Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shtremberimi i Historise User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shtremberimi i Historise User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtremberimi i Historise

Shko poshtë

Shtremberimi i Historise Empty Shtremberimi i Historise

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:23 am

Shtremberimi i Historise

Ekziston nje shprehje tek nje sere akademikesh e cila perdoret me ironi por edhe me hidherim sa here kemi shtrembrim te fakteve historike dhe pershtatje te tyre sipas interesave. Shprehja eshte: Half of writing history is hiding the truth.

Pra me pak fjale ne shqip do te shkonte me mire si: Gjysma e punes ne shkruarjen e historise eshte per te fshehur te verteten. Pak a shume.

Por ketu dua ta trajtoj ndryshe dhe dua qe bashkarisht te perpiqemi qe te arrijme ne nje konkluzion llogjik. Si mendoni, e pare ne kendeveshtrimin histori boterore, a ka fshehje te saj, shtrembrim dhe manipulim?

Kijeni parasysh qe nuk i referohem vetem historise se vendit tone por ne pergjithesi.

Materiali qe dua te paraqes tani eshte punuar nga P John Crowe, nje arkeolog dhe historian pjestar i organizates SIS e cila eshte nje organizate jo qeveritare me antaresi nga e gjitha bota ku perfshihen akademike, shkenctare, doktora shkencash, studiues dhe ajka e inteligjences ne te gjitha fushat e jetes.

Rishikimi i Historise Antike - Nje prespektive.

Historia Antike qe mesohet sot eshte nje katastrofe. Asgje nuk perputhet bindshem me njera tjetren. Zhvillimi i arteve, kultures dhe teknologjise i koherave te hershme tregon nje mosperputhje te pashpjegueshme.

Historianet e artit dhe arkeologet jane te hutuar. Pse? Sepse kronologjia e mijevjecarit te pare dhe te dyte p.e.s. eshte shume gabim. Si ka ndodhur ky fatalitet? Hetuesit e aksidenteve e dine mire se sekuenca e ngjarjeve qe te cojne ne nje fatkeqesi te madhe eshte ne menyre fare te papranueshme frut i nje dickaje te papritur apo te rastesishme.

Kjo mund te ndodhe vetem ne raste nje ne nje milion ku shkaktohet nje katastrofe. Revizionistet e historise se lashte besojne se shkaku i katastrofes ndodhet ne brendesi te kronologjise konvencionale te Egjyptit te Lashte te ciles gjate shtjellimit te kesaj teme do i referohem me germat CC. (Nga anglishtja Conventional Chronology).

Kjo eshte pranuar si e sakte dhe perdorur direkt ose indirekt per te datuar pothuajse te gjithe civilizimet e hershme neper Europe dhe ne Lindjen e Afert. Kaq e tille eshte masa e kontrollit qe ushtrohet sot nga institucioni akademik sa ata nuk do toleronin aspak nje levizje revizioniste brenda per brenda.

Pra ata nga jashte qe jane te interesuar dhe ku perfshihen disa nga shkenctaret me brilante dhe mendimtare perparimtare te cilet e quajne veten e tyre revizionist te historise se lashte, ju duhet te veprojne si hetues aksidentesh per kete katastrofe. Ata po hetojne cdo evidence te duhur me nje imtesi te admirueshme per te zbuluar dhe ekspozuar te gjitha ngjarjet dhe rastesite e pafata qe shtyn ne adoptimin e CC.

Shoqeria per Studime Interdisiplinare ose The Society for Interdisciplinary Studies (SIS) u themelua ne vitin 1974 per te promovuar diskutimin dhe cuarjen me tej te ideve te Immanuel Velikovsky-t. Ai ishte nje nga te paret qe i terhoqi vemendjen publikut mbi faktin qe kronologjia e Egjyptit te Lashte ishte dhe vazhdon te jete tejet e gabuar.

Si rezultat, faraonet e Dinastise se 18-te (D18) ku perfshihen te famshmit Mbreteresha Hatshepsut dhe Tutankhamun jane konsideruar te lashte me rreth 500 vjet. Ai mberriti ne kete perfundim mbas krahasimit te historive te hershme te Cifuteve dhe Egjyptianeve.

Ne Testamentin e Vjeter ose Old Testament (OT) cifutet rregjistruan ngjarje te tilla si Zbritja ne Egjypt, Qendrimi i Perkohshem, Shtypja dhe Eksodi nga Egjypti dhe me pas fushatat ndaj tyre prej sunduesave egjyptiane Shishak dhe Zerah. Por asnje reference e qarte nuk mund te gjehet per asnje nga keto ngjarje ne historine Egjyptiane.

Qe nga kohet e vona Viktoriane, historianet e lashtesise dhe arkeologet kane supozuar nga nje amalgam burimesh me te hershme se versioni i tyre konsensual mbi kronologjine Egjyptiane eshte i sigurt.

Pra artifaktet egjyptiane te cilet u gjeten ne vende te ndryshme jashte Egjyptit u perdoren per te datuar arkeologjine e vendeve te tjera perreth Mesdheut te cilet nuk kishin gjetje arkeologjike te tyret. Per shembull, poceri nga Mikena ne Greqi u gjet ne Egjypt e pershkruar ne muret e varreve te mbreterve te dinastise se tetembedhjete (D18) dhe midis rrenojave te tempujve te tyre.

Pra si fillim epoka mikenase u datua rreth fillimit te dinastise 18, pra 1400 p.e.s. Epoka mikenase mendohet se ka mbaruar ne kohen e dynjes Doriane ne jug te Greqise rreth 1200 p.e.s. Verejtja qe kjo ishte rreth 500 vjet me heret sesa besohej nga historianet grek e romak te cilet jetuan rreth 2000 vjet me afer periudhes ne fjale, u rrezua.

Me pas arkeologet filluan te gjejne poceri mikenase ne vendet perreth Mesdheut Lindor. Kjo i coi ata ne perfundimin se kishte periudha boshe pushtimesh ne Greqi dhe ne vende te tjera mbas periudhes se epokes mikeanse, rreth shek 12 p.e.s.

Krejt papritur me pas njerezit duket te jene shfaqur misteriozisht ne qytete dhe te vazhdonin civilizimin deri pak perpara shek 8 p.e.s. kur vazhdimesia me ne fund u vendos me periudhen klasike Greke dhe me te spikaturen perandorine neo asiriane. Keto boshlleqe pushtimesh prej 4-5 shekujsh u quajten 'Epokat e Erreta' ose Dark Ages dhe i kane pajisur studiuesit me nje shtrese te pasur konfuzioni dhe debatimi qe vazhdon deri ne ditet tona.

Velikovsky, duke cituar nga raporte me te hershme arkeologjike, permendi shume debate midis arkeologeve te famshem te cilat u shkaktuan nga kerkesa e papritur per te interpretuar arkeologjine me nje tjeter shtrirje kohore te imponuar prej kesaj Dark Age.

Shume ishin te hidhur ne komentet dhe veprimet e tyre dhe shume karriera pesuan deme te pariparueshme. Shume nga debatet u fshehen dhe nuk jane zgjidhur ne menyre te pelqyeshme as sot e kesaj dite.

Arkeologjia, kur interpretohet me nje mendje te hapur, tani ka provuar pa asnje dyshim se Dark Ages nuk kane ekzistuar por prova vazhdon te injorohet.

Interesi i ngushte mbi status quo sot eshte fitimtar. Shume te medha parash te publikut shpenzohen per te studiuar kete shpikje Viktoriane dhe me qindra libra te shkruara mbi Dark Ages kane deshtuar ne shpjegimin bindes se kauzes se tyre.

Eshte e trishtueshme por duket se askush brenda botes akademike nuk ka kurajon publike qe te sfidoje supozimet themelore mbi te cilat eshte themeluar Egjyptologjia, paraardhesja e Dark Ages.

Po ashtu ne menyre te trishtueshme pergjigje ndaj mendimit progresist ne boten akademike shpesh perpiqet te fundose progresistin dhe punen e tij me nje vale talljesh dhe keq interpretimesh.

Dogma e Institucionit i cili kontrollon ne menyre te rrepte ate qe i mesohet gjenerates se ardhshme, nuk eshte mbrojtur asnjehere me egersi. Madje shpesh ka qene e gabuar. Per te dhene nje shembull ilustrues, Kisha Katolike dogji te gjalle Xhordano Brunon ne vitin 1600 e.s. mbasi ky i fundit refuzoi te besonte se Toka ishte qendra e Universit, nje dogme qe mesohej pa kundershtim per pothuajse 1300 vjet. Bota akademike e sotme ushtron nje kontroll akoma dhe te madh mbi ate qe mesohet dhe subjektet qe perzgjidhen per studime.

Sistemi 'peer review' i pranuar politikisht ndonese i plasaritur keqasi, eshte loje ne doren e Ruajtesve te Dogmes te cilet kontrollojne botimet studimore duke i bere ato te vlefshme vetem nqs nuk kundershtojne teorite e tyre.

Per Institucionin e viteve 1950, Velikovsky ishte edhe nje radical dhe nje i jashtem dhe ata ju pergjigjen atij duke perdorur menyre tipike mesjetare pergojimi dhe ndrydhje. Sidoqofte jashte botes akademike ai mori nje mbeshtetje te konsiderueshme dhe shume nga anomalite e dukshme dhe problemet e shkaktuara nga kronologjia fallco, prej kohesh jane bere subjekt i debateve intensive nga ana e revizionisteve te historise se lashte.

Duke pranuar se themeli teorik i kronologjise se sotme Egjyptiane eshte gabim dhe duke pranuar sidomos evidencat e pakundershtueshte te arkeologjise, te gjitha problemet e Dark Ages mund te zgjidhen me nje te rene lapsi.

Kjo do kursente me miliona paund nga parate e taksapaguesve sebashku me oret e panumerta te shpenzuara nga shkenctare te talentuar te cilet humbasin kohen dhe talentin e tyre ne zgjidhje te problemeve te pazgjidhshme. Vetem atehere e verteta mbi historine e lashte dhe zhvillimi i kultures dhe teknologjise mund te kuptohen drejte.

Besueshmeria e shume dokumentave te mrekullueshme te kohes se lashte, perfshi ato qe permbahen ne Dhjaten e Vjeter me ne fund do marri vendin qe meriton. Perspektiva e historise se revizionizmit te historise se lashte qe po paraqitet ketu eshte marre ne teresi nga publikimet e SIS gjate 25 vjeteve.

Gazeta te tjera referohen ne vende ku duhet mbushur boshlleku dhe kontribuesit e tyre kane kryer nje rrol te madh ne debatin e pergjithshem.

Sidoqofte, SIS eshte drejtuesja prej kohesh e ketyre gazetave. Ne brendesi te faqeve te saj mund te gjehet urtesia e akumuluar ketu e aty nga qindra kontribues.

Argumentat e tyre kolektive, disa prej te cilave do paraqiten ketu, shpresoj se do bindin lexuesin e paanshem se perbrenda Insitucionit duhet te filloje studimi i nje epoke me te vjeter ne datim te kronologjise Egjyptiane.

Kjo do jete menyra me e mire per te zgjidhur numrin e madh te anakronizmave historike e arkeologjike qe kane dale ne drite gjate 150 viteve te fundit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtremberimi i Historise Empty Re: Shtremberimi i Historise

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:23 am

Nje skicim historik i rishikimit te historise Egjyptiane - deri ne vitin 1952

Lashtesi e ekzagjeruar
Eshte pranuar prej kohesh se gjithmone njerezit e ditur kane patur nje deshire per te ekzagjeruar lashtesine e te pareve te tyre.

Sic e thote dhe shkollari venedikas Giambattista Vico (1700 e.s.), 'Ky opinion fallco mbi lashtesine e tyre u shkaktua ne rradhet e egjyptianeve nga vete truri njerezor qe shpesh shtyhet te besoje gjera qe nuk i di ose qe jane shume here me te medhaja sesa jane ne te vertete.'

Evidenca per interesimin e njeriut ndaj lashtesise dhe deshira e tij e panginjur per ta ekzagjeruar mund te gjehet qe ne legjendat e hershme dhe shkrimet e para.

Per shembull, kur mbreti babilonas Nabodinus (560 e.s.) i cili ishte njeri nga antikuaret e pare te njohur, gjeti nje tabele te nje tempulli te lashte te shkruar nga Naram-Sin, nipi i Sargonit te madh te Akkadias, ai shkruajte se ka qene aty e fshehur nga syri i njeriut per 3200 vjet.

Ai ne kete menyre deklaronte se Perandoria e pare e madhe Akkadiane kishte filluar ne vitin 3600 p.e.s. ne kundershtim me perllogaritjen e sotme qe i afrohet 2000 p.e.s.

Nje shekull me pas historiani i famshem grek Herodoti shkruajti se atij i ishte thene qe egjyptianet rregjistruan historine qe shkonte mbrapa ne kohe mbi 382 gjenerata pra 11.000 vjet para kohes kur ai jetoi. Sipas kalendarit tone kjo date perputhet me vitin 13.500 p.e.s. por ne ditet e sotme egjyptologet po rropaten qe te gjejne shkrime qe shkojne shume me teper mbrapa ne kohe sesa 3000 p.e.s.

Sic do shohim, kjo deshire per te ekzagjeruar antikitetin ka mbetur e pandryshueshme gjate shekujve qe pasuan. Perpara se evidenca kundershtuese te dilte ne drite, datimi i Nabonidus per dinastine Akkadiane merrej si i qene dhe vetem njeqind vjet me pare Muzeumi Britanik, ai bastion i institucionit te kronologjise, me krenari vinte ne vitrine nje tabele me kuneiform nga Asiria qe datonte 4500 p.e.s. Kjo ishte me shume se 2000 vjet me heret sesa pranohet sot.

Ne fund te epokes Viktoriane, Petrie datonte dinastine e pare Egjyptiane perpara 5000 p.e.s. ne kundershtim me 3000 p.e.s. qe pretendojme sot. Madje edhe Woolley ne vitet 1930 vazhdonte te perdorte datimet e Nabonidus ndaj dinastive te hershme Mesapotame per te treguar se keto paradatonin ato te Egjyptit te Lashte.

Magjia e lashtesise mund te jete arsyeja e njeres prej pikave kyce te dogmes qe mbeshtjell kronologjite e lashta te Egjyptit dhe Mesapotamise. Ky eshte nje supozim i pergjithshem se te gjitha listat e mbreterve duhet te lexohen si lista vazhduese te sunduesve te cilet drejtonin teresine e vendeve te tyre.

Ky supozim injoron faktin qe ne dime mbi kohet shume te hershme kur shpesh mbreterit ndanin trashegimine e fronit te tyre ne menyre te barabarte midis femijeve pra vendi ishte mbreterohej vazhdimisht nga shume mbreter ne qytet shtete te vogla.

Po ashtu injoron problemet e jetes se vertete te shume 'mbretereshave', konfliktet mbi trashegimine, usurpatoret, dhe nevojen per nje bashke sundues kur mbreti ishte shume i ri ose shume i moshuar, i pamesuar ose pa forca per te kryer detyrat e tij.

Pra qe te trajtosh nje 'liste te vjeter mbreterish' e ardhur e transmetuar ne ditet tona nga historianet e lashte pa asnje njohuri mbi autenticitetin e burimeve ose shenimet sqaruese dhe te supozosh se mbreterit ishin sundues te vetem te te gjithe vendit, automatikisht kjo i ben civilizimet te duken shume te vjetra.

Kur arkeologjia intepreton me sy te pamjegulluar nga kjo dogme, ne menyre te vazhdueshme deshton qe te mbeshtese keto datime te hershme. Ser Isaac Newton ne vepren e tij te publikuar kohet e fundit "Origjinaliteti i Monarkive" jep nje shpjegim bindes sesi ishin formuar shume monarki te lashta dhe qe nje dite mund te na ndihmoje drejt nje interpretimi me te arsyeshem te listes se lashte te mbreterve te Egjyptit dhe Mesapotamise.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtremberimi i Historise Empty Re: Shtremberimi i Historise

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:23 am

Historianet e hershem Greke dhe Aleksandrian

Revizionistet kane nje gjeanologji te gjate dhe te dallueshme. Shqetesimi mbi epoken e vertete te civilizimeve me te hershme dhe momentet e kthesave kyce ne histori kane qene gjithmone nje pjese integrale e historise.

Qe kur njeriu mesoi te shkruante, ata filluan te rregjistronin ngjarje historike. Kjo daton pikerisht qe ne kohen e permbytjes se lashte e pershkruar ne literaturat e shume civilizimeve te hershme neper bote si dhe rrefenjat per epoka te arta, katastrofa dhe nje bote te kercenuar vazhdimisht nga nje sistem i paqendrueshem diellor.

Njeri nga te paret qe solli historine e Egjyptit te Lashte perpara vemendjes se botesh se jashteme ishte Herodoti , rreth vitit 450 p.e.s. Sic permendet me siper ai i jepte kredite egjyptianeve me nje histori te rregjistruar qe kishte nje gjatesi shume te ekzagjeruar.

Duke supozuar tre breza mbreterish per cdo njeqind vjet, ai llogariti se kjo te conte rreth 11.000 vjet perpara kohes se tij. Por ai po ashtu shkroi dhe nje skice te shkurter kronologjike te ngjarjeve historike te ndodhura nen sundimin e disa mbreterve me te vonet sic ju treguan ato nga prifterinjte egjyptiane, shumica e te cilave sot eshte verifikuar.

Doreshkrimi i tij permend Sesostris mbase si nga luftetaret me te famshem dhe ndertuesit e dinastise se faraoneve. Ai permend se Helena e Trojes per te cilen u be Lufta e Trojes u be ne Egjypt gjate sundimit te mbretit Proteus.

Sidoqofte emrat e mbreterve Egjyptiane kur perkthehen ne greqishten e vjeter shnderrohen ne shumicen e rasteve ne menyre te pashprese te panjohur dhe emri Proteus qe do te thote 'princ' ne greqisht nuk njihet nga perkthimet tona te emrave ne mbishkrimet e monumenteve Egjyptiane.

Por pika me e debatueshme eshte se kronologjia e tij le te kuptoje se piramidat e Gizes, te ndertuata nga faraonet e Mbreterise se Vjeter, ne fakt ishin ndertuar mbas epokes se Mbreterise se Mesme, dinastia e 12 e faraoneve. Natyrisht qe ai deshton qe ti japi piramidave nje lashtesi me te madhe.

Ne shekullin e 3 nje numer i madh shkrimesh te historise se lashte Cifute u soll ne Egjypt gjate kohes se Ptolemeut dhe u perkthye ne greqisht si Septuagint. Ky version i hershem i Dhjates se Vjeter fliste per historine e Izraeliteve shume mbrapa ne kohe, ne vete fillimin e jetes ne Toke. Dhe ketu ne Aleksandri, ndofta per here te pare, prifterinjte shkollare nga Greqia, Egjypti dhe Mesapotamia u perballen me evidencat e detajuara per lashtesine e cifuteve.

Kombe te tjera te pushtuara nga Maqedonasit e ndjene te nevojshme qe te konkuronin ne rrafshin e lashtesise. Manetho, nje prift dhe shkrues i Heliopolis si dhe kaldeani Berosus, nje prift i Belusit, te cilet lulezuan gjate sundimit te Ptolemeut (Philadelphus-- 285-247) shkruan dokumenta ne greqisht per historine sipas prespektives se vendeve te tyre respektive.

Gjate pershkrimit nga te zhdukurit tek pushtuesit te dy shkruesit u perpoqen te demonstronin se njerezit e zhdukur ishin pasardhes te nje civilizimi shume te vjeter e fisnik. Berossus ne Chaldaika to Antiothos I deklaron se e bazon historine e tij ne arkivat astronomik babilonas prej 473.000 vjecare. Manetho, ne Aegyptiaca to Ptolemeios Philadelphos flet per nje histori egjyptiane prej 30 dinastish me 113 gjenerata qe perbejne 36.525 vjet, nje gjeanologji qe i ben greket te duken si femije dhe fare te parendesishem.

Ne histori po ashtu ai bie ne kontradikte ndaj Herodotit ne shume raste. Profesor Waddell ne perkthimin e tij te veprave te Manethos ka thene se puna e Berossus dhe Manethos duhet te shihen thelbesisht si nje shprehje rivaliteti midis Ptolemeut dhe Antiokusit, ku sejcili perpiqej qe te paraqiste civilizimin perkates si me te lashte. Dhe si pjese e studimeve historike, aleksandrinet po ashtu duhet te jene perpjekur qe te identifikojne faraonet egjyptiane te permendur ne Dhjaten e Vjeter.

Erastoteni (275-194), drejtuesi i Bibliotekes se Aleksandrise disa dekada mbas Manethos ju bashkangjit lojes se lashtesise per llogari te Greqise. Ai studioi veprat e Homerit, Manethos dhe historianeve te tjere te hershem grek dhe nxorri nje date per Luften e Trojes se 1193-1183. Ai doli ne kete konkluzion mbas identifikimit te 17 mbretereve Spartane te cilet sunduan ne vazhdimesi mbas kthimit te Heraclidae ne Termopile.

Me pas ai supozoi se tre gjenerata zgjaten 100 ose 120 vjet dhe arriti ne nje total prej 622 vitesh per gjithe kohen e mbreterimit te tyre. Ky datim i hershem eshte debatuar me force ne ate kohe prej te tjereve, perfshi ketu dhe disa familje sundimtaresh greke te cilet ishin ne gjendje qe te gjenin gjeanologjine e te pareve te tyre te cilet luftuan ne Troje.

Ata thane se kjo date ishte shume heret mbi 300 me heret sesa duhej dhe se lufta kishte mbaruar jo me shume se tre gjenerata perpara fillimit te Lojrave te para Olimpike ne vitin 776. Pausanias raporton se debati u qetesua pjeserisht mbas lejimit te bashkjeteses se te dyja pikpamjeve, me Lojrat Olimpike qe filluan ne shek 12 dhe rifillimin e tyre ne shek 8 me 400 vjet boshkllek.

Sot evidenca gjeanologjike nga disa sundues greke serisht injorohet dhe kronologjia konvencionale (CC) ka perqafuar datimin e shek 12 per Trojen. Fakti qe ai perdori ato kohezgjatje qesharake mesatare te sundimeve mbreterore, injorohet sipas qejfit.

Diodori i Sicilise, 80-20 p.e.s. ishte nje historian grek i cili shkruajti 40 libra mbi historine e botes te quajtura ne menyre kolektive si Biblioteka e Historise. Per egjyptologet kontributi me i cmueshem i tij ishte pershkrimi i fushatave te mbreterve persiane ndaj Egjyptit.

Ne tre te parat, Ataxerxes II u mund nga nje mbret egjyptian te cilin Diodori e quan Nectanebos i cili i ridha lirine Egjyptit per 25 vjet perpara pushtimit te dyte persian nga Artaxerxes III. Cuditerisht asnje e dhene per kete vitore madheshtore egjyptiane nuk shfaqet ne monumentet e Nekhthorheb, mbreti i cili nga shume egjyptologe eshte zgjedhur, mbas debateve pa fund, qe te identifikohet si Nectanebos i Diodorit.

Mungesa e cdo rekordi, ndertesa te reja ose edhe ndonje theror ndaj perendive per te nderuar nje arritje kaq te madhe, duhet patjeter qe te zgjoje dyshime.

Sebashku me daten e Lufte se Trojes, datat e themelimit te Romes dhe te Kartagjenes dhe historia e cifuteve po ashtu kane qene subjekte debatesh te nxehta.

Ne mbrojte te deklarates se Apionit se cifutet ishin nje popull i ri, Josephus (rreth 80 e.s.), nje historian cifut nen Perandorine Romake, shkroi esen e famshme historike 'Contra Apion' qe referohet gjeresisht ne punimet e Manethos.

Ai zbuloi shume nga gabimet e Manethos dhe me ngulmim kerkoi te pergenjeshtronte thenien e Manethos se kur Hyksos u perzu nga Egjypti, ata me pas shkuan ne Judea ku themeluan Jeruzalemin.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtremberimi i Historise Empty Re: Shtremberimi i Historise

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:24 am

Kronologet e hershem kristiane

Veprat origjinale te te dyve, Manethos dhe Berossus tashme kane humbur por disa nga ato te Manethos kane arritur ne duart tona ne formen e pjesezave te shkeputura dhe citime nga autore koherente dhe te me vonet si ata qe u permenden me siper.

Konspektet e listes se mbreterve te Manethos nga dy kronologet Kristiane, Africanus rreth 220 e.s. dhe Eusebius rreth 320 e.s. po ashtu kane mbijetuar.

Nuk kemi asnje menyre per te ditur nese ato qe mbijetuan ne hapesiren kohore prej 500 vjetesh per tu vene ne dispozicion te ketyre dy autoreve nga veprat e Manethos ishin fragmente te listes se mbretereve apo veprat e tija te plota.

Sidoqofte ajo qe ishte ne dispozicion te tyre pa dyshim ka qene e paplote dhe e pashpjegueshme pasi te dyja versionet variojne ndjeshem nga njeri tjetri. Africanus jep nje total prej 561 mbreterish sundimtare ne 5524 vjet ndersa Eusebius permend 361 mbreter qe sunduan per 4480-4780 vjet.

Nuk ka asnje shenim shoqerues per te shpjeguar sesi ishin nxjerre keto lista ose sesi duhet te interpretohen. Por ne ndryshim nga Manetho, ata ishin te dy historiane Kristiane, pra te dy u perpoqen qe te identifikonin sinkronizmin midis historive biblike dhe egjyptianeve te lashte.

Syncellus, i njohur ndryshe dhe si Xhorxh Murgu, duke shkruar nga Konstandinopoja ne 800 e.s. ishte burimi jone i mbijetuar mbi veprat e Manethos ndonese ai nuk na thote asgje per burimet e tija te materialeve.

Ai eshte po ashtu i vetmi burim i nje vepre te cilen ja atribon Manethos te quajtur 'Libri i Sothis' . Ky jep nje liste te mbreterve Egjyptiane me shenime qe lidhin ngjarjet historike egjyptiane dhe ato cifute. Ne vetem mund te spekulojme ne faktin sesa nga kjo ka rrjedhur prej Manethos por te pakten na jep emrat ne nje renditje qe natyrisht eshte konsideruar si jo kronologjike.

Ve ne dukje se mbreti Thuoris sundoi Egjyptin ne kohen e fundit te Luftes se Trojes dhe jo Proteus sic e jep Herodoti. Perfshin nje mbret te quajtur Susakeim kund te cilit ve ne dukje se 'Ky mbret solli libianet, etiopianet dhe trogloditet perpara Jeruzalemit.' Susakeim natyrisht eshte bere me qellimin per te barazuar 'Susakim' te Septuagint.

Per shkak se ai ishte emeruar rreth shtate mbreterime perpara te parit mbret Osorkon, faraoni Susakim u supozua se ka qene Sheshonk I ose D22 (Dinastia e 22). Libri i Sothis sot nuk merret ne konsiderate duke u quajtur si jo me vlera historike.

Por pavaresisht nga pasaktesite e shumta te njohura te veprave te Manethos kjo lidhje midis historise egjyptiane dhe asaj cifute merret parasysh. Sot eshte shtylla e vetme me e rendesisshme qe mbeshtet datat shume te hershme te kronologjise konvencionale egjyptiane.

Duket qarte qe edhe sikur te kishim veprat e plota te Manethos do ishte e gabuar te supozohej, me kaq shume dokumentime te humbura, se historianet e hershem si Manetho, Eusebius, Africanus, Josephus dhe Syncellus aktualisht njihnin historine e vertete te hershme egjyptiane me mire sesa versioni i thene prej Herodotit.

E vetmja histori qe paradaton ardhjen e Septuagint ne Egjyt dhe Greqi ishte Dhjata e Vjeter e shkruar prej cifuteve. Kjo i dha Qendrimit te tyre ne Egjypt dhe Eksodit prej aty vleren e nje ngjarje te madhe historike. Debimi me i rendesishem i nje rrace aziatike nga Egjypti ne kohet para Asiriane sic kujtohet nga egjyptianet dhe greket ishte perzenia e Hyksos.

Nese duhet ti besojme teksteve egjyptiane, egjyptianet po ashtu perzune nje numer te madh leperesh por kjo eshte e veshtire per tu pranuar si te ishin nje grup i tere etnik. Keto fakte mund te shpjegojne pse disa historiane te hershem egjyptiane dhe greke dolen ne perfundimin, sic beri dhe Manetho, se cifutet ishin te dy bashke, hyksos dhe lepers.

Amalekitet, qe sipas Dhjates se Vjeter shkuan ne Egjypt ne kohen e Eksodit te Izraeliteve dhe qe thuhej se nje here e nje kohe ishin njeri nga kombet me te lavdishme, jane zhdukur prej kohesh. Historianet arabe te Mesjetes vazhdimisht na kane thene se Amalekites pushtuan Egjyptin fare pa lufte dhe sunduan aty per disa shekuj por greket Ptolemaike nuk mund te pritet qe te dinin dicka per kete gje.

Nese fenikasit dhe mikenasit sunduan njehere e nje kohe Egjyptin si 'mbreter te tokave te huaja' kujtimet per ta jane harruar prej shume kohesh. Duke dale ne perfundimin se cifutet ishin hyksos-t, keta historiane te hershem u munduan dhimbshem qe te gjenin indentifikime te mundeshme alternative per mbreter te ndryshem egjyptiane te permendur ne Septuagint.

Te gjitha komentet qe lidhin historine cifute me mbreter te caktuar egjyptiane si Susakim qe na qenka Shoshenq I, i thene ne versione te ndryshme te 'Manetho', mund te jene fare mire si gjetja e tyre me ekselente. Manetho po ashtu mund te jete gabim ne keto opinione sic ka qene gabim ne shume deklarata te tjera duke na kaluar ne nje version te tere te gabuar te historise antike.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtremberimi i Historise Empty Re: Shtremberimi i Historise

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:25 am

Sir Isaac Newton, i Pari nga Revizionistet me te Medhenj

Studimet historike te Newton

Sir Isaac Newton (1643-1727) ka qene mbase revizionisti i pare me i madh. Ne vitin 1700, tashme i famshem per zbulimet e tij mbi gravitetin dhe i mirenjohur si gjeni ne te gjithe boten akademike te asaj kohe, ai ishte po aq i zene me studimin e historise se lashte.

Ai tregoi se historia e lashte eshte bere e lashte me disa shekuj me shume dhe ishte i pari qe deklaroi se Sesostris i Herodotit, pushtimet e te cilit ishin te njejta me ato te Tutmesit III, ishte ne fakt Shishaku biblik.

Pra vepra e tij ofron nje mbeshtetje te fuqishme ndaj asaj te Velikovskyt. Ndersa evidencat e arkeologjise moderne kane shfaqur te krisura ne rindertimet e tij historike, rishikimet dhe vleresimet e burimeve te shumta te historise se lashte kerkojne vemendjen tone.

Zbulimet e nje shkenctari padyshim gjeni, prej me shume se pesedhjet vjete studim te historise se lashte jane te pashoqe ne autoritetin e tyre.

Newton i kushtoi pjesen me te madhe te kohes dhe vlerave te tij intelektuale kesaj pune, gje qe eshte e veshtire per ne pra ka shume per te mesuar prej tij. Duke qene se vepra e tij eshte pak e njohur ajo meriton nje skicim te shkurter.

o Trajtimi i revizionit historik te Newton

Kronologet e rrymes qendrore te epokes se Newton si Ussher ishin thelbesisht dakort me njehsimin e bazuar tek Dhjata e Vjeter i cili provonte se bota ishte rreth 4.000 vjecare ne kohen e lindjes se Krishtit. Intervalet bazike midis Adamit, Permbytjes, Abrahamit, Joshua, Davidit, zenia nga Babilonasit dhe Krishi ishin blloqet ndertuese te kronologjise boterore.

Sipas Josephus, Solomoni thuhet se kishte mbreteruar per 80 vjet dhe besohej se kishte vdekur rreth 970 p.e.s. Disa mendimtare radikale ne menyre sekrete po ngrinin dyshime mbi nje planet me moshe kaq te re duke sugjeruar se bota duhet te jete ose e perjetshme ose qindra mijera vjet e vjeter, por forca e Institucionit ishte kaq e madhe se opinione te tilla nuk mund te thuheshin me ze te larte.

Studimet e tija e cuan Newton ne konkluzionin se Cifutet ishin me te lashtet nga popujt e civilizuar.

Me Biblen si burimin e tij kryesor historik ai u perpoq qe te bente nje lidhje me ngjarjet e rregjistruara ne historite pagane Egjyptit, Greqise, Asirise, Babilonise, Persise dhe Italise dhe ti pershtaste ato ne nje sekuence te duhur kronologjike. Kronologjia e pranuar per mbreterite e lashta te cilat nuk 'perputheshin me historine e shenjte' duhet te ishin fallco.

Nje kristian i devotshem por dhe nje kritikues guximtar i Bibles, ai zbuloi shume mosperputhje ne brendesi dhe midis versioneve te Mbretit Xhejms, Masoretic, Samaritan dhe Septuagint. Ai ishte i gatshem qe te rregullonte disa nga fjalet ose numrat e Dhjates se Vjeter ose kohezgjatjen e disa ngjarjeve per tu perputhur me kronologjine e tij.

Pozicionimi i tij radikal ishte per te minuar vlefshmerine e kronologeve te lashte te cilet binin ne kundershtim me Shkrimet si dhe me astronomine e re, qe edhe keshtu perseri u kopjuan nga te gjithe modernet.

Fillimisht ai pergatiti nje kritite te kronologeve te lashte, vecanerisht Aleksandrineve. Me pas ai nxorri 'prova' te bazuara ne astronomi per te rregulluar disa data kyce. Nga nje sinteze e evidences se mirefillte ai rimodeloi historine e lashte.

Per te realizuar kete ai perdori nje mesatare mbreterimi prej 18-20 vjetesh qe e nxorri nga studimi i te gjitha teksteve te lashta te njohura mbi mbreterite. Ne kete menyre Newton tregoi se 45 ose 33 vjet sic perdoreshin nga Aleksandrinet ishte nje kohe shume e gjate per nje gjenerate mbreterisht, duke rezultuar ne data te cilat ishin shume te lashta.

Sic e shpjegon ai, mbreterit ishin subjekt vrasjesh, turbullirash, dhune dhe po ashtu shpesh vellezer e xhaxhallare ja dilnin te merrnin ne kontroll mbreterite duke cuar keshtu ne mbreterime afatshkurtra. Te marra sebashku, llojet e ndryshme te evidencave perbenin nje trup solid provash bashkerenduese.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtremberimi i Historise Empty Re: Shtremberimi i Historise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi