Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Letër një fëmije që kurrë s'u lind!  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Letër një fëmije që kurrë s'u lind!  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër një fëmije që kurrë s'u lind!

Shko poshtë

Letër një fëmije që kurrë s'u lind!  Empty Letër një fëmije që kurrë s'u lind!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 10:47 am

Letër një fëmije që kurrë s'u lind

Mamaja ime, që ju ta dini, nuk më donte. U krijova gabimisht, në një moment shpërqendrimi të të tjerëve. Dhe që mos lindja nëna ime çdo natë treste në ujë një ilaç. Pastaj e pinte, duke qarë. Vazhdoi ta pinte deri natën që unë lëviza brenda në barkun e saj, dhe kur i gjuajta me shkelm për t’i thënë mos më hidhte tutje. Ajo ishte duke çuar gotën në buzët e saj. Menjëherë e largoi dhe e derdhi atë përtokë. Disa muaj më vonë rrotullohesha fitimtare në diell, dhe nëse kjo ka qenë e mirë apo e keqe, këtë nuk e di.

Kur jam e lumtur mendoj që ishte e mirë, kur jam e trishtuar mendoj se ishte e keqe. Megjithatë, edhe kur jam e trishtuar, mendoj se do më vinte keq mos kisha lindur sepse asgjë nuk është më keq se asgjëja. Unë, e përsëris, nuk i druhem dhimbjes. Dhimbja lind me ne, rritet me ne, dhe duhet të mësohemi me të siç mësohemi me faktin që kemi dy duar dhe dy këmbë. Unë, në fund të fundit, nuk i druhem as vdekjes, sepse nëse dikush vdes do të thotë qe ka lindur, që ka shmangur asgjënë. Unë i druhem asgjësë, të mos qenurit, të thënit që s'kam qenë, qoftë edhe rastësisht, qoftë edhe gabimisht, qoftë edhe për shkak shpërqendrimi i të tjerëve.

Shumë femra pyesin veten: Të lindësh një fëmijë, përse? Që të jetë i uritur, që të ketë ftohtë, që të tradhëtohet dhe të ofendohet, që të vdesë i vrarë në luftë ose nga ndonjë sëmundje? Dhe mohojnë shpresën që uria e tij të ushqehet, që i ftohti të ngrohet, që besnikëria dhe respekti t’i jenë miq, që të jetojë aq gjatë për të tentuar të zhdukë sëmundjet dhe luftën. Ndoshta kanë të drejtë! Por asgjëja është më mirë se vuajtja. Unë edhe gjatë pauzave kur qaj mbi dështimet e mia, zhgënjimet e mia, torturat e mia, dal në përfundimin që vuajtja është më mirë sesa asgjëja...

Oriana Fallaci
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi