Mijëra peshq iu afruan plazhit në Acapulco
Faqja 1 e 1
Mijëra peshq iu afruan plazhit në Acapulco
Në plazhin e Acapulcos në Meksiko gjatë vikendit është shënuar një pamje e pazakontë. Mijëra peshq, që i përngjanin një njolle nafte të derdhur në det, befasuan vizitorët e vendpushimit të njohur, por gëzuan peshkatarët e shumtë të cilët vrapuan për të kapur sa më shumë sardele.
Ekspertët besojnë se ky fenomen mund të ketë lidhje me cunamin në Japoni.
=
“Ishin rreth 30 peshkatarë, por edhe njerëz të cilët janë argëtuar me fëmijë duke kapur peshq”, tha njëri prej dëshmitarëve, shkruan Daily Mail.
Peshkatarët në Acapulco thonë se kurrë nuk kishin parë një pamje të tillë, por sido që të jetë ishin gëzuar shumë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi