuarve. Një ushtri shqiptaro-venedikase e udhëhequr nga Lekë Dukagjini dhe Antonio Loredano i vajti në ndihmë qytetit të rrethuar. Më 2 shtator 1477 ata sulmuan ushtrinë turke dhe pas një lufte të ashpër në të cilën mori pjesë edhe garnizoni i Krujës që doli nga kështjella e thyen Ahmet Bej Evrenozin. Por forcat shqiptare e venedikase nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren e tyre. Duke rënë pas plaçkës, ata i dhanë mundësinë komandantit turk ta grumbuIlonte përsëri ushtrinë dhe t'i sulmonte duke i thyer ata keqas. Pastaj Ahmet Bej Evrenozi vazhdoi përsëri bllokimin e keshtjellës.

Me 1478 kundër Shqipërisë u nis edhe vetë sulltan Mehmeti i II me pjesën tjetër të ushtrive turke, i vendosur t'i jepte fund me çdo kusht rezistencës shqiptare, të pushtonte Shkodrën dhe qytetet e tjera. Për të katërtën herë sulltani pushtues u duk përsëri nën muret e Krujës që po rezistonte heroikisht. Por tani gjëndja e të rrethuarve ishte keqësuar aq shumë, sa përveç, ushqimeve ata tani, nuk kishin as armë me se të mbroheshin. Të shtrënguar nga uria dhe nga mungesa e armëve, mbrojtësit e Krujës, më në fund, pranuan, më 16 qershor 1478 propozimin e sulltanit që të dorëzonin kështjllën kundrejt së drejtës për t'u larguar të lirë nga qyteti. Por Mehmeti i II e theu fjalën. Me urdhërin e tij, turqit u ranë me të pabesë mbrojtësve heroikë që po linin qytetin bashkë me familjet e tyre. Një pjesë e madhe u therën në vend ndërsa gratë e fëmijtë u shitën si skllevër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU


Pesqind e ca vjet me pare, vendi yne, Shqiperia, quhej Arberi dhe banoret e saj - arber. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithe vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndare ne principata te medha, sipas familjeve te shquaraqe kishin ne krye. Nder me te permedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt ne Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotet ne Shqiperine e Mesme dhe Aranitet e Zenebishtet, ne Jug. Por principata me e madhe nisi te behej ajo e Kastrioteve, qe e vendosi qendren ne Kruje dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin. Bujqit punonin tokat, barinjet kullosnin bagetite ne bjeshket e pasura, tregtaret merrnin rruget e karvaneve ose anijet pet te shkuar larg ne perendim e ne lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurme qytetet. Ne majat e maleve e ne shpatet e thepisura ngriheshin keshtjella, ku armiqte nuk ngjiteshin dot lehte. Vetem se fisniket arber, ashtu si zoterit europiane te njejte me ta, benin shpesh lufte midis tyre per zgjerimin e pronave dhe te pushtetit.

Peseqind e ca vjet me pare...

Nje popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretetirat e Azise, po i jepte goditje vdekjeprurese Peradorise Bizantine dhe kishte vershuar ne Ballkan, duke i futur tmerrin gjithe Europes. Ata ishin turqit osmanllinj. Here pas here ata sulmonin edhe Arberin me hordhite e tyre te panumerta, grabisnin e kerkonin taksa te renda e haraq nga bujaret e banoret vendas. Por princet nuk kishin mundur deri ne ate kohe te beheshin te gjithe tok per ta luftuar kete armik te perbashket. Popullsia luftonte, por detyrohej te merrte malet per te mos rene ne duart e pushtuesve. Ne fillim te shekullit XV osmanllinjet arriten ta vinin nen sundim gjithe Arberin. Gjon Kastrioti, me miqesin e krushqi te shumta me princet e tjere shqipetar, por edhe me marreveshje me Venedikun, arriti tei zgjeronte shume zoterimet e tij ne mes te Shqiperis se atehershme. Ketu kalonin rruget me te rendesishme, qe lidhnin Arberine me vendet fqinje, pra Perendimin me Lindjen. Dhuna dhe mizorite e osmanllinjve qe donin ta fusnin gjuhen, zakonet dhe fene e tyre, ia kishin bere popullit jeten te padurueshme. Arberit ishin te gatshem te ngriheshin per te shporrur grabitqaret osmanllinj, per te rifituar lirine e begatine e humbur. Gjon Kastrioti, duke e ndjere veten me te forte se kurre i shpalli lufte Turqise, bile arriti edhe disa fitore kunder disa taboreve te saj ne trojet shqiptare. Por Sulltani, i terbuar nga zemrimi, mblodhi nje ushtri te madhe dhe nisi kunder shqipetarve qe ishin te paket ne numer. Me zjarr e me hekur ajo e pershkoi gjithe vendin dhe e detyroi perseri Gjon Kastriotin te pranonte kushtet e Sulltanit. Kete here kushtet ishin shume me te renda: Gjonit iu moren te gjitha keshtjellat, perveq asaj te Krujes dhe zoterimeve ne tokat e Matit, taksat iu bene edhe me te renda dhe ai kthehej ne vasal te Sulltanit. Po Sulltani kete radhe u tregua edhe me dinak... ...Porsa kishte mbaruar lufta, ne portat e Krujes u duk nje grup i madh kaloresish me jatagane ngjeshur ne brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbeshtjelle rreth kokes. Ne krye te tyre Hajredin beu, i derguar nga Sulltani me nje ferman sa nje qarqaf te beshtjelle si tub. Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me te shpejte dhe zuri koken me duar. Sulltani, ne shenje besnikerie i kerkonte peng te kater djemet e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogel. Kete Gjoni nuk e kishte pritur . Qete bentee! I derguari i Sulltanit priste duke ngritur doren kercenueshem ne drejtim te Stambollit. Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Per probleme te rendesishme e te veshtira ai degjonte gjithmone mendimin e tyre. Po te mos ia jepte djemte, terbimi i Sulltanit do te binte mbi Arberin, ndersa djemte ishin jeta e tij, shpresa e se ardhmes per vendin.Prijesit arber qendruan te heshtur per nje qast. Pastaj, me te rinjte, u ngriten gjithe vrull duke kundershtuar kerkesen e Sulltanit. Me te vjetrit, pasi i peshuan mire punet ne interes te Arberise, u ngriten nje nga nje duke iu lutur Gjonit qe te jipte djemet, ndryshe terbimi i Sulltanit do te kalonte ne zjarr e ne hekur qindra mijera djem te tjere arber.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

lindi me 6 maj 1405 dhe vdiq me 17 janar 1468
është Heroi Kombëtar i shqiptarëve
është figura më e shquar në historinë e shqiptarëve



Biografia

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njeres. KETU QENDRON E VERTETA. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:37 am

Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:38 am

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:38 am

Skënderbeu në film

Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).


Mirënjohje

I pari i shqipëtarëve

Hero Kombëtar

Urdhëri i Skënderbeut

Veprat kushtuar Skënderbeut

Mbrojtës i krishtërimit


Figura e Skënderbeut në art

Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.

Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.

Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:38 am

Marin Barleti (1460-1513)



Marin Barleti, nė kopertinėn e bibliografisė 'Skėnderbeu' Nė bibliografinė I, "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu" gjejmė materiale tė ndryshme qė lidhen me Skėnderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili ėshtė edhe historiani dhe kronisti mė i saktė i figurės sė heroit kombėtar tė shqiptarėve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)'
(Historia pėr jetėn dhe bėmat e Skėnderbeut, princit tė epirotėve) ėshtė pėrveē 'Rrethimi i Shkodrės' (De Obsidione Scodrensi, 1504) njė prej veprave mbi tė cilėn janė referuar shpeshherė historianėt. Lidhur me autorin, jetėn dhe veprėn e tij, nuk kemi mundur akoma tė grumbullojmė materiale sinjifikative, por nė pritje tė njė kompletimi tė tė dhėnave pėr tė, dhe citimit tė veprave tė tij, qoftė lidhur me veprėn "Rrethimi i Shkodrės" apo vepra tė tjera, po publikojmė kėtu shkrimin "Skėnderbeu" nga vėllimi "Historia e heronjve" tė baronit danez (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet pėr veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Ėshtė njė personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur nė Norvegji, nė kohėn kur Norvegjia i pėrkiste mbretėrisė sė Danimarkės. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalėt: "Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:38 am

Gjergj Kastrioti- nga Ludvig Holberg


[ Pėrshtati nė shqip nga njė danishte e vjetėr gotike ]

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, pikturė Dikur para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem, ku mė i riu quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do pėrshkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij Gjergjin sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar ai pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, ēuditėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė tepėr nė moshė la tė kuptojė se s'kishte dėshirė mė tė vogėl pėr tė nxėnė ushtrimet ushtarake, kėshtu qė i dha Sulltanit sinjale tė tilla dhe ai e bėri atė menjėherė Sanxhak, qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohe tė shkurtėr atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur gjithkund.
Kur ai pas shumė fitoreve u kthye pėrsėri nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u bė njė dyluftim krenarie nga njė shqiptar, i cili pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi njė nga njerėzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe.

...(pas dezertimit tė Skėnderbeut dhe dėshtimit tė osmanėve herė pas here)...

E gjithė bota po ēuditej pėr fuqinė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, tė thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull i ēuditshėm se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu, tė njė vendi tė vetėm mund tė bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se nė personin e Skėnderbeut ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte vetėm e nevojshme tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė.

... Kur Skėnderbeu ishte pranė vdekjes, shtrirė dhe me temperaturė tė lartė, ndodhi njė sulm i ri turk. U hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat dhe vdiq pak kohė mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė e ēuditshme se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai i shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, vetė shumicėn e komandantėve dhe luftėtarėve, qė e sfiduan atė, me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė. Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėrua nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė, por e pėrkryer ėshtė historia e njė epirioti, Marin Barletit, nė 13 vėllime, tė cilėt unė i kam ndjekur nga afėr. I njėjti Barlet dėshmon se qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė:
Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:38 am

Historiani i shquar Marin Barleti (1460-1513)

Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy".
Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė, rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht. F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė, se vepra e Barletit "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė rradhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės.
Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.
Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė njė nga idetė e mėdha tė veprės. Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti.
Duke folur pėr qėndresėn e shqiptarėve gjatė shekullit XV, Barleti ka vėnė nė qendėr tė veprės sė vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla; ajo ėshtė dhėnė me tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e humanizmit e tė konceptit humanist pėr njeriun dhe luftėtarin e lirisė.
Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli luftėtar e trim, tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta dhe me lirinė.
Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe njerėzore, madhėshtor dhe legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e heroit, skalitur si me daltė nga pena e Barletit.
Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.
Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr, historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme, vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
Me librin e tij, Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:38 am

Skenderbeu... Sipas Oliver Jens Schmitt

Oliver Jens Schmitt, do të prezantojë “Skënderbeun” në gjuhën shqipe. Vepra e profesorit të historisë së Evropës Juglindore, pranë Universitetit të Vjenës, vjen e shqipëruar prej Ardian Klosit. “Skënderbeu” është monografia e dytë e madhe për Arbërinë e shekullit 15, shkruar prej prof. Schmitt pas botimit në vitin 2007 të veprës “Arbëria venedike”. Në këtë vëllim kushtuar Skënderbeut, profesor Oliver Jens Schmitt, ka përdorur metodën e fokusimit shumëplanësh të protagonistit. Në këtë vepër, Schmitt shkëputet nga jetëshkrimet tradicionale për Gjergj Kastriotin. Ndërsa analiza shkencore dhe dokumentacioni tejet i pasur mbështesin edhe më fort zbërthimin e një mitologjie që mbretëron prej njëqindvjeçari te ne. Oliver Jens Schmitt, në veprën e tij, shkruan se jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua e u shpartallua nga osmanët. Ndërsa e quan gati emblematike vetminë e Skënderbeut në ditët e tij të fundit… “Vetëm se bota pas tij nuk deshi të dinte për këtë fat tragjik, ajo dëshiroi një hero ngadhënjimtar në luftën për mbijetesë kundër perandorisë osmane. Kështu vazhdoi të jetojë Kastrioti i madh si hero vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim, ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshonin kohët”, vazhdon më tej profesori i historisë në Universitetin e Vjenës. “Skënderbeu” do të promovohet më 10 nëntor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:39 am

Gjërgj kastrioti

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

shumë njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shumë thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli natën një tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga një qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njeres. këtu QENDRON E VERTETA. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe për nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 11:39 am

Tek "Sheshi Skënderbeu" në Tiranë


Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës
Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu  Empty Re: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi