Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Emisioni më i ri nga Naim Abazi “Odeon” User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Emisioni më i ri nga Naim Abazi “Odeon” User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emisioni më i ri nga Naim Abazi “Odeon”

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Emisioni më i ri nga Naim Abazi “Odeon” Empty Emisioni më i ri nga Naim Abazi “Odeon”

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Feb 14, 2011 9:42 am

Tash e disa ditë në televizionin publik “RTK” është duke u shfaqur reklama e emisionit më të ri “Odeon”, që do të fillojë transmetimin e tij këtë të shtunë, në orën 21:00. Ideatori dhe prezantuesi i këtij emisioni Naim Abazi, gjatë një prononcimi për gazetën “Zëri” tregoi disa detaje të cilat telespektaktorët mund t’i shikojnë çdo të shtunë në këtë spektakël. “Është një spektakël i larmishëm. Nuk mund të themi se është krejtësisht i paparë sepse kemi disa prej rubrikave që edhe janë shfaqur më herët, por që këtë herë janë të kombinuara krejt ndryshe. E rëndësishmja e këtij emisioni është rubrika “Bëhu yll”, ku iu është hapur dritarja artistëve të rinj të cilët janë të talentuar në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e interpretimit që duke prezantuar talentin e tyre, ata të bëhen vërtet yje. Sigurisht se në këtë emision do të këtë edhe seleksionime të kandidatëve, ku do të kemi gjysmëfinale, pastaj finale dhe në fund më i miri dhe më meritori edhe do të fitojë.

Do të vlerësojmë për tri vendet e para, pastaj atë për interpretuesin më të mirë, paraqitjen më të mirë skenike e të tjera”, ka thënë ai, duke sugjeruar opinionin që të përcjellin këtë emision dhe të vlerësojnë vetë se çfarë ka në këtë spektakël. “Emisioni do të ndryshojë nga java në javë dhe ne do të mundohemi që të sjellim çdoherë gjëra të ndryshme dhe interesante për publikun”, ka shtuar Abazi.

Ndërkohë rubrika “Bëhu yll” është vetëm njëra nga rubrikat që ka ky spektakël. Aty do të këtë edhe mysafirë të shumtë nga sfera të ndryshme të jetës publike në Kosovë, pa i përjashtuar as politikanët. “Në bazë të asaj që edhe ju keni parë në televizion, mund ta vëreni se nuk bëhet fjalë për politikë, por për personazhe”, ka treguar ai.

Tutje, Naimi është shprehur se emisioni do të zgjasë gjashtë muaj që është edhe cikli i parë, për të vazhduar pastaj me ciklin e dytë që do të këtë po ashtu kohëzgjatje prej gjashtë muajve të tjerë.

“Etapa e parë është paraparë të zgjasë gjashtë muaj. Më pas do të vazhdojmë me etapën e dytë që do të jetë e formatit të ngjashëm por më shumë ndryshime të reja”, ka pohuar Abazi, i cili së bashku më bashkëshorten e tij Mihrije Brahen janë producent të këtij emisioni.

“Mihrija e kryen punën e regjisë skenike dhe është bashkautorë e këtij emisioni. Ndihma e saj më ka lehtësuar shumë punë në idetë e spektaklit dhe realizimin e tij”, tha ai.

S’ka para t’i blejë dhuratë Mihrijes për “Shën Valentin”

Nga ana tjetër, me Naimin nuk biseduam vetëm për emision, por edhe për festën e “Shën Valentinit”, e cila do të jetë më 14 shkurt.

I njohur për dhuratat e ndryshme që ia ka bërë zonjës Mihrije për festën e të dashuruarve, çuditërisht kësaj herë ai duket më duar shtrënguar, ndoshta edhe angazhimet rreth emisionit nuk po i japin kohë të mendojë për dhurata.

Mirëpo, ai e arsyeton me diçka tjetër. “Kësaj herë do të shkëmbejmë vetëm puthje, sepse nuk kemi para”, nënvizoi Naimi duke qeshur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi