Zbulohen gjenet e reja fajtore për diabet
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore
Faqja 1 e 1

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se janë zbuluar edhe disa gjene që lidhen me diabetin e llojit 2, duke bërë kështu edhe një hap të madh drejt kuptimit të paraqitjes dhe zhvillimit të kësaj sëmundje.
Edhe pse paraqitja e këtij lloji të diabetit nuk është ngushtë e ndërlidhur me gjenetikën, posaçërisht në ditët e sotme, kur kualiteti i jetës është çdo ditë e më i ulët - njerëzit lëvizin shumë më pak, dhe trashësia është problem çdo ditë e më i madh i shoqërive perëndimore (të gjitha këto ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundje) - është zbuluar që edhe gjenet mund të luajnë rol të madh dhe të ndikojnë që disa njerëz të janë më të prekshëm nga diabeti sesa tjerët.
Zbulimi më i fundit e vërteton këtë gjë. Shkencëtarët kanë zbuluar tri segmente të reja të ADN-së në gjenet e njeriut të cilat kanë ndikim në rritjen e rrezikut nga sëmundja e diabetit. Njerëzit tek të cilët zbulohet paraqitja e tillë kanë mes 10 dhe 40 për qind më shumë gjasa për tu sëmurë nga diabeti i llojit 2.
Edhe pse tri gjenet e reja janë të përbashkëta për shumë njerëz, ekzistojnë dy variante për secilin nga ata – një variant bartë me vete rrezikun e shtuar për sëmurjen nga diabeti, përderisa tjetri nuk konsiderohet si i rrezikshëm.
Profesori Andrew Hattersley, anëtar i njërit prej ekipeve të cilat i janë përkushtuar këtij hulumtimi ka deklaruar që “komuniteti shkencor tani ka në duar të veta më shumë pjesë të enigmës që do t’i ndihmojë në kuptimin e mekanizmave që qëndrojnë pas paraqitjes së diabetit të llojit 2”.

Similar topics
» Pesticidet mund të shkaktojnë diabet
» Lëngjet e pemëve shkaktojnë mbipeshë dhe diabet
» Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2
» Zbulohen votat e vipave
» Big Brother Albania: Zbulohen finalistët
» Lëngjet e pemëve shkaktojnë mbipeshë dhe diabet
» Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2
» Zbulohen votat e vipave
» Big Brother Albania: Zbulohen finalistët
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi