Amerikania përjeton orgazëm sa herë që ngopet
Faqja 1 e 1
Amerikania përjeton orgazëm sa herë që ngopet
Gabi Jones nga Colorado vuan nga një çrregullim i pazakontë. Ajo sa herë që ngopet përjeton orgazëm. Edhe pse është vetëm 25 vjeçare, amerikania peshon 223 kilogramë. Çdo ditë ajo ngopet me akullore, ëmbëlsira, pica, hamburgerë dhe ushqime tjera vetëm për të përjetuar orgazëm.
Ajo vuan nga sindromi i eksitimit të vazhdueshëm gjenital dhe në vend se të kërkojë ndihmë profesionale, vendosi ta hapë një faqe interneti e cila i mundëson të gjithë atyre që paguajnë ta shohin se si ajo përjeton orgazëm sa herë ngopet nga ushqimi.
Për herë të parë orgazmën pa kontakt fizik e përjetoi pasi kishte ngrënë para pesë vitesh, derisa po hante akullore. Ajo rrëfen se fillimisht ishte ndier shumë çuditshëm me atë çfarë po ndodhte me trupin e saj, por kjo i pëlqeu dhe kështu vazhdoi të hante e të ngopej për të përjetuar klimaksin seksual. Për pesë vjet ajo shtoi 95 kilogramë.
“Dëshiroj t’ua dëshmoj të gjithëve se sa mirë është të jesh e plotë. Gra të plota ka kudo, dëshiroj tu jap kurajo që të ndjehen të bukura dhe joshëse. Për këtë arsye kam hapur edhe këtë faqe”, tha Jones, njoftojnë mediat amerikane.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi