Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Ditët e fundit të Sokratit” User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Ditët e fundit të Sokratit” User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ditët e fundit të Sokratit”

Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:24 am

“Ditët e fundit të Sokratit”

Vetëvrasja nuk është e lejuar,sepse njerëzit janë në pronësi të Zotit.

Një pjesë e shkoqitur nga vepra e Platonit: “Ditët e fundit të Sokratit”

Sokrati në burg merret me poezi

Ateherë Kebet merr fjalën dhe thotë: “Po të betohem në Divin, Sokrat, shumë mirë ke bërë që më ke ftuar. Sa i përketë këngëve tua – ato vargje në të cilat je futur janë fabula të Epsonit dhe himna e Apolonit – disa veç më kanë pyetur, e para ca kohesh edhe Euen, çka ashtu të ka shtyer t’i këndosh kur ke mbërri këtu, e më heret kurrë asgjë s’ke kënduar. Pra, nëse e konsideron të rëndësishme se unë mund t’i përgjigjem Euenit kur të më pyet përsëri – e të jesh i sigurtë se do të më pyet – atëherë më thuaj çfarë mund t’i them.”
- Thuaja të vërtetën, përgjigjet Sokrati, kam filluar të këndoj jo se me të apo me këngët e tij të mburrem – se e kam ditur se kjo nuk është e lehtë – por të hulumtoj se çfarë kuptimi kanë disa ëndrra, dhe t’i largohem mëkatit kur aq shumë herë më urdhërojnë të merrem me atë veprimtari muzikore. E ato ëndrra kanë qenë përafërsisht kështu. Shpesh në të kaluarën më ka ardhur ëndrra e njëjtë, sa në një formë sa në formën tjetër, por gjithmonë më një porosi të njëjtë: “Sokrat, kushtoju muzikës dhe atë kultivoje!” Unë më heret kam menduar se po më porositë dhe po më përkrah në atë me të cilën veç jam marrë, dhe po, sikur ata që i kurajojnë garuesit, ashtu edhe mua ëndrra më ka kurajuar në atë që veç e kam kultivuar, me fjalë të tjera në veprimtarin muzikore, sepse filozofija, sipas mendimit tim, ka qenë muzika më e madhe, e unë pikërisht atë e kam kultivuar. E tash kur vendimi është marrë dhe kremta hyjore ma ka ndaluar vdekjen, e kam konsideruar si obligim personal: kur ëndrra kaq shumë herë më urdhëron ta kultivoj atë muzikë në kuptimin e thjeshtë, prandaj nuk guxoj të bëhem i padëgjueshëm, por më duhet ta zbatoj urdhërin. Konsideroj se është më pak brengosëse të mos e ndrroj botën para se ta dëgjo ëndrrën dhe t’i këndoj këngët dhe në këtë mënyrë ta ruaj ndërgjegjen e pastër. Ja kështu, së pari i kam kënduar Zotit himnin, të cilit kjo lavdi iu është kushtuar. Kur e kam përfunduar atë himn, e kam kuptuar se këngëtari, po qe se dëshiron të bëhet këngëtar i vërtetë, duhet të këndojë tregime, e jo ngjarje të vërteta; e pasi që vetë nuk kam qenë i aftë të sajoj tregim, e kam vërë në formë të këngës atë që e kam pasur afër dorës dhe që e kam njohur, e ato janë fabulat e Epsonit, të cilat në fillim i kam qortuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:24 am

Filozofi me ëndje vdes, por nuk bën vetëvrasje

Ja, kështu, Kebet, tregoj Euenit dhe përshëndete! Dhe nëse është i mençur, le të vije sa ma shpejtë pas meje. E unë, siç po më duket, po shkoj sot; ashtu po urdhërojnë Athinasit.
Atëherë foli Simia: Çka ashtu, Sokrat, po e këshillon Euenin? Unë shumë herë jam takuar me atë njeri, sa e njoh unë, ai aspak nuk do të jetë i vullnetshëm të të dëgjojë.
- Si ashtu? tha Sokrati. A nuk është Eueni filozof?”
- Sa e di unë, po. Përgjigjet Simia.
- Sokrati: Atëherë edhe Euen këtë do ta dëshirojë, sikur çdonjëri që dinjitetshëm e kultivon filozofinë. Por prapë ndoshta nuk do të çon dorë në vetvete, sepse kjo, thonë, nuk lejohet.
Dhe deria këtë e ka thënë, ka lëshuar këmbët nga shtrati në dysheme, dhe në atë pozitë ka vazhduar bisedën.
Në atë moment e pyet Kebeti: Si ashtu po flet, Sokrat? Nuk lejohet që të çohet dorë në vetvete, e atje filozofi duhet të vijë në vdekje me ty?
Sokrati: Si ashtu, Kebet? A nuk keni dëgjuar për këtë, ti dhe Simia, kur keni qenë së bashku me Filolajin? Kebeti: por asgjë të besueshme, Sokrat.
Sokrati: Po edhe unë mund të flas për atë vetëm nga thashethemet. E çka rastësisht kam dëgjuar, do t’jua them pa mëdyshje. Sepse atij të cilit i duhet të shpërngulet në atë botë ndoshta edhe më së shumti i ka hije të mendojë mbi atë dhe ta thotë sesi duhet paramenduar shpërnguljen në atë botë. E çfarë mund të bënë ai tjetër deri në perëndim të diellit?

Vetëvrasja nuk është e lejuar,sepse njerëzit janë në pronësi të Zotit.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:24 am

Kebeti: Atëherë përse, Sokrat, pohojnë se nuk është e thjeshtë me vra vetveten? Sepse, atë që ti tash pyete, unë veç e kam dëgjuar edhe nga Filoloja, kur ka qenë tek ne, si edhe prej disa të tjerëve, se nuk lejohet të bëhet. Por qartë kurrë prej askujtë për këtë nuk kam dëgjuar.
Sokrati: Ende të duhet të përpiqesh rreth kësaj. Atëherë do të mund ta kuptosh. Por ndoshta do të të duket paksa e çuditshme që atë qëndrim mbi lejimin e vdekjes duhet të vlej vetëm nga gjitha të tjerat, dhe që njeriu këtu kurrë nuk mundet, sikur tek gjërat tjera, të arrijë deri tek ajo që për të është dukshëm më e mirë. Me fjalë tjera: nganjëherë dhe për disa më mirë është me qenë të vdekur sesa të gjallë. E sa i përketë atyre të cilëve është më mirë me qenë të vdekur, ndoshta të duket e çuditshme që atyre njerëzve nuk iu lejohet që vetvetes t’i bëjnë mirë, por duhet pritur një bamirës tjetër.
Dhe Kebet me buzëqeshje të lehtë në dialektin e vet e tha: Vetëm Zoti e di!
- Në të vërtetë, tha Sokrati, në shikim të parë kjo mund të duket se është palejueshmëri e paarsyeshme, por ndoshta prapë ka arsyen e vet të caktuar. Çka flitet për këtë në mësimet e fshehta*(*Sokrati këtu mendon për mësimet e fshehta të Orfistave dhe Pitagoristave, sipas të cilëve, shpirti ka mëkatuar, dhe për t’u pastruar, banon në trup si në varr, në qeli.), me fjalë tjera, sesi ne njerëzit jetojmë në një qeli, dhe sesi nuk duhet nga ajo veten ta nxjerrim e as të ikim, kjo, po më duket, shumë e rëndësishme, dhe se nuk mund lehtë të shpjegohet. Por për këtë, Kebet, po më duket se mirë është thënë se zotat janë ata të cilët për ne kujdesën, dhe se ne, njerëzit, e përbëjmë një pjesë të pasurisë së Zotit. Apo ndoshta kjo ty nuk të duket ashtu?
- Edhe mua po më duket ashtu, tha Kebeti.
- Pra, foli Sokrati, po ta kishte pasuria jote vetveten vrar pa lejen tënde se e dëshiron vdekjen e tij, a nuk do të ishe zemëruar edhe ti në të dhe, po ta kishe ditur ndonjë dënim, do ta kishe denuar me të?
- Plotësisht, përgjigjet Kebet.
Sokrati: kur fenomeni shikohet kështu, atëherë ndoshta nuk është e paarsyeshme që njeriu nuk guxon ta vras veten derisa Zoti nuk e sheh si të domosdoshme, siç është rasti tash me mua.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:24 am

Nëse njerëzit janë pronë e Zotit,mendojnë Kebet dhe Simia, nuk janë të mençur kur i gëzohen vetes dhe ikin nga pronari.

- Kjo po më duket plotësisht e natyrshme, tha Kebet. Por, atë që pikërisht tash e the, me fjalë tjera se filozofët më me ëndje vdesin, kjo po më duket, Sokrat, e çuditshme nëse vlen pohimi ynë i më përparshëm, me fjalë tjera se Zoti është ai i cili kujdeset për ne, dhe se ne jem pasuri e tij. Pasi që më të urtit nuk zemërohen kur shkojnë nën atë mbrojtje, ku me ta udhëheqin zotat të cilët janë rojtarët më të mirë të gjithkahi që ekziston, këtë nuk po mud ta kuptoj. Ndoshta këta njerëz nuk besojnë se ata për vete më mirë do të kujdesen kur bëhen të lirë. Vetëm i çmenuri mund të mendojë se duhet të ikë nga pronari i tij, dhe vetëm ai mund të logaritë se njeriu nuk guxon të ikën nga e mira, po i duhet sa ma gjatë të qëndrojë pranë tij; kështu që kishte me qenë marrëzi të iket. E kush është i mençur, ai do të përpiqet që gjithmonë të jetë me atë që është më i mirë se ai vetë. Në këtë mënyrë, Sokrat, kishte me vle ajo që është pikërisht e kundërt e asaj që u tha më heret, me fjalë tjera: të urtëve i ka hije t’i zemërohen vdekjes, e njerëzve t’i gëzohen.
Kur Sokrati këtë e dëgjoi, m’u dukë se iu është gëzuar pohimit të Kebetit, kështu që na u drejtua neve dhe tha: Kebeti gjithmonë gjenë dofarë vërejtjesh dhe nuk do që mënjëherë të besojë në atë që dikush pohon.
Atëherë foli Simia: Tash edhe mua, Sokrat, vërejtja e Kebetit po më duke e arsyeshme. Ajo përs njerëzit vërtetë të mençur do të kishin ikur nga pronari i tyre i cili është edhe më i mirë se vetë ata, dhe lehtë janë përshëndetur me të? Dhe po më duket se Kebeti me fjalë ty po të gjuanë, se ti aq lehtë po e pranon ndarjen edhe nga ne edhe nga zotat, me ata sundimtar të mirë, siç po i quanë edhe ti vetë.
- Të vërtetën po e thoni, tha Sokrati. Mendon, në të vërtetë mendoni se unë duhet patjetër të mbrohem nga kjo si në gjyq.
- Plotësisht! tha Simia.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:25 am

Sokrati përgjigjet: filozofët bëhen të urtë kur i gëzohen vdekjes; do të vijnë në botë më të mirë, sepse shpirti nuk vdes.

- Mirë, tha Sokrati, të provoj se a do të mund të mbrohem para jush me sukses më të madh sesa para gjykatësit. Kur unë, Simia dhe Kebet, nuk do të kisha besuar se do të dal konkretisht para zotave tjerë, të mirë e të urtë, mandej para njerëzve të vdekur më heret, më të mirë sesa këta që janë sotë këtu, kisha gabuar sikur të mos isha ankuar në vdekje. Por kështu, të jeni të sigurtë, shperesoj se do të shkoj tek njerëzit e mirë. Nëse nuk mund këtë sigurtë ta dëshmoj, atëherë të jeni të bindur, do ta kisha dëshmuar, sikur të kishte pas vetëm pak ngjajshmëri, se do të dal para zotave të cilët me të vërtetë janë sundimtar të mirë. Pikërisht për këtë unë jo vetëm se nuk ankohem si të tjerët, përkundrazi jetoj në shpresë të thellë se të vdekurëve diçka iu është caktuar, dhe ajo, siç flitet prej kohërash, diçka shumë më mirë atyre të cilët kanë qenë të mirë sesa atyre që kanë qenë të këqij.
- E çka ashtu Sokrat? e ndërpreu Simia. A po donë që këtë bindje ta ruajsh vetëm për vete dhe kështu me neve me u përshëndetë, apo edhe neve do të na tregosh? Sepse, të paktën mua po më duket, pjesëmarrja në atë mirësi edhe neve na takon, dhe në të njëjtën kohë kjo do të jetë mbrojtje nëse na bindë në atë që po dëshmonë.
- Do të provoj, tha Sokrati. Por, para se gjithash, le të shohim se çka ashtu Kritoni, po më duket, moti dëshiron ta thotë.
- Çfarë tjetër, Sokrat, tha Kritoni, përpos asaj se ai i cili do ta ofrojë helmin veç një kohë të gjatë po flet se duhet të të paralajmëroj që sa ma pak të bisedosh. Sepse, thotë, se biseda njeriun e nxenë më shumë se që duhet, e kësaj duhet ruajtur para helmit; përndryshe, ata që bëjnë kështu, duhet nganjëherë edhe dy, apo edhe tre herë ta marrin gotën.
- Mos ta dëgjoj ai këtë, tha Sokrati, ai vetëm le ta përgatit se do ta më ofroj dy herë, e nëse ka nevojë, edhe tre herë!
- Këtë veç e kam ditë, tha Kritoni, por ai moti kohë nuk ëpo më lenë të qetë.
- Mjaftë me të! Përgjigjet Sokrati. Por para jush sikur para gjykatësit tim dua ta tregoj dëshminë sipas të cilës po më duket se njeriu i cili me të vërtetë jetën e vet e ka kaluar në filozofi me plotë të drejtë nuk i frikësohet vdekjes, dhe se jeton në shpresë të mirë se në botën tjetër, pas vdekjes, do të jetë pjesëmarrës në mirësitë më të lartësuara. E si kjo mund të bëhet, Simia dhe Kebet, do të mundohet t’jua tregoj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:25 am

Jeta e filozofit si përgatitje për vdekje. Çka është vdekja? Filozofi e mohon trupin.

Të gjithë ata të cilët në mënyrë të drejtë e kultivojnë filozofinë pas asgjëje nuk anojnë përpos të vdesin dhe të jenë të vdekur; të tjerët, sipas të gjitha gjasave, këtë nuk e shohin. Nëse, pra, është e vërtetë kjo, atëherë, qartazi, do të ishte e çuditshme kur njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre nuk do të ishin përpjekur pas asgjëje tjetër përveç rreth kësaj, e do të ishin pikëlluar kur kishte mbërri ajo për të cilën moti kohë kanë anuar dhe për të cilën janë përpjekur.
Atëherë Simia qeshi dhe tha: Të betohem me Divin, Sokrat, tash nuk jam i dëshirshëm qeshjes, por t’i në qeshje më shtyre. Nëse masa këtë e dëgjonë, mendoj, ata do ta kuptojnë se shumë mirë është thënë për njerëzit të cilët merren me filozofi, e posaçërisht vendasit tonë përzemërsisht do të pajtohen se me të vërtetë flozofët e dëshirojnë vdekjen, dhe do të krenohen që e dinë mirë se filozofët nuk meritojnë asgjë tjetër përpos vdekjes.
Sokrati: Dhe me të vërtetë, Simaia, pjesërisht kanë të drejtë, por jo në ato kur thonë se e “dinë mirë”. ata nuk e dinë se përse filozofi i vërtetë e dëshiron vdekjen dhe pse e meriton dhe cilën. Le t’ja themi ne vetvetes, pavarsisht nga mendimet e tyre, a e konsiderojmë ne se vdekja është diçka?
Sokrati: S’është asgjë tjetër përpos ndarje e shpirtit nga trupi. Dhe me vdekë s’do të thotë asgjë tjetër përpos, nga njëra anë, trupi është ndar nga shpirti, dhe se, nga ana tjetër, shpirti është ndar nga trupi dhe është i veçant.? A është vdekja diçka tjetër pëveç kësaj?
S’është, po pikërisht kjo, tha Simia.
Sokrati: Shiko, miku im, a mendon edhe ti si unë? Në këtë mënyrë, po më duket, më mirë do ta kuptojmë atë që vështrojmë. A mendon ti se i ka hije filozofit të përpiqet shumë rreth të ashtuquajturave kënaqësive të jetës, siç janë përshembull, ushqimi dhe pija?
Aspak Sokrat, u përgjigj Simia.
Sokrati: E çka, rreth kënaqësive epshore?
Simija: Hiç.
Sokrati E çka? A po të duket se një njeri i tillë i jep rëndësi të veçant kujdesit tjetër trupor? A po mendon se ai, për shembul, e vlerëson shumë të ketë rroba të shtrenjëta dhe tjera zbukurime në trup apo i hedhë ato, po qe se nuk është e domosdoshme të jetë i veshur?
Me të vërtetë filozofi i vërtetë i hedhë ato, përgjigjet Simia.
Sokrati: Pra, ti mendon se një njeri i tillë nuk ia kushton krejt vëmendjen trupit, por, sa është e mundur, largohet prej tij dhe i afrohet shpirtit?
Simia: Natyrisht.
Sokrati: Andaj, a nuk po tregohet, para se gjithash, e qartë se filozofi përpiqet sa ma shumë që është e mundur që shpirtin e tij ta çlirojë nga lidhshmëria me trupin, shumë ma shumë se njerëzit e tjerë?
Simia: E dukshme.
Sokrati: Por prapë, Simia, masa mendon kështu: kush në këtë nuk gjenë kënaqësi dhe kush këtë nuk e ka , për të jeta s’ka kurrfarë vlere, përkundrazi më afër i qëndron vdekjes kur nuk i vlerëson kënaqësit që vijnë nga trupi.
Simia: Ti me të vërtetë po e flet të vërtetën.

Trupi është pegesë e njohjes.
Shqisave nuk mund t’iu besohet.
Vetëm me aktivitet të pastër mendor, me të cilën kuptohen idetë, arrihet deri tek njohja e të së vërtetës.

Sokrati: E si qëndrojnë gjërat në arritjen e njohjes? A pengon trupi gjatë kësaj apo nuk pengon nëse dikush e merr si bashkëpunëtor gjatë studimit? Mendoj, për shembull, kështu. A i ofrojnë sytë dhe veshët njeriu ndonjë të vërtetë, apo është ashtu siç na rrëfejnë poetët gjithmonë asgjë të sigurtë as nuk shohim e as nuk dëgjojmë? Nëse këto shqisa nuk janë të mira e as të besueshme, tjerat mezi rrojnë. Se të gjitha të tjerat ngecin prapa tyre. Apo ti për to mendon ndryshe?
Simia: Kurrsesi.
Po kur, tha Sokrati, shpirti e zbulon të vërtetën? Kur shpirti provon që diçka të hulumtojë së bashku me trupin, është e qartë se trupi atë e mashtron.
Simia: Të vërtetën po e thua.
Sokrati: Pra, a nuk i zbulohet shpirtit e vërteta përmes meditimit, më shumë se në çdo gjë tjetër, ajo që me të vërtetë ekziston?
Simia: Padyshim.
Sokrati: E ai mendon më së miri atëherë kur asgjë nuk e habitë, as dëgjimi, as shikimi, as dhimbja, as kurrfarë kënaqësie, por kur në masën më të madhe kufizohet në veten e vetë, pavarsisht nga trupi, dhe kur, sa ka mundësi, duke mos u bashkuar dhe duke mos u prekur me të anon kah ajo që me të vërtetë ekziston.
Simis: Ashtu është.
Sokrati: A nuk e hedhë me krejt forcën trupin shpirti i filozofit dhe a nuk ikë prej tij, dhe kërkohet që të ndahet nga trupi për të qenë plotësisht vetvetja?
Simia: Ashtu duket.
Sokrati: E si qëndrojnë gjërat, Simia, me këtë: A e konsideromë se ka diçka të vërtetë* vet prej vetes apo jo? (*Vetvetiu e vërtetë: Sokrati nuk mendon për të vërtetën sesi ajo shprehet në jetën e njerëzve por në ide, në nocionin e të së vërtetës, të sinqertë, të përherëshme, të pandryshueshme dhe qenie mendore, për këtë arsye, nuk kapet me shqisa, por njihet me mendje.)
Simia: Plotësisht, për hir të Divit, kështu e konsiderojmë.
Sokrati: Edhe të bukurën vetvetiu dhe të mirën vetvetiu?
Simia: Po si jo?
Sokrati: A ke parë diçka të tillë ndonjëherë me sy?
Kurrë, përgjigjet Simia.
Sokrati: Por përmes ndonjë shqise tjetër trupore ke ardhur deri tek kjo? E po flas në përgjithësi, për shembull, për madhështinë, për shëndetin, dhe fuqinë, me një fjalë për esencën e vërtetë të të gjitha gjërave. A vështrohet me trup e vërteta më thelbësore e krejt kësaj? Apo gjërat qëndrojnë kështu: kush prej neve më së mirë dhe më përpikshëm përpiqet që mbi atë që vështron të mendoj për secilën veç e veç, ai më së afërmi do t’i afrohet njohjes për secilën gjë.
Simia: Gjithsesi.
Sokrati: a nuk do ta kishte bërë këtë, pra, më së miri ai i cili në masë më të madhe me vet mendjen iu kishte afruar çdo gjëje, e për të menduar nuk do të ishte mbështetur në vrojtim, nuk do ta kishte livizuar asnjë shqisë tjetër gjatë përcaktimit, por sipas mendjes së pastër, vetë prej vetes, ishte përpjekur të kuptoj çdo qenie veç e veç, duke u çliruar sa ma shumë që është e mundur nga sytë, veshtë, dhe krejt, thuajse, trupit, se kjo e mashtron shpirtin, dhe nuk e lejon, kur janë së bashku, ta arrijë të vërtetën dhe njohjen? Simia, a nuk është pikërisht ai, e kush tjetër, i cili do ta njoh qenien?
Simia: Për këtë s’ka dyshim, Sokrat, të vërtetën po e flet!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:25 am

Derisa shpirti nuk pastrohet prej trupit, nuk do të mund ta njoh të vërtetën e pastër.

- Pra, nga e gjithë kjo, tha Sokrati, është e detyrueshme që filozofëve të njemendtë t’i parashtohet një mendim i tillë, ashtu siç ata njëri tjetrit në biseda ja komunikojnë: “Ka, siç po na duket, një shteg i cili në shqyrtim me ndihmën e persiatjes së pastër na çon nga errësira në dritën e njohurisë; sepse derisa na është trupi i lidhur me mendjen, dhe derisa shpirti ynë është i përzier me fatkeqësi të tillë, ne kurrë nuk do ta arrimë në plotëni atë për të cilën lakmojmë; e ajo është, themi, e vërteta. Sepse vështërsitë e panumërta na i sjellë trupi sepse duhet të kujdesemi për ushqimin e tij; e nëse e godisin sëmundjet e ndryshme, ato na pengojnë në nxënjën e asaj që me të vërtetë ekziston. Përveç kësaj, trupi na plotëson me lakmi dashurie, epshe, frika, dhe llojlloj imazhesh mashtruese, dhe me aq dokrra e kotësi, sa që me të vërtetë, siç thonë, kur prej tij nuk mund të përmirësohemi dhe të vijmë në vete. Sepse edhe luftat, edhe kryengritjet, edhe betejat nuk i nxitë asgjë tjetër përveç trupit dhe lakmitë e tij. Për të grumbulluar para bëhen të gjitha luftat, e parat jemi të detyruar t’i grumbullojmë për shkak të trupit, sepse jemi robër të kujdesit të tij. Dhe për shkak të gjithë kësaj nuk kemi kohë për filozofi. E çka është më së keqi prej krejt kësaj, është ajo që trupi, nëse i largohemi për një qast dhe fillojmë diçka të hulumtojmë, në ato hulumtimre çdokund imponohet, bjen çrregullim dhe huti dhe na shqetëson, kështu që prej tij është e pamundur të vërehet e vërteta; pra, me të vërtetë kjo na është e qartë: nëse ndonjëherë dëshirojmë diçka të mçsojmë për pastërtinë e tij, atëherë duhet të dalim nga trupi dhe me vet shpirtin t’i shikojmë gjërat vetvetiu ashtu siç janë. Dhe, siç po duket, ajo për të cilën lakmojmë dhe për të cilën dëshmojmë se jemi dashnorë të tij – e kjo është njohja – do ta fitojmë tek kur të vdesim, siç po tregonë shqyrtimi ynë, e jo derisa jemi gjallë. Sepse, nëse në bashkësi me trupin asgjë nuk mund plotësisht të njihet, atëherë është e mundur vetëm njëra nga këto dyja: ja njohja askund nuk mund të mësohet apo ja pas vdekjes sonë. Sepse atëherë shpirti do të jetë vetë për vete, i ndar nga trupi, e më heret jo. Dhe derisa jemi gjallë, do të jemi, siç po duket, dijenisë më së afërmi atëherë kur t’i shmangemi komunikimit me trupin sa është e mundur më shumë dhe të vijmë në kontakt me të vetëm atëherë kur është e domosdoshme, dhe nëse nuk plotësohemi me natyrën e tij, por nëse pastrohemi prej tij, derisa vetë Zoti nuk na çliron. Dhe kështu, i pastruar dhe i çliruar nga e gjithë marrëzia trupore, do të jemi, siç është rasti, së bashku me pastërtitë tjera dhe do ta njohim vetvetiu çka është vetvetiu e pastër dhe e qartë; e kjo është plotësisht e vërtetë. Sepse, të pistit plotësisht nuk i lejohet t’i afrohet të pastërtës. Biseda të këtilla, mendoj, Simia, duhet në mes vete të çojnë të gjithë ata që janë miqë të urtisë. A nuk po të duket kjo kështu?
Simia: me të vërtetë ashtu është, Sokrat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Ditët e fundit të Sokratit” Empty Re: “Ditët e fundit të Sokratit”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi