Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Luftat iliro-romake User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Luftat iliro-romake User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luftat iliro-romake

Shko poshtë

Luftat iliro-romake Empty Luftat iliro-romake

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:07 pm

Lufta e Parë iliro-romake (229-228 p.e.s.)

Në vjeshtën a vitit 229 para e. sonë flota romake e përbërë prej 200 anijesh arriti në Korkyrë. Qytetin ajo e zuri me lehtësi të madhe, sepse komandanti i garnizonit ilir, Dhimitër Fari, tradhëtoi dhe u hodh në anën e armiqve. Nga Korkyra flota romake u nis për në Apolloni. Po në këtë kohë për këtu ishte nisur nga Brundisium (Brindisi i sotëm) një fuqi tjetër romake e përbërë prej 20 mijë këmbësorësh dhe 2000 kalorësish. Pasi zunë Apolloninë ushtritë romake i u drejtuan Dyrahut. Me afrimin e tyre ilirët e hoqën bllokadën e qytetit dhe u larguan. Romakët hynë në Dyrah dhe e bënë zotër të këtij qyteti të rëndësishëm. Pastaj këta shkuan në viset e brendëshme ilire, dhe nënshtruan këtu parthinët dhe atintanët, të cilët i detyruan të njohin pushtetin e Romës. Por romakët nuk u shtynë thellë në brendi të vendit. Hapi i parë për të pushtuar Ilirinë ishte sigurimi i pikave strategjike në bregun lindor të Adiratikut, prandaj ata i vazhduan sulmet drejt brigjeve verilindore të këtij deti, shpërndanë rrethimin ilir të Isas dhe pushtuan disa qëndra të tjera të fortifikuara ilire në bregun dalmatin. Ilirët u bënë qëndresë të fortë pushtuesve romakë. Në luftën për qytetin bregdetar Nutria, p. sh., ata u shkaktuan romakëve dëme të mëdha në njerëz dhe u zune anijet që çonin për Romë plaçkën e luftës. Por tradhëtia e Dhimitër Farit dhe shkëputja e disa fiseve e dobësuan qëndresën ilire. Teuta u tërhoq dhe u mbyll në fortesën e Rizonit, në grykën a Kotorit në Dalmaci, seli e mbretërve ardianë. Më vonë, duke parë se ushtria e saj nuk ishte në gjëndje të përballonte sulmet e ushtrisë romake të organizuar mire dhe të disiplinuar dhe se aleati i saj, Maqedonia, nuk mund ta ndihmonte për arësye të grindjeve të brendëshme që kishin filluar pas vdekjes së Dhimitrit të II, Teuta i kërkoi Romës paqe, e cila u vendos në vitin 228 para e. sonë. Sipas kushteve të paqes, ilirët i ndaluan të lundronin përtej Lisit me më tepër se dy anije tregëtare dhe detyroheshin t'i paguanin Romës një tribut vjetor. Përveç kësaj Roma i shkëputi shtetit të ardianëve një pjesë të mirë të teritorit. Isën, Dyrrahin, Apolloninë, tokat e fiseve ilire të parthinëve dhe atintanëve Roma i mbajti për vehte duke i vënë, sikurse thotë Polibi, nën mbrojtjen e vet, në fakt, nën vartësinë e vet në formën e aleancës. Farin bashkë me disa ishuj të tjerë si dhe krahinat fqinje bregdetare romakët ia dhanë si shpërblim Dhimitër Farit. Pjesa tjetër i mbeti Pinesit, djalit të mitur të Agronit, të cilin senati e njohu sundimtar të ligjshëm të mbretërisë ardiane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luftat iliro-romake Empty Re: Luftat iliro-romake

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:07 pm

Lufta e Dytë iliro-romake (219-218 p.e.s.)

Lufta e parë iliro-romake e cungoi dhe e dobësoi shumë shtetin ardian. Roma fitoi një kryeurë në Adriatik, dhe një vend të përparuar në Ballkan për qëllimet e saj ekspansioniste drejt Lindjes. Por pozitat e saj këtu nuk ishin akoma të sigurta. Ngjarjet politike pas paqes në Iliri nuk e zhvilluan aspak në favor të Romës. Pas vdekjes së Teutës, Dhimitër Fari u martua me Triteutën, të ëmën e Pinesit të vogël dhe u bë tutor i tij. Me këtë ai i shtriu sundimin e vet edhe mbi territorin ilir, që i kishte mbetur Pinesit. Duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të Romës, e cila ishte në luftë me galët dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të Kartagjenës, Dhimitër Fari u përpoq të shkëputej prej saj. Për këtë qëllim ai lidhi aleancë me Antigon Dosonin e Maqedonisë, e ndihmoi atë në veprimet e tij në Greqi për rivendojen e epërsisë maqedone në Peloponez dhe filloi luftën për rimëkëmbjen e shtetit të vjetër ardian. Më 220 Dhimitër Fari sulmoi parthinët, pushtoi qytetin e tyre, Dimalin, dhe vendosi këtu një garnizon të fortë ushtarak. Më von ai nënshtroi gjithë Ilirinë e jugut deri në Vjosë. Pas këtyre sukseseve Dhimitër Fari u muar vesh me Skerdilaidin, i cili, pas luftës së parë iliro-romake, me sa duket, sundonte i pavarur ndonjë krahinë veriore të shtetit ardian, dhe bashkë me të ndërmori, aty nga fundi i vitit 220, një ekspedite plaçkitëse në brigjet e Greqisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luftat iliro-romake Empty Re: Luftat iliro-romake

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 27, 2011 4:08 pm

Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)

Si shpërblim për qëndrimin që kishte gjatë luftave maqedone-romake, Roma i ktheu shtetit ardian qytetet Skodra dhe Lis. Si mbret në shtetin ilir sundonte tani Pleuriti, i biri i Skerdilaidlit. Shteti ardian i Pleuratit ishte mjaft i dobët. Ai varej nga Roma ashtu sikurse edhe qytetet e bregdetit. Në rast luftë ishte i detyruar t'i jepte asaj ushtri ndihmëse, siç ngjau në vitin 189 në luftën kundër etolëve. Vitet që pasuan luftat maqedone-romake karakterizoheshin nga vazhdimi i presionit romak dhe nga shqetësimi i shkakëtuar prej këtij presioni në Maqedoni dhe Iliri. Në Maqedoni Filipi, dhe pastaj biri i tij, Perseu, përgatiteshin me forca të mëdha për luftë kundër Romës. Tendenca të tilla dukeshin edhe në Iliri. Roma filloi ta ndjente rrezikun e një lidhje midis Pleuratit dhe mbretërve maqedonë. Pas vdekjes së Pleuratit, rreth viteve 181-180 para e. sonë, fronin e mbretërisë ardiane e trashëgoi biri i tij, Genti, i cili në burime historike quhet "mbret i Ilirëve" (Rex Illyricorum). Që në fillim të sundimit të vet Genti u gjend përpara turbullirash të brendëshme shumë serioze. Kundër tij ngritën krye dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria ardiane. Përpjekje të tilla për t'u shkëputur bënë edhe krerët e fiseve të tjera ilire. Prandaj Gentit iu desh të bënte një luftë shumë të ashpër për ruajtjen e unitetit politik të shtetit të vet. Në këtë luftë Genti u tregua mjaft energjik. Ai arriti të kufizonte deri diku privilegjet e krerëve të fiseve dhe të forconte pushtetin e vet. Pas qetësisë që ishte vendosur që nga mbarimi i luftës maqedone-romake, në, shtetin ardian vihet re një farë ngritje e ekonomisë. Gjatë sundimit të Gentit, Shkodra, e cila ishte bërë tani kryeqytet i mbretërisë, dhe qytete të tjera si Lisi, Rizoni etj. fituan një gjallëri ekonomike. Me Dyrrahun dhe Apolloninë u rivendosën marrëdhënie të mira tregëtare. Qytetet e brendëshme të Ilirisë u kthyen në tregje të pasura si për vendësit ashtu edhe për tregëtarët e huaj grekë e romakë. Qarkullimi monetar u zhvillua. Përveç pareve të argjenta të qyteteve Dyrrah e Apolloni që qarkullonin në tregun ilir, Genti vuri në qarkullim edhe një monedhë të tij prej bronxi. Edhe në politikën e tij të jashtme Genti pati disa suksese. Një ndër to ishte marrëveshja që arriti ai me fqinjët lindorë, dardanët. Me këtë marrëveshje, të cilën e përforcoi duke u martuar me të bijën e mbretit dardan, Etlevën, Genti i siguroi kufijtë lindorë të mbretërisë nga sulmet e vazhdueshme që kishte pësuar deri atëhere. Por Genti u tregua i lëkundshëm në çështjen me të rëndësishme politike të kohës së vet. Në këtë kohë kontradiktat politike në mes të Romës dhe Maqedonisë ishin ashpërsuar rishtazi me një forcë të madhe. Pozita e rëndësishme strategjike e shtetit të Gentit bëri që këtu të ndesheshin përpjekjet diplomatike të dy shteteve kundërshtare për ta bërë me vehte sundimtarin ilir. Genti në fillim u lëkund midis Romës dhe Maqedonisë. Vetëm sukseset e para të ushtrisë maqedone gjatë luftimeve të vitit 171 në Ilirinë jugore e veçanërisht në luginën e Drinit, të cilat kishin për qëllim të siguronin lidhjet midis Ilirisë dhe Maqedonisë, e bënë Gentin të anonte nga Perseu. Sipas marrëveshjes së përfunduar midis tyre në qytetin Medeon (afër Podgoricës së sotme në Mal të Zi) më 170, Genti do të zhvillonte veprimtarinë e vet kryesisht në det. Ai duhej t'i shtonte forcat detare dhe për këtë qëllim do të shërbente edhe huaja në të holla që Perseu u zotua t'i jepte Gentit. Të dy palët ranë dakord të ndërmerrnin një fushatë diplomatike me qëllim që të krijonin një front të gjerë antiromak me shtetet greke. Por delegazioni iliro-maqedon. i nisur për këtë qëllim. nuk pati sukses për arsye të kundërveprimit të diplomacisë romake. Me ilirët e maqedonët u bashkua vetëm shteti i Epirit, i cili mori pjesë aktive në luftën kundër Romës. Për të kombinuar veprimet luftarake,të dy shtetet shkëmbyen ndërlidhës. Genti i preu kështu përfundimisht marrëdhëniet që kishte pasur deri në atë kohë me Romën. Në vitin 168 Genti filloi veprimet luftarake kundër Romës. Flota ilire vepronte në bregun e Dyrrahit ndërsa forcat tokësore rrethuan qytetin Basania (fshati i sotëm Berzanë afër Rubikut) në tokat e parthinëve, që ishin nën vartësinë e Romës. Duke u gjendur përpara një armiku shumë më të madh në numër dhe më të organizuar, ushtria ilire u detyrua të hiqte dorë nga rrethimi i Basanies dhe të kthehej në Shkodër, kurse flota pësoi dëme në det. Ndërkaq romakët, duke zbatuar parimin e tyre politik "përça e syndo" mundën të bënin për vehte krerët e disa fiseve ilire, të cilëve iu dha mundësia të forconin pozitat e tyre dhe të gëzonin privilegje nga Roma. Të dy ushtritë kundërshtare u ndeshën per herë të fundit në Shkodër, e cila, sipas fjalëve të Tit-Livit, ishte aq e fortifikuar sa nuk mund të merrej lehtë nga romakët. Por forcat ilire në vend që të mbroheshin në kala u ndeshën me romakët në fushë të hapët jashtë mureve të Shkodrës dhe aty pas një beteje të ashpër u thyen keq. Pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të Gentit për të mbledhur forca të reja nga fiset përqark, mbreti u detyrua të dorëzohej . Pas shkatërrimit të mbretërisë ilire, romakët u drejtuan nga jugu kundër Perseut dhe epirotëve. Në betejën që u zhvillua në Pydna (Maqedoni) po atë vit u shkatërrua përfundimisht edhe ushtria maqedone. Pas luftimesh të ashpëra romakët nënshtruan edhe Epirin. Pushtimi romak u shoqërua me plaçkitje e shkatërrime të mëdha. Me lejen e Senatit, konsulli romak Pal Emili grabiti pa mëshirë popullsinë e Epirit dhe arin e argjendin e mbledhur ia ndau ushtrisë. Me urdhërin e tij e shkatërruan deri në themel 70 qytete të Epirit dhe 150.000 njerëz u kthyen në skllevër. Sasira të mëdha ari e argjendi (12 libra ar, 90 libra argjend, 13 mijë denarë dhe 120 mijë argjende të Ilirisë) u grabitën nga thesari i mbretit Gent. Në vitin 167 Genti dhe Perseu, bashkë me familjet e tyre, me plaçkë e robër lufte u dërguan në Romë si trofe. Kështu morën fund dy shtetet e fuqishme të Ballkanit dhe në këto krahina u vendos sundimi romak.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luftat iliro-romake Empty Re: Luftat iliro-romake

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi