“Dëgjojeni radion tonë, fitoni varrimin gratis”
Faqja 1 e 1

Radiostacioni gjerman ua mundëson dëgjuesve të vet shansin për të fituar një çek me të cilin mund të mbulojnë shpenzimet e varrimit të tyre.
Më shumë se 500 dëgjues të radiostacionit Radio Galaxy morën pjesë në këtë lojë shpërblyese. Detyra e tyre ishte të mendojnë për epitafin më të mirë në përmendoren e varrit të tyre. Udhëheqësi i programit Jens Pflueger mbrojti këtë garë me fjalët se vdekja nuk duhet të jetë temë tabu.
“Dëshirojmë të ngremë vetëdijen tek të rinjtë për këtë temë. Dëshirojmë që njerëzit të mendojnë dhe dërgojnë porositë për epitafet e tyre. Nëse dërgojnë një citat ë huazuar, kjo është në rregull, megjithatë nuk është mjaft kreative”, tha Pflueger për BBC.
Shpërblimi për epitafin më të mirë arrin shumën 2.300 euro dhe duhet të shpenzohet ekskluzivisht për shpenzimet e varrimit. Shoqata e biznesmenëve gjermanë e ka quajtur këtë garë “pa shije” dhe ka paditur Radio Galaxyn. Qëllimi i tyre është ndërprerja e garës.
“Ky aktivitet është sakrilegj dhe pa shije, amoral dhe kundërligjor”, thuhet në komunikatën e Shoqatës.

Similar topics
» Dëgjojeni qenin i cili “flet”
» Dëgjojeni “Fluturimin e Brumbullit” me shishe birre
» Gurra e Domgjonit: Ujesjellesi me i lashte ne vendin tone
» Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi