Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ashendenti, ose shenja hyrëse User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ashendenti, ose shenja hyrëse User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ashendenti, ose shenja hyrëse

Shko poshtë

Ashendenti, ose shenja hyrëse Empty Ashendenti, ose shenja hyrëse

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 11:44 am

Gjatë përcaktimit të pasqyrës së përgjithshme të shëndetit dhe të sëmundjeve në jetën e individit është e domosdoshme që të dihet ashendenti, ose shenja hyrëse.
Ashendenti është shenja, e cila ngrihet në horizontin lindor në çastin e lindjes së personit (falë rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj), duke pasur si pikë shikimi vendin e lindjes. Koha është përdorur gjithashtu për ta shënuar jo vetëm shkallën e saktë të ekliptikës, e cila rritet, por të të gjithë shenjës zodiakale të cilës i përket shkalla hyrëse.

Natyrisht, Toka është në lëvizje të vazhdueshme, gjë që në çdo katër minuta shkakton paraqitjen e shkallës së ndryshme të ekliptikës mbi horizont. Kështu binjakët, të cilët do të mund të lindeshin në një distancë më të madhe kohore se katër minuta, do të kishin shenja të ndryshme hyrëse. Nëse ashendenti i binjakut të parë do të ishte në 30 dema, i dyti do t’i kishte binjakët si ashendent.

Prej këtu edhe del rëndësia e përcaktimit të saktë të ashendentit në një horoskop personal. Në rastin e astrologjisë mjekësore, i cili këtu është më i afërti, një përcaktim i tillë i shenjës hyrëse është së tepërmi i rëndësishëm për shkak se përdoret për ta shënuar kulmin e shtëpisë së Parë, që i përket trupit fizik.
Frymëzuesi i teorisë mbi antenat stelare të cilin tashmë e kemi përmendur, Cejn, pohon se shkalla e ashendentit shënon linjën e fortë të energjisë elektromagnetike, që rrjedh nëpër trupin astral, të cilën qartazi mund ta dallojnë personat parashikues. Aspektet e këtij "teli për tokëzim" janë po aq të rëndësishme, qoftë kur është fjala për shëndetin, qoftë për aspektet e Hënës dhe të Diellit.

Përcaktimi i shenjës hyrëse për fëmijët e lindur sot, në kushtet bashkëkohore, është tepër i thjeshtë, pasi që koha e lindjeve në klinikat gjinekologjike-akusherike shënohet saktësisht.
Megjithatë, një numër i madh njerëzish nuk e dinë orën e saktë të lindjes së tyre. Madje, edhe prindërit, në rast se ende jetojnë, rëndom janë çuditërisht të pasigurt kur i pyesim për orën e lindjes së fëmijës së tyre.

Astrologët profesionistë përdorin disa metoda në përpjekje për ta zgjidhur këtë problem. Njëra nga to është rektifikacioni (korrigjimi), që realizohet nëpërmjet kalkulimit të bazuar në të ndodhurat e rëndësishme të personit të cilit i bëhet horoskopi, sikundër janë: sëmundja e parë serioze, fatkeqësitë, vdekja e prindërve, ose e vëllezërve dhe motrave, kurorëzimi, lindja e fëmijës e të tjera zhvillime të ngjashme me këto.
Metoda e dytë merret me krahasimin e pozitave të shtëpive dhe aspekteve në horoskopin e personit me pozitën e tij shoqërore, vijat e karakterit, llojin e punës që bën, ose me profesionin dhe gjendjen materiale.

Procedura e tretë është njohur me emrin Epoka paranatale dhe është zhvilluar nga teorema e lashtë hermetike. Hermesi kishte vërejtur se ekzistojnë lidhje të caktuara të domosdoshme të pozitës së Hënës gjatë lindjes dhe ashendentit në kohën e ngjizjes dhe anasjelltas. Sefariali (Sepharial - pseudonim i mësuesit të njohur të astrologjisë moderne dhe përkthyes nga hebraishtja, sanskrishtja, kinezishtja, italishtja dhe frëngjishtja, vër. e përkthyesit) më 1898 ka shpikur formulën astronomike të bazuar në idenë e tij të përgjithshme dhe e ka botuar me titullin Epoka paranatale dhe ligji i seksit.

Astrologët me përvojë tashmë janë aftësuar plotësisht që ta vlerësojnë ashendentin e personit në bazë të dukjes së rij fizike, manireve dhe zërit.
Dëshmitar i një situate të tillë ka qenë edhe autori i këtij teksti. Gjatë kohës së intervistës me redaktoren e revistës së Rozenckrojcerit, të cilën e boton shoqata me të njëjtin emër nga Ousnsajdi në Kaliforni, kam theksuar se ashendenti im është virgjëresha. Redaktorja – e cila kishte një përvojë të theksuar në astrologji – qetë, por vendosmërisht tha se ashendenti im nuk ishte virgjëresha, por luani. Më vonë, kur pata rastin që ta marr vesh datën e saktë të lindjes sime, doli se redaktorja vërtet kishte të drejtë. E dhëna e deriatëhershme mbi orën e lindjes sime ishte e pasaktë.

Dr. Dejvidson, tashmë i ndjerë, i cili në praktikën e tij të përditshme si mjek e shfrytëzonte astrologjinë dhe përfundimet e saj, me vite kishte mbledhur vijat e theksuara, për të cilat kishte pohuar se në mënyrë joprogresive mund ta përcaktojnë cilëndo shenjë hyrëse. Përfundimet e tij thonë:

Dashi ashendent: u bien flokët në ballë në formë të vulës. Vetullat kryesisht i kanë të bashkuara. Mollëza e Adamit i ngrihet dhe i zvogëlohet derisa flet.

Demi ashendent: lloj karakteristik i zgurdullimit të syve dhe i ballit të rrumbullakët. Dr. Dejvidson e përmend presidentin e SHBA-së, Ajzenhauerin, si tipik për këtë lloj. Dr. Dejvidsoni ia kishte dalë që ta bindte nënën e presidentit, e cila i kishte kërkuar ndihmë pasi që nuk i kujtohej ora e saktë e lindjes së të birit, se i biri i saj ishte dem në shenjën hyrëse.

Binjakët ashendentë: rëndom ekziston prirja për hundën e shqiponjës, ndonjëra e ngjashme me sqepin e zogut. Vijën e dytë tipike e paraqesin buzët e bëshme. Pamja e përgjithshme e personave do të mund të karakterizohej si shprehje e maces që ka përpirë kanarinën.

Gaforrja ashendent: buzët të ngushtuara në skaje. Parë nga anash fytyra, në një masë të madhe, duket e rrafshët dhe e rrumbullakët, sikundër është Hëna e plotë.

Luani ashendent: kërkoni kraharor të gjerë dhe kokë të ngritur. Shkëlqen me ndjenjën e vitalitetit dhe shpirtin e gjallë.

Virgjëresha ashendent: shenja më veçuese e virgjëreshës është koka e gjatë konike, e cila nuk është e gjerë. Nganjëherë fytyra është trekëndore, shpesh me mjekër të theksuar spicore.

Peshorja ashendent: Venera, planeti zotërues i peshores, rëndom dhuron lëkurë të pastër. Sytë duken të humbur në largësi, por ka edhe një frymë sikur të ishte nga bota tjetër dhe thellësi në mendime, karakteristike për personat me këtë shenjë hyrëse.

Akrepi ashendent: sipas rregullit këtë shenjë hyrëse e dallojnë vetullat shumë të mrrolura, zëri i fortë dhe sytë depërtues. Buza e epërme shpesh është e ngërdheshur. Hunda rrallëherë është e drejtë, shpesh është romake, ose me majë të ngritur. Shenjat e dukshme në shpinë të dorës janë edhe një tregues tjetër.

Shigjetari ashendent: kur kjo shigjetë zodiakale paraqitet gjatë lindjes, sipas dr. Dejvidsonit, personi i cili lindet do të ketë hundë të drejtë, gjatësia nga këmbët deri te koka do të jetë më e madhe se rëndom, syri do të jetë i plotë – por kurrsesi i theksuar në përmasën që e kemi te demi ashendent. Këmbët gjithashtu janë më të gjata në proporcion me trupin.

Bricjapi ashendent: njëra nga shenjat më direkte të këtij ashendenti janë veshët të cilët rriten direkt në ashtin e mollëzës. Femrat e lindura në këtë kohë rëndom i kanë të shprehura venat në shpinën e dorës, madje edhe kur janë të reja. Personat e të dyja gjinive kanë flokë të paktë.

Ujori ashendent: flokët me krela dhe këndi i drejtë i syrit janë karakteristikë për personat me ujorin si shenjë hyrëse me rastin e lindjes. Këtyre dy veçorive, dr. Dejvidson, ua shton edhe - "shikimin miqësor".

Peshqit ashendentë: personat e lindur në këtë orë, njihen për ecjen e njëtrajtshme dhe për faktin se e bardha e syrit paraqitet ndërmjet bebes së syrit dhe kapakut. Pasi që janë nën ndikimin e Neptunit misterioz, sjellja e tyre shpreh preokupimin për mendimet e fshehta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi