Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Fjalimët që ndryshuan Botën  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Fjalimët që ndryshuan Botën  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalimët që ndryshuan Botën

Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 1:58 pm


“Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu, lirinë e pash se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat"
Skënderbeut në Krujë 28 Nëntor 1443 (sipas tekstit të Barletit përkthyer nga Fan Noli)

"Kapedanë dhe ushtarë trima"

S‘është as e re, as e papritun pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t‘ju hap zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë.
Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe shpirtmadhe.

Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s‘jua çfaqa dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s‘u kisha besim, jo se s‘jua dinja shpirtin, po se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u futët në këtë valle; po se puna duhej mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do t‘ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe ahere çdo shpresë për të nesërmen fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe mjetet për ta nisur ikin e s‘kthehen kurrë
prapë.

Prandaj s‘ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse rronim e hanim bashkë dhe kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta s‘më kish dëgjuar kurrë të zë n‘gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin, gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërin e barbarve, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jipni? Lirinë s‘jua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin, renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush e kush më shpejtë, sikur t‘ishin ngritur nga varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia.

Më prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju gjeta t‘armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në ushtat; si gardjan besnikë t‘emëruar prej tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aqë kujdes, me aq mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë. Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan me ne; anmikut s‘i mbeti as emëri, as shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm fortesat. Kam shpresë t‘i marrim edhe këto me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më të forta dhe kështjellat janë vendosur si shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm.

Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s‘i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po për këto do të këshillohemi e do të përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e kur të kemi armët në dorë dhe anmikun përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur se ç‘kemi përballë. Do të nisim nga Petrela më parë, jo se kjo është më e lehtë për t‘u fituar - përkundër është një fortesë prej natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam i sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi i garnizonit të Krujës, ndofta do të na lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do t‘i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e marrshim Petrellën, asnjë nga ne s‘ duhet të kthehet prapë i gjallë.
Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. O Burrani!"
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 1:58 pm


Unë kam një Endërr
(mbajtur më 28 gusht, 1963, nga Martin Luther King Jr)



Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen e të cilit qëndrojmë sot, nënshkroi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e një feneri të madh për miliona skllevër negro, të cilët ishin përcëlluar në flakët e padrejtësisë përvëluese. Erdhi si një agim në fund të një nate të gjatë të robërimit.

Por një qind vite më vonë, negrot ende nuk janë të lirë. Një qind vite më vonë, jeta e një zezaku është ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirët e diskriminimit. Një qind vite më vonë, negrot jetojnë në një ishull varfërie në mes të një oqeani të gjerë me prosperitet material. Një qind vite më vonë, negrot ende brengosen në qoshe të shoqërisë amerikane dhe e ndjejnë veten në ekzil në tokën e tyre. Prandaj ne kemi ardhur këtu të dramatizojmë një kusht të turpshëm.

Në një farë kuptimi, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të marrë një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Shpalljes së Pavarësisë, ata po nënshkruanin një shënim premtues, sipas së cilit, çdo amerikan duhet të ishte trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim se të gjithë njerëzit, po, njerëz të zinj dhe të bardhë, do t’i garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, liria dhe kërkimi i lumturisë. Është fare e qartë sot se Amerika nuk i ka plotësuar zotimet e premtuara, për sa i përket qytetarëve me ngjyrë. Në vend që të nderojnë këtë detyrim të shenjtë, Amerika u ka dhënë popullit zezak një çek të keq, një çek në të cilin shënohen “fonde të pamjaftueshme”.
Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në kupën e madhe të mundësive të këtij kombi. Prandaj ne kemi ardhur ta marrim këtë çek, një çek që do të na japë mbi kërkesën e pasurisë, lirinë dhe drejtësinë.

Tani është koha t’i bëjmë të vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha ta bëjmë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të ishte fatale sikur ky komb të tejkalonte urgjencën e momentit. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treshi nuk është fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltës do të vazhdojë të tundë themelin e kombit tonë deri në ditën e shndritshme që drejtësia do të lindë.

Duhet t’i them diçka atyre që qëndrojnë në pragun e ngrohtë, që i drejton në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të drejtë, ne nuk duhet të ndihemi fajtorë për veprimet tona të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta ngrijmë përpjekjen tonë në sferën e lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë që protestat tona krijuese të degjenerojnë në dhunë fizike. Duhet të ngrihemi përsëri dhe përsëri në lartësinë madhore për të bashkuar forcën fizike me forcën shpirtërore.

Jam i vetëdijshëm se disa prej jush kanë kaluar prova dhe vuajtje të mëdha. Disa prej jush vijnë direkt nga qelitë e burgjeve. Disa prej jush vijnë nga zona ku kërkimi për liri ju ka lënë të dërrmuar nga stuhia e persekutimeve dhe është tronditur nga era e brutalitetit të policisë. Ne jemi veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara janë shpenguese. Shkoni në Misisipi, shkoni në Alabama, kthehuni në Karolinën e Jugut, shkoni në Xheorxhia, kthehuni në Luiziana, shkoni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke ditur se në një farë mënyre situata mund dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi në lëndinën e dëshpërimit, ju them, miqtë e mi. Edhe pse po përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij: Ne mendojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

Kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xheorxhias yjet e ish-skllevërve dhe bijve të të zotëve të ish-skllevërve do të ulen krah për krah në tavolinën e vëllazërisë.
Kam një ëndërr se një ditë, madje dhe në shtetin e Misisipit, një shtet i djersitur me nxehtësinë e padrejtësisë, do të djersisë nxehtësinë e shtypjes, do të transformohet në një oas lirie dhe drejtësie.

Kam një ëndërr se katër fëmijët e mi një ditë do të jetojnë në një komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit. Sot kam një ëndërr!

Kam një ëndërr se poshtë në Alabama, ku sundon racizmi i ligë, ku nga buzët e guvernatorit dalin fjalë pa kuptim, djem dhe vajza të vogla me ngjyrë, do të mund të bashkojnë duart me djem dhe vajza të vogla të bardha, si motra dhe vëllezër. Sot kam një ëndërr!

Kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet dhe çdo kodër dhe mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e lakuara do të bëhen të drejta, dhe lavdia e Perëndisë do të zbulohet dhe të gjithë do ta shohin së bashku.

Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me të cilin kthehemi në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta kthejmë malin e dëshpërimit në një gur shprese. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta transformojmë disharmoninë e kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, për të luftuar së bashku, për të mbrojtur lirinë së bashku, me dijen se një ditë do të jemi të lirë. Dhe kjo do të jetë dita kur fëmijët e Perëndisë të jenë në gjendje të këndojnë së bashku me një kuptim të ri “Vendi im është toka e ëmbël e lirisë. Toka ku stërgjyshërit kanë vdekur, toka e krenarisë së pilgrimëve, nga çdo majë mali le të këndojë liria”. Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë.

Kështu lëreni lirinë të kumbojë nga majat e kodrave të Nju Hemshajërit.
Lëreni lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut.
Lëreni lirinë të kumbojë nga lartësitë e Pensilvanisë.
Lëreni lirinë të kumbojë nga shkëmbinjtë me dëborë të Kolorados.
Lëreni lirinë të kumbojë nga pjerrësirat e Kalifornisë.
Por jo vetëm kaq. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i gurit të Xheorxhisë.
Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i Tenesit.
Lëreni lirinë të kumbojë nga çdo kodër dhe pirg dheu i Misisipit, nga çdo krah mali, lëreni lirinë të kumbasë!

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojmë lirinë të kumbojë, kur ta lëmë të kumbojë nga çdo fshat dhe çdo katundth, nga çdo shtet dhe çdo qytet, do të jemi në gjendje të përshpejtojmë ditën kur fëmijët e Perëndisë, të bardhët dhe të zinjtë, hebrenj dhe paganë, protestantë dhe katolikë, do të bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e ritmit shpirtëror të negrove “Më në fund të lirë, më në fund të lirë. Lavdi Zotit të Plotfuqishëm, jemi më në fund të lirë”.

Martin Luther King Jr - Simbol i lëvizjes së të drejtave të njeriut dhe vetë Amerikës. Pastor baptist në Xheorxhi. Shpërblehet me çmimin “Nobel” më 14 tetor, 1964. U vra më 4 prill, 1968.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 1:59 pm

“Po iki nga një kurorë e korruptuar"
Mbajtur në podiumin e ekzekutimit, 30 janar 1649)



Shumë pak nga këtu do të më dëgjojnë... Në të vërtetë, mund ta ruaj paqen time shumë mirë, nëse nuk do të mendoja se ruajtja e paqes do t’i bënte disa njerëz të mendonin se i jam nënshtruar fajit, si dhe dënimit, por mendoj se është detyra ime ndaj Perëndisë si fillim, dhe ndaj vendit tim, ta pastroj veten si një njeri i sinqertë, një Mbret i mirë dhe një i krishterë i mirë.

Do të filloj në fillim me pafajësinë time. Nuk e mendoj se është e nevojshme të insistoj për këtë, pasi gjithë bota e di se kurrë nuk kam filluar asnjë luftë me dy Dhomat e Parlamentit, dhe thërras Perëndinë dëshmitar, të cilës shumë shpejt do t’i jap llogari, dhe kurrë nuk kam pasur qëllim të shkel privilegjet e tyre; ata u morën me mua, ata u morën me milicinë, ata pohojnë se milicia ishte imja, por iu duk e përshtatshme ta merrnin nga unë.
Perëndia më ndaloi të isha një i krishterë i sëmurë, mos të themi që gjykimi i Perëndisë është i drejtë mbi mua: shumë herë ajo jep drejtësi me anë të një dënimi të padrejtë, që është i zakonshëm: Do të them vetëm këtë, se një dënim i padrejtë që lejova të ndodhë, do të dënohet tani me anë të një dënimi të padrejtë mbi mua, që do të thotë se deri tani ka folur t’ju tregojë se jam një burrë i pafajshëm.

Tani për t’ju treguar se jam një i krishterë i mirë, shpresoj të ketë një person të mirë që të tregojë dëshminë time, se e kam falur gjithë botën, dhe madje dhe ata në veçanti të cilët kanë qenë shkaktarët kryesorë të vdekjes sime: kush të jenë, Perëndia e di, unë nuk dëshiroj ta di, lutem që Perëndia t’i falë ata.

Por nuk kam thënë gjithçka, shpirtbutësia është më e madhe, dëshiroj që ata të pendohen, pasi me të vërtetë kanë kryer një mëkat të madh në këtë rast. I lutem Perëndisë me Shën Stefanin, që të mos mbahen përgjegjës, jo, jo vetëm kaq, por që ata të marrin rrugën e duhur drejt paqes së mbretërisë, sepse dhembshuria ime më urdhëron jo vetëm t’i fal ata burra në veçanti, por dhembshuria ime më urdhëron të mundohem deri në gulçimën e fundit për paqen e mbretërisë.

Për njerëzit, me të vërtetë që dëshiroj pavarësinë dhe lirinë e tyre po aq shumë sa kushdo tjetër, por duhet t’ju them, se pavarësia dhe liria e tyre konsiston në pasjen e qeverive; ligjet, me anë të të cilave jeta e tyre dhe të mirat që kanë të jenë të tyret.

Nuk do të thotë se qeveria nuk iu përket atyre; një nënshtetas dhe një sovran janë gjëra që ndryshojnë qartë dhe, derisa ta bëjnë këtë, domethënë derisa t’i vendosni në atë liri që thashë, ata kurrë nuk do ta gëzojnë veten. Zotërinj, për këtë kam ardhur këtu, sikur t’i kisha lënë udhë mënyrës arbitrare, që t’i ndryshoja të gjitha ligjet sipas fuqisë së shpatës, nuk kisha nevojë të vija këtu, dhe kështu ju them (dhe lutem që Perëndia të mos ju mbajë përgjegjës juve) se unë jam martiri i njerëzve.

Me besnikëri, zotërinj, nuk do t’u mbaj më shumë, por do t’u them vetëm këtë, se në të vërtetë mund të dëshiroja një kohë më të gjatë që t’i kisha shprehur këto që thashë më me rregull, që të treteshin më mirë se tani, kështu që shpresoj të më falni.

Ju kam thënë ndërgjegjen time, i lutem Perëndisë që të merrni atë ushqim që është më i mirë për të mirën e Perëndisë dhe për shpëtimin tuaj.

Me besnikëri zotërinj, ndërgjegjja ime në besim është e njohur mjaft mirë për të gjithë botën, kështu që deklaroj para jush të gjithëve, se vdes si një i krishterë, sipas rrëfimit të Kishës së Anglisë, ashtu si ma la babai, dhe ky burrë i drejtë besoj se do ta dëshmojë.
Kam një kauzë të mirë, dhe një Perëndi të mëshirshme në krahun tim... po largohem nga një kurorë e korruptueshme në një të pakorruptueshme, ku nuk ka shqetësime, asnjë shqetësim në botë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 1:59 pm

“Durimit tim i ka ardhur fundi”
(Mbajtur më 26 shtator, 1938)



Adolf Hitler

Gjatë këtyre viteve kam kërkuar një politikë paqeje. I kam trajtuar të gjitha problemet në dukje të pazgjidhshme me vendosmërinë e patundur për t’i zgjidhur në paqe, edhe kur ekzistonte rreziku për të hequr dorë nga gjëra serioze nga ana e Gjermanisë. Unë për vete jam një ushtar i frontit të parë dhe e di se sa e rëndë është lufta. Doja ta kurseja popullin gjerman nga kjo e keqe. Çdo problem jam përpjekur ta trajtoj me qëllimin e vetëm që të gjej një zgjidhje paqësore.
Problemi më i vështirë që më doli ishte marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Polonisë. Ishte rreziku se nocioni i “armiqësisë së trashëguar” mund të zë vend mes popullit tonë dhe popullit polak. Këtë doja të parandaloja. Tani e di mirë se nuk do t’ia kisha dalë nëse Polonia në atë kohë të kishte pasur një kushtetutë demokratike. Pasi këto demokraci që janë të tejmbushura me fraza rreth paqes, janë nxitësit më gjakatarë të luftës. Por Polonia në atë kohë ishte qeverisur jo nga një demokraci, por nga një burrë. Arritëm të nënshkruanim një marrëveshje brenda më pak se një viti, e cila, për një periudhë dhjetë-vjeçare, rrëzonte çdo rrezik konflikti. Të gjithë jemi të bindur se kjo marrëveshje do të sjellë një paqe të qëndrueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se kemi dy popuj që duhet të jetojnë krah më krah, dhe se asnjëri prej tyre nuk mund ta shkatërrojë tjetrin. Një shtet me një popullsi prej tridhjetë e tre milionësh gjithmonë do të përpiqet të sigurojë dalje në det. Për këtë arsye duhet gjetur një rrugë arsyetimi ...
Dhe tani, para nesh qëndron problemi i fundit që duhet zgjidhur dhe do të zgjidhet. Është kërkesa e fundit territoriale që kam në Evropë, por është kërkesa nga e cila nuk do të heq dorë dhe për të cilën, në dashtë Perëndia, do ta përdor.
Kam vetëm disa pohime për të bërë. I jam mirënjohës zotit Chamberlain për përpjekjet e tij. E kam siguruar se populli gjerman nuk dëshiron asgjë tjetër veç paqes, por gjithashtu i kam thënë se nuk mund të durojmë përtej fuqive tona. E kam siguruar se, dhe e përsëris këtë, se ky problem të zgjidhet, për Gjermaninë nuk do të ketë më asnjë problem territorial në Evropë. Dhe e kam siguruar përsëri se në çastin kur Çekosllovakia t’i zgjidhë problemet e saj, kjo do të thotë se kur çekët të merret me minoritetet, dhe në mënyrë paqësore dhe jo nëpërmjet shtypjes, atëherë unë nuk do të kem asnjë interes në shtetin çek. Dhe këtë ia kam garantuar! Nuk i duam çekët!
Por në të njëjtën mënyrë unë dëshiroj të pohoj para popullit gjerman se në lidhje me problemin e gjermanëve të jugut, durimit tim i ka ardhur fundi! I kam bërë zotit Benes një ofertë, e cila nuk është gjë tjetër, por zbatimi i asaj që ai ka premtuar. Vendimi tani është në duart e tij: paqe apo luftë. Ose do ta pranojë këtë ofertë dhe më në fund t’i jap gjermanëve lirinë e tyre ose ne do të shkojmë dhe do ta marrim lirinë vetë.


* Adolf Hitler, Kancelari dhe kreu i Perandorisë së Tretë në Gjermani.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 2:00 pm

"Nuk ka shpëtim për Indinë"
(Mbajtur më 4 shkurt, 1916)




(Mahatma Gandhi)
Është një çështje përulësie e thellë dhe turp i madh për ne kur mendoj se jam i detyruar këtë mbrëmje, nën hijen e këtij kolegji të madh, në këtë qytet të shenjtë, t‘i drejtohem shtetasve të mi në një gjuhë të huaj për mua.

Isha prezent në seancat e Kongresit të madh në muajin e dhjetorit. Kishte një audiencë më të gjerë, dhe a do të më besonit sikur t‘ju thosha se fjalimet e vetme që prekën audiencën e madhe në Bombei ishin fjalimet në gjuhën hindu? Por mes gjuhës së folur të Presidencës në Bombei nga njëra anë dhe hindusë nga ana tjetër, nuk ka shumë ndryshim sa ç‘ka mes anglishtes dhe gjuhës simotër të Indisë. Dhe audienca e Kongresit ishte në gjendje t‘i ndiqte fare lehtë folësit e hindusë. Shpresoj që ky universitet të kujdeset që të rinjtë që vijnë këtu t‘i marrin mësimet e tyre në gjuhën e folur të vendit të tyre.
Gjuhët tona janë pasqyrimi i vetes sonë, dhe nëse më thoni se gjuhët tona janë shumë të varfra për t‘i shprehur mendimet më të mira, atëherë thoni se sa më shpejt të fshihemi nga ekzistenca aq më mirë do të jetë për ne. A ëndërron ndonjë njeri që anglishtja të bëhet gjuha kombëtare e Indisë? Pse ky handikap mbi kombin? Vetëm mendoni për një moment çfarë gare të barabartë do të bëjnë djemtë tanë me djemtë anglezë.

Akuza kundër nesh është iniciativa jonë. Si mund të jetojmë, nëse do të na duhet t‘ia kushtojmë vitet tona të shtrenjta mësimit të një gjuhe të huaj?

Arsimi i vetëm që marrim është arsimi anglez. Por të supozojmë sikur gjatë pesëdhjetë viteve të fundit të jemi arsimuar në gjuhën tonë të folur, çfarë do të kishim tani? Do të kishim një Indi të lirë, do të kishim njerëzit tanë të arsimuar, jo sikur të ishin të huaj në tokën e tyre, por do t‘i flisnin zemrës së kombit. Ata do të punonin mes të varfërve të të varfërve, dhe çfarëdo të kenë fituar gjatë këtyre pesëdhjetë viteve, do të ishte trashëgimia e kombit. Sot, as gratë tona nuk ndajnë me ne mendimet më të mira.

Ashtu si ju më keni dhënë privilegjin për t‘ju folur, unë po jua hap zemrën. Duhet t‘i shohim gjërat për së drejti gjatë rrugës sonë drejt vetë-qeverisjes. Tani po ju paraqes një tjetër skenë. Madhëria e tij, maharaxhai, i cili foli dje për diskutimet tona, foli edhe për varfërinë e Indisë. Edhe folës të tjerë i vunë theks të veçantë. Por çfarë vumë re në paradën e madhe të ceremonisë? Sigurisht shfaqjen më të madhe, një ekspozim të bizhuterive, një gosti të mirë në sytë e argjendarit më të madh, që zgjodhi të vijë nga Parisi. Unë e krahasoj me fisnikët e pasur përballë miliona të varfërve. Dhe e ndjej se duhet t‘i them këtyre fisnikëve "Nuk ka shpëtim për Indinë, nëse nuk i hiqni nga vetja këto bizhuteri dhe t‘i besojmë shtetasve të Indisë". Jam i bindur se nuk është dëshira e Mbretit-Perandor apo lordit Hardinge, se në mënyrë që t‘i tregojmë besnikërinë më të sinqertë Mbretit-Perandor, është e nevojshme të boshatisim kutitë e bizhuterive dhe të vishemi me to nga maja tek këmbët. Kam marr përsipër, duke rrezikuar veten, t‘ju sjell një mesazh nga mbreti George, se ai nuk pret që asgjë e tillë të ndodhë.
Zotëri, sa herë dëgjoj për ndonjë pallat të madh që ngrihet mbi ndonjë qytet të madh të Indisë, domethënë në Indinë Britanike, ose në Indi, e cila drejtohet nga shefat tanë të mëdhenj, unë bëhem xheloz menjëherë, dhe them: "Oh, gjithçka po bëhet nga paratë e bujqve". Mbi shtatëdhjetë e pesë për qind e popullsisë janë bujq dhe zoti Higginbotham na tha mbrëmë në gjuhën e tij të përshtatshme, se ata janë burrat që rrisin dy fije bari në vendin ku mund të rritet vetëm një. Por ne nuk mund të kemi frymën e vetë-qeverisjes, nëse i marrim apo lejojmë që të tjerët t‘i marrin të gjitha prodhimet e punës së tyre. Shpëtimi ynë mund të vijë vetëm përmes bujqësisë. As avokatët, as doktorët, as zotërinjtë e pasur nuk na e sigurojnë dot atë.


* Mahatma Gandhi, udhëheqës politik dhe shpirtëror i lëvizjes për pavarësi të Indisë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 2:00 pm

“Ushtarë të Gardës sime të vjetër: ju them lamtumirë!"
(Lamtumira, 20 prill, 1814)


(Napoleon Bonaparti)
Ushtarë të Gardës sime të vjetër: Ju them lamtumirë! Për njëzet vite ju kam shoqëruar vazhdimisht në rrugën e nderit dhe të lavdisë.
Gjatë kohëve të fundit, ashtu si në ditën e prosperitetit, keni qenë në mënyrë të pandryshueshme modeli i kurajës dhe besnikërisë.
Me burra si ju, kauza jonë nuk do të humbasë, por lufta do të ishte pa mbarim. Mund të kishte qenë luftë civile, dhe kjo do t‘i kishte shkaktuar fatkeqësi edhe më të rënda Francës. Kam sakrifikuar të gjitha interesat e mia për ato të vendit.
Unë po shkoj, por ju, miqtë e mi, do të vazhdoni t‘i shërbeni Francës. Lumturia e saj është mendimi im i vetëm.
Ende do të jetë qëllimi i dëshirave të mia. Mos t‘ju vijë keq për fatin tim. Nëse kam preferuar të mbijetoj, ka qenë për t‘i shërbyer lavdisë suaj.
Kam ndër mend të shkruaj historinë e arritjeve tona më të mëdha, që kemi realizuar së bashku. Lamtumirë, miqtë e mi!
Sikur të mundja do t‘ju shtrëngoja të gjithë në zemrën time!
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 2:02 pm

"Jo ç'bën vendi juaj për ju, por ç'bëni ju për vendin tuaj"
(Mbajtur më 20 janar, 1961)

(John F. Kennedy)
Zëvendëspresidenti Johson, zoti Folës, zoti shef i Drejtësisë, Presidenti Eisenhower, zëvendës presidenti Nixon, Presidenti Truman, reverendi klerik, qytetarë të nderuar: Sot shohim jo vetëm një fitore të partisë, por një festim të lirisë, që simbolizon fundin por dhe fillimin, që do të thotë rinovim, por dhe ndryshim. Unë kam bërë para jush dhe Perëndisë së madhërishëm të njëjtin betim, të cilin stërgjyshërit tanë bënë gati një shekull dhe tre të katërtat më parë.
Bota është krejt e ndryshme tani. Pasi njeriu mban në duart e tij të vdekshme pushtetin të zhdukë të gjitha format e varfërisë njerëzore. Megjithatë, të njëjtat besime të revolucionit, për të cilat stërgjyshërit tanë luftuan, diskutohen ende në të gjithë globin. Besimi se të drejtat e njeriut nuk vijnë nga bujaria e shtetit, por nga dora e Perëndisë.
Sot nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi trashëgimtarë të atij revolucioni. Le të përhapet fjala nga ky vend dhe nga kjo kohë, drejt mikut dhe armikut, se pishtari ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë për amerikanët, të lindur në këtë shekull, të kalitur nga lufta, të disiplinuar nga paqja e hidhur dhe e vështirë, krenarë për trashëgiminë e lashtë, dhe të pavullnetshëm të dëshmojnë apo të lejojnë të ngadalësojnë zbërthimin e të drejtave njerëzore, për të cilat ky komb gjithmonë është zotuar, dhe për të cilat ne zotohemi sot në shtëpi dhe në të gjithë botën.
Le ta dijë çdo komb, pavarësisht nëse do të mirën apo të keqen tonë, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të mbajmë çdo barrë, do të kalojmë çdo vuajtje, do të mbështesim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.
Kjo është ajo që premtojmë – dhe shumë më tepër.
Për të gjithë aleatët e vjetër, me të cilët ndajmë origjinën kulturore dhe shpirtërore, ne ju premtojmë besnikërinë e miqve besnikë. Të bashkuar mund të bëjmë gjithçka në morinë e sipërmarrjeve kooperative. Të ndarë mund të bëjmë shumë pak, pasi nuk do të guxojmë të përballemi me një sfidë të fuqishme.
Për të gjitha ato vende të reja, të cilat ne i mirëpresim në rangjet e të lirëve, ne i premtojmë se nuk do të hidhet poshtë një formë koloniale që ajo të zëvendësohet nga një tirani edhe më e madhe. E dimë se jo gjithmonë këndvështrimi ynë do të mbështetet. Por gjithmonë do të shpresojmë se ata do të mbështesin fort lirinë e tyre, dhe për ta kujtuar këtë, në të kaluarën, ata që me budadallëk kërkuar të marrin pushtet duke hipur mbi shpinën e një tigri, përfunduar brenda tij.
Për gjithë ata njerëz në kasolle dhe fshatra në gjysmën e globit, që përpiqen të thyejnë zinxhirët e varfërisë, ne i premtojmë përpjekjet tona më të mëdha për t’i ndihmuar të ndihmojnë veten, jo sepse e shkaktojnë komunistët, jo sepse kërkojmë votat tona, por sepse është e drejtë.
Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë ata që janë të varfër, atëherë s’mund të shpëtojë ato pak të pasurit.
Le ta kuptojë çdo fuqi tjetër se kjo hemisferë ka ndër mend të mbetet zoti i shtëpisë së tij.
Për atë asamble botërore të shteteve sovrane, për Kombet e Bashkuara, shpresën tonë të vetme në një epokë ku instrumentet e luftës i kanë kaluar instrumentet e paqes, ne rinovojmë premtimin për mbështetje, në mënyrë që të parandalojmë që të bëhet thjesht një forum për sharje, për të forcuar strehën për të rinjtë dhe të dobëtit, dhe për ta zgjeruar hapësirën ku mund të sundojë.
Më në fund, për ato kombe që duan të bëhen kundërshtarët tanë, ne nuk i ofrojmë një premtim por një kërkesë: që të dyja anët të rifillojnë kërkimin për paqe, para se forcat e errëta të shkatërrimit të çliruara nga shkenca të pushtojnë njerëzimin në vetëshkatërrim apo shkatërrim të planifikuar.
Nuk guxojmë t’i tundojmë ato me dobësinë e tyre. Vetëm kur ushtritë tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimit, ne do të jemi të sigurt përtej dyshimit se kurrë nuk do të përdoren.
Le të mos negociojmë nga frika. Por asnjëherë mos të kemi frikë nga negociatat.
Të dyja palët duhet të eksplorojnë se cilat janë problemet e përbashkëta, në vend që të rrahin ato probleme që na ndajnë.
Të dyja palët, për herë të parë, të formulojnë propozime serioze dhe të sakta për inspektimin dhe kontrollin e armëve.
Të dyja palët le të kërkojnë mrekullitë e shkencës dhe jo të tmerrit. Së bashku le të eksplorojmë yjet, të pushtojmë shkretëtirat, të zhdukim sëmundjet, të mbushim thellësitë e oqeanit, të inkurajojmë artin dhe tregtinë.
Të dyja palët të bashkohen për të dëgjuar, në të gjitha cepat e botës, urdhrin e Isaias, “të heqim barrën dhe të lirojmë të shtypurit”.
Kjo nuk do të realizohet në njëqind ditët e para. As nuk do të përfundohet në njëmijë ditët e para; jo në jetën e kësaj administrate; ndoshta dhe as për aq kohë sa brezi ynë të jetojë në këtë planet. Por le të fillojmë.
Në duart tuaja të dashur qytetarë, më shumë se në të miat, qëndron suksesi përfundimtar dhe dështimi i rrugës sonë. Qëkur ky vend u themelua, çdo gjeneratë amerikanësh është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare.
Tani trumpeta po bie përsëri, jo që të marrim armët, edhe pse kemi nevojë për armë, jo që të nisemi në betejë, edhe pse jemi në mes të një beteje, por për të marrë barrën e një lufte të gjatë, për t’u gëzuar në shpresë, për të qenë të duruar në fatkeqësi, një luftë kundër armiqve të përbashkët të njeriut: tiranisë, varfërisë, sëmundjes dhe vetë luftës.
Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak gjeneratave u është dhënë roli të mbrojnë lirinë në orën e rrezikut. Unë nuk tërhiqem nga kjo përgjegjësi, unë e mirëpres. Nuk besoj se ndonjë prej nesh do të ndërronte rolet me njerëzit e tjerë të gjeneratave të tjera. Energjia, besimi, devocioni që sjellim në këtë përpjekje do të ndriçojë vendin tonë dhe të gjithë ata që i shërbejnë atij. Dhe shkëlqimi i atij zjarri le të ndriçojë të gjithë botën.
Kështu qytetarët e mi, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.
Qytetarë të dashur të botës, mos pyesni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut?
Më në fund, pavarësisht nëse jeni qytetarë të Amerikës apo qytetarë të botës, kërkoni nga ne këtu të njëjtat standarde force dhe sakrifice që ne kërkojmë nga ju. Me ndërgjegje të mirë, shpërblimi ynë i vetëm, me historinë si gjykatësen finale të veprave tona, le të shkojmë përpara të drejtojmë tokën që duam, të kërkojmë bekimet e Tij dhe ndihmën e Tij, por të dimë se këtu në tokë, puna e Perëndisë duhet të jetë jona.


John F. Kennedy - Presidenti më i ri dhe katoliku i parë që është zgjedhur. Hyri në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, 1961, ku konkurroi me Richard Nixon, por u largua prej saj 34 muaj më vonë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalimët që ndryshuan Botën  Empty Re: Fjalimët që ndryshuan Botën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi