Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari
Faqja 1 e 1
Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari
Para pesë javësh britaniku Luke Seall vendosi të vërtetojë se çfarë mund të shkëmbejë me dhjetë cent. Sot, pas disa shkëmbimeve të pazakonta, ka blerë tokë në Bullgari.
E tëra filloi kur 27 vjeçari Seall nga Brightoni vendosi të shoh se sa kapital mund të grumbullonte brenda vitit duke filluar “biznesin” me dhjetë cent dhe të blejë diçka origjinale.
Në shkëmbimin e parë me vlerë dhjetë centë bleu dy peshq të artë për akuarium. Pasi nuk e kishte ndërmend t’i mbante këto kafshë shtëpiake, publikoi një ofertë për peshqit në internet. Për to ai fitoi një kitarë të vjetër, ndërsa kitarën shpejtë e shkëmbeu me një biçikletë. Me ndihmën e miqve arriti që më pas biçikletën ta shesë për 50 funte.
Vazhdoi me tregtinë, ndërsa për 50 funte mori disa oferta të ndryshme, prej një flauti deri tek lojërat e kompjuterëve, një printer, deri tek një Ford Fiesta e vjetër, shtrat, televizor dhe shumë gjëra tjera me vlerë.
Por oferta më interesante erdhi nga Bullgaria. “Përshëndetje Luke! Më pëlqen projekti yt. A je i interesuar që për 50 funte ta blesh një të katërtën e arit të tokës në Bullgari, afër bregut të Detit të Zi?” thuhet në ofertë. Ishte kjo një ofertë që s’mund ta refuzonte, por loja ende s’ka marrë fund. A është dikush i interesuar për truallin në Bullgari?
“Mendoj se jam vetëm kureshtar se deri ku do të mbërrijë, por arsye e vërtetë pse kjo lojë më pëlqen është edhe fakti se vetëm me dhjetë centë mund të bëhesh pjesë e diç mjaft të madhe", tha Seall.
Similar topics
» Alien ne Tokë
» Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent
» Ajsberg për ujin në tokë
» Magjistari kaloi 100 orë i groposur nën tokë
» Dhjetë ishujt më të mëdhenj
» Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent
» Ajsberg për ujin në tokë
» Magjistari kaloi 100 orë i groposur nën tokë
» Dhjetë ishujt më të mëdhenj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi