Burgu në Tajvan si shkollë arti
Faqja 1 e 1
Burgu në Tajvan si shkollë arti
Kur 24 vjeçari Wang para tre vitesh shkoi në burg, nuk e kishte parë as në ëndërr se shumë shpejtë ai do të luftojë ta thyejë një rekord botëror. Wang është njëri prej 2.011 të burgosurve në Changhua në Tajvan, i cili merr pjesë në pikën grupore të vallëzimit me të cilën del në pah kreativiteti i të burgosurve.
“Prej se kam ardhur këtu në korrik kam zënë miqësi të re. Jam dënuar me shtatë vjet burg për një plaçkitje. Jam më i lumtur se kur isha në liri”, thotë Wang për AFP.
Pasi dy herë në javë bën prova për vallëzimin për vitin e ri Hënor, këta 2.011 të burgosur performuan para ministrit të Drejtësisë, Tseng Yung-fuo, dhe atë me temën e këngës së pop divës së atjeshme A-Mei.
“Mendoj se kemi thyer rekord botëror”, thotë Tai Shou-nan, i cili kujdeset për 2.724 të burgosur, ndërsa ata janë tinejxherë dhe persona në vitet e njëzeta të jetës.
Tajvanezët kështu dëshirojnë të thyejnë rekordin e filipinasve të cilët u bënë sensacion në internet kur 1.200 prej tyre vallëzuan nën ritmet e këngës “Thi sis It” të Michael Jacksonit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi