Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shqipëria dhe Turqia User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shqipëria dhe Turqia User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria dhe Turqia

Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:24 pm

Shqipëria dhe Turqia

Vërshimi Turk në Ballkan

Turqit ishin pasardhësit e fiseve endacakë të oguzëve-turanikë, të cilët, duke ardhur nga Azia Qëndrore, hynë për herë të parë në Anadoll në shek. XI, në periudhën e pushtimeve të turqve selxhukë. Në shek. XIII, kryetari i oguzëve turq, Ertogrulli hyri në shërbim të sulltanit selxhuk duke marrë prej tij, si shpërblim, një zotërim të vogël në brigjet e lumit Sangaria. Si pasojë e dyndjes së mongolëve, sulltanati selxhuk u copëzua në dhjetë emirate. Njëri nga këto i mbeti Ertogrullit. Biri i tij, Osman Beu (1282-1326), e ktheu zotërimin e vet në një principate të pavarur që mori emri Emirati Osman. Turqit a këtij emirati u quajtën turq-osmanllij. Nën udhëheqjen e Osmanit, krerët e feudalizuar turq të ketij emirati përfshinë brenda pak kohe nën sundimin e vet pjesën më të madhe të zotërimeve të Bizantit që kishin mbetur në veriperëndim të Azisë së Vogël duke e transferuar edhe kryeqytetin e tyre nga Sjogudi në Brusë (1326). Nën udhëheqjen e Osmanit, sulltanit të parë turk dhe themeluesit të dinastisë së osmanllijve, shteti i turqve i lindur dhe i rritur me lufta dhe fushata plaçkitëse, u kthye në një shtet feudal-ushtarak despotik. Të lidhur me lufta të vazhdueshme, turqit i kushtuan kujdes të veçantë ushtrisë. Vetë feudalët turq ishin të detyruar të merrnin pjesë në luftë si spahij (nga persishtja , sipas-kalorës ).

Veç ushtrisë feudale të spahijve, pasardhësi i Osmanit, sulltan Orhani (1326-1360) krijoi korpusin e jeniçerëve (turqisht, jeniçer - ushtar i ri ), i cili përbëhej nga ushtarë të stërvitur që në vogëli me artin ushtarak, të fanatizuar me fenë islame, të edukuar me besnikërinë ndaj sulltanit dhe me frymën e luftrave pushtuese. Krahas tyre, turqit krijuan edhe repartet e kalorësve akinxhi (sulmues nga akin, sulm), të cilët sulmonin vendet viktima në mënyrë të befasishme, plaçkisnin popullsinë, digjnin fshatra, grabitnin njerëz që i shitnin skllevër, rrëmbenin fëmijë për të furnizuar ushtrinë jeniçere, dhe me pështjellimin e madh që krijonin sidomos në prapavija, ua hapnin rrugën jeniçerëve dhe spahijve të pushtonin më me lehtësi vendin.

Gjatë gjysmës së parë të shek. XIV, ndërsa në Ballkan zotërimet bizantine po hynin njeri pas tjetrit në kufijtë e Mbretërisë Serbe, turqit përfunduan në kurriz të Perandorise Bizantine pushtimin e Azisë së Vogël. Më 1364 ata kaluan Dardanelet dhe u hodhën në Ballkan. Duke lënë mënjanë Konstandipojën e rrethuar e të paralizuar, turqit pushtuan brenda pak kohe Thrakën lindore dhe më l365 shpërngulën kryeqytetin e tyre nga Brusa në Adrianopojë, të cilën e quajtën Edrene. Në vitet e mëvonëshme, turqit osmanllij pushtuan vise të tjera të Ballkanit dhe arritën deri në thellësitë e gadishullit.

Përparimi i shpejtë i turqve i detyrohej në radhë të parë përçarjes së thellë feudale në të cilën qenë zhytur vendet e Azisë së Vogël dhe të gadishullit Ballkanik. Mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine dhe Mbretërisë Serbe ishin krijuar një shumicë principatash e zotërimesh të mëdha e të vogla, sundimtarët e të cilave ishin në grindje me njeri-tjetrin dhe, kur rrezikoheshin të humbisnin pushtetin, nuk nguronin të thërrisnin në ndihmë edhe turqit. Këto kontradikta thelloheshin edhe më shumë nga antagonizmat e vjetra fetare midis katoliçizmit e ortodoksisë që nxiteshin nga Papati e Patrikana edhe në kohën kur turqit po kërcënonin shtetet e krishtera.

Përballë këtyre shteteve të përçara e të dobëta, me ushtri të përbërë prej kalorësish të paqëndrueshëm dhe bujkrobërish, turqit osmanllij gëzonin epërsi politike dhe ushtarake.

Duke përqëndruar pushtetin politik në duart e veta, sulltanët osmanllinj kishin mundësi të mobilizonin tërë burimet njerëzore e materiale për luftat e tyre pushtuese. Feudalët spahij ishin të interesuar për këto lufta sepse ato u siguronin burimet kryesore të të ardhurave, feude të mëdha dhe karierën ushtarake. Jeniçerët, me disiplinë të fortë dhe të lehtë në armatime, ishin të stërvitür me taktikën e lëvizjeve të shkathta dhe të sulmeve të shpejta. Feja islame u jepte turqve armën ideologjike për të përforcuar bashkimin dhe disiplinën ndaj sulltanit dhe për të justifikuar luftat e tyre pushtuese.

Turqit përfituan nga kontradiktat që zienin në Ballkanin e përçarë, të cilat disa herë edhe i shfrytëzuan për qëllimet e tyre, dhe i thyen njërin pas tjetrit kundërshtarët që ndeshën rrugës. Duke e kuptuar rrezikun e invazionit turk, feudalët serbë të Maqedonisë formuan një koalicion ushtarak, në të cilin mori pjesë edhe despoti i Vlorës, Aleksandri. Por në betejën që u zhvillua më 1371 buzë lumit Maica ushtritë e koalicionit u thyen nga turqit.

Në vjetët e mëvonëshme turqit i vazhduan fushatat e tyre plaçkitëse në viset e ndryshme të Ballkanit. Me kohë, ata u stabilizuan në Maqedoni dhe e bënë Manastirin e Kosturin bazë ushtarake për pushtimin e pjesës perëndimore të gadishullit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Nga Maqedonia turqit bënë, më 1385, inkursionin e tyre të parë në Shqipëri, të thirrur nga Karl Topia, por në shtatorin e atij viti, së bashku me plaçkën e grabitur u kthyen përsëri për në Maqedoni. Ky inkursion i tronditi shqiptarët, por feudalët arbëreshë nuk mbajtën një qëndrim të njëllojtë përballë këtij rreziku që tashmë trokiste në dyert e vendit. Karl Topia e kuptoi rrezikun që i krijoi vehtes dhe, si duket, hoqi dorë nga bashkëpunimi me turqit, kurse disa feudalë të tjerë, si Balshët Dukagjinët në veri Shqipërisë, shpejtuan të merreshin vesh me ta dhe bënë, më 1387, paqe të veçantë, duke e njohur sulltanin kryezot. Në vitin tjetër, më 1388. turqit depërtuan në tokat e Shqipërisë dhe arritën deri në dyert e Vlorës, Durrësit dhe Lezhës. Filloi kështu pushtimi i Shqipërisë nga turqit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:25 pm

Beteja e Kosovës (1389)

Përparimi i turqve dhe plaçkitjet e mëdha që ata bënë shkaktuan shqetësim në të gjithë popujt e Ballkanit. Për t'i bërë ballë rrezikut, mjaft sundimtarë feudalë serbë, bullgarë, shqiptarë, rumunë, lanë përkohësisht më një anë grindjet e vjetra dhe formuan kundra turqëve një kualicion nën kryesinë e princit serb Lazar, nga bujarët shqiptarë në kualicion morën pjesë Gjergji i II Balsha i cili me këtë rast e prishi marrëveshjen që kishte bërë me turqit, Teodhor Muzaka, zoti i Beratit e sundimtari i Myzeqesë si dhe disa feudalë të tjerë më te vegjël. Me 1389 ushtritë e kualicionit u dolën përpara në Kosovë ushtrive turke të cilave u printe vetë sulltan Murati i I. Por në betejën e përgjakëshme që u zhvillua në fushën e Kosovës afër Prishtinës, me gjithë qëndresën heroike, ushtritë kalorsiake të kualicionit të veshura rëndë me çelik u thyen nga jeniçerët turq. Pas ndeshjes, Sulltan Murati u vra nga një luftëtar serb dhe princi Lazar u ekzekutua për hakmarrje nga turqit. Në këtë betejë u vranë edhe mjaft shqiptarë.

Pas fitores që korrën në Kosovë, turqit filluan të shtriheshin pa gjetur pengesë të madhe në vendet akoma të papushtuara të Ballkanit. Sulltani i ri. Bajaziti i I, i njohur me mbiemrin "Jilldërim" (Rrufeja) ndërmori një varg fushatash të shpejta dhe i shpuri ushtritë turke deri në Bosnje dhe Vllahi.

Disfata që pësuan popujt ballkanikë në Kosovë shënoi gjithashtu fundin e pavarësisë së principatave shqiptare. Turqit grumbulluan në Shkup ushtri të shumta si dhe kolonistë të prurë nga Anadolli dhe e caktuan këtë qytet. pikëmbështetje për veprimet ushtarake kundër Shqipërisë. Që këtej reparte të avancuara akinxhijsh kryenin herë pas here inkursionet e tyre paraprake plaçkitëse. Sulmet e tyre drejtoheshin para së gjithash kundër qyteteve të mëdha e të fortifikuara të bregdetit: Shkodrës, Durrësit, Vlorës.

Përballë rrezikut turk, vendi ishte i ndarë midis principatave të dobësuara edhe më tepër nga antagonizmat feudale. Në Principatën e Durrësit, feudalët vasalë përfituan nga dobësia e sundimtarit të ri, Gjergj Topisë (1388-1392), që ishte në moshë të re, i sëmurë dhe i paaftë, dhe njëri pas tjetrit u shkëputën prej tij. Nga dobësia e Gjergj Thopisë u përpoq të përfitonte edhe Gjergj i II Balsha. Më 1391 ky u përgatit të sulmonte dhe të pushtonte Durrësin, por u detyrua të hiqte dorë nga ky sulm sepse edhe brenda në Principatën e Shkodrës, feudalët vasalë, midis të cilëve edhe vëllai i tij, Konstandin Balsha, u shkëputën dhe bile e kërcënuan atë me kryengritje. Në jug, në despotatin e Artës, vazhdonin grindjet midis Gjin Bua Shpatës dhe Thoma Preljuboviçit. Me një gjendje të tillë në Shqipëri nuk kishte shpresë që t'u bëhej turqve në rezistencë serioze.

Veç kësaj, në kohën kur nga lindja rritej rreziku i turqve, nga perëndimi doli një rrezik tjetër: ai i pushtimit të bregdetit nga Venediku. Republika tregëtare e Shën-Markut, shpejtoi të nxirte përfitime nga paniku që u përhap në Ballkan prej disfatës së Kosovës dhe u përpoq të vinte dorë mbi qytetet bregdetare të Shqipërisë përpara se këto të kalonin në duart e turqve. Duke përdorur forcën e parasë dhe duke shfrytëzuar pakënaqësinë e feudalëve vasalë, ajo e minoi pushtetin e princëve shqiptarë më tepër se sa turqit me forcën e armëve. Gjergj Thopia, i kërcënuar nga sulmet e turqve, nga synimet e Balshës së Shkodrës dhe nga revolta e bujarëve arbëreshë të principatës të nxitur nga Venediku, nuk i rezistoi dot presionit gjithnjë e më të madh të republikës, së Shën-Markut dhe e detyrua të linte Durrësin nën kontrollin e saj. Veç kësaj, më 1392, u nënshkrua në Durrës midis tyre një marrëveshje sipas së cilës Republika e Shën-Markut i siguronte Gjergj Topisë përkrahjen dhe një shpërblim vjetor me kusht që pas vdekjes së Gjergjit, Durrësi të kalonte nën zotërimin e Venedikut. Disa muaj pas marrëveshjes, Gjergj Topia vdiq dhe kështu Durrësi u aneksua dhe u bë pjesë e zotërimeve të republikës. Me vdekjen e Gjergjit, i cili nuk la trashëgimtar, dhe me kalimin e qytetit në duart e Venedikut, Principata e Durrësit u çthur fare. Bujarët e nënshtruar si Muzakët e Skurajt dolën më vehte. Zotërimet e vjetra të Topiajve, krahinat midis Durrësit, Tiranës dhe Krujës u ndanë midis nipërve dhe mbesave të Karl Topisë.

Republika e Venedikut bëri gjithashtu presion edhe mbi Gjergjin e II Balsha, për t'i shkëputur këtij qytetet e rëndësishme të principatës. Gjergji në fillim i bëri ballë presionit të republikës. Më 1392 ai u shpreh i gatshëm të merrte pjese në pregatitjet për luftë kundër Turqisë që po bënte Hungaria e ndihmuar nga Raguza, aleatët e vjetër të Balshëve. Por më 1393 turqit, të cilët siç duket kishin rënë në dijeni të këtyre pregatitjeve, kryen një inkursion në teritoret e principatës, pushtuan Shkodrën e Ulqinin dhe zunë rob gjithashtu Gjergj Balshën. Me ndërhyrjen e Raguzës, Gjergji u lirua më 1394 dhe një vit më vonë, më 1395, turqit u tërhoqën nga Shkodra e Ulqini, të cilat kaluan përsëri në duart e sundimtarit Balshë. Por tashmë pozitat e këtij ishin mjaft të lëkundura. Më 1396 Gjergji i II hyri në luftë me feudalët Dukagjinë të Lezhës, të cilët përkraheshin nga Venediku. Atë vit presioni i Venedikut u shtua edhe më tepër dhe Gjergji i II Balsha u detyrua t'i nënshtrohej këtij presioni duke lidhur me republikën një marrëveshje, sipas së cilës ajo do të merrte Shkodrën, Drishtin, Danjën dhe Shasin; Gjergji i II, përveç shpërblimit që do të merrte nga Venediku, mbajti edhe doganën e Shirgjit në lumin Bunë. Me këtë mënyrë u dobësua shumë edhe principata e Shkodrës.

Bashkë me principatat shqiptare të pavarura morën fund edhe autonomitë e komuneve qytetare. Republika e Shën-Markut nuk i respektoi traditat e vetadministrimit të qyteteve, por vendosi në krye të tyre qeveritarë venedikas. Nga këta më të rëndësishmit ishin bajli i Durrësit dhe konti i Shkodrës. Bashkë me qeveritarët erdhën edhe patricë venedikas të cilët zunë postet më të rëndësishëm të administratës dhe monopolizuan dalëngadalë tregëtinë e qyteteve. Shumë pronarë dhe bashtinarë shqiptarë u xhveshën nga feudet të cilat republika ua dha pronarëve venedikas. Të tjerët u detyruan të kryenin shërbimin ushtarak nën urdhërat e republikës. Pasi i shtinë në dorë qytetet, qeveritarët venedikas u përpoqën t'i zgjeronin kufijtë e tyre. Kështu brenda pak kohe e gjithë krahina e Shkodrës së bashku me zonën bregdetare u përfshi nën zotërimin e tyre. Për të përballuar shpërblimet që republika u jepte feudalëve arbëreshë dhe rrogat e mëdha që u paguante qeveritarëve të saj, popullsia u ngarkua me taksa të rënda. Në kurriz të qytetarëve dhe fshatarëve u rritën edhe detyrimet angari në dobi të republikës, sidomos puna e detyruar për meremetimin dhe forcimin e kështjellave. Të gjitha këto shkaktuan pakënaqësinë e popullsisë. Më 1399, tre vjet pas vendosjes së sundimit venedikas, konti i Shkodrës e lajmëronte Senatin: "i gjithë vendi ka ngritur krye kundër sundimit tonë. Kryengritja shpërtheu në qytete dhe në fshatra. Përveç Shkodrës dhe Drishtit, qytetet e tjera ranë në duart e qytetarëve, të cilët i dëbuan funksionarët venedikas. Shumë fshatarë braktisën tokat e tyre se nuk donin të shlyenin detyrimet dhe angaritë e rritura. Në këtë kryengritje morën pjesë edhe pronarët e pakënaqur. Por me gjithë përhapjen e saj, kryengritja a vitit 1399 u shtyp.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:25 pm

Copëzimi Feudal i Shqipërisë

Deri në fund të shek. XIV turqit nuk e konsideruan Shqipërinë si një vend të nënshtruar. Ata bënë përjashtim vetëm për rrethin e Përmetit dhe të Korçës. Në këto krahina turqit bënë në vitet e fundit të shek. XIV regjistrimin e tokave dhe të fshatarëve që ishte kushti paraprak për vendosjen e regjimit të tyre feudal ushtarak dhe të administratës së rregullt turke. Pjesën më të madhe të Shqipërisë turqit osmanllj e konsideruan tokë vasale. Zotërit feudalë të mëparshëm i lanë në domenet e veta me kusht që të njihnin sulltanin për kryezot dhe të merrnin pjesë me ushtritë e tyre në luftat e Turqisë sa herë t'i thërriste kryezoti. Veç kësaj, feudalët shqiptarë vasalë duhej t'i dërgonin sulltanit një haraç të caktuar në vit. Siç duket, në këtë periudhë turqit nuk ndëhynin në administrimin e vendit. Por kur dyshonin për besnikërinë e feudalëve vasalë, atëhere nisnin nga Shkupi ushtritë turke të cilat dyndeshin në Shqipëri dhe pasi bënin plaçkitje e zullume të mëdha dhe ndiqnin sundimtarin feudal të pabindur, ktheheshin përsëri në Shkup.

Megjithëse e shpallën vasalë të sulltanit, feudalët arbëreshë nuk i respektonin kurdoherë detyrimet ndaj kryezotit. Por nga ana tjetër ata i vazhduan midis tyre luftat e vjetra për të zgjeruar domenet në kurriz të njëri-tjetrit. Turqit i lejonin grindjet dhe konfliktet e armatosura midis feudalëve kur ato nuk cënonin interesat e tyre. Bile, nga një herë, ata i nxitnin vetë këto grindje kur drejtoheshin kundër venedikasve ose feudalëve të lidhur me republikën.

Në pjesën e parë të shek. XV, autoriteti i turqve u trondit për disa vjet me radhë për shkak të disfatës së madhe që ata pësuan në betejën ë Ankarasë. Më 1402 turqit osmanllij u rrezikuan nga vala e hordhive barbare, të kryesuara nga Timurlengu, i të cilat u dyndën në tokat e Azisë së Vogël. Për t'i prerë hovin dyndjes së tyre, sulltan Jilldërimi grumbulloi gjithë ushtritë turke dhe, në të njëjtën kohë, thirri në ndihmë edhe vasalët me ushtritë e tyre. Nga vasalët shqiptarë, si duket, vetëm një pjesë, ndër ta Kojë Zaharia, Gjergj Dukagjini dhe Dhimitër Jonima, iu përgjigjën thirrjes së sulltanit. Në betejën që u zhvillua në Ankara, Bajazidi pësoi një disfatë katastrofale duke rënë edhe vetë rob në duart e Timurlengut. Pa marrë akoma vehten nga disfata, turqit u përçanë nga grindjet dhe luftat për trashëgimin e fronit që shpërtheu midis djemve të Bajazidit I dhe që vazhdoi shumë vjet. Si rrjedhim edhe presioni turk mbi Shqipërinë përkohësisht u lehtësua.

Dobësimi i fuqisë së turqve u dha rast zotërve feudalë arbëreshë të shkëputeshin nga vartësia e pastaj të vazhdonin përpjekjet për të rritur zotërimet. Si rrjedhim, në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XV Shqipëria u coptua në një numër më të madh zotërimesh feudale, kufijtë e të cilave zgjeroheshin ose ngushtoheshin sipas sukseseve ose disfatave që pësonin zotërit e tyre në luftë me njëri-tjetrin.

Në Shqipërinë e veriut, bujarët arbëreshë që dikur ishin vasalë të sundimtarëve, Balshë, Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Spanët, Dushmanët, etj., ishin bërë sundimtarë më vehte. Për të përforcuar pushtetin e tyre ekonomik e politik ata kishin nevojë për qytetet e vendit, por këto kishin kaluar tashmë nën zotërimin e Venedikut. Kështu çështja e qyteteve u bë burim grindjesh midis tyre dhe republikës. Kjo, duke përfituar nga antagonizmat që ekzistonin midis bujarëve arbëreshë, ndoqi ndaj tyre politikën e ekuilibrimit të forcave, ajo nxiste kundër feudalit që forcohej feudalët e tjerë të cilët i bënte për vehte me anën e privilegjeve dhe subvencioneve.

Një nga bujarët arbëreshë që filloi të rrezikonte zotërimet e Venedikut në Shqipëri u bë Balsha i III. biri i Gjergjit të II Balsha, që vdiq më 1403. Balsha i III, i cili synonte të rimëkëmbte principatën e copëtuar, ndërmori një luftë të gjatë kundër venedikasve, sulmoi karvanet e tyre, rrethoi disa herë Shkodrën, e bllokoi atë për një kohë të gjatë, dhe me ndihmën që i dhanë qytetarët, të cilët të pakënaqur nga sundimi venedikas u hodhën në kryengritje, u shtiu në dorë më 1404 qytetin. Kundër Balshës së III republika nxiti bujarët fqinj që rrezikoheshin prej tij si Gjergj Dukagjinin, Dhimitër Jonimën dhe Kojë Zaharinë. Përë këtë qëllim ajo u dha të drejta, sidomos të drejtën për të përfituar pjesërisht të ardhurat në qytetet që aspironin (Dukagjinëve në Lezhë, Jonimëve në Shat, kurse Zahariajve u njohu të drejtën e zotërimit të cilën ata e kishin shtënë në dorë. Por këto masa nuk dhanë ndonjë rezultat. Më 1406 venedikasit u përpoqën të nxitnin edhe komandantin turk të Shkupit, Jigit Pashën, duke i premtuar një shpërblim prej 2 mijë dukatash, për të kryer një inkursion kundër Balshës, por edhe ky nuk u bind, ndoshta sepse turqve u interesonte dobësimi i pozitave të Republikës së Shën-Markut në bregdet. Atëhere Venediku po atë vit dërgoi kundër Shkodrës ushtrinë dhe flotën e vet dhe e ripushtoi qytetin.

Pas një paqeje të shkurtër që u nënshkrua midis tyre, Balsha i III, me përkrahjen e vjehrrit, Stefan Lazareviçit, despotit të Serbisë, e rifilloi luftën kundër Venedikut. Më 1411 ai e shtiu në dorë për të dytën herë Shkodrën, por edhe këtë radhë nuk e mbajti dot për shumë kohë. Në vitet e mëvonëshme ai vazhdoi t'i sulmonte qytetet e tjera pa mundur t'i përforconte sukseset që korrte herë pas here.

Edhe pjesa tjetër e Shqipërisë u copëzua në një numër të madh zotërimesh feudale. Në zotërimet e dikurshme të Principatës së Durrësit tani sundonin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, Topiat, Muzakët, Arianitët, Kastriotët etj. Më 1402, Nikollë Topia hyri në luftë kundër kushërirës së vet, Helena Topisë, dhe burrit të saj. Kostandin Balshës, vëllait të Gjergj Balshës së II dhe u mori atyre Krujën. Nikollë Topia synoi gjithashtu të rimëkëmbte principatën e vjetër, hyri në grindje me Venedikun për çështjen e Durrësit por nuk pati sukses. Në luftë kundër Muzakëve, zotërimet e të cilëve shtriheshin në Myzeqe me qëndër në Berat, ai pësöi disfatë duke rënë edhe vetë rob në duart e Teodhorit të II Muzaka. gjatë kësaj kohe u rrit fuqia e bujarëve Arianitë, zotërimet e të cilëve shtriheshin në krahinën e sotme të Elbasanit (Çermenikë, Shpat, Mokër).

Në jug të Shqipërisë, pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës (1400), Despotati i Artës u nda në dy pjesë. Zotërimet veriore të despotatit kaluan në duartë e Gjin Zenebishit, i cili formoi një zotërim feudal më vehte me qendër në Gjirokastër. Pjesa tjetër e despotatit, zotërimet në Epir, kaluan në duart e Maurik Buas, vëllait të Gjin Bua Shpatës. Të dy këta zotër feudalë vazhduan për shumë vjet me radhë luftën me feudalët grekë, serbë e italianë. Në krahinat e tjera të Shqipërisë së jugut u formuan gjithashtu zotërime të vogla të cilat nuk lojtën ndonjë rol.

Kjo gjendje vazhdoi deri më 1415. Lufta për fron që shpërtheu në radhët e turqve më 1410, përfundoi më 1413 me fitoren e Mehmetit, që u bë sulltan i vetëm i turqve (Mehmet I), më i madhi nga djemtë a Bajazitit,i cili pasi zhduku njërin pas tjetrit vëllezërit tij rivalë mundi të bashkonte përsëri nën sundimin e vet feudalët turq. Pasi grumbulloi forca të reja, Mehmeti i I iu përvesh punës për të forcuar sundimin turk të tronditur në tokat e pushtuara të Anadollit dhe Rumelisë (nga turqishtja: Ru-ili vendet e rumëve, të romejve, domethënë të bizantinëve).

Duke përfituar nga përçarja e thellë feudale, turqit e rivendosën autoritetin e tyre në Shqipëri, pa ndeshur këtu në një qëndresë serioze. Më 1415 ata i morën Nikollë Topisë Krujën, (të cilën e quajtën Akça-Hisar Kulla e Bardhë), më 1417 Rugina Balshës Vlorën e Kaninën. Po atë vit ata morën Beratin dhe më 1419 Gjin Zenebishit Gjirokastrën. Në vend të zotërve feudalë shqiptarë në këto qytete sulltani vendosi garnizone ushtarake dhe komandantë turq. Bashkë me garnizonet ushtarake, në fushën e Krujës e të Gjirokastrës u vendosën edhe kolonistë turq të prurë nga krahinat Saruhani, Koxha-ili dhe Xhanik të Anadollit. Afërsisht më 1419 ose në vitin tjetër, turqit bënë në krahinat pushtuara regjistrimin themeltar të tokave dhe vendosën mbi to regjimin e tyre feudal ushtarak. Me vendosjen e këtij regjimi, rrethet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Krujës u konsideruan, si dhe Përmeti me Korçën më parë, toka të nënshtruara. Feudalët shqiptarë të mëparshëm, u detyruan ose të pranonin, duke ruajtur pronat e tyre feudale, sundimin turk, ose të aratiseshin. Një pjesë e mirë e feudalëve i u nënshtrua gjendjes së re. Pjesa tjetër, midis të cilëve Gjin Zenebishi, Maurik Bua, Rugina Balsha, mërguan jashtë Shipërisë. Jashtë vendit mërguan gjithashtu masa të tëra fshatarësh, jo vetëm nga krahinat a pushtuara, por edhe nga krahinat e tjera që kërcënoheshin nga pushtimi, i afërt.

Por edhe këtë radhë sundimi turk në Shqipëri ishte mjaft i dobët. Në shumicën e krahinave të vendit vazhdonin të sundonin, si dhe më parë, bujarët shqiptarë. Megjithëse mbi ta pesha e presionit turk po shtohej përherë e më tepër, ata vazhdonin të qëndronin të përçarë kundër rrezikut që u kishte hyrë brenda në shtëpi.

Pushtimi i Krujës, Vlorës dhe Gjirokastrës i bëri këto pikëmbështetje për shtrirjen e sundimit turk në viset e tjera të Shqipërisë. Pas ardhjes në fuqi, më 1421 të Muratit të II, fuqia ushtarake a osmanllijve u rrit në mënyrë shqetësuese për Evropën. Ushtritë turke i vazhduan pushtimet nëpër Ballkan, kaluan Danubin e Savën dhe hynë në tokat e Kroacisë dhe Hungarisë. Brenda viteve 1423-1426 turqit pushtuan të gjitha viset e Shqipërisë së ulët bregdetare si dhe krahinën e Dibrës në pjesën lindore të Shqipërisë. Këtë radhë ata shtinë në dorë edhe qytetet e fundit që kishin mbetur akoma të lira: Dibrën dhe Danjën, buzë Drinit, duke arritur kështu në afërsitë e Shkodrës. Përpjekjet e turqve për të marrë vënedikasve qytetet bregdetarë dhe për të dalë në det, që ishte qëllimi kryesor i tyre, dështuan.

Gjatë kësaj fushate pësuan një goditje të rëndë zotërimet feudale shqiptare që ndodheshin në viset e pushtuara. Zotërit e tyre feudalë u detyruan, si dhe më parë të njihnin sulltanin për kryezot, t'i jepnin atij tributin e përvitshëm dhe t'i shërbenin me ushtri gjatë kohës së luftrave. Si vasalë ata ishin gjithashtu të detyruar t'i dërgonin sulltanit një a më tepër nga fëmijët a tyre si iç-ogllanë, të cilët futeshin në shkollën ushtarake të pallatit në Adrianopojë ku qëndronin disa vjet. Në shkollën e iç-ogllanëve fëmijët e feudalëve vasalë ktheheshin në fenë islame, edukoheshin me besnikërinë ndaj sulltañit dhe mësonin artin ushtarak, dhe kur arrinin në moshën madhore ngarkoheshin me detyra të ndryshme. Zakonisht ata ktheheshin përsëri në vendin e tyre ku sipas rastit zinin poste të rëndësishme në administratën feudale ushtarake turke.

Duke përfituar nga fakti se në këto vise nuk u bë menjëherë regjistrimi i tokave dhe u vonua për disa vjet vendosja e regjimit, feudal-ushtarak otoman, zotëritë feudalë vazhduan të gëzonin të drejtat e mëparëshme mbi zotërimet e tyre, të cilat tani ishin zvogëluar, kishin mbetur pa qytete dhe ndodheshin nën vëzhgimin e afërt të komandantëve turq. Jashtë kontrollit të turqve kishin mbetur vetëm viset malore të Shqipërisë. Zotërimet e mëparëshme që ishin krijuar në këto krahina, ajo e Dukagjinëve, Kastriotëve dhe e Arianitëve, jo vetëm qëndruan por morën tani një rëndësi të veçantë. Një rol të madh filloi të lozte në këtë kohë veçanërisht zotërimi i Kastriotëve dhe sundimtari i tij, Gjon Kastrioti, ati i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:25 pm

Zotërimet e Kastriotëve

Kastriotët ishin një familje feudale shqiptare. Si dhe te shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në shqipëri ka disa fshatra me emrat Kastriot (Peshkopi), Kastri (Mirditë), Kastra (Shkodër dhe Tropojë)etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqpitar Frat Bardhi, kronisti raguzan P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahin e Hasit.

Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjëlli, gjyshi i Skënderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane"", një princ shqiptar me emër: Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e Kosovës më 1389. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatëruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili. në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti. Sipas
të thënave të kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e Drinit, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i Peshkopisë. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.

Biri i Palit. Gjon Kastrioti, e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, Gjoni e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.

Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, Gjoni vazhdoi t'i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me Venedikun dhe lidhi marreveshje miqësore me të. Por më 1410 gjendja e tij u keqësua përsëri. Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, Gjon Kastrioti qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundesi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e Gjonit, Stanishi.

Dobësimi i Turqisë gjatë luftës për fron, i dha rast Gjon Kastriotit të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllajt të tij sulltan Mehmetit. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, Gjon Kastrioti si duket u nënshtrua, pasi më 1416 atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregëtare-doganore që Gjoni lidhi më 1420 me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në Prizren.

Megjithëse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte edhe një politikë më vehte me fqinjët e tij, serbët dhe venedikasit. Më 1422 ai i dërgoi despotit të Sërbisë Stefan Lazereviçit, në ndihmë një djalë të tij në luftën kundër Republikës së Venedikut për t'i marrë kësaj Shkodrën. Por në vitin tjetër, më 1423, ai u tërhoq nga lufta dhe hyri ndërmjetës për paqën që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.

Në vitin 1423, kur sulltan Murati i II filloi fushatën për të forcuar pushtetin turk edhe në Shqipëri, Gjon Kastrioti mundi përsëri t'i ruante zotërimet e veta. Këtë radhë sulltani e detyroi atë të dërgonte peng, si duket, tre djemtë e tij.

Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtën në këto vite zotërimet e veta edhe fqinjët e tij, në veri Pal Dukagjini dhe në jug Gjergj Arianiti, të cilët ishin shpallur edhe ata vasalë të sulltanit. Por nga këto, zotërimet më të rëndësishme u bënë ato të Kastriotëve. Këto shtriheshin në pjesën qëndrore të Shqipërisë nga ku kalonin rrugët që lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato të pjesës lindore të Shqipërisë. Në kufijtë e zotërimeve të Kastriotëve kishte një varg kështjellash që mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugët më të rëndesishme të kohës, si ajo e Petrelës, në jug të Tiranës, Gurit të Bardhë në Mat, Stelushit në Murrë, Sfetigradit në luginën e Drinit midis Dibrës dhe Ohrit etj. Ndoshta në këtë kohë Gjoni kishte marrë përkohësisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujës. Përveç marrëdhënieve që Gjoni vazhdonte t'i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anë martesash miqësi edhe me disa zotër feudalë arbëreshë. Tri nga pesë vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarë nga familjet feudale të Topiajve, Muzakëve dhe Arianitëve. Një vajzë tjetër ishte martuar me princin e Zetës, Stefan Cernojeviçin.

Në zotërimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarë-bujkrobër. Në një marrëveshje që ai lidhi me Venedikun, republika mori përsipër t'ia kthente Gjonit bujkërobrit që strehoheshin në zotërimet e saj. Në një akt të vitit 1426, me të cilin Gjon Kastrioti së bashku me të katër djemtë e vet i dhuruan manastirit të Hilandarit, në Malin e Shenjtë, dy fshatra të Rekës, Radostushen dhe Trebishtin, janë numëruar detyrimet që Gjoni merrte në natyrë angari e në të holla nga fshatarët si zot i tyre feudal. Dhe kështu, thuhet në aktin e dhurimit, duke i dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë, të mos ketë në këtë krahinë as qefali as zot, as psarë, të mos të japin atyre të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në dinarë as para për kullote, as të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t'i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit "Megjithatë, në zotërimet e Kastriotëve, sikurse edhe ne atë Dukagjinëve dhe Arianitëve, kishte akoma një masë fshatarësh të lirë diku të organizuar si dhe më parë në bashkësi, diku të çliruar nga lidhjet e bashkësisë. Si duket, kjo masë familjesh patriarkale në këto zotërime që shtriheshin në krahinat e brëndëshme përbënte akoma në shek. XV, shumicën e banorëve. Mardhëniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe më parë, me pagesën e një tributi të caktuar. Duke paguar këtë tribut ata ruanin të drejtën tradicionale të vetadministrimit sipas kanunit të tyre, gjurmët e të cilit u ruajtën deri vonë nën emrin e Kanunit të vjetër. Por kishte në këto zotërime edhe malësorë të cilët nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnë tribut askujt-"Zoti feudal, ishte i pafuqishëm të nxirrte me dhunë nga këta malsore tributin ose të ndërhynte në jetën e tyre të brëndëshme në kundërshtim me normat e kanunit".

Vendosja e pushtimit turk në një shumicë krahinash të Shqipërisë dhe futja e zotërve feudalë shqiptarë nën vasalitetin e sulltanit, krijoi një gjendje të padurueshme për masën e popullsisë vendëse, kryesisht fshatare. Veçanërisht masat e lira fshatare, të cilat tani kërcënoheshin të futeshin nën zgjedhën feudale-ushtarake ose të paguanin tribut në dobi të një pushtuesi që ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin të gatshme për t'u bërë rezistencë turqve dhe për të filluar kryengritjen për dëbimin e tyre nga teritori i Shqipërisë. I mbështetur në këtë masë, Gjon Kastrioti filloi luftën kundër turqve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:25 pm

Kryengritja e Gjon Kastriotit

Rasti i favorshëm për kryengritje u paraqit në vitin 1428 kur sulltan Murati hyri në luftë kundër venedikasve për t'u marrë atyre Selanikut. Veprimet e tyre luftarake turqit i shtrinë edhe në Shqipëri ku synonin t'u merrnin venedikasve qytetet bregdetare dhe në mënyrë të veçantë Durrësin. Mosbesimi ndaj Venedikut e bëri Gjon Kastriotin në fillim ta ruante paqen me sulltanin. Bile një nga djemtë e tij, emrin a të cilit dokumentet përsëri nuk e japin, ndodhej në radhët e ushtrive turke, që bënin presion mbi Durrësin. Ka shumë mundësi që ky djalë të ketë qenë Stanishi, sepse vetëm ky, afërsish këtë kohë, nuk ndodhej pranë të jatit. Më vonë lufta turko-venedikase u zhvillua në sektorë të tjerë, kryesisht rreth qyteteve bregdetare të Greqisë.

Zgjatja e luftës e bindi Gjon Kastriotin se kishte ardhur koha e volitëshme për t'u shkëputur nga vasaliteti i sulltanit. Ai e filloi luftën kundër turqve dhe u shpall aleat i Venedikut, Gjatë kësaj lufte, e cila si duket filloi aty nga viti 1429, forcat shqiptare, në bashkëpunim me repartet venedikase, patën disa suksese. Por më 1430, fati i luftës ndryshoi. Selaniku ra më në fund në duart e turqve. Sulltan Murati i II nisi pastaj ushtritë a veta për të nënshtruar krahinat që kishin ngritur krye. Pasi nënshtruan Greqinë dhe Epirin, ku pushtuan edhe Janinën, ushtri të mëdha turke, nën komandën a Isak Bej Evrenozit, iu drejtuan Shqipërisë.

Me zjarr e me hekur ato e përshkuan vendin dhe e shtypën më në fund kryengritjen shqiptare duke kërcënuar edhe zotërimet e Venedikut. Republika shpejtoi të lidhte paqen me turqit dhe shpëtoi kështu qytetet e saj në Shqipëri. Shqipëtarët, me Gjon Kastriotin, të mbetur vetëm, nuk qenë në gjëndje të vazhdonin rezistencën dhe u detyruan të pranonin kushtet e diktuara prej Isak Beut. Në një letër që Senati i Raguzës i shkruante të dërguarit të saj në Bosnjë, më 18 maj 1430, e njoftonte ndër të tjera: "Sikurse u shkrua më përpara, Turku shtiu dorë Selanikun dhe pasi e shtiu në dorë, dërgoi një pjesë të njerëzve të tij në More dhe pjesën tjetër kundër zotërimeve dhe vendit të Gjon Kastriotit dhe këta i morën Gjonit në fjalë katër fortesa, domethënë kështjella të cilat ia rafshuan për tokë dhe, me sa thuhet, ky Gjoni kërkonte të vinte në marrëveshje me të".

Me gjithë disfatën që pësoi, Gjon Kastrioti mundi të merrej vesh edhe këtë radhë me turqit dhe të shpëtonte një pjesë të zotërimeve të veta. Nga kështjellat, Kruja dhe Sfetigradi kaluan në duart e turqve të cilët vendosën këtu garnizone ushtarake. Kështjellat e tjera, sikurse thonë burimet, u rrafshuan përtokë. Krahina e Dibrës u shkëput nga zotërimet e Kastriotëve dhe kjo kaloi drejtpërdrejtë nën sundimin turk. Gjon Kastrioti u ngarkua me një haraç të rëndë, u detyrua, si dhe më parë, të shërbente në ushtrinë turke sa herë ta thërriste sulltani dhe veç kësaj të linte në oborrin e Adrianopojës si peng djemtë e vet.

Kushtet që i dïktuan turqit qenë të rënda për Gjon Kastriotin, Zotërimet e tij tani u zvogëluan dhe u kufizuan vetëm në krahinën e Matit. Ai mbeti pa kështjella dhe me presionin e madh turk mbi kokë. Nga vendi i tij i varfër ai duhej të nxirte haraçin e rëndë për sulltani, djemtë e tij, qenë gjithënjë peng në duart e turqve. Për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, edhe vetë Gjoni u bë, sikurse djemtë e tij dhe mjaft feudalë të tjerë, mysliman, me emrin Hamza. Megjithatë Gjoni nuk hoqi dorë nga shpresa për t'u çliruar nga vartësia e sulltanit. Por, me forca shumë të pakta, ai i vari shpresat vetëm te ndonjë kthesë në gjëndjen ndërkombëtare.

Ndërkohë, turqit pasi e shtypën kryengritjen dhe e shtrinë sundimin e vet në pjesën më të madhe të Shqipërisë, në vendet pushtuara filluan të vendosnin regjimin e tyre feudal-ushtarak. Sikudo edhe në Shqipëri, ky regjim u vendos pasi u krye regjistrimi i prgjithshëm i tokave dhe i popullsisë. Regjistrimi filloi më 1431.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:26 pm

Vendosja e Sundimit Otoman

Tokat e nënshtruara të Shqipërisë turqit i përmblodhën më 1431 në një njësi feudale-ushtarake-administrative më vehte, në një sanxhak, të cilin e quajtën Sanxhaku i Shqipërisë (Sanxhak-i Arvanid), me kryeqendrër Gjirokastrën. Ky sanxhak përfshinte krahinat e nënshtruara prej Çamërisë në jug deri afër lumit Mat në veri. Jashtë kufijve të këtij sanxhaku mbetën zotërimet e Gjon Kastriotit në Mat të cilat turqit i quajtën Juvan-ih, (tokat e Gjonit), krahina akoma të panënshtruara të Shqipërisë veriore, ndër të cilat edhe domena e Dukagjinëve si dhe qytetet e pushuara nga Venediku (Durrësi, Drishti. Danja etj.). Krahinat e Përmetit, Kolonjës dhe Korçës vazhduan të qëndronin si një njësi feudale administrative më vehte deri më 1437. Këtë vit krahina e Përmetit u përfshi në kufijtë e sanxhakut të Shqipërisë. Dibra me rrethe u kthye në një sanxhak më vehte kurse Kosova u përfshi në kufijtë e sanxhakut të Shkupit. Sanxhaku i Shqipërisë bëri pjesë në vilajetin e Rumelisë i cili përfshin të gjitha sanxhaqet e Ballkanit.

Sanxhakbeu i parë i sanxhakut të Shqipërisë u emërua Ali Bej Evrenozi, vëllai i komandantit turk që shtypi kryengritjen e Gjon-Kastriotit. Sanxhakbeu ishte komandanti i ushtrive turke të sanxhakut. Pranë tij qëndronte kadiu, i cili kryente funksionet administrative, civile, gjyqësore e fetare. Sanxhaku i Shqipërisë u nda nga ana e vet në njësi më të vogla, në 10 vilajete ose kaza siç u quajtën më vonë, vilajeti i Gjirokastrës, Vajonetës (Delvinës), Këlcyrës, Kaninës, Skraparit, Beratit, Tomoricës, Çartallozit (Shpat- Mokër), Pavlo-Kurtikut (Krrabë) dhe Krujës. Disa krahina më të vogla dhe më pak të rëndësishme si ajo e Myzeqesë, Dropullit, Himarës, Borshit, etj. u quajtën nahije. Në krye të çdo vilajeti u emërua nga një subash me detyrë e komandantit ushtarak dhe pranë tij një kadi. Subashët vareshin nga sanxhakbeu i Shqipërisë dhe ky nga ana e vet varej nga bejlerbeu i Rumelisë. Kadilerët ishin të pavarur nga sanxhakbeu ose subashi. Ata vareshin drejtpërdrejtë nga sulltani. Sanxhakbeu dhe subashët kryenin vetëm funksionet ushtarake. Në kohë lufte, ata shkonin në krye të reparteve të tyre, atje ku t'i urdhëronte sulltani. Gjatë ndërprerjes së luftave ata qëndronin në krye të sanxhakut ose të kazasë dhe mbanin rendin e qetësinë. Kadilerët zyrtarisht ushtronin detyrën e kryetarit të zyrës së sheriatit. Në ushtrimin e funksioneve të veta, kadiu vepronte me emër të ligjet të sheriatit ("ligj i shenjtë"), në mënyrë të veçantë në Kuranin dhe në interpretimin e Kuranit që ishte bërë një nga juriskonsultët arabë. Më vonë gjatë gjysmës së dytë të shek.XV kadilerët mbështeteshin gjithashtu edhe në Kanunnamenë (kodin) që nxorri për këtë qëllim sulltan Mehmeti i II. Si kryetar i gjyqit kadiu mbronte interesat e pushtetit qendor otoman dhe të feudalëve spahij.

Pranë kadiut kishte edhe funksionarë të tjerë civilë të administratës shtetërore otomane. Njeri nga këta ishte imami, funksionari i kultit Islam. Dizdari (komandanti i kështjellës) dhe çeribashi,(komandanti i policisë së qytetit), hynin gjithashtu në radhët e funksionarëve të administratës. Pastaj vinin eminët (sekretarët) të ngarkuar me detyra të ndryshme administrative.

Ky qe i pari organizim administrativ pak a shumë i plotë që kryhej në teritorin e Shqipërisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:26 pm

Shpallja e Pronës feudalo-ushtarake

Regjimin e tyre feudal turqit osmanllij e mbështetnin në pronësinë feudalo-ushtarake mbi tokën. Për të vendosur këtë regjim në sanxhakun e Shqipërisë ata i shpallën edhe këtu, njësoj si në Rumeli, të gjitha tokat e punueshme dhe të papunueshme, arat, livadhet, kullotat, pyjet, korijet, pavarësisht në duar të kujt ndodheshin, prone mirie domethënë prone shtetërore (erz-i mirie, tokë shtetërore) Përveç pronës mirie, shteti turk njohu dhe dy kategori tjera pronash tokësore, toka mylk (erz-i mylk. tokë private), me sipërfaqe të kufizuar të cilat shteti turk ua njohu si pronë private fshatarëve dhe qytetarëve dhe toka vakufe (erz-i vakfe - tokë e shenjtë) që u caktuan për institucionet fetare islame.

Nga ana formale juridike pronari i tokave të shpallura mirie konsiderobej "zoti" por ato administroheshin prej sulltanit, i cili e quante vehten kalif (mëkëmbës i "profetit" Muhamet) te turqit islamë. Në fakt, pronari i vërtetë i këtyre tokave u bë nëpërmjet shtetit turk e gjithë klasa feudale otomane bashkërisht. Sulltani nuk ishte gjë tjetër veçse përfaqesuesi më i lartë i kësaj klase, kryetari i shtetit turk të osmanllinjve.

Me shpalljen e tokave të sanxhakut të Shqipërisë pronë miri e bujaria feudale shqiptare e mëparëshme në përgjithësi u xhvesh nga e drejta e pronësisë feudale që gëzonte në zotërimet e veta. Tani tokat e këtij sanxhaku hynë në fondin e përgjithshëm tokësor të shtetit turk në disrozicion të sulltanit. Këtë fond sulltan Murati II e pjestoi, sikurse kishin vepruar në disa krahina të Shqipërisë edhe parardhësit e tij, Bajazit Jillderimi dhe sulltan Mehmeti i I, në feude të mëdha e të vogla, të cilat ua shpërndau feudaleve të shpatës (feudalëve ushtarakë) dhe feudalëve të ofiqeve (funksionarëve të administratës civile, fetare dhe gjyqësore). Feudet në sistemin feudal ushtarak otoman quheshin me emrin e përgjithshëm timare dhe ndaheshin në timare të shpatës dhe në timare të ofiqit. Gjithesejt 335 feudale të shpatës dhe të ofiqeve të cilët quheshin timarlij morën prej sulltanit nga një berat (dekret) me të cilin atyre u jepej e drejta të paiseshin secili me nga një feud në tokat e sanxhakut të Shqipërisë. Për secilin feudal ishte caktuar shuma e të ardhurave që ai duhej të siguronte nga timari.

Eminët e kadastrës turke, të dërguar nga Adrianopoja, e përfunduan në vitin 1432 regjistrimin e tokave dhe të familjeve fshatare, sasinë e pemëve, vreshtave, ullishtave, bagëtive dhe shtëpive që ato zotëronin, të ardhurat që nxirrnin si dhe detyrimet që ato duhej t'i paguanin timarliut. Në bazë të të ardhurave që dolën nga ky regjistrim fshatrat u ndanë nëpër timare dhe këto iu shpërndanë timarlive sipas të ardhurave që ishin shënuar në beratet e tyre. Rezultatet e regjistrimit dhe të shpërndarjes së timareve u hodhën në një regjistër, në defterin e hollësishëm,(mufassal-defter). Defteri mufassal i sanxhakut të Shqipërisë,i përpiluar në përfundim të regjistrimit të vitit 1432, është zbuluar në arkivat turke dhe botuar për të parën herë më 1954.

Në përfundim të këtij regjistrimi, teritori i sanxhakut të Shqipërisë u nda në 335 timare, prej të cilave afërsisht 90 përqind qenë timare të shpatës kurse pjesa tjetër (afërsisht 10 përqind) timare të ofiqeve.

Timaret e shpatës i u dhanë feudalëve ushtarakë për merita personale të treguara në luftë dhe ishin të lidhura me detyrimin ushtarak. Ato kishin në shumë pika ngjashmëri me proniet bizantine. Timarliu e gëzonte timarin me kusht që të shkonte menjëherë në luftë si kalorës i armatosur nën urdhrat e subashit e të sanxhakbeut sa herë ta thërriste sulltani: për këtë arësye timarliu quhet spahi.

Në rast se spahiu nuk i përgjigjej thirrjes për luftë ai xhvishej nga timari dhe ky i jepej një spahiu tjetër. Kundrejt shërbimit ushtarak spahiut i jepej e drejta të nxirte nga fshatarët shumën e detyrimeve në sasinë që ishte caktuar në beratin e sulltanit. Të ardhurat e timarlive ndryshonin sipas shkallës që ata zinin në hierarkinë shtetërore, sipas aftësive që ata kishin treguar në ushtri dhe sipas shërbimeve që detyroheshin të kryenin në luftat e shpeshta që bënte Turqia. Të ardhurat nga një timar i vogël ishin prej disa qindra në disa mijra akçe në vit. Të ardhurat e timarëve të mëdha arrinin në dhjetra mijë akçe bile edhe në disa qindra mijë akçe, siç ishte për shëmbëll timari i sanxhakbeut. Më vonë, timaret që u siguronin zotëruesve të tyre të ardhura prej 20 mijë deri në 100 mijë akçe në vit u quajtën edhe në Shqipëri zeamet dhe zotëruesit e tyre zaime. Timaret që u jepeshin feudalëve të mëdhej (vezirëve, emirëve, bejlerëve, sanxhakbejlerëve dhe nga ndonjë herë subashëve) quheshin hase. Të ardhurat nga haset ishin zakonisht më tepër se 100 mijë akçe në vit, por nga ndonjë herë ato kishin të ardhura më të pakta. Kështu për shëmbëll, subashi i vilajetit të Beratit nxirte në atë kohë nga hasi i tij 50,702 akçe në vit. Timaret që ishin në zotërim të sulltanit ose të familjarëve të tij quheshin hase perandorake. Por të tilla hase nuk kishte në këtë kohë në sanxhakun e Shqipërisë. Hase perandorake në Shqipëri u formuan më vonë, gjatë gjysmës së dytë të shek. XV. Spahijtë që nxirrnin nga timaret e tyre më tepër se 5 mije akçe ishin të detyruar kur shkonin në luftë të merrnin me vehte pajisje lufte dhe një numër të caktuar ushtarësh, të quajtur xhebelij, në përpjestim me të ardhurat, një xhebeli për çdo 5 mijë akçe të ardhura. Një detyrim të tillë e kishin edhe subashët me sanxhakbeun. Subashi Isa Beu, për shëmbëll, që nxirte sipas dekretit, 81.306 akçe në vit, kur shkonte në luftë, përveç paisjes së tij me armë dhe me kalë, duhej të merrte me vehte 14 xhebelij dhe një çadër lufte (për 5 mijë akcet e para ai shkonte vetë, për 70 mijë akçe ai merrte 14 xhebelij dhe për 5 mijë akret e tjera ai merrte çadrën e luftës). Nga sanxhaku i Shqipërisë ishin të detyruar të paraqiteshin në luftë rreth 800 kalorës (spahij e xhebelij) së bashku me të gjitha pajisjet luftarake.

Timari përfshinte sipas rastit, një, dy ose më shumë fshatra, nga ndonjë herë me dhjetra fshatra fqinjë ose në krahina të ndryshme. Një spahi me emrin Ali, në vilajetin e Pavlo- Kurtikut, kishte për shëmbëll një timar prej 30 mijë akçesh, ku bënin pjesë 30 fshatra. Timar me më shumë fshatra ishte ai i Isa Beut, subashit të Pavlo-Kurtikut, në të cilin ishin përfshirë 107 fshatra.

Ndryshe nga timaret e shpatës, ato të ofiqeve u jepeshin funksionarëve (kadilerëve, imamëve, dizdarëve, eminëve) në vend të rrogës, për të nxjerrë prej tyre të ardhurat që u ishin caktuar kundrejt funksioneve që kryenin në administratë. Në këtë periudhë sulltanët u jepnin timare edhe peshkopëve të krishterë. Në sanxhakun e Shqipërisë, mitropolitit të Beratit dhe peshkopëve të Krujës, Kaninës dhe Cartallozit (peshkopi i Corës dhe i Shpatit) iu njohën si timare fshatrat që i kishin më parë metohe. Timaret e ofiqeve nuk ishin të lidhura pas personit. Ato kalonin nën zotërmin e cilitdo që emërohej në funksionin me të cilin ishte lidhur timari.

Zotërimi i timarit nuk ishte i përjetshëm dhe i trashëgueshëm. Në se spahiu dallohej në luftë, ai mund të merrte një timar më të madh, shpesh here edhe jashtë Shqipërisë. Kështu spahij shqiptare, si duket të dalluar në luftë, i gjejmë timarlij në vise të ndryshme të Ballkanit dhe të Azisë së Vogël. Biri i spahiut mund të trashëgonte timarin vetëm në se ai i përmbushte po ato detyrime që kishte i ati ndaj sulltanit. Për të mbushur radhët e ushtrive të tyre që dëmtoheshin vazhdimisht gjatë luftave të shpeshta, sulltanët u lejonin edhe luftëtarëve të krishterë të bëhesh spahij në rast se luftonin me trimëri. Sulltanët synuan gjithashtu të rekrutonin në sistemin e tyre feudal-ushtarak edhe feudalët e mëparshëm vendas, sidomos pronarët shqiptarë që u ngjisnin pak a shumë spahijve, fëmijtë e të cilëve ata i kishin marrë qysh përpara si iç-ogllanë në oborrin e Adrianopojës. Kështu nga 335 feudalët e shpatës dhe të ofiqit që kishte në Shqipëri më 1432, rreth 175 prej tyre qene shqiptarë të kthyer myslimanë, 56 qenë spahij të krishterë shqiptarë (përveç 4 peshkopëve) dhe rreth 100 të tjerët qenë turq osmanllij të prurë nga Anadolli. Në radhët e spahijve të Shqipërisë
kishte tani edhe bij të zotërve feudalë shqiptarë. Njëri prej tyre, Jakup Beu, biri i Teodhor Muzakes, u bë më 1437 sanxhakbeu i sanxhakut të Shqipërtsë në vend të Ali Evrenoz Beut. Masa e popullsisë kishte qëndruar e gjitha në fenë e mëparëshme. Edhe në qytet, sikurse del nga defteri i hollësishëm i vitit 1432, përveç funksionarëve, nuk kishte asnjë banor shqiptar mysliman.

Përveç ushtrisë së spahijve, osmanllijtë kishin në kështjellat e qyteteve ushtri të rregullta e të përherëshme, të përbëra nga reparte të jeniçerëve dhe të kapi-kulluve. Për të furnizuar këto reparte me ushtarë, turqit grumbullonin me përdhunë fëmijë të vegjël, devshirë nga vendet e pushtuara, të cilët i ritnin në kazerma të veçanta. Sistemin e devshirmës turqit e zbatuan gjërësisht në Shqipëri.

Një tjetër forcë ushtarake ndihmëse e turqve ishin edhe të ashtuquajturat "koloni ushtarake" që përbëheshin nga fshatarë të cilët përjashtoheshin nga regjimi i timarit dhe lehtësoheshin nga disa taksa me kusht që të kryenin shërbime të caktuara ushtarake. Të tillë qenë per shëmbëll dervenxhijtë ose ruajtësit e grykave dhe shtigjeve malore nga ku kalonin rrugët, voljnukët të cilët kryenin shërbime të ndryshme me karakter ushtarak si ndërtime rrugësh e urash, tartarët që kryenin shërbimin postar, etj. Veç këtyre, fshatarët e lirë të organizuar në bashkësi fisnore të cilët nuk iu nënshtruan regjimit të timareve, turqit u përpoqën t'i shfrytëzonin për qëllimet e tyre si ushtarë. Këtyre fshatarëve të quajtur jyrykë ose martallozë turqit u premtuan se do t'i linin jashtë regjimit të timarëve, i lehtësuan nga taksat me kusht që ata të merrnin pjesë në luftë sa herë t'i thërriste sanxhakbeu. Të gjitha këto kategori fshatarësh-ushtarë ishin të detyruar jo vetëm të kryenin shërbimin ushtarak ne vend në rast trazirash por edhe të merrnin pjesë gjatë kohës së luftës në frontet larg Shqipërisë. Për të pasur një mbështetje më të sigurtë në ushtrimin e autoritetit të tyre qeveritarët osmanllij prunë në Shqipëri edhe koloni ushtarake turke nga Anadolli. Të tilla koloni ishin për shëmbëll ato të jyrykëve të prurë nga Konia e Anadollit dhe të vendosur në kalanë e Sfetigradit, si duket për të mbrojtur rrugën kryesore që lidhnin Shqipërinë me Maqedoninë dhe me Thrakinë, ku ndodhej kryeqyteti, Adrianopoja.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 28, 2011 6:26 pm

Kryengritjet e Para të Shqiptarëve (1432-1438)

Pushtimi turk i vendit që u shoqërua me plaçkitjet e zakonëshme të turqve, regjistrimi tokave si dhe vendosja e regjimit feudal-ushtarak të timarëve, shkaktuan një pakënaqesi të thellë në masat e fshatarësisë shqipëtare. Kjo pakënaqësi përfshiu jo vetëm masat e fshatarëve të viseve fushore që kishin qënë edhe më parë bujkrobër te feudalët arbëreshë, por në mënyrë të veçantë edhe fshatarët e krahinave malore gjysmë të lira, të cilat tani po e shikonin vehten e tyre të futur nën zgjedhën e huaj dhe njëjtën kohë nën zgjedhën e rëndë feudale-ushtarake otomane.

Për t'i shpëtuar zgjedhës feudale-ushtarake të huaj, masa të tëra fshatarësh të krahinave që u përfshinë në sanxhakun e Shqipërisë shtegëtuan në krahinat e brëndëshme malore ku nuk ishin vendosur akoma sundimi turk ose mërguan jashtë Shqipërisë, sidomos në Itali. Nga këto shtegëtime dhe mërgime popullsia e sanxhakut të Shqipërisë ishte ralluar në një masë të konsiderueshme. Në defterin e kadastrës së vitit 1432, në shumë fshatra është vënë shënimi "tokë mevkuf" ose "fshat mevkuf" që do të thotë tokë ose fshat i braktisur nga banorët dhe njëkohësisht tokë e lirë në dispozicion për t'u dhënë me tapi. Se sa ishte ralluar popullësia e krahinave të sanxhakut të Shqipërisë, na e tregon gjëndja e timarit të Isa Bej Kurtikut. Në të 107 fshatrat që përfshinte ky timar kishte më 1432 gjithsej 1253 shtëpi, pra mesatarisht 11-12 shtëpi për çdo fshat.

Vendosjes së regjimit feudal-ushtarak turk, fshatarësia shqiptare i bëri edhe një rezistencë aktive. Në defterin e vitit 1432 përmenden mjaft raste kur fshatarët e kundërshtuan regjistrimin e tokave nga ana e eminëve të kadastrës turke. Në 12 fshatra të vilajetit të Këlcyrës, për shëmbëll, është vënë shënimi se "fshatarët nuk pranuan të regjistroheshin". Në shumë fshatra, për të mos e acaruar pakënaqësinë e fshatarëve turqit nuk e bënë regjistrimin e tokave, por i shënuan ato sipas deklaratave verbale. Në defter përmenden edhe raste kur fshatarët e kundërshtuan regjistrimin e tokave duke përdorur edhe armët kundër nëpunësve turq, "Fshati Luzat, nën vartësi të Kurelashit (Kurvelesh-), thuhet në defter, është tradhëtar, kemi derguar atje tre a katër njerëz dhe ata nuk u kthyen prapë, pastaj erdhi kalorësia pas nesh dhe u bë regjistrimi me anën e Kara Feridit".

Vendosja e regjimit feudal-ushtarak turk shkaktoi edhe pakënaqësinë e bujarëve feudalë shqiptarë të cilët humbën ose tërësisht si Topiajt, Muzakët, Zenebishët, etj., ose pjesërisht si Kastriotët, Aranitasit, Stres-Balshët, etj, zotërimet feudale. Regjistrimi i tokave dhe vendosja me dhunë e spahijve në zotërimet e tyre, tregonte se turqit nuk po e konsideronin më Shqipërinë tokë vasale dhe nuk po ua respektonin më bujarëve arbëreshë atë farë autonomie që ua kishin lejuar deri atëhere. Me shpresë se do ta rifitonin autonominë e tyre, bujarët shqiptarë duke përfituar nga gadishmëria e masave fshatare për të dëbuar sundimtarët e huaj turq u vunë në krye të kryengritjeve të armatosura të cilat shpërthyen sapo në pranvere të vitit 1432 mori fund regjistrimi i tokave, caktimi i timareve dhe vendosja e spahijve. Kryengritja e parë shpërtheu në zotërimet e Arianitëve. Kryengritjen e udhëhoqi vetë Gjergj Arianiti i pakënaqur ngaqë mjaft krahina të zotërimeve të tij u aneksuan nga turqit, të cilët i përfshinë në sanxhakun e Shqipërisë, në vilajetin e Cartallozit. Pasi u përpoq më kot në Adrianopojë që të ruante, si dhe më parë, sundimin në zotërimet e veta si vasal i sulltanit, Gjergj Arianiti u kthye në Shqipëri, dhe në verën e vitit 1432, në marrëveshje edhe me krerë të tjerë feudalë të pakënaqur, organizoi dhe filloi kryengritjen kundër sundimtarëve turq. Kryengritja filloi me vrasjen e spahijve që sapo ishin vendosur aty si timarlij. Brenda pak kohe kjo kryengritje në të cilën morën pjesë të gjitha masat fshatare u shtri edhe në krahina të tjera. Po atë vit, në rrethin e Durrësit dhe të Tiranës së sotme, shpërtheu një kryengritje tjetër, në krye të së cilës u vu Andrea Topia. Në të njëjtën kohë, në veri të Shqiperisë, të udhëhequr nga Nikollë Dukagjini shqiptarët sulmuan qytetin Danjës për të dëbuar që këtej garnizonin turk që ishte vendosur aty. Danja u çlirua por vetëm përkohësisht. Kundër kryengritësve, turqit dërguan ushtri të reja të cilat morën Danjën dhe rivendosën gjëndjen e mëparëshme në zotërimet e Topiajve. Por në përpjekje me fuqitë kryengritëse të Gjergj Arianitit turqit u thyen nga shqiptarët. Fitorja e përhapi zjarrin e kryengritjes edhe në jug sidomos në Labëri (Kurvelesh). Atëherë sulltan Murati i II, i shqetësuar nga përhapja e kryengritjes u nis vetë në drejtim të Shqipërisë dhe e vendosi kampin e vet në Serez, (Maqedoni). Që këtej, ai nisi kundër Shqipërisë një ushtri të madhe turke nën komandën e Ali Bej Evrenozit, sanxhakbeut të Shqipërisë. Ali Beu u ndesh, në dimërin e vitit 1432-1433, me kryengritësit shqiptarë në luginën e Shkumbinit por, në afërsitë e Bërzeshtës u thye keq. Thyerjen e ushtrive turke e pohojnë edhe kronistët turq "Ali Beu, biri i Evrenoz Beut - shkruan kronisti Uruxh- shkoi në vilajetin Shqipërisë dhe hapi luftë, por nuk i shkoi mbarë. Sipër Berzeshës, Ali Beu u thye dhe ushtria myslimanëve pësoi një disfatë rishtas..."

Fitorja e Shkumbinit pati jehonë të madhe si në Shqipëri ashtu dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Në këtë betejë të pëgjakëshme - shkruan kronisti bizantin Laonik Halkokondili - "Arianiti i Komnenit fitoi një lavdi të madhe. Ajo u dha zemër edhe shqiptarëve të krahinave të tjera të sulmonin, garnizonet turke". Banorët e rrethit të Gjirokastrës thirrën birin e Gjin Zenebishit, sundimtarit të tyre të mëparshëm, Depë Zenebiçhin, që ishte strehuar në Korfuz. Me kthimin e Depës, shqiptarët rethuan dhe sulmuan. gjatë vitit 1433 Gjirokastrën, kryeqendrën e sanxhakut të Shqipërisë. Garnizoni turk që ndodhej në kështjellë rezistoi deri sa erdhën nga Thesalia ushtri të tjera turke nën komandën e Turhan Pashës. Ushtritë turke erdhën në mënyrë të papritur, në mes të dimërit, e i vunë shqiptarët midis dy zjarreve. Në këto luftime shqiptarët u thyen keq dhe lanë përmbi njëmijë vetë të vrarë. Depë Zenebishi u zu rob dhe u var.

Gjatë vitit 1433 Gjergj Arianiti korri edhe një fitore tjetër kundër turqve, këtë radhë në grykat e Labërisë. Me fitoret që korri ai u bë një personalitet i njohur në oborret e Evropës. Fitoret e tij u korrën në një kohë kur Evropa ishte mësuar të dëgjonte herë pas here disfata. Papa Eugjen i IV, mbreti Alfons i V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund dhe Republika e Raguzës i dërguan Gjergj Arianitit përgëzime dhe i premtuan ndihmë. Por fitoret e Arianitit nuk zgjatën shumë. Më 1434 të gjitha fuqitë ushtarake të Rumelisë me në krye bejlerbeun Sinan Pashën, ndërmorën një ekspeditë të madhe ushtarake për të shtypur krengritjen shqiptare, që po ngjallte shpresat shteteve evropiane dhe po i jepte rast Hungarisë të bënte përgatitje për të filluar luftën kundër turqve. Luftimet vazhduan deri më 1435. Në përfundim të kësaj ekspedite, kryengritja shqiptare u shtyp dhe Gjergj Arianiti u detyrua të tërhiqej në mbeturinat e zotërimeve të veta duke u shpallur përsëri vasal i sulltanit.

Pasi u larguan ushtritë turke të Rumelisë, shpërtheu aty nga viti 1437-1438 një kryengritje tjetër në rrethin e Beratit, e kryesuar nga Teodhor Korora Muzaka, biri i të cilit, Jakup Beu, ishte në atë kohë sanxhakbeu i sanxhakut të Shqipërisë,

Kryengritësit mundën të shtinin në dorë edhe Beratin, por më l438, me ushtritë e shumta turke që erdhën nga Thesalia nën komandën e Turhan Pashës, edhe kjo kryengritje u shtyp me egërsi të madhe.

Kryengritjet që shpërthyen në Shqipëri kundër vendosjes së regjimit feudal-ushtarak turk u shtypën njëra pas tjetrës për shkak të dobësive të tyre të brëndëshme. Të udhëhequra nga bujarë feudalë, ato qenë kryengritje të izoluara, të palidhura midis tyre. Një armiku të fortë politikisht dhe ushtarakisht siç ishte Turqia, nuk mund t'i bëhej ballë me forca të përçara. Lufta për të mbrojtur me sukses lirinë dhe pavaresinë e vendit nga një armik i tillë kërkonte krijimin e një pushteti shtetëror të përqëndruar dhe të një fronti të vetëm luftarak, në shërbim të të cilit të viheshin të gjitha rezervat njerëzore, burimet ekonomike dhe mjetet financiar të vendit, kërkonte shkrirjen e luftës çlirimtare të shqiptarëve me atë të popujve të tjerë të shtypur ose të kërcënuar nga i njëjti armik. Këto kushte u realizuan vetëm disa vjet me vonë, kur në krye të luftës së madhe shqiptare-turke u vu kapiteni i shquar Gjerigj Kastrioti Skënderbeu, themeluesi i shtetit të bashkuar dhe të pavarur shqiptar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria dhe Turqia Empty Re: Shqipëria dhe Turqia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi