Ali Pashë Gucia
Faqja 1 e 1
Ali Pashë Gucia
Ali Pashë Gucia
Ali Pashë Gucia, (1828-1885), ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të
gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Pronar, çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia.
Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër
politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shek.XIX. Kundërshtar tepër
aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare.
Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe
një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Ali Pashë Gucia
ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte
luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të
atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën e Lartë përsa u përket të
drejtave të autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë e tij luftarake,
kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për
mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në muajt e fundit të veprimtarisë së
Lidhjes Ali pashë Gucia u bind se autonomia nuk mund të fitohej pa luftë
kundër Portës së Lartë, por megjithatë nuk u shkëput nga partizanët e
rrymës së moderuar. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare, sulltani e kurseu
Ali pashë Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës. 4 vjet më vonë, u
vra në Grykë të Rugovës nga një atentat, të organizuar, sipas zërave të
asaj kohe, nga vetë qeveritarët e Stambollit.

SerGio- Anëtarë i ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|