Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si të përballoni stresin para martesës?  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si të përballoni stresin para martesës?  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të përballoni stresin para martesës?

Shko poshtë

Si të përballoni stresin para martesës?  Empty Si të përballoni stresin para martesës?

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 12:09 pm

Si të përballoni stresin para martesës?

Dita më e bukur e një femre është sigurisht dita e saj e martesës. Secila ëndërron që kjo ditë të jetë dita më e bukur, më e lumtura dhe më e veçanta në jetën e saj. Sado që nusja e ardhshme është e lumtur dhe e hareshme, ajo, gjithsesi, do të jetë në stres para dasmës së saj.

Tanja Turunxhieva,
nutricioniste
vita.dietklub@gmail.com
044 274 553

Kështu, unë do të mundohem që me disa këshilla të shëndetshme dhe praktike, t’ju lehtësoj stresin, në mënyrë që atë ditë të jeni edhe më e lumtur dhe më gazmore se zakonisht. Më e mira që mund të bëni gjatë përgatitjes për ditën e martesës suaj, është që të ndryshoni sadopak mënyrën e ushqimit. Gjithsesi se këshillat e mira nuk do të jenë të tepërta.

E para që duhet të bëni është që nga menyja (apo lista e ushqimeve që i konsumoni) juaj të largoni çokollatat, ëmbëlsirat, biskotat, picat dhe brumërat e ndryshme. Këto ushqime nuk do të ndikojnë në përmirësim të disponimit tuaj, por do të ndikojnë vetëm në shtimin e peshës suaj! Ndërsa, atë ditë ju duhet të dukeni si princeshë. Kështu që do të veprojmë kështu: çdo mëngjes do të fillojmë me 5 bajame natyrale të papjekura dhe të pakryposura. Bajamet përmbajnë yndyra esenciale, kalcium, vitaminë B, vitaminë E dhe elemente tjera të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në përmirësim të tenit/lëkurës suaj dhe do të u japin më shumë energji. Më pas pini një gotë lëng të shtrydhur nga cilado pemë sipas zgjedhjes suaj. Rekomandohet ananasi dhe dredhëza apo portokalli dhe kajsia.



Pas kësaj filloni të hani pemë. Pemët duhet të jenë të llojllojshme dhe natyrisht, gjithmonë të freskëta. Nga pemët ju rekomandojë dredhëzat, qershitë, shalqirin, kajsitë, mollët, ananasin dhe rrushin. Diku në mesditë, merrni fara të papjekura të lulediellit dhe kungullit me një lugë mjaltë. Më pas, dreka do të jete njëra nga kjo këto ushqime: peshk, spinaq, bishtaja, bizele, kërpudha apo fasule e shoqëruar gjithmonë me sallata të freskëta dhe të llojllojshme, të cilës mund t’i shtoni vaj ulliri dhe kripë. Perimet të cilat i rekomandoj për sallata të freskëta janë: karota, rrepë të kuqe, domate, speca, hudhër, qepë, rrënjë selinoje dhe lakër. Këto perime përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe enzime të cilat ndihmojnë katalizimin e organizmit.

Hani kur të dëshironi dhe sa dëshironi, por me rëndësi është që ushqimi të jetë i një tipi/lloji. Zakonisht vajzat që përgatiten për ditën e martesës nuk ha shumë ushqime për shkak të nervozes dhe stresit rreth përgatitjeve. Ato e vënë vetën në dieta të improvizuara, ku në fakt ato e vënë vetën në uri. Kjo është plotësisht e GABUAR. Në këtë mënyrë, ju vetëm mund të bëni kolaps imunitar dhe disbalans hormonal. Ju duhet që nervozen dhe stresin ta luftoni me ushqim të shëndetshëm, pra me pemë, perime, ushqimet e grupit të bishtajave, peshk deti, etj.

Edhe diçka tjetër, shumë me rëndësi: gjatë ditës duhet të pini së paku 2 litra lëngje dhe atë ujë dhe lëngje të shtrydhura. Mund të pini edhe nga 0.5 l biojogurt. Ato do të ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë së lëkurës suaj dhe duke mos lejuar të dehidroni, do të ndikojë ne disponimin tuaj të përgjithshëm.

Këto këshilla do të ndikojë që të mos keni stres dhe të keni disponim më të mirë dhe të jeni më të qeshura. Në këtë mënyrë do të jeni të gatshme për momentin më të rëndësishëm dhe më të bukur të jetës suaj. Do të dukeni dhe ndiheni sikur princesha nga përrallat më të bukura.



Çka duhet të konsumoni dhe pse?

* Dredhëza, sepse në vete përmbajnë acid folik, vitaminë C, kalium, magnez. Këto do të ndikojnë të keni imunitet dhe metabolizëm më të mirë, tretje të mirë, forcim të flokëve, thonjve, lëkurës, ndikojnë si diuretik, përmirësojnë vlerat e gjakut, forcojnë libidon tuaj.

* Shalqiri, pasi përmban karoten, që në metabolizëm transformohet në vitaminë A. Përmban vitaminën B6, vitaminën B3, acid folik, hekur dhe sasi të mëdha të vitaminës C. Kjo do të ndikojë të jeni të freskët; ndikon në forcimin e thonjve, flokëve, lëkurës, disponimin, dhe, në forcimin e sistemit të imunitetit.

* Selinoja, për shkak të përbërësve të saj që bën mrekullira. Në vete përmban vajra eterikë që e bënë të ketë shije dhe erë specifike. Është e pasur me vitamina B-komplex dhe atë: B12, B2 dhe B6. Ndikon pozitivisht në punën e zorrëve, flokë të shëndoshë, lëkurë, sy dhe mëlçi. Pastron organizmin, forcon trurin, sistemin nervor, jep energji, mbron nga viruset dhe ka efekt antibakterial. Mbron nga diarreja dhe ftohjet.

* Kungulli, në vete përmban bakër, hekur, magnez dhe beta-karoten. Kungulli pastron helmet nga zorrët dhe zvogëlon kapsllëkun, zvogëlon nivelin e yndyrës në gjak, forcon imunitetin, lidhet në trup me vitaminën A dhe forcon sistemin imunitar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi