“Do të martohem nëse anëtarësohen një milionë veta në Facebook”
Faqja 1 e 1
“Do të martohem nëse anëtarësohen një milionë veta në Facebook”
Kelly Coxhead (32 vjeçare) krijoi një grup në Facebook për ta ndihmuar njerëzit që ajo më në fund të martohet, shkruan “Daily Mail”. Kelly para dhjetë vitesh ishte fejuar me mekanikun Paul Mapplethorp (38 vjeçar), por ai pranoi të martohet vetëm nëse Kelly në grupin e saj të Facebookut mbledhë një milionë njerëz. Deri më tash ky grup numëron rreth 16.000 anëtarë.
“Ideja më ra në mend ashtu kot. Një milion njerëz më duket se mjaftojnë”, tha Paul. Kelly, si datë të fundit për t’i bërë bashkë një milion njerëz në grupin e saj ka caktuar 11 nëntorin 2011.
“Jemi të fejuar që dhjetë vjet dhe mendoj se ka ardhur kohë të dalim para altarit. Që vitin e kaluar kemi caktuar datën por Paulit i vdiq i ati dhe u detyruam ta anulonim dasmën”, tha Kelly.
Similar topics
» Katër veta u bënë për spital pas grindjes për përshutë
» Makina që kushton 8 milionë dollarë
» U nervozua që ia transferuan 5.6 milionë dollarë
» Rusi grumbulloi 5 milionë monedha
» Fermeri fshehu dhjetë milionë dollarë në arë
» Makina që kushton 8 milionë dollarë
» U nervozua që ia transferuan 5.6 milionë dollarë
» Rusi grumbulloi 5 milionë monedha
» Fermeri fshehu dhjetë milionë dollarë në arë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi