Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dobësimi i Pushtetit Turk User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dobësimi i Pushtetit Turk User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dobësimi i Pushtetit Turk

Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:09 pm

Dobësimi i Pushtetit Turk

Tatëpjeta e Perandorisë Otomane

Rritja e shpejtë e Turqisë dhe kthimi i saj në një perandori të madhe, i detyroheshin regjimit feudal-ushtarak në të cilin ajo mbeshtetej së dhe antagonizmave që ekzistonin midis shteteve feudale të shumta dhe të përçara të Evropës në shek. XV-XVI, që i jepnin rast Turqisë të gëzonte një epërsi ushtarake dhe politike kundrejt tyre. Por, ndërkohe gjëndja e brëndëshme e Turqise dhe raporti i forcave në Evropë ndryshuan.

Në gjirin e regjimit feudal-ushtarak turk, qysh në shek. XVI, kur ai ndodhej në kulmin e lulëzimit të vet, filluan të zhvilloheshin kontradiktat e brëndëshme që kishin lindur bashkë me të. Sistemi feudal-ushtarak i perandorisë së osmanllijve, i lindur në luftë dhe për luftë, kërkonte lufta të vazhdueshme agresive, me qenë se si shteti ashtu dhe feudalët spahij burimin kryesor të pasurimit të tyre e gjenin në fushatat luftarake fitimtare. Por ky burim nuk ishte i pashterueshëm. Pushtimet turke shoqëroheshin zakonisht me shkatërrime të mëdha vlerash materiale të vendeve të nënshtruara, nga të cilat pastaj nuk nxirnin dot të ardhurat e shumta që u nevojiteshin vazhdimisht. Veç kësaj, plaçka që grabitej dhe haraçi që nxirej me dhunë, shpenzohej në mënyre jo produktive. Si rrjedhim, me gjithë të ardhurat e shumta që hynin në thesarin perandorak, Turqia mbeti pa një ekonomi që të siguronte të ardhura të përherëshme dhe progresive.

Gjatë shek. XVII, kur luftat fitimtare të perandorisë u bënë më të rralla dhe kur tani ato zhvilloheshin në kufij shumë të largët, në sytë e spahijve filluan të merrnin një rëndësi të veçantë tokat e timarëve apo zeameteve nga të cilat nxirnin të ardhura të sigurta dhe nuk kënkonin sakrificat që lypnin fushat luftarake. Qysh nga fundi i shek. XVI dhe në mënyrë të veçantë gjatë shek.XVII, spahijtë filluan të mos i respektonin më ligjet themeltare turke. Në kundërshtim me këto ligje, ata zunë të grumbullonin dy a më tepër timare në një dorë të vetme dhe të zgjeronin hassa-çifliqet në kurriz të tokave-bashtikë. Kështu, ndërsa në shekujt e kaluar burimin kryesor për pasurimin e tyre spahijtë e gjenin te luftat agresive, tani këtë burim ata e gjenin te timari apo zeameti dhe te rritja e pronës çifligare.

Me këtë ndryshim u lëkund baza e regjimit feudal-ushtarak turk, pasi spahijtë filluan të mos tregonin me intresimin e dikurshëm për fushatat luftarake të perandorisë, gjë që shpuri në dobësimin e fuqisë luftarake turke. Fitoret e perandorise tani u bënë më të ralla dhe, si rrjedhim, u pakësuan edhe të ardhurat nga luftat. Kjo, nga ana e saj, e shtoi edhe më tepër numrin e spahijve që i shmangeshin pjesëmarrjes në fushahat luftarake. Ndërsa në fund të shek. XVI thirrjes së sulltanit i përgjigjeshin gati 200 mijë spahij dhe xhebelij, në fund të shek. XVII numri i tyre zbriti në disa dhjetra mijë kalorës dhe, pak me vonë, në fillim të shek. XVIII, në pak mijra kalorës. Në këtë mënyrë çthurja e regjimit feudal-ushtarak turk, që sapo kishte filluar në shek. XVI, gjatë shek. XVII shkoi edhe më tej. Perandoria e osmanllijve hyri kështu në rrugën e tatëpjetës.

Dobësimi i Turqisë u shkaktua dhe nga faktorë të jashtëm. Me zbulimet e mëdha gjeografike që u bënë nga fundi i shek. XV dhe që u shfrytëzuan në shkallë të gjërë gjatë shek. XVI qëndra ekonomike botërore u shpërngul nga Mesdheu, një pjesë e mirë e të cilit ndodhej nën zotërimin turk, në bregdetin evropian të Atlantikut. Shtetet që përfituan nga këto zbulime, Anglia, Franca, Vendet e Ulta, Spanja u kthyen në shtete të centralizuara më të pasura. Në gjirin e tyre po rriteshin dhe po zhvilloheshin normat e ekonomisë së re kapitaliste të cilat gëzonin një epërsi të madhe ndaj ekonomisë feudale, që kishte hyrë në amulli. Bile gjatë shek. XVII, në Vendet e Ulta dhe në Angli ngadhënjeu revolucioni borgjez që i hapi rrugën zhvillimit shumë të shpejtë të marrëdhënjeve kapitaliste në këto vende. Perandona feudale e osmanllijve dhe, në mënyrë të veçantë, teritoret e saj ballkanike me një ekonomi të prapambetur u ndodhën tani nën ndikimin e mallrave të industrisë së vendeve të Evropës perëndimore. Depërtimi i këtyre mallrave i dha një shtytje të mëtejshme ekonomisë tregëtare monetare në teritoret turke dhe i shtoi kërkesat e feudalëve turq për të holla. Kjo i nxiti feudalët turq të shtonin në kulm shfytëzimit e fshatareve, të ndërhynin në veprimtarinë tregëtare, të shpërdoronin ofiqet shtetërore, të spekullonin në kurriz të thesarit perandorak, duke e shpejtuar me këtë mënyrë çthurjen e regjimit feudal-ushtarak dhe tatëpjetën e osmanllinjëve.

Disa qeveritare turq u orvatën të rimëkëmbnin forcën ushtarake të perandorisë me shpresë se do të shpëtonin Turqinë nga rënia. Më të rëndësishmit nga këta ishin vezirët e mëdhenj të familjes Qyprillij të cilët morën njëri pas tjetrit, gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII, disa masa të rëndësishme. Masat e tyre synonin të vendosnin rregullin në administratën e degjeneruar të perandorisë, të përforconin disiplinën e çthurur të ushtrisë, të rregullonin sistemin fiskal, me qëllim që të kapërcenin krizën financiare të buxhetit shtetëror. Por masat e tyre nuk sollën veçse një përmirësim të përkohshëm. Eshtë pikërisht gjatë sundimit të vezirëve Qyprillij që ushtria e osmanllijve u ndal në dyert e Vjenës. Studimet e Hamerit (historiani austriak i Turqisë) tregojnë në mënyrë të pa kundërshtueshme, se organizimi i perandorisë turke ndodhej atëherë në një gjëndje çthurje dhe se disa kohë përpara kësaj, epokës së fuqisë dhe madhështisë otomane i kishte ardhur shpejt fundi".

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII, në dëm të Turqisë u zhvillua edhe gjëndja politike në Evropë. Paqja e Vestfalisë (1648) me të cilën iu dha fund luftës tridhjetëvjeçare, solli forcimin e Francës, si pasojë, pakësoi interesimin që kjo tregonte më parë për Turqinë si aleate kundër Absburgëve të Austrisë. Nga ana tjetër, Absburgët, pas luftës tridhjetvjeçare që shënoi dështimin e politikës së tyre për nënshtrimin e princërve gjermane, i përqëndruan tërë forcat kundër Turqisë për t'i marrë kësaj Hungarinë. Në të njejtën kohë, pas bashkimit të Ukrainës me Rusinë (1653), kjo u ngrit si një fuqi e madhe dhe filloi luftat kundër Turqisë për dëbimin e kësaj nga tokat e pushtuara të Ukrainës. Duke filluar nga mesi i shek. XVII, ndërsa fuqia ushtarake, e perandorisë së osmanllijve vinte duke u dobësuar, ajo e fqinjëve të saj veriore, të kthyer në shtete të centralizuara, vinte duke u forcuar.

Pasojë e këtij ndryshimi të forcave qenë disfatat e shpeshta e të mëdha që po pësonte Turqia, të cilat vetëm posa filluan me thyerjen e saj përpara dyerve të Vjenës. Sukseset ushtarake që korrën më vonë turqit siç qe pushtimi i Moresë nuk e përmirësuan gjëndjen e Turqisë.

Gjatë shek. XVIII perandoria e osmanillijve pësoi disfata të tjera. Me traktatet e Karlovacit (1699), Poznarovacit (1718), Beligradit (1739) dhe Kyçyk Kainarxhikut (1774), sulltanët turq qenë të shtrënguar t'u jepnin fuqive të mëdha evropiane koncesione, me të cilat ato fituan të drejtën të ndërhynin në punët e brëndëshme të Turqisë.

Procesi i çthujes së regjimit feudal-ushtarak u çfaq edhe në Shqipëri qysh në pjesën e fundit të shek. XVII.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:09 pm

Rrënimi i Fshatarësisë

Gjatë shek. XVII bujqësia e Shqipërisë, sikurse edhe ajo e krahinave të tjera të perandorisë së osmanllijve, vazhdonte të ishte e prapambetur. Veglat e punës që përdornin fshatarët në bashtinat e tyre ishin akoma primitive dhe rendimenti i tokës gjithnjë i ulët. Nga kulturat bujqësore, vendin kryesor e zinin elbi e thekra. Gruri kultivohej fare pak. Fshatarët e Shqipërisë kultivonin gjithashtu tërshërën, thjerza, qiqrat dhe bathët. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë fshatare nuk i siguronte dot nevojat familjare me prodhimet e bujqësisë. Të gjitha familjet fshatare ishin të pajisura edhe me ekonomi ndihmëse blegtorale. Bile për një shumicë familjesh fshatare dhe në mënyrë të veçantë për familjet e malësorëve, baza kryesore e ekonomisë së tyre vazhdonte të mbetej blegoria. Shqipëria në shek. XVII-XVIII vazhdonte të ishte vendi i kopeve të mëdha. Fushat e Myzeqese, Vurgut, Kavajës dhe Tiranës përdoreshin më tepër si kullota se sa si toka buke. Vetëm në Myzeqe, gjatë verimit të bagëtive në dimër, grumbulloheshin në fund të shek. XVIII mbi nga 1 milion dhenë e 2 milion dhi.

Megjithatë, gjatë gjysmës së dytë së shek:-XVII u duk një farë zhvillimi në fushën e bujqësisë. Shtimi i shpejtë i popullsisë së qyteteve solli rritjen e nevojave për prodhime bujqësore dhe kjo, nga ana e saj, shtimin e sipërfaqes së tokave të punueshme. Nga kulturat e mëparëshme u përhap më gjerë në këtë kohë ajo e grurit dhe e melit, ajo e ullirit dhe e rrushit. Nga fundi i shek. XVII dhe sidomos gjatë shek. XVIII fshatarët filluan të mbillnin edhe kultura të reja bujqësore si oriz, zarzavate dhe agrume. Në këtë shekull filloi edhe mbjellja e lirit dhe e pambukut dhe sidomos e misrit që u bë më vonë kultura kryesore e fshatarëve shqiptarë.

Rritja e prodhimit zejtar që u krye me ritme të shpejta gjatë shek. XVII, në qytetet e Shqipërisë, hyrja e mallrave të industrisë evropiane, sidomos e sendeve të luksit nëpërmjet skelave bregdetare, që u shtua gjatë pjesës së fundit të këtij shekulli, si dhe ngritja e përgjithëshme e çmimeve që u duk, gjatë shekullit si në gjithë Evropën ashtu dhe në Perandori turke, sollën gjithashtu rritjen nevojave të spahijve shqiptarë për të holla. Por në krahasim me nevojat për të holla që vinin duke u shtuar, të ardhurat që vilnin spahijtë bëheshin gjithnjë më të pamjaftueshme nga vetë fakti se zhvillimi i ekonomisë së fshatarëve, me mjete primitive të punës që pëndornin, kryhej shumë ngadalë. Zhvillimi i ngadalshëm i ekonomisë fshatare nuk u lejonte spahijve t'i plotësonin këto nevoja me të ardhurat e zakonshme që vilnin nga fshatarët. Prandaj burim kryesor për të rritur këto të ardhura u bë shtimi i shfrytëzimit të fshatarëve.

Spahijtë filluan t'i shkelnin më shpesh normat e kanunnamëve. Yshyrin, kur mundnin, e nxirnin nga fshatarët në një masë më të madhe se një të dhjetën e prodhimit, shpesh herë në të gjashtën a në të pestën e tij. Gjatë shek. XVII dolën një varg bidatesh të tjera, me të cilat spahijtë u merrnin fshatarëve prodhimin e tyre të tepërt.

Në të njëjtën kohë fshatarët shqiptarë i ndjenë edhe pasojat e krizës financiare dhe të dobësimit të fuqisë ushtarake të perandorisë së osmanllijve. Për të rimëkëmbur fuqinë ushtarake, tani kur spahijtë kishin filluar t'i shmangeshin pjesëmarrjes në luftë, sulltanet filluan të rekrutonin ushtararë me pagesë. Shpenzimet për mbajtjen e një ushtrie të madhe rritën edhe nevojat e shtetit turk për të holla. Kjo nevojë i bëri qeveritarët turq të ndryshonin sistemin e vjeljes së taksave. Duke filluar nga pjesa e parë e shek. XVII, taksat e veta shteti turk nuk i mblidhte më si me parë me anën e nëpunësve të posaçëm, por në formën e sipërmarjeve (iltizamit). Sipërmarrësi (myltezi), i cili zakonisht ishte sanxhakbeu ose ndonjë ortak i tij, duke i paguar arkës perandorake shumën e caktuar të iltizamit fitonte të drejtën të mblidhte për vehte taksën ose taksat që kishte marrë në iltizam.

Në kushtet e korruptimit të përgjithshëm që kishte pushtuar administratën perandorake otomane, ky sistem u linte fushë të lirë feudalëve mytezime të kryenin shpërdorime të mëdha dhe të nxirrnim në kurriz e fshatarëve të ardhura të shumta. Më vonë, nevojat e sulltanëve për të holla u rritën edhe më tepër kur edhe shpenzimet e ushtrisë jeniçere, e cila nuk nxirrte, si më parë të ardhura nga grabitjet që bënte gjatë luftave fitimtare, rënduan gjithnjë më shumë mbi buxhetin e shtetit. Veç kësaj, sulltanët u detyruan t'u jepnin jeniçerëve herë pas here shpërblime të mëdha për të evituar kryengritjet e tyre të cilat megjithatë filluan të bëheshin të zakonëshme.

Pesha e shfrytëzimit të shtetit, spahiut, sanxhakbeut dhe myltezimit, mori gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII përpjesëtime të mëdha.

Ky shftytëzim i rëndë e thelloi varfërimin e fshatarëve raja, të cilët tani ndjenin edhe mungesën e tokave të punueshme dhe nuk kishin të holla e mjete për të blerë me tapi toka të reja. Gjatë shek. XVII u rrit edhe më shumë numëri i familjeve fshatare me toka të pamjaftueshme, edhe si rrjedhim i shtimit të popullsisë fshatare dhe i copëzimit të tokave-bashtine midis trashëgimtarëve. Duke mos qenë në gjëndje të përballonin jetesën, fshatarët e varfëruar po zhyteshin ndër borxhe, të cilat zakonisht i merrnin me fajde të rëndë nga fondet e vakufuara prej feudalëve e tregëtarëve. Kështu, krahas shfrytëzimit të spahiut e të shtetit mbi fshatarët e Shqipërisë rëndonte tashmë edhe shfrytëzimi i kapitalit kamator. Regjistrat e zyrave të sheriatit të qyteteve të Shqipërisë të zbuluara deri më sot, janë mbushur plot me shënime borxhesh të dhëna me fajde fshatarëve si dhe me reklamime dhe protesta për mos shlyerjen e tyre. Në kushtet e regjimit feudal-ushtarak otoman, kur fshatari duke vënë për gararanci të borxhit tokën e vet, kapitali-fajde filloi të lidhej me pronësinë tokësore dhe të kontribuonte në çthurjen e sistemit feudal-ushtarak, pa krijuar asgjë të re dhe përparimtare në mënyrën e prodhimit.
Nga varfërimi i vazhdueshem dhe nga pamundësia për të shlyer borxhet, fshatarët raja filluan të shisnin pronat-myik vreshtat, kopshtet, shtëpitë, qetë e parmendës, më në fund edhe tokat-bashtinë. Në këtë mënyrë, fshatarët e timareve, përdorues të tokës, mbi të cilët mbështetej regjimi feudal-ushtarak, po xhvisheshin nga ngastra e tokës, dhe po ktheheshin në fshatarë pa tokë (në fshatarë-bujq) ose në fshatarë me toka të pakta (në fshatarë-paraqendarë). Me xhveshjen e rajave nga bashtina që kishin në përdorim u minua edhe në Shqipëri baza mbi të cilën mbështetej regjimi feudal ushtarak otoman.

Fshatarët e varfëruar, për të siguruar jetesën e tyre, u detyruan të mërgonin, pjesërisht në krahinat e tjera të vendit dhe pjesërish jashtë Shqipërisë. Një pjesë e fshatarëve mërgoi për punë vetëm gjatë disa stinave të vitit. Këta fshatarë punonin kryesisht si argatë në vise të ndryshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit (në Sërbi, Bullgari, Thraki e gjetkë). Por me kohë fshatarët e timareve filluan të mërgonin për vite të tëra, duke lënë në fshat familjet e tyre që vazhdonin të merreshin me bujqësi.

Rastet e mërgimit të fshatarëve filluan të bëheshin më të shpeshta. Në mes të shek. XVI një udhëtar frëng Belon dy Man, tregon se gjatë udhëtimit të tij nëpër Ballkan, kishte ndeshur rrugës grupe argatësh shqiptarë që ktheheshin me kosa në krahë nga punimet stinore të kryera në Bulllgari. Gjatë shek, XVII mërgimet morën përpjestime edhe më të mëdha. Relatori shqiptar P. Mazreku, në raportin drejtuar Propaganda Fides më 1652 na njofton se fshatarët shqiptarë punonin gjatë disa muajve të vitit si punëtor të thjeshtë në minierat e Sërbisë. Por mërgimet në masë filluan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII dhe vazhduan pastaj gjatë gjithë shek. XVIII.

Gjatë këtyre dy shekujve, vendi që tërhoqi më tepër kurbetllij nga fshatarët-raja të Shqipërisë u bë Stambolli. Në Stamboll, në sajë të privilegjeve të dhëna nga Sulltani, rajaja nuk mund të ndiqej nga spahiu edhe në rast se kishte braktisur tokën-bashtinë pa lejen e tij. Veç kësaj, në pjesën e parë të shek. XVIII, në kryeqytetin e perandorisë së osmanllijve u bënë ndërtime të mëdha, të cilat kërkonin krahë të shumtë, pune. Për këtë qëllim sulltanët rekrutuan me forcë nga Shqipëria specialistë kalldrëmxhij etj. Në Stamboll, në këtë kohë pati një lulëzim të zejtarisë dhe një rritje të popullsisë. Këto u dhanë mundësi shqiptarëve të gjenin më lehtë punë. Profesionet e zakonëshme të shqiptarëve të mërguar në Stamboll ishin të thjeshta, disa nga këto u bënë profesione tradicionale të shqiptarëve si kasapë, shitës zarzavatesh, salepçij, sheqerxhij, kopshtarë, etj.

Por edhe në mërgim fshatarët nuk i shpëtuam shfrytëzimit të feudaleve. Me keq akoma ata shpesh herë mbeteshin për vite të tëra pa punë. Veçanërisht në Stamboll, masa e shqiptarëve të mërguar, të pakënaqur nga shfrytëzimi dhe nga papunësia, mori pjesë aktive në lëvizjet antifeudale. Kështu shumë shqiptarë morën pjesë në kryengritjen e furishme qytetare që shpertheu më 1730 në Stamboll, nën udhëheqjen e Patrona Halilit, edhe ky me origjinë shqiptare. Pas shtypjes së kryengritjes, sulltan Ahmeti i III bëri një spastrim në StamboIl nga elementët e dyshimtë, duke dëbuar për disa kohë nga kryeqyteti, midis të tjerëve, edhe shumicën e shqiptarëve të mërguar.

Në shek. XVII proçesi i varfërimit preku jo vetëm fshatarësinë e timarëve por edhe fshatarët e krahinave të lira. Me toka buke jashtëzakonisht të pakta, tani në malësitë shqiptare popullsia ishte shtuar përsëri në një shkallë të tillë, sa ishte bërë e parnundur jetesa e saj në këto krahina. Nevoja për toka buke shtyu masa të tëra malsorësh dhe fshatarësh të shtegëtonin së bashku me familjet dhe bagëtitë nga fshatrat malore në vise fushore. Pjesërisht ata u vendosën në fushën e Myzeqesë, Kavajës, Ishmit, Lezhës etj. ku kishte sipërfaqe të mëdha tokash të lira. Një pjesë tjetër, kryesisht malsorë dhe fshatarë-raja të Shqipërisë së sotme veriore dhe lindore si dhe malsorë shqiptarë të malësive të Sharrit, Gjakovës, Pejës, Dibrës Gostivarit, Tetovës, etj. Shtegëtuan në fushat e Kosovës Rrafshit të Dukagjinit, Kërçovës, Gostivarit e Tetovës. Këto masa malësorësh e forcuan akoma më shumë elementin shqiptar që kishte qëndruar vazhdimisht në këto krahina. Në këtë mënyrë qysh në fund të shek. XVI, siç na e dëshmojnë një varg udhëtarësh, këto krahina i gjejmë me një popullësi kryesisht shqipëtare. Qysh në fund të shek. XVI, shkrimtari Antonio Bruni, në përshkrimin që i bënte vijaletit të Rumelisë, duke folur për vendbanimet e shqiptarëve, përmendte ndër të tjera edhe Bjeshkën e Sharrit (Monte Scardo) pranë Prizrenit në Dardani (Kosovë) të banuar sikurse thotë Bruni, më tepër prej shqiptarësh se prej sërbësh". Vizitorët katolikë që u dërguan nga Roma në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të shek. XVII, përmendin në relacionet e tyre se jo vetem fshatrat por edhe qytetet e rëndësishme si Prizreni, Gjakova, Peja, Shkupi, etj. kishin një popullësi të konsiderueshme shqiptarësh. "Prizreni - rraportonte më 1623 Pjetër Mazreku - ka 12 mijë frymë turke (myslimanë) që prej natyre janë të shkathët e të aftë për çdo punë, pothuajse që të gjithë shqiptarë. Katolikë të këtij kombi mund të jenë rreth 200 frymë... Sërbianë aty ka nja 600 frymë...". Disa vjet më vonë, me 1638, kryepeshkopi i Tivarit Gjergj Bardhi pasi vizitoi krahinat e Kosovës, raportonte," se ato janë vënde shqiptare dhe flasin po atë gjuhë".

Këta udhëtarë, duke folur për përbërjen etnike të këtyre krahinave, dallojnë zakonisht, në lidhje me shtegtimet e shqiptarëve, dy zona: atë midis Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës me popullësi vendëse krejtësisht shqiptare dhe zonën me popullsi të përzier shqiptare-sërbe, në të cilën u vendosën shqiptarët e shtegtuar. Kjo zonë e fundit përfshinte Prishtinën, Novoberdën Prokupin, Shkupin, Kratovën, Kumanovën, etj. Udhëtari turk i çerekut të shek. XVII Evlia Celebi ve në dukje se në këtë zonë, qytete si Vuçiterni kishin një popullsi shqiptare.

Shtegëtimet e shqiptarëve në këto krahina vazhduan gjatë, shek. XVII e XVIII. Në këtë kohë grupe malsorësh dhe fshatare shqiptare shtegëtuan deri në rrethet e Nishit, Novi-Pazarit, Velesit dhe Përlepit. Në një numër më të kufizuar ata u dyndën deri në viset e Bullgarisë, Thrakisë dhe Epirit jugor. Koloni të shkëputura fshatarësh, për t'i shpëtuar presionit feudal turk, mërguan jashtë kufijve të Perandorisë Otomane. Te tilla qenë mërgimet e himariotëve në Itali me 1690, të fshatarëve të Shestanit (rrethi Shkodrës) në afërsitë e Zarës (Dalmaci) më 1735 të malsorëve kelmendas në Slloveni (Austri) më 1737 etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:10 pm

Derebejtë

Në krahinat malore ku nuk kishte kushte të përshtatëshme për vendosjen e regjimit të çifligjeve, u kthyen në çifligje vetëm ngastra të kufizuara tokash të shpërndara nëpër fshatra të ndryshme.

Feudalët përdorën këtu kundër fshatarëve forma të tjera shfrytëzimi. Duke përfituar nga dobësimi i pushtetit qëndror, u binin më qafë fshatarëve dhe i bastisnin me bandat e tyre deri sa t'i detyronin të nënshtroheshin. Kur nuk arrin dot t'i kthenin fshatrat në çifligje, feudalët i detyronin fshatarët të hynin nën "hijen" e tyre gjoja për t'i mbrojtur nga sulmet e bandave të kusarëve, të cilat shpesh herë i organizonin vetë. Fshatarët, me gjithë rezistencën e tyre, duke mos gjetur përkrahje në pushtetin e dobët qëndror, detyroheshin t'i nënshtroheshin pushtetit të këtyre feudalëve. Këta feudalë që merrnin nën "mbrojtje" një ose disa fshatra, nga ndonjëherë edhe ndonjë qytet quheshin edhe derebej.

Fshatarët që shtërgoheshin të hynin në "hijen" e një derebeu, në fillim nuk e humbnin tokën e tyre. Ata shtërngoheshin t'i jepnin derebeut një detyrim të caktuar, bejllëkun, në natyrë ose në të holla ose në të dy format njëkohësisht sipas rastit. Derebeu caktonte për fshatin një pojak që i ruante fshatarët në emër të derebeut.

Pushteti i derebejve mbështetej kryesisht mbi bandat e armatosura. Këto banda formoheshin jë vetëm me mercenarë por edhe me fshatarë të rekrutuar me dhunë nga çdo fshat që ishte futur në derebejllëk. Me kohë pushteti i derebejve mbi fshatarët u forcua dhe bejllëku që ata nxirnin prej tyre u rrit.

Duke i vazhduar sulmet e tyre plaçkitëse, derebejtë kalonin edhe jashtë kufijve të Shqipërisë si në krahinat e Maqedonisë, Epirit jugor, Thesalisë dhe ktheheshin pastaj në Shqipëri me plaçkë dhe të holla të grabitura, disa herë edhe me njerëz, sidomos me gra, të cilat i mbanin si skllave në shtëpite e veta.

Derebejtë ishin pjellë e çthurjes së regjimit feudal-ushtarak dhe e anarkisë në të cilën u zhyt Perandoria Otomane në shek. XVIII. Megjithëse me veprimet e tyre dereibejtë e Shqipërisë e thelluan anarkinë, ata vazhdonin t'i shërbenin gjithnjë sulltanit. Kur Turqia ishte në luftë, me thirrjen e sulltanit ata shkonin me repartet e tyre në front me harxhe. Domethënë me shpërblim dhe njëkohësisht me të drejtën të përfitonin nga plaçka e luftës. Ata merrnin pjesë gjithashtu në shtypjen e kryengritjeve që shpërthenin në Shqipëri dhe në vise të tjera të Ballkamit dhe silleshin kundër fshatarëve me egërsi të madhe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:10 pm

Bajraktarët

Pas disfratave që pësuan gjatë shek. XVII në ekspeditat kundër kryengritësve malësorë, sundimtarët turq më në fund hoqën dorë nga përpjekjet e mëtejshme për të vendosur me dhunë në krahinat malore regjimin e timareve. Në vënd të ekspeditave të armatosura ata u përpoqën të merrnin masa të tjera. Qëllimi i këtyre masave nuk ishte më vendosja në këto krahina e regjimit të timarëve, i cili në fakt po çthurej edhe atje ku ishte vendosur më parë. Turqit synonin të shfrytëzonin për interesat e politikës së tyre autoritetin e kuvendeve dhe me anën e kuvendeve të rekrutonin në shërbim të Turqisë forcën luftarake të malsorëve të lirë.

Një nga masat më të rëndësishme që morën sundimtarët turq për këtë qëllim qe krijimi i institucionit të bajraqeve në krahinat malore të Shqipërise veriore dhe verilindore.

Qysh në pjesën e fundit të shek. XVII, ata i ndanë krahinat malore të Shqipërise veriore në njësi të vogla administrative teritoriale. Këto njësi u quajtën bajraqe (nga turqishtja bajrak=flamur). Në disa vise bajraku përputhej me shtrirjen teritoriale të fisit, kurse në disa raste, për shkak të shtegëtimeve të malsorëve të ndodhura në shek. XVII, bajraku perfshinte një varg fshatrash të afërta, banorët e të cilave nuk kishin lidhje fisnore midis tyre.

Në krye të çdo bajraku u emërua një bajraktar (flamurtar). Ky do të përfaqësonte banorët e bajrakut pranë autoriteteve shtetërore. Bajraktarët u futën nën vartësinë ushtarake të mytesarifit të Shkodrës, Dukagjinit, Pejës ose Dibrës. Vetëm bajraqet e krahinës së Mirditës u bashkuan në një njësi administrative teritoriale më të gjerë, në krye të së cilës u emërua një kryebajraktar që mori tillullin kapidan.

Me qëllim që të pakësohej autoriteti i kreut të fisit, turqit. Zgjodhën si bajraktar një nga malsorët e bajrakut, të cilin e veshën jo vetëm me funsionet e përfaqësuesit të sanxhakbeut por dhe me atë të udhëheqësit ushtarak. Për t'i lidhur bajraktarët pas politikës së saj, qeveria e Stambollit e bëri funksionin e tyre të trashëgueshëm. Më vonë ajo u dha atyre rroga, shpërblime dhe grada.

Me krijimin e bajraqeve qeveria turke nuk ua cënoi malësorëve privilegjet e vjetra. Përkundrazi ajo ua konfirmoi edhe një herë këto privilegje me kusht që malsorët të njihnin bajraktarin si udheheqës, ushtarak dhe ta pranonin në kuvendin e tyre.

Malsorët në fillim e kundërshtuan pjesëmarrjen e bajraktarëve në kuvend. Por me kohë filluan t'i pranonin, pasi bajraktarët nuk ua cënonin kanunet e tyre. Me anën e bajraktarëve, malsorët bënin me lehtë presion pranë mytesarifit për të ulur pagesën e haraçit, për të zgjidhur problemin e kullotave dhe për çështjet e tjera që lindnin nga marrëdhëniet me administratën turke. Pasi hynë në kuvendet e malsorëve, bajraktarët në shumë raste zunë aty kryet e vendit pranë kreut të fisit. Por sado që ishin përfaqësuesit e mytesarifit, bajraktarët ishin të detyruar të merrnin parasysh zërin e malsorëve, të cilët e ruanin të drejtën e tyre të vjetër për të zgjidhur vetë çështjet e brëndëshme me anën e kuvendeve. Bajraktarët ishin të pafuqishëm të shkelnin normat e kanuneve tradicionale të cilat përbënin pengesën kryesore për depërtimin e ligjeve feudale-ushtarake otomane.

Duke përfitruar nga varfërimi i mëtejshem i malësorëve sundimtarët turq mundën të siguronin një farë baze për depërtimin tyre politik në krahinat malore të Shqipërisë së veriut me anën bajraktarëve, të cilët tani rekrutonin më me lehtësi mercenarë nga radhët e malsorëve të varfër. Duke marrë pjesë në luftë si udhëheqës të malsorëve mercenarë, mjaft bajraktarë u pasuruan me shpërblimet që morën prej turqëve. Me forcimin e pozitave, bajraktarët filluan t'i shfrytëzonin malësorët me forma gjysëm feudale. Kështu ata fituan të drejtën të merrnin gjoba nga malësorët kur këta nuk i respektonin kanunet.

Edhe në fshatrat e tjera të lira të vendit, sidomos të Shqipërisë së jugut u emëruan gjithashtu krerë të tillë që u quajtën jo bajraktarë por koxhabashë. Edhe këtu koxhabashët u bënë përrfaqësuesit e pushtetit në fshat. Por instituciomi i koxhabashit nuk pati rëndësi pasi në radhët e fshatarëve lidhjet patriarkale u çthurën shumë shpejt. Vetëm në krahinën e Himarës dhe të Sulit krerët e fshatarëve, që mbanin titullin kapedanë, morën pak a shumë tiparet që kishin bajraktarët në veri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:10 pm

Kryengritjet e Malësoreve shek. XVII

Duke përfituar nga disfata që pësuan turqit në dyert e Vjenës, Republika e Venedikut, në pranverën e vitit 1684, i shpalli luftë Turqisë. Luftimet u zhvilluan kryesisht në More (Lufta e Moresë ) të cilën venedikasit e pushtuan më 1686. Në veri lufta përkohësisht u zhvillua në favor të Austrisë.

Më 1686 sulltani ngarkoi sanxhakbeun e Shkodrës, Sulejman Pashën, të grumbullonte ushtritë e sanxhaqeve të Shqipërisë dhe të sulmonte venedikasit në qytetin e Budues, në veri të Tivarit.

Por rruga e Budues u ndërpre nga malazezët që filluan kryengritjen kundër turqve. Atëhere Sulejman Pasha me ushtritë e veta u përpoq të kalonte përmes Malsisë së Madhe. Por edhe këtu ushtritë turke ndeshën në qëndresën e malsorëve shqiptarë. Ekspedita dështoi dhe Sulejman Pasha u detyrua të kthehej në Shkodër. Në të njëjtën kohë midis malsorëve shqiptarë dhe malazezë u bë lidhja për një luftë të përbashkët kundër turqve. Kjo lidhje i shkaktoi Turqisë një telash të papritur, pasi ajo ngriti në këmbë një ushtri kryengritësish prej 10 mijë shqiptarësh e malazezësh. Pas orvatjeve të kota që bëri Sulejman Pasha edhe më 1687, në pranverën e vitit 1688 Sulltani urdhëroi të gjithë sanxhakbejlerët e Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, të ndihmonin me ushtritë e tyre sanxhakbeun e Shkodrës. Por edhe kjo ekspeditë përfundoi me shkatërrimin e ushtrive turke në kalanë e Medunit, kalaja u çlirua nga malsorët por venedikasit shpejtuan dhe vunë dorë mbi të.

Po atë vit Sulejman Pasha u përgatit për një ekspeditë të re. Për të organizuar rezistencën, shqiptarët bashkë me malazezët bënë në muajin maj 1688 një kuvend të përbashkët në Gradac, ku lidhën besën për luftë kundër sundimtarëve turq. Ekspedita turke prej 10 mijë ushtarësh filloi në të hyrë të verës. Këtë radhe turqit gjetën qëndresë të madhe në Kuç. Pas disa veprimesh, malsorët dijtën ta tërhiqnin ushtrinë turke deri në Osriniq, dhe aty me një sulm të furishëm që bënë kundër armiqve të futur në kurth, korrën një fitore të shkëlqyer. Pas kësaj disfate, turqit i ndërprenë ekspeditat kundër Malsisë së Madhe për 3 vjet.

Më 1690, kryengritja filloi në jug të Shqipërisë, në krahinën e Himarës. Himariotët së bashku me një repart venedikasish që kishin zbarkuar në Ujë të Ftohtë, në jug të Vlorës, sulmuan turqit dhe u morën atyre kështjellën e Kaninës dhe qytetin e Vlorës. Ushtritë e sanxhakbeut të Vlorës, të ndihmuara edhe nga ushtritë e sanxhakbeut të Shkodrës, u bënë një rrethim të fortë Kaninës dhe Vlorës dhe vetëm pas 6 muaj luftimesh, në pranverën e vitit 1691, të dy qytetet ranë në duart e tyre. Venedikasit, para se të dorëzonin Vlorën, i vunë zjarrin qytetit.

Po atë vit, popujt e shtypur të Ballkanit, duke marrë shkas nga përparimi i ushtrive austriake, filluan kryengritjet në masë. Këto kryengritje lehtësuan përparimin e shpejtë të ushtrive austriake, të cilat arritën deri në Shkup, Prizren dhe Lumë. Me afrimin e ushtrive austriake, kryengritjet e shqiptarëve në veri morën përsëri hov. Kryepeshkopi Pjetër Bogdani, shkrimtari njohur shqiptar, hartoi një projekt për çlirimin e vendit dhe u përpoq të hynte në bisedime me austriakët për realizimin e tij. Por ushtritë austriake nuk i mbajtën pozitat e përparuara në Ballkan dhe më 1691 u detyruan të tërhiqeshin në kufijtë e Hungarisë.

Duke përfituar nga hutimi që shkaktoi në popujt ballkanikë tërheqja e ushtrive austriake, sanxhakbeu i Shkodrës, Sulejman Pasha, kreu po atë vit dy eksipedita kundër malsorëve, por përsëri orvatjet e tij dështuan. Vetëm në vjeshtën e vitit 1692 ai mundi të hynte në Malin e Zi dhe të pushtonte Zhabiakun e Cetinën që ndodheshin në duart e malazezëve. Duke u kthyer nga Cetina, ai provoi të nënshtronte edhe Malsinë e Madhe, por përsëri nuk pati rezultat.

Pas vitit 1692 ushtritë e kualicionit (Austri, Venedik, Poloni) me vështirësi po i bënin ballë sulmeve turke. Me nënshkrimin e "Aleancës së Shenjtë", në tetor 1696 edhe Rusia hyri në luftë kundër Turqisë. Me hyrjen e saj në luftë ushtritë e koalicionit filluan të korrnin fitore mbi turqit. Për të ndaluar shkatërrimin e Perandorisë Otomane, Anglia me Hollandën ndërhynë pranë Turqisë dhe Austrisë për t'i dhënë fund luftës. Bisedimet për paqe filluan më 1698. Me gjithë kundërshtimin e Rusisë e të Polonisë, të cilat shikonin te këto bisedime intrigat e Anglisë e të Hollandës, perandori i Austrisë i kërkoi paqë Sulltanit. Kështu, më 1699 u nënshkruan traktatet e Karlovacit.

Me traktatet e Karlovacit Austria i zgjeroi kufitë deri në lumejtë Save e Danub, duke arritur në portat e Ballkanit. Veç kësaj ajo shkëputi nga Perandoria Otomane të drejtën të kishte nën mbrojtje banorët katolikë të Ballkanit, duke përfshirë edhe popullsinë katolike të Shqipërisë. Me këtë Austrisë i krijoheshin mundësitë që të ndërhynte në çështjet e Shqipërisë së Veriut. Nga ana tjetër Rusia me paqen që nënshkroi në Stamboll më 1700 doli si një fuqi e madhe evropiane. Prestigji i saj u rrit në popullsitë orthodokse të Shqipërisë, të cilat shikonin në Rusinë, për arsye të luftrave të saj kundër Turqisë, një aleate dhe mike që u premtonte çlirimin nga robëria otomane. Pas traktateve të Karlovacit ndikimi i Venedikut në Shqipëri filloi të binte gjithnjë e më shumë.
Lëvizjet fshatare në pjesën e parë të shek. XVIII

Presioni i sanxhakbejlerëve turq për të zhdukur vatrat e fundit të rezistencës në malësitë e Mbishkodrës, Mirditës, Himarës etj. dhe për t'i detyruar malësorët të paguanin taksat e detyrimet vazhdoi edhe në shek.XVIII, dhe u bë shkak për shpërthimin e kryengritjeve të reja. Edhe këto kryengritje, ndonse më të kufizuara nga ato të shek. XVII, u lidhën me ngjarjet e mëdha ndërkombëtare që ndodhën në këtë kohë në Evropën juglindore me luftat e shteteve të ndryshme evropiane kundër Turqisë. Një rol veçanërisht të rëndësishëm filloi të lozte në shek. X VIII shteti rus, i cili me luftat e tij kundër Turqisë që i mbylli rrugën e daljes në Detin e Zi, u bë faktor i jashtëm i rëndësishëm për rënjen e Turqisë dhe për çështjen e çlirimit të popujve ballkanike. Në luftë kundër Turqisë u krijuan kështu, sikurse në të gjithë Ballkanin, lidhje të drejtpërdrejta midis krahinave kryengritëse të Shqipërisë dhe Rusisë.

Por shpesh herë presioni i sanxhakbejlerëve kundrejt malsorëve kryhej për t'u shërbyer interesave personale të vetë feudalëve-sanxhakbejlerë. Kështu veproi, p.sh. mytesarifi i Shkodrës, Hydaverdi Pasha, i cili shpërnguli me forcë më 1700 nga Kelmendi 274 familje dhe i vendosi në tokat e Peshterit afër Novi-Pazarit (Sërbi) që ishin kthyer në çifligje prej familjes së tij. Në vitet e para të shek. XVIII shpërthyen një varg kryengritjesh të armatosura të cilat pushtuan pjesën më të madhe të vendit, që nga Kurveleshi deri në malësitë e Shkodrës. Këto kryengritje që vazhduan që nga viti 1701 deri më 1704, ishin drejtuar kundër pagimit të taksave shtetërore. Më 1707 pjesa më e madhe e familjeve kelmendase që u vendosën në Peshter (174 familje me 1362 vete), braktisën çifliqet, dhe pasi kryen disa luftime kundër forcave turke u kthyen përsëri në Kelmend duke shpëtuar kështu nga zgjedha feudale-çifligare. Një kryengritje tjetër shpërtheu më 1708 në viset e ulta të Shqipërisë së Mesme e cila vazhdoi 3 vjet.

Më 1711 në pragun e luftës kundër Turqisë cari rus Pjetri i I e drejtoi vëmendjen ndaj popujve të Ballkanit që ndodheshin në kryengritje, si aleate të tij kundër Turqisë. Me një manifest Pjetri i ftonte popullsitë e këtyre vendeve të bashkoheshin me ushtrinë e tij dhe të luftonin kundër armikut të përbashkët për pavarësinë e tyre. Malsorët shqiptarë dhe malazez i shtuan atehere sulmet kundër tunqve duke ndihmuar kështu, ushtrine ruse që kishte hyrë ne Moldavi. Konsujt venedikas e franceze të Durrësit dëshmojne në raportet e tyre për jehonën e gjërë që gjeti ky manifest edhe në viset eShqipërisë së jugut , me gjithë masat shtypëse që morën sundimtaret turq. Por ushtria ruse u detyrua të ndalte përparimin e saj pas disa fitoreve fillestare. Nga ana tjetër Venediku dhe peshkopi katolik i Tivarit, Viskë Zmajeviqi, ndërhynë për të ndarë aleancën e formuar midis, malsorëve katolikë shqiptare dhe malazezëve orthodoksë nën hijen e Rusisë, që vinte në rrezik ndikimin e tyre. Kështu ushtritë turke patën mundësi të shtypnin këtë kryengritje. Në një letër të drejtuar më 1715 Pjetri i I u shprehte malsorëve mirënjohjen për ndihmën e dhënë.

Lufta e re e Austrisë dhe Venedikut kundër Turqisë më 1716, rethimi i Korfuzit nga ana e turqve dhe më në fund lëvizjet e ushtrisë austriake drejt Sërbisë dhanë rast për kryengritje e reja në Shqipëri. Veçanërisht të gjalla qenë këto lëvizje në Himarë, banorët e së cilës dhanë ndihmë në mbrojtjen e Korfuzit. me të cilin kishin lidhje të vjetra. Pas dështimit të sulmit kundër Korfuzit bejlerbeu i Rumelisë, Osman Pasha, drejtoi më 1713 një ekspeditë ndëshkimore të veçantë kundër Himarës, por pësoi një disfatë të rëndë. Me marrjen fund të luftës së Turqi dhe me nënshkrimin e paqes së Pazharovacit (1739) kryengritjet në Shqipëri përsëri ranë përkohësisht.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:11 pm

Formimi i Tregjeve

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII dhe gjysmës së parë të shek. XVIII, në qytetet e Shqipërisë u shtua numri i zejtarëve dhe i prodhimit të tyre. Tani këta prodhonin më tepër për nevojat e popullësisë sa të ushtrisë. Zejtarët prodhonin me shumicë orendi dhe pajisje të tjera për nevojat shtepiake të qytetarëve dhe fshatarëve. Në pazaret e qyteteve shiteshin pëlhura prej liri, pambuku e mëndafshi të prodhuara jo vetëm në familjet e qytetarëve e fshatarëve, por edhe në punishte zejtare. Me pëlhurat e endura në vend terzitë qepnin edhe petka me porosi, të cilat pastaj kazazët i zbukuronin me qëndisje ari e argjendi, sipas modeleve të kostumeve të vjetra shqiptare, për të kënaqur kërkesat e shtresave të pasura. Në shek. XVIII filloi edhe punimi i armëve të zjarrit, i hutave dhe kobureve. Armët e prodhuara në punishtet e Shkodrës e të Prizrenit filluan të shiteshin jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e ndryshme ballkanike.

Me rritjen dhe pasurimin e mëtejshëm të aristokracisë feudale dhe të shtresës së pasur të tregëtarëve dhe të zejtareve u shtua edhe më tepër numri i blerësve të sendeve të kushtueshme. Kjo nga ana e vet solli zgjerimin e prodhimeve artistike. Nga këto një lulëzim të veçantë pati zejtaria e argjendarisë. Argjendarët e Shkodrës, Prizrenit, Elbasanit punonin arin e argjendin dhe prodhonin me to stoli për gra, si vathë, unaza, gjerdana, pafta i brezash ose zbukuronin armët e burrave si kondakët e hutave, dorezat e jataganëve e kobureve, harbijet e vezmet ose dekoronin me ornamente të ndryshme objektet shtëpiake dhe kishëtare. Numri i argjendarëve në Shqipëri, gjatë shek. XVIII, ishte i madh. Në disa qytete punishtet e tyre formonin lagje me vehte p.sh. në Shkodër kishte gati 100 punishte argjendarie, në Elbasan 60. Një përhapje të madhe pati edhe zejtaria e gdhendjes së drurit, e cila gjatë shek. XVIII u bë me të vërtetë një art popullor dhe u përdor në zbukurinin e brëndshëm të kishave, xhamive dhe shtëpive qytetare e fshatare. Një nga prodhimet më të bukura të këtij arti që qëndron edhe sot, janë orenditë e brëndshme të kishës së fshatit Leusë (Përmet), punuar në këtë shekull. Një dëshmi e lulëzimit të zejtarive të shek. XVIII është edhe përmirësimi i dorës së mjeshtërve që zbukuronin kishat, xhamitë, sarajet e feudalëve ose shtëpitë e qytetarëve të pasur me kolona, ballkone, portale të skalitura në gur.

Shtimi i prodhimit bujqësor e zejtar solli shtimin e prodhimit për treg. Qysh gjatë pjesës së fundit të shek. XVII u zhvilluan edhe me tej marrëdheniet tregëtare midis qytetit dhe fshatit si dhe midis qyteteve të afërta. Shkodra, Berati, Prizreni, Elbasani, Voskopoja, Durrësi. Vlora, Peja, u bënë qendra të rëndësishme ku takoheshin tregëtarë nga krahinat e afërta, bile edhe nga viset më të largëta. Tregëtarët e mëdhenj të Shkodrës, Beratit. Voskopojës, etj. kryenin veprime të rëndësishme tregëtare me qytetet e Shqipërisë dhe qysh nga fundi i shek. XVII e zgjeruan edhe tregëtinë me vendet e huaja. Ata përshkonin Ballkanin deri në Selanik, Stamboll, Sofie, Nish, Beograd dhe vizitonin shpesh herë qytetet trëgëtare të Adriatikut (Venedik, Trieste, Raguzë, Ankonë) dhe të Mesdheut (Korfuz, Maltë, Marsejë, Aleksandri, Tripoli, Izmir e gjetkë). Në tregjet e huaja tregëtarët shqiptare, shisnin kryesisht prodhime bujqësore e blegtorale drithë, lëkurë, lesh, vaj etj.) nga ndonjë herë edhe prodhime zejtare (shajakë, stali, pëlhura mëndafshi) të cilat i grumbullonin në Shqipëri. Në të njëjtën kohë blinin prodhime të industrisë evropiane të cilat i shisnin me shumicë e pakicë në qytetet e vendit. Dalën gadalë tregëtarët shqiptarë, në mënyrë të veçantë tregëtarët shkodranë, filluan të behëshin ndërmjetës për tregëtinë që zhvillohej midis vendeve të afërta të Ballkanit (Serbi, Mali i Zi, Bosnjë) dhe skelave tregëtare evropiane. Në shek. XVIII Shkodra, dhe në një masë më të vogël Durrësi, u bënë qendra të rëndësishme të tregëtisë tranzit. Për të lehtësuar këto shkëmbime që zgjeroheshin nga viti në vit, disa nga shtetet më të interesuara evropiane çelën konsullata në skelat e rëndësishme të Shqipërisë. Në fund të shek. XVII Franca, Venediku, Holanda, Raguza dhe pak më vonë Austria kishin në Durrës konsullatat e tyre. Nga ana e tyre edhe tregëtarët shqiptarë krijuan agjensi tregëtare në qytete të ndryshme të vendit. Tregëtarët e mëdhenj shkodranë, p.sh. kishin agjensi në Prizren, Ulqin, Durrës, Tiranë e Berat. Po ashtu tregëtarët e Beratit kishin agjensitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë e gjetkë. Më kohë, tregëtarët shqiptarë krijuan agjensi edhe në vende të huaja. Në fund të shek. XVIII rreth 130 firma tregëtare të Shkodrës kishin agjensitë e veta në Venedik.

Zhvillimi i tregëtisë i dha dorë edhe rritjes së flotës tregëtare shqiptare. Në fund të shek. XVII, në Ulqinin e rimëkëmbur pas katastrofës që pësoi më 1571 kishte gati 250 barka dhe anije me vela. Pronarët e anijeve, agallarët ulqinakë, lundërtarë të guximshëm, preknin me anijet e tyre jo vetëm skelat shqiptare por edhe limanet e qyteteve tregëtare të Adriatikut e të Mesdheut. Veç veprimeve tregëtare, lundërtarët ulqinake kryenin, si shumica e lundërtarëve të vendeve të tjera, edhe aksione piraterie kundër anijeve të huaja dhe sillnin shpesh herë në Ulqin jo vetëm plaçkë të grabitur por edhe skllevër të rrëmbyer të cilët i përdornin si rremtarë.

Ky zhvillim ekonomik i vendit dhe në mënyrë të veçantë përhapja e shpejtë e marrëdhënieve tregtare sollën rritjen e disa qyteteve të cilat u bënë qendra të rëndësishme ekonomike jo vetëm për rrethin e tyre fshatar por edhe për disa krahina të afërta. Kështu p.sh. Shkodra, e cila gjatë shek. XVII u rrit me shpejtësi të madhe, u bë qendra kryesore ekonomike e Shqipërisë së Veriut. Zejtarët shkodranë prodhonin tani jo vetëm për nevoja e qytetit por edhe për krahinat e tjera. Tregtarët shkodranë i shisnin këto prodhime në të gjithë Shqipërinë e veriut, pjesërisht i shisnin edhe në Shqipërinë e mesme, në Kosovë dhe në Malin e Zi. Nga këto krahina ata blinin lëndën e parë për punishtet zejtare si dhe për prodhime bujqësore për popullësinë e qytetit. Si qendër tranziti, Shkodra e zgjeroi fushën e veprimeve tregtare në krahinat e brëndshme të Ballkanit dhe u bë ndërlidhëse e tyre me vendet e ndryshme evropiane. Për tregtinë me vendet e huaja Shkodra kishte dy skela: Ulqinin në bregtet dhe Obotin mbi lumin Bunë, për anijet e vogla. Në pjesën e parë të shek. XVIII tregëtarët shkodranë filluan të shtinin në dorë edhe tregëtinë që zhvillohej në qytetin bredetar të Durrësit, i cili ishte skela kryesore e tregëtisë së krahinave të Shqipërisë së Mesme.

Në pjesën verilindore të Shqipërisë, në krahinat e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, si qendër kryesore ekonomike u zhvilluan Prizreni dhe Peja.

Një qytet tjetër që mori një rëndësi të veçantë ekonomike qe Berati. Me prodhimet e zejtarëve të tij të shumtë, Berati u bë gjatë kësaj kohe qendra kryesore ekonomike pas së cilës u lidhin mjaft krahina të Shqipërisë qendrore dhe jugore. Edhe Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Por ai nuk mundi të zhvillohej me atë shpejtësi siç u zhvillua Shkodra. Rreth e rrotull Beratit u krijuan edhe qendra të tjera të rëndësishme ekonomike. Një nga këto ishte qyteti i Voskopojës. Ndonëse ngrihet në një vend malor (1.100 metra mbi nivelin e detit), nga fshat që ishte në shek. XVII u bë tashti një qendër e madhe zejtare e tregëtare e Shqipërisë. Për popullësinë e Voskopojës në shek. XVIII janë dhënë mendime të ndryshme, disa prej të cilave e shpien deri në 60 mijë vetë. Por qyteti duket se nuk kishte më tepër se 15-20 mijë banorë. Shumica e tyre qenë vllehë dhe pjesa tjetër shqiptare. Qytet tjetër i rëndësishëm jo larg Beratit ishte edhe Ebasani, zejtarët e tregëtarët e të cilit, sikurse edhe ata të Voskopojës, konkuronin ata të Beratit. Në të njëjtën kohë tregëtarët e Beratit filluan të ndjenin komkurencën e tregëtarëve të Shkodrës të cilët po zhvillonin një veprimtari të gjallë tregëtare në Shqipërinë e mesme dhe veçanërisht në skelën e Durrësit. Afër mezit të shek. XVIII tregëtarët beratas pothuajse e humbën fare rolin e tyre tregëtar në Durrës.

Berati nuk mundi të zhvillohej edhe sepse në jug të tij u rrit një qendër e rëndësishme ekonomike siç qe Janina. Me Janinën filluan të lidheshin krahinat më jugore të Shqipërisë, rrethet e Gjirokastrës, Delvinës e Çamërisë, të cilat bënin pjesë në sanxhakun e Delvinës. Gjatë shek. XVIII Janina, kryeqendra e Epirit, u bë një nga qytetet më të rëndësishme të Rumelisë, ajo vinte në radhën e tretë pas Edrenesë dhe Selanikut. Rreth mezit të shek. XVIII kishte afërsisht 25-30 mijë banorë. Shumicën e madhe të popullësisë e përbënin banorët greke. Veç grekëve aty banonin shqiptarë, turq e çifutë. Banorët grekë merreshin me zejtari e tregëti, shqiptarët shërbenin kryesisht në administratë dhe në ushtri, çifutët merreshin me tregëti, fajde dhe sarafllëk. Fshatarët e rrethit ishin përgjithësisht greke. Krahas punishteve të thjeshta zejtare, në Janinë po lindnin disa fakturale që prodhonin stofa leshi, pëlhura pambuku, mëndafshi e lini, artikuj lëkure, etj. Marrëdhëniet tregëtare të Janinës me vendet e huaja kryheshin nëpërmjet skelave bregdetare të Çamërisë e të Epirit, ndër të cilat skelat me kryesore qenë Sajadja, Gumenica, Preveza dhe, më në jug, Arta.

Kështu me çthurjen e ekonomisë së mbyllur natyrore dhe me zhvillimin e ekonomisë monetare të mallrave, në Shqipëri filluan të krijoheshin tregje të rëndësishme lokale, të cilat përfshinin në sferën e vet një numër relativishit të madh krahinash. Qëndrat e këtyre tregjeve, gjatë shek. XVIII, u bënë gjithashtu qendra të rëndësishme politike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:11 pm

Jeta në Qytete

Në shek.XIII pjesën më të madhe të popullisë e përbënin zejtarët e tregëtarët së bashku me kallfët, çirakët ose shegertët. Një pjesë e popullsisë së tyre akoma nuk ishte shkëputur nga prodhimi bujqëson. Në qytet ishin grumbulluar edhe feudalët shqiptarë duke përfshirë edhe spahijtë e fshatrave, të cilët tani preferonin të jetonin më tepër në qytete se sa pranë timarëve të veta.

Duke u pasuruar ekonomikisht, qytetet u bënë edhe ato një forcë e rëndësishme politike. Masat qytetare ishin të interesuara t'u vinin fre jo vetem kërkesave shtetërore për taksa më të mëdha, por edhe sjelljeve arbitrare të sundimtarëve feudale. Esnafët në sajë të numrit të konsiderueshëm të zejtarëve, të organizimit tradicional dhe të forcave të tyre të armatosura (beqaret e esnafeve dhe repartet ndihmëse), luanin në qytetet shqiptare të shek. XVIII një rol të madh politik. Me kushtet e reja ekonomike, shoqërore e politike që u krijuan në fund të shek. XVII dhe në pjesën e parë të shek. XVIII. Në radhët e esnafëve u
krijuan grupe ose tarafe me interesa ekonomike e politike të ndryshme. Në një pjesë të qyteteve të vendit, sidomos në Shkodër. Elbasan, Tiranë, një grup esnafësh që lidheshin ekonomikisht midis tyre, formuan, nën udhëheqjen e esnafit të Tabakëve një taraf më vehte, Tarafi i Tabakëve. Esnafë të tjerë të lidhur gjithashtu ekonomisht midis tyre, formuan një taraf më vehte nën udhëheqjen e esnafit të Terzive, Tarafi i Terzive. Kontradiktat midis këtyre tarafëve, veçanërisht gjatë luftave politike që u zhvilluan në qytete, kaluan, sidomos në Shkodër, edhe në konflikte të armatosura.

Rritja e prodhimit zejtar dhe zhvillimi i tregëtisë së brëndëshme e të jashtme sollën pasurimin e zejtarëve dhe tregtarëve të mëdhenj. Këta shpesh herë filluan t'ua kalonin më pasuritë e tyre edhe feudaleve. Me fitimet e korrura, qytetarët e pasur si dhe aristokracia feudale ndërtuan shtëpi të mëdha, të zbukuruara me stolisje të gdhendura në dru ose të skalitura në gur. Shtëpitë e tyre tani ndërtoheshin sipas stilit turk-oriental. Ato qenë zakonisht dykatëshe dhe përbëheshin në të vertetë nga dy shtëpi të veçuara; njëra nga këto ishte selamllëku, shtëpi e pritjes ku banonin qehallarët e shërbëtorët; tjetra haremllëku, ku banonte i zoti i shtëpise bashkë me familjen e vet.

Por, shtëpitë e shtresës se mesme të qytetarëve u qëndruan në përgjithësi besnike traditave të vjetra. Shtëpitë e stilit vendës ishin zakonisht dykatëshe, ose vetëm kati i poshtëm prej guri, kurse i sipërmi prej dërrase. Çatia mbulohej sipas rastit me tjegulla ose rrasa guri. Kati i poshtëm shërbente rregullisht për qilarë, ahure, depo mallrash ose punishte shtëpiake. Kati i sipërm ishte për banim dhe përbëhej nga dhomat e banesës dhe nga çardhaku i hapur, me shtylla të drujta përpara, që mbanin pullazin. Shtëpi të tilla gjinden sidomos në Elbasan e Shkodër. Për nevoja të mbrojtjes në disa shtëpi filluan të ndërtoheshin, ngjitur me çardhakun, kulla të larta prej guri, me dritare shumë të vogla, siç duken akoma sot në Gjirokastër.

Në Berat e në Korçë, shtëpitë u ndërtuan sipas një tipi tjetër, të cilat, me qenë se janë përhapur edhe në Maqedoni, janë quajtur shtëpi të tipit maqedon. Edhe këto janë dykatëshe. Dhomat e katit të sipërme nga ana e përparme dalin jashtë murit të katit përdhes, duke formuar një lloj ballkoni të mbyllur. Muret e katit përdhes janë të thjeshta, me dritare shumë të vogla. Megjithëse këto tipe shtëpish u qëndruan besnike traditave të mëparëshme, në ato ndikoi deri diku tipi i ndërtesave turke orientale. Shtëpitë u rrethuan me mure të larta aq sa të bëhej i padukshën edhe pullazi, dritaret gjithashtu u bënë të vogla, të siguruara me hekura ose të mbuluara me kafaze.

Masa e qytetarëve të varfër banonte në shtëpi të thjeshta. Të ndërtuara me qerpiçe, ato ishin të ulta, me truall balte dhe pa tavan.

Me pasuritë e grabitura nga masat qytetare e fshatare, pashallarët dhe qytetarët e pasur ndërtuan nëpër qytete faltore islame të bukura e të kushtueshme. Në qytetet kryesore të binte në sy numri i madh i xhamive me minaretë e tyre të larta. Disa nga këto ruajnë edhe sot vlerën e tyre artistike e ankitektonike. Një nga këto është xhamija e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVIII prej Mehmet Pashë Plakut. Në vënd të sofasë së hapur që karakterizon të gjitha xhamit e Shqipërisë, kjo ka përpara një oborr të rrethuar nga një portik, të mbuluar me qemere, ku shihet ndikimi i arkitekturës së stilit arab. Një faltore tjetër e bukur është xhamia e Haxhi Etehem Beut në Tiranë, ndërtimi i së cilës filloi më 1791 dhe përfundoi me 1821. Ajo shquhet për elegancën e minaresë, për kapitalet karakteristike të 15 shtyllave monolite të sofasë, me ornamente të ndryshme dhe sidomos për pikturimin e jashtëm dhe të brëndshëm të mureve të saj. Nga teqetë, një vlerë të veçantë ka Teqeja e Helvetive në Berat, ndërtuar më 1782 nga Ahmet Kurt Pasha, kjo shquhet si për arkitekturën ashtu edhe për dekorimet e brëndëshme.

Në të njëjtën kohë besnikët e krishterë shpenzonin shuma të mëdha të hollash për të ndërtuar kisha e katedrale dhe për t'i stolisur në mënyrë sa më madhështore dhe sa më të pasur artistikisht si nga ana e brëndëshme ashtu dhe nga ana e jashtme. Vetëm në Voskopojë u ndërtuan gjatë gjysmës së parë të shek. XVIII më se 20 kisha. Këto kisha janë ndërtuar sipas stilit bazilikal që filloi të përhapej qysh në gjysmën e dytë të shek. XVII. Disa prej tyre kanë ruajtur më të theksuara tipare të bazilikës paleokristiane, siç janë muret e ngritura mbi kalanë që e ndajnë kishën në tri anije. E tillë është, p.sh. kisha e Shën-Iliut në Voskopojë. Disa nga kishat e Voskopojës e kanë fasadën e jashtme të pasur dhe hajatet të mbushura me piktura. Kisha të këtilla u ndërtuan edhe në Berat, Korçë, Elbasan. Fier, etj, si edhe në shumë fshatra të Shqipërisë së jugu.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:11 pm

Zhvillimi Kultural në shek. XVIII

Me ngritjen ekonomike të qyteteve filloi të zhvillohej në të edhe levizja kulturale. Ajo u përqëndrua kryesisht në qytetet më të lulëzuara dhe më të populluara të vendit, më parë në Berat, Voskopojë, Elbasan, më vonë në Shkodër, Gjirokastër, Prizren, Tiranë e gjetkë. Por vazhdimi për një kohë të gjatë i sundimit turk dhe i copëzimit feudal-administrativ të vendit, përçarja më e thellë fetare që erdhi si pasojë e fushatës së islamizimit dhe e grindjes midis kishave të dy riteve të krishtera, bënë që jeta kulturale e shtresave të ndryshme shoqërore
të zhvillohej në rrugë të ndryshme sipas krahinave dhe besimeve. Prej shkollave fetare islame që ishin ngritur në Shqipëri dhe që frekuentoheshin vetëm prej nxënësish muslimane ishte forcuar tani një kategori njerëzish e pajisur vetëm me kulturë orientale. Shkrimtarët dhe mendimtarët që dolën nga këto shkolla përdorën në shkrimet e veta kryesisht gjuhët turqishte, arabishte e persishte. Ata që ndoqën shkollat greqishte, duke qenë nën ndikimin e kishës së Lindjes, përdorën në prodhimin e tyre kultural greqishten, ndërsa nxënesit që u përgatitën në shkollat fetare italishte përdorën për nevojat kulturale e tregtare kryesisht italishten.

Një nga qëndrat më të mëdha ku u zhvilluar kultura shqiptare-orientale qe Berati. Në medresetë e shumta të Beratit, të cilat mbaheshin me fondet e vakufuara të besnikëve myslimane, nxënësit mësonin turqishten, arabishten e persishten dhe ishin në gjëndje të lexonin e të kuptonin librat fetare, edhe njëkohësisht veprat e letërsisë artistike të këtyre vendeve. Mjaft nga nxënësit i vazhdonin pastaj studimet në medresetë e larta të Stambollit, Bagdadit, Aleksandrisë.

Qysh në pjesën e parë të shek. XVIII në Berat u formua një elitë intelektuale dhe një rreth vjershëtarësh, të cilët në poezitë e tyre turqisht e arabisht imitonin poetët e letërsisë arabe e persiane. Ata i këndonin bukurisë, dashurisë, gëzimit të jetës, pa hequr dorë nga këngët me përmbajtje fetare. Në rivalitet me njeri-tjetrin, ata polemizonin midis tyre me anë vargjesh, të cilat i recitomin në mbledhje të ndryshme. Por gjuhët orientate ishin gjithnjë të panjohura për masat popullore. Kjo solli nevojën e shprehjes së ndjenjave dhe pikëpamjeve të tyre në gjuhën shqipe. Lindi kështu një letërsi shqipe e shkruar në alfabetin turko-arab, e cila është e ngarkuar me orientalizma të tepruara dhe të panevojëshme.

Me prodhimin letrar që doli nga rrethi i Beratit, letërsia shqipe bëri një hap të madh përpara. Ajo kaloi në letërsinë laike, me tematikë shoqërore dhe me një notë realiste. Autorët e kësaj letërsie qenë vjershëtorë të tipit të bejtexhijve orientalë. Një nga këta qe Nezim Frakulla (vdekur më 1760). Nezimi ka shkruar mjaft poezi turqisht, arabisht e persisht. Por vepra e tij kryesore është "Divani" shkruar në shqip, të cilin e përfundoi para vitit 1738. Nezimi nuk u qëndroi besnik divaneve orientale, të cilat përmblidhnin lutje për zotin, hymne për sundimtarin e vendit, dhe, në pjesën më të madhe, këngë për dashurinë, për verën, për gëzimin e jetës dhe vjersha me përmbajtje filozofike e mistike. Ai futi në "Divan", veç poezive të zakonëshme, edhe vjersha me tema shoqërore nga jeta e vendit, sidomos nga jeta qytetare. Pothuajse bashkëkohëtar me Nezimin qe Sulejman Naibi (vdekur më 1772) nga Berati. Edhe ky shkroi një "Divan,". Vjershat e pakta që njohim nga Sulejman Naibi, janë plot frymëzim dhe shije artistike. Ndryshe nga vjershëtarët e tjerë myslimanë, ai shquhet edhe për gjuhën e tij të pastër shqipe, pa orientalizma të tepruara.

Si qendër kulturale Berati ndikoi edhe mbi qytetet e tjera të Shqipërisë jugore e qëndrore. Rrugën që çeli Nezim Frakulla dhe Sulejman Naibi e ndoqën edhe shumë vjershëtare të tjerë. Po veprat e tyre, të mbetura në dorëshkrim, në pjesën më të madhe kanë humbur dhe shumë pak kanë arritur deri në ditët tona. Nga fundi i shek. XVIII rrethi i bejtexhinjve shqiptare u zgjerua dhe më tepër. Nga radhët e tyre shquhet në mënyre të veçantë Hasan Zyko Kamberi nga Starja e Kolonjës. Ky vargëzoi këngë erotike e fetare, shkroi një mevlud, por rëndësi kanë vjershat me tematike shoqërore nga jeta shqiptare e shek. XVIII. Këto vjersha i karakterizon një ton realist. Në këngën e "Gjerdekut" kritikon për shembëll zakonin e fejesës së vajzave pa marrë pëlqimin e tyre. Në këngën "Trahana" thumbon me ironi shoqërinë e kohës të mbushur plot me njerëz të varfër të cilët për 8 muaj në vit rronin vetëm me trahana. Në këngën "Paraja" godet me satirë therëse gjithë strukturën shoqërore të Perandorisë Otomane. Sulltani, vezirët, pashallarët, bejlerët si dhe sheihulislami, myderrizet, myftijtë, e kadilerët, të gjithë pa përjashtim, shkruan Hasani, punojnë për para; për para ata janë gati shpallin luftë dhe t'ia shesin shpirtin e tyre djallit, për para fetarët janë gati të sheshin parajsën dhe kadilerë ta vërtitin ters sheriatin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:12 pm

Akademia e Re e Voskopojës

Në Voskopojë nuk kishte banorë myslimane dhe autoriteti i qeverisë turke këtu nuk ndihej drejtpërdrejt. Si rrjedhim edhe kultura islame-orientale nuk ndikoi në jetën kulturale të këtij qyteti. Në vend të saj këtu ndikoi kultura greke. Por, megjithëse në rrethet intelelktuale të Voskopojës si gjuhë kulturale u përdor greqishtja, lëvizja e tyre mendore ishte jashtë ndikimit të Patrikanës së Stambollit. Ajo u zhvillua më tepër nën ndikimin e kulturës së iluminizmit evropian. Zhvillimi kultural i Voskopojës u përkrah nga Patrikana Ohrit që ishte në konflikt me Patrikanën e Stambollit. Konfliki ishte shkaktuar nga kontradiktat midis klerit vendës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë me klerin grek të Fanarit, cili kishte fituar prej sulltanëve privilegjin që të shfrytëzonte popullsinë ortodokse të të gjithë perandorisë. E lidhur me ngushtë me popullsitë vendase, Patrikana e Ohrit përkrahte lëvizjet çlirimtare në këto krahina. Në juridiksionin e Patrikanës së Ohrit hynte edhe Voskopoja. Voskopojarët u bënë përkrahësit e Patrikanës. Bile një nga patrikët me energjikë të Ohrit, Joasafi qe vetë voskopojar.

Lulëzimi që njohu Voskopoja u dha mundësi voskopojarëve të shpenzonin fonde të mëdha të hollash për zhvillimin kultural të qytetit. Më 1710 në Voskopojë u ngrit një kolegj grek, të cilin e ndoqën jo vetëm nxënës voskopojarë por edhe nxënës nga krahinat e tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Më 1720 qyteti u pajis me një shtypëshkronjë, e cila u krijoi intelektualëve voskopojarë bazën materiale për një zhvillim të shpejtë kultural. Shtypshkronja e vazhdoi veprimtarinë për gati gjysmë shekulli. Më 1744, me përkrahjen e Joasafit, një grup intelektualësh themeluan në Vorkopojë "Akademinë e re". Programi arësimor ishte si ai i shkollave të mesme të vendeve më të përparuara të Evropës. Pedagogët qenë personalitete të shquara në lëmin e arësimit, kulturës e shkencave. Rektori i parë i Akademisë qe Sevast Leontiadhi nga Kosturi, i lauruar nga universiteti i Padovës (Itali). Qysh nga viti 1748 rektor u bë Theodor Kavalioti nga Voskopoja, mendimtar i shquar i shek. XVIII. Shumica e pedagogëve qenë njëkohesisht edhe autorët e teksteve mësimare të Akademisë. Disa nga këto tekste u shtypën në shtypëshkronjën e Voskopojës. Fondet për mbajtjen e Akademisë u formuan nga ndihmat e voskopojarëve.

Nxënësit që kryenin studimet në "Akademinë e Re" shquheshin për kulturën e tyre të lartë. Ata mësonin greqishten e vjetër e të re, gramatikën, letërsinë, logjikën, filozofinë, fizikën, matematikën dhe pajiseshin me njohuri të tjera shkencore. Shumë nga nxënësit e Akademisë u dalluan si studimtarë në fushën arësimit, të kulturës e të shkencave. Mësimet në Akademinë e Voskopojës jepeshin greqisht.

Esnafet e qytetit caktonin nga fondet e tyre edhe bursat e studimit për në akademitë ose universitetet e vendeve të ndryshme të Evropës, si në Vjenë, Laipcig, Venedik, Budapest, Kluzh, me të cilët voskopojarët kishin lidhje të shpeshta.

Lulëzimi i Voskopojës ngjallte vazhdimisht lakminë e feudalëve fqinj. Për t'u mbrojtur nga sulmet e tyre plaçkitëse, qyteti mbante me shpemzimet e veta një farë milicie. Njëkohësish voskopojarët kishin kontraktuar me disa derebej të fuqishëm që t'u vinin në ndihmë me repartet e veta, sa herë që qyteti ndodhej në rrezik. Por edhe vetë derebejte ushqenin qëllime grabitqare kundrejt qytetit, prandaj voskopojarët u paguanin shpërblime të mëdha për të shpëtuar nga sulmet e plaçkitjet e tyre.

Lulëzimi i Voskopojës ndodhte në një kohë kur në vendet e ndryshme të Evropës perëndimore lëvizja iluministe, e filluar në shekujt e më parshëm arriti me enciklopedistët frëngj të shek. XVIII kulmin e vet. Lëvizja kulturale e iluministëve, e cila lojti një rol të madh përparimtar pasi përgatiti ideologjikisht revolucionet borgjeze, pati jehonë edhe në vendet më të prapambetura të Evropës, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Jehona e ideve iluministe u duk në radhët e inteligjencës së Shqipërise së jugut qysh në fillim të shek. XVIII. Por kjo inteligjencë e pakët, gjysmë-klerikale, e mbeshtetur mbi borgjezinë e vogël e të përçarë, e pazonja që të përmbyste me rrugë revolucianare rendin feudal-ushtarak dhe të dëbonte me luftë të armatosur sundimtarin e huaj, kërkonte zbutjen e regjimit feudal turk. Për këtë arësye ajo përvehtësoi në fushën e mendimit filozofik pikëpamjet dualiste të Dekartit, Malëbranshit, Lokut e sidomos pikëpamjet e filozofit gjerman Lajbnic, i cili me përpjekjet e tij për tu pajtuar besimin me arësyen dhe fenë me shkencën shprehte tendencën e pajtimit të borgjezisë me feudalizmin. Kjo lëvizje kulturale u kufizua vetëm në radhët e Intelegjencës ortodokse, prandaj këta ranë në kundërshtim të hapur jo vetëm me sundimtarët turq, por edhe me Patrikanën ekumenike të Stambollit si dhe me qëndrën kulturale me reaksionare të kishës ortodokse, Malin e Shenjtë, të cilët kërkonin të ruanin metafizikën dogmatike të kishës mesjetare.

Një nga përhapësit e parë të ideve iluministe në Shqipëri ishte Method Antrakiti, grek nga Janina. Ky u dëbua nga Janina pasi kritikonte filozofinë skolastike aristoteliane dhe predikonte pikëpamjet e Dekartit e të Malëbranshit. Antrakiti dha mësime për disa vjet edhe në Voskopojë (1720-1736). Një nga nxënësit e Antrakitit ishte Sevast Leontiadhi, rektor i parë i Akademisë së Voskopojës ku u shqua si propagandist i sistemit filozofik të Dekartit e të Malëbranshit. Një personalitet i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në jetën kulturale të Shqipërisë, Greqisë dhe Rumanisë qe prelati i kishës ortodokse Evgjeni Vullgaris (1716-1806) nga arbëreshët e Greqisë. Përkrahës i flaktë i iuministëve bashkëkohëtarë dhe veçanërisht i pikëpamjeve të Volterit, Lajbnicit, Volfit, dhe Lokut, Vullgarisi i përhapi pikëpamjet e tyre me anën e leksioneve që mbante në kolegjin Marusian të Janinës. Leksionet e tij lojtën një rol jo të vogël në përhapjen e ideve çlirimtare në Ballkan, të frymës së reformave në kishë e të kulturës kombëtare. Evgjeni Vullgarisi është autor i shumë veprave me përmbajtje filozofike e historike. Ai redaktoi dhe plotësoi veprën e nxënësit të tij nga Voskopoja, Kostë Xhehanit, mbi Skëndërbeun, të shkruar, greqisht në bazë të veprës së M. Barletit dhe të botuar në Moskë më 1812.

Një nga nxënësit më të dalluar të Evgjeni Vullgarisit ishte voskopojari Theodor Kavalioti (1718-1789). Ky ndoqi me kujdes leksionet e mësuesit të vet në kolegjin Marusian të Janinës. Kur u kthye në Voskopojë u emërua më parë pedagag dhe më 1748 rektor i "Akademisë së Re". Edhe Kavalioti u shqua si përkrahës i ideve iluministe. I pajisur me një kulturë të gjerë ai u bë udhëheqës i lëvizjës kulturale jo vetëm të Voskopojës, por edhe të krahinave të tjera të Shqipërisë se mesme e të jugut. Me leksionet mbi filozofinë, logjikën, matematikën, fizikën e filologjinë, Kavalioti ngjalli frymën e luftës për kulturën e re me baza racionaliste kundër skolastikës mesjetare. Ai shkruante: "Natyra njërëzore është e prirur drejt gabimit dhe konfuzionit, shpirti njerëzor arrin në saktësi si në fushën e spekulacioneve teorike ashtu edhe në praktikën e çdo dite vetëm në qoftë se ndihmohet nga studimi dhe përvehtësimi i diturisë".
Pikëpamjet filozofike të Th. Kavaliotit kanë qenë shprehur në një varg veprash, nga të cilat ne sot njohim fare pak, pasi të tjerat janë zhdukur. Në veprën e tij "Logjika". Kavalioti del si një dishepull i zjarrtë i pikëpamjeve filozofike të Lajbnicit. Dualizmin e Lajbnacit, orvatjen e tij për të pajtuar besimin me arsyen, fenë me shkencën, e gjejmë të pasqyruar edhe te Kavalioti. Ky shkruante: "vetëm nëpërmjet filozofisë, dualizmi unik i qenies njerëzore mund të arrijë në shkallën, e tij më të lartë të përsosmërisë, dualizëm ky që na jep mundësi të njohim realitetin e vërtetë dhe, përsa i përket praktikës së përditëshme, nuk na lejon të punojmë në mënyrë të parregulltë". Por dualizmi i tij në thelb nuk ishte gjë tjetër veçse një idealizëm objektiv. Ai pranonte ekzistencën e fuqisë së mbinatyrëshme, ekzistencën e zotit. Kavalioti i porosiste nxënësit e tij të ruheshin nga rrymat e filozofisë materialiste, të cilat në kohën e tij, po i përhapnin me sukses materialistët frëng.

Rrethi i ndjekësve të iluministëve u shtua me nxënësit shqiptarë dhe vllehë të Shqipërisë që dolën nga bankat e Akademisë. Është pikërisht nga ky ambient që u bënë edhe orvatjet e para për t'i dhënë kishës ortodokse në Shqipëri një karakter shqiptar. Vetë Theodor Kavalioti ndërmori për këtë qëllim, sikurse thuhet, përkthimin e "Dhiatës së re" shqip. Kavalioti botoi me 1770 edhe një fjalor tri gjuhësh (greqisht-arumanisht-shqip).

Por lulëzimi i Voskopojës nuk vazhdoi shumë kohë. Më 1767 Patrikana e Stambollit e suprimoi Patrikanën e Ohrit që ishte bërë një rivale e saj në Ballkan. Dy vjet më vonë, më 1763, gjatë luftës ruso-turke, voskopojarët u treguan simpatizantë të Rusisë dhe përkahën himariotët, të cilët, po atë vit ngritën krye kundër sundimtarëve turq. Porta e Lartë gjeti rastin për të nxitur kundër Voskopojës derebejtë, të cilët, të pakënaqur nga vonesa e pagesës së shumave të kontraktuara me voskopojarët për mbrojten e qytetit, e sulmuan këtë dhe pas një rrethimi të shkurtër, e pushtuan, e plaçkitën dhe e dogjën. Nga kjo ekpeditë shumë lagje të qytetit u shkretuan, mjaft ndërtesa publike, me të edhe shtypshkronja, u rrënuan, me mijra banorë e detyruan të mërgonin. Edhe "Akademia e Re" pësoi dëme të mëdha. Voskopoja pësoi një shkatërrim të dytë e të tretë më 1772 dhe 1789. Veç këtyre, edhe Patrikana e Stambollit mori masa kundër Vokopojës në lëmin e kulturës. Pedagogët e mëparshëm u dëbuan. Ata u zëvendësuan nga pedagogë të lidhur pas Patrikanës, me qëllim që fryma e akademisë t'iu shërbente interesave helenizuese të saj. Në njërin nga tekstet e hartuara prej mjeshtër Dhanilit, përfaqësuesit të rrymës shoviniste greke-orthodokse, autori i ftonte nxënësit shqiptarë, vllehë dhe bullgarë të hiqnin dorë nga "gjuhët e tyre barbare", dhe të mësonin vetëm greqisht. Pas këtyre ekspeditave, Voskopoja u rrudh në një fshat me 400-500 shtëpi dhe Akademia nuk e vazhdoi më veprimtarinë e vet.

Përpjekjet për shqipërimin e librave kishtare u vazhduan nga nxënësit ose bashkohësit e Kavaliotit. Në luftë kundër reaksionit grek-ortodoks të Patrikanës së Stambollit që e ndalonte përkthimin e librave kishtare në gjuhët kombëtare të popullsive ortodokse, disa klerikë shqiptarë jo vetëm i përkthyen shqip, por librat e përkthyera i shkruan në një alfabet të veçantë, të sajuar posaçërisht,për gjuhën shqipe që nuk i përngjiste alfabetit grek. Njëri nga këta ishte peshkopi i Durrësit, Grigor Durrsaku; ky perktheu në shqip "Dhjatën e re" (1761). Gjurmët e Grigor Durrsakut i ndoqi Dhaskal Todhëri (Theodor Haxhi Filipi); edhe ky përktheu fragmente nga "Dhjata a re" dhe pjesë të liturgjisë. Veç kësaj, Dhaskal Todhëri u përpoq të themelonte një shtypëshkronjë në Elbasan për të botuar vepra shqip. Por kur, më 1805, po kthehej nga Venediku së bashku me materialet e shtypëshkronjës, rrugës, për në Elbasan, u vra nga njerëz të panjohur, pa mundur kështu të ngrinte shtypëshkronjën shqipëtare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:12 pm

Piktura në shek. XVIII

Ngritja ekonomike e kulturale u pasqyrua edhe në artin e pikturës shqiptare. Por megjithatë arti i pikturës, njësoj si në shekujt e mëparshëm ashtu edhe tani, u kufizua kryesisht në pikturën kishtare në pikturimin e kishave ortodokse të Shqipërisë se jugut dhe të mesme.

Si në gjithë Ballkanin, ashtu edhe në Shqipëri, gjatë shek. XVIII filloi të dobësohej monopoli kultural e artistik i Malit të Shenjtë që ishte bërë, gjatë dy shekujve të kaluar, ruajtësi besnik i pikturës tradicionale bizantine. rvatjet e Malit të Shenjtë për të mbajtur artin e pikturës në rrugën e tradicionalizmit e të konservatorizrmit nuk gjenin më përkrahjen e piktorëve të rij, të cilët, të lidhur me masat popullore, përpiqeshin t'i jepnin artit një paraqitje tjetër. Kjo krijoi kushtet për një kthesë drejt realizmit në fushën e pikturës. Në Shqipëri kjo kthesë u duk në shekullin XVIII dhe është e lidhur me, emrin e piktorit të shquar, David Selenicës. Në po këtë rrugë ecën edhe mjaft piktorë të tjerë, ndonëse këta nuk arritën dot në shkallën artistike të Davidit. Ndër këta shquhen bashkëkohëtarët e tij, Kostandin Shpataraku, si dhe vllezërit korçarë Kostandi Zografi dhe Athanas Zografi.

Tematika e këtyre piktorëve vazhdoi të ishte gjthnjë tematika kishtare. Por këta u larguan shumë nga stili bizantin, nga spiritualizmi, u dhanë shenjtoreve pamjen që i afrohej jetës reale. Këta kanë pikturuar shumë skena martinizimesh të ekzekutuara në mënyre të theksuar dramatike.

David Selenica, së bashku me dy ndihmësit e tij pikturoi më 1726 afreskët e altarit dhe të anijes në bazilikën e Shën-Kollit të Voskopojës. Kjo bazilike (33 metra e gjatë, 17 metra e gjerë) e ndërtuar në vitet 1721-1722, u mbush gati me njëmijë figura. Krijimtaria artistike e Davidit shquhet nga kujdesi i artistit për të paraqitur temën sa me reale, sa më emociomale, sa më njerëzore. Në afresket e tij çdo gjë është në lëvizje, bile shpesh herë në lëvizje të tepruara. Afresket më të bukura të Davidit mund të konsiderohen "Hierarkët", "Kryediakon Stefani", "Platitera me dy kryeëngjëjt", "Kryeëngjëlli Gabriel, etj., pikturuar në altar. Por punimi më interesant i David Selenices është afresku i "Ktitorit", themeluesit të bazilikës. Me të kemi të parin portret laik të punuar me frymë realiste, të marrë nga natyra e gjallë. Eshtë një afresk prej 2 metsash i gjatë, i pikturuar brënda bazilikës së Shën-Kollit, pranë hyrjes. Tema është dhurimi i kishës që ktitori i bën Shën-Kollit. Ktitori plak është paraqitur i gjallë, veshur me xhybe të zezë e gëzof, nën të me anteri të gjatë dhe të ngjeshur me brez të kuq sipas zakonit të kohës. Nën anterinë duket këmisha e bardhë e gjatë. Në këmbë mban pantofla shtëpiake kurse në kokë fes, veshje këto të aristokracisë qytetare shqiptare të shek. XVIII. Fytyra e tij është plot jetë.

Një tjetër artist i shquar ishte Kostandin Shpataraku. Talentin artistik e ushtroi si ikonograf në pikturimin e ikonostaseve. Sipas nënshkrimit që ka lënë, qe murg (hjerodiakon) nga Shpati. Sipas datave që mbajnë veprat e gjetura deri më sot ka ushtruar një veprimtari të gjatë, më tepër se 30 vjet, që nga 1736 deri më 1767 . Ai ka pikturuar ikonat e ikanostaseve të shumë kishave, si në Vithkuq, Kavajë, Ardenicë, dhe në manastirin e Shën-Gjon Vladimirit në Elbasan që u dogj në mars të vitit 1944. Ikonat më të bukura të Kostandinit janë "Shen-e-Premtja (Kavajë), "Lindja e Krishtit", (Ardenicë), "Shën-Gjon Vladimiri" (Ardenicë).

Kostandin Shpataraku qe edhe një miniaturist i shquar. Ikonën e Shën-e-Premtes e ka rrethuar me një varg skenash në miniaturë që paraqesin martirizimin e saj, skena këto të punuara shumë hollë. Një rëndësi të veçantë kanë miniaturat rreth ikonës së Shën-Gjon Vladimirit. Këto paraqesin skena nga jeta legjendare e këtij princi të shek. XI. Në një nga këto skena është paraqitur princi shqiptar i shek. XIV, Karl Topia. Karli është pikturuar në këmbë, veshur me petka princi bizantin, në kokë mban një kurorë, kurse në dorë një skeptër të peshkopëve latinë që bën kontrast me veshjen bizantine.

Vëllezërit Kostandin Zografi dhe Athanas Zografi qenë gjithashtu piktorë me talent afreskësh dhe ikonash. Që të dy vëllezërit punuan së bashku për gati 43 vjet, prej vitit 1720 deri 1764, ndoshta edhe më vonë. Gjurmët e veprimtarisë së tyre i ndeshim në shumë vise të Shqipërisë, si në Ardenicë (1744), Voskopojë (1745-1750), Vithikuq (1764) si dhe jashtë Shqipërisë në Malin e Shenjtë (1783) e gjetkë. Karakteristika më interesante e dy artistëve vëllezër ka qenë tendenca e tyre që t'i vishnin shënjtorët me kostume kombëtare shqiptare, të cilat për t'ia përshtatur ikonografisë, kanë qenë të detyruar aty këtu t'i bizantinizojnë. Tjetër karakteristikë e tyre ka qenë tendenca për të dalë nga tematika e ngushtë, tradicionale. Ata kanë pikturuar tema të rralla të kishës, të frymëzuara nga Apokalipsi, fakt ky që provon fantazinë e pasur dhe kulturën e gjerë të të dy artistëve. Kulturën e tyre të gjerë e dëshmon edhe fakti se kanë pikturuar në afresk, në manastirin e Ardenicës, mjeshtrin durrësak Joan Kukuzeli, muzikantin e shquar bizantin të shek. XII. Por me gjithë zotësinë teknike dhe tonin realist që u kanë dhënë në shprehje dhe në paraqitje shumë veprave të tyre, arti i dy piktorëve vëllezër ka dobësi që vinë duke u shtuar veçanërisht në periudhën e fundit të veprimtarisë së tyre. Punimet e tyre në këtë periudhë janë më të dobëta. Kjo është periudha kur i gjithë arti i pikturës kishtare në Shqipëri ishte në rënie të vazhdueshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësimi i Pushtetit Turk Empty Re: Dobësimi i Pushtetit Turk

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi