Në Spanjë hapet hoteli i punuar me 12 tonelata bërllok
Faqja 1 e 1
Në Spanjë hapet hoteli i punuar me 12 tonelata bërllok
Në kryeqytetin e Spanjës në Madrid është hapur hoteli i cili është i punuar tërësisht prej bërllokut. Muret e tij “janë zbukuruar” me konserva, pëlhurë, orë të prishura, kitara, lodra..., ndërsa hoteli interesant po tërheqë interesin e shumë turistëve.
Në ndërtimin e hotelit Beach Garbage janë shfrytëzuar 12 tonë bërllok të cilin baticat e hodhën në brigjet e plazheve evropiane, si dhe bërlloku nga vendi i hedhjes së mbeturinave.
Hotelin me pesë dhoma e projektoi dhe ndërtoi artisti gjerman Ha Schult. Ai shpreson se me projektin e tij do të tërheqë vërejtjen njerëzve për sasinë e mbeturinave që shkakton turizmi masiv.
“E kam punuar hotelin Beach Garbage pasi oqeanet tona vërtetë janë vendet më të mëdha për hedhjen e bërllokut”, tha Schult për AFP-në.
Ai tha se deri në 40 për qind të bërllokut të shfrytëzuar për ndërtimin e hotelit, i cili gjendet në pjesën e qytetit ku mbahet panairi ndërkombëtar i turizmit, i ka mbledhur nëpër plazhet e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës. Hotel Beach Garbage do të hapet më 23 janar.
Similar topics
» Për 6 ditë u ndërtua hoteli 15 katësh
» Anjeza, jetë nate duke ‘punuar’ ne karaoke
» Soni e Mirko, një jetë të re në Spanjë
» Soni Malaj, jetë të re me Mirkon në Spanjë
» Anjeza, jetë nate duke ‘punuar’ ne karaoke
» Soni e Mirko, një jetë të re në Spanjë
» Soni Malaj, jetë të re me Mirkon në Spanjë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi