Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:58 am

NISI ZBRAZJA

Numri i banorëve të lagjes u zvogëlua dukshëm. Tani po ndihemi më të pa
sigurt. U boshatisën pesëmbëdhjetë shtëpi.
Dëgjojmë lloj-lloj (deinformatash. Thuhet se tërë popullata shqiptare
është nisur drejtë Maqedonisë, se kolona e automjeteve është e gjatë me
dhjetëra kilometra, se kufiri me Maqedoninë është i hapur, se kufiri po
kalohet pa asnjë dokument të udhëtimit,se netët e ardhshme do te jenë tepër
të tmerrshme, se do të shpërthejë lufta nëpër qytete,se do të bëhen masakra
të mëdha, se djemtë më të mëdhenj se pesëmbëdhjetë vjeç do të ndahen dhe
ekzekutohen, se femrat e reja do t’i dhunojnë e çka jo , e çka jo! Tani po
e shoh konkretisht se sa e rrezikshme është lufta psikologjike. Ne po
tentojmë ti demaskojmë këto thashetheme por pa sukses, sepse, disa sosh,
janë edhe të sakta. Kështu u krijua një panik tepër i rëndë dhe shumë i
rrezikshëm .
Masakrat, vrasjet, djegiet e shtëpive, plaçkitjet, dhunimet e
dëbimet po vazhdojnë me intensitet marramendës.
Po. Plani famëkeq i Çubriloviçit, i hartuar qysh moti, po jetësohet me
përpikëri.
Ikja e disa familjeve të lagjes sonë na vuri në një dilemë të madhe. Ne që
ishim këmbëngulës për të mos ikur, s’e mbajtëm fjalën. Katër familje (që
ishin për të mos ikur) veç shkuan. Ne, që akoma jemi për të ngelur këtu duke
rrezikuar edhe familjet, nuk po kemi mundësi ta sigurojmë asnjërin se nuk do
të pësojë ndonjë të keqe. Madje disa kanë filluar edhe të na qortojnë që u
thamë për të mos ikur. Disa dëshirojnë të marrin mendimin tone: të ngelin
apo të ikin. Ne nuk po kemi mundësi t’u përgjigjemi. Se, nëse u themi të
qëndrojnë këtu e pësojnë ndonjë tragjedi, kjo donë të thotë se ne jemi
shkaktarë të asaj të tragjedie, ose, nëse u themi të shkojnë
(largohen) e u ndodh diçka e keqe rrugës, prapë na duket se ne qemë
shkaktarë të asaj të keqeje .
Pas një bisede të gjatë, konfuze e të mundimshme, në fund nxorëm një
vendim i cili na u duk më i arsyeshëm:
Secili kryefamiljarë të vendos vet për fatin e familjes së tij.
Përgjegjësinë edhe rrezikun le ta bartë secili veç e veç. Të mos
fajësohet asnjëri prej nesh.
Rreth orës katër pasdite, u kthye treni nga Hani i Elezit përplot me të
ikur. Nuk i paskan lënë të futen në Maqedoni. Një numër i banorëve të rrugës
sonë prapë u vendosën nëpër shtëpitë e tyre. Po shumë u gëzuam! Juve ju
duket naive kjo thënie. Neve jo. Tash jemi pak më shumë, ndihemi më të
fortë, më të sigurt .
Megjithëse u kthyen disa banorë të lagjes, rreziku është i përhershëm.
Informata të sakta s’kemi. Vetëm dezinformatat po plasohen dhe po bëjnë
bume të mëdha.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:58 am

Emine Ademaj , e ikur nga Shtimja, me pesë fëmijët e saj dhe me vjehrrën
kthejnë tek unë. Ajo është e tmerruar.
-Aga Lush (kështu më thotë nga vegjëlia), çka të bëjmë?-më pyeti.- Nuk
guxojmë të qëndrojmë më në podrumin e Musliut asnjë minutë. Shkiet kanë me
na zanë të gjallë në të.
-Emine, nuk di çka të them. Nuk po di çka të bëj as me fëmijët e mi. Por
nëse do, ja ku është shtëpia ime,hyni, hani, rrini e flini sikurse në
shtëpinë t’ uaj. Unë natën nuk jam duke qëndruar në shtëpi. Vend keni sa
të doni. Uluni!-i thash.
-Jo, aga Lush, jo! Në shehër nuk guxojmë të rrimë më as një sekondë. Çka
s’po thonë. Kemi vendosur të shkojmë në Pojatë te motra Hanushe. Po nisemi
sa s’është bërë terr, ndoshta nuk më ngucin rrugës me gjithë këta fëmijë.
S’pata mundësi t’ a ndal por as t’i ndihmoj gjë. Vet vendosi dhe u nisën
duke qarë. Ku ta di, ndoshta kurrë më nuk do të shihemi.
Ra muzgu. Hëngrëm darkë dhe prapë shkuam tek Bedriu për të fjetur. Saloni
është i mbushur përplot djem, burra dhe pleq. Kati i sipërm përplot gra,
vajza e fëmijë. Janë afër njëqind banorë, ama jo të gjithë të lagjes sonë,
ka edhe refugjatë. Edhe shtëpia e Azemit, e Mehmetit, e Zymerit janë spic
të mbushura. Shtëpitë tjera në rrugë janë të zbrazta. Jemi grumbulluar në
këto shtëpi ngase e kemi hapur një “korridor” për të dalë (eventualisht)
në rrugën “E. Duraku” e pale. Fëmijët por edhe ne burrat disi po ndihemi
shumë më të sigurt. Koha që po kalojmë në këtë kolektiv po na duket më
dinamike , më e gjallërishme. Ç’ është më e rëndësishme, po tregohet një
humanitet i paparë deri me sot. Kjo po na inkurajon shumë. Bile, po
diskutohet se nuk do të largohemi (ne që jemi këtu) pa na dëbuar me forcë
bandat serbe. Do të jetojmë në këtë mënyrë sa të kemi mundësi. Ushqim dhe
dru kemi për një kohë bukur të gjatë. Këtu s’ka-s’kam, këtu kemi të gjithë.
Djemtë, si zakonisht, e mbajnë rojën sipas orarit të hartuar. Është për
t’u çuditur një gjë : Që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, as gjatë
natës por as gjatë ditës nuk ka hyrë asnjë polic apo ushtar në rrugën
tonë. Këtë nuk dimë se si ta shpjegojmë, përveç se, rruga jonë nuk e ka
asnjë banor serb . Megjithatë nuk guxojmë të lirohemi. Vigjilencën dhe
gatishmërinë duhet ta kemi në çdo çast.
Ora është rrafsh njëzet e tre. NATO-ja fillon të bombardojë caqet e
planifikuara. Artileria serbe vepron shumë plogësht. Edhe armët e civilëve
janë më të rralla. Në qytet nuk ka thyerje xhamash. Ata tanimë të gjithë
janë të thyer.
Bombardimet pushuan. Ra heshtja.
Disa djem por edhe burra tanimë kanë fjetur, disa të tjerë po bisedojnë për
ta kaluar natën. Unë pranë stufës, me dritën e një qiriu shënova këta
rreshta për ditën që sapo iku.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:58 am

Është e martë, 30 mars, 1999.
Rreth orës katër të mëngjesit prapë pati një valë të bombardimeve. Ushtria
serbe aktivizon minahedhësit. Këtyre po u frikësohemi më së shumti, sepse,
minat mund të qëllojnë ndonjë shtëpi, e rrënojnë dhe mund të ketë viktima të
shumta. Merreni me mend sikur të binte ndonjë minë në këtë shtëpi ku jemi
ne.
Zot , ruana!
Rreth orës pesë u ndërprenë të shtënat.
Jam tepër i rraskapitur. Ia ktheva shpinën stufës, rashë për të
fjetur pakëz.
Mëngjes.
Zhurma e fëmijëve të shumtë na e nxori gjumin. Po më vjen mirë kur po
idëgjoj këta fëmijë duke qeshur bukur të disponuar. Por edhe po prekëm. Po
prekem sepse, këta nuk janë tubuar këtu në ndonjë gazmend, por janë
strehuar nga dhuna serbe. Kjo po m’ a brenë shpirtin. Tani po e kuptoj
domethënien e një fjale të urtë:”Toka e fortë e qielli lart”.
Zgjohen të gjithë, pastrohemi dhe duam të shpërndahemi nëpër shtëpitë tona.
Mirëpo, zonja e shtëpisë, Fatimja, nuk na lejoi. Kishte përgatitur një
mëngjes për të gjithë. Hëngrëm me shumë oreks dhe u shpërndamë ata që
kishim shtëpitë afër.
Rreth orës nëntë erdhën disa lajme tepër dëshpëruese : Ushtria bashkë me
bandat e ndryshme serbe paskan filluar të vejnë postblloqe nëpër pjesë të
ndryshme të qytetit ku paskan bllokuar shumë rrugë. Se, gjatë natës paskan
gjuajtur me minahedhës dhe se një minë e paska goditur shtëpinë e Kurtesh
Selmanit në rrugën “V. Gërvalla, se gjatë natës, banda të maskuara paskan
sulmuar shumë familje shqiptare, paskan rrëmbyer njerëz, paskan plaçkitur
deviza, ari, e tjera gjëra me vlerë.
Tani po shohim grupe njerëzish me çakla ndër duar duke shkuar drejtë
stacionit të trenit. Po ikin. Mua nuk po m’ ë rrihet,toka po më çon peshë,
siç thuhet.
Përmes një labirinti edhe unë dola tek stacioni i trenit për të pare më
për së afërmi se çka është duke ndodhur. Një turmë e madhe njerëzish po e
pritnin trenin. Ndërkohë vjen një tren me dymbëdhjetë vagonë (më parë vinin
dy). Mbushet treni përplot dhe niset drejtë Hanit të Elezit. Edhe ata që
kanë vetura tanimë po shkojnë, po shkojnë.
Po fort u brengosa!
Ktheva në shtëpi sikurse i varruar.
Rreth orës katërmbëdhjetë kthehet treni nga Hani i Elezit pa asnjë njeri.
Të gjithë e paskan kaluar kufirin pa u penguar nga maqedonët. Demek,
“korridori” që pat deklaruar Gligorovi qenka hapur(!
Ky lajm u përhap si rrufeja. Po flitet për “korridorin” sikur është porta
e shpëtimit.
Në sokak, disa të rinj ishin afruar kokë më kokë dhe po bisedonin për
mundësinë e kyçjes së tyre në UÇK. -” S’po pranojnë . Armë nuk kanë”- u tha
Culi që kishte kontaktuar me njerëzit e UÇK-s. Bile, Muharremi më qortoi
para të rinjve bukur ashpër:
-Buq, e di se ke lidhje me Lumin*, pse s’po na lidhë me të përmes bacit
Mustafë? ** Si arriti të shkojë Enveri ? ***
-Biro, Lumi është shumë larg. E din ti ku është Juniku? Nuk kemi asnjë
lidhje me të. S’kam mundësi të ndërmarr kurrgjë. Po presim mos po lidhemi
me Zonën e Nerodimes. Këtu jemi shumë më afër,të shohim- u thash shkurt.
---------------------
*Hajdin Abazi,
**Dhëndrri i Hajdinit,
***Djali i Mustafës (nipi i Hajdinit).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:58 am

Titulli: Hajrush Idrizi - " Lufta ,o mesues ,lufta " -Roman
*
Po afrohet nata. Bashkë me Muharremin futemi Brenda dhe ulemi për të pushuar
pak .
-Buq, po më intereson, si edhe pse erdhi deri te kjo luftë?-më pyeti
Muharremi, ama, po m’ë duket se e hapi këtë temë vetëm sa për tambytur
monotoninë..
Unë, pa fije përtese vendosa t’i përgjigjem:
-Po biri im, rrëfimi është një histori shumë i gjatë, por, unë do të
mundohem të të tregoj pak si më shkurt e më qartë, nëse mundem, natyrisht,
sipas fakteve që ekzistojnë.
Dëgjo!
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, trojet shqiptare përgjysmohen.
Kështu, gjysma e popullit shqiptar (kuptohet edhe tokat e tyre) mbetën
nën sundimin e sllavëve serbë, malazias e grekë, se Maqedonia (si shtet)
atëherë nuk ekzistonte. Pastaj, në vitin 1939, fillon Lufta e Dytë
Botërore. Në këtë luftë futen të gjitha shtetet e Ballkanit, kuptohet edhe
Shqipëria. Në Luftën Antifashiste futen edhe shqiptarët e Kosovës duke
shpresuar se është momenti më i volitshëm për bashkimin e popullit dhe
trojeve shqiptare në një shtet. Mirëpo, as kësaj here nuk u realizua dëshira
e tyre. Prapë fuçitë e mëdha, pas mbarimit të Luftës së Dytë, na dëmtuan
mu sikurse në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Shqipëria mbeti po ajo
gjysmë, madje pati tendenca edhe të zhduket e tëra.
Dhe,në nëntor të vitit 1945, në vend të së ashtuquajturës
Mbretëri Jugosllave, formohet Republika Federative Popullore e
Jugosllavisë .
Federatë, donë të thotë bashkim i disa shteteve në një shtet. Kështu,
Jugosllavia u krijua prej gjashtë republikave dhe dy krahinave. Këto njësi
(republikat), ishin, si të them, shtete në shtet. Sipas Kushtetutës,ato
ishin plotësisht të barabarta, madje,në ndonjë rast eventual ato e kishin
edhe të drejtën e shkëputjes. Edhe krahinat, në bazë të kushtetutës i kishin
disa të drejta por jo sikurse të republikave. Krahinat ishin në kuadër të
Republikës së Serbisë. Për shembull,ato nuk e kishin të drejtën e
shkëputjes as nga Serbia e lere më nga federata . Pastaj kishte edhe
shumë pabarazi të tjera që nuk po i përmendi.
Serbët ishin populli me numër më të madh në Jugosllavi.
Tash, ata dëshironin ta sundonin tërë federatën gjë që edhe e bënin
haptazi. Kështu, ata u bënin padrejtësi të mëdha popujve tjerë a në veçanti
shqiptarëve të Kosovës. Ky zullum ishte i papërballueshëm . Dhe, si
rezultat i krejt këtyre padrejtësive tepër të mëdha, shqiptarët e Kosovës
, në vitin 1968 organizojnë demonstrata në tërë Kosovën. Në to kërkohen
disa të drejta elementare, si bie fjala, përdorimi i flamurit kombëtar,
hapja e universitetit në gjuhën shqipe, u kërkua që Kosova të bëhet me
kushtetutë e edhe republikë. Duket se këto demonstrate patën njëfarë
suksesi. Se, menjëherë pas tyre e sidomos pas vitit 1974, pozita e
krahinave sipas kushtetutës së re, avancohet bukur shumë: Gati-gati
barazohen me republikat tjera. Mirëpo, në praktikë punët shkonin
krejtësisht ndryshe. Shqiptarët prapëseprapë përbuzeshin e nënçmoheshin
totalisht.
Në fillim të viteve të tetëdhjeta u pa se Jugosllavia patjetër do të
zhbëhet.
Prishjen e saj, të parët e paralajmëruam ne, shqiptarët e Kosovës. Në atë
kohë, më konkretisht, në pranverën e vitit 1981 organizohen demonstrata
gjithë popullore në tërë Kosovën. Qëllimi i tyre ishte që edhe Kosova ta
ketë statusin e republikës, pra që edhe shqiptarët të njihen si komb dhe
të kenë të drejtën e shkëputjes nga Jugosllavia, sepse, shihej ashiqare se
Jugosllavisë i ka ardhur fundi, i ka ditët e numëruara, pra,vetëm sa
s’është zhbërë. E,sapo të zhbëhet Jugosllavia,Kosova ptajetër duhet ta ketë
statusin e republikes për të mos pasur telashe,po e përsëris edhenjëherë,
për shkëputjen e saj nga nga federate Jugosllave.
Këto ngjarje tepër të bujshme e tronditën Federatën në themel. Serbia nuk
jepej. Ajo ankohej para republikave tjera se gjoja Serbia qenka republika më
e dëmtuara në Federatë, se në Serbi paska “shtete në shtet” ( mendohej
për Kosovën), se Serbia e paska humbur sovranitetin në vet Serbinë e të
tjera marifetllëqe hegjemoniste serbe. Dhe , për çudi, republikat tjera edhe
Vojvodina (krahinë) i dolën krah Serbisë. Kështu, në fund të marsit e
sidomos me një, dy dhe tre prill të vitit 1981 Kosova sulmohet me të
gjitha forcat e ushtrisë dhe të policisë jugosllave. Sulmet ishin tepër
brutale dhe të pamëshirshme. Në to pati shumë të rrahur, të plagosur me armë
zjarri por edhe shumë të vrarë. Vtëm në Ferizaj tre demonstues u vranë e
njëzt e shtatë tjerë u plagosën rëndë.Numri i të plagosurve lehtë, i të
rrahurve dhe i të arrestuarve nuk dihet as sot. Demonstratat u shuan me
dhunë, madje ato u cilësuan edhe si demonstrate kundërrevolucionare. Në
Kosovë shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Aplikohet edhe ora policore[!]
Thënë më troç: Pushtohet Kosova.
Mirëpo, shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me këtë akt. Rezistohet me vite të
tëra në mënyra të ndryshme. Vjen viti 1989. Minatorët e Trepçës organizojnë
demonstrate edhe më masovike se ato të vitit 81 e 82. Qëllimi i këtyre
demonstratave ishte shumë i qartë dhe i arsyeshëm: Mbrojtja e
Kushtetutës së Kosovës e fituar në vitin 1974 . Me minatorët e Trepçës
solidarizohet tërë popullata shqiptare. Kështu, ato u shndërruan në
demonstrata tepër masovike,dhe tejet të përgjakshme.
Edhe pse republikat tjera e panë se shqiptarët kanë të drejtë në kërkesat
e tyre, ato prapëseprapë i ndihmuan Serbisë. Serish demonstratat u shuan me
forca të shumta ushtarake dhe policore. Prapë ripushtohet Kosova. Dhe, edhe
kësaj here shpallet gjendje e jashtëzakonshme,prapë aplikohet ora
policore. Po e sheh : Pushtim,pushtim pas pushtimi.
Serbia nuk u kënaq vetëm me kaq. Ajo , nën ombrelen tytatave të
tankeve,në kushte tëjashtëzakonshme heq Autonominë e Kosovës, suspendon
Kushtetutën e saj, suspendon organet shtetërore të Kosovës, dhe,
Kosovën e anekson, thënë më mirë e bashkon me Serbinë. Menjëherë nxjerr
ligje diskriminuese, ligje raciste të cilat i aplikon vetëm në Kosovë.
Ndërpret financimin e arsimimit në gjuhën shqipe,ndalon botimin e gazetave
në gjuhën shqipe, ndërpret kanalin e RTV e Prishtinës, ndërpret sigurimin
shëndetësor, ndërpret pagesat e shtesave për fëmijët shqiptarë,dëbon nga
puna me dhjetëra mijëra punëtorë shqiptarë etj,etj. Thjesht, mbesim të
askujt.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:58 am

Dhe, si rrjedhojë e këtij kaosi, trazirave e turbullirave,lind,krijohet
nevoja si fenomen për të mbijetuar disi e që mund të cilësohet edhe si
vetorganizim, normalisht, i prirë prej disa intelektualëve tanë. Kështu,
krijohet partia e parë shqiptare në Kosovë, e cila pagëzohet me emrin
Lidhja Demokratike e Kosovës në krye të së cilës emërohet Dr. Ibrahim
Rugova, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të
Kosovës. Këtë Parti e përkrahu tërë popullata shqiptare në Kosovë. Përkrahja
e saj u bë jo pse kishte ndonjë program të mirëfilltë sikurse partitë
simotra në vende të ndryshme të botës, por, se ishte partia e parë shqiptare
që i tha ashiqare- JO Serbisë.
Qëllimi kryesor i LDK-s ishte shkëputja e Kosovës nga
Jugosllavia, pra, PAVARËSIA e saj. Kjo parti, ta quajmë, u shndërrua në një
lëvizje gjithëpopullore. Kjo lëvizje nisi të veprojë në dy drejtime:
Një, në internacionalizimin e problemit të Kosovës në arenën
ndërkombëtarë në mënyrë institucionale, legale,dhe
Dy, rebelimin e popullatës për organizimin i luftës së armatosur kundër
okupatorit serb në mënyrë ilegale. E dyta bëhej në mënyrë të fshehur.Në
këtë mënyrë objektivat e LDK-së( Lëvizjes) realizohen me plot sukses. Dhe,
pas një pune shumë të madhe , të gjatë e të mundimshme, më në fund bota e
kuptoi thelbin e problemit të Kosovës, e, në anën tjetër, rebelimi i
popullatës u kurorëzua me krijimin e UÇK-së, e cila fillon rezistencën e
armatosur kundër pushtuesit serb. Këto fakte ia hapën rrugën forcava të
NATO-s, dhe, ja, ajo tashti po vepron, siç po e sheh edhe ti vet. Tash,jam
shumë i bindur se Milosheviqi do të gjunjëzohet shumë shpejtë. Kam besim
tek Zoti se çështja e jonë do të zgjidhet ashtu sikurse dëshirojmë ne.
S’di a je i kënaqur, por unë kështu i kam parë dhe po i shoh
gjërat,-iu përgjigja Muharremit në pyetjen që ma shtroi. Mu duk sikur e
kuptoi shkakun e shpërthimit të kësaj lufte të pa kuptimtë, por nuk foli
gjë. Hapi derën dhe doli në oborr. Pas pak dola edhe unë. Pashë Sinaveren
duke biseduar me të. Kuptova se Sinaverja paska vendosur të largohet që
nesër. E luttë Muharremin që të shkojë me të, se, sipas saj, djemtë dhe
vajzat janë më të rrezikuarit nga barbarët serbë. Djemtë i ekzekutuakan
kurse vajzat i dhunuakan . Kuptova se Muharremit iu mbush mendja për të
shkuar me të. Sinaveren e qortova shumë ashpër për fjalët që ia tha djalit.
Mirëpo, ajo ma priti me një ton shumë të ashpër :
-Nuk jam çika jote, baci Hajrush, pra, edhe s’e ke gajlen teme, se, sikur
të isha e jotja, ndryshe do të ishe shprehur. Po të më ndodhë një gjë e
tillë, çka më duhet jeta, çka?!-klithi dhe ia plasi vajit,- Po deshe , ama
Muharremin ta kam një mashkull me vete, se ti e din, unë jam jetime-pa babë,
po s’deshe, bile mua mos më pengo, mos më merr në qafë!-foli dhe u largua.
Edhe Muharremi shkoi me të.
Po. Sinaverja ka të drejtë të frikësohet. Ka kryer fakultetin ekonomik,
disa vite punoi me nder, ishte shumë e respektuar nga kolegët e punës, e
sot, sot të bie në duart e bishave serbe kjo jetime nuk bën, hiq s’bën.
Duhet të ik, duhet ta shpëtojë nderin, edhe jetën, pse jo.
Edhe Muharremi mund të jetë i frikësuar. Këtu nuk jemi të organizuar si e
sa duhet. Në UÇK nuk arriti të shkojë. Të bie në duart e kriminelëve serb e
të vritet duarlidhë, siç po ngjet me shumë të rinj, nuk bën, hiq nuk bën.
Edhe ky duhet të largohet, të gjejë rrugë dhe mënyra tjera për të hyrë në
UÇK , e, aty të vdes si u ka hije burrave.
Bie muzgu.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:58 am

Mbyllim dyert dhe serish shkojmë në shtëpinë e Bedriut.
Po shumë jemi!
Vetëm në odë numërova tridhjetë e dy burra, djem e pleq. Në dhomat tjera
janë mbi njëqind fëmijë,vajza, gra dhe plaka. Jemi mbyllur në këtë shtëpi
dhe po qëndrojmë sikurse të robëruar. Qëndrojmë dhe presim, presim (jo
insh’Allah) më të keqen. Presim çka do të ndodh me neve, jo vetëm në këtë
shtëpi, çka do të ndodh me ata nëpër shtëpitë tjera, çka do të ndodh me ata
nëpër qytete tjera, me ata maleve e përrenjve, çka do të ndodh me tërë
Kosovën?!
Ora është dhjetë e gjysmë. Vështroj burrat dhe djemtë . Të gjithë, ama bash
të gjithë janë të zbehur, të dërmuar e të brengosur. Secili ka gajlen e
vet: Baballarët për fëmijë, fëmijët për prindër.
Eu se ç’na gjeti! Po ditë të vështira pritëm! Po u marrim lakmi
të vdekurve.Po për Zotin, lakmi po u marrim (!)
Në momentin kur po vështroj të pranishmit se si duken dhe ç’ u sillet në
kokat e tyre u dëgjua një shpërthim tronditës. Të gjithë, instinktivisht
mbuluam kokat me duar sikur të mbrohemi nga rrënimi i shtëpisë. Pas pak
qeshëm me njëri tjetrin për “reflekset” që treguam. Kuptuam se kjo
bubullimë erdhi nga raketa e NATO-s. Na u duk sikur u godit ndërtesa e
SPB-s. Por jo. Caku i goditur kishte qenë një depo e ushtrisë serbe prapa
ndërtesës së policisë. Dalim në oborr për të parë. Shohim një re tymi të
zezë që e mbuloi qytetin. Artileria serbe s’u ndie. Me siguri janë strehuar
nëpër strehimore. Më pas u dëgjuan edhe aeroplanët por kësaj here nuk
lëshuan bomba në Ferizaj. Ora është njëzet e katër. Në këtë kohë shtruam
çajin . Pimë të gjithë por nuk flet asnjëri.
Qetësi jashtë , qetësi brenda.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

Ka filluar
dita e mërkurë,31 mars, 1999.
Disa të rinj kanë filluar të flenë, disa të tjerë, duhanxhinj,
dredhin duhan dhe ngjisin cigare me cigare. Mua s’ më flihet. Dal tek rojet
e rrugës. Ishin katër: Aliu, Avdyli, Muharremi dhe Fatoni. Janë shumë të
qetë. Fare nuk frikësohen. Kthehem brenda, gjej një hapësirë të vogël afër
stufës , bie për të fjetur pak.
*
Në orën shtatë zgjohemi nga gjumi. Kthehen edhe rojet.
-Për çudi,- thanë rojtarët,- ishte nata më e qetë që nga 24
marsi. Asnjë plumb nuk u shkrep pas orës dymbëdhjetë.
Mirëpo, rreth orës tetë e gjysmë situate tensionohet në mënyrë dramatike.
Thonë se në qytet ka forca të shumta ushtarake, policore e paramilitare. Po
vendosin postblloqe nëpër rrugë të ndryshme dhe po e bllokojnë popullatën.
Një postbllok e vendosën në rrugën tone, një në rrugën “E .Duraku dhe një në
“M. Popoviq”. Postblloqet i paskan ndërtuar me thasë të çimentos. Ato
qenkan në formë të gjysmë rrethit ku qëndruakan katër deri në gjashtë
ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë. Nuk lejohet asnjë dalje e as hyrje në
rrugë. Bllokohemi për së gjalli. Futemi në rrethim. Disa bëhen gati për të
ikur me çdo kusht, sidomos refugjatët që ishin me ne. Me siguri, këta nga
përvoja që kanë, dinë më mirë se çka po gatuhej.
Sinaverja me Ibadetën kishin vendosur për të ikur. Ato m’ u lutën t’ua jap
Muharremin meqë nuk kanë asnjë mashkull për t’iu ndihmuar fëmijëve të
Ibadetës.
Nuk pata guxim ta refuzoj kërkesën e tyre. Për dy minutë e bëmë gati djalin.
Nisemi.Kalojmë prej oborrit në oborr, dalim në rrugën “E. Duraku”, bëjmë
një cik-cak dhe dalim te stacioni i trenit. Turma e njerëzve më trishtoi. Po
shumë ishin! Rreth orës nëntë erdhi një kompozicion shumë i gjatë. U ndal.
Treni u mbush shumë shpejtë. Muharremi m’ u hodh në qafë. Më shtrëngoi
sikurse unë atë. S’folëm asnjëri. Na mungonin fjalët.
Ka mundësi të mos takohemi kurrë më, ka.
Niset treni drejtë Hanit të Elezit.
Pale a do të shkojnë të gjithë?
Zoti qoftë me ta!
Disi arrita në shtëpi por tepër i dëshpëruar. Fqinjët më rrethuan në të
gjitha anët. Më shtrojnë lloj-lloj pyetjesh. Disponimi i tyre është nën
minimum. Numri i banorëve po zvogëlohet prej çasti në çast. Po dobësohemi.
Është ora dy pasdite. Një grup ushtarësh serbë (për here të parë) futen në
rrugën tonë. Dëbojnë të gjithë banorët e shtëpive deri tek shtëpia e Beqir
Çorrollit. Kjo pjesë e rrugës shpallet zonë ushtarake. Spitalin e
kirurgjisë të Ismet Bibës e uzurpojnë kurse personelin mjekësor e dëbojnë me
dhunë.
-Unë, -thotë Ismeti- reagova tek një epror ushtarak. I thash, spitali
është pronë e imja, se disponoj leje për punë , se të gjitha obligimet ndaj
shtetit i kam kryer me rregull, prandaj ky veprim është i padrejtë. Shiheni
se ç’ më tha eprori: “Nëse jeni të sëmurë, unë jam mjek, madje specialist,
ju shëroj për një minutë, e nëse jeni shëndosh, ik,ik! Kjo është pasuri e
Serbisë, more vesh?! “- Për çudi dola nga spitali im në këmbët e mia. Po
çuditem me vetveten: Si është e mundur e të mos jem i sëmurë?!- rrëfeu
pronari i spitalit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

Edhe barnatorja private që ishte ngjit me spitalin, thyhet dhe të gjitha
barërat i fusin në spital. Sjellin edhe shtretër në katin e tretë. Tamam
spital ushtarak. Nëpër shtëpitë rreth spitalit si të Hoxhës, Bekimit,
Skënderit ,të Mustafës, vendoset ushtria serbe. Kjo është rruga jonë : me
spital ushtarak, postbllok dhe përplot ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë.
Edhe kjo na gjeti!
Nata po afrohet shumë shpejtë. Gjendemi në rrethana edhe më të ndërlikuara.
Marrim vesh se treni qenka kthyer nga Hani i Elezit pa asnjë udhëtarë. Të
gjithë paskan dalë matanë pa kurrfarë problemi- “Pse s’dolëm edhe ne ?”-
pyesin disa.
Disa burra e djem qëndrojnë para derës sime dhe bisedojnë për situatën në
këto çaste të jashtëzakonshme.
-Po vijnë, po vijnë!,-foli dikush.
-Brenda! – i urdhërova të pranishmit.- Unë dhe Bedriu do të flasim me ta.
Erdhi një veturë e kuqe pa targa .U ndal para nesh. Nga vetura dolën pesë
tigra të armatosur. Njëri prej tyre,ndoshta është epror, shkëputet dhe na u
drejtua:
-Ç’ bëni këtu!?
-Po bisedojmë, fqinjë jemi,-foli Bedriu.
-Për luftën ,ë? Mos doni të luftoni edhe ju?
-Jo zotëri, jo,- i them me zë të qetë.
-E di, e di se për luftën po bisedoni,-na tha.
Pastaj na pyeti për emrin e rrugës, numrin e shtëpive, numrin e banorëve.
I treguam se rruga quhet “S.Kovaçeviq”, se ka 96 shtëpi e numri i banorëve
është përafërsisht 800 frymë. Këto të dhëna janë shumë të sakta, por ia
bëmë me dije se disa banorë të pjesës së poshtme të rrugës tanimë nuk
janë në shtëpitë e tyre. Ata janë tubuar nëpër shtëpitë këtu rreth nesh.
Për banorët e Jezercit,të Shtimes e të Deçanit që kishim strehuar kaherë,
nuk u treguam fare.
-E di,- tha dhe vijoi- Ne nuk flasim shumë,-nisi ta ngrit zërin,-Erdhëm
t’ua bëjmë me dije: Nesër të mos u shohim këtu. Shkoni ku të doni. Edhe më
qartë: (Gubite se!) Hupni! (Razumete ?! ) Kuptuat ?!- na urdhëroi, u futën
në veturë dhe shkuan drejtë postbllokut.
Të dy mbetëm pa fjalë.
E pritëm edhe urdhrin për dëbim .
Po pra!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

U futëmi në odën e Bedriut i cili duke hyrë nisi ta këndojë një këngë:
“Hajde - hajde mori vashë, po vjen puna tuj u trashë!”
Nisëm bisedën. Tema po dihet. Mundësi për të bërë rezistencë s’kemi. Të
vritemi tok me fëmijë nuk bën. Thënë më mire, nuk guxojmë të bëjmë
vetëvrasje kolektive. Fundi i fundit,detyrë parësore e çdo kryefamiljari
është t’ a shpëtojë familjen e vet. Urdhrin e kemi marrë. Për t’u
larguar po shihet se duhet të largohemi patjetër, po ku të shkojmë, në ç’
drejtim, në katunde apo drejtë Maqedonisë? Disa janë të mendimit për të
shkuar në Pojatë, Rahovicë, Mirosalë ose edhe në Sllakovc, por shumica ishin
për në Maqedoni. Katundeve që u përmendën mund t’ju vjen radha sikurse na
erdhi neve. Pra, më mire të ikim njëherë se sa disa herë, siç po u ndodhë
banorëve të Jezercit, të Reçakut, Shtimes e të tjerëve. Në fund,
vendosëm për të shkuar drejtë Maqedonisë, që nesër, me trenin e parë.
Vendimin që morëm dikush ua përcolli fëmijëve matanë. Ndjeva një zhurmë
gazmore, jo vetëm tek fëmijët(!).
Nuk kanë fije faji. Me stoicizëm të paparë përballuam rrahje, kidnapime,
granatime , djegie, vrasje e masakra. Për një kohë të gjatë jetuam nën
ankthin e vdekjes, dhe ç’ vdekje se!- nga thika e shkaut!.
Po, e pritëm edhe këtë ditë, ditën kur po duhet kthyer shpinën shtëpisë,
pasurisë, qytetit, Kosovës, ditën kur po duhet kthyer shpinën varreve të
parëve tanë, ditën kur do të nisemi në drejtim të panjohur, në udhëtim të pa
cak(!)
Po. Edhe kjo na ndodhi!

*
Është ora dy pas
mesnate,e enjte, një prill, 1999.
Shumica tanimë kanë fjetur . Unë me ndihmën e një qiriu shënova në fletoren
e Albanës ngjarjet kryesore të ditës që sapo iku. Gjeta një zbrazëtirë të
vogël, rashë për të fjetur nëse më merr gjumi, por s’po e besoj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

Kapitulli i tretë

IKJA E PARË


Ora është gjashtë.
Mëngjes i ftohtë i një prillit të vitit 1999.
Të gjithë janë zgjuar. Ne që kemi shtëpitë këtu shpërndahemi,
shkojmë nëpër shtëpitë tona. Tubojmë çakla të nevojshme për rrugëtim të
panjohur. Vishemi me rroba të trasha se, ku ta dimë, mund të ndodhë të
kalojmë net të tëra nën qiellin e hapur në shi apo edhe borë. Marrim edhe
ushqim ngase ka mundësi të mos takohemi me bukën me ditë të tëra.
Unë, gruaja dhe dy djemtë jemi në kuzhinë, sikur duam të përshëndetemi me
të,sikur dëshirojmë t’ia themi lamtumirën, por nuk mundemi e as nuk
dimë. Me mallëngjim vështrojmë të gjitha orenditë në kuzhinë, në dhomën e
fjetjes dhe në odën e miqve. Të gjitha janë pjesë e djersës dhe e shpirtit
tonë. Na dhimbsën. Mbi një tavolinë shoh një lule në saksi, m’ u duk sikur
lulja më kërkon ujë ( më besoni i dhashë ujë ), ku ta di, ndoshta kurrë më
nuk do të ujitet.
Të gjitha këto të mira materiale më duken sikurse krijesa të gjalla, sikur
na luten të mos i lëmë në vetmi, sikur frikësohen, sikur qajnë…,
Ne qajmë. Qajmë sepse këtu ishte çerdhja jonë, këtu u lindëm, këtu u
rritëm, këtu qeshëm, këtu u ngrohëm. Qajmë sepse kjo ishte pasuria jonë e
arritur me mundin e tim at, me djersën time, me djersën e tim bir, Ymerit,
i cili vajti në Gjermani vetëm e vetëm për t’ a begatuar shtëpinë me këto
të mira të cilat, ja, mu tash po i lëmë në vetmi, po ua kthejmë shpinën, po
i lëmë pa jetë. Të tërat më duket se po vdesin.
Dalim. Mbyllim dyert edhe portën e oborrit. Jemi në sokak. Këmbët na
dridhen, na merren mendtë. Mu bë sikur thërrasin shtëpitë, oborret, sikur
na lusin: “Rrini, rrini ju lutemi! Mos na braktisni! Mos na i ktheni
shpinën! Ne ju rritëm, ju ruajtëm nga bora e shiu, nga dielli e vapa, ku po
shkoni?! Edhe ne i urrejmë barbarët . Ata do të na djegin , do të na
masakrojnë(!) Kthehuniii (! ! !) “
Sokaku është i mbushur përplot burra, gra, djem e vasha, fëmijë, plot. Të
rriturit janë të ngarkuar me çakla, disa kanë fëmijë në krah, disa bartin
të sëmurët madje edhe të paralizuar.
Pamje shokante.
Qajnë gratë, qajnë vashat,qajnë nuset, qajnë djemtë , qajnë fëmijët, ne
burrat u ndihmojmë, kuptohet, në vajë.
Qenka e dhimbshme shtëpia,qenka e dhimbshme pasuria, qenka i dhimbshëm
VENDI.
Ora është tetë. Nisemi(!). Radhitemi në kolonë sipas familjeve. Ecim si të
verbër . Kokat na mbesin të kthyera nga shtëpitë. I lëmë ato të pa jetë.
Ecë kolona.
Dukemi sikur përcjellim funeralin e ndonjë të vdekuri. Shkojmë drejtë
postbllokut të ushtrisë serbe. Na zmbrapsin.” Na drugu stranu!”(“Në anën
tjetër!”),-na urdhërojnë.
Kthehemi prapa.Vazhdojmë drejtë rrugës “Skënderbeu”, në “G . Terbeshi”, “E
.. Duraku”, lakojmë në të majtë, dalim në “V. Gërvalla” dhe arrijmë para
stacionit të trenit.
Hapësira, para stacionit, i ngjason një deti ku derdhën një mori
lumenjsh .
Nga të gjitha anët vijnë kolona njerëzish. Tubohen brenda binarëve të
hekurudhës.
Po shumë janë!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

Padyshim një e katërta e numrit të banorëve të qytetit, beli po!
Forcat ushtarake, policore e paramilitare me lloj-lloj uniformash bredhin
nëpër turmën e njerëzve me shumë arrogancë. Njerëzit janë tepër të
kujdesshme. Ua lirojnë kalimin me shumë kujdes në mënyrë që të mos nxitet
ndonjë incident, se, në këtë moment na mungon vetëm ky. Presim . S’vjen
treni, vonohet shumë. Thonë se akoma s’është nisur nga Fushë Kosova.
Njerëzit ulen nëpër binarë, në tokë, në rërë, qëndrojnë ballë-përball me
njëri tjetrin. Nuk bëjnë zhurmë. Presin, presin.
Sirenat alarmojnë rrezikun nga avionët e NATO-s. Forcat ushtarake, policore
dhe civilët serbë vrapojnë si pa kokë drejtë strehimoreve. Ne s’ua vëmë
veshin këtyre alarmeve. Kthejmë sytë drejtë qiellit. I përcjellim avionët me
dashamirësi. Ata kalojnë mbi ne, shkojnë në drejtim të veriut. Kalon rreziku
i bombave. Serbët dalin nga birucat e tyre dhe futen në turmë duke na
provokuar serish. Ne s’u japim shkas , durojmë.
Më në fund u duk lokomotiva e trenit. E hapëm binarin gjegjës. Treni
fishkëlloi dhe me shpejtësi të madhe çau masën në dysh por s’u ndal .Ishte
tepër i gjatë dhe i stërmbushur me të dëbuar. Iku drejtë jugut.
Po tash?!
Në stacion pohojnë se pas pak do të vjen tren special ose treni që sapo
shkoi do të kthehet nga Hani i Elezit deri në Ferizaj dhe do t’ i shpie
ferizajasit drejtë Maqedonisë.
Ora ka kaluar dymbëdhjetën. Fëmijët kanë filluar të qajnë. Janë të uritur
por edhe të lagur. Papritmas vjen një kolonë autobusësh. Parkohen aty, para
stacionit të trenit. Njerëzit turren drejtë tyre. Marrim vesh se ata janë të
dedikuar për të dëbuarit. Kushti i pare për të hyrë në autobus është 30
dem(!) për person.
Shkaktohet rrëmujë e paparë bri autobusëve. Mbushen ding. Niset kolona e
autobusëve drejtë Hanit të Elezit. Shkojnë.
Vini re shtetin “demokratik” të Serbisë!:Me dhunë dëbon shqiptarët nga
vatrat e tyre dhe edhe në këtë moment i plaçkitë në mënyrën më perfide duke
ua marrë nga 30 dem. Kjo i ngjason sikur të vdekurit t’i merret qefini.
Vijnë edhe katër autobusë tjerë. Tollovi. Edhe këta mbushen shumë shpejtë.
Turma nuk pakohet fare. Sikur të mbushësh një kove ujë në pus.
Presim, vetëm presim.
Rreth orës katërmbëdhjetë kthehet treni nga Hani i Elezit pa asnjë njeri.
Ia lirojmë rrugën. S’u ndal, shkoi drejtë Fushë Kosovës. Ku ta dimë ne se sa
të dëbuar presin atje siç presim ne këtu. Marrim vesh se drejtë Ferizajt
është duke ardhur treni i paralajmëruar (pa orar). Kemi durim, e presim.
Rreth orës pesëmbëdhjetë, treni ndalet në stacion. Ai është tepër i gjatë:
lokomotiva është te Xhamia e Re kurse fundi te Xhamia e Madhe. Tren kaq të
gjatë nuk kishim parë asnjëherë. Në të dyja anët njerëzit i sulen trenit.
Dyert nuk hapeshin, e nëse me forcë hapesh ndonjëra, brenda s’ke ku ta vesh
as gjilpërën e lere më të futet njeri brenda. Pamë edhe njerëz mbi njerëz.
Nuk hyri asnjë ferizajas. Treni niset shumë ngadalë me atë barrë të
pazakonshme në drejtimin tanimë të njohur.
Mbetëm të hutuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

Në drejtim të fabrikës se drurit u dëgjua një zhurmë makinash. Vinte një
kolonë shleperësh të mëdhenj. Për çudi edhe këta u parkuan buzë masës së
njerëzve. Edhe këta ishin të porositur për të na bartur gjer në kufi.
Mësojmë se maunat po transportuakan gjerë në Glloboçicë, e për në Tetovë .
Masa bën yrysh drejtë maunave. Palohen njerëzit bri njëri tjetrit sikurse
ndonjë mall pa vlerë. Nuk bëzajnë. Disa Jezercas të cilët ishin të strehuar
në lagjen tonë m’ ë lusin të nisem me ta. Unë refuzova një gjë të tillë. I
porosita që as ata të mos shkojnë me maune . Ka mundësi t’i ndajnë djemtë
nga Jezerci e ti zhdukin pa gjurmë. Nuk më përfillën fare. Hipën në kamion
disa familje. Edhe Azemi me familjen e vet, të vëllait dhe disa të ikurve
që qenë strehuar në lagjen tone hipën në maune. Madje, Azemi u hidhërua me
mua pse nuk po shkoj edhe unë me ta.
Dymbëdhjetë shleperë me barrë të pazakonshme u nisën drejtë Glloboçicës e
badehu?.
Ne ngelëm si në mjegull. Mbrëmja po afrohej. Patjetër duhet të kthehemi në
shtëpitë tona nëse janë të lira. Masa e njerëzve nis të shpërndahet në
drejtime të ndryshme. Edhe ne drejtohemi drejtë shtëpive tona. Në hyrje
të rrugës, te postblloku, ndalemi nga ushtria serbe. S’na lejojnë të futemi
në lagjen tonë,në shtëpitë tona. Sillemi rrotull e rrotull, rrugicave e
mureve të shpuara, disi futemi nëpër shtëpi. Fatmirësisht, shtëpitë i gjetëm
ashtu siç i patëm lënë, të zbrazta.
Ushtrët serbë kishin kuptuar se jemi kthyer prapa. Ora ishte pesë e gjysmë.
Katër ushtarakë shkëputen nga postblloku dhe nisen drejtë nesh. I shohim dhe
jemi të detyruar t’i presim. Dikush patjetër duhet biseduar me ta. Unë,
Bedriu dhe Sokoli shtiremi sikur bisedojmë mes veti. Erdhën fare pranë.
Njëri, që dukej si epror, na ftoi për të biseduar , dy të tjerë zunë pozita
gatishmërie në dy drejtime kurse një tjetër na vuri në shënjestër. Eprori u
interesua për numrin e banorëve të mbetur, për numrin e të larguarve, për
kthimin tonë. Dukej shumë nervoz, por nuk paraqitet i tillë. Na vështron por
s’flet. Herë pas herë vë dorën në revole. Prapë na përcjell. Ndoshta bën
prova me ne. Ne qëndrojmë para tij si statuja. Është e mundur të kemi
ndryshuar në pamje, është.
-Pse nuk shkuat?- pyeti ashpër.
-S`patëm me çka të shkojmë. Treni i parë nuk u ndal fare, i dyti nuk pati
vend kurse autobusët dhe kamionët u mbushën përplot dhe shkuan. Ne që nuk
patëm mundësinë të shkojmë , u kthyem, ,- i thash.
-Shikoni! Unë po u them shkurt: Ikni sa më shpejtë, se, kur të vijnë ata(!)
nuk ju pyesin hiq. Ne jemi ushtri e rregullt, respektojmë ligjet, kurse ata
janë tepër të rrezikshëm, s’njohin kurrfarë ligji, pra, mund të pësoni tepër
keq. Nesër patjetër duhet të shkoni! Kuptuat?! –bërtiti.
-Po zotëri, kuptuam. Në mëngjes do të dalim te stacioni i trenit,- i thamë
dhe sikur u liruam nga ankthi.
Eprori ftoi ushtarët dhe u konsultua diçka me ta.
“Po, jemi gati ti kryejmë urdhërin, zotëri kapiten!”-iu përgjigj njëri nga
ushtarët.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 9:59 am

Eprori na u drejtua:
- Po tash?
Ne rrudhim supet, nuk dimë çka kërkon.
- Zashto ne govorite? [Përse nuk folni?]
-S’ dimë, zotëri- i them.
- Mi znamo [Dimë ne],- na tha me cinizëm dhe përcolli reagimin tone.
Ne nuk folëm gjë. Paraqitemi sikur nuk kuptojmë. Edhe ai bëhet sikur nuk na
kërcënohet. Hapi një pako cigare dhe na ofroi të marrim nga një. E marrim
ngase saktësisht kuptonim provokimin e tij.
-Po më duket se jeni njerëz të mire,- na tha.
-Sigurisht se jemi,- ia kthejmë.
-Po, ne çfarë jemi?-na pyeti.
-Të mirë jeni.
-Më duket sikur dyshoni,-vazhdoi.
-Jo jo, nuk dyshojmë,- ia pritëm një zërit.
-Keni frikë se do t ’ju vrasim, ë?-pyeti.
-Jo,- iu përgjigja,- Nuk kemi bërë gjë për të na vrarë.
-Keni bërë, kenë bërë. Edhe shumë bile. Ju mbani terroristë nëpër shtëpitë
tuaja, i ushqeni, i shëroni dhe i armatosni . Por,-vazhdoi,- u thash se ne
jemi ushtri e rregullt, nuk u vrasim pa ju kap në vepër, i kemi ne kasapët
tjerë. Ata , ata do t’i pastrojnë punët me juve, se edhe ju jeni sikurse
“ata”, (mendon në “terroristët”), të gjithë ! Qysh dje ua kemi bërë me dije
për të ikur kurse ju ende silleni këtu pari.
-Po, ne nuk patëm mundësi të shkojmë zotëri, përndryshe nuk do të ishim
këtu,- i them.
- Dosta vishe![Mjaft më!]- klithi.
Më duhet ta pranoj: u frikësova por jo tej mase,sepse e merrja me mënd se
shkau po bën eksperimente me ne, po zbavitet. Gjakftohtësia jonë e tërboi
eprorin edhe më shumë.
-Sllushajte dobro! [Dëgjoni mirë!] Nëse nesër u gjejmë këtu, shumë
shtrenjtë do ta paguani. Kokat do t’u shkojnë jo vetëm juve treve por të
gjithëve. Ua tregova zanatin e atyre. Jasno![Qartë!] Gubitese! [Hupni!],-u
çirr si i marrë.
Ngadalë filluam të largohemi, natyrisht duke e mbajtur shikimin drejtë
tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:00 am

- Bërzhe,bërzhe! [Shpejtë, shpejtë!],-bërtiti ashpër.
Ka mundësi t’i kemi shpejtuar hapat, ka. Nuk po më kujtohet. Vëmendjen e
kisha të përqendruar në automatikët e tyre të drejtuar drejtë nesh të cilët
mund të shkrepnin në çdo çast. Arritëm të fshihemi krejtësisht prej tyre.
Edhe ata u nisën drejtë postbllokut. Ku ta dimë, ndoshta kanë qeshur me ne
ose edhe janë frikësuar prej neve, prej gjakftohtësisë sonë karshi të
gjitha atyre provokimeve që na e bënë.
Banorët që pritnin me ankth përfundimin e bisedës me ushtarakët serbë, u
gëzuan kur na panë shëndosh e mirë. Futemi në shtëpinë e Bedriut si
zakonisht. Muzgu që na është bërë egjel si thuhet, vjen, s’na pyet fare.
Gratë kishin bërë një darkë për të gjithë. Hamë bukur mirë meqë nuk kemi
ngrënë tërë ditën. Është ora dhjetë. Njerëzit janë shtrirë për të pushuar.
Unë i vështroj me shumë kujdes. Të gjithë janë të lodhur, të shqetësuar, të
parruar dhe tepër të zbehur. “ O Zot, shumë ëndrra kam parë. Ato ishin të
lloj-llojshme. Kam parë në ëndërr gjarpërinj. Më sulmonin mua , unë ata,
dilja fitues. Kam parë ujq e derra. Edhe ndaj tyre ngadhënjeja. Mirëpo, kam
parë edhe ëndrra kur nuk fitoja unë, zihesha pisk. Dhe, në ëndërr e dija
se ëndërr jam. Brof, më dilte gjumi dhe gëzohesha që paskam qenë në ëndërr.
Këto që pashë gjatë këtyre ditëve e që po i shoh edhe tani janë shumë më
shumë se ëndërr. Nuk paska thënë populli kot: “Pëlcet shkëmbi, jo njeriu!”.
Tamam kështu na qenka. Se, armiku të më tregojë zanatin e “atyre” prej
kasapi, e unë ta vështroj si memec, duket shumë e pabesueshme, por ja, për
fat të keq, është e vërtetë, bile shumë e hidhur.”
Nejse!
Nxora lapsin për t’i shënuar disa ngjarje të ditës së sotme por papritmas
u tund dheu. NATO-ja godet caqet e ushtrisë serbe. Artileri serbe sikur nuk
ka. Hesht. Zhurma e avionëve përzihet me zhurmën e shpërthimeve. Goditet
jugu i Ferizajt. Dy detonime u dëgjuan afër ndërtesës së policisë.
Shpërthime dëgjohen edhe në drejtim të lindjes, si kah Gjilani por edhe kah
Prishtina.
Është mesi i natës. Bombardimet pushuan. Ra heshtja. Shumica filluan të
flenë. Unë zura një vend afër stufës dhe pa u penguar nga askush, shënova
këto që po i lexoni.
Edhe unë rashë.
Ka filluar dita e premte, 2 prill, 1999.
Një si furtunë më zgjoi nga gjumi. Avionët e NATO-s kishin filluar punën e
tyre. Bedriu nisi të numërojë: “Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë.
Hë! Ia *** nanën!”,- tha me zë bukur të lartë.
-Asnjë gabim s’e bane,- i them.
-Edhe ti i ndjeve , a?-më pyeti
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:00 am

-Vetëm Kadriu s’i ka ni se iu ka prish aparati i veshit,- ia ktheva.
Qeshëm me zë të lartë. Shumica u zgjuan nga gjumi.
Po. Këto ishin shtatë detonime të njëpasnjëshme që goditën diku shumë
afër. Shikojmë orën. Ajo ishte katër e një çerek. Pikërisht në këtë moment
nisi një valë shpërthimesh tronditëse. Dalim jashtë për të kuptuar shkakun e
shpërthimeve. Na duket se ato vinin nga të gjitha drejtimet e qytetit. Ato
nuk ishin as të NATO-s e as të artilerisë serbe. Na kap frika. Ç’ janë këto
shpërthime?!
Aliu hip në katin e tretë të shtëpisë së tij për të vrojtuar shpërthimet.
-Mos u bëni merak, eksplodimet janë në kazermat e ushtrisë serbe. Ato
qenkan goditur nga bombat e NATO-s. Shihet tymi e flaka që po dalin sikur
prej ndonjë vullkani. Sigurisht janë qëlluar depot e municionit.
Bindemi edhe ne . Futemi në odë.
Zhurma e shpërthimeve zgjati bukur shumë. Sigurisht ishin shpërthime
granatash,minash, predha topash, bomba e armësh tjera të shumta.
Dita është fare afër. Shpërthimet tanimë pushuan.
Ora është gjashtë e gjysmë. Të gjithë u zgjuan nga gjumi, edhe fëmijët.
Cakun e dinim: Stacioni hekurudhor e pale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:00 am

IKJA E DYTË


Është ora shtatë. Ata që kanë shtëpitë më afër, shkojnë edhe njëherë në
to. Mbyllin dyert, dritaret, portat e oborreve dhe dalin në sokak.
Reprizohet pamja e ditës së djeshme. Vaje fëmijësh, grash, vaje burrash.
Kolona niset drejtë “S. Beut”. Ecim dhe qajmë. Kaluam nëpër të njëjtën
rrugë-si dje. Para stacionit hekurudhor e njëjta pamje, me një ndryshim se
sot ka akoma më shumë të dëbuar. Zëmë vend në binarët e trenit.
Presim.
Mësojmë se një tren paska shkuar përplot me të dëbuar drejtë jugut qysh në
orën gjashtë. Ky tren tani u kthye pa asnjë njeri, shkoi drejtë veriut.
Ne presim.
Disa njerëz ecin poshtë e lart nëpër hekurudhë. Bëhem kureshtar dhe,
edhe unë nisa të shëtis si ata. Dola te Xhamia e Madhe. Jam përballë
rrugës sime. E shoh. Është krejtësisht e boshatisur përveç disa ushtarëve
të cilët ecin poshtë e lart nëpër katrorët e rrugës që tani më duken sikur
të fildishtë. Këta katrorë i patëm shtruar me duart tona , për veten tonë,
për fëmijët tanë , për fëmijët e fëmijëve tanë. Tani rruga është e shkretë,
pa banorët e vet. Tash armiqtë po enden nëpër të sikur të jetë e tyre.
Mos o Zot!
M’ u bë sikur më thërret rruga, sikur më ftojnë shtëpitë. Ika drejtë e
te familja. Më kapluan djersë të ftohta. Shpejtë piva pak ujë dhe e laga
fytyrën. I frikësova ata që ishin pranë meje sidomos gruan e djemtë . U
arsyetova se pagjumësia më ka lodhur.
Militarët serbë endën nëpër turmën e njerëzve me shumë arrogancë. Me qëllim
ngacmojnë njerëzit për të bërë ndonjë kërdi. Të dëbuarit janë shumë
vigjilent . U ikin provokimeve. Durojnë.
Treni s’vjen.
Një kolonë autobusësh radhitet përbri turmës . Turremi drejtë tyre. Në
momentin kur po tentojmë t’i afrohemi një autobusi, para këmbëve tona ndalet
një autobus tjetër. Përfitojmë rastin dhe futemi në të. Si me qëllim,
shumica e janë banorë të lagjes sonë. Unë vet i katërti, Bedriu vet i
shtatëmbëdhjeti, Mehmeti vet i shtati, Rizahu vet i trembëdhjeti,Sabriu vet
i pesti,Kadriu vet i shtati,Dema vet i dyti, Hajdini vet i teti, Nazmiu
vet i pesti por pati edhe të tjerë që nuk i njihja. Autobusi mbushet për së
tepërmi. Secili njeri ka nga një njeri në prehër. Patëm edhe dy të
paralizuar, Asdrenin me karrocë dhe një refugjate plakë nga Ivaja e
Kaçanikut. Sigurish ka më shumë se njëqind e njëzet njerëz. Shoferi me
konduktorin janë serbë. Me kënaqësi fërkojnë duart.
-Bëni gati nga tridhjetë dojç marka për njeri!,- urdhëron konduktori.
Disa nuk kanë. Mirëpo, ky problem zgjidhet menjëherë. Paguajnë ata që
kanë edhe për ata që s’kanë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:00 am

Vargu i autobusëve niset drejtë Hanit të Elezit. Për çudi asnjëri nuk qanë.
Tjetër gajle na kapi : Si dhe ku do të shkojmë, ku do ta kalojmë natën,
netët? Kolona e autobusëve ecë drejtë kufirit. E kalojmë Kaçanikun , edhe
urën (nën Kaçanik) mbi Lepenc. Këtu e teposhtë është kolona e automjeteve
duke pritur për të vazhduar rrugën drejtë kufirit. Rruga është e zënë,
është ngushtuar. Autobusët përbirohen në anën e majtë. Ecin tepër ngadalë.
Bri rrugës pamje trishtuese. Në të dy anët ka zjarre të ndezura, njerëz
rreth zjarreve, drunj me pelena fëmijësh duke u terë, gra duke punuar rreth
zjarreve. Madje shoh një grua duke gatuar bukë(!). Po për Zotin. Para vete
ka miellin e derdhur mbi një najlon, paska ulur brumin për bukë. E përzien
brumin me dorë .E , se si do ta pjekë nuk mund ta di, e din ajo.Epo, edhe
kështu u dashka mbijetuar!.
Autobusët zbresin drejtë Hanit të Elezit. Te Uji i Thartë është kolona me
vetura që po pritkan, ku ta di unë se sa ditë. Ne jemi të privilegjuar.
Autobusët ecin. Futemi në Elez Han.Autobusët ndalen. Zbresim. Kolona e
njerëzve shkon teposhtë drejtë stacionit hekurudhor. Ecim edhe ne në
kolonë. Dalim mbi binarët e trenit. Jemi shumë, shumë jemi. Informohemi:
Kolona duhet të ecë vetëm brenda binarëve të trenit, nëpër pregjë dy nga dy,
sepse, hapësira jashtë binarëve është e minuar nga soldateska serbe. Ecim
siç na thonë. Vargu i njerëzve është shumë i gjatë, i ngjason Lepencit
paralel të cilit rrëshqet me ngadalë. Dalëngadalë, arrijmë te “porta” e
Fushës së Bllacës .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

Kapitulli i katërt

HYRJA NË BLLACË


Dhe, siç u thash, me ngadalë i afrohemi Fushës së Bllacës. Aty, në hyrje të
fushës, presin një numër i madh gazetarësh,fotoreporterësh dhe kameramanë
nga mbarë bota.
Para meje ecë xha Sabriu me të shoqen, e cila e mban për të mos u rrëzuar.
Sabriu dhe e shoqja e tij janë shumë “atraktivë” për njerëzit me objektiva.
E rrethojnë nga të gjitha anët dhe e kapin në të gjitha profilet. Unë me të
shoqen dhe dy djemtë shkojmë pas tyre. Sigurisht se edhe unë po i plotësoj
disa kushte për ta. Pas meje vjen Aliu me një plakë të ngarkuar në shpinë.
Ajo është e paralizuar dhe tepër e papërshtatshme për bartje. Pas Aliut,
Asdrenin e hendikepuar e bartin dy veta në një batanije. Kameramanët bëjnë
yrysh para dhe pas meje. Shumë shpesh objektivat e aparateve më kapin edhe
mua.
Duke e pare këtë shfaqje trishtuese, fillova ta humbas drejtpeshimin.
Bahesha herë në të djathtë e herë në të majtë. Gruaja më hetoi dhe më mbajti
për të mos u përplasur për toke. M ’u afruan edhe dy djemtë. M ’a dhanë një
shishe ujë për t’u këndellur. Desha ta pi një pikë, por dora nuk mundi ta
gjejë gojën. Uji m ’u derdh në fyt, trupit teposhtë. Në këtë çast bëhem
shumë “simpatik” për fotoreporterë e kameramanë. U bëra “mall për biznes(!)”
Më rrethuan në të gjitha anët. Filluan të më kapin në të gjitha profilet. Mu
bë sikur m’i drejtuan tytat e automatikëve, sikur më vrasin. Ua bëj me dorë
që të largohen. Përkundrazi, edhe më shumë m ’ë “sulmojnë”. Edhe gruaja
nisi të “aktrojë” para tyre. Djemtë, Enveri dhe Ylberi m’ u lutën që edhe
unë të qëndrojë-durojë sikurse të tjerët se, përndryshe do të bëhet edhe më
keq. Lutjet e tyre janë tepër serioze, bile edhe kërcënuese. Obligohem si
babë, si prindër , si kryefamiljar ta përballoj traumën që përjetova.
I binda djemtë edhe gruan se asgjë nuk kam, se krejtësisht jam në rregull,
e, lodhja që sapo e ndjeva është pasojë e pagjumësisë . Fëmijët kur m’ ë
dëgjuan duke folur e sidomos kur panë se po eci drejtë, pa u luhatur, paksa
u qetësuan.
Kjo “trullosje” duket se qe e mirëseardhur për mua. Për momentin isha i
zënë me vetveten. Kalova nëpër atë turmë njerëzish pa i vërejtur fare. Se,
sikur t’i kisha parë siç i pashë më vonë, të shtrirë në të dy anët e
hekurudhës, arave, livadheve , shpatit buzë kaçubave, vështirë se do të
kisha qëndruar. Do të isha plandosur për toke e ndoshta kurrë nuk do te
isha ngritur më në këmbët e mia.
Ecim teposhtë hekurudhës. Tash pa njerëzit me aparate. Ata ngelën te
“porta” për të kapur sa më shumë gjah. Zbresim në fund të turmës, përball
ushtarëve maqedonë. Na ndalin dhe na urdhërojnë të zëmë vend. Detyrohemi të
veprojmë sipas urdhrave të tyre. Zëmë një vend të mbushur përplot manaferra.
Është paksa më i ngritur, buzë hekurudhës dhe një përroske që derdhet në
Lepenc.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

Dalëngadalë tubohen shumica e fqinjëve të mi. Ulemi për tu çlodhur.
Ora është dy pasdite. Në ndërkohë mësojmë se për tu larguar nga ky vend as
që bëhet fjalë. Takojmë njerëz , të cilët paskan kaluar këtu nga dy e edhe
tri net .
Paraprakisht u dashka të merren do farë nënshkrimesh nga maqedonët në një
tendë e pastaj të dilet. Marrja e nënshkrimeve qenka e pamundur për gjithë
ata njerëz. Kuptojmë se edhe ne do të kalojmë net të tëra në atë vend.
Hapësira ku ndodhemi ngushtohet prej çasti në çast. Në këto rrethana,
medoemos duhet të ndërmarrim diçka. Djemtë por edhe ne menjëherë i
përvishemi punës. Disa pastrojmë manaferrat,disa të tjerë shkuan për të
tubuar dru krane,rremba e cunga për të ndezur zjarre, sepse, shihej, nata
do të jetë shumë e ftohtë.
Pranë meje, Alberti provon një telefon celular për të biseduar me
vëllezërit e tij në Francë. S’mundet me hy në lidhje. E lus ta sjell
numrin 9941413106573* helbete mos e marr lidhjen me Sevdinë në Zvicër. Pa
përtesë Alberti sjell numrin e dhënë dhe:
-Fol bac, e kapi,- më tha dhe ma lëshoi telefonin në dorë.
“Alo!”-them.
“Mirëdita buq!”,-klithi Sevdija matanë telit , e cila përnjëherë ma njohu
zërin.-“O Zot!, edhe njëherë ua ndjeva zain! Gjallë qenkeni,a?!- dhe ia
plasi vajit me zë të lartë, atje në Zvicër.
“Po bija ime të gjithë jemi mirë. Shpëtuam. E kemi kaluar kufirin. Jemi në
Maqedoni. Tani jemi të sigurt përpos Muharremit i cili para…”
“Buq, buq,-ma ndërpreu fjalën,- Muharremi asht në Gostivar. Ishte vendos
tek nji familje. Shënoje numrin e telefonit: 003897021586,* thirre!.
Për çudi, m’ u ndërpre lidhja.
“S`ka gajle-i thash vetës. Asgjë më shumë nuk më duhet në këto çaste. Po
minutë e hairit paska qenë!”
I njoftova djemtë dhe gruan me lajmin që sapo e mora.
Po shumë u gëzuan!
Ora është shtatëmbëdhjetë. Tanimë kishim pastruar pak hapësirë nga
manaferrat. Vendosemi në të. Tash kjo na duket si pronë e jona. Djemtë
kanë sjell dru me bollëk. Ndezim katër zjarre. Ngrohemi. Interesant,tash po
ndihemi shumë më të sigurt se sa në shtëpitë tona. Dimë se serbët nuk kanë
mundësinë të na bezdisin këtu. Hamë edhe bukë që kishim marrë nga shtëpitë.
Bie muzgu. Një zhurmë traktorësh u ndie sipër nesh. Një grup
djemsh
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

(shqiptarë )nga Bllaca, katundet rreth Shkupit por edhe nga Shkupi ishin
mobilizuar. Kishin mbushur disa traktorë me ushqim dhe filluan ta
shpërndajnë anekënd kampit. Shpërndanin gjitha të mirat: bukë, tambël,ujë
mineral, lëngje pemësh, konserva, mjete për higjienë e gjësende tjera.
Kishin sjell edhe një rrotull najloni dhe ca batanije. Djemtë e lagjes
përfituan rastin, grabitën një sasi najloni dhe pesë batanija. Me të shpejtë
ndërtuan një kasolle të vogël , shtruan batanijet dhe disa rroba të trasha,
kështu ua siguruan fëmijëve të shumtë dhe të sëmurëve një strehë të
thjesht.
Burrat, djemtë , gratë dhe vashat qëndrojmë rreth zjarreve. Tanimë kemi
filluar t’a kalojmë një natë shumë-shumë të gjatë dhe të ftohtë. Madje
sikur të ishte vetëm kjo natë,po, pale se sa net të tilla?!
----------------------
* Numrat e telefonave janë të saktë .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

PA DITAR


Këtu, në Fushën e Bllacës nuk po kam mundësi ta mbajë ditarin rregullisht.
Jo pse më mungojnë mjetet, se, fletoren dhe lapsin e Albanës ja ku i kam,
por, po u them të drejtën, kam humbur edhe në kohë e edhe në hapësirë. Kjo
dukuri , të gjithëve në këtë fushë, na ka përfshirë sikurse ndonjë
epidemi e rrezikshme.
Moti, nëpër ndeja me pleq, me plaka më ka pas rënë të dëgjoj lloj-lloj
rrëfimesh, tregimesh ose edhe përrallash të nryshme. Shumë sosh edhe i kam
lexuar nëpër libra apo edhe në gazeta . Disave (çudirave, ë?) u kam besuar,
disa i kam pranuar me një dozë dyshimi, kurse disa të tjera i kam hedhur si
të pamundshme, të pavërteta, i kam cilësuar si trillime të njerëzve me
inteligjencë dhe fantazi tepër të zhvilluar.
Sot, këtu në këtë fushë, shumë prej çudirave po i vërej, po i shoh, po i
përjetoj konkretisht. Madje madje, po shoh çudira që kurrë s’i kam dëgjuar e
as lexuar, por, as fantazia e njeriut me intelegjncë të zhvilluar nuk i ka
kapur (!).
Këto pra, çudirat më kanë preokupuar, më kanë pushtuar dhe do të mundohem
t’ ju “zbavit” me disa sosh
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

Ë HUMBUR NË KOHË DHE HAPËSIRË

I P A
R I

Vështroj turmën e njerëzve. Më duken sikurse buburrecat në grumbull.
Lëvizin, vetëm lëvizin. Shkojnë lart -poshtë, poshtë –lart. Sa shumë janë!
Me siguri më shumë se njëqind mijë.
Ulem pranë zjarrit dhe dredh një cigare duhan. Aty, pranë meje kalon një
mjekrosh. Zbriti teposhtë drejt Lepencit dhe prapë u kthye përpjetë. Ndaloi
para meje dhe më shikon dogri në sy. Në dorë ka 20dm. M’i ofron:
-Ju lutem, ma jepni një pako cigare!
-S’kam për Zotin,-i them.
-Po, duhan po shitëkit (!), thash mos shitni edhe cigare,-ma priti
-Jo-jo, nuk shesim asnjërën, por nëse doni, ja, merre kutinë e dridheni një
cigare,- dhe ia zgjata kutinë.
-Jo. Dridhmani ju se unë nuk di të dredh , - më tha.
Duke ia dredhur cigaren e vështroj me keqardhje. Burrë i pashëm, i plotë,
bukur shtatlartë, aty rreth të pesëdhjetave,flet rrjedhshëm dhe shumë
pastër. Ka mjekër të lëshuar, besa i paska edhe hije. - “Mund të jetë… mund
të jetë mjek, inxhinier, mund të jetë piktor, shkrimtar, mund të jetë
artist, mund të jetè edhe akademik pse jo”-mendova. Ia drodha cigaren dhe ia
dhashë.
E ndezi menjëherë. Aty, në prush e ndezi. Nisi ta thithë tymin përpike.
Po shumë e thithi!
M’ u falënderua disa herë por nuk u largua. E kuptova se e do edhe një. Ia
drodha të dytën dhe prapë ia dhashë. Edhe këtë e thithi me shumë kënaqësi.
S’e lëshoi, bre, fije tymi t’i shkojë huq.
-O burra, fare nuk po u marr vesh. Unë dua të blej cigare me para, kurse
ju më jepni falas. Pse bëni kështu?!-pyeti.
Unë nuk u përmbajta. Sytë m’ u mbushën me lot dhe me të shpejtë ktheva kokën
drejtë një kaçube .
-Ç ’keni ?- më pyeti i shqetësuar mjekroshi.
-Asgjë. Tymi i zjarrit më hyri në sy , për atë më dolën lotët.
-Ëhë,- bëri dhe shkoi dikah.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

I D
Y T I

Hapim një konservë dhe ulemi për të ngrënë drekë. Pranë nesh
kalon Bashkimi, djalë i mikut tim. S’na sheh fare.
-Bashkim!,- e thërras
-O, mirëdita baci Hajrush!
-Mirëdita! S’na vërejte, ë?-e pyeta.
-O, edhe ti dada Shukë qenke!. Sa mirë!
-Po, Bashkim. Edhe djemtë i kemi këtu,-i foli e shoqja e cila Bashkimin e
ka djalë mixhe.
-Bash mirë. Ejani të hymë Brenda(!),ani pse s’është aga këtu, bën edhe pa
të.
-? ! ? !
E shoqja m’i zgurdulloi sytë me habi të plotë.
-Bashkim, ulu të hamë pakëz bukë,-i them për ta qetësuar nëse mundem.
-Po valla se moti s’kam hangër.
Ulet. Han një bukë pa prishë dhe dy konserva peshku. Piu edhe ujë.
-Uh, tash me pas një cigare!
-Po Bashkim, merre kutinë , dridh e pi sa të duash,-i thash.
-Jaaa tybe, haber s’kam. Dridhmi ti!
Edhe Bashkimit detyrohem t’i dredh duhan.
Ndezi cigare pas cigare. Katër radhazi.
-Baci Hajrë, më doket se krejt kam hup. Ni natë e qafa njanin se m’ u dok
sikur daja Jupë. “ Hajt bre djalë se tybe as nuk të njoh e as nuk më
njeh”-ma bani. Për Zotin mirë e kish pasë. S’ishte daja . Masanej m’ u
kujtue ** daja Jupë ka dekë moti. Ni ditë tjetër, në njëfarë fushe, deshta
me qafë ni grue se m’ u dok sikur nana Shehide. “Ik more hajvan! Kur t’u
bana nanë?”- m,ë bërtiti. Kur foli, në za e hetova ** s’ishte nana. Diqysh
më ka hi ni tutë e madhe. Hiq nuk jam mirë,- më tha.
-Bashkim, kurrgjë nuk keni, mirë jeni, po ku i ke familjen, gruan dhe
djalin?-e pyeta.
-Aa, për ta mos më vet. Krejt kanë hecë, kanë shkue dikah . Ku? veç Një Zot
e di. Qe tri ditë fill unë jam në shpi (!). Shyqyr ** erdhët ju sonte. Ma
kini hjekë edhe tutën.
-! ! !
E shoh se është tepër i lodhur dhe fare i humbur.
-Bashkim, eja me motrën, bjer e fli pak se po më doket po të merr gjumi,- i
tha e shoqja.
-Po valla, dy sytë m’ u kanë mshelë,- i tha të shoqes.
Shukrija gjeti një batanije dhe një gëzof të trashë, ia shtroi skaj një
kaçube afër nesh dhe e vuri në gjumë.
Gjatë tërë natës, herë unë, herë e shoqja por edhe djemtë e përcillnim është
apo nuk është gjallë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

I T
R E T I

Mesditë.
Buzë varreve të Bllacës bisedoj me një fqinj timin. Bisedonim pikërisht
për këto varre që janë para nesh. Tash, më shumë po flasim për njerëzit ( e
gjallë) mbi to. ( Për këto varreza do të flas më vonë.)
Aty, ngatë një varri shoh Nazizmin duke biseduar me dy djem. Biseda
zhvillohej me zë shumë të lart. M’ u dashtë të ndërhyj menjëherë. Lash
fqiun dhe u afrohem :
-Nazim!- e thërras.
-O, tungjatjeta dajë! Bash mirë u bë që u zatetëm se kesh kah rrihna me
këta djem.
-Pse, s’po mudeni me da Bllacën, ë?- i them pak si me shaka.
-Jo, por unë i veta dishka e këta po bajnë hajgare me mue.
-Ani Nazim, edhe hajgarja kaniherë hahet, po ku e ke familjen,-e pyes për
ta qetësuar.
-Haliden (gruaja e Nazimit) e kanë marrë para tri ditësh, se ti e di , ajo
ishte në dializë, e kanë çue dikah, kurse nana edhe vajza, Egzona, më kanë
hupë(!).
-Si ore “ më kanë hupë?!”
-Thash, para tri ditësh e morën Haliden. Unë bashkë me te shkova teri te
qajo çadra me kryq të kuq. Aty u vonova koxha si shumë, e, kur u ktheva te
veni ku i pata lanë, s’i gjeta.
-Ku i pate lanë?!
-Poshtë, qatje te Lepenci. More dajë, po tutna mos kanë ra në Lepenc se!
Hiq, bash hiq s’po di shka me ba. Bile nana u kanë edhe e smutë, çika e
vogël, pesë vjet ma. Jaa, mos vet për mue!.
-Po halli?-e pyeta pa dashje.
-S’e di de, të thash se s’e di! Tash po munohna me gjet konsullatën e
Maqedonisë (!) nashta ata m’ nimojnë .
-Çfarë konsullate more Nazim zeza?!-bërtita.
-E, edhe ti dajë sikur ata djemtë, hajgare po ban. Ani dajë, ani. Dajo,
vetëm ata të konsullatës mujnë me ma gjet Egzonën dhe nanën, por e kam
harrue venin e saj. Lum daja, mos e din se ku asht konsullata?
-Jo Nazim, jo. Këtu s’ ka konsullatë. Këtu i thonë Bllacë, more vesh?!
-Mirë dajë, mirë. Mos piskat! S’e di pse t’ veta se!, -më tha dhe u nis
kah kordoni i policisë. -Qetash e gjajë unë ,- foli me vete.
Unë pashë se sa është sahati, siç thotë populli, dhe pa u hamendur u nisa
drejtë tendës me kryq të kuq, e cila shërben si ambulance. Desha të shkoj
tek ajo por policët e shumtë nuk më lejuan as të afrohem ngatë saj. Prita
bukur gjatë duke shikuar tendën. Dikur, nga tenda doli një mantilbardh.
Shpërtheu turmën dhe nisi të zbres drejtë varrezave. Me të shpejtë dola para
tij. Mjeku menjëherë vërejti shqetësimin tim:
-Fol o burrë, ç’ hall keni?-më tha.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 10:01 am

-Ju lutem zotëri mjek! Para tri ditësh ka humbur një plakë e sëmurë
dhe invalide bashkë me një çupëzë pesë vjeçe. Vallë, mos janë në atë
tendën e juaj?
-Jo. Në tendë s’ka njeri. Të gjithë ata që janë paraqitur aty, ua kemi dhënë
ndihmën e duhur ndërsa rastet e rënda i kemi përcjellë për në Shkup. Ma
jepni emrin e plakës!
-Po,- i them- Sylbije Shabani quhet.
Mjeku vajti në tendë dhe s’vonoi shumë u kthye tek unë:
-Po. Sylbije Shabani është transferuar në Shkup. Besoj se jeni të kënaqur.
-Të faleminderit shumë- shumë!
-Me nder qofshi! Edhe unë jam i të njëjtit gjak. Sot o kurrë,- më tha
mjeku dhe u fut nëpër kaçuba për të hulumtuar të sëmurët tanimë të shumtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 2 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi