Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hipnoza - metodë esperimentale

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:08 am

Testi i bllokimit të kapakëve të syve

Mediumi urdhërohet që t'i mbyll sytë, pastaj me gishtin tregues dhe të mesëm të dorës së djadhtë ia shtypni lehtë kapakët e sipërm të syve, duke i sugjeruar se kur të numëroni deri ne ...10, ju nuk do të mund t'i hapni sytë.

Filloni numërimin:"

1-Jeni shumë i lodhur dhe kapakët e syve po ju rëndohen.

2-Kapakët e syve i keni shumë të rëndë.

3-Ata po ju bëhen gjithnjë e më të rëndë.

4-Gjatë secilit numër ata gjithnjë e më shumë po ju rëndohen.

5-Ju tani nuk mund as t'i hapni, por ju as që dëshironi një gjë të tillë.

6-Po bëhen gjithnjë e më të rëndë; plumb të rëndë.

7-Ju nuk mund t'i hapni edhe po të dëshironi.

8-Ata u janë mbyllur fortë.

9-Ata u janë salduar.

1o-Ju nuk mund t'i hapni; provojeni por nuk do të mundni."

Në qoftë se pas sugjestionit të fundit, mediumi nuk mund t'i hapë sytë, testi ka pasur sukses dhe induktimi i gjendjës hipnotike është 100% i sigurt.

Ndërprerja e sugjestionit bëhet si më poshtë: ,,Kur të numëroj deri në tre ju do të mund t'i hapni sytë.

1-Kapakët e syve tuaj po ju lehtësohen, po ju bëhen shumë të lehtë.

2-Ata janë tani shumë të lehtë.

3-Ju mund t'i hapni sytë, hapini ngadalë".

Procedurën e testit të tretë dhe të katërt, në rast mungese të suksesit, duhet ta përsëritni deri në tri herë. Në qoftë se edhe pas herës së tretë nuk keni sukses, atëherë filloni drejtpërdrejtë me teknikat e hipnozës.

Nuk është e thënë që të zbatohen të gjitha testet e lartëpërmendura gjatë aplikimit të gjëndjes hipnotike, në të shumtën e rasteve mjafton vetëm njëri nga ata. Por, zakonisht, këto mënyra të testimit përdorën nga fillestarët pasi, me kohë, kur të profesionalizoheni, do ta vëreni edhe vetë se nuk do t'ju nevojiten.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:08 am

INDUKTIMI I GJENDJËS HIPNOTIKE

Pas përgatitjes verbale të mediumit dhe pas aplikimit me sukses të njërit nga testet e sugjestibilitetit, filloni me induktimin e gjendjes hipnotike.



Mediumit i sugjerohet që të ulet në një vend të përshtatshëm dhe lihet 10-15 minuta që të relaksohet. Pastaj uluni edhe ju para tij në një distancë rreth 1 metër dhe filloni ta fikësoni atë duke e shikuar drejt në sy. Urdhërone edhe mediumin, që edhe ai t'ju shikojë juve drejt në sy.

Gjatë këtij shkëmbimi shikimesh nuk duhet që ta luani as qërpikun.

Fiksojeni kështu mediumin rredh 30 sekonda, pastaj sugjeroni: ,,Ju po e ndieni vetën të lodhur; kapakët e syve po ju rëndohen. Ju po ndieni nevoj për gjumë". Pasi t'i përsëritin këto fjali, në një interval prej 5-6 sekondash në mes, bëni një pauzë 10-15 sekondash. Ky rregull vlen për të gjitha sugjestionet pasuese.

Prapë, pas 10-15 sekondash, vazhdoni fjalitë me zë të qetë e monoton, por të qartë: ,,Kapakët e syve po ju bëhën të rëndë, gjithnjë e më të rëndë; ju mezi i mbani ata të hapur; gjumi, gjithnjë e më shumë po ju rëndon". Në qoftë se vëreni se mediumit po i dridhen kapakët e syve, atëherë jepjani sugjestionin: ,,Mbyllni sytë - flini!"

Pas një pauze 10-15 sek., vazhdoni: ,,Ju po e dëgjoni çdo fjalë timen dhe po e kuptoni shumë mirë. Asgjë nuk po ju pengon; po e ndieni vetën shumë mirë. Ju do të flini aq gjatë derisa unë të mos ju zgjojë".

Pas 10-15 sek., vazhdoni prapë: ,,Ju po ndjeheni shumë mirë. Sytë gjithnjë e më shumë po ju rëndohen; po ju bëhën si plumb të rëndë; aq të rëndë sa që ju nuk po mund t'i hapni, por ju as që e dëshironi një gjë të tillë ,, ...10-15 sek. ,,Gjumi juaj po bëhet gjithnjë e më i thellë e më i
fortë, por zërin tim po e dëgjoni dhe çdo fjalë timen po e kuptoni qartë. Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër nuk po ju intereson; vetëm zëri im.

Nën tingujt e zërit tim ju po ndjeheni këndshëm, shumë këndshëm". ...10-15 sek. ,,Ju po flini plotësisht i qetë. Sistemin nervor e keni të qetë; zemëra po ju rrah plotësisht normal; i gjithë organizmi është në harmoni të plotë. Ju po kënaqeni në këtë gjumë të thellë. Ju po flini theeellë, theeellë, por zërin tim po e dëgjoni; vetëm zërin tim dhe asgjë tjetër. Jeni shumë i qetë; çdo gjë është me ju në rregull".

Pas një pauze të shkurtër, me zë magnetik drejtojuni mediumit: ,,Kur të numëroj deri në tre ju do të jeni në gjumë të thellë hipnotik. 1...2...3 ju jeni në gjendje hipnotike; ju jeni në gjendje të thellë hipnotike". Gjatë gjithë kohës, derisa mediumi gjendet në procesin e gjendjes hipnotike, duhet t'ia përsëritni sa më shpesh sugjestionin:" Ju po e ndieni vetën në çdo aspekt plotësisht mirë".

Për ta verifikuar thellësinë e gjumit hipnotik, sugjeroni mediumit pas një pauze të shkurtër: ,,Dora juaj e djadhtë po ju rëndohet, gjithnjë e më shumë po ju rëndohet. Ju po e ndieni se si nëpër të po qarkullon një energji e nxehtë. Dora juaj është bërë plumb e rëndë; ju as që
mund ta luani; edhe po të doni nuk mund ta luani; provojeni". Nëse mediumi nuk mund ta lëvizë dorën, atëherë ai gjendet nën pushtetin e gjendjes hipnotike, pra induktimi është bërë me sukses.

Zhbllokimi i dorës bëhet nën urdhërin e këtyre sugjestioneve: "Dora juaj po ju lirohet; gjithnjë e më shumë po ju lirohet; po e ndieni dorën shumë të lehtë, gjithnjë e më të lehtë; kur të numëroj deri në tre, dora juaj do të jetë plotësisht në gjendje normale. 1...2...3 ..., tani e keni dorën në gjendje normale. Provoni ta lëvizni; ju mund ta lëvizni lirisht". Do të vëreni se si mediumi do ta lëvizë dorën.

Sugjestionet e dhëna gjatë gjendjës hipnotike janë shumë të rëndësishme. Një sugjestion i gabuar mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e mediumit.

Prandaj, duhet të keni shumë kujdes gjatë përpilimit të tyre. Gjithashtu rëndësi të posaçme duhet t'u kushtohet edhe urdhëresave të prera dhe ndalesave. P.sh., kurrsesi nuk guxoni ta urdhëroni: ,,Koka nuk po ju dhemb" por ,,kokën e keni të lehtë dhe të kthjelltë", ose ,,duhet të keni sukses", por ,,do të keni sukses", e të tjera të ngjashme.

Kjo gjendje, kur mediumit arrihet t'i bllokohet një pjesë e trupit, paraqet shkallën e tretë të thellësisë së gjendjës hipnotike, pra fazën më të thellë të saj (për shkallët e thellësisë së gjumit hipnotik do të bëjmë fjalë në pjesën vijuese - teknikat e ndryshme hipnotike). Në këtë gjendje, mund të provokohet edhe katalepsia e plotë e trupit, por për fillestarë kjo nuk është e preferuar as e lejuar.

Pasi të keni arritur që mediumin ta futni në gjumë hipnotik, duhet ta hapni dialogun komunikues mes jush, pasi që mediumi, pa marrë komandë nga ju, nuk flet. Çdo kërkesë që e kërkoni nga mediumi, pavarësisht se e çfarë karakteri është, duhet që së pari atij t'ia lejoni atë me sugjestion të caktuar. Pasojnë këto sugjestione: ,,Ju jeni në gjendje të thellë hipnotike por zërin tim po e dëgjoni. Kur të numëroj deri në tre, edhe ju do të mund të bisedoni me mua, por gjithnjë duke qenë në gjendje të thellë hipnotike.

Asgjë nuk do t'ju pengojë për dialog. ..1...2...3... edhe ju mund të bisedoni dhe të më përgjigjeni në çdo pyetje. A po më dëgjoni ?" Përgjigja zakonisht është: ,,Po!" Në qoftë se nuk jep përgjigje, përsëriteni sugjestionin. Pastaj vazhdoni me sugjestione për hapjen e syve: ,,Ju po e ndieni vetën shumë mirë; çdo gjë me ju është në rregull. Ju po mund të komunikoni me mua pa problem.

Kështu si po komunikoni, kështu edhe do të mund të shikoni, duke i hapur sytë, por gjithnjë duke qenë në gjendje të thellë hipnotike. Kur të numëroj deri në tre, ju do t'i hapni sytë shumë lehtë, do të shihni sikur në gjendje të zgjuar. ...1...2...3... ju mund t'i hapni sytë. Hapini sytë! A po më shihni mua?" dhe mediumi do t'ju përgjigjet zakonisht me ,,Po!".

Pasi ta kaloni edhe këtë provë me sukses, pra mediumi mund të flasë dhe të shohë, atëherë kaloni në fazën e fundit të procesit të hipnotizimit. Kjo fazë ka të bëjë me lëvizjet e lira të mediumit, por gjithnjë duke qenë në gjendje hipnotike.

Pasojnë sugjestionet: ,,Ju po e ndieni vetën shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull. Pasi që po mund të dëgjoni, bisedoni dhe shikoni, kur të numëroj deri në tre, ju do të mundeni edhe të lëvizni, të ecni, por, gjithnjë duke qenë në gjendje të thellë hipnotike....1...2...3..., ju mund të lëvizni lirisht, si në gjendje të zgjuar; provojeni dhe ngrehuni nga ulësja".

Gjatë kësaj kohe ju duhet që mediumin ta mbani për krahësh deri sa ai të marrë baraspeshën, pasiqë në atë gjendje levizjet janë më të kufizuara. Kjo ishte një ndër metodat e induktimit të gjendjes hipnotike, krahas së cilës kemi edhe qindëra të tjera, ku më të rëndësishmet do t'i cekim në pjesën vijuese.

Pasi të kryhet procesi i dëshiruar dhe t`i jepen sugjestionet e caktuara (të cilat duhen t'i regjistrohen në ndërdije), mediumi duhet të nxirret nga gjendja hipnotike. Por, para se ta nxerrim mediumin nga gjendja hipnotike, duhet së pari të rikontrollojmë se mos na ka mbetur ndonjë sugjestion negativ i regjistruar. Për një gjë të tillë duhet të kemi shumë kujdes, pasi sugjstioni i pa çbllokuar vepron edhe pas gjendjës hipnotike si sugjestion posthipnotik dhe mund të ketë pasoja të padëshiruara për shëndetin.

Nxjerrja e mediumit nga gjendja hipnotike bëhët kështu: i sugjeroni mediumit se kur të numëroni deri në tre, ai do të dalë nga gjendja hipnotike. Do të jetë çdo gjë në rregull, do të jetë i qetë, do të ndihet shumë mirë dhe do të jetë shumë i disponuar e plot energji.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:08 am

Filloni të numëroni ngadalë:

1- Ju po filloni të dilni nga gjendja hipnotike dhe po e ndieni vetën shumë mirë.

2- Sa më shumë që po dilni nga gjendja hipnotike aq më i disponuar po ndjeheni dhe plot energji.

3- Ju tani jeni në gjendje të zgjuar, gjithçka me ju është në rregull; ju jeni tani në gjendje plotësisht normale. Zgjohuni!".

Gjithashtu, është e nevojshme që para nxjerrjës nga gjendjas hipnotike, mediumit t'i jepet një shifër çfarëdo p.sh.: A-1 ose B-2 etj. Kjo do të na lehtësojë punë në raste tjera induktimi të kësaj gjendje tek
mediumi i njëjtë.

Procesi zhvillohet kështu: ,,Para se t'ju nxjerr nga gjendja hipnotike, po ua regjistroj shifrën personale. Këtë shifër do ta regjistrojë ndërdija juaj, derisa vetëdija nuk do të dijë asgjë për të. Me këtë shifër do të mund t'ju hipnotizoj vetëm zëri im dhe asnjë zë tjetër.

Shifra juaj është (p.sh.) A-1. Regjistrojeni në ndërdije. Sa herë ta dëgjoni këtë shifër të përsëritur tri herë A-1,A-1,A-1 nga zëri im, ju automatikisht do të bini në gjendje hipnotike. A e regjistruat këtë shifër?" Në qoftë se mediumi përgjigjet me ,,Po!", atëherë shifra është regjistruar me sukses,
përndryshe ajo duhet të përsëritet.

Eshtë me rëndësi të ceket fjalia ,,vetëm zëri im" sepse, pa këtë urdhër, mediumin mund ta hipnotizojë çdokush që e përmend tri herë atë shifër dhe ai mund të bëhet vegël e verbër pa dëshirën e tij... Besoj se në këtë pjesë e bëra një sqarim të dëshiruar për induktimin e hipnozës së parë, sidomos për fillestarë.

Edhe në qoftë se për herë të parë nuk do të keni sukses, ju nuk duhet të zhgënjeheni, provojeni prapë edhe një, dy e tri herë, derisa të arrini sukses. Të kujtojmë shembullin e Edisonit i cili, pas 3000 eksperimenteve të pasuksesshme, më në fund, duke menduar pozitivisht ,,megjithatë do t'ia dal", arriti ta konstruktojë poçin elektrik.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:08 am

SHKALLËT E THELLËSISË HIPNOTIKE

Gjatë punës praktike me njerëz, shumë eksperimetues kanë vërejtur se gjumi hipnotik nuk është i njëjtë tek të gjithë. Prandaj ata kanë bërë edhe seleksionimin dhe ndarjën e hipnozës në shkallë të ndryshme, dikush në më shumë e dikush në më pak. Prof. Bernheimi e ndanë thellësinë e gjumit hipnotik në 9 shkallë; mjeku francez, Liebeault në 6 shkallë, ndërsa Davisi dhe Husbandi kanë bërë një klasifikim edhe më të thellë, duke e ndarë gjumin hipnotik në 30 shkallë. Por, në përgjithësi, të gjithë pajtohen se këto tri shkallë janë kryesore:

1.

Hipnoza e lehtë - që nënkupton relaksim, me ç'rast, ndonëse vetëdija është ende e zgjuar, mediumi i pranon sugjestionet e hipnotizuesit.

2.

Hipnoza e mesme - që nënkupton relaksim më të thellë, ndonëse vetëdija është ende aktive, mediumi i pranon dhe i kryen të gjitha sugjestionet, të cilat nuk bien në kundërshtim të plotë me strukturën e personalitetit të tij.

3.

Hipnoza e thellë - që nënkupton relaksim të plotë, me ç`rast vetëdija është e kyqur dhe mediumi i kryen të gjitha sugjestionet, edhe nëse bien në kundërshtim të plotë me strukturat e personalitetit të tij.

Në këtë gjendje të thellë hipnotike mund të arrihet edhe shtangimi i plotë i trupit (katalepsia), humbja e plotë e dhembjes (anestezia), humbja e plotë e ndjeshmërisë ( analgezia), humbja e plotë e kujtesës (amnezia) etj., si dhe patologjizma të tjera. Në këtë shkallë është i mundur edhe regresimi... Ndërsa të tjerat mund të radhiten si nënshkallë.

Në tabelën më poshtë po paraqesim shkallët e thellësisë hipnotike dhe karakteristikat e tyre:

Thellësitë Karakteristikat

Hipnoza e lehtë
-relaksimi i trupit shkallë-shkallë
-dridhja e kapakëve të syve
-mbyllja e syve
-katalepsia e lehtë e kapakëve të syve
-rritja ose humbja e lehtë e ndjeshmërisë
-mashtrimi i lehtë shqisor etj.

Hipnoza e mesme
-relaksim i plot i trupit
-katalepsi e plotë e kapakëve të syve
-përforcohet rritja ose humbja e ndjeshmërisë
-përforcohen iluzionet kinestetike
-përforcohet ndryshimi i personalitetit
-përforcohen mashtrimet shqisore
-pranohen fuqishëm sugjestionet

Hipnoza e thellë
-pranimi i plotë i sugjestioneve
-ndikimi i plotë mbi ndjenjat
-ndryshimi i plotë i personalitetit
-ndikimi i plotë mbi shqisat
-katalepsia
-mediumi mund të bisedojë, të shikojë dhe të lëviz, e gjendja hipnotike të mos ndryshohet etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

TEKNIKAT HIPNOTIKE

Përveç teknikës të cilën e sqaruam ne pjesën e mëparme për induktimin e gjendjës hipnotike, sot ekzistojnë edhe shumë teknika të tjera, numëri i të cilave është shumë i madh. Secili hipnotizues u jep përparësi teknikave të caktuara, varësisht nga prefereca e tij. Edhe për ju, lexues të nderuar, nuk është me rëndësi se cilën nga teknikat që do t'ua paraqes më poshtë do ta aplikoni, me rëndësi është gjithmonë efekti i saj pozitiv.

Nga literatura e ndryshme, por edhe nga puna ime praktike, kam vërtetuar se e njëjta teknikë nuk është e suksesshme për të gjithë mediumet, prandaj për ta arritur qëllim, aplikimi i tyre duhet bërë në përputhje me strukturat e caktuara të personalitetit të mediumit, ose sporadikisht mund të aplikohen ato si variacione të kombinuara .

Teknika 1- Ledhatimi mesmerik

Ky ,,ledhatim" bëhet me anë të duarve të cilat lëvizin mbi trupin e mediumit përafërsisht 5 cm., dhe atë ngadalë, nga koka deri te këmbët. Gjatë këtij ,,ledhatimi", mediumi nuk bën të bëjë kurrfarë lëvijeje.


Kjo lëvizje e duarve, nga koka deri të këmbët dhe anasjelltas, duhet të vazhdojë për rreth 20 min., dhe gjatë kësaj kohe mediumit duhet t'i sugjerohen sugjestione përkatëse si: ,,i gjithë trupi po ju rëndohet, gjithnjë më i rëndë po ju bëhet; po e ndieni vetën shumë të lodhur dhe vetëm për gjumë po mendoni; gjumi po ju bie kënaqësi dhe ju po i nënshtroheni pushtetit të tij; sa më shumë që po ju ledhatoj aq më thellë po flini, por zërin tim po e dëgjoni etj".

,,Ledhatimi" fillon gjithnjë mbi kokë dhe pastaj, ngadalë nëpër gjithë trupin. Njëherë kaloni mbi kokë, mbi trup, mbi krahëror, deri te gishtat e duarve, pastaj prapë, pa ndërprerje, nëpër krahëror, mbi trup, mbi këmbë, deri te shputat. Me rëndësi është që tërheqja e duarve nga shputat deri te koka të bëhet në formë harku. Gjatë këtij ,,ledhatimi" të përcjellur me sugjestione, mediumi fillon të ndiejë lodhje dhe për një kohë të shkurtër bie nën pushtetin e gjumit hipnotik.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

Teknika 2-Fiksimi i gishtit tregues

Mediumit, i cili gjendet i ulur në vend të përshtatshëm, i drejtohet gishti tregues në largësi përafësisht 10 cm. dhe në një lartësi që duhet të jetë pak mbi drejtimin e syve. I sugjerohet që të shikojë në maje të gishtit dhe mundësisht mos t'i mbyll sytë ( pozita e gishtit tregues, që e detyron mediumin të shikojë pjerrët, bie shpejt deri te lodhja e syve dhe mbyllja e tyre).

Posa ta vëreni një gjë të tillë, filloni me sugjestione: ,,Sytë po ju rëndohen, gjithnjë e më të rëndë po ju bëhen; ju nuk po mund t'i mbani hapur; ata janë bërë plumb të rëndë; sa më shumë që po ju rëndohen aq më shumë po ndieni nevojë për gjumë; ju po flini por zërin tim po e dëgjoni mirë dhe qartë etj".

Teknika 3- Teknika e levitimit

Urdhërojeni mediumin që të ulet në një vend të përshtatshëm e komod, t'i mbyllë sytë dhe pastaj sugjeroni: ,,Kur dora juaj e djadhtë do ta prek ballin, ju do të jeni në gjendje hipnotike". Pastaj vazhdoni me sugjestione: ,,Po e ndieni vetën shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull; dora juaj e djathtë po ju lehtësohet, po ju bëhet shumë e lehtë.

Po ndieni se si gishtat e dorës së djathtë po ju bëhen të lehtë, gjithnjë e më të lehtë; ata kanë filluar t`ju lëvizin, të levitojnë; bashkë me gishta ka filluar të levitojë edhe dora; gjithnjë e më shumë po leviton. Kur të numëroj deri në tre, dora juaj do ta prek ballin dhe ju do të bini në
gjendje hipnotike.

1) Dora juaj po leviton gjithnjë e më shumë; gjithnjë e më shumë po i afrohet ballit;
2) sa më shumë që po i afrohet balli aq më shumë po ndieni nevoj për gjumë, por zërin tim po e dëgjoni;
3) dora juaj e djathtë po i afrohet ballit... po e prek balllin... ju jeni në gjendje të thellë hipnotike. Tani gjendeni në gjumë të thellë e të këndshëm hipnotik dhe do t`i dëgjoni me vëmendje të gjitha sugjerimet e mia...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

Teknika 4- Rënia e duarve

Urdhërojeni mediumin që t'i mbyll sytë dhe t`i ngritë te ty duart duke i mbajur në pozitë horizontale. Pastaj filloni me sugjestione: ,,Kur t'i prekin duart tuaja gjunjët, ju do të bini në gjendje të thellë hipnotike.

Duart tuaja po ju rëndohen, gjithnjë e më shumë po ju rëndohen; po ju bëhen si plumb të rënda; aq të rënda sa që ju nuk po mund t'i mbani horizontalisht. Asgjë nuk mund t'i mbajë ato ashtu; ato kanë filluar të lëvizin, gjithnjë e më shumë po lëvizin.

Sa më shumë që bien ato, aq më thellë po futeni ju në gjendje hipnotike". Vazhdoni me sugjestione për 5-10 minuta, pasi që rrallëkush mund t'i mbajë duart aq kohë në atë pozitë. Dhe pas një tensioni disaminutësh, kur mediumi fillon t'i lëshojë duart, fillon edhe çtensionimi i muskujve, që tek ai provokon ndjenja të këndshme dhe kështu shpejton procesin hipnotik.

Pastaj vazhdoni më tej me sugjestione: ,,Duart gjithnjë po ju rëndohen; ato kanë filluar të bien. Forca e muskujve të duarve ka filluar t'ju plogështohet dhe t'ju braktis; gjithnjë e më shumë po ju plogështohen.

Ato ngadalë po lëvizin drejt gjunjëve dhe ju as që po mund t'i ndaloni; gjithnjë e më shumë po u afrohen gjunjëve. Sa më shumë që po iu afrohen gjunjëve aq më thellë po futeni në gjumë hipnotik, dhe ju as që po e kundërshtoni një gjë të tillë, përkundrazi po ndieni kënaqësi.

Dorëzojuni atij pushteti të këndshëm hipnotik... Duart tuaja i prekën gjunjët dhe ju tani jeni në gjendje të thellë hipnotike; thellë, thellë në gjendje hipnotike, por zërin tim po e dëgjoni dhe të gjitha sugjestionet do t'i zbatoni me përpikëri..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

Teknika 5- Pika e zezë

Urdhërojeni mediumin që të shtrihet në krevat dhe mbi sytë e tij, në largësi 10 cm. e vendosni (përforconi në tavan ose diku tjetër) një pikë të zezë, të dimensionit me prerje mesatare deri në 1 cm. Pastaj e urdhëroni mediumin që të koncentrohet në atë pikë dhe ta shikojë atë, mundësisht pa i mbyllur sytë. Gjatë asaj kohe, ju pandërprerë i sugjeroni me fjalë: ,,kapakët e syve po ju rëndohen dhe ju sytë mezi po i mbani hapur; ata gjithnjë e më shumë po jurëndohen, gjithnjë e më shumë".

Pasi të vëreni se mediumit po i lëvizin kapakët e syve, thelloni sugjestionin: ,,Po e ndieni se si sytë po ju mbyllen; kapakët e syve po ju bëhen gjithnjë e më të rëndë, plumb të rëndë. Ju nuk po mund më t'i mbani hapur, ata po ju mbyllen, gjithnjë e më shumë po ju mbyllen dhe ju nuk po mund t'i përballoni kësaj force. Dorëzojuni pushtetit të saj... Sytë i keni plotësisht të mbyllur; kapakët e syve plumb të rëndë; ju as që po mund t'i hapni ata. Trupin po ua përshkon një ndjenjë e këndshme dhe ju po i dorëzoheni asaj. Asgjë nuk po ju pengon dhe asgjë më nuk po ju intereson, përveç zërit tim.. Tani po e dëgjoni vetëm zërin tim; gjithçka që po ju flasë po depërton thellë në ju...Do të veproni sipas sugjerimeve të mia".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

Teknika 6- Teknika e numërimit deri në 10

Urdhërojeni mediumin që të ulet ose të shtrihet në ndonjë vend të përshtatshëm dhe t'i mbyll sytë. Pastaj sugjeroni: ,,Kur të numëroj nga 1 deri në 10, ju do të jeni në gjendje të thellë hipnotike.

Gjatë çdo numëri ju do t'i hapni sytë dhe pastaj menjëherë do t'i mbyllni, por ngadalë dhe qetë. Do ta ndieni se si gjatë çdo numëri, kapakët e syve do t'ju bëhen gjithnjë e më të rëndë, kështu që në fund nuk do të mund t'i hapni. Po filloj ngadalë të numëroj dhe ju gjatë çdo numëri hapni dhe mbyllni sytë.

1) kapakët e syve i keni shumë të rëndë;
2) ata po ju bëhen gjithnjë e më të rëndë, plumb të rëndë;
3) aq të rëndë, sa që ju nuk po mund t'i mbani të hapët;
4) Nga numëri në numër gjithnjë e më shumë po ju mbyllen, gjithnjë e më shumë;
5) mezi se po mund t'i mbani hapur;
6) kapakët e syve tani i keni plumb të rëndë;
7) ju as që po mund t'i hapni ata;
8 ) Ju nuk po mund t'i hapni sytë dhe as që po e dëshironi atë;
9) Në këtë gjendje po ndiheni këdshëm, shumë këdshëm, dhe vetëm zërin tim po e dëgjoni;
10) Ju jeni në gjendje të thellë hipnotike; po e ndieni vetën shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

Teknika 7- Teknika e numërimit deri në 100

Mediumi qëndron ulur ose shtrirë me sy të mbyllur. I sugjeroni atij se, kur të numëroni deri në 100, ai do të bie në gjendje të thellë hipnotike. Gjatë numrave tek, ai duhet t'i hapë sytë,ndërsa gjatë numrave çift, duhet t'i mbyll.

Në fillim numëroni më shpejt, por jo aq shpejt sa që mediumi të mos mund t'ju përcjell, pastaj filloni gjithnjë e më shumë ta ngadalësoni ritimin e numërimit. Gjatë numërimit sugjeroni më shpesh se kapakët e syve gjatë çdo numëri po i rëndohen. Shpejtësinë e numërimit rregullone në atë mënyrë, që sytë e subjektit të jenë sa më pak të hapur, e më shumë të qëndrojnë të mbyllur. Pra mos numëroni me rregull. Por qëndroni më gjatë tek numërat çift. Le të bëhen këto ndalesa gjatë çdo numëri çift më të gjata.

Si ta vëreni se mediumi mezi po i hapë sytë thellone atë gjendje me këto sugjestione:,,Kapakët e syve po ju bëhen gjithnjë më të rëndë, plumb të rëndë. Së shpejti nuk do të mund as t'i hapni edhe pse unë do të vazhdoj të numëroj... Sytë u janë mbyllur dhe ju nuk po mund t'i hapni më; gjatë çdo numri ju po thelloheni gjithnjë e më shumë në gjumë hipnotik.... Po e ndieni vetën shumë mirë në këtë gjendje dhe as që po dëshironi të dilni prej saj... Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër, vetëm zërin tim...100; ju jeni në gjendje të thellë hipnotike, lirohuni në pushtetin e saj..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:09 am

Tekinka 8- Fiksimi në sy

Uluni para mediumit dhe urdhërojeni që t'ju shikojë direkt në sy (në rrënjën e hundës) dhe gjatë asaj kohe të mundohet që mos t'i mbyll ata. Edhe ju shikojeni atë poashtu me shikim magnetik, drejt në sy, pa i myllur sytë për 15 minuta (në qoftë se i keni zhvilluar ushtrimet me rregull, ju një gjë të tillë mund ta bëni).

Do të vëreni se si bebëzat e syve të mediumit do të zgjërohen dhe lotojnë. Sa më shumë që t'i hapen bebëzat, aq më turbull do t'ju shohë. Atëherë filloni t'i sugjeroni:
,,Sytë i keni shumë të lodhur, mezi po i mbani hapur; gjithnjë e më turbull po më shihni, gjithnjë e më turbull. Kapakët e syve po i ndieni shumë të rëndë, plumb të rëndë.

Sa më turbull që po më shihni aq më të rëndë po ju bëhën. Ju nuk po mund t'i mbani hapur; ju po i mbyllni sytë, ju i mbyllët sytë. Po e ndieni vetën shumë këndshëm dhe po thelloheni gjithnjë e më thellë në këtë gjendje. Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër; asgjë tjetër nuk po ju intereson, vetëm zëri im. Thellë e më thellë po zhyteni në këtë gjendje të këndshme, thellë e më thellë... Ju tani jeni në gjendje të thellë hipnotike".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:10 am

Teknika 9- Teknika plakebo

Jepjani mediumit, i cili rri qetë i shtrirë në krevat, para induktimit të gjendjës hipnotike, një ose dy të tableta të ashtuquajtuara ,,placebo" (tableta për hipnozë), që janë të përbëra nga sheqeri i qumështit (mund t'i bleni në çdo barnatore) dhe që s`kanë kurrfarë ndikimi në organizëm. Thuani mediumit se ato janë tableta speciale për induktimin e gjendjës hipnotike, dhe ndikimn e tyre do ta ndien pas disa minutash, si dhe le të lirohet në ndikimin e tyre të këndshëm.

Tregoni gjithashtu, se fillimin e ndikimit të tyre do ta vërejë nga fakti, se do t`i qetësohet frymëmarrja, duart dhe këmbët do t'i rëndohen dhe kapakët e syve do të fillojnë t'i mbyllen.
Shumica e mediumëve do ta pohojnë se më të vërtetë e kanë ndier atë ndikim. Pasi mediumi ta pohojë ndikimin e tabletës, filloni me aplikim e njërës nga teknikat e dëshiruara.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:10 am

Teknika 10- Teknika me lavjerrës

Urdhërojeni mediumin që të ulet në karrigë dhe pastaj uluni edhe ju në një karrigë tjetër përballë tij. Para syve të tij lëvizjani një lavjerrës. Në qoftë se nuk keni lavjerrës të vërtetë, atëherë atë mund ta improvizoni, duke e lidhur unazën me një fije peri ose ndonjë objekt tjetër metalik. Sugjeroni mediumit që t`i përcjell lëvizjet e lavjerrësit me sy dhe kur të ndien lodhje në sy, le t'i mbyllë ata.

Pas disa minutash, kur të vëreni se mediumit i janë lodhur sytë (pasi lëvizja e lavjerrësit, djathtë-majtë provokon lodhje të syve), filloni me thellimin e sugjestioneve: ,,Po e ndieni vetën shumë mirë, plotësisht mirë; jeni shumë i qetë, çdo gjë është me ju në rregull. Po filloni ta ndieni trupin të lodhur dhe të rëndë; shumë po ju flihet.

Kjo gjendje po ju sjellë pushim dhe kënaqësi dhe ju po i dorëzoheni pushtetit të saj. Kapakët e syve po i ndieni shumë të rëndë, si plumb të rëndë; aq të rëndë sa që ju nuk po mund t'i mbani hapur, ata po ju mbyllen, gjithnjë e më shumë po ju mbyllen (pasi mediumi t'i mbyll sytë lëvizjet e lavjerrësit i ndaloni).

Gjatë çdo frymëmarrjeje po thelloheni, thellë e më thellë në gjumin hipnotik; hipnoza po ndikon thellë në ju; hipnoza po bëhet gjithnjë e më e thellë: tani është plotësisht e thellë.
Ju jeni në gjendje të thellë hipnotike, por zërin tim po e dëgjoni; gjithçka që do t'ju them do ta pranoni dhe do ta bëni..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:10 am

Teknika 11- Teknika e numërimit prapa

Urdhërojeni mediumin, i cili gjendet i ulur ose i shtrirë, që t'i mbyll sytë . Pastaj sugjeroni se duhet të fillojë të numëroj nga 100 deri në 0.

Pasi që numërimi nga prapa është më i komplikuar, ai atë nuk do të mund ta bëjë automatikisht, kështu që do ta angazhojë më shumë
vetëdijen. Meqë vetëdija është e zënë me numërimin e numërave, sugjestionet tuaja do të dëpërtojnë më lehtë në ndërdije.

Derisa ai është duke numëruar, ju filloni me sugjestione: ,,Gjatë çdo numri po e ndieni se si duart dhe këmbët tuaja po rëndohen, gjithnjë e më të rënda po ju bëhen. Po e ndieni vetën të lodhur dhe shumë po ju flihet, vetëm për gjumë po mendoni..."

Gjatë imponimit të sugjestioneve do të vëreni se mediumi në fillim numëron qartë dhe kuptueshëm, por gradualisht fillon që të harrojë nga një numër, e më vonë edhe më tepër.

Në bazë të kësaj ju do ta njihni shkallën e ndikimit të sugjestioneve dhe, posa të vëreni ndryshim tek ai, thelloni sugjestionet: ,,Gjithnjë po ju vie rëndë e më rëndë që të numëroni; gjatë çdo numri ju po ndieni nevojë më të madhe për gjumë...Mezi po i shqiptoni numërat tjerë, vetëm për gjumë po mendoni, vetëm për gjumë; ai mendim po ju sjell kënaqësi dhe ju po i dorëzoheni atij pushteti...Tani më nuk po mund të numëroni, ndërsa gjumi hipnotik është i thellë, shumë shumë i thellë, por zërin tim po e dëgjoni. Asgjë nuk po ju pengon, çdo gjë me ju është në rregull. Për ju më asgjë nuk është me rëndësi, përveç zërit tim... Tani dëgjoni fjalët e mia. Gjithçka që po jua them, po depërton thellë në ndërdijën tuaj..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:10 am

Teknika 12- Teknika e ashensorit

Pasi që mediumi të vendoset në një vend komod, e urdhëroni që t'i mbyll sytë. Pastaj lëreni në atë pozitë për 10 min, që të qetësohet. Gjatë asaj kohe sugjeroni që plotësisht të koncentrohet në ritmin e frymëmarrjes.

Pastaj sugjeroni, le ta përfytyrojë veten në një ashensor. Pasi ta bëjë këtë filloni me sugjestione: ,,Ju jeni në ashensor me të cilin do të udhëtoni deri në katin e 10 të ndërtesës. Shtypeni susten numër 10 në ashensor dhe lirohuni në pushtetin e këtij udhëtimi të këndshëm. Gjatë çdo numri (kati), ju do të futeni thellë e më thellë në gjendje hipnotike.

Ashensori filloi të lëviz dhe ju po e ndieni vetën shumë këndshëm në të; Ai po shkon drej katit të parë-dytë dhe sa më lartë që po ngjitet aq më i thellë po bëhet gjumi juaj hipnotik; kati i tretë-katërë, gjithnjë e më thellë po futeni në gjumë hipnotik, gjithnjë e më thellë; kati i pestë-gjatë, asgjë nuk po ju pengon në këtë udhëtim të këndshëm, përkundrazi ju po e ndieni veten, shumë, shumë mirë. Kati i shtatë-tetë, sa më shumë që po i afroheni katit të 10, aq më shumë nevojë për gjumë po ndieni; lëreni që koha t'ju bartë në pushtetin e vet të këndshëm; nëntë-dhjetë, për ju më asgjë nuk është me rëndësi, përveç gjumit hipnotik, nën pushtetin e
të cilit ju po ndiheni shumë këndshëm; ju po flini thellë, thellë, por zërin tim po e dëgjoni dhe do të veproni ashtu si do t'ju them unë..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:10 am

Teknika 13- Teknika speciale

Kjo teknikë është një metodë e kombinuar dhe shumë e sukseshme. Urdhërojeni mediumin që të shtrihet në krevat dhe duart e këmbët t'i ngrisë përafërsisht 30-50 cm përpjetë, duke i mbajtur në atë pozitë, aq gjatë sa të mundet. Këmbët, më së shumti pas 30-50 sek do t`i bien. Para se të filloni me sugjestione, thuani mediumit se këmbët, në qoftë se nuk mund t'i mbajë, le t'i lëshojë.

Duart do të fillojnë t'i lodhen pas 5-10 min. Dhe ju posa t`i vëreni reagimet e tij, urdhërojeni t'i mbyll sytë dhe filloni me sugjestionet: ,,Duart i keni shumë të rënda, mezi po i mbani; ato po ju bëhen gjithnjë e më të rënda, gjithnjë e më të rënda. Po e ndieni veten shumë të lodhur; i gjithë trupi po ju rëndohet. Duart u janë bërë plumb të rënda, aq të rënda sa që ju nuk po mundeni më t'i mbani; ato po ju bien, gjithnjë e më shumë po ju bien.

Sa më shumë që po bien, aq më thellë ju po futeni në gjendje hipnotike. Gjithnjë e më shumë po bien, gjithnjë e më shumë, dhe ju as që po e kundërshtoni një gjë e tillë, përkundrazi, ju po ndieni kënaqësi në këtë veprim... Po zhyteni thellë, thellë, në gjumë hipnotik dhe vetëm zërin tim po e dëgjoni, vetëm zërin tim dhe asgjë tjetër. Ju jeni në gjendje të thellë hipnotike. Ndërdijen e keni të hapur, plotësisht të hapur; gjithçka që po ju sugjeroj, po depërton lehtë në të..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:10 am

Teknika 14- Hipnoza e shpejtë

Kjo teknikë bazohet në metodën të cilën e ka praktikuar qysh në vitin 1813 mjeshtri Faria, në Paris. Ai i është afruar mediumit, e ka shikuar disa sekonda dhe pastaj papritur iu ka ngërmuar ,,Dormez" (flini). Gati 50% e njerëzve kanë rënë në gjumë pas këtij urdhëri.

Urdhërojeni mediumin që të ulet në vend të përshtatshëm dhe t'i mbyll sytë. Në dhomë lëshoni muzikë relaksuese. Pas disa minutash lëvizni në drejtim të tij duke e vështruar me shikim magnetik drejtë e në sy. Kur të afroheni në distancë rreth 20 cm. shikojeni edhe disa sekonda dhe pastaj papritmas ngërmojuni me zë të fortë magnetik: flini; ju po flini, ju jeni në gjumë por zërin tim po e dëgjoni; ju jeni në gjendje të thellë hipnotike..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:11 am

Teknika 15- Hipnoza indiane

Urdhërojeni mediumin që të shtrihet në vend të përshtatshëm. Pastaj ju përkuluni mbi të dhe filloni ta fiksoni drejt në sy, në një largësi rreth 30 cm. duke ia mbuluar kështu me fytyrën tuaj gjithë fushën e shikimit, që e detyron edhe atë që t'ju shikojë në sy.

As ju dhe as ai gjatë këtij shkëmbimi shikimesh, nuk guxoni të thoni asnjë fjlalë. Pastaj filloni t'i afroheni edhe më, deri sa të arrini një distancë rreth 10-15 cm. Në këtë gjendje duhet të qëndroni, nëse është nevoja, qoftë edhe deri në 1 orë. Gjatë asaj kohe, deri sa bëni shikim magnetik, koncentrohuni fuqishëm në mendime, se si mediumin po e zë gjumi. Përytyrojeni se si po i mbyll sytë etj.

Brenda disa minuatsh do të vëreni se si ai po i mbyll sytë, pasi nuk mund ta përballojë dot shikimin tuaj. Posa t'i mbyll sytë, urdhërojeni: ,,hapni sytë!" (Gjatë kohës që mediumi i mbyll sytë, mundeni edhe ju, në qoftë se ndieni lodhje sysh, t'i mbyllni ata për një moment, pasaj e jipni urdhërin). Vazhdoni prapë ta shikoni në sy, por gjithnjë me koncentrim të plotë se si atë po e zë gjumi.

Përsëriteni këtë ritual, derisa ai të mos mundet më t'i mbajë sytë e hapur. Kur ta shihni se mediumi nuk po mund t'i mbajë sytë e hapur, atëherë filloni me dhënien e sugjestioneve. Teknika zakonisht përfundon me sukses, por do koncentrim maksimal, e që mund të zgjasë edhe me orë të tëra
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:11 am

MJETET NDIHMËSE PËR INDUKTIMIN E HIPNOZËS

Prej numrit të shumët të teknikave që ekzistojnë, këtu i sqaruam vetëm disa të cilat konsiderohen si më të suksesshmet, në bazë të përvojës së shumë hipnotizuesve me famë botërore. Përveç këtyre teknikave, që mund t'i quajmë verbale dhe kinestetike, ekzitojne edhe disa mjete ndihmëse që e ndihmojnë dhe shpejtojnë procedurën e induktimit të gjumit hipnotik.

Po i veçojmë vetëm tri nga ato: stroboskopin, biofidbekun (bioinformacioni) dhe narkotikët.



Një model i aparatit elektronik i quajtur biofidbek

Stroboskopi është një aparat elektrik, i përbërë nga një pllakë lëvizëse e cila është e shpuar, dhe nëpër të cilën kalon një burim i fortë drite. Kjo shndritje ritmike ndikon nëpërmjet nervave të syrit, direkt në tru, që provokon edhe krizë të shpejtë hipnotike. Eshtë interesant të ceket se, varësisht prej shpejtësisë së rrotullimi të pllakës së shpuar, ndryshon e dhe ngjyra e dritës që reflektohet nëpër të.

Nëse drita ndriçon 12 herë në sekondë do të vërehen nuanca të ngjyrës së kuqe dhe asaj të portokalltë; nëse ndriçon 13-14 herë në sekondë, do të vërehen nuancat e ngjyrës se gjelbër; tek shpejtësia e rrotullimit deri në 16 herë, do të vërehen nuanca të ngjyrës së kaltër, ndërsa mbi 18 rrotullime në sekondë, vërehen nuanca të ngjyrës së përhimtë.

Biofidbeku është një aparat elektronik i cili i shndërron ndryshimet fiziologjike në sinjale zëri me intensitet të ndryshëm, ndryshe quhet edhe ,,detektor i gënjeshtrave". Personit i vendosën në sipërfaqe të trupit elektrodat ose një transmetues për t'i kapur sinjalet e aktivitetit fiziologjik. Proceset të cilat regjistrohen, përfshijnë: valët e trurit, rezistencën e lëkurës, tonin e muskujve, tensionin e gjakut si dhe temperaturën e lëkurës.

Forma më e praktikuar e biofidbekut ështa ajo në të cilën përdoren pajisjet vëzhguese (elektronike) EEG (Elektroencefalografët), të cilat i lejojnë mediumit të prodhojë valë truri 8 deri 12 ciklesh në minutë. Duke prodhuar valë të tilla dhe duke i përjashtuar llojet e tjera të valëve, mediumi hyn në gjendjen e njohur si gjendje alfa, që karakterizohet nga një gjendje e shtendosur, e qetë dhe e kontrolluar, pra në fazën e lehtë të gjendjës hipnotike.

Metoda e biofidbekut sot përdoret me të madhe në mjekësi për probleme psikofiziologjike (psikosomatike), si teknikë për trajtimin e problemeve emocionale, të sjelljës, madje edhe atyre organike. Medituesit, pas një stërvitjeje, mund ta arrijnë regullisht këtë gjendje alfa, e që zakonisht përdoret për autohipnozë. Biofidbeku përoret edhe si mjet ndihmës nga organet e policisë, për zbulimin e personave të dyshimtë, për të cilët dyshohet se kanë kryer akte të ndryshme kriminale ose amorale, si dhe nuk përjashtohet mundësia e keqpërorimit të tij për qëllime të caktuara politike etj.

Narkotikët janë mjetet më efikase për induktimin e hipnozës në mënyrë të dhunshme, por njëkohësisht janë edhe shumë të rrezikshme për shëndetin e mediumit, prandaj zakonisht përdorimi i tyre bëhet nën kontrollin e mjekut. Numri i tyre është i madh, por për induktimin e
gjendjes hipnotike, më së shumti përdorën depresantet, ose si quhen ndryshe, hipnotikët qetësues, si: anestezikët, barbituratet, drogat kundër ankthit si libriumi dhe valiumi etj. Gjithashtu, përdorën edhe llojet e tjera që kanë efekte më të mëdha si: kokaina, heroina, LSD-ja etj.

Efekti i tyre në doza të vogla nuk provokon narkozë, por vetëm relaksim. Bëhet shtensionimi i muskujve, provokohet gjendje euforie, ndryshim të ndjenjave emocionale deri te halucinacionet, pra çojnë deri te gjumi hipnotik. Por, dhënia në doza më të mëdha, mund të çojë deri te koma ose vdekja e mediumit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:11 am

HIPNOZA GRUPORE

Kjo metodë dallon nga teknikat e hipnozës individuale, pasi këtu nuk kemi të bëjmë me një individ, por me një grup njerëzish. Përbërje ideale konsiderohet grupi prej 3 deri në 10 vetë. Edhe tek hipnoza grupore, sikurse tek ajo individuale, duhet t'i kushtojmë kujdes ambientit ku zhvillohet seanca.

Të largohen mundësisht të gjitha pengesat që mund ta dekoncentrojnë dikë nga grupi, sidomos zhurmat e papritura dhe të drejpërdreja siç janë të trokiturat e ndryshme, cingërrima e telefonit etj; të errësohet dhoma, të jetë e ngrohtë dhe të ketë muzikë të lehtë relaksuese.

Te hipnoza grupore është shumë me rëndësi edhe përbërja e grupit. Preferohet që gjatë kësaj seance të jetë së paku një individ i cili më parë ka qenë nën ndikim të hipnozës, pasi një gjë e tillë e lehtëson induktimin tek anëtarët e tjerë.



Për induktimin e hipnozës grupore mund të përdorën teknika të ndryshme, por më e preferuara ështe ajo e fiksimit. Pjesëmarrësit mund të ulën në karrige në formë gjysëmrrethi ose rrethi, ose mund të shtrihen poashtu në formë gjysëmrrethi ose rrethi. Në qoftë se anëtarët kanë pozitë të ulur, atëherë në mes tyre, në tavolinë ose diku tjetër, vendosni një objekt të ndriquar.

Zakonisht preferohet qiriu, kurse kur ata janë në pozitë të shtrirë, atëherë duhet që diku në tavan të përforconi një bateri ose ndonjë objekt tjetër vezullues. Pasi të zënë pozitat e përshtatshme dhe të qetësohen, urdhërojini ata që ta shikojnë objektin vezullues, dhe lëreni në atë pozitë për disa minuta.

Pasaj vazhdoni me sugjestionet: ,,Ju po e ndieni vetën shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull, vetëm për gjumë po mendoni dhe për asgjë tjetër, vetëm për gjumë..." Kur të vëreni se atyre po ju lodhen sytë dhe nuk po mund t'i mbajnë më hapur, thuani që t'i mbyllin dhe pastaj
filloni me thellimin e sugjestioneve nga teknika juaj e preferuar. Pasi ta përfundoni procesin e hipnotizimit, duhet verifikuar edhe efektin e tij.

Verifikimin e thellësisë hipnotike mund ta bëni nëpërmjet shtangimit të dorës, këmbës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Nëse dikush nga anëtarët nuk i është nënshtruar gjumit hipnotik, atëherë me ata përsëriteni procedurën duke zbatuar ndonjë teknik tjetër. Në qoftë se edhe kjo mënyrë nuk jep rezultat atëherë zbatojeni metodën zingjirore.

Në grup efekti i ndikimit të pushtetit hipnotik është më i madhë, si rezultat i konformizmit afektiv dhe infektimit shpirtëror që mbretëron në ambientet e tilla. Shkëmbimi i sjelljeve dhe nivelizimi shpirtëror rritë ndjeshmërin, që e lehtëson depërtimin e sugjestionit në ndërdije
dhe shpejton efektin e induktimit të hipnozës.

Përveç kësaj, përparësia që ka kjo metodë, njëkohësisht ia lehtëson punën edhe hipnotizuesit, i cili të njëjtën kohë, e shfrytëzon shumë më me efikasitet dhe pa mund të madh në shumë mediume.

Kjo metodë zakonisht përdoret në mjekësi për terapi grupore (për kurimin e pacientëve me diagnozë të njejtë të sëmundjes - në përgjithësi atyre psikike), si dhe nga magjistarë profesionistë, të cilët e shfrytëzojnë këtë metodë për pika argëtimi, nëpër vende publike si: spektakle të ndryshme, bare nate, etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:11 am

HIPNOZA MASIVE

Sikurse që një hipnotizues i mirë mund ta hipnotizoj një individ, ai në mënyrë të njejtë (në qoftë se me ushtrime sistematike e ka arritur këtë aftësi) mund ta vë në gjumë hipnotik edhe rrethin e njerëzve që momentalisht e rrethon.

Nga vetë fjala masë nënkuptojmë se kemi të bëjmë, jo me një grup njerësizh, por me një masë (grumbull) të madhe njerëzish.

Hipnozë masive paraqesin edhe oratoritë e agjitatorëve politik, reklamat, fabrikatet e ndryshme, prediktet e klerikëve etj., dhe të gjithë e dimë se çfarë ndikimi të fuqishëm kanë ato në raste, e momente të caktuara. Te hipnoza masive krijohet i ashtuquajturi ,,shpirti kolektiv", pranë së cilës, dëshirat, përceptimet, imagjinata si dhe ndjenjat e ndryshme të individëve, janë të drejtuara në drejtim të përbashkët, pranë së cilës motivi i grupimit nuk luan kurrfarë rol, si dhe emri, gjina dhe pozita shoqërore e individit bëhet e parëndësishme.

Ndikimi i sugjestionit në masë, mund të kaloj në aksion ekspoloziv, e që individi para së gjithash të mos mendojë për pasojat, kështu në masë mund të arrihet si, egërsia, agresiviteti etj., ashtu dhe entuziazmi, euforia, gëzimi etj., që e vërtetojnë edhe tubimet religjioze ose protestat politike.

,,Lamët" tibetas, murgjët kinez e sidomos fakirët indian konsiderohen si ,,mjeshtër të hipnozës masive. Gjithashtu edhe A.Hitleri, Napoleoni dhe disa udhëheqës të tjerë e kanë poseduar këtë aftësi.

Edhe magjistarët e posedojnë një forcë të lehtë të hipnozës masive, pasi ata duhet që ta përvetësojnë publikun duke e kthyer vëmendjen e tij në fjalët e tyre, që të mund të veprojnë (manipulojnë) me anë të duarve, truqe të ndryshëm. Shembuj dokumentues për ekzistimin e kësaj force ka mjaftë, disa nga të cilët do t'i cekim edhe ne në pjesën - fenomenet e hipnozë.

Për ekzekutimin e hipnozës masive nuk duhet ndonjë forcë e jashtëzakonshme, por vetëm vetëbesim në forcën personale; aftësi që mendimet tua me anë të lëvizjeve e sidomos fjalëve, në mënyrë bindëse, t'ia imponosh masës, pasi në ato momente derisa ju flisni para saj, e sidomos kur bëhet fjalë për diç tërheqëse (interseante), të gjithë sytë dhe gjithë koncentrimi i masës është i drejtuar kah ju.

Kjo vëmendje e nderë në veprimet dhe fjalët tuaja, kyç mundësinë e logjikës dhe koncentrimit në drejtime tjera, kështu që lehtëson mundësinë e depërtimit të iluzioneve të imponuara nga ju.

Pastaj në mes të masë gjenden edhe persona me ide dhe dëshira të njëjta si tuajat, që ndihmojnë në rritjen e energjisë psikike dhe krijimin e atmosferës etuziasmuese, dhe posa të kalojnë këto shkëndija në masë, krijohet etuziazëm masiv, atëherë dhe pranohen lehtë dhe pa kundërshtim edhe nga personat që hezitojnë, mendimet e imponuar nga ana juaj.

Hipnoza masive, në të vërtetë, është emanacion (rrjedhje, rrymim) i vullnetit të fortë dhe mirë të ushtruar; emanacion i magnetizmit personal, për të cilin kemi bërë fjalë në pjesët e mëparshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:11 am

POSTHIPNOZA

Një ndër paraqitjet më interesante në fushën e hipnozës, është fenomeni i sugjestionit posthipnotik. Kjo paraqitje interesante ka zgjuar interesim të madh jo vetëm ndër magjistarët e skenave publike, por edhe në psikologjinë moderne e sidomos në qarqet e shërbimeve
informatimeve duke e keqpërdorur deri në ekstremitet për qëllime të llol-llojshme...

Sugjestioni posthipnotik, ose siç quhet edhe ndryshe hipnoza e tempuare (kurdisur), përbëhet nga ajo, që sugjestioni i dhënë gjatë gjendjes hipnotike, zbatohet më vonë dhe atë deri sa personi i tempuar është në gjendje të zgjuar, si dhe mund të bindet që asgjë nga sugjestionet e dhëna ose veprimet e bëra të mos i mbaj në mend.



Gjatë kësaj kohe, personi mbi të cilin është zbatuar veprimi i detyruar (posthipnoza), ndjenë nevojë të papërballueshme për ta kryer atë urdhër, pavarësisht se kjo në dukje të parë duket diç e pakuptimtë ose edhe e palogjikshme, dhe gjatë kësaj as ai vet nuk di të sqarojë motivin
që e ka shtyrë ta kryej veprimin, por gjenë arsye të ndryshme si p.sh. një studentje të cilës i ishte sugjeruar (nën urdhërin posthipnotik) që në kohën e caktuar ta hap dritarën, pasi e kryen saktë veprimin, arsyetohet me atë se ambienti është bërë i zagushitur dhe duhet të ajroset, ndërsa studentja tjetër, e cila kishte hyrë me ombrellë në amfiteatër (poashtu nën urdhërin posthipnotik), arsyetohet se atë veprim e ka ndërmarrë sepse nuk dëshiron që t'u përulet rregullave dhe traditave dhe të jetë konformiste.

Para zbatimit të sugjestionit posthipnotik bien në sy dy momente: zbatimi me kohë i urdhërit të dhënë posthipnotik, si dhe zbatimi i vetë urdhërit, pavarësisht nga intervali kohor që ka kaluar nga dhënja e tij. Gjithashtu është interesant edhe zbatimi i urdhërit të dhënë në kohën e caktuar, pa pasur kurrfarë mjeti ndihmës për orientim kohor, p.sh. edhe pse nuk ka orë e kryen veprimin në kohë të caktuar sipas sugjerimit.

Disa autorë janë të mendimit se zbatimi i urdhërave posthipnotike në kohën e saktë, është i mundur duke ju falenderuar një lloji ,,ore biologjike" që posedon truri i gjallesave të llojit më të lartë, e cila te disa është më e zhvilluar e te disa më pak, si dhe ndikon përgjithësisht në mënyrë të pavetëdijshme. Si fakt ata e marrin shembullin e shumë njerëzve të cilët mund të zgjohen në kohën e caktuar pa pasë nevojë për mjete ndihmëse.

Gjithashtu, sugjestioni posthipnotik nga këndvështrimi psikiatrik dhe psikologjik është me rëndësi edhe për faktin se vërteton ekzistimin e ndërdijes te njeriu. Në këto lëmi, posthipnoza zakonisht përdorët për shërimin e sëmundjeve të varësisë si dhe disa shprehive asociale.

Në literaturë të ndryshme hasim raste të shumta që e vërtetojnë ndikimin veprues të kësaj force të pasfidueshme. Një rast interesant na jep prof. Bernheimi: Ai një mediumi - epror ushtarak, i kishte sugjeruar se në javën e parë të tetorit do të shkojë te mjeku Liebeaulti, ku do ta takojë edhe kryetarin e shtetit i cili do ta dekorojë.

Këtë sugjestion, eprorit ia kishte dhënë në muajin gusht. Edhe pse në mes të atyre muajve ai atë e kishte takuar edhe disa herë, asgjë nuk i kishte thënë për urdhërin posthipnotik.

Me tre tetor, të premtën e parë të muajit, 63 ditë pas sugjestionit posthipnotik, prof. Bernheimit i arrin një letër nga mjeku Liebeaulti, i cili shkruan: ,,S. sot në orën një e dhjetë minuta erdhi tek unë, pa përfillur askë u drejtua tek libreza ime. Atje, me shumë respekt, u përkul dhe e dëgjova duke thënë ,,Ekselencë", pastaj e zgjati dorën dhe tha: ,,falemnderit ekselencë". Kur e pyeta se me kë po bisedon, ai qetë m`u përgjigj: ,,me presidentin e shtetit, natyrisht". F., dëshmitar i kësajë skene, më pyeti se kush është ky i marrë, sepse ashtu e konsideronte. Ju përgjia se, S. është plotësisht normal si unë dhe ti..."

Rastet e tilla të ndikimit posthipnotik janë të shumta. Secili hipnotizues është i njohur me efektein e tyre, një rast të tillë po e cek edhe nga përvoja ime: Mediumi ishte një fëmijë 11 vjeçar.

Atij i sugjerova se kur të dalë nga gjendja hipnotike, pas 10 minutash, do t'i afrohet personit A. (person 35 vjeçar, për të cilin mediumi kishte respekt të posaçëm) dhe t'ia kapë hundën. Pas daljes nga gjendja hipnotike, saktësisht pas 10 minutash, mediumi i afrohet personit A. dhe ia kap hundën, por edhe pse e bëri një veprim të tillë në praninë e disa vetëve, ai assesi nuk mund të bindej se e ka kryer atë veprim.

Edhe te posthipnoza kemi të bëjmë me dy këndvështrime të ndryshme. Disa mendojnë se mediumi i zbaton urdhërat në gjendje normale, derisa të tjerët mendojnë se mediumi, në kohën kur duhet ta zbatojë urdhërin, bie prapë në gjendje hipnotike, e cila ka baza që të
jetë më reale. Por, pavarësisht nga kjo, se a është mediumi në gjendje të zgjuar apo është prapë në gjendje hipnotike, me rëndësi është se mediumi, në te dy rastet, e kryen urdhërin e dhënë. (vazhdon)
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:11 am

Rast 1.


Një psikolog amerikan shkon tek kolegët e tij, të cilët punonin me hipnozë, dhe kërkon që ta hipnotizojnë për të parë efektin e saj. Kolegët, pasi e hipnotizojnë, i sugjerojnë se kur të dalë nga gjendja hipnotike, në shenjën e dhënë përkatëse ai do të shkojë e të ulet tek
karriga e cila qëndronte e veçantë në qoshe të dhomës.

Pas daljes nga gjendja hipnotike, biseda vazhdon me tema të ndryshme deri në momentin kur ai e vëren shenjën e dhënë.

Atëherë, ai lëviz nga kolltuku ku ishte i ulur, dhe iu thotë kolegëve se i kishte hipur një ide e marrë, se duhet të shkojë e të ulet tek karriga në qoshe të dhomës. ,,Sigurisht se ju ma keni imponuar si posthipnozë, iu thotë ai kolegëve, se duhet të shkoj atje në ndonjë shenjë tuajën, por unë një veprim të tillë nuk do ta bëj".

Kolegët nuk treguan interesim për këtë dhe filluan prapë bisedën. Por, kolegu i tyre asesi të qetësohet. Më në fund u ngrit nga kolltuku duke thënë: ,,Nuk po mundem më të duroj", dhe drejtohet tek karriga, derisa kolegët e tij filluan të qeshen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:12 am

Rast 2.

Në zyrën e gjeneralit S., komandant i divizionit amerikan në Pacifik, qëndronin komandanti dhe psikologu për të parë efektin e posthipnozës. Papritur, në dhomë futet një ushtar i thjeshtë, duke e shtyrë adjutantin, kalon nëpër dhomë qetë dhe shkon tek dritarja, dhe, pa fjalë, heq këpucët duke e mbushur hapësirën e dhomës me erë kundërmuese. Pastaj, ai merr këpucët në dorë dhe, ashtu me qorapë kundërmuese delë ngadalë jashtë. E shikuan orën ishte sakt 12.

Psikologu e kishte urdhëruar: ,,Nesër në ora 12, do të futesh në zyren e komandantit pa pyetur askë për leje. Do të shkosh tek dritarja dhe do t'i zbathësh këpucët. Pastaj me këpucë në duar do të dalësh jashtë". Këtu nuk duhet fantazi e madhe që nga gjithë kjo të dalë përfundimi se për çfarë qëllimesh mund të përdoren këta persona!

Edhe ju, lexues të nderur, që pretendoni të merreni me aplikimin e hipnozës në praktikë padyshim që do të takoheni me rastet e posthipnozës, pasi që çdo sugjestion i dhënë gjatë gjumit hipnotik zakonisht finalizohet me efektet e veprimit në posthipnozë.

Sugjestionet e dhëna duhet t'i formuloni në mënyrë shumë precize pasi, siç e kemi cekur disa herë, efekti i tyre është i paparashikueshëm.Gjithnjë duhet ta keni qëllimin e caktuar se për çfarë e aplikoni atë.

Përjashtohen rastet kur keni të bëni me ndonjë shoqëri të ngushtë me
qëllim argëtimi.

Gjithnjë mundohuni që mos të jeni ju faktor i ndryshimit të ndonjë vetie të personalitetit të individit, pasi që më këtë ju ndikoni në sovranitetin e tij.

Edhe gjatë aplikimit të posthipnozës në shoqëri, si atrakcion argëtimi, duhet të keni shumë kujdes në zgjedhjen dhe formulimin e sugjestionit, pasi që sugjestioni i gabuar mund t'i kushtojë shumë mediumit. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh edhe karakterin e individit. Këtu po e cekim vetëm një rast ku individi i pafajshëm në duart e një hipnotizuesi sharlatan përfundoi në klinikë.

Në një paraqitje publike, hipnotizuesi e merr nga publiku këtë individ për të demonstruar aftësitë e tij hipnotike dhe për të krijuar atraktivitet në sallë. Atij i sugjeron se po e ndjek një qen i tërbuar, kështu që ai fillon të vrapojë i tmerruar nga frika nëpër podium, derisa publiku qeshte i ngazëllyer.

Edhe pas daljes nga gjendja hipnotike (pasi që hipnotizuesi nuk ia kishte fshirë atë sugjestion nga ndërdija), ai ballafaqohet me atë dukuri të frikës, se dikush po e ndjek, deri sa më në fund kërkon ndihmë në klinikën psikiatrike ku trajtohet një kohë të gjatë si i sëmurë psikik.

Procesi i posthipnozës zhvillohet kështu: Pasi ta keni futur mediumin në gjendje të rëndë hipnotike, me anë të ndonjë teknike të cilën ju e preferoni, ia sugjeroni atij sugjestionin e dëshiruar p.sh.: ,,sa herë që do ta ndieni se po ju fillon dhembja e kokës, ju automatikisht do të bini në një gjendje si kjo tani dhe do të numëroni deri në tre.

Pastaj, prapë do të jeni në gjendje normale dhe çdo gjë me ju do të jetë në rregull. Do të jeni i qetë, i disponuar dhe i kthjelltë, pa dhembje koke.

Këto që po ua them do ta regjistrojë ndërdija juaj, ndërsa vetëdija nuk do të dijë asgjë. Regjistrojeni në ndërdije këto që ua thash. Kur të dilni nga kjo gjendje, vetëdija juaj asgjë nuk do të mbajë mend në lidhje me sugjestionet e dhëna, ato do të veprojnë në mënyrë tëpavetëdijshme.

Do të veprojë ndërdija juaj..."Ka raste kur mediumit i jepet edhe shifra me të cilën ai vetë mund të hipnotizohet dhe t'i përsërisë sugjestionet e caktuara, por, për to do të bëjmë fjalë në pjesën - Autohipnoza.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:12 am

HIPNOZA NË GJUMË

Kjo metodë e të hipnotizuarit zakonisht përdoret për ta hipnotizuar dikë pa dëshirën e tij ose për t'i hipnotizuar fëmijët dhe pleqtë. Këtu në mënyrë të drejtpërdrejtë i drejtohemi ndërdijës ku kurrfarë dyshimi a kritik e vetëdijes nuk mund të na pengojë në arritjen e suksesshme të hipnozës.

Me rëndësi është që të gjendet momenti më i përshtatshëm për ta aplikuar këtë metodë. Sipas shumë ekspertëve, rasti më i përshtatshëm, ku efekti i suksesit është gati gjithnjë i sigurt, konsiderohetai gjatë dy orëve të para të gjumit dhe ai një orë para zgjimit.

Preferohet që kjo metodë të zhvillohet në shtëpinë e personit që duhet të hipnotizohet dhe ai nuk duhet të jetë i njoftuar për këtë. Më këtë nuk dua të bëj përjashtimin e zbatimit të saj edhe në ordinancë apo lokal tjetër, por, për shkaqe suksesi, sepse zbatimi i saj në ambient të huaj dhe imponimi i detyruar për gjumë, vështirë realizohet në këtë ambient dhe në kohën e dëshiruar nga ju.

Së pari duhet që ju të vendosni të ashtuquajturin ,,kontakt" me ndërdijen e personit i cili gjendet në gjumë. Ky arrihet kështu: Afrohuni tek dera e dhomës ku personi i cili duhet të hipnotizohet është duke fjetur dhe filloni ta shikoni me shikim magnetik duke përfytyruar gjithnjë situatën e dëshiruar. Pastaj, po nga aty, filloni t'ia pëshpërisni sugjestionet e caktuara. Këtë duhet ta bëni më zë sa më të ulët, por magnetik. Duke vazhduar me sugjestione, filloni t'i afroheni gjithnjë e më afër, dhe gjatë afrimit, njëkohësisht e rrisni edhe tonin e zërit.

Gjithashtu, është shumë me rëndësi që mos t'ia përmendni emërin, sepse, në të shumën e rasteve, personi zgjohet nga gjumi. Sugjestionet i filloni kështu: ,,Mos u shqetësoni por vazhdoni të flini i qetë. Gjumi po ju bëhet gjithnjë e më i thellë, asgjë nuk po ju pengon. Po e ndieni veten shumë mirë. Gjumi po ju bëhet gjithnjë e më i thellë, gjithnjë e më i thellë. Vazhdoni të flini këndshëm dhe thellë. Ju po flini thellë, thellë, por zërin tim po e dëgjoni.

Edhe pse po e dëgjoni zërin tim, ju po vazhdoni të flini këndshëm dhe thellë...". Për ta vërtetuar vendosjen e kontaktit, personit që fle duhet t'i drejtoheni me sugjestionet: "Ju po flini thellë por zërin tim po e dëgjoni shumë mirë. A po flini thellë dhe këndshëm? A po mund ta dëgjoni zërin tim?..." Në qoftë se personi përgjigjet pozitivisht, është e qartë se mesazhi juaj tashmë ka depëtuar deri tek ndërdija e tij dhe të gjithë urdhërat e dhënë nga ju ai do t'i zbatojë.

Por, në qoftë se tentimi i parë nuk rezulton me sukses kjo nuk do të thotë se ju duhet të demoralizoheni dhe t'i humbni shpresat. Zakonisht kjo vjen si rrjedhojë e moskontaktit tuaj me ndërdijen e personit të fjetur. Ju duhet t'i vazhdoni sugjestionet deri sa ta arrini kontaktin me të. Ka mundësi që procesi të zgjasë edhe me orë të tëra, prandaj për këtë duhet durim dhe qetësi, në qoftë se dëshironi të arrini efektin e dëshiruar.

Sugjestionet, siç thamë, duhet të jenë të drejtuara nën dëshirën e fortë shpirtërore për realizimin e qëllimit të caktuar. Fjalët që burojnë nga ju duhet të krijojnë atmosferë disponuese në psikën (ndërdijen) e të fjeturit. Ato duhet të pëshpëriten në mënyrë sa më të qetë duke krijuar tek i fjeturi simpati për to.

Edhe tek hipnoza në gjumë, gjithashtu rëndësi prioritare duhet t'i kushtohet formulimit të sugjestioneve. Nuk guxojmë t'i themi: ,,Nuk guxon të urinosh natën në krevat", por ,,në të ardhmën, posa të ndiesh nevojë për urinim, do të zgjohesh dhe do të shkosh në nevojtore. Kur të kthehesh, do të mund të flesh menjëherë plotësisht i qetë" etj. Kur ta zotëroni këtë metodë do të habiteni edhe vetë me sukseset e arritura në shumë lëmi, si në atë të edukimit, shërimit etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale - Faqe 2 Empty Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi