Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë
Yllka Kuqi gjatë një interviste për të përditshmen “Zëri” thotë se pavarësisht angazhimeve të shumta ajo gjithmonë gjen kohë të lirë për të kaluar me të fejuarin e saj. “Fatmirësisht se që të dy kemi shumë angazhime së bashku dhe ndaras, mirëpo gjithmonë mundohemi të rezervojmë edhe kohën tonë të përbashkët, e cila është një domosdoshmëri. Edhe gjatë punës mundohemi të ndajmë momente të bukura, dhe kjo na bën që edhe në punë të gjejmë kënaqësi”, ka thënë Yllka. Përveç si këngëtare, Yllka është e angazhuar edhe si psikologe për fëmijë. Ajo ka treguar se i duhet shumë energji dhe sakrificë për t’i kryer të gjitha këto obligime, por falë dëshirës i përballon ato. “Normalisht që duhet sakrificë dhe energji, por kur do të gjitha janë të arritshme. Unë punoj edhe si psikologe me fëmijë dhe adoleshentë dhe mendoj që është ndër pjesët më të bukura të jetës dhe veprimtarisë sime. Mjafton të shoh dikë që nga një gjendje dëshpërimi ka arritur të nxjerrë një buzëqeshje, kjo vlerëson punën time dhe e bën ditën time më me vlerë. E rëndësishme është që unë të ndihem mirë dhe me aq potencial sa kam, t’i bëj edhe të tjerët të ndihen mirë, qoftë përmes këngës, moderimit apo punës si psikologe”, është shprehur më tej këngëtarja. Yllka po ashtu ka zbuluar se është duke punuar rreth klipin të këngës ‘Realiteti’, të cilin pritet ta lansojë së shpejti.
Similar topics
» Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm
» Dafina Zeqiri: Gjithmonë e kam mbështetjen e Krenarit
» Stine: Gjithmonë ekziston një femër që më frymëzon
» Realiteti i Yllka Kuqit
» Yllka na sjell “realitetin” në videoklip
» Dafina Zeqiri: Gjithmonë e kam mbështetjen e Krenarit
» Stine: Gjithmonë ekziston një femër që më frymëzon
» Realiteti i Yllka Kuqit
» Yllka na sjell “realitetin” në videoklip
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi