Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Pse harrojme?!  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Pse harrojme?!  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse harrojme?!

2 posters

Shko poshtë

Pse harrojme?!  Empty Pse harrojme?!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Dec 04, 2010 2:56 pm

Të gjithë njerëzit harrojnë vazhdimisht dhe për këtë studiuesit japin versionet e tyre se si ndodh procesi i harresës, shkaqet dhe kategoritë më të predispozuara. Megjithëse kujtesa afatgjatë ka një kapacitet shumë të madh, ajo nuk është e përkryer. Të gjithë njerëzit pa përjashtim harrojnë. Studimet tregojnë se më së shumti njerëzit harrojnë rreth 9 orë pas marrjes së informacionit. Pas kësaj periudhe harresa vazhdon por me intensitet më tè ulët. Pse harron njeriu? Lidhur me këtë ekzistojnë dy teori: teoria e humbjes (dekompozimit) të informacionit dhe teoria e ndërhyrjes së informacionit. Sipas teorisë së parë, harresa ndodh pasi informacioni që ruhet në kujtesë humbet si pasojë e mospërdorimit apo kalimit të kohës. Kjo teori nuk përkrahet nga të gjithë psikologët sot, pasi nuk shpjegon përse një pjesë e informacionit që nuk përdoret humbet dhe një pjesë tjetër qëndron përgjithmonë në kujtesë, pavarësisht se nuk përdoret. Një plak mund të ketë harruar se çfarë ka ngrënë në darkë, por mban mend shumë mirë kujtime të detajuara nga fëmijëria e tij. A ju ka ndodhur që të shikoni një fotografi të disa viteve më parë, apo të shkoni në një vend ku nuk keni qenë prej disa vitesh? Ato ju sjellin në mendje kujtime, të cilat nuk i keni përdorur që prej asaj kohe. Teoria e ndërhyrjes së informacionit thotë që njeriu harron ngaqë informacioni i ri ngatërrohet me i informacionin e vjetër të ruajtur në kujtesë, duke e penguar njeriun të riprodhojë informacionin që i nevojitet. Studiuesit theksojnë se sa më e madhe të jetë ngjashmëria e informacionit të vjetër të ruajtur në kujtesë me informacionin e ri që futet, aq më e madhe është mundësia e ndërhyrjes së informacioneve tek njëri-tjetri. Njeriu mund të harrojë edhe në mënyrë të vullnetshme numra telefoni, adresa, informacione, që nuk i nevojiten më. Gjithashtu, njeriu harron edhe si pasojë e dëmtimeve në funksionet e trurit. Paaftësia për të kujtuar informacionin pas traumave fizike njihet me emrin amnezi. Amnezia është dy llojesh: anterograde (njeriut i kujtohen vetëm ato që kanë para traumës) dhe retrograde (njeriu mban mend vetëm ato që ndodhin pas traumës).

Të mësuarit verbal dhe kujtesa
Studimi i të mësuarit verbal që u fillua nga Ebinghaus, u përqendrua në asosacionet e të mësuarit midis njësive-fjalë dhe kohës që duhet për t’i harruar asosacionet. Tri janë procedurat bazë që përdoren në studimin e të mësuarit verbal dhe të kujtesës: të mësuarit serial, riprodhimi i lirë dhe të mësuarit me çifte me asosacion.
Të mësuarit në seri
Në të mësuarit në seri stimujt jepen gjithnjë në të njëjtin rend dhe subjekti duhet t’i mësojë ata në shkronjat e alfabetit dhe muajt e vitit. Ebinghaus lexonte një listë me fjalë pa kuptim me një ritëm konstant (si p.sh. LOQ, BAJ, BUR, SEB dhe CIV). Kur ai mendonte se e kishte mësuar të gjithë listën, u përpoq ta riprodhonte në të njëjtën renditje. Nëqoftëse nuk e mbante mënd, ai e përsëriste procedurën deri sa të mund ta thoshte siç duhej.
Është gjë e njohur që elementët në fillim dhe në fund të listës mbahen mënd më mirë se sa në mes, gjë që quhet efekti i vendosjes në seri. Të mbajturit mënd të elementëve në fillim të listës shkaktohet nga efekti i fillimit. Kurse efekti fundor përdoret për të shpjeguar të kujtuarit e gjërave që janë në fund të listës.

Riprodhimi i lire
Në të riprodhuarit e lirë, rendi i paraqitjes së stimujve ndryshon me çdo provë dhe subjekti mund t’i mësojë apo t’i mbajë mend gjërat në çfarë rendi të dojë. Një shembull i një liste të tillë do të ishin emrat e njerëzve të ftuar në një mbrëmje. Të riprodhuarit e lirë përdorët shpesh për të studiuar se si njerëzit organizojnë kujtesën e tyre dhe çfarë strategjish përdorin për të tërhequr informacionin.
Të mësuarit me çifte me asosacion. Në këtë lloj të mësuarit, subjektit i jepet një seri me çifte elementesh (si për shembull, biçikleta e kuqe, vajzë-kalë, pemë-qen). Në provat e mëvonshme të japë elementin e dytë (përgjigja). Të mësuarit me çifte me asosacione mund të përdoret kur mësohet fjalori i një gjuhe të huaj.
Masat e matjes së informacionit në kujtesë
Pasi Ebinghausi mësoi listën me rrokje pa kuptim, ai la të priste njëfarë kohe dhe pastaj të bënte provën e të harruarit. Me qëllim që të gjejmë sasinë e të harruarit që ndodh, psikologët zakonisht përdorin tre masa për matjen e ruajtjes së informacionit: riprodhimin, njohjen, dhe ruajtjen.

Riprodhimi
Te riprodhimi (rindërtimi) subjektit i kërkohet të riprodhojë informacionin e mësuar nga kujtesa. Në riprodhimin e lirë, subjekti mund të mbajë mend informacionin në çfarëdo rendi, pa të dhëna kyçe. Në riprodhimin e orientuar subjekti ndihmohet nga disa të dhëna ndihmëse që të lehtësojnë të kujtuarit. Për shembull te riprodhimi në seri çdo element ndihmon në të mbajturit mend të tjetrit që vjen ngjitur. Studimet tregojnë se, ne kemi prirjen t’i organizojmë kujtimet tona dhe krijojmë të dhëna vetë edhe kur nuk jepet ndonjë. Nëqoftëse na bëhet pyetja se, cila është shkronja e dhjetë e alfabetit, ka shumë mundësi që të fillojmë nga e para dhe të numërojmë shkronjat deri sa të arrijmë te g-ja. Kështu krijojmë lehtësirat që duhen për të marrë një përgjigje të saktë nga kujtesa jonë. Disa tipa shumë të përkrahur të testeve të riprodhimit në shkollë janë testet ese, testet me përgjigje të shkurtra dhe testet me mbushje të vendeve bosh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse harrojme?!  Empty Re: Pse harrojme?!

Mesazh nga Sahit Rexhepi Keca Mon Nov 25, 2013 9:52 pm

po pse de.
Sahit Rexhepi Keca
Sahit Rexhepi Keca
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi