Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Nevojshmeria e filozofise User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Nevojshmeria e filozofise User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nevojshmeria e filozofise

Shko poshtë

Nevojshmeria e filozofise Empty Nevojshmeria e filozofise

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:32 am

Nevojshmeria e filozofise

KUJT I NEVOJITET?



Te gjitheve. Filozofia nuk eshte prone e atyre qe mund te formojne teori te shprehura me pak apo me shume bukur , duke perdorur nje gjuhe qe nuk e ka zakon te jete e arritshme tek ata qe nuk kane bere studjime te vecanta.
Filozofia, si nje menyre jetese, si nje kerkim i dijes, eshte per te gjithe dhe nje mundesi e tille i nevojitet te gjitheve , nje mundesi per te pyetur veten lirshem mbi anet e qenies dhe te botes.
Kurioziteti per te mesuar eshte nje menyre jetese. Dhe pasi te kemi gjetur disa pergjigje te pergjithshme baze qe pershtaten ne nevojat tona, mund ti zbatojme cdo dite e duke u permisuar.
Kjo gje eshte ajo qe na ben filozofe dhe jo titujt universitare , qe te shumten, sigurojne qe kemi ndjekur mesime ne nje shkolle, por jo se kemi mesuar te mendojme dhe te jetojme.
As nuk mund te deklarojme se Filozofia eshte nje angazhim qe u pershtatet vetem te rriturve.
Si nje shprehje jetesore shfaqet qe nga femijet, ne ‘’psete’’ e tyre te para, dhe tek te rinjte , te cilet jane te mbushur me pyetje dhe surpriza perpara zhvillimit te tyre dhe perpara nje mjedisi qe u eshte joshes dhe njekohesisht zhurmues.



Prova e kesaj dobishmerie te lajmishme te Filozofise ndodhet tek suskesi qe arriti libri ‘’Bota e Diturise ‘’ e Jostein Gaarder, duke u mbajtur per 40 jave rrjesht ne vendin e pare midis librave me te shitur.
Dhe e cuditshme dhe e gezueshme eshte se ata qe jane me te apasionuar pas ketij libri , jane te rinj dhe adoleshente, qe ndihen si ne nje portret ne kete roman te kerkimeve misterioze te disa te vertetave qe u interesojne te gjitheve.
Mund te jete se ky roman , ashtu sikur dhe vete shkrimtari thote, ka shmangur qendrimet teper serioze te doktrinave filozofike ose gjuhen e erret qe perdorin disa skepticista apo profesore.

Dhe aty ndodhet katedra e celesit te suksesit te tij: te arrije tu pergjigjet temave me nje menyre te thjeshte dhe te dobishme, ashtu sikur mund ta beje vetem filozofia. ‘’Kush je?’’, ‘’ Nga ku vjen bota?’’.
Kush eshte ai qe nuk ka nevoje per pergjigje qe ta inkurajojne te vazhdoje te kerkoje tek keto ane?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nevojshmeria e filozofise Empty Re: Nevojshmeria e filozofise

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:32 am

NEVOJITET ME TEPER FILOZOFI

Me te vertete, kemi nevoje per me teper filozofi, por Filozofi te vertete, kaq te thjeshte dhe kaq te thelle ashtu sikur eshte edhe vete jeta.
Nuk kemi nevoje per nderlikueshmeri artificiale dhe as kritika per ato qe kane ose nuk kane shkruar gjate rrjedhes se Historise.
Kush zoteron kaq dituri qe te mund te arrije te kritikoje mendimtaret e medhenj ne emer te nje vertete qe nuk ka arritur?
Nje gje eshte shkaku i thelle i Universit dhe i njeriut – per te mos futur misterin e Zotit – dhe krejt tjeter gje eshte rrjeti i nderlikuar i teorive qe nuk udheheqin askund dhe as nuk zgjidhin shqetesimin natyral te tegjithe atyre qe kane nevoje per filozofine.



Filozofia duhet te jete natyrale, ashtu sikur jane te gjitha gjerat qe ekzistojne. Njeriu duhet te miresillet kundrejt Natyres, jo vetem si mjedis por edhe persa u perket ligjeve qe modifikojne qe nga Zoti e deri tek mibrobet.
Sot problemi duket se ekziston ne mbylljen e ideve nen celesa qe kuptohen nga pak initaconante materialiste.
Keshtu Filozofia behet brendesore e rreme dhe i jep te drejte atyre qe shpifin mbi esoterizmin , si nje forme apokrifike.
Brendesore jane te gjitha gjerat qe nuk njohim – qe jane te shumta – dhe roli i filozofise eshte te lehtesoje gradualisht erresiren e paditurise per ta shenderruar ne shkelqimin e dijes.



Pertej modave, filozofi i madh Platon thonte ne vepren e tij ‘’Parmenidi’’ : ‘’Eshte i bukur dhe hyjnor vrulli i zjarrte qe te hedh ne arsyet e gjerave.
Por ushtrohu dhe edukohu tek keto ushtrime qe fenomenikisht nuk nevojiten askund, dhe qe turmat e popullit quajne teprica te brishta, sa je akoma i ri. Ne te kundert, e verteta do te te ike nga duart’’.



Nuk ekziston asgje e re poshte Diellit… As koha qe kalon mund te shtremberoje kete shpirt zanafilles qe na ben te kemi prirje drejt Filozofise dhe qe, kur shprehet, flet qarte per rinine e ketij shpirti, pavaresisht viteve natyrale qe mbart.



Per ndonje arsye, gjithashtu Greket klasike kishin zbuluar se ‘’ Aferdita e Arte’’ – ose rinia e perjetshme – gjendet ne zemrat qe kurre nuk mbyllen ne enigmat e jetes, por dalin te vendosur per ti mundur ato.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nevojshmeria e filozofise Empty Re: Nevojshmeria e filozofise

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:33 am

POR CFARE ESHTE FILOZOFIA?


Kemi lexuar kaq shume percaktime te prejardhjeve te ndryshme, qe do te thote se nuk eshte e lehte te mbetemi tek nje tjeter akoma.
As nuk duam te ngaterrohemi ne polemikat qe here pas here skepticistet kane krijuar midis tyre. Si nese konsiderohet nje shkence e vecante, si nje shkence e te gjitha shkencave, ose nje jo – shkence, kuptimet e sotme jane kaq te perziera sa per fat te keq i japin te drejte atyre qe besojne se filozofia nuk ka lidhje me vete jeten, dhe keshtu nuk sjell asnje lloj dobishmerie tjeter pervec se nje ushtrim intelektual shqeto. Dhe as nuk na intereson te merremi me totalin e rastesive qe ndryshuan qellimin dhe konceptin e filozofise.



Le te mjaftohemi te themi se nese sot mund te duket si dicka e paarritshme dhe e pafrytshme, por ne epokat klasike te Lindjes dhe Perendimit, Filozofia u perpoq tu pergjigjet pyetjeve te medha mbi Universin dhe njeriun, dhe sidomos u perpoq te themeloje nje menyre jetese , nje ndihme te rendesishme per Njeriun si je pjese e Universit.



Nese do te bazohemi ne traditat e lashta greke, ai qe formoi per here te pare fjalen Filozofi ishte Pitagora, i cili deklaroi se ai vete nuk ishte nje njeri i ditur, por ishte nje njeri qe dashuronte Diturine, pra nje ‘’Filozof’’.
Ky eshte shpjegimi me i thjeshte dhe me i thelle qe gjejme.
Eshte pra Dashuria mbi Diturine, ajo qe mund te munde njerezit, ajo qe hap syte botes, ajo qe e nxjerr nga nje izolim egoist, dhe eshte ajo qe qe e ben te jete i shqetesuar ne nje menyre te shendoshe ne kerkimin dhe gjetjen e disa te vertetave te dobishme mbi ekzistencen e tij.
Dashuria eshte nje motor i rendesishem, dhe kur Dashuria udheheq tek Dituria, shume dyer te brendshme, qe deri atehere ishin te mbyllura dhe te panjohura per vet vetveten e tij, hapen.
Nuk kerkon askush ‘’te Verteten’’ , te Verteten e Madhe dhe unike, pasi dihet se njerezit do te bejne gabim.
Por cdonjeri, cdo filozof me menyren e tij, u mundua te gjente disa celesa qe do tu lejonin te gjithe njerezve – jo vetem atyre, individualisht – te arrijne ne nje vend, ne nje nuance te se Vertetes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nevojshmeria e filozofise Empty Re: Nevojshmeria e filozofise

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:33 am

KU NA SHERBEN?



Pas shume vitesh perpjekjesh per te na mbushur mendjen se Filozofia nuk sherben per asgje, dhe qe as nuk ka te beje fare me jeten reale, kuptohet qe kushton shume rimarrja e idese se dobishmerise se saj.
Eshte e qarte se si ushtrimi i mpreehtesise mendore nuk vlen asgje me shume pervec se zhvillimin e ‘’muskujve’’ mendore, per te mprehur gjuhet dhe penat, per te mund te shprehet dikush ose te shkruaje me nje menyre gjithmone e me konfuze, pavaresisht se fenomenikisht duket nje menyre intelektuale.
Kjo forme e filozofise nuk mund te na ndihmoje si njerez. Por le te kthehemi ne praktiken qe perpiqemi ti japim jetes.



Kush nuk i ka bere pyetje vetes ne moshen feminore, ne adoleshence, ne moshen rinore dhe madje dhe ne pjekurine e tij, disa here te fshehurazi qe te mos tregojme dobesi apo padituri?
Sa here keto pyetje nuk mbeten ne ajer ne dimensionin e te pamundures dhe te paarritshmes?
Sa here nuk jemi tortuaruar duke menduar mbi lindjen dhe vdekjen, semundjen dhe pleqerine?
Sa here nuk kemi kerkuar nje pergjigjje mbi boten dhe pranine tone mbi te?
Sa here nuk jemi rrotulluar perreth idese se Zotit, disa here duke e refuzuar per arsye te nderlikueshmerise se saj, dhe here te tjera duke e lene te jetoje si nje ndjenje e pamundur per tu kuptuar? Sa here nuk na eshte nevojitur Filozofia per tu ndihmuar kundrejt dyshimeve, ankthit dhe deshperimit?



Dime qe Filozofia nuk na sherben per te na bere te ditur dhe as per te gjetur celesin e mistereve te Universit.
Por gjithashtu dime se na sherben per te qartesuar disa pasiguri, per te perdorur mendjen tone, per ti shtruar vetes sone jo vetem pyetje, por edhe te guxojme te gjejme pergjigje.
Dime qe nuk dime asgje, ashtu sikur bukur thoshte Sokrati, por per kete na nevojitet Filozofia, pasi ajo na ve ne rrugen e dijes.
Dale ngadale, pa u nxituar, pa ankth, duke pranuar larmine e pafund te sigurive qe fitojme.



Filozofia na sherben per te jetuar. Eshte nje art shume i veshtire me te cilin asnjeri nuk merret dhe asnjeri nuk duket se njeh tekniken dhe menyrat e tij.
Thjeshte vijme ne jete dhe lejojme instiktit te na tregoje rregullat e lojes, ose i shtremeberojme sipas pranimeve parodike.
Por Jeta, me shkronja te medha eshte dicka tjeter krejt ndryshe.
Jeta eshte te dime se kush jemi,, te dime se nuk jemi unike, se ato qe na duken teste te dhimbshme dhe veshtiresi, nuk jane asgje tjeter pervec se shkalle per te mesuar tja arrijme vete, tja dalim mbane me mjetet qe ne disponojme.
Eshte te intuitojme se po ikim drejt nje kohe-vendi dhe le te mos jete ai qe njohim deri tani. Eshte te konceptojme nje fije lidhjeje reciproke qe mund ta quajme – nese duam – perjetshmeri.



Filozofia sherben per te justifikuar Jeten dhe jo per tu lene te zvarritemi nga ajo. Sherben per te vleresuar te gjitha gjallesat dhe jo vetem njerezit.
Sherben per te shikuar qiellin dhe token, per te gdhendur ne thellesine e tokes dhe per te shpuar thellesine e qiellit, per te pare perreth, per te menduar dhe per te ndjere. Qe te jemi filozofe do te thote te jemi te ndergjegjshem te pyetjeve dhe pergjigjeve te tyre, te papercaktuara, por qe shkojne drejt nje kuptimi gradual te se Vertetes.
Asnjeri nuk do te na paguaje per kete.
Nuk fitojme mjetet e jeteses me kete menyre, por ajo qe fitojme eshte te dime se si te jetojme dhe te jemi mjaft te kompletuar me sigurine tone brendesore dhe vetebesimin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nevojshmeria e filozofise Empty Re: Nevojshmeria e filozofise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi