“Kam mbjellë marihuanë, a kam bërë faj?”
Faqja 1 e 1
“Kam mbjellë marihuanë, a kam bërë faj?”
Robert Michelson nga Connecticuti kishte mbjellë marihuanë dhe një ditë i shkrepi në kokë ta thërriste policinë për t’i pyetur nëse kishte bërë faj se po kultivonte këtë bimë narkotike.
“Unë kam mbjellë marihuanë dhe vetëm ju thirra të ju pyes se në çfarë telashe mund të futem për këtë”, pyeti Robert policinë. Policët e pyetën ta sqaronte nëse “ky krim është duke u rritur”, ndërsa ai u përgjigj se po.
Gjetën vendndodhjen prej nga po thërriste ky drogaxhi dhe ia bastisën shtëpinë. Gjetën një sasi të vogël të marihuanës. E arrestuan dhe më vonë e liruan me kusht.
Kur po dilte nga stacioni policor përshëndeti operatorët në qendrën e thirrjeve, ndërsa thuhet se ai i lavdëroi për punën e mirë që bëjnë- shkruan NY Daily News.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi