Prej 1.300 thasëve për boks punoi portretin e Muhamed Alisë
Faqja 1 e 1
Prej 1.300 thasëve për boks punoi portretin e Muhamed Alisë
Duke përdorur instilacionin në të cilin vari me qindra thasë të vegjël për boks, të ashtuquajtur dardha, artisti Michael Kalish punoi një portret unik të boksierit Muhamed Ali.
Portretin e punoi me 1.300 thasë, 10 kilometra kabllo çeliku dhe 1.133 kilogramë gypa alumini. Veprën e lartë rreth 6.7 metra e titulloi “reALIze” shkruan “Oddity Central”.
Ajo që e bën interesante këtë instilacion me thasë është se portreti i njërit prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave mund të shihet vetëm nëse shikojmë instilacionin prej një këndi të caktuar.
“Më pëlqen t’i shndërroj sendet në vepra të pazakonta arti. Ky ka qenë shansi i jetës sime dhe ishte nder për mua që me këtë vepër ta nderoj një njeri të pazakontë”, tha Kalish.
Instilacionin do ta ekspozojë më 25 mars në Los Angeles ku pritet të paraqitet edhe vetë Muhamed Ali për ta varur thesin e fundit.
Similar topics
» Punoi Mona Lisën me gurë të çmuar
» Njeriu prej gome
» Skulptura prej bore
» Moda më e re prej tastierave
» Prej të vjellave krijon art
» Njeriu prej gome
» Skulptura prej bore
» Moda më e re prej tastierave
» Prej të vjellave krijon art
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi