Kujdes nga lindjet e parakohshme!
Faqja 1 e 1
Kujdes nga lindjet e parakohshme!
Shkencëtarët theksuan se banimi buzë rrugëve kryesore nxit lindjen para kohe.
E përditshmja britanike The Telegraph njofton se studiuesit e Okayama Graduate School of Medicine pohuan se gratë shtatzëna, të cilat jetojnë 200m larg rrugës kryesore, rrezikohen 50% më shumë të lindin para javës së 37-të.
Krahas kësaj, në studimin ku përfshihen më shumë se 14 mijë lindje, thuhet se risku i lindjes para javës së 32-të është 60 % ndërsa para javës së 28 risku rritet deri në 80%.
Specialistët japonezë mendojnë se pas kësaj rritjeje qëndron ajri i ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i lindjes para kohe shfaqet para fillimit të javës së 37-të.
Sa më herët të lindë fëmija aq më e ulët është mundësia e jetesës. Mesatarja e jetesës në javën e 27-të është 55-80 %, në vartësi të peshës së fëmijës. Fëmijët premature kalojnë probleme shëndetësore afatgjata.
Similar topics
» Kujdes me shtesat e hekurit
» Kujdes nga shtatzënia e padëshiruar
» Kujdes kur raportoni live! (Video)
» Shtatzëna kujdes! Mos hani kikirikë
» Kujdes kur shkruani SMS duke ecur!
» Kujdes nga shtatzënia e padëshiruar
» Kujdes kur raportoni live! (Video)
» Shtatzëna kujdes! Mos hani kikirikë
» Kujdes kur shkruani SMS duke ecur!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi