Turku si bën derman gruas së “kalltë”
Faqja 1 e 1
Turku si bën derman gruas së “kalltë”
Një rast i pazakontë ndodhi këto ditë në Gjermani. Një turk i sfilitur nga lodhja i cili jeton në Gjermani me familjen, u detyrua ta thërriste policinë për tu mbrojtur prej bashkëshortes së tij të eksituar. Ai i tha policisë së gruaja s’po e linte të qetë, vazhdimisht ishte e eksituar dhe dëshironte të bënte dashuri.
Ai shkoi drejtë e në stacionin policor në Wailblingen dhe u tregoi djelmoshave me uniforma të kaltra se bashkëshortja s’po e linte të bëjë gjumë rehat.
Për të mos qenë e tërë kjo një mahi pa kripë, policët e kuptuan kur rrëfeu se që katër vjet ai flenë në dhomën e ditës për t’i shpëtuar sulmeve të gruas. Ai tha se as kjo nuk i ndihmonte pasi bashkëshortja vinte edhe në dhomën e ndejës dhe kërkonte nga burri i saj t’i përmbushte detyrimet e martesës.
Me shpresë se do të gjente qetësi, burri kërkoi shkurorëzim. Ata janë të martuar që 18 vjet dhe kanë dy fëmijë, ndërsa se a do të qetësohet gruaja “e kalltë” mbetet të shihet.
Similar topics
» Beteja biblike ndërmjet gruas dhe gjarprit! (Video)
» Iu hakmor gruas: Të gjitha paratë i dhuroi për bamirësi
» Iu hakmor gruas: Të gjitha paratë i dhuroi për bamirësi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi