Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit

Shko poshtë

Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit   Empty Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 09, 2011 7:30 pm

Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit

Sipas një studimi të ri, një bisedë një orëshe me telefon celular shkakton rritje të aktivitetit biokimik tek përdoruesi. “Ky është një studim interesant dhe me siguri do të nxisë studime tjera.
Studimi nuk thotë nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe për shëndetin, por ai ka ringjallur debatin mbi sigurinë e telefonave celularë dhe ka bërë që të ndërmerren studime të tjera mbi efektet e telefonit celular tek truri.
Për shumicën prej nesh, është vështirë të mendohet jeta pa telefon celular. Dhjetëra vite studime mbi radioaktivitetin e celularëve që mund të shkaktojë tumore nuk kanë sjellë rezultate përfundimtare. Kompanitë e telefonave celularë ngulin këmbë se përdorimi i tyre nuk përbën problem.
Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë nuk i ka dhënë zgjidhje debatit, por ofron disa të dhëna që mund të studiohen më tej. Në studim, mjekja Nora Volkow dhe kolegët e saj në Institutin Kombëtar të Drogave ka testuar 47 persona të shëndetshëm gjatë një periudhe një vjeçare.
Pjesëmarrësit kanë vendosur celularin në veshin e djathtë dhe të majtë. Njëri nga celularët mbahej i aktivizuar por volumi i ishte ulur fare, kurse tjetri ishte fikur.
Pastaj pjesëmarrësit u testuan me celularë të fikur. Ndërkohë që personat mbanin celularin në vesh, truri i tyre skanohej duke përdorur teknika të sofistikuara. Volkow thotë se truri i skanuar tregonte rritje të aktivitetit metabolik në qelizat që ishin më afër celularit.
“Pjesa e djathtë e trurit që ishte afër antenës tregonte rritjen më të madhe të metabolizmit në krahasim me kohën kur celulari ishte i fikur. Megjithëse radio frekuencat që vijnë nga teknologjia e celularit janë më të dobëta, ato janë të afta të aktivizojnë trurin e njeriut që ai të prodhojë efekt.”
Efekti i kësaj ishte një rritje prej 7 përqind në një ritëm në të cilin qelizat e trurit më afër antenës së aktivizuar të celularit shndërronin sheqerin në energji, një aktivitet normal.
Dr. Giuseppe Esposito, ekspert i mjekësisë bërthamore, thotë se studimi tregon qartë se sinjalet e telefonave celularë mund të aktivizojnë qelizat e trurit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi