Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Karakteri  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Karakteri  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karakteri

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Karakteri  - Faqe 2 Empty Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:48 pm

VËREJTJET E PËRGJITHSHME PËR EDUKIM

Për faktin se pridërit nuk janë as pedagogë dhe as psikologë ajo që luan sot rolin në edukimin familjar është egoizmi familjar. Kjo ka të bëjë edhe sa i përket vetë organizimit familjar që sëmund të shkëputet nga autoriteti i babait. Kësisoj shpesh ndodhin gabimet e tilla në edukim kur fëmijëve u thonë se duhet të krenohen para të tjerëve dhe se veten ta konsiderojnë më të mirë. Në këtë mënyrë te fëmiu mbillet ndijesia e dominancës. Lëvizjet e para të sjelljes së butë të fëmiut lidhen ndaj nënës.

Nëna për fëmiun është përjetimi më i rëndësishëm i afërsisë, ajo është person ku ai mëson të ndiej e të njoh të tjerët. Mirëpo kjo butësi dhe ky interesim i fëmiut nuk duhet të koncentrohen vetëm te nëna e vet, sepse tek ai zhvillohet baza për mungesë të ndjesisë shoqërore. Edukimi i gabueshëm në ditët e para të jetës mund të ketë pasoja të rënda të mëvonshme. Edukimi i rreptë dhe i vrazhdë mund të pamundësojë gëzimin e jetës dhe lojën e përbashkët, kurse edukimi në atmosferë gjithnjë të ngrohtë e të përzemërt mund më vonë të sjell gjer tek ajo që fëmiu të mos ketë aftësi e mundësi të adaptohet në klimë më kontestuese jashtëfamiljare.

Numri i madh i fëmijëve në klasë nuk i ofron mundësi as mësuesit për edukim të drejtë të fëmijëve. As jeta nuk mund të sjell ndonjë ndryshim qenjësor dhe kjo është psikologjikisht e kuptueshme, pasiqë njeriu hyn në jetë si i gatshëm, me botëkuptime të verifikuara dhe që synon drejt qëllimit individual për dominim. Përndryshe jeta, përkundrazi, është mësuese e keqe, nuk është aspak e butë dhe e mëshirshme, nuk na tregon fare vërejtjen dhe nuk na këshillon, por se vetëm sa na dobëson me ftohtësi dhe na le të biejmë. I vetmi autoritet që do të mund ta kryente rolin edukativ është shkolla, sikur të mos instrumentalizohej nga ato instanca që synojnë realizimin e planeve të tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi