Kanadezi shpiku fluturaken me ujë
Faqja 1 e 1
Kanadezi shpiku fluturaken me ujë
Shpikësi kanadez Raymond Li shpiku fluturaken personale e cila punon me ujë. Shpikja me emrin ‘JetLev’ mund të fluturojë në lartësinë deri në dhjetë metra, ndërsa të arrijë shpejtësinë deri në 35 kilometra në orë.
Shpikësit kanadez iu nevojitën dhjetë vjet për ta përfunduar këtë fluturake. Një hidrofor i ndërtuar prej një materiali të lehtë prej xhamit dhe plastikës “thith” ujin të cilin e dërgon nëpërmjet një gypi të madh, ndërsa uji vë në lëvizje motorin i cili krijon shtypjen dhe mundëson fluturimin.
Piloti ka kontrollin e sasisë së ujit të cilën mund ta thithë nga sipërfaqja dhe drejtimin e lëvizjes së fluturakes. Ndërtimi i një JetLev kushton rreth 100.000 dollarë.
“Askush s’ka ndërtuar diç të ngjashme. Të gjithë mendonin se jam i çmendur. Çdo hap i punimit të JetLev ka qenë i vështirë”, thotë Raymond Li.
JetLev nuk është i mirë vetëm për argëtim, por mund të përdoret edhe për aktivitete shpëtimi dhe kontrollin e integritetit struktural të anijeve pas ndërtimit. Natyrisht plazhet do të mbushen shumë shpejtë me pasanikë të cilët në vend të fluturimit me parashutë përdorin JetLev.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi