Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Batmani “mbron” Sarajevën   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Batmani “mbron” Sarajevën   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Batmani “mbron” Sarajevën

Shko poshtë

Batmani “mbron” Sarajevën   Empty Batmani “mbron” Sarajevën

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jan 27, 2011 12:19 am

Batmani “mbron” Sarajevën   F.0126165055388_m

Plaçkitjet, të shtënat, hedhja e bombave dhe vrasjet gjithnjë e më të shpeshta janë arsye që qytetarët e kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë të mos ndihen të sigurt. Autoritetet duket se nuk janë në gjendje të luftojnë krimin, kështu që sarajevasit vendosën ta angazhojnë një super-hero i cili do t’i mbronte ata. Konkursi është shpallur – kërkohet një Batman me përvojë.
Shpallja interesante për punë u publikua në faqen boshnjake të internetit për shpallje të lira Market.ba. Qytetarët e Sarajevës të cilët çdo ditë ballafaqohen me rritjen e shkallës së krimit nëpër rrugët e qytetit, vendosën ta angazhojnë një Batman.

Në konkursin e shpallur thuhet se kërkohet një Batman i cili ka së paku tri vjet përvojë pune në kryerjen e punëve të ngjashme, posedon përgatitje profesionale të punës si dhe njeh artet marciale.

Të gjithë ata që vendosin të paraqiten për konkursin duhet ta dinë se duhet të jenë të saktë dhe të përgjegjshëm, pastaj duhet ta fshehin mirë identitetin e tyre, ndërsa për këtë lloj pune duhet që Batmani të posedojë edhe makinën e tij.

Puna e Batmanit nuk është aspak e lehtë, për këtë arsye punëdhënësit - qytetarët e Sarajevës - i ofrojnë Batmanit marrëdhënie të përjetshme pune, pagë të rregullt, ndërsa Batmani mund të punësojë vëllain ose kushërinjtë, nëse kanë shkathtësitë si të shokut të tij më të mirë, Robinit.

E tëra që pritet prej Batmanit është që t’i ndihmojë qytetarët sa herë që gjenden në vështirësi, të parandalojë plaçkitjet, të shtënat, vrasjet, të kontrollojë lagjet e kantonit të Sarajevës dhe rregullisht të kontrollojë terrenin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi