Beatrix Ramosaj thotë: “Let Me Love You”
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Beatrix Ramosaj thotë: “Let Me Love You”
Vajza bukuroshe e skenës shqiptare, Beatrix Ramosaj, pritet të publikojë këto ditë klipin e saj të parë… Pas suksesit të provuar me duartrokitjet e publikut në “Kënga Magjike”, Betarix vjen me këngën “Let Me Love You” të zhanrit r&b. Me produksion të Elgit Dodës dhe tekst të Big Bastës, Trixa shfaqet shumë bukur në klipin e këngës në fjalë. Kënga trajton në fabul të saj një vajzë të dashuruar e cila nuk ka kurajon e duhur t’i shprehë dashurinë djalit që do. Këngëtarja shprehet për “Bluetooth” se: ‘Klipi i parë ishte vërtet një eksperiencë shumë e bukur për mua, ndonëse pak e lodhshme, jam shumë e lumtur që ëndrra ime po realizohet. Tani dëshira ime e madhe si e çdo artisti tjetër është që kënga dhe videoklipi të pëlqehen nga publiku jonë Shqiptar-Kosovar!”. Gjatë gjithë xhirimeve Trixa ka pasur non stop mbështetjen e mamit, vëllai, tezes, Alberie Hadërgjonaj dhe të dy vajzave të saj, Agnesa dhe Anxhelina… Deri sa të publikohet klipi, “Bluetooth” po ju ofron një nga fotot e shkrepura gjatë realizimit të tij…
Similar topics
» Beatrix Ramosaj e vogël këndonte këngët e Britnit
» Beatrix lanson klipin e ri
» Beatrix lanson “Dreams Come True”
» Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar
» Argjentina Ramosaj nuk do të martohet në qershor
» Beatrix lanson klipin e ri
» Beatrix lanson “Dreams Come True”
» Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar
» Argjentina Ramosaj nuk do të martohet në qershor
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi