Dasma Korcare
Faqja 1 e 1
Dasma Korcare
Dasma Korcare
Tradita në zonën e Korçës, cilat janë ritualet e dasmës, lindjes dhe vdekjes
Ashtu sikurse rrethet e tjera të vendit, në fillim-shekullin e kaluar, edhe Korça nuk bënte përjashtim nga fenomeni i martesave nëpërmjet mblesërive. Në vijim të ciklit mbi traditat, ritet dhe zakonet e krahinave të ndryshme të Shqipërisë, kësaj here ne shkuam pikërisht drejt “qytetit të serenatave”�, për të mësuar diçka më tepër mbi dasmën korçare. Në fakt, të gërmosh të kaluarën, traditën, ngjarjet dhe zakonet e largëta të humbura dhe kapërdira ndër vite, asnjëherë nuk është e lehtë. Gjithsesi, arritëm të gjenim dy personazhe përfaqësuese të trevës në fjalë, banuese në qytetin e Korçës, me origjinë nga dy prej fshatrave më të famshëm të krejt zonës, siç janë Voskopoja dhe Polena.
***
Siç e parathamë, dasmat në atë kohë, edhe në zonën e Korçës janë bërë nëpërmjet mblesërive; njerëz që shkonin në të dyja familjet, herë nga nusja e herë tek dhëndri i ardhshëm, duke bërë negociatat për fejesën dhe martesën e radhës, e cila, sipas tyre, ishte e përshtatshme për personat që bashkoheshin dhe e leverdisshme për fiset që lidhnin krushqi. Elefteri Kristo, aktualisht 80-vjeç, me origjinë nga Voskopoja, e nis rrëfimin e saj, pikërisht me mënyrën se si çiftet e reja bashkoheshin në martesë asokohe. Me logjikën e ftohtë, ndonëse 8 dekada i mbart shkëlqyer mbi shpinë, Elefteria kujton dasmën që në momentet e para të saj, pra, duke e nisur nga çastet fillestare, zanafilla:
“Çdo dasmë bëhej nëpërmjet mblesit. Nuk dinim ne dashuriçka e bredhje poshtëë e përpjetë, siç kanë dalë në modë sot...”�,- thotë ajo, duke vijuar se “vinte një njeri që i njihte të dyja familjet dhe bënte bisedimet, duke u mbushur mendjen të dyja palëve që martesa ishte e mirë, si për njërën familje, ashtu dhe për tjetrën”�. Fejesa bëhej me gosti ku rakia derdhej lumë, mes këngëve e valleve, ëmbëlsirave dhe njerëzve të shumtë që hynin e dilnin, duke uruar trashëgim me shumë djem dhe jetë të lumtur çiftit të ri.
Një kod i tërë përcaktonte mënyrën dhe e etapat e zhvillimit të ceremonisë më të rëndësishme në jetën e njeriut, siç ka qenë dhe për pjesën më të madhe të njerëzve, kryesisht femrave, mbetet dasma bashkimi nën kurorë me bekimin e familjes, sektit fetar, kishës apo xhamisë, priftit apo imamit. E, nëse tradita sot është zhdukur, tjetërsuar dhe harruar, kjo ka ndodhur për arsye të ndërfutjes së kulturave globale, por edhe si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha shoqërore, ekonomike e kulturore. Në rast se ky kod do të ishte i shkruar dhe i dokumentuar, patjetër që dhe dasmat do të ishin më të pasura me elementë të humbur të traditës dhe folklorit, sipas trevave ku zhvillohen.
Dhuratat, nusja fal shami e çorape leshi
Po cilat ishin zakonet për vizitat e para mes dy palëve të krushqve të ardhshëm?
Nga ana e burrit vinte xhaxhai dhe daja i dhëndrit, bashkë me kryefamiljarin. Pra, linja më e afërt e dhëndrit. Sigurisht, që krushqit e dhëndrit do ta bënin vizitën të parët në shtëpinë e nuses, ku do të kërkonin dhe dorën e vajzës për djalin e tyre. Ata duhej të rrinin jo më tepër se dy orë në shtëpinë e nuses dhe pas urimeve dhe gostisë, ktheheshin në shtëpi. Nganjëherë, sipas rastit, shkonin edhe për darkë. Si dhurata fejese, zakonisht çohej bukë me qiqër, çorape të leshta, këmishë, etj. Kurse nusja, sipas zakonit, i jepte shami fëmijëve dhe i puthte, dërgonte çorape leshi të bëra me duart e saj për dhëndrin, vjehrrin, kunetërit, xhaxhallarët dhe dajat e dhëndrit. Veç këtyre, çoheshin edhe jorganë, çorga, levenxa, veshmbathje, e kështu me radhë...
Paja e nuses
Paja, përveç mobilimit të dhomës së gjumit dhe kuzhinës, veshjeve të dhëndrit, por dhe të nuses, kishte dhe shpenzime të tjera në kohë, energji dhe para... Elefteria kujton, se “kur u bëra nuse, shpura në shtëpinë e dhëndrit pallto, manto', nja dhjetë fustane, peshqeshe të ndryshme, këpucë, 30 çorape dhe 30 këmisha, që u kisha qëndisur jakat e mëngët me duart e mia. Unë jam martuar para 63-vjetësh (1943)”�. Më tej, ajo vijon të tregojë, se “kur u martova unë, shtëpinë e burrit e kisha shumë larg nga e imja. Jemi nisur me kuaj që në mëngjes dhe arritëm në darkë. Vajta atje e hipur mbi një kalë të bardhë dhe e shoqëruar nga 10 krushq. Para se të hipja në kalë, mamaja më vuri përpara një gjym të mbushur me ujë, të cilit duhet që t'i bija me këmbë e ta rrëzoja përdhe. Mbasandaj, vëllai me xhaxhain më shoqëruan, duke më mbajtur njëri nga një krah e tjetri në anën tjetër. Kur u nisëm, burrat shkrehën pushkët dhe, edhe kur arritëm në shtëpinë e dhëndrit, pushkë të tjera u shkrehën në ajër nga ata që na prisnin. Para se të hyja në shtëpinë e burrit, më erdhi një fëmijë i vogël, të cilit i dhashë një shami që e kisha qëndisur, ca lekë dhe një palë çorape. Pastaj, pa hyrë akoma në shtëpinë e burrit, ata shtruan poshtëë një pëlhurë të bardhë, që duhet ta shkelja me këmbën e djathtë, për të sjellë fat e mbarësi në shtëpinë e re. Siç hyra brenda, takova familjarët. Të porta doli vjehrra që më leu duart me mjaltë, pastaj faqet dhe buzët. (Qesh). Kjo bëhej që të ëmbëlsoheshim të dyja: nusja me vjehrrën... Më hodhën edhe oriz...”�.
Takimet e nuses me dhëndrin
Gjatë dasmës, deri natën vonë kur nisnin vallëzimi, as nusja as dhëndri nuk kishin ndonjë rol të madh, përveçse atij të manekinëve. Protagonistë ishin krushqit, dajat, xhaxhallarët, kunetërit e kunatat, vjehrrit dhe vjehrrat, pa harruar kumbarin që nuk duhej anashkaluar në asnjë rast. “Ne nuk bënim ndonjë gjë të veçantë dhe rrinin të ndarë, unë në dhomën e grave, dhëndri në atë të burrave”�,- thotë Elefteria. Dhëndri me nusen takoheshin vetëm kur largoheshin njerëzit. Ata mundet që nuk njiheshin fare dhe nuk ishin parë me njëri-tjetrin. Madje, 80-vjeçarja kujton një tjetër episod gjatë bisedës sonë, të cilin na e thotë duke rrudhur ballin nga kujtimet dhe përjetimi i dhimbshëm i humbjes së bashkëshortit, e më pas, duke qeshur për ndodhinë e para 60-viteve. “Tani që m'u kujtua,- rrëfen e moshuara,- kur isha në natën e parë të dasmës, hyn im shoq në dhomën ku rrinim ne, që të ndizte cigare dhe unë u ngrita që të shkoja e t'i puthja dorën kur, ndërkohë, një nga gratë që kisha afër më bie me këmbë për të më ndalur dhe vetëm aty e kuptova se burri që kisha para meje ishte im shoq. Ç'të bëja, nuk e njihja?!... (Qesh). Dhëndri nuk kishte kostumin sepse ishte ndërruar, ndaj dhe unë nuk e njoha. Mua më kishin porositur, që kush ka një lule dhe shami në xhepin e kraharorit të palltos, është dhëndri, por siç duket nuk e vura re...”�. Vjehrra e vinte nusen në provë: “Unë, si 17-vjeçare që isha, i pëlqeva vjehrrit dhe vjehrrës, sepse isha edhe shumë e pashme, madje u çuditën të gjithë dhe u gëzuan për mua”�.
Nata e parë, nusja me dhëndri flenë të ndarë
Natën e parë, asnjëherë nusja nuk flinte me dhëndrin. Pasi ajo hidhte vallen me dhëndrin e mbaronte dhe festa, shkonin e flinin; nusja në dhomën e grave e dhëndri në atë të burrave. Në lidhje me këtë rast, Marjeta Mile, 70-vjeçare nga Korça, pohon se “mbaj mend, por edhe me çfarë kam dëgjuar nga mamaja, se atëherë mblidheshin e më këndonin, shanin dhëndrin e lëvdonin nusen, kurse dhëndrit në anën tjetër, i shanin nusen ndërsa atë vetë e lëvdonin. Por nusen ama, e shanin më tepër, kurse me dhëndrin ishin më të përmbajtur...”�.
Krushqit “hajdutë”� telash për dasmorët
Një zakon i veçantë në zonën e Korçës është ai i krushqve, që duhet të bëhen hajdutë kur shkojnë gjatë vizitave të ndërsjella që bëhen nga të dyja palët, me rastin e shpalljes së fejesës së çiftit të ri, traditë kjo, që ka mbijetuar dhe gjen zbatim deri në ditët e sotme... Vjollca Zguro, me origjinë nga fshati Polenë, i njohur për traditat e shumta në trevën e Korçës, tregon se “fillimisht shkëmbehet nishani, bëhen ato që ne u themi “shkelkat”�. Pastaj, kur vijnë krushqit e dhëndrit, rrëmbejnë ndonjë panoramë apo send tjetër në shtëpi dhe e fshehin duke e marrë me vete. Pastaj, kur krushqit e tjerë kthejnë vizitën, edhe ata bëjnë të njëjtën gjë dhe pas një jave i kthejnë gjërat e vjedhura. Por, ka edhe raste kur ndonjë krushk, me qëllim apo pa qëllim, harron sendin që ka vjedhur dhe nuk e kthen më. Kur u martova unë, krushqit e burrit na morën një panoramë, kurse njerëzit e mi morën disa gjëra të ndryshme; panorama, filxhanë, etj.”�. Puna e vjedhjeve të sendeve gjatë këtyre vizitave, në kohën e regjimit, ka qenë tepër problematike, pasi pavarësisht traditës dhe qëllimit, përse ky veprim bëhej, mund të hapte telashe për familjet e dasmorëve. Kjo, pasi nëse vidheshin disa filxhanë ose gota, dhe ndodhte që të mos riktheheshin më mbrapsht, këto orendi mund të ishin tepër të veçanta e të rralla, për më tepër, duke pasur parasysh stadin ekonomik dhe varfërinë e përgjithshme, të marra borxh nga fqinjët apo të njohur të fisit... E pra, këto raste sillnin pastaj shqetësime më vete për organizatorët e dasmës që duhet të gjenin, ose krushqit “hajdutë”� dhe të merrnin sendet e humbura, ose të përgjigjeshin para atyre që ju kishin mbetur borxhlinj, me shumë të madhe parash apo me të njëjtat orendi si ato që humbën. Sipas gjithë gjasave, ndoshta kjo traditë ka qenë pikërisht për të shtuar më tepër emocionet e dasmorëve, derisa sendet e zhdukura riktheheshin sërish atje ku ishin marrë me shkathtësinë dhe fshehtësinë më të madhe, m'u para hundës së dhjetëra njerëzve të shtëpisë mikpritëse.
Kumbari, më i rëndësishmi ndër të gjithë
Asnjëherë nuk ndodh, që kurora të vihet pa praninë e kumbarit. Madje, kur nusja merret, ajo duhet të kërkohet në praninë e kumbarit dhe me mirëkuptimin e tij.
E, teksa nusja rri në shtëpinë e saj në krye të këndit, kumbari ftohet që të enjten, tri ditë para se të bëhet dasma. Vjollca shprehet se: “Kumbari është kryesori dhe pa të nusja me dhëndrin nuk mund të vënë kurorë. Detyra e kumbarit është të shoqërojë çiftin në altar e të vënë kurorë. Gjithashtu, kumbari bën peshqeshe, kujdeset që gjithçka të shkojë sipas rregullit... Kur njerëzit e dhëndrit nisen për të marrë nusen, ata duhet që të flasin në fillim me kumbarin e të bien dakord me të dhe së bashku, shkojnë e marrin nusen që të vënë kurorën. Njerëzit e nuses, janë të detyruar të shkojnë gjithmonë 2 më shumë sesa kanë ardhur njerëzit e dhëndrit tek nusja. Ne e kemi si traditë, që kumbarin e mbajmë në krye të këndit, tamam si njeri të shtëpisë”�.
Maskat trembin nusen, para valles në mesnatë
Një veçanti tjetër që e kanë dasmat e zhvilluara kryesisht në fshatin Polenë të Korçës, është ajo e maskimit të dasmorëve dhe lojërave që bëjnë ata me krushqit dhe gjithë të pranishmit e tjerë, për të nxehur më tepër atmosferën, teksa afron dhe vallëzimi i parë i nuses. Në lidhje me këtë, Vjollca Zguro thotë se “diku andej nga mesi i dasmës, ka dasmorë që vishen me maska, si arap, ose si palaço, me fytyra e veshje të ndryshme grash apo burrash, për të bërë qyfyre e për të nxehur atmosferën, sepse pas këtij momenti, nusja ngrihet në vallen e parë. Kjo, zakonisht ndodh pas orës dy të natës”�.
Përplasja e dy dasmave dhe “Varri i Krushqve”�
Kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëra-tjetrën, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin fill në këtë mes. Lidhur me këtë zakon, ka dhe një legjendë, sipas së cilës, në disa fshatra afër Vithkuqit ekzistojnë disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”�. Nuk dihet me saktësi nëse legjenda ka lidhje me të vërtetën, pasi këto kërkojnë kohë më të gjatë investigimi dhe punë shkencore, por ajo që na thanë, është se kishte ndodhur që në atë zonë, një ditë të bukur, dy karvanë dasmorësh që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit janë përballur dhe asnjëra palë nuk tërhiqej prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha.
Meqenëse këto lloj përplasjesh mund të ndodhnin për shkak se dasmat mund bëheshin midis dy familjeve nga zona tepër të largëta me njëra-tjetrën, e gjithashtu, dasmat zhvilloheshin në muajin e vjeshtës, atëherë, gjithkush nga shtëpia e dhëndrit që shikonte për së largu në horizont, karvanin me krushqit dhe nusen hipur në dorian teksa arrinin shëndoshë e mirë, jepte lajmin duke qëlluar në ajër. Krismat më tej pasoheshin nga dhëndri, që donte të tregonte se tashmë nusja dhe karvani, ishin të sigurtë nën mbrojtjen familjes së tij...
Lindja
Ekskluzivitetin e emrit të fëmijës, e ka kumbari. Ai ka të drejtë të bëjë propozimin për emër dhe familjarët zgjedhin mes alternativave që u jepen. Zakonisht, kumbarët kanë parasysh emrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve të fëmijës që lind, të cilat i shënojnë edhe në listë, për të mos i harruar. Asnjëherë emri nuk vihet pa rënë në mirëkuptim me kumbarin. Ditën e tretë pas lindjes, bëhen petulla dhe shpërndahen bashkë me lajmin nëpër lagje dhe në njerëzit e afërt. Pavarësisht se nëpër lindje nuk ka ndonjë diferencim përsa i përket mënyrës së festimit, nëse bëhet djalë apo vajzë, në përgjithësi, gëzimi është më i madh dhe gjithëpërfshirës, kur fëmija i parë lind mashkull, sepse kështu vazhdon vija e gjakut dhe trashëgohet mbiemri i familjes...
Vdekja
Me sa na treguan në Polenë, e ashtu si atje në të gjitha fshatrat e ngjashme me përqindjen mbizotëruese të banorëve të krishterë, (orthodoksë), kur vdes dikush në fshat, ndryshe nga qyteti, nuk është nevoja të lajmërohen të gjithë për varrimin dhe vizitat, sepse fatkeqësia merret vesh shpejt dhe njerëzit vijnë vetë. Pas kryerjes së varrimit me të gjitha zakonet fetare dhe sigurisht praninë e një prifti, vizita për ngushëllime bëhen ditën e nëntë dhe të dyzetë, pastaj në gjashtë muaj, një vit, një vit e gjysmë, dy, dy e gjysmë e deri në trevjetorin e vdekjes, kur i ndjeri kujtohet për të fundit herë. “Kur kalojnë nëntë ditë nga vdekja, ne ndajmë grurë me sheqer, u japim kafe atyre që vijnë, e bashkë me kafen, edhe një biskotë dhe një gotë konjak”�,- thotë Vjollca. Ajo shton, se “në ndryshim nga fshatrat që kemi përreth, të cilët janë shumica të besimit musliman, gratë në anën tonë shkojnë në varrim. Mbaj mend në Qatrom dhe Ravonik, që janë dy fshatra afër Polenës, se në varrime shikoje vetëm burrat, ndërsa gratë rrinin në shtëpi. Pastaj koha ndryshoi dhe tani gratë mund të shkojnë, por atëherë kështu ishte tradita. Edhe diçka tjetër, të vdekurit në këto fshatra i linin lakuriq dhe i mbulonin vetëm me çarçaf, kurse ne i vishnim dhe vazhdojmë t'i veshim tamam sikur janë gjallë, duke ju vënë erëza, portokaje anash arkivolit, ndonjë lule në gojë dhe një monedhë”�. Përsa i përket monedhës, i jepet të vdekurit me vete; ky është një rrit që e ka origjinën përtej Korçës dhe Shqipërisë, në tokën Helene... Sipas mitologjisë, kur dikush vdes, i duhet të kalojë në lumin e Ferrit dhe që ta bëjë këtë, duhet të hipë në varkën që transporton të vdekurit dhe të paguajë vozitësin për rrugën, ndaj, në bazë të kësaj filozofie, ka mbetur dhe zakoni i vendosjes së një ose dy monedhave, në sytë apo gojën e të vdekurve, para se ata të përcillen drejt banesës së tyre të fundit...

Similar topics
» Dasma Dibrane
» Dasma Vlonjate
» Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma
» Dhe fitues është... Dasma Mbretërore!
» Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi