Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:44 pm

Në një natë të tillë, u hap dera dhe në dhomë hyri Bari Bakri. Sali Benishi u ngrit dhe të dy burrat u ulën përballë njëri-tjetrit. E gjete gruan, e pyeti Bari Bakri. Nuk kam aq fat, u përgjigj Sali Benishi dhe lëvizi brenda këmishës së vet ët zhubrosur, sikur donte të ikte nga biseda. Por Bari Bakri ia nguli sytë fort dhe Sali Benishi e kuptoi se ai nuk kishte ardhur vetëm për t’i bërë një pyetje. Nganjëherë fatin e kërkojmë aty ku ai nuk është dhe harrojmë se ai ka formën e gjërave që njohim. E kërkojmë në pyll, por ai është në prush, e kërkojmë në qiell, e ai është në tokë, e kërkojmë në rrugë e ai është në shtëpi, e kërkojmë te Zoti, por ai është te njeriu, e kërkojmë te tjetri, por ai fshihet te ne. Ne mendojmë se fati është një gjë e panjohur, por në të vërtetë ai fshihet te gjërat e njohura. Ti po kërkon një grua të panjohur që të të rehatojë trupin, të të përkëdhelë barkun, të të qërojë mollën dhe të të pleqërojë duke ndezur mangallin e shpirtit tënd. Të kam parë se si endesh rrugëve i humbur duke kërkuar fatin në dyer që nuk hapen dhe që, në qoftë se hapen, janë rast, por nuk janë fat. Njerëzit e ngatërrojnë kollaj rastin me fatin. Rast është çdo grua që na del përpara në rrugë, ndërsa fat është gruaja që fusim në shtëpi dhe e mbajmë aty gjithë jetën. Rasti është një mollë që e gjejmë në shesh dhe e kafshojmë si të zilepsur për të shuar etjen që sjell rendja pa drejtim. Fati është një pemë që e mbjellim vetë, e ujisim, ia presim bistakët, e shartojmë, ia mbledhim gjethet e bardha, ia drejtojmë lastarin me një dru të fortë, ia mbledhim kokrrat me lëng, pastaj i qërojmë një nga një dhe këtë shije e kemi në gojë në fund të çdo dite, në fund të çdo viti deri në fund të jetës.
Kam ardhur të të them të martohesh me Aishen, tha Bari Bakri dhe fytyra iu bë e murrme, si një verë e vjetër që hapet para se të skuqet si uthull. Aishen, pyeti Sali Benishi dhe këmbët iu ftohën, ndërsa një erë myshku iu ngjit nga stomaku dhe i doli nga hundët. Aishja është më e vogël se vajzat e mia. Unë dua një grua, tha me gjysmë zëri dhe ndjeu që molla në mes të shpatullave iu lëngëzua. Aishja është një fëmijë që po bëhet grua, tha Bari Bakri. Ti ke rastin ta krijosh fatin tënd. Unë po të jap një pemë që e kam mbjellë vetë. Merre, mbille në bahçen tënde, krasite, drejtoje me forcë nëse të duket e shtrembër, pritja sythat që rriten si thonj të tepërt, shartoje me trungun tënd, mbuloje me lëkurën tënde nga ngrica e dimrit, mos lër njeri t’ia prekë lulet në verë dhe shumë shpejt nga degët e saj do dalin fryte të bukura që do të ta mbushin gojën me lëng kur t’i shijosh.
Aishja është bërë grua, tha Bari Bakri dhe uli kokën sikur t’i besonte tjetrit një sekret. Do bindesh kur ta lash.
Dy burrat mbetën pranë mangallit që po shuhej, deri në mesnatë. Bari Bakri fliste dhe Sali Benishi dëgjonte i mbështetur në jastëk, gjersa e zuri gjumi. Bari Bakri e mbuloi, shoi prushin e fjetur dhe iku.
Pas tri ditësh e solli Aishen në shtëpi. Sali Benishi qëndroi pas dritares dhe pa Bari Bakrin që ecte përpara dhe pas tij vinte e shoqja që mbante Aishen për dore. Këmbët e të treve ngjiteshin në shkallët e drunjta të shtëpisë derisa në korridor u ndanë dhe vazhduan në drejtime të ndryshme. Bari Bakri hyri në dhomën e Sali Benishit, ndërsa dy gratë në dhomën tjetër. Të trashëgoheni, i tha Bari Bakri dhe e puthi në faqe. Pas pak në dhomë hyri dhe gruaja e Bari Bakrit. Sytë i kishte të skuqur dhe shamia e flokëve i kishte rënë mbi supe. Sali Benishi u ngrit në këmbë dhe u drejtua nga ajo si një njeri që pret të mësojë se si përdoret dhurata që i kanë sjellë.
Gruaja e Bari Bakrit rregulloi shaminë dhe tha: Aishja nuk e pi qumështin. Para se të shkojë në shkollë do një vezë të zier me sheqer dhe në darkë çaj trëndafili, djathë dhe bukë misri të thekur. Kur i vijnë ato, hidhi limon në çaj dhe bëri supë me piper që t’i mblidhet barku.
Gruaja e Bari Bakrit fliste për ushqimet, për rrobat, për librat, për punët e shtëpisë, për ciklet dhe sëmundjet e Aishes dhe Sali Benishi përpiqej të tregohej i vëmendshëm, por era e kremit të myshkut që dilte nga dhoma tjetër e kishte shpërqendruar. Gruaja fliste me duart që i zgjaste nga vetja, si për të frenuar ankthin dhe kur mbaroi tha: Mos e lër të lahet shumë se do bëhet më e gjatë se ty dhe mos e prek me dorë pa u bërë katërmbëdhjetë vjeç. Sa vjeç është, e pyeti Sali Benishi duke kthyer kokën nga Bari Bakri. Para pesë muajsh mbushi trembëdhjetë, tha gruaja që i hodhi një sy dhomës, rrëmuja e së cilës nuk i pëlqeu.
Kur prindërit e Aishes ikën, Sali Benishi doli në dritare. Bari Bakri ecte përpara, ndërsa pas tij çapitej e shoqja që rregullonte shaminë që i binte vazhdimisht mbi sup. Pasi eci pak, ajo ktheu kokën dhe një lot i madh shkëlqeu në diell.
Sali Benishi u tërhoq në errësirën e dhomës së tij dhe u ul. Pas pak u ngrit dhe u afrua te dera. Zgjati veshin, por nga dhoma tjetër nuk vinte asnjë zhurmë. U kthye në shtrat dhe u mbështet mbi jastëkun e ri, të qëndisur nga Hatixheja, të cilin e kishte nxjerrë atë mëngjes nga sënduku i kujtimeve që kishte sjellë nga fshati. Vuri duart pas kokës, por i largoi prapë, se iu duk sikur i pengonin dëgjimin. U ngrit dhe shkoi te dera. E hapi ngadalë, por dhoma ngjitur ishte e shurdhët. U kthye dhe u ul prapë. Pastaj u çua dhe doli me hapa të vegjël duke ecur majë gishtave në korridor. Vuri veshin te dera e dhomës së Aishes, por përsëri nuk dëgjoi gjë. E mbështeti kokën në dërrasën e ashpër të derës, aq sa lëkura iu gërric te balli, por asnjë tingull nuk mbërriti deri te veshi i tij. Mbajti frymën dhe mbeti në majë të gishtave sa vetja iu duk si i varur në parvaz. U kthye në dhomë dhe u shtri duke e lënë derën pak të hapur. Natën lëvizte kokën mbi jastëk dhe zhurma e puplave ngrihej në tavan. Flokët e tij bënë hije të çrregullta në mur derisa atë e zuri gjumi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:44 pm

Kur u gdhi, u ngrit, veshi një këmishë të pastër dhe të pazhubrosur, lau sytë, i ndau me vizë flokët në mes dhe zbriti në kuzhinë. Zjeu një vezë dhe e qëroi me kujdes lëvozhgën që e ciflosi lehtë me një majë luge. Veza e ngrohtë i djersiu në dorë kur ai ia preu pak majën dhe e kuqja doli si një kokë zoçke që ngrihet nga gjumi në mëngjes. E rregulloi vezën mbi një pjatë të pastër dhe mbushi një filxhan kafeje përgjysmë me sheqer. Nga sënduku i Hatixhesë tërhoqi një pecetë bojë rozë, të palosur katër herë dhe bashkë me pjatën dhe filxhanin i vendosi të gjitha në një tabaka prej druri. Futi dorën në xhep dhe nxori një çelës të madh që varej në një pe jeshil dhe e lëshoi në cep të tabakasë. U ngjit lart në majë të gishtave dhe e la tabakanë përpara derës së Aishes. Hyri në dhomën e vet dhe u mbështet te dera, të cilën e la të hapur aq sa dukej e kuqja e vezës që e ndriçonte korridorin si prush prej mishi.
Nga rruga vinin zërat e tregtarëve dhe zanatçinjve që niseshin për në punë dhe pak më vonë ai dëgjoi dhe fëmijët që dolën për në shkollë. Dera e dhomës u hap dhe ai pa Aishen që tërhoqi tabakanë brenda dhe pastaj doli në korridor e veshur me një këmishë nate të kaltër, që i mbulonte këmbët deri te kyçet. Ishte zbathur dhe flokët e lëshuara i dukeshin si një shall i zi. Ajo shkoi në banjë dhe ai dëgjoi një kovë me ujë që u derdh me forcë. Një erë myshku e mbushi gjithë shtëpinë dhe Sali Benishi u mbajt fort pas derës, si i dehur. Aishja u kthye në dhomë, me flokë të krehur drejt dhe këmishën të lagur pak, në mes të këmbëve. Ai dëgjoi zhurmën e një luge mbi pjatë dhe pastaj pa Aishen që doli nga dhoma dhe zbriti në rrugë. U afrua me shpejtësi te dritarja dhe e ndoqi me sy. Aishja kishte veshur një bluzë të verdhë leshi, me mëngë të gjata, një fund të zi, çorape të kuqe dhe flokët i kishte lidhur pas koke. Në qafë, i varej çelësi i madh që lëkundej si një kryq. Dy burra që po kalonin kthyen kokën, por Aishja vazhdoi të ecte derisa u zhduk pas kthesës. Sali Benishi shkoi në dhomën e saj dhe desh u përplas pas tabakasë që ishte derdhur gjithandej. Në një cep, ishte një bocë me rroba, ndërsa mbi krevatin e prishur ai pa një palë breçka të vogla që kishin një njollë të freskët ngjyrëtrëndafili. I ngriti dhe i fshehu poshtë jastëkut. Rregulloi krevatin, mori tabakanë dhe duke zbritur e hëngri vezën e mbetur.
Kur doli në rrugë, ktheu kokën në drejtimin që kishte marrë Aishja, por pa vetëm hijen e vet të madhe që zgjatej gjithë gunga mbi kalldrëm. Kur u kthye nga puna në mbrëmje, dera e shtëpisë ishte e hapur. U ngjit lart dhe vuri veshin te dera e Aishes, por nuk dëgjoi gjë. Pasi u zhvesh, theku bukë misri, zjeu çaj, mbushi dhe një pjatë me shegë dhe i la përpara derës. Kur u shtri, dëgjoi flokët e Aishes që fërfëllinë në korridor. Tabakaja me ushqime u zvarrit dhe dera u mbyll. Në mëngjes zjeu prapë vezë me sheqer dhe qëndroi në dritare kur Aishja doli për në shkollë. Flokët i kishte lëshuar dhe kishte mbathur çorape të shkurtra. Mishi i bardhë i pulpave të mbuluara me push dukej si i lyer me sheqer.
Për një javë Sali Benishi nuk foli me Aishen. I dukej vetja si një gjahtar, i cili mban një kanarinë në kafaz duke e ditur që po i foli asaj do t’i bien pendët dhe ai ka frikë ta shohë lakuriq. Ziente çdo mëngjes vezë dhe në darkë kur kthehej thekte bukë me çaj të nxehtë. Një ditë, kur erdhi nga puna dhe u shtri në krevat, dera e dhomës së tij u shty ngadalë dhe Aishja, e veshur me rrobat e shkollës, qëndroi në prag. Ai u ngrit mbi bërryla dhe u drejtua nga vajza. Pse e zien vezën aq lluqe, i tha ajo pa hyrë brenda. Sali Benishi nuk foli, por supet e tij lëvizën dhe molla në mes të shpatullave iu mbush me djersë. Aishja nuk priti që ai të përgjigjej, por vazhdoi: Mund të më bësh një supë me piper se më dhemb barku? Ai bëri të ngrihej, por u kujtua se ishte i zhveshur dhe mbuloi këmbët me jorgan. Aishja u kthye në dhomën e saj dhe ai u vesh dhe zbriti në kuzhinë. Kur supa ishte gati ai preu një fetë limon dhe e përzjeu disa herë. Pastaj hodhi pak piper dhe e provoi hidhësirën me një majë luge. U ngjit lart dhe trokiti në derën e Aishes. Ajo e hapi dhe Sali Benishi e pa për herë të parë nga afër. Kishte veshur këmishën e kaltër të natës, poshtë së cilës gjinjtë e vegjël dukeshin si dy mollë të fshehura nën çarçaf. Faqet i ishin skuqur dhe disa quka të kuqe i kishin mbirë si lule mbi mollëza. Sytë e Aishes ishin të zinj, ndërsa vetullat e trasha i ishin bashkuar në ballë. Veshët e bardhë i kishte shpuar dhe secili prej tyre kishte një gropë të vogël që dukej si nishan. Buzët e Aishes ishin të thara dhe Sali Benishi mendoi se vajza kishte ethe. I zgjati pjatën e supës. Ajo e mori dhe avulli iu ngjit në faqe dhe ia lëvizi pak flokët. Para se të mbyllte derën, Aishja ngriti kokën dhe tha: Nesër nuk do shkoj në shkollë.
Kur erdhi vera, Aishja i hoqi çorapet e leshit. Shkonte në shkollë me sandale dhe këmishën e mbante të zbërthyer. Një ditë, kur ai u kthye në drekë, e gjeti në oborr duke luajtur me dy shoqe. Sali Benishi i përshëndeti dhe dy vajzat e tjera filluan të qeshnin kur Aishja pëshpëriti diçka që ai nuk e dëgjoi. Maji ishte i nxehtë dhe vajzat ishin djersitur duke vrapuar dhe i kishin përveshur llërët e këmishëve të bardha të shkollës. Fundet e shkurtra iu ngriheshin lart dhe Sali Benishi rrinte pas dritares dhe shikonte kofshët e tyre të pakujdesshme që zbuloheshin duke u rritur. Kur i përcolli shoqet, Aishja u ngjit lart dhe ai dëgjoi ujin që filloi të derdhej në banjë. Doli në majë të gishtave dhe afroi kokën te dera. Një erë e mirë sapuni i erdhi në hundë, ndërsa sfungjeri shqitej me zhurmë nga lëkura e djersitur e Aishes. Kur ai e shtyu derën, Aishja lakuriq ishte ulur mbi një stol duke fshirë krahët. Ajo u ngrit në këmbë dhe u mbështet pas murit, por nuk u mbulua dhe nuk dukej e frikësuar. Uji i rridhte në të gjithë trupin, ndërsa thithkat e zeza të gjinjve i ishin fryrë nga peshqiri që sapo i kishte fërkuar. Sali Benishi ndjeu një fryrje të padurueshme në mes të këmbëve dhe, duke shkelur mbi shkumë, e kapi vajzën me një dorë nga flokët dhe dorën tjetër e futi në mes të kofshëve të lagura. Një gisht iu thith nga një sfungjer prej mishi dhe mbeti aty. Aishja mjaulliu dhe e kafshoi fort në gjoks, por Sali Benishit kjo dhimbje iu duk si pickimi i kanarinës lakuriqe, mbi dorën e stërvitur të gjuetarit. Vajza qëndroi në ajër, me këmbë të hapura, duke u mbajtur me dhëmbë pas mishit të thatë si pastërma të Sali Benishit. Ajo nuk i shkëputi dhëmbët edhe kur Sali Benishi u fut i gjithi brenda saj dhe mbeti atje derisa një zhurmë prej veze lluqe të qëruar doli nga fundi i barkut të Aishes. Kur Sali Benishi u tërhoq, mbi lëkurën e tij të vjetër, dhëmbët e Aishes kishin vizatuar një kokërr arre. Shkuma e sapunit ishte bërë e kuqe dhe peshqiri dukej si një mjellmë e plagosur mbi ujë. Sali Benishi u fut në dhomë dhe të nesërmen iku në punë pa e zier vezën e Aishes. E ushqeva derisa u bë grua, mendoi me vete kur doli në rrugë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:44 pm

Gjatë gjithë verës, Sali Benishi hynte çdo natë në banjën e Aishes kur binte mbrëmja. Vajza nuk fliste, por kafshonte kokrrën e arrës që zmadhohej dhe ngrihej si grusht mbi gjoksin e Sali Benishit. Peshqiri nuk skuqej më dhe kur Sali Benishi ikte Aishja fuste një sapun në vendin që ai kishte lënë bosh. Në mëngjes ajo zgjohej e para dhe bënte trahana me spec djegës dhe me vaj të djegur, ndërsa në darkë, pasi burri ikte nga banja, ajo vishej, zbriste në kuzhinë me shapka dhe piqte patëllxhanë me domate dhe mish viçi të grirë në një tigan balte që Sali Benishi e kishte kujtim nga Hatixheja.
Një ditë, gjatë trazirave të vitit 1764, Aishja erdhi nga shkolla me një shall të kuq në qafë. Cepat e shallit i mbulonin gjinjtë e rritur dhe Sali Benishi u vrenjt. Kush ta dha këtë shall, e pyeti duke parë nën vetulla. Ma dhanë në shkollë, tha Aishja. Është shalli i Marin Kurilës që do shpëtojë Voskopojën. Sali Benishit i ranë vetullat mbi sy. E ke takuar ti Marin Kurilën? Kaloi sot përpara shkollës dhe gjithë vajzat dolën në dritare për ta parë. Ishte shumë i bukur dhe i larë, tha Aishja dhe u fut në dhomën e saj. Në mbrëmje, kur Sali Benishi shkoi në banjë për të kryer detyrën e burrit të shtëpisë, Aishja ishte si gjithnjë lakuriq, por shallin nuk e kishte hequr nga qafa. Atë natë, Sali Benishit nuk iu përsërit fryrja e zakonshme dhe Aishja nuk e kafshoi më kokrrën e arrës.
Gjuetari dhe kanarina e kishin mendjen jashtë kafazit në rrugët e Voskopojës që kishin filluar të mbuloheshin me shalle të kuq. Aishja priti si çdo natë me këmbët hapur, por muskuli i Sali Benishit u shtri si një patëllxhan i fishkur mbi tigan. Kur u bë qull nga djersët e moshës dhe nga turpi i burrit, Sali Benishi u tendos dhe i tha Aishes: Kafsho, kafsho kanarina ime. Por Aishja nuk e kafshoi, si një kanarinë e ngopur me ushqimin e gjuetarit. Sali Benishi e shtyu dhe iku si një kafshë që i varet bishti përpara. I mbuluar me djersë, u fut në çarçafë dhe filloi të dridhej. Plaga e pangacmuar mbi gjoks i ishte ënjtur dhe ai e shtrëngonte fort, por ajo nuk dhembte dhe Sali Benishi rënkonte. Nuk fjeti gjithë natën dhe në mëngjes u ngrit dhe e priti Aishen te dera e dhomës. Kur ajo doli me shallin e kuq të lidhur në qafë, Sali Benishi e kapi fort nga flokët, i futi dorën poshtë shallit dhe ia shqeu. Aishes iu varën flokët mbi fytyrë dhe ai pa sytë e saj që shkëlqen nga egërsia. E mori shallin e grisur dhe u fut në dhomën e vet. Nga dritarja pa Aishen që ecte me kokën ulur, si një vajzë që sapo i kanë hequr perçen.

Të nesërmen nuk e la më Aishen të shkonte në shkollë. Voskopoja filloi të vlonte nga fjalime e zjarrta të Marin Kurilës dhe Sali Benishi bashkë me disa myslimanë të tjerë, mblidheshin çdo natë në shtëpinë e Bari Bakrit. Natën që u vra Marin Kurila, Sali Benishi mbylli dritaren me batanije dhe e mori Aishen në krevatin e tij për herë të parë. Pse qëllojnë kështu, e pyeti vajza. Kanë vrarë Marin Kurilën, i tha ai. Ishte shumë i bukur, tha Aishja duke lexuar si horoskop shenjën që Sali Benishi kishte në kurriz. Ishalla nuk ia kanë prishur fytyrën.
Pas dy ditësh, Sali Benishin e futën në burg dhe Aishja mbeti vetëm për disa muaj. Shkoi të flinte në shtëpinë e Bari Bakrit dhe pasi krihej në mëngjes dhe i lyente flokët me krem dilte me shoqet në livadhet e myshqeve dhe kthehej pasdite. Ato kohë, fytyra i qeshte. Gjoksi iu rrit dhe pushi i këmbëve iu zgjat. Një natë u vonua shumë dhe Bari Bakri u nis për ta kërkuar. Muzgu i tetorit kishte rënë dhe ngjyrat e myshqeve ishin errësuar. Bari Bakri eci një copë herë, derisa në errësirë dalloi disa këmisha të bardha që lëviznin duke u përzier me njëra-tjetrën. U afrua dhe pa Aishen me dy djem më të mëdhenj se ajo me shall të kuqe. Vajza rrinte ulur dhe po puthej me njërin nga djemtë, ndërsa djali tjetër, me flokë të verdhë, kishte mbështetur kokën në prehrin e saj dhe i kishte futur një dorë poshtë fustanit. Kur Bari Bakri i thirri, djemtë u ngritën, ia dhanë vrapit dhe u zhdukën si hijet e tyre në muzg. Aishja rregulloi fustanin dhe eci në drejtim të të atit. Ç’po bëje ashtu, u çor Bari Bakri me sy të shqyer. Po mësoja fëmijët se si puthet, tha Aishja dhe mori për nga shtëpia. Mëkat, bërtiti Bari Bakri, ti je e martuar. Burri im nuk më puth, baba, tha Aishja dhe vazhdoi rrugën duke shkelur mbi myshqe. Bari Bakri nuk foli por e ndoqi nga prapa si ujku plak këlyshin e vet të pabindur.
Kur Sali Benishi doli nga burgu, e gjeti shtëpinë rrëmujë, të mbushur me pluhur dhe oborrin plot me barut të djegur. Pas një jave ai solli në shtëpi Xhuvrijen dhe dyshemetë filluan të shkëlqenin. Xhuvrija ishte një grua e krishterë në moshën e Sali Benishit. Ajo kishte qenë e martuar me një tregtar sapunësh, i cili u vra nga shokët e Marin Kurilës, i akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e tij. Shtëpia e saj u dogj dhe depot e sapunit të burrit u bastisën. Djali i vetëm studionte në Vjenë dhe nuk ishte kthyer më.
Sali Benishi e takoi një natë në një rrugë të errët ku ajo priste si mace e uritur një nga shokët e Marin Kurilës. Ç’po bën këtu grua, i tha. Po pres të vras vrasësin e burrit tim, tha gruaja. Jemi nisur në të njëjtën rrugë, tha Sali Benishi. Gruaja kishte flokë të zinj, qafën e kishte të zeshkët dhe në faqe i nxinte një nishan që lëshonte një hije në formë katrori. E pa Sali Benishin në sy dhe hëna e plotë ia zverdhi buzët e rreshkura. Kur i tregoi për burrin, për djalin, për djegien e shtëpisë, për vjedhjen e mallit dhe ditët që kishte kaluar duke u endur si jetime nëpër Voskopojë, Sali Benishit iu dhimbs. Plaga e Aishes mbi gjoks i ishte tharë dhe atij iu kujtua Hatixheja. Më mungon, por Zoti po ma zëvendëson, mendoi dhe nguli sytë mbi nishanin e zi që lëvizte i shqetësuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:45 pm

Si quhesh, e pyeti. Sofije, u përgjigj gruaja dhe rregulloi flokët si një pelë që ngre jelen, para se t’i vënë samarin. Hajde në shtëpinë time Xhuvrije, tha Sali Benishi dhe eci përpara. Je i martuar, e pyeti gruaja, duke e ndjekur. Jam i martuar me një fëmijë që ka nevojë për një nënë, tha Sali Benishi dhe shtoi: Unë jam mysliman Xhuvrije dhe mund të kem katër gra. Atë natë Xhuvrija fjeti në kuzhinë. Sali Benishi shkoi në dhomën e tij dhe nuk u fut në banjën e Aishes. Në mëngjes shtëpia dukej më e pastër. Xhuvrija kishte fshirë pluhurat, kishte larë tiganët dhe pjatat, i kishte hedhur ujë oborrit të djegur dhe i kishte skuqur Sali Benishit një mëlçi pule me gjalpë.
Aishja ishte zgjuar herët nga zhurmat e enëve që laheshin dhe kur pa Sali Benishin i tha: Na duhej një pastruese. Shtëpisë i duhej një grua dhe ty të duhej një nënë, tha Sali Benishi dhe zbriti shkallët duke ndjekur erën e mëlçisë. Xhuvrija solli disa mobilie që i kishin shpëtuar djegies nga shtëpia e saj. Shkallët i veshi me një qilim të gjatë me viza të kuqe dhe të zeza, mbi tavolinë vendosi një shandan argjendi dhe raftet i mbushi me enë porcelani që burri i saj i kishte blerë në Venedik. Solli dhe një sënduk të madh të mbushur me rrobat e burrit dhe ia dha Sali Benishit që i provoi një nga një, ndërsa Aishja qeshte dhe Xhuvrija i zgjaste çorapet e lara. Burri yt paska qenë i shkurtër, tha Aishja kur pa kyçet e Sali Benishit që dilnin jashtë pantallonave. Djali është më i gjatë se i ti, tha Xhuvrija dhe mbuloi nishanin me dorë.
Në darkë, Sali Benishi shkoi në takimin e zakonshëm në shtëpinë e Bari Bakrit i veshur me kostum të zi, me jakë të trashë dhe këpucë të pastra prej frëngu që kur i hoqi, lëshuan një erë të mirë që mbushi korridorin e Bari Bakrit. Pse je veshur si kaur, e pyeti gruaja e Bari Bakrit. Jam martuar me një grua të krishterë, tha Sali Benishi dhe e puthi Bari Bakrin e skuqur në faqe. Gruaja e Bari Bakrit doli nga dhoma, tërhoqi derën me zhurmë dhe pështyu mbi këpucët që ndriçonin hajatin e errët të shtëpisë.
Kur Sali Benishi e mori Xhuvrijen në dhomën e tij, pa se gjithë trupin e kishte të mbushur me nishane. Në kurriz tre nishane të mëdhenj formonin një yllësi, por kishte dhe nishane më të vegjël që ecnin në rresht pas njëri-tjetrit, deri te horizonti i hollë i belit të saj. Gjinjtë i kishin rënë dhe kërthiza kishte humbur nën palat e barkut. Por gruaja ishte e lehtë dhe punëtore dhe Sali Benishit nuk iu duk më vetja si një mësues i punëve të trupit. Duke ndjekur kalldrëmin e nishaneve në kurrizin e saj, Sali Benishi dëgjoi një zhurmë në korridor dhe një palë qerpikë që u ngjitën pas derës. Ndaloi dhe ngriti kokën. Duhet të jetë Aishja, tha Xhuvrija që rregulloi frymëmarrjen. Po mëson duke na parë. Sali Benishi qeshi dhe vazhdoi të ecte.
I shtrirë në krevatin e tij, Sali Benishi shikonte hijet dhe kujtonte ditët kur Voskopoja ishte më e qetë dhe Aishja lante trupin, ndërsa Xhuvrija lante shtëpinë. Vizatimet e profetit i silleshin si hije me ngjyra mbi tavan. Sidomos vizatimi ku profeti ishte i shtrirë dhe tri gra e përkëdhelnin ia kishte prishur gjumin. Ato tri gra dukeshin si gratë e tij. Hatixhja bujare me gjinj të mëdhenj, Aishja e re dhe xheloze dhe Xhuvrija e vuajtur me nishan në faqe. Nuk kishte rëndësi kush i kishte bërë ato vizatime. Kushdo qoftë, ajo dorë nuk kishte fyer vetëm profetin dhe duhej të pritej. E zuri gjumi me ngjyrat e vizatimeve në sy. Në dhomën tjetër, Aishja flinte, ndërsa Xhuvrija ishte zgjuar për t’i skuqur një mëlçi me gjak.
Dy ditë më vonë në Voskopojë erdhi një hoxhë. Ai mbante një çallmë jeshile në kokë dhe ecte duke fshirë rrugët me xhyben që e ndiqte nga pas si bisht. Ishte një burrë i gjatë dhe i hollë dhe disa qime nën mjekër e tregonin edhe më të gjatë. Duke ecur, ai nuk i fliste askujt, por kalonte nëpër gishta një palë tespihe të verdha, rruazat e mëdha të së cilës dukeshin si hurma të vogla që lëviznin me shpejtësi.
Hoxha kaloi përpara katedrales, pastaj u fut në lagjen e armëtarëve dhe u drejtua nga lagjja e re. E dinte rrugën, a thua se kishte qenë edhe më parë në Voskopojë.
Fëmijët nuk kishin parë kurrë hoxhë. Ata e ndiqnin nga pas duke u përpjekur të gjenin sa gogla kishte tespihja e tij. Një djalë me shall të kuq i doli hoxhës përpara dhe i tha: Sa gurë ka tespihja jote? Hoxha ndaloi, ngriti tespihen mbi kokën e djalit dhe goglat u skuqën nga rrezet e diellit. Numëroji, tha hoxha duke ia afruar djalit tespihen. Ai i numëroi një nga një, por rruazat e lëmuara binin me shpejtësi mbi njëra-tjetrën dhe djali që e ndjeu se po ngatërrohej tha: Katërmbëdhjetë. Hoxha ia afroi edhe më shumë pranë fytyrës dhe duke fërkuar mjekrën e vogël tha: Numëroji prapë. Djali, që kishte nisur të djersitej nga sikleti, zgjati gishtin mbi tespihe dhe i kaloi rruazat edhe një herë duke shtrënguar mes gishtave çdo gur që numëronte, në mënyrë që ai të mos binte poshtë dhe të numërohej dy herë. Kur mbaroi, mori frymë dhe tha: Trembëdhjetë.
Po, tha hoxha, aq janë.
Pse janë trembëdhjetë, e pyeti një djalë tjetër që ishte afruar duke parë. Trembëdhjeta është numri i hurmës dhe hurma është fruti i Muhamedit, tha hoxha. Djemtë panë njëri-tjetrin në sy. Rreth tyre ishin grumbulluar shumë fëmijë të tjerë, ndërsa gratë kishin dalë nëpër dyer dhe dëgjonin. Kush është Muhamedi, pyeti një djalë i vogël të ëmën. Ai burri me tri gra që ishte vizatuar në mur, tha gruaja.
Hoxha bëri sikur nuk e dëgjoi dhe pyeti djemtë: Sa germa ka fjala hurmë? Pesë germa, u përgjigj djali me shall të kuq. Aq ka, tha hoxha dhe vazhdoi: Alfabeti juaj grek ka 24 germa dhe h-ja është germa e njëzetedytë, o-ja është germa e pesëmbëdhjetë, r-ja është e shtatëmbëdhjeta, m-ja e dymbëdhjeta dhe a-ja e para. Fjala hurmë shkruhet hurma. Sa është shuma e gjithë këtyre numrave, i pyeti hoxha djemtë. Ata filluan të numërojnë të gjithë në kor dhe kur njëri ngatërrohej tjerët e korrigjonin. Gjashtëdhjetë e shtatë, tha pas pak njëri nga djemtë. Hoxha rrotulloi tespihet në dorë dhe tha: gjashtëdhjeteshtata formohet nga një gjashtë dhe një shtatë. Sa bëjnë gjashtë edhe shtatë? Trembëdhjetë, thanë djemtë me një zë. Prandaj tespihet e mia kanë trembëdhjetë rruaza.
Një nga shokët e Isakut që e kishte ndjekur hoxhën nëpër qytet pa u vënë re dhe që ishte afruar për të dëgjuar bisedën e tij me fëmijët tha: Tespihja ka rruaza sa ç’ka mëhalla Voskopoja.
Hoxha e dëgjoi dhe ktheu kokën. Tespihja lëvizi me shpejtësi në dorën e tij të thatë, ndërsa qimet e mjekrës iu zgjatën nga shoku i Isakut. Voskopoja ka trembëdhjetë lagje, por unë kam ardhur t’i ndërroj tespihet. Më kanë thënë se këtu ka zanatçinj të zotë që i shpojnë gurët me plumb. Do t’i shtoj edhe një gur nga Voskopoja tespihes time, tha hoxha dhe duke skërmitur dhëmbët shtoi: Do ta bëj tespihen me katërmbëdhjetë gurë.
Djemtë e vegjël me shall të kuq nuk e dëgjuan. Ata kishin mësuar nga hoxha një lojë të re dhe duke thirrur me zë të lartë emrat e njëri-tjetrit filluan t’i numërojnë germat, sipas renditjes në alfabet.
Shoku i Isakut u afrua dhe qimet e hoxhës i prekën supin. Në Voskopojë nuk bëhen tespihe me qime, por me litar. Qimja jote është shumë e hollë dhe nuk e mban peshën e gurëve. Hoxha e pa djalin drejt e në sy, rrotulloi tespihet që kërcitën si të pickuara nga gishtat e tij dhe duke lëvizur tha: Trupi varet në litar, por shpirti varet në qime.
Djali e shoqëri me sy derisa ai u fut në lagjen e të huajve ku disa burra që po e prisnin i puthën dorën. Nga larg, kokat e tyre të përkulura dukeshin si gurë tespihe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:45 pm

Atë natë, hoxha qëndroi në shtëpinë e Sali Benishit. Ky thirri dhe disa burra të tjerë, me disa prej të cilëve kishte qenë në burg, dhe dhoma u mbush plot tym dhe erë çorapesh. Burrat i kishin hequr këpucët përpara se të hynin. Në krye të dhomës ishte ulur hoxha, i cili e lëvizte me ngadalë tespihen e verdhë. Në krahun e tij të majtë qëndronte Sali Benishi, ndërsa në të djathtin Bari Bakri i menduar.
Kur u mblodhën të gjithë dhe asnjeri nuk pritej më të vinte, Sali Benishi u ngrit në këmbë dhe tha: Myslimanë të nderuar të Voskopojës. Ora jonë ka ardhur. Jemi mbledhur për të vendosur fatin tonë. Në këtë qytet deri më sot na kanë trajtuar si të huaj. Të krishterët nuk na dhanë tokë për shtëpi, na i dëbuan fëmijët nga shkollat, na burgosën dhe na vranë. Ata kanë gjithçka në Voskopojë: kanë shtëpi, kanë dyqane, kanë shkolla, kanë kisha, kanë shtypshkronjë, kanë libra, kanë armë, kanë burgje dhe kanë Këshillin. Ata kanë pasurinë e Voskopojës, ndërsa ne kemi varfërinë.
Në burg, bashkë me shumë burra të tjerë si unë, kuptova se ne myslimanët jemi fajtorë për gjendjen tonë. Ne kemi pranuar të jetojmë si kafshë shtëpiake që e puthin dorën e të zotit edhe kur ajo e rreh edhe kur ajo e lë pa bukë edhe kur ajo e dëbon nga shtëpia. Por duke u sjellë kështu nuk kemi fyer vetëm veten tonë, por kemi fyer Islamin. Duke na poshtëruar ne, të krishterët kanë poshtëruar Islamin. Ata kanë dashur t’i tregojnë botës se Islami është një farë që nuk mbin në Voskopojë. Ne kemi ulur kokën si një farë e paushqyer dhe vëllezërit tanë myslimanë në të gjithë perandorinë nuk e kanë parë vuajtjen tonë. Ne nuk kemi folur dhe prandaj nuk jemi dëgjuar. Ne nuk kemi mbirë dhe prandaj nuk jemi ushqyer. Ne nuk kemi pirë dhe prandaj nuk na kanë dhënë ujë. Ne nuk jemi ngritur dhe prandaj nuk kemi ecur. Ne nuk kemi ecur dhe prandaj kemi mbetur në vend. Ne nuk kemi qarë dhe prandaj nuk kemi lot. Ne nuk kemi luftuar dhe prandaj nuk kemi armë. Ne nuk jemi falur dhe prandaj nuk kemi xhami. Ne jemi të huaj dhe prandaj mëhalla jonë quhet mëhalla e të huajve. Ne nuk kemi tokë dhe prandaj nuk kemi qiell, nuk kemi sy prandaj nuk kemi diell, nuk kemi gojë prandaj nuk kemi ujë, nuk kemi duar prandaj nuk kemi bukë, nuk kemi dritë dhe prandaj nuk kemi hije, nuk kemi shpirt prandaj nuk kemi zjarr. Ne thjesht nuk jemi dhe prandaj nuk kemi qytet.
Kur isha në burg në mes të natës dhe ngrohesha me frymën e shokëve dhe zgjohesha nga kambanat e kishave që ma shurdhonin shpirtin si një varr, pyesja veten: Si ka mundësi që unë kam sy dhe nuk shoh, që kam veshë dhe nuk dëgjoj, që kam gojë dhe nuk ha, që ka këmbë dhe nuk eci, që kam duar dhe nuk punoj, që kam kokë dhe nuk mendoj, që kam shpirt dhe nuk besoj, që kam gjumë dhe nuk ëndërroj, që kam uri dhe nuk ha, që kam fuqi dhe nuk lëviz, që kam zemër dhe nuk ndiej, që kam zë dhe nuk flas, që kam gjak dhe nuk luftoj. Si ka mundësi që unë jam dhe nuk jetoj?
Gjithë këto ditë e kam munduar veten time me pyetje dhe trupi im ka më shumë plagë nga brenda se nga jashtë. Zemra ime ka më shumë uri se stomaku im dhe mendja ime ka më shumë lot sesa sytë e mi. Unë e di që dhe ju të gjithë vuani si unë.
I torturuar nga pyetjet e mia, dërgova fjalë në Korçë dhe thirra një njeri që i di përgjigjet e pyetjeve tona. Me urtinë e tij ai ka shëruar qindra myslimanë të pashpresë dhe ka ngritur në qiell ëndrrat e shumë të tjerëve që, ashtu si ne, e kishin humbur shpresën. Ai iu përgjigj thirrjes sonë dhe ja ku është këtu dhe mezi pret që t’i qetësojë shpirtrat tanë dhe t’i japë dritë syve tanë të mbyllur. Unë besoj se kjo ditë do të mbahet mend në historinë e Voskopojës, si dita kur myslimanët kuptuan se perëndia nuk punon vetëm për të krishterët.
Sali Benishi u ul dhe u kthye nga hoxha. Ashtu bënë dhe gjithë burrat që ishin në dhomë.
Hoxha e lëshoi tespihen në tokë, në mes të këmbëve të tij të zbathura, dhe iu drejtua Sali Benishit: Mirë se të gjeta, o vëllai i vuajtjes sime!
Falë jush dhe falë Zotit jam në këtë qytet të shenjtë, të cilin perëndia ka vendosur t’ia dhurojë myslimanëve. Perëndia është atje lart dhe pret që myslimanët të marrin dhuratën që iu ka bërë.
Gjithë këto unë, bashkë me myslimanët e tjerë, poshtë në Korçë, kemi pritur që ju të zgjoheni, të hapni sytë dhe të kuptoni se dita për të marrë dhuratën që ju takon ka ardhur. Nga fusha e Korçës ne shihnim se si kryqet e të krishterëve ngriheshin mbi malet e Voskopojës dhe e dinim që një ditë Allahu i madhërishëm do të inatosej dhe do t’u kërkonte myslimanëve që t’i jepnin fund këtij dhunimi. Allahu është i durueshëm. Ai nuk do që njerëzit të zihen për të, por kur durimi humbet dhe kur ai shikon se nuk janë myslimanët ata që gëzojnë të mirat që ai dërgoi në tokë, por përkundrazi janë të tjerët, të pafetë, atëherë ai vepron. Ajo që po ndodh në Voskopojë prej shumë muajsh është vullnet i Zotit. Desh Zoti që drejtësia të vihej në vend dhe pushtimi i Voskopojës nga të krishterët u prish. Desh Zoti që një bandit, i cili donte të vriste dhe të dëbonte myslimanët nga Voskopoja, të zhdukej dhe ai u mbyt në mëkatin e tij. Desh Zoti që të krishterët të merrnin një ndëshkim për të gjitha vuajtjet dhe mizoritë që u kanë bërë myslimanëve në Voskopojë, dhe ata u gjakosën, u varfëruan, u shkatërruan dhe shumë prej tyre ikën të lebetitur duke humbur pasuritë dhe familjet e tyre. Desh Zoti që Këshilli i qytetit, që drejtonte kundër ligjeve të kuranit famëlart, të zhbëhej për të gjitha vendimet e padrejta dhe hakmarrëse që ka marrë kundër myslimanëve, dhe këshilli u zhbë dhe nuk do të bëhet më. Desh Zoti që librat e Voskopojës, të shkruara me shkronjat e të pafeve, të mos e shihnin më dritën e diellit, dhe ashtu u bë dhe libra nuk ka më. Desh Zoti që pija, vera dhe dehja të dënoheshin si veprime të paturpshme që i çojnë myslimanët në tradhti dhe në pabesi dhe tavernat e fëlliqura u mbyllën he burrat nuk pinë më. Desh Zoti që fëmijët e besimtarëve të devotshëm të dallohen nga ata të jobesimtarëve të pafe dhe këtyre të dytëve u lidhi një shall në qafë që t’ua marrë frymën sa herë t’i dallojë nga lart ku qëndron. Desh Zoti që bijtë e tij myslimanë të torturuar, të poshtëruar, të uritur dhe të robëruar të liroheshin nga burgu dhe ata u liruan dhe ja ku janë sot duke pritur urdhrin e tij. Desh Zoti që unë të jem këtu dhe unë ja ku jam për ta prishur vetminë tuaj, për t’i dhënë ujë buzëve të etura, për t’i dhënë dritë syve të mbyllur, për t’i dhënë frymë zemrave të dobëta, për t’i dhënë qumësht gjinjve të tharë, për t’i dhënë gjak muskujve të lodhur, për t’i dhënë zë veshëve të shurdhët, për t’i dhënë bukë gojëve të uritura, për t’i dhënë nënë dhe baba jetimëve, për t’i dhënë shpirt të gjallëve, për t’i dhënë varr të vdekurve, për t’i dhënë duar të pambrojturve, për t’i dhënë armë të sulmuarve, për t’i dhënë tokë endacakëve, për t’i dhënë forcë luftëtarëve, për t’i dhënë dije të paditurve, për t’i dhënë një qytet myslimanëve, për t’i dhënë një Zot Voskopojës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:45 pm

Vëllezër, unë dua t’ju tregoj se si mashtrimi ka nisur qysh kur Voskopojës iu ndryshua emri. Të krishterët e ndryshuan emrin e qytetit duke ia fshehur myslimanëve mesazhin e Zotit. Në kohët e lashta qyteti quhej Moskopolis, por të pafetë, që shkruajnë libra me germa greke, e ndryshuan emrin dhe thanë se qyteti quhej Muskopolisi, që do të thotë Qyteti i Myshkut. Por Zoti nuk mund t’i vinte dhuratës së vet emrin e një bime që e ka krijuar për t’i hequr erën sqetullave të grave. Nga myshku dalin parfumet që gratë e liga i përdorin kur duan t’i marrin mendjen burrave të grave të tjera. Parfumi vjen nga myshku që është një bimë mëkati sepse Zoti e ndalon çdo gjë që përdoret për të ngjallur epshin dhe dashurinë trupore ashtu siç ka ndaluar pijen që e fryn stomakun, e lodh zemrën dhe e deh trurin e njeriut. Përdorimi i parfumit duhet kontrolluar, sepse është i rrezikshëm. Moskopolis, pra, nuk mund të ishte dhe nuk është qyteti i myshkut. Moskopolis do të thotë Qyteti i Xhamive. Italianët dhe francezët në gjuhën e tyre i thonë moschea ose mosquee, pra moske, xhamive tona. Duke e ditur se kjo fjalë do t’i ndryshonte historinë këtij qyteti ata e ndryshuan një germë dhe nga Moskopolis e quajtën Muskopolis.
Për shkak të këtij mashtrimi, sot myslimanët trajtohen si të huaj në qytetin e tyre dhe në vend të xhamive këtu janë ngritur kishat. Nuk është hera e parë që historia ndryshon nga një germë apo nga disa germa. Në artin e ndryshimit të germave, të krishterët janë mjeshtër dhe djaj. Edhe Bibla, libri i tyre, është një bashkim djallëzor germash, i cili mund të lexohet në mënyra të ndryshme. Të krishterët kanë fshehur edhe emrin e Muhamedit, i cili del në Bibël qindra vjet përpara se Muhamedi të lindte.
Jezusi nuk ishte profeti i fundit. Zoti e dërgoi atë në tokë për të lajmëruar njerëzit për ardhjen e Muhamedit. Ky ishte qëllimi i vërtetë i profecisë së Jezu Krishtit, por sigurisht kjo e vërtetë është fshirë nga të krishterët duke ndryshuar germat, të cilat nëse vendosen ndryshe në radhë japin kuptime të ndryshme të fjalëve të Zotit. Përgjegjës për këtë mashtrim kanë qenë grekët, të cilët në fillim e kanë përdorur alfabetin e tyre për t’i vjedhur fenë çifutëve dhe pastaj për t’i mohuar njerëzve Islamin si të vetmen fe në të cilën dhe prej së cilës perëndia kërkon të nderohet. Fjala islam vjen nga fjala hebre shalom, që do të thotë paqe dhe prandaj dhe fjalët selam dhe islam kanë të njëjtin kuptim. Islami ka qenë feja e vërtetë e Abrahamit, babait të gjithë profetëve, i cili bashkë me të birin e tij, Ismailin kanë qenë myslimanë.
Islamin dhe ardhjen e Muhamedit e ka parashikuar në Testamentin e Vjetër edhe profeti Jeremia, të cilit Zoti iu shfaq me një degë bajameje në dorë. Jeremia parashikoi Islamin dhe ja çfarë thotë ai në vargun nëntë të kapitullit të njëzetetetë të Testamentit të Vjetër: Profeti që profetizon paqen, pra shalom, selam, islam, kur fjala e tij të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti.
Shalomi, selami dhe islami janë e njëjta gjë, pra kanë qenë feja e vërtetë e Zotit. E ç’mund të donte tjetër Zoti në tokë përveç paqes mes njerëzve? Por siç tha profeti Jeremia, që mbante erë bajame, ai që do të vinte do të ishte profeti i vërtetë. Në shkrimet e lashta të çifutëve është folur për Muhamedin dhe megjithëse grekët janë lodhur duke e shkruar Biblën greqisht e vërteta nuk është fshirë dot. Çifutët dhe vetë Jezu Krishti me të gjithë apostujt e ti nuk kanë folur greqisht. Shumë kohë pas vdekjes së tyre, grekët, që ishin xhelozë sepse nuk kishin një fe të tyre, i morën librat e shenjtë dhe pasi i ndryshuan, i përkthyen siç deshën, duke zhdukur të vërtetat e shenjta. Kjo ndodhi gati treqind vjet pas Krishtit kur grekët morën Kostandinopojën dhe vendosën me shpatë dhe me ligj që ungjijtë të lexoheshin vetëm në gjuhën e tyre. Grekët janë fajtorë për ndryshimin e fjalëve të Zotit. Atëherë pse të krishterët pranojnë që librat e tyre të merren nga greqishtja që është një gjuhë në të cilën nuk ka folur asnjë prej profetëve? As Ibrahimi, as Jeremia, as Musai dhe as Isai nuk kanë folur greqisht. Feja që ata kanë pasur ka qenë shalomi apo islami dhe gjuha që ata kanë folur ka qenë një rrënjë e hebraishtes nga e cila mori disa fjalë gjuha arabe që foli Muhamedi. Para Muhamedit, asnjë njeri nuk quhej kështu dhe kjo tregon se Zoti e kishte ruajtur këtë emër për profetin e fundit që ishte dhe më i dashuri. Muhamed do të thotë më i dashuri, më i çmuari, më i ëmbli dhe më i pranuari. Ky emër, siç thashë, del në Testamentin e Vjetër dhe vjen nga fjala hebre hamad që shkruhet me tri germa h-md dhe që do të thotë të kesh dëshirë, të duash, të dëshirosh. Një motër binjake e kësaj fjale shkruhet mahmad ose mahamod që do të thotë më i lakmuari, më i dashuri, më i çmuari dhe më i këndshmi. Muhamed dhe Mahamod është e njëjta fjalë dhe nuk tregon asgjë tjetër, përveç profetit tonë të ndritur, të cilit djallëzia e alfabetit grek nuk i ka fshirë dot origjinën e shenjtë ashtu siç ka bërë me Voskopojën.
Sot, Voskopoja është burgosur nga alfabeti grek dhe librat që shkruhen me këto germa. Grekët i kanë larguar shqiptarët nga feja e vërtetë e Zotit dhe i kanë pushtuar mendjet e fëmijëve me këto germa. Ata thonë se të gjithë shqiptarët e krishterë janë grekë dhe se të gjithë myslimanët janë turq. Duke detyruar Jezu Krishtin të fliste greqisht, treqind vjet pas vdekjes së tij, ata ndërtuan Perandorinë e Bizantit, të cilën ia morën romakëve dhe e greqizuan përmes priftërinjve dhe ungjijve që i falsifikuan për të ndryshuar historinë e Zotit dhe të njerëzve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:45 pm

Kur mashtrimi i grekëve filloi të zbulohej, të krishterët u ndanë. Italianët, francezët, gjermanët dhe anglezët nuk pranuan më të drejtohen nga patriarkët grekë të Kostandinopojës dhe krijuan kishën e tyre të Romës që ata e quajnë kisha e vërtetë. Kështu Bizanti mbeti vetëm grek dhe u dobësua derisa u rrëzua si çdo shtëpi që ngrihet mbi një themel të gënjeshtërt. Por grekët nuk hoqën dorë dhe vazhduan të mbjellin farën e mashtrimit të tyre në Ballkan dhe kësisoj ata i ndanë kishat e shqiptarëve, bullgarëve dhe serbëve nga kishat e Evropës dhe pastaj i hodhën ato kundër myslimanëve. Grekët i urrejnë turqit jo vetë sepse ata, nën flamurin e Muhamedit, i morën Kostandinopojën, por sepse duke ditur të vërtetën e librave të shenjtë ata e dinë se Islami dhe myslimanët janë feja që kanë dashur të gjithë profetët nga Ibrahimi deri tek Isai.
Historia e Kostandinopojës vërteton se në anën e kujt është perëndia. Në qoftë se perëndia do kishte marrë anën e grekëve, siç bëri në Trojë, atëherë turqit nuk do ta kishin pushtuar dot Kostandinopolin. Por perëndia ishte me turqit dhe me të gjithë myslimanët që nga dita që Muhamedi ua ndriçoi atyre mendjen dhe u hapi sytë për të parë. Që nga kjo ditë Islami nuk ndalet. Asnjë fuqi nuk e mposht dot, asnjë ushtri nuk e mund, asnjë det nuk e mbulon, asnjë sëmundje nuk e dobëson. Asnjë perandori mbi tokë nuk ka qenë më e fortë dhe më e gjerë, nga Mesdheu deri në Indi, nga Voskopoja deri në Medinë, nga shkretëtirat arabe deri në stepat ruse. Muskujt e kësaj perandorie janë popujt myslimanë, shpirti i saj është Islami, truri i saj është Kurani dhe prijësi i saj është Muhamedi. Qëllimi i kësaj perandorie është paqja mbi të gjithë popujt. Por kjo paqe nuk mund të arrihet nëse të gjithë njerëzit nuk besojnë në Islam dhe nuk i binden të njëjtit Zot. Turqit luftojnë dhe pushtojnë toka, fshatra dhe qytete në emër të këtij besimi. Ata i binden urdhrit të Muhamedit dhe sot janë vetëm shpata e tij, por synimi i tyre nuk është krijimi i një Perandorie Turke, por shtrirja e fesë së Muhamedit në çdo cep të botës. Kur kjo të ndodhë dhe gjithë bota të hyjë nën çallmën e Muhamedit, atëherë nuk do të ketë më luftë, sepse nuk do ketë më arsye për të luftuar, atëherë nuk do ketë më varfëri sepse nuk do ketë më të pasur, atëherë nuk do ketë më sëmundje sepse nuk do të ketë më ndëshkime nga Zoti, sepse e gjithë bota do jetë Islam, pra do jetë në paqe.
Shqiptarët myslimanë ishin të parët që i ikën fesë së rreme të grekëve dhe hynë në Islam. Ata nuk janë turq dhe nuk ka pse të bëhen turq sepse Zoti nuk ua kërkon atyre këtë gjë. Kur bota të bëhet e gjitha Islam, nuk do ketë më turq, shqiptarë, grekë, arabë, serbë, italianë, rusë, gjermanë apo rumunë. Bota do të ketë vetëm një popull: Popullin mysliman, të cilin Muhamedi e drejton në rrugën e Zotit.
Kur krijoi Ademin dhe Havanë, perëndia kishte vendosur që të gjithë njerëzit të ishin pjesë e një populli. Por njerëzit filluan të mëkatonin dhe të mos e nderonin më perëndinë e tyre dhe prandaj ajo vendosi t’i ndëshkojë dhe t’i ndajë në qindra fise, gjuhë dhe fe të ndryshme për të kuptuar se kush prej tyre do ta nderonte më shumë. Bashkimi i njerëzve në një popull dhe në një gjuhë dhe fe të vetme është qëllimi i fundit. Shumë njerëz janë përpjekur ta arrijnë, por nuk ia kanë dalë dot sepse po nuk bashkove fetë nuk bashkon dot popujt. Më afër nga të gjithë është Muhamedi dhe Islami, të cilët ne i përkasim. Prandaj, duke u bërë me turqit ne jemi bërë me Muhamedin, i cili i mësoi turqit të ngrinin shtetin e tyre mbi Kuran. Duke u bërë me turqit, ne jemi më afër Islamit dhe do ta përfitojmë përpara popujve të tjerë lumturinë dhe drejtësinë që ai përcjell. Duke u bërë me turqit ne jemi më të fortë, më të pasur, më të drejtë, më të sigurt, më të ditur, më të zgjuar dhe nuk jemi vetëm. Kështu e kemi më të lehtë të zbojmë të ligën, të largojmë të keqen, të marrim toka, të fitojmë beteja dhe të drejtojmë qytetet tona.
Voskopoja është një ishull i krishterë nga i cili duan të na zbojnë. Do ta kishin bërë pa asnjë mëshirë duke i vrarë burrat myslimanë, duke i përdhunuar gratë e tyre, duke i lënë fëmijët pa prindër. Nuk e kanë bërë akoma dhe a e dini pse? Mos mendoni se janë të mëshirshëm. I krishteri nuk ka mëshirë dhe ju nuk duhet t’ia njihni për nder mbijetesën tuaj, mëshirës kristiane. Nuk ju kanë dhunuar nga frika dhe jo nga mëshira. Ata e dinë se turqit dhe perandoria e tyre ju mbron. Ata e dinë se, në rast se ju shfarosin vetëm se jeni myslimanë, turqit do vijnë dhe do hakmerren për ju duke i shfarosur ata. Ata nuk e durojnë dot erën tuaj në ishullin e tyre, por i mbyllin hundët nga frika, nuk i durojnë dot faljet në xhamitë tona dhe i mbyllin veshët nga e vërteta, nuk i durojnë dot perçet e grave tona dhe i mbyllin sytë nga virtyti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:45 pm

Por në Islam nuk ka ishuj. Islami është një det i gjerë dhe i qetë në të cilin nuk mbytet ai që hyn, por ai që del jashtë. Voskopoja nuk mund të jetë një ishull në detin tonë. Në qoftë se del jashtë do të kesh fatin e të mbyturit, por ne duhet ta shpëtojmë dhe prandaj jemi këtu.
Islam do të thotë paqe, por paqja mbrohet duke luftuar. Nuk do kishte Islam nëse Muhamedi nuk do luftonte të gjithë ata që luftuan Islamin. Nuk do kishte paqe nëse myslimanët nuk do të kishin sulmuar ata që nuk e pranuan Islamin. Kur u bë mysliman, Muhamedin e dëbuan nga Meka që ishte qyteti i tij i lindjes. Ai shkoi në Medinë dhe atje ngriti xhaminë e parë, atje u martua me Aishen, gruan e tij të dashur, atje i ktheu arabët në Islam, atje mundi çifutë e mallkuar që donin ta vrisnin, atje u nis dhe fitoi luftërat me fiset kundërshtare të Mekës, atje dhe vdiq. Voskopoja është si Medina. Një qytet ku u grumbulluan muhaxhirët e dëbuar nga të gjitha tokat arabe dhe ku të bashkuar ata i zbuan çifutët dhe e kthyen qytetin në tempullin e parë të Islamit. Por myslimanët e parë u përndoqën, u mbytën, u gjakosën, u tallën dhe u çnderuan, e megjithatë ata nuk u dorëzuan. Mendoni si myslimanët e parë dhe do të shpëtoni nga dëbimet, nga burgjet, nga talljet dhe do keni Medinën tuaj. Në Medinë, ashtu si në Voskopojë, çifutët kishin tregtinë, kishin tokat, kishin pasurinë, kishin poezinë, kishin pazarin, kishin devetë, kishin bagëtitë, kishin hurmat, kishin armët, kishin tempujt e tyre, ndërsa muhaxhirët myslimanë nuk kishin asgjë, përveç Islamit. Duke luftuar ata i morën të gjitha.
Do t’ju tregoj për historinë e një poeti çifut që e urrente Muhamedin. Ai quhej Kab dhe ishte një nga prijësit kryesorë të Medinës. Babai i tij ishte arab, ndërsa nëna çifute. Kabi ishte shumë i pasur, i zgjuar i bukur dhe shumë i njohur. Kur Muhamedi erdhi në Medinë, çifutët e kuptuan se ai do ta shkatërronte besimin e tyre. Ndërkohë, shumë arabë në Medinë e besuan Muhamedin dhe u bënë myslimanë. Me këta burra, Muhamedi filloi të rrëmbente karvanët që shkonin në Mekë dhe fuqia e tij u rrit. Muhamedi i kërkoi çifutëve të bëheshin myslimanë ose përndryshe të largoheshin nga Medina. Disa herë çifutët u përpoqën ta vrisnin Muhamedin, por gjithmonë ai shpëtoi, i lajmëruar nga Zoti. Duke parë se ishin të pafuqishëm, çifutët filluan të ngacmojnë myslimanët dhe sa herë që Muhamedi dilte në rrugë ata e shanin dhe e përqeshnin, të nxitur nga Kabi.
Kabi u thoshte njerëzve se Muhamedi ishte një mashtrues, se feja e tij ishte e rreme, se gratë myslimane ishin të papastra, se myslimanët ishin analfabetë, se ata duhej të shporreshin nga Medina. Duke u tallur me Muhamedin, Kabi u bë i famshëm dhe armiqtë e fisit të tij, të cilët e urrenin Muhamedin, e thirrën atë në Mekë. Kabi i hipi një deveje të re, të zbukuruar me copa me ngjyra dhe byzylykë të argjendta të futur në hundë. Vetë ishte veshur me një këmishë të bardhë dhe kur hyri në Mekë me kokën lart, si një profet i lumtur, paria e priti me nderime të mëdha. I bënë shumë dhurata dhe kudo ku ai ecte, gratë i hidhnin lule dhe burat shtronin qilima të thurur. Ato ditë në Mekë u bë festë dhe të gjithë mendonin se Kabi do t’i ndihmonte për të shpëtuar nga myslimanët që u vidhnin karvanët dhe që i kishin ndarë fiset e qytetit. Poeti i bukur i mblidhte të rinjtë e Mekës në shesh dhe në darkë me një gotë verë në dorë këndonte poezi të gjata kundër myslimanëve, duke i poshtëruar ata. Njerëzia mblidheshin si miza përreth tij dhe e pyesnin: Kush është më e vërtetë feja jonë, apo ajo e Muhamedit? Kabi vinte dorën e tij të bardhë mbi rërën e nxehtë dhe duke parë mbi kokat e njerëzve përgjigjej: Nëse feja e Muhamedit është e vërtetë atëherë më mirë të jetosh nën tokë se mbi tokë. Turma ulërinte nga gëzimi. Në këtë kohë, në Mekë, urrejtja për Muhamedin ishte shumë e madhe sepse ai u kishte rrëmbyer atyre disa karvanë me plaçka dhe pasuri, u kishte marrë devetë dhe shumë burra i kishte vrarë dhe gratë e djemtë i mbante rob në Medinë. Kabi, që e dinte sesa vuanin mekasit për fyerjen dhe vrasjet që kishin pësuar nga Muhamedi, i nxiste ata që të merrnin hak për të vdekurit duke recituar këto vargje që u mësuan edhe nga fëmijët e vegjël: ai që përhapi lajmin jetoi i poshtëruar, i verbër dhe shurdh.
Gratë e Mekës tërboheshin nga fjalët e poetit dhe betoheshin se do t’i hanin mëlçitë e myslimanëve që kishin vrarë djemtë dhe burrat e tyre. Kur Kabi u kthye në Medinë ai i mblodhi fiset çifute dhe u tha se kishte biseduar me tregtarët e pasur dhe të fuqishëm të Mekës, të cilët do të vinin për të vrarë Muhamedin dhe për t’i dëbuar myslimanët.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:46 pm

Muhamedi, i hidhëruar nga shpifjet dhe poshtërimet e Kabit, një ditë thirri shokët e tij dhe u tha: Poeti ka shqetësuar Allahun. Kush nga ju do ta qërojë atë? Njëri nga shokët e Muhamedit u ngrit dhe e pyeti: Muhamed ti do që unë ta vras Kabin? Po, i tha Muhamedi. Atëherë tre burra u ngarkuan për vrasjen e Kabit. Njëri prej tyre i shkoi Kabit në shtëpi duke e sharë, kinse, Muhamedi si përçarës të arabëve dhe si një njeri që e merrte për vete gjithë mallin që u rrëmbehej karvanëve. Jemi të uritur, tha burri dhe i kërkoi Kabit t’i jepte pak grurë hua. Do ta jap, i tha Kabi, por duhet të më japësh një peng. Çfarë do, e pyeti shoku i Muhamedit. Më jep peng gruan tënde, tha Kabi. Shoku i Muhamedit u skuq dhe iu përgjigj: Nuk mund ta jap gruan sepse ti je shumë i bukur dhe ajo do të flinte me ty e unë do të turpërohesha. Poeti pranoi dhe më në fund ata ranë dakord që të linin armët peng. Shoku i Muhamedit mori grurin, la armët në shtëpinë e Kabit dhe iku. Pasi kishte fituar besimin e poetit, një natë ai shkoi në shtëpinë e tij dhe e thirri. Kabi u zgjua, por gruaja i tha të mos dilte. Ky ë pikon gjak, tha gruaja e frikësuar duke e shtrënguar poetin në krahët e saj të zhveshur. Por Kabi i tha se burri që po e kërkonte ishte miku i tij që ai i kishte dhënë bukë për të ushqyer fëmijët. I kam dhënë bukë dhe nuk mund të më vrasë, tha poeti. Shoku i Muhamedit kishte ardhur bashkë me dy të tjerë, të cilëve u tha se kur ai ta kapte Kabin nga flokët kjo do ishte shenja se ata duhej të afroheshin për ta vrarë.
Burrat e tjerë u fshehën kur Kabi doli nga shtëpia. Ecim dhe bisedojmë pak, i tha shoku i Muhamedit dhe poeti pranoi. Hëna ndriçonte përgjysmë dhe një re e zezë ia fshihte fytyrën shokut të Muhamedit. Pjesa e ndritshme e hënës shkëlqente mbi kokën e bukur të poetit. Dukesh si një deve e etur, i tha Kabi, çfarë ke? Shoku i Muhamedit u përpoq të qeshte, iu afrua Kabit dhe i tha: Sa erë të mirë që mban, nuk kam ndier kurrë një parfum të tillë si ky që ke lyer kokën. Kabi qeshi dhe i tregoi se gruaja e tij i përgatiste vetë parfumet me barëra dhe me myshqe të ndryshme. A t’i marr pak erë flokëve të tu, e pyeti shoku i Muhamedit dhe poeti pranoi. Burri i mori erë kokës që shkëlqente si një diell pastaj e kapi fort nga flokët dhe thirri shokët e tij të fshehur në errësirë. Këta u turrën me vrap dhe e therën poetin me thikat e tyre. Ia prenë kokën dhe shkuan në shtëpinë e Muhamedit.
Ky po i priste dhe kur shokët ia hodhën kokën te këmbët, Muhamedi u habit nga bukuria e saj dhe dhoma u mbush me erën e parfumit. Muhamedi mbeti një copë herë duke parë kokën dhe pastaj duke i bekuar shokët e tij tha: Kjo gojë nuk e meritonte një kokë kaq të bukur.
Historia e Kabit tregon se çfarë e pret atë që tallet me profetin, se si shkurtohet gjuha e atij që bën vjersha të turpshme dhe se si pritet dora e atij që vizaton ndyrësira nëpër muret e qytetit, siç ndodhi në Voskopojë. Por ndëshkimi është i domosdoshëm për t’i zbutur shpirtrat e ligj dhe kështu ndodhi në Medinë. Pas vrasjes së Kabit çifutët u frikësuan dhe nisën të ikin nga Medina që u bë përfundimisht qyteti i myslimanëve. Poetët e tjerë e mbyllën gojën dhe vargjet e kuranit ishin të vetmet që recitoheshin në qytet. Myslimanët morën shtëpitë, tregun, dhe disa çifutë u bënë myslimanë. Muhamedi vazhdoi sulmet e tij mbi të pafetë e Mekës dhe pas disa kohësh asnjë karvan nuk futej dot në qytet pa lejen e tij derisa mekasit e dobësuan e lejuan të kthehej në qytetin ku kishte lindur dhe ai bëri haxhin në vendin e shenjtë, në Qaben e ngritur nga Ibrahimi dhe Ismaili. Sakrifica, burrëria dhe durimi i Muhamedit dhe muhaxhirëve që u bashkuan në Medinë kishte triumfuar. Ata fituan sepse u bashkuan në Islam.
Unë kam ardhur sot në Medinën tuaj për t’ju thënë se sakrifica, lufta dhe gjaku i myslimanëve të parë është drita që ndriçon rrugën tuaj. Në qoftë se dorëzoheni, keni humbur. Në qoftë se luftoni, keni fituar mbi poshtërimin, mbi dhunimin, mbi tregtinë, mbi alfabetin dhe mbi poezinë e të krishterëve në Voskopojë. Voskopoja ka vetëm një fat: të bëhet Medinë. Voskopoja ka vetëm një poezi: Kuranin. Voskopoja ka vetëm një prijës: Muhamedin. Voskopoja ka vetëm një fe: Islamin. Myslimanët kanë vetëm një zgjedhje: të luftojnë. Të pafetë kanë vetëm një rrugë: të ikin. Ju keni vetëm një qytet: Voskopojën.
Kur hoxha mbaroi, ngriti tespihet lart dhe e këputi me forcë perin e bardhë që i bashkonte gurët, të cilët u derdhën nëpër dhomë dhe humbën nën këmbët e zbathura të burrave. Koha e numrit trembëdhjetë ka mbaruar, tha hoxha dhe burrat u ngritën në këmbë sikur të kishin marrë një urdhër.

Në mes të natës Voskopoja u zgjua nga krismat e armëve. Flakët u ngritën nga lagjja e të huajve dhe pastaj u shpërndanë nëpër gjithë qytetin. Shokët e Isakut që dilnin të përgjumur nga shtëpitë vriteshin dhe kufomat e tyre që mbetën për disa ditë mbi kalldrëme, askush nuk i mori për t’i varrosur. Depot e tregtarëve u grabitën dhe malli u shpërnda me mushka, në shtëpitë e lagjes së të huajve. Pesë taverna u dogjën dhe vera që u gjet atje u derdh në rrugë. Fuçitë u zbrazën dhe u shpuan. Kryqi i madh i Katedrales së Shën Mërisë u thye dhe shalli i kuq i Marin Kurilës u shtri në mes të rrugës, si një kafshë që i kanë prerë gjymtyrët.
Grigor Jeremonakut iu kërkua të shtypte dhjetë masa të reja, mes të cilave heqjen e alfabetit grek nga shkollat, shurdhimin e kambanave të kishave, ndalimin e vizatimeve me fytyrë njerëzish, anulimin e zgjedhjeve, shkarkimin e Këshillit të qytetit, veshjen e perçeve për të gjitha gratë, ndalimin e tregtisë së armëve, etj. Grigori kundërshtoi dhe pasi e varën nga këmbët e rrahën për tri ditë rresht në oborrin e Katedrales. Kur e lanë të lirë, peshonte më pak se një thes letër. Bashkë me të u rrahën dhe disa priftërinj të tjerë. Fëmijëve iu ndalua të dilnin me shall të kuq në rrugë, ndërsa grave nuk u lejohej të dilnin të pambuluar.
Poeti u gjet i vrarë në krevatin e tij. U tha se në fillim, duke u ngatërruar me balluket e tij dhe me erën e parfumit të fortë që kishte hedhur në trup, myslimanët e kishin marrë për një grua dhe kishin dashur ta zhvishnin. Kur kishin parë që ishte burrë, e kishin rrahur. Njëri prej tyre e njohu dhe tha se ai ishte poet dhe atëherë e kishin therur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:46 pm

Po atë ditë, një grup burrash të armatosur me Sali Benishin në krye shkuan në shtëpinë e Isakut, shqyen derën dhe u futën brenda. Isakun e gjetën në këmbë me një këmishë të bardhë dhe me pelerinën e Marin Kurilës të hedhur mbi supe. Ishte i paarmatosur dhe kur e panë që i priste në këmbë, burat u shtangën. Të thashë që do takoheshim prapë, i foli Isaku Sali Benishit. Burrat e armatosur lëvizën dhe armët e tyre krakëllitën, por Sali Benishi i bëri shenjë dhe ata u sprapsën. Kam lënë një vend bosh në burg për ty, tha Sali Benishi duke mos e parë Isakun në sy. Akuzohesh për vrasjen e 14 myslimanëve natën që vdiq Marin Kurila si dhe për trazirat, vjedhjet, vizatimet, dëbimet e fëmijëve myslimanë nga shkolla dhe fyerje të profetit Muhamed.
Isaku u drejtua dhe i tha: Çfarë kam thënë për Muhamedin? Ke thënë se ai jeton në hënë, u përgjigj Sali Benishi. Nuk e mbaj mend, po pse ku jeton Muhamedi, vazhdoi Isaku duke tërhequr pelerinën pas trupit sikur të mbrohej nga një e ftohtë. Sali Benishi u vrenjt dhe duke i bërë shenjë shokëve u përgjigj: Këto ditë ai ka ardhur në Voskopojë.
Burrat e morën Isakun, i lidhën duart dhe e nxorën në rrugë. Kur ai ecte, me një shpurë të armatosur që e rrethonte nga të gjitha anët, njerëzit dolën në dritare dhe e panë Isakun e gjatë dhe të fortë sesi mbante kokën lart, ndërsa pelerina e bardhë zgjatej pas tij si një vijë qumështi. Sytë jeshilë binin si lule mbi kalldrëmin e ndotur.
Isakun e mbyllën në burg bashkë me shumë nga shokët e tij si dhe disa priftërinj. Hoxha qëndroi edhe disa ditë në Voskopojë dhe pastaj u largua për në Korçë.
Për gati dy muaj shumica e tregtarëve të qytetit ngarkuan karvanët me plaçka dhe para dhe ikën. Duke mbyllur dyert e shtëpive gratë qanin dhe fëmijët mbanin poshtë bluzave shalle të kuq, që të mos u dukeshin. Pleqtë, që nuk lëviznin dot, u lanë në shtëpi të vetëm, por shumë shpejt ata u dëbuan nga familje myslimane që ua zaptuan shtëpitë dhe i lanë të uritur në rrugë ku shumë prej tyre vdiqën. Shkollat u mbyllën dhe mësuesit ikën në Korçë për të gjetur punë. Një natë, në lagjen e kazanxhinjve ra një zjarr i madh që dogji dhjetë shtëpi njëherësh. Shumica e shtëpive ishin të boshatisura dhe askush nuk u kujdes të shuante zjarrin. Shokët e Sali Benishit, që erdhën për të kontrolluar vendin, nuk mundën ta shuajnë zjarrin që vazhdoi tri ditë duke e mbushur qytetin me një erë të rëndë.
Pas disa ditësh, një zjarr edhe më i madh u ngrit në lagjen e armëtarëve. Shtëpitë digjeshin një nga një dhe trarët e mëdhenj qindravjeçarë binin duke rënkuar. Ky zjarr zgjati disa ditë dhe një erë që fryu nga jugu nisi ta shtynte në drejtim të lagjeve të tjera. Dikush i tha Sali Benishit se të krishterët që iknin, u vinin zjarrin shtëpive të tyre që ato të mos pushtoheshin nga myslimanët. Zjarret vazhduan për muaj me radhë dhe një ditë lagjja e myslimanëve mbeti e rrethuar nga të katër anët me shtëpi që digjeshin. Kafshët u përcëlluan dhe një turrë me dru u dogj. Burrat dolën duke i shuar zjarret me ujë dhe me velenxa të mëdha që ua hidhnin flakëve sipër për t’u marrë frymën.
Kur zjarret u shuan, Sali Benishi doli për të parë qytetin. Voskopoja dukej si një qytet pas lufte. Shtëpi të djegura, kryqe të rrëzuar, kafshë të ngordhura, çezma të thyera, kalldrëme të qelbur, mallra të hedhura stivë në rrugë, kuaj dhe mushka që ishin egërsuar nga uria, minj dhe miza të uritura që u hakërreheshin njerëzve. Kur u afruan te burgu, dera ishte e hapur. Brenda ishte një prift i vdekur dhe një burrë i sëmurë që po jepte shpirt. Sali Benishi e kapi burrin nga flokët dhe e pyeti për të burgosurit e tjerë, por ai nuk fliste dot. Sali Benishi doli jashtë dhe pa fushat që rrethonin Voskopojën. Dielli i pasdites ishte i dobët dhe tymrat që ngriheshin nga lagja e tij dukeshin si re të ulëta. Isak Komneni u arratis, i tha Sali Benishi shokëve. Na rrethuan me zjarr dhe e shpërthyen burgun kur ne po shuanim flakët. Të krishterët ikën siç parashikoi hoxha dhe ne na mbeti Medina. E djegur, por e jona, shtoi Sali Benishi dhe mbylli derën e burgut mbi të cilën ishte varur një shall i kuq.
Isak Komneni me disa shokë të tij iku i fundit nga Voskopoja. Tymi i mbuloi hijet e tyre si një mantel. Ne ishim larguar disa ditë përpara tij kur filluan zjarret e mëdha. Isaku është djali i Mihalit, tha Metod Antrakidi që mori një gotë ujë dhe lagu buzët e thara.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:46 pm

Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.

Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë. Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alekum Selam. Mirëdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Të krishterët merren me tregti të dielave. U fut brenda dhe pati ftohtë. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit mbi një rrogoz, i cili në anën e tij dukej më pak i përdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në çdo faqe muri. Në një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj. Je në shtëpinë e Zotit, i tha imami, si për t’i thënë mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u përpjekur ta ngrohte xhaminë me shaka. Imamit nuk i lëvizi asnjë muskul. Ullinjtë i ha unë. Doktorët thonë se bëjnë mirë për veshkat.

Pse do të vish në Islam, e pyeti thatë imami, pa e lënë të vazhdonte udhëtimin e tij nëpër muret bosh të xhamisë. Aliu iu përgjigj se nuk kishte ndonjë shkak, por mendonte se Islami është një gjë që duhet provuar. Unë fitoj sa për t’u ushqyer, nisi të shpjegonte. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Islami është feja e Perandorisë dhe unë e respektoj si një shtetas i rregullt. Nga Islami vijnë ligjet, taksat, ushtria dhe drejtësia. E këto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre të vërtetë. Shpejt ose vonë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Babai më ka thënë që punën e sotme mos e lër për nesër. Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.
Sa vjeç je? Tridhjetë e nëntë i mbusha në korrik. Ka myslimanë të tjerë në fshatin tënd? Jo, tha ai, unë do të jem i pari. Njeh ndonjë mysliman tjetër? Kroi kokën dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenën. Ç’është ky, tha imami. Aliu është kusar. I zë pritë karvanëve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshë, që pastaj i shet. Kohët e fundit ka marrë një titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thërrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugët dhe grykat nga kalojnë karvanët dhe i ka bërë zap gjithë kusarët e tjerë. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh në shtëpinë time se e ndiqnin ushtarët e Kurt Pashës për ta vrarë. Kuajt i sjell tek unë për t’i shëruar dhe prandaj jemi njohur. A të ka folur Aliu për Islamin? Po. Njëherë ai më tha se sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë. Imami nuk lëvizi, por diçka mërmëriti. Në qoftë se Muhamedi do të ishte shqiptar, grekët do të ishin çifutë dhe çifutët nuk e vranë dot Muhamedin. Megjithatë, Muhamedi nuk mund të ishte shqiptar. Të gjithë profetët kanë lindur në shkretëtirë aty ku nuk ka ujë dhe nuk ka dimër. Ne kemi shumë ujë dhe shumë dimër.
Imami futi dorën poshtë rrogozit dhe nxori një libër të verdhë me shkronja të mëdha arabe. Ky është Kurani. Është libri me porosi që Allahu i dha Muhamedit përmes të dërguarit të tij, engjëllit Xhebrail. Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unë do të të them disa gjëra, të cilat, nëse i pranon, do të të dallojnë ty nga të tjerët, nga të pafetë.
Islam do të thotë paqe. Paqja mund të mbretërojë mes njerëzve nëse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat që ai ka përcaktuar. Këto rregulla Zoti ia tha Muhamedit që ky t’ia thoshte njerëzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot. Kjo është një nga dëshmitë se ai ishte i dërguar i Allahut, porositë e të cilit për herë të parë i erdhën rreth vitit 610 kur ai jetonte në Mekë, me gruan e tij Hatixhe. Gjatë jetës së tij Muhamedi pati shumë gra të tjera. Kur ai vdiq, në prehrin e gruas së tij më të dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisë kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit, përfshi Musain, profetin e çifutëve dhe Isain e të krishterëve. Por Muhamedi është profeti i fundit. Prandaj dhe Islami është feja e vetme e Allahut. Qëllimi i profetëve të tjerë ka qenë të paralajmëronin dhe të bënin gati botën për misionin e Muhamedit, kështu që të krishterët e kanë detyrim që të kthejnë fenë e tyre në Islam. Jezu Krishti po të ishte gjallë do t’i bashkohej fesë së Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nën rrogoz. Këto që po them duhet t’i dish sepse të krishterët e fshatit do të të prozvalin dhe do përpiqen të të poshtërojnë kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mërzit. Të gjithë profetët janë sharë nga fshati i vet. Ti më the se do të bëhesh mysliman. Unë të pyeta pse. Më the se Islami është një gjë që duhet provuar sepse herët apo vonë të gjithë do të vijnë në Islam. Kjo është e vërtetë. Një ditë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Por jo për arsyet që the ti. Unë do të t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe më pas do t’ia japësh të tjerëve.
Islami ka pesë kushte. Nëse ti i pranon, atëherë je mysliman. I pranoj, tha ai me një frymë. Ishte ftohtë dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisë kishte nisur të dobësohej. Duro, i tha imami. Do të t’i them një nga një. Ngrihu në këmbë.
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrës i ndriçohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetër po kridhej gradualisht në errësirë. Islami dhe Krishterimi janë si hëna dhe dielli, mendoi ai. Të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën vjen dita dhe kur ikën tjetri vjen nata. Tani jam në muzg. Dielli me hënën po ndërrojnë vendet si Krishterimi me Islamin në shpirtin tim. Deri në fund të jetës do të përpiqem të kuptoj kush është dielli dhe kush është hëna nga të dy, u zotua ai me vete dhe u përqendrua prapë tek imami, fytyra e të cilit kishte hyrë në hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij?
Bota është më e qetë tani që e udhëheq vetëm një Zot. Në kohën e grekëve të lashtë kishte shumë zota që bëheshin xhelozë për njëri-tjetrin dhe bota ishte lëmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t’i falesh Allahut, pesë herë në ditë namaz? E pranoj, por ç’më ndodh nëse falem gjashtë herë? Nuk të ndodh gjë, i tha imami, por nuk duhet ta bësh. Në fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanët duhet të faleshin pesëdhjetë herë në ditë, por Musai, profeti i çifutëve i tha Muhamedit t’i kërkonte më pak falje sepse kjo do të ishte e lodhshme për besimtarët. Pas shumë kërkesave që bëri Muhamedi, numri i faljeve u vendos të ishte pesë. Kjo në saje të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin. Ka pasur të drejtë Musai, i tha ai. Pesëdhjetë herë në ditë do të thotë që mos bënim asgjë tjetër, por veç të faleshim. Allahu na i njeh dobësitë tona, prandaj korrigjon ndëshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon të mbash ramazan? Ç’është ramazani, pyeti ai. Ramazani është muaji i nëntë i vitit. Është muaji kur Muhamedit iu shfaq për herë të parë engjëlli me porositë e Allahut. Ky është dhe muaji i agjërimit, muaji kur myslimanët i dedikohen Zotit të tyre, duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos i prekur me dorë gratë e tyre. Ramazani përbën agjërimin kryesor, ndërsa gjatë vitit Islami ka edhe shumë lloje të tjera agjërimesh, si agjërimi i muajit të shabanit, agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sherval, që është muaji që vjen pas ramazanit, agjërimi i ditës së ashures, agjërimi i xhumasë, i ditës së premte etj. këto do t’i mësosh me kohë dhe unë do të të kujtoj herë pas here, por mos harro se agjërimi i ramazanit është kusht për ty si për çdo mysliman tjetër. Gjatë ramazanit as duhet të shash, as të bërtasësh, as të zihesh, as të shpifësh apo të theshmosesh. Nëse të godasin, mos u kthe dorë dhe thuaju se je në agjërim. Agjërimi është shkëputja e njeriut nga kërkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet që ndjellin gratë. Ramazanin do ta nisësh pas disa ditësh, sapo të shikosh hënën e re të muajit shtator. Po në qoftë se ka re si ta dalloj hënën, pyeti ai. Asnjë re nuk mund të ndalojë takimin e një myslimani me Zotin e vet, u përgjigj imami. Të krishterët hanë diçka kur agjërojnë, pyeti prapë ai. Si mund të duroj një muaj pa ngrënë? Të krishterët agjërojnë 40 ditë rresht përpara Pashkës dhe po ashtu gjatë vitit kanë agjërime të tjera. Megjithatë, ti mund të hash dy herë në ditë. Do hash diçka të ëmbël, mundësisht hurma me ujë kur perëndon dielli, dhe ky është iftari. Pastaj do falësh namazin e mbrëmjes. Ndërsa në mëngjes, kur fillon agimi, gjithnjë përpara namazit të parë, mund të fusësh një kafshatë në gojë dhe ky është syfyri. Agjërimi është sakrifica më e madhe që një mysliman bën për të respektuar Zotin e vet. Kur agjëron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur në jetë vetëm për të mbushur stomakun tënd me mish kafshe dhe për të fryrë barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajësisht. Imami bëri një ngërdheshje si i bezdisur e megjithatë vazhdoi. Agjërimi është një sakrificë e ndërgjegjshme. Ty nuk të kontrollon kush nëse ha, nëse pi apo nëse kënaq gruan tënde. Gjatë agjërimit je përballë Zotit dhe ndërgjegjes tënde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndërgjegje, prandaj vetësakrifikimi i saj nuk parashikohet në Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenë e tij, Kasun që të agjëronte. Kafshët e tua nuk do të bëhen myslimane sepse edhe para kësaj dite nuk janë të krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se është një kusht ajo do të më kuptojë, kurse kafshët e mia nuk do kuptojnë asgjë dhe do vazhdojnë të më duan njëlloj. Vazhdojmë, nxitoi imami duke parë diellin që fshihej pas dritareve. Pas pak duhet të jap ezanin.
Kushti i katërt i islamit është dhënia e zekatit. Zekat do të thotë që t’u japësh të varfërve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk është lëmoshë, por është ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e të kamurit. Zakonisht zekati shpërndahet pas sakrificës, pas agjërimit, pra në fund të ramazanit. Mund të japësh edhe para. Ai u mendua një copë herë dhe tha: Në fshat ka shumë të varfër. Nëse unë u jap të gjithëve zekat ç’më mbetet për vete? Ramazani më duket më i arsyeshëm se të detyron të kursesh, kurse zekati paska shumë harxhe. Po a nuk do varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami. Jep pasuri që të marrësh paqe. A e pranon këtë kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur të rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtë duke mos e përzgjedhur si mysliman. Megjithatë, vendosi të bëjë edhe një përpjekje. Përmbushja e këtij kushti, siç ia kishte përshkruar imami, nuk e bindte. Si mund të falte nga një dele, apo një viç në fund të çdo agjërimi? Ti më the se që të bëhem mysliman duhet të plotësoj kushtet e Islamit, guxoi ai të pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu është. Që unë të bëhem mysliman duhet të jap zekat, apo jo? po, tha imami i çuditur nga ngulmimi. Po ai që përfiton zekat a duhet të jetë mysliman? Besoj se po, u përgjigj imami i hutuar. Në fshat unë jam myslimani i vetëm dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu. Të gjithë të varfrit e fshatit janë të krishterë. A duhet t’i fal pasurinë që Allahu ma dha mua atyre që nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorën mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame. Këtë nuk e di, i tha imami që u ndie keq. Ndoshta duhet të presësh derisa në fshat të vijnë myslimanët e tjerë. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj të jap zekat ditën që në fshat një i varfër do të bëhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe një, u çlirua imami.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:46 pm

24

Syzet e Metod Antrakidit ishin mbushur me një avull të trashë që ushqehej nga një zjarr që sapo ishte shuar në gojën e tij. Metodi afroi një cep të mbulesës së rrudhosur të tavolinës dhe i fshiu xhamat me të. Mihal Komnenit i ishte varur koka e madhe mbi këmishë, si një kambanë e shurdhët. Në një anë të këmishës, Sara shqoi dy pisqolla të vogla që rrethonin një K, të drejtë. U zgjat të pyeste për diçka, por Mihali ngriti kokën dhe asaj i mbeti pyetja në buzë. Pisqollat janë simboli i lagjes së armëtarëve, ndërsa K-ja, është e Komnenëve, tha Mihal Komneni.
Ana Komnena flinte si një pupël në krahët e Ibrahimit, ndërsa Aliu dhe Paridi kishin dalë disa herë jashtë duke luftuar me shpata dhe pa e dëgjuar Metod Antrakidin gjatë gjithë kohës. Muhamedi nuk kishte lëvizur nga vendi dhe herë pas here rregullonte çallmën që i binte mbi sy. Pjatat mbi tryezën e madhe ishin boshatisur, ndërsa përpara Ibrahimit shtrihej një njollë e kuqe verë që e kishte derdhur Ana, duke luajtur në gjumë.
Paridi me flokët e ngrira hyri në dhomë, i ndjekur nga shpata e Aliut dhe kur i pa të gjithë të heshtur i tha Metod Antrakidit: Kush e vrau Marin Kurilën? Po ta dija do t’ia kisha treguar Isakut, u përgjigj Metodi. Dhe Isaku do ta kishte vrarë, pyeti Paridi. Isak Komneni nuk dinte të vriste dhe prandaj Voskopoja u shkatërrua, tha Mihali. Po pse nuk dinte të vriste Isaku, tha Aliu duke ngritur shpatën në formë kryqi mbi tavolinë. Nuk ia kishte mësuar njeri, tha Hana e menduar. As gjyshi dhe as babai i tij nuk dinin të vrisnin. Mihal Komneni ktheu kokën nga Hana dhe e pa si një njeri që e takon pas shumë kohësh. Edhe babai nuk na ka mësuar të vrasim njerëz, por vetëm lepuj, tha Paridi dhe u ul në vendin e tij. Ti je frikacak dhe nuk vret dot as lepuj dhe as njerëz, tha Aliu me zë kërcënues.
Po ti, a mund të vrasësh një njeri, i tha Metod Antrakidi, Aliut dhe pa nga Ibrahimi që rrinte i heshtur. Unë mund të vras më kollaj një njeri se një lepur, tha Aliu dhe të gjithë kthyen kokën nga ai. Aliu e kuptoi që duhet të thoshte diçka më shumë dhe vazhdoi: Nuk i vras dot gjërat që ha.
Nuk do kesh nevojë të vrasësh njerëz sepse në fshatin tonë nuk ka shkolla dhe askush nuk vizaton nëpër mure, tha Muhamedi. Po nëse iki nga fshati, mund të vras njerëz, pyeti Aliu. Po ike nga fshati mund të të vrasin ty, u përgjigj Muhamedi duke parë me bisht të syrit nga Ibrahimi. Mihal Komneni kishte mbushur gotën e verës që mbante përpara, ndërsa Metod Antrakidi u zgjat mbi tavolinë dhe tha: Muhamedi ka të drejtë. Voskopoja provoi se dija nuk mjafton për të shmangur shkatërrimin. Qyteti më i kulturuar, ku kanë jetuar shqiptarët, u dogj. Librat, kishat, priftërinjtë, shtypshkronja, vizatimet, poetët, përkthyesit, gjeografët, filozofët arkeologët dhe studentët nuk e shpëtuan dot qytetin e tyre dhe unë pyes veten: Përse na duhej gjithë ajo dituri kur nuk arritëm dot të shuajmë një zjarr që e ndezëm vetë? Si ka mundësi që shfletuam librat e gjithë botës dhe nuk gjetëm dot faqen e duhur, atë faqe e cila do na mësonte se si nuk shkatërrohet një qytet? Mos duhej të kishim studiuar Cezarin në vend të Platonit apo Aleksandrin në vend të Aristotelit për të mësuar se mirësia nuk mjafton për të ndërtuar paqen dhe paqja nuk është e përjetshme nëse nuk e mbron me luftë? Ne ndërtuam një qytet për platonë dhe aristotelë, por jo për cezarë dhe aleksandër, por unë nuk jam i sigurt nëse ata mund të lindnin në Voskopojë. Qiparisi nuk mbin në shkretëtirë dhe deveja nuk ecën dot në akull. Isaku thoshte se ishullarët e zgjedhin luftën të fundit, por ai vetë e la ishullin pa luftuar dhe tani kushedi ku noton. Mihali thotë se nëse Isaku do dinte të vriste, Voskopoja do kishte shpëtuar. As kjo nuk më bind. Ka raste që mendoj se Voskopoja ishte një qytet i ngritur në vendin e gabuar. Po të kishte qenë mijëra kilometra larg prej aty ku ishte, ndoshta do kishte shpëtuar siç ka shpëtuar Vjena, Venediku apo Athina. Voskopoja ishte një qytet ir rethuar nga barbaria dhe injoranca dhe çudia nuk ishte që një ditë u prish, por çudia është se si u ndërtua, si një lule që mbin midis gurëve. Unë besoj se Voskopoja ishte një gjë e parakohshme për shqiptarët. Ajo u fshi ashtu siç fshihet çdo ëndërr e pakuptueshme në trurin e njeriut, i cili ngrihet në mëngjes dhe e vazhdon jetën aty ku e ka lënë një natë më parë. Punon tokën dhe gruan, ushqen kafshën dhe fëmijët dhe fle prapë për të parë një ëndërr që të nesërmen e harron. Prandaj ju do jetoni në paqe për sa kohë që nuk keni as libra dhe as vizatime, siç thotë Muhamedi. Libri ia shton oreksin njeriut dhe e lë më të uritur. Sa më shumë lexoj, aq më pak di.
Metod Antrakidi u mbështet në karrige dhe syzet filluan t’i vishen prapë me avull. Je shumë plak për të qenë pesimist, tha Mihal Komneni. Nuk do kesh kohë t’i provosh vetes ato që mendon. Çfarë është pesimisti, pyeti Paridi. Pesimisti është një njeri që beson se bota nuk ndryshon por rri në vend, tha Mihali. Atëherë Muhamedi qenka pesimist, tha Aliu. Po pse është Muhamedi pesimist, pyeti Hana dhe ia nguli sytë jeshilë Muhamedit që rrinte pa lëvizur me frikën se çallma mund t’i binte mbi tavolinë. Muhamedi ka një lodër prej druri në formën e botës dhe aty dielli nuk lind, lumenjtë nuk rrjedhin, nuk bie dëborë dhe njerëzit nuk ecin. Në botën e Muhamedit nuk ndodh asgjë dhe atij kjo i pëlqen, u përgjigj Aliu.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:47 pm

Botën e Muhamedit e kam parë unë, foli Jani duke u drejtuar. Jani është perëndia, kurse unë jam profeti, tha Muhamedi. Ku ndryshon perëndia me profetin, tha Paridi. Perëndia e krijon botën dhe njerëzit, ndërsa profeti i thotë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë dhe në cilin vend të botës. Po të ishe ti profet në Voskopojë çfarë do t’u kishe thënë Marin Kurilës, Isakut dhe Sali Benishit, e pyeti Mihal Komneni. Unë do t’u kisha thënë atyre të bënin tamam ato që bënë, foli Muhamedi qetësisht. Ti do lije Marin Kurilën të vritej dhe Sali Benishin të martohej tri herë, pyeti Hana. Po, tha Muhamedi. Do ta lija Marin Kurilën të vritej sepse nëse ai nuk do vritej të krishterët dhe myslimanët nuk do kishin asnjë mundësi për të bërë paqe dhe Voskopoja do të digjej shumë më shpejt nga ç’u dogj. Vrasja e Marin Kurilës ishte një paralajmërim i perëndisë, e cila donte që Voskopoja të ndahej mes të krishterëve dhe myslimanëve, por kur kjo gjë nuk u arrit atëherë Sali Benishit iu dha urdhër t’i dëbonte të krishterët. Po ti mendon se perëndia ka mbajtur anën e myslimanëve në Voskopojë, pyeti Jani. Perëndia është gjithmonë me më të dobëtit, tha Muhamedi.
Nuk më the pse do ta lije Sali Benishin të martohej tri herë, u hodh Hana.
Sali Benishi u martua një herë me një grua që mund të ishte nëna e tij, pastaj me një vajzë që mund të ishte fëmija e tij dhe pastaj me një të krishterë që mund të ishte armikja e tij, sepse perëndia thotë se të martohesh, është një detyrë të cilën njeriu duhet ta kryejë me çdo kusht, pavarësisht nga mosha, bukuria apo feja. Sali Benishi e kreu këtë detyrë dhe prandaj perëndia i fali atij Voskopojën. Ai u martua me një plakë të pasur, me një fëmijë të bukur dhe me një të krishterë të tradhtuar nga Zoti i vet, u përgjigj Muhamedi.
Sara pa në drejtim të Ibrahimit, i cili e ndiqte bisedën me kureshtje duke djersirë nën peshën e Anës që flinte e pashqetësuar, që kur pjatat ishin zbrazur dhe lugët nuk përplaseshin më. Vetëm gota e mbushur e Mihal Komnenit i kishte rezistuar ngopjes duke mos qëndruar për asnjë çast e pambushur. Po të isha unë profet, do t’i kisha thënë Isakut të mos e linte hoxhën të hynte në Voskopojë sepse ai e mësoi Sali Benishin si ta digjte qytetin, tha Aliu. Çfarë do bëje, do ta vrisje apo do ta burgosje hoxhën, e pyeti Jani. Do ta mbyllja në kishë që të çmendej, u përgjigj Aliu.
Ndërsa unë, po të isha profet, do kisha bërë një gjë tjetër, foli Paridi. Të gjithë heshtën dhe ai tha: Unë do t’i kisha thënë dy djemve që putheshin me Aishen në livadhin e myshqeve që ta rrëmbenin dhe ta çonin në Korçë. Po pse duhej ta rrëmbenin Aishen e vogël, tha Hana duke parë nga Sara me keqardhje. Në qoftë se do të ishte rrëmbyer Aishja, Sali Benishi do ikte nga Voskopoja duke kërkuar dhe ndoshta nuk do të kthehej më aty për ta djegur qytetin, tha Paridi dhe ngriti flokët e ngrira lart me krenarinë e njeriut që ka gjetur përgjigjen e të gjitha pyetjeve. Po sikur ta kishte gjetur dhe të kthehej prapë në Voskopojë, i tha Aliu. Në asnjë rast nuk do të kthehej më Sali Benishi në Voskopojë, foli Paridi duke ngritur zërin. Edhe sikur ta gjente, edhe sikur të mos e gjente Aishen, ai nuk do kthehej, se do t’i vinte turp që dy djem të vegjël i kishin marrë gruan. Atëherë Sali Benishi do shkonte dhe do digjte Korçën, tha Mihal Komneni. Po të digjte Korçën, Voskopoja do kishte shpëtuar, siç shpëtoi Sparta dhe u dogj Troja, sepse gratë gjithmonë djegin pasuritë e burrave dhe jo të baballarëve. Helena ishte nga Sparta, por ky qytet nuk u dogj dhe asnjeri nuk u vra. Po ta kishin lexuar profetët historinë e Trojës do t’i gjenin aty zgjidhjet për gjërat që nuk i dinin, por me sa duket ata kanë menduar se ajo është një përrallë që nuk përsëritet.
Profetët nuk i zgjidhin grindjet e botës duke u nisur nga përrallat sepse përrallat kanë gjithmonë një fund të lumtur dhe aty askush nuk vdes, tha Muhamedi. Nëse Voskopoja do ishte një përrallë Mihali dhe Metodi mund të ktheheshin prapë atje dhe Marin Kurila me Sali Benishin do t’i prisnin duke ngrënë patëllxhanët me mish që gatuante Aishja. Nuk do ishte keq, tha Metodi, edhe mua më pëlqejnë patëllxhanët me mish dhe mund të kisha shkuar në shtëpinë e Sali Benishit. Do vija edhe unë, tha Paridi, por, kur ju të hanit patëllxhanë, unë do rrija me Aishen dhe do mësoja si puthet një grua.
Hana filloi të qeshte dhe duke i parë Mihal Komnenin, rregulloi jakën e fustanit të ngushtë dhe i tha Paridit: Pse duhet të shkosh deri në Voskopojë, mund ta mësosh këtu si puthet një grua. Paridi donte të përgjigjej, por Aliu, që lëshoi shpatën mbi tavolinë, e ndërpreu dhe tha: Aishja u puth me dy djem njëherësh, kështu që do vija edhe unë me ty në Voskopojë. Mirë, i tha Paridi, hajde, por po ia mbajte Aishes dorën poshtë fustanit nuk të marr.
Mihal Komneni e ktheu edhe një herë gotën e verës dhe u kthye nga Muhamedi. Profet, a më thua dot ku është Isak Komneni?
Muhamedi picërroi sytë ngjyrë blu, priti derisa në tavolinë u vendos qetësia dhe tha: Isaku është në një ishull ku njerëzit dinë të notojnë para se të lindin, siç tha ai vetë dhe ku duhet ta harrosh notin që të mos kthehesh më mbrapsht, siç tha poeti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:47 pm

Ku është ky ishull, pyeti Mihal Komneni. Me siguri në kujtimet e familjes tuaj, u përgjigj Muhamedi. Mihal Komneni nuk foli më, por u mbështet në karrige dhe pa Sarën drejt e në sy sikur po i kërkonte ndihmë. Sara uli kokën dhe filloi të mblidhte pjatat mbi tavolinë, si për t’i thënë të gjithëve se dreka kishte mbaruar. Pas saj u ngrit edhe Hana që mblodhi lugët, gotat, thikat dhe pecetat e shpërndara, ndërsa ushqimet që kishin tepruar i bashkoi në një pjatancë të madhe. Jani u ngrit në këmbë dhe pas tij edhe Paridi. Muhamedi rrinte ende ulur duke pritur të ngrihej Ibrahimi, kurse Aliu futi shpatën në brez dhe kaloi në anën tjetër të tryezës. Metod Antrakidi dukej i lodhur dhe sytë i kishte gjysmë të mbyllur, por u përmend kur Aliu iu afrua dhe i tha: Si e gjetën djemtë me shall të kuq sa gurë kishte tespihja e hoxhës? Duke mbledhur shumën e numrave që ka çdo germë në alfabet, u përgjigj Metod Antrakidi. Fytyra e Aliut ishte e hutuar, por ai nuk e dha veten dhe pyeti prapë: Po nëse nuk di të lexosh numëron dot? Mund të numërosh pa ditur germat dhe mund të lexosh pa ditur numrat, por mirë është t’i dish të dyja se perëndia i ka vënë çdo gjëje një emër dhe nuk ka bërë asgjë që të mos përsërite. Çdo dru, çdo gur, çdo kafshë, çdo zog, çdo peshk, çdo send, çdo ditë, çdo vit, çdo njeri, çdo mal, çdo det, çdo lumë, çdo re dhe çdo gjë ka një emër që duhet shkruar dhe duhet lexuar që të dallohet nga një gjë tjetër. Por asgjë nga këto që thashë nuk është e vetme në këtë botë dhe prandaj nuk ka vetëm një gur, nuk ka vetëm një ditë, nuk ka vetëm një njeri apo vetëm një peshk dhe të gjitha këto duhen numëruar që njerëzit të dinë se janë dhe sa pasuri kanë.
Mihal Komneni, që e ndiqte bisedën duke buzëqeshur, i tha Metod Antrakidit: Pse nuk i mëson këtyre djemve të shkruajnë dhe të numërojnë, Metod? Gjimnazi i Janinës nuk ka më nevojë për ty, ndërsa shtëpia ime mund të bëhet shkollë djemsh në mëngjes dhe hotel pleqsh në mbrëmje.
Metod Antrakidit iu veshën prapë syzet me avull, ndërsa hidhësia në ngjyrë piperi iu largua ngadalë nga fytyra, si një re. Në pesëdhjetë vjet ai u kishte mësuar qindra fëmijëve se si të kuptonin botën, e cila, siç thoshte ai, ishte e mbyllur me një derë që mund të hapej njëkohësisht vetëm nga dy çelësa: nga një numër dhe nga një germë. Po t’i zotërosh këto dy çelësa hap derën dhe hyn në një tunel të pafund, ose më saktë, në fund të të cilit është vetëm perëndia. Mijëra njerëz e kanë hapur atë tunel, por askush nuk ka shkuar deri në fund sepse perëndia nuk i dha askujt një jetë aq të gjatë, i thoshte ai nxënësve që e pyesnin se si shkohet në fund të botës.
Si thua Metod, e përmendi Mihal Komneni duke e shkëputur nga tuneli i ditëve të shkuara. Metod Antrakidi ngriti supet dhe pa nga Ibrahimi, i cili dukej i kënaqur. Do të të isha mirënjohës nëse do t’u mësoje djemve të mi ato që di, tha Ibrahimi dhe u ngrit në këmbë me Anën në krahët e tij. Kur fillon shkolla, pyeti Muhamedi duke parë Janin nga duart si për t’i kujtuar se tokës katrore i ishte shtuar një kuti. Nesër, tha Sara. Po ne nuk kemi shall të kuq si nxënësit në Voskopojë, tha Paridi. Unë nuk mbaj shall se më merr frymën, tha Muhamedi. Hana iu afrua Mihal Komnenit, e puthi në faqe dhe doli në oborr. Pas Hanës u largua Ibrahimi dhe djemtë u vunë në rresht pas tij. Sara mbeti e fundit dhe pasi dolën të gjithë iu drejtua Mihal Komnenit: Ku është Isaku, Mihal? Mihal Komnenit i lëvizi mjekra e bardhë kur u ngrit në këmbë. Nga larg dukej si një pemë që kishte mbirë mbi tavolinë pasi ishte ushqyer për një kohë të gjatë me mish. Përgjigjen e kësaj pyetje e pres nga ty, prandaj kam ardhur, tha ai. Unë nuk e di ku është Isaku, tha Sara që ndjeu një përvëlim në faqe. Fluturo që ta gjesh dallëndyshja ime. Krahët e tu janë zgjatur dhe mund ta kalojnë detin për të arritur në ishull, tha Mihali dhe këmisha iu fry në anën e zemrës, aty ku kryqëzoheshin dy pisqollat. Metod Antrakidi, që i shikonte të dy, do t’i thoshte më vonë Mihalit se Komnenët i drejtohen njëri-tjetrit si personazhe librash bizantinë, të cilët e zbukurojnë dashurinë e tyre me metafora zogjsh. Në ishull shkohet me not, por babai nuk ma mësoi, tha Sara e bindur se duke kundërshtuar mund t’i frenonte lotët që i ishin mbledhur në grykë. Notin do ta mësosh në ishull, foli Mihal Komneni dhe e puthi Sarën me dorë, sikur po përshëndeste një zog që nuk mund ta përqafosh. Sara hapi krahët dhe doli në ajër të pastër. Mbrëmja ia ftohu mollëzat e nxehta që u njomën si një lëkurë që mbështetet në re.
Ibrahimi dhe djemtë ecnin përpara dhe Sarës iu dukën si një ushtri e lodhur që kthehej nga shkolla. Në errësirë shtëpia e hapur nga lart dukej si një kazan që mblidhte ujë. Kur do pushojë ky shi, tha Ibrahimi dhe ndaloi një çast përpara shtëpisë. Muhamedi thotë se shiu do pushojë kur të fillojë shkolla, foli Jani pas kurrizit të të atit.
Djemtë u futën nëpër dhomat e shtëpisë së re dhe Muhamedi hoqi çallmën. Pse e heq çallmën, i tha Aliu që e kishte futur shpatën poshtë krevatit. Muhamedi e shtriu peshqirin e çallmës mbi jastëk dhe pasi e palosi dy herë, u shtri dhe vuri kokën mbi të. Nuk shkohet në shkollë me çallmë se nuk jemi në Voskopojë, tha dhe pas pak e zuri gjumi.
Ibrahimi u zgjua kur një rreze drite i shpoi fytyrën. Ana flinte akoma, megjithëse një diell i verdhë i ecte nëpër flokë si një karficë lulesh. Ngriti kokën në qiell, por asnjë re nuk ia zuri dritën. Pellgjet jeshile në oborr po thaheshin si një veshkë e nderur në diell. U çua pa zhurmë nga krevati dhe shkoi të zgjonte djemtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:47 pm

Paridi u zgjua i fundit me flokët e ngritur që i zbuti me ujë. Sapuni i ngrirë i rrëshqiti si shkumë mbi fytyrë dhe ai i fshiu me peshqir sytë që i digjnin. Aliu mori bishtin e lepurit e futi në xhep dhe tha se do t’ia tregonte Mihalit, ndërsa Muhamedi e palosi peshqirin si çallmë dhe e futi poshtë jastëkut. Kur u nisën, Ibrahimi dhe Sara dolën në oborr dhe i përcollën me sy. Do kthehen më të zgjuar, tha Sara dhe i shtrëngoi dorën Ibrahimit. Do kthehen të lodhur duke kërkuar çelësat e botës, tha Ibrahimi dhe u fut brenda për të fshehur sytë e përlotur.
Kur djemtë hynë në shtëpi, Mihal Komneni po thyente arra në oborr. Flokët e gjatë i kishte krehur dhe në qafë mbante një shall të kuq. Ky është shalli i Marin Kurilës, pyeti Paridi. Ky është shalli i Isakut, u përgjigj Mihal Komneni. Po pse nuk e mori Isaku shallin me vete, në ishull, pyeti Aliu. Shalli është si flamuri dhe nuk merret me vete, por ngulet mbi kështjellë, tha Mihali dhe theu një arrë mbi plloçe.
Kur hynë në dhomë, panë Metod Antrakidin që i priste në këmbë. Syzet e tij nuk kishin avull dhe sytë i dukeshin më të mëdhenj. Mbi një karrige tjetër, ishte një dërrasë e zezë që shkëlqente nga dielli që hynte nga dera e hapur. Mbylleni derën, tha Metod Antrakidi. Paridi mbylli derën dhe në errësirë dalloi disa shkronja të bardha mbi dërrasën e zezë. Aliu u ul, priti sa Metodi u kthye me kurriz nga ata dhe i tha Muhamedit në vesh: Metodit i ka ndryshuar zëri. Mësuesit e kanë zërin më të trashë se pleqtë, pëshpëriti Muhamedi.
Çfarë kam shkruar këtu, pyeti Metod Antrakidi dhe tregoi me një shkop të hollë dërrasën e zezë. Paridi ngriti supet, ndërsa Aliu bërtiti: Voskopojë. Jo, u përgjigj thatë Metod Antrakidi. Ke shkruar emrat tanë, i tha Muhamedi. Jo, tha prapë Metod Antrakidi, unë i di emrat tuaj, pse duhet t’i shkruaj. Ke shkruar që sot është e hënë, tha Aliu duke u ngritur në këmbë. Metod Antrakidi i bëri shenjë të ulej dhe tha: Jo, nuk kam shkruar që sot është e hënë. Aliu u ul duke parë me frikë nga Muhamedi që ishte ulur në karrigen e mesit. Metod Antrakidi e mbante shkopin të palëvizur në dërrasë dhe vetë dukej si një statujë që tallet me kalimtarët. Një rreze drite që hyri papritur nga fundi i derës i ra Muhamedit në gojë dhe ky tha: Ke shkruar që shtëpia e Arianit Komnenit u bë shkollë. Metod Antrakidi nuk foli, por tundi kokën duke mohuar. Rrezja e dritës kaloi nga Muhamedi te Paridi, i cili tha: Ke shkruar që shiu pushoi dhe shtëpia jonë do ndërtohet. Jo, tha Metod Antrakidi, për mua kjo nuk ka rëndësi.
Djemtë u tulatën në karrige dhe askush nuk foli. Metod Antrakidi kroi zërin dhe Aliu u afrua edhe më shumë nga Muhamedi. Kam shkruar që shkolla u hap, tha Metodi dhe hoqi shkopin nga dërrasa e zezë. Djemtë morën frymë dhe Metod Antrakidi qeshi.

25

Kur pellgjet jeshile u thanë, Naumi dhe Andrea erdhën në fshat. Naumi kontrolloi gropën e gëlqeres, ndërsa Andrea hoqi katramanë dhe u zhvesh në dhomën e gjumit të Sarës. Trupi i tij me muskuj dukej si një pemë brenda shtëpisë pa çati. Paska rënë shumë shi, i tha Naumi Ibrahimit duke nxjerrë një dërrasë të lagur nga gropa e gëlqeres. Kur mbaron, e pyeti Ibrahimi që rrinte në mes të oborrit. Po hodhëm çatinë deri në fund të gushtit, në shtator i bashkojmë dy shtëpitë dhe në tetor secili nga djemtë e tu do ketë dhomën e vet.
Pas disa ditësh mbi shtëpi u dukën trarët e çatisë. Naumi i sharronte, pasi i maste me pe të kuq, kurse Andrea i ngulte mbi njëri-tjetrin. Trarët ngriheshin dhe pastaj kryqëzoheshin mbi çatinë që i ngjante një kafazi për njerëz. Kur Andrea thërriste të atin dhe i kërkonte gozhdë, honi i shtëpisë e kthente zërin në jehonë. Andrea kishte lidhur litarë të trashë me të cilët i tërhiqte trarët deri lart. Një ditë, në çati hipi dhe Jani duke u kacavjerrë me litarë. Ibrahimi e shikonte nga poshtë djalin lakuriq, trupi i të cilit dukej si një muskul i Andreas. Jani i mbante trarët dhe Andrea i godiste fort me çekiç. Naumi i drejtonte dy djemtë nga oborri duke thirrur dhe duke lëvizur duart në erë, sikur drejtonte një orkestër. Kur trarët formuan një kasolle prej druri mbi muret e shtëpisë, Ibrahimi thirri Sarën. Ajo nxori një stol të gjatë dhe të dy u ulën e nisën të shohin shtëpinë e tyre. Dielli hynte nëpër trarët e ngulur dhe formonte katrorë të barabartë brenda shtëpisë. Herë pas here nga katrorët dilte koka e qethur e Janit apo shpatulla e djersitur e Andreas. Kur i pa të ulur në stol, Jani nxori kokën dhe i përshëndeti me dorë. Si dukemi që atje lart, e pyeti Sara. Jani u ngrit edhe pak, vuri dorën mbi sy dhe thirri: Si dy zogj që presin të hyjnë në kafaz. Ibrahimi qeshi, ndërsa Sara u çua dhe u fut në shtëpi. Mori Anën në krahë dhe filloi t’i tregonte shtëpinë që ndërtohej. I fliste me zë të ulët, por vajza lëvizte kokën nga ana tjetër dhe shikonte Naumin që me çekiç rrumbullakoste cepat e plloçave që kishte rreshtuar në oborr. Jani e nxori prapë kokën dhe kur pa Anën i tha: Hajde dallëndyshe të shohësh si ta kam thurur folenë. Ana vazhdonte t’i mbante sytë nga Naumi dhe tingulli i rregullt që dilte nga plloçat e thyera, pas pak e vuri në gjumë. Mbështeti kokën në supin e Sarës dhe mbylli sytë. E zuri gjumi, tha Ibrahimi. Edhe mua më flihet kur vëllai më thotë dallëndyshe, tha Sara.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:47 pm

Pasdite, kur djemtë u kthyen nga shkolla, ndaluan përpara shtëpisë dhe filluan të numërojnë trarët. Dyzet e tetë, tha Paridi. Jo, janë dyzet e nëntë, tha Aliu. Muhamedi, që vazhdonte të numëronte me gisht, ktheu kokën nga Aliu dhe i tha: Nuk mund të jenë dyzet e nëntë sepse numri i trarëve është çift dhe jo tek. Po pse është çift numri i trarëve, pyeti Paridi. Sepse përballë çdo trari vendoset një tra tjetër dhe pjesa e përparme është e barabartë me pjesën e prapme, ndërsa faqja e majtë është e barabartë me faqen e djathtë. Çdo faqe ka aq trarë sa ç’ka faqja përballë dhe prandaj numri në çdo rast është çift, tha Muhamedi duke e drejtuar gishtin nga koka e Janit që i shikonte nga çatia.
Numri i trarëve është tek, foli Naumi që i kishte dëgjuar duke lënë punën. Muhamedi uli gishtin në tokë dhe Aliu i shkeli syrin Paridit. Shtëpia është në formë drejtkëndëshi dhe faqet nuk janë të barabarta. Faqja ballore dhe ajo mbrapa, që janë më të mëdha, kanë nga gjashtëmbëdhjetë trarë secila. Dy faqet e tjera, njëra në lindje dhe tjetra në perëndim janë më të vogla dhe ato kanë nga dhjetë trarë. Kur vihen të gjithë trarët dhe shtrihen njëri mbi tjetrin duke u ngulur me gozhdë, në majë të çatisë, në pikën më të lartë, vendoset trari i madh, i cili i bashkon të gjitha faqet. Ky quhet trari i madh ose kulmi i shtëpisë, tha Naumi me një zë të butë si mësues.
Djemtë shikonin trarët, ndërsa Andrea me Janin i kishin lënë çekiçët dhe qeshnin nga lart. Sa trarë ka e gjithë shtëpia, pyeti Ibrahimi djemtë, duke i bërë shenjë Naumit që të mos fliste. Paridi filloi të mblidhte me zë, ndërsa Aliu u ul në gjunjë dhe numëroi me gishta. Muhamedi qëndroi drejt duke mos i hequr sytë nga çatia. Pesëdhjetë e tre, thanë me një gojë Paridi me Aliun. Aq ka, tha Naumi.
Unë thashë që janë çift sepse trari i madh nuk është vënë akoma, u mbrojt Muhamedi duke parë drejtkëndëshin e shtëpisë, të cilit i mungonte një vizë. Kur të zgjohesh nesër në mëngjes, trarët do jenë tek, tha Naumi dhe u përkul mbi plloça.
Dy ditë më vonë qielli u nxi dhe retë u frynë duke u varur mbi kafazin prej druri. Dielli u fsheh dhe Andrea veshi një bluzë të ngushtë dhe muskujt iu mbuluan. Ibrahimi shikonte qiellin, ndërsa Naumi shtroi prapë katramanë mbi dhomën e gjumit ku flinte, bashkë me të birin. Andrea e kishte ngulur me gozhdë trarin e madh që rrinte i shtrirë si një vijë horizonti. Mbi trupin e tij të lëmuar, Jani gdhendi emrat e gjithë djemve të Ibrahimit. Thanas, Petro, Jani, Niko, Muhamed, Ali. Nuk dinte të shkruante dhe i tha Sarës t’ia vizatonte emrat në letër. Sara i shkroi një nga një në letër dhe Jani i mori me vete në lartësi. Pasi i gdhendi me radhë me një daltë të mprehtë, mori bojë të kuqe dhe filloi t’i lyente. Furça hynte në brazdat e germave si në një kanal. Ibrahimi e shikonte i ulur në stol dhe i dukej sikur i biri po vizatonte në qiell. Kur mbaroi i tha: Shto edhe emrin e Ademit. Janit iu drodh dora dhe furça i ra brenda në shtëpi. Nxori kokën mbi trarë dhe pa të atin e kërrusur mbi stol, sikur po falej mbi një kujtim. Mos zbrit, i tha Sara, ta tregoj që këtu sesi shkruhet emri i Ademit. Andrea e lidhi furçën në litar dhe Jani e tërhoqi, e futi në brez dhe nxori daltën nga xhepi i pantallonave. Jam gati, i tha Sarës dhe ndjeu dorën që vazhdonte të dridhej. Vizato germën e parë të emrit të Aliut, thiri Sara dhe dëgjoi çekiçin e Janit që ra mbi daltë. Jani punonte shpejt dhe kur mbaroi i fryu kanaleve që kishte hapur mbi tra dhe pa germën e parë të emrit të Aliut të gdhendur. Tani merr germën e parë të emrit të Petros dhe vizatoje me kokë mbrapsht, ndërsa barkun ktheja nga lindja, tha Sara. Jani e nguli daltën fort dhe bëri një vijë të gjatë dhe pastaj i shtoi vizatimit një bark të madh të kthyer nga shtëpia e vjetër e Mihalit. Shumë mirë, tha Sara. Tani merr edhe germën e dytë të emrit të Petros dhe vizatoje. Naumi dhe Andrea kishin lënë punën dhe po shikonin Janin që godiste me përpikëri mbi tra. Nuk e dija që historia e familjes mund të shkruhet mbi dërrasë, tha Naumi, ndërsa Jani po i frynte pluhurit të germës së tretë. Merr germën e pestë të emrit të Muhamedit dhe vëre në fund, tha Sara. Jani e punoi më gjatë këtë vizatim dhe kur mbaroi, Sara i tha Ibrahimit se germa m dukej si dy shtëpitë e tyre të bashkuara kurriz më kurriz. Ibrahimi nuk foli dhe vazhdoi të shikonte Janin që po e lyente emrin e Ademit me ngjyrë të kuqe. Dukej i lodhur dhe i menduar. Pas pak i tha Sarës: Po unë mund të mësoj të shkruaj? Sara iu afrua dhe i lëmoi flokët që kishin nisur të thinjeshin. Ti i ke shkruar emrat e djemve në barkun e gruas tënde, ndërsa Jani po i kopjon, tha Sara. Ibrahimi uli kokën dhe thinjat iu shtuan. Eh, kallamari im po zbrazet, tha me zë të mekur.
Kur tre djemtë erdhën nga shkolla, Jani ishte në oborr duke larë duart e skuqura. Ke vrarë ndonjë lepur, e ngacmoi Aliu. Jani qeshi dhe tregoi me gisht trarin e madh. Muhamedi filloi të lexonte emrat me zë, ndërsa Paridi e ndiqte me vështirësi dhe emrin e Petros e lexoi: Detro.
Petro nuk ka hyrë akoma në det, i tha Muhamedi që e kishte mbaruar leximin. Por Paridi nuk e dëgjoi. Pse ma ke ndryshuar emrin, i bërtiti Janit kur lexoi emrin e tij të vjetër. Shtëpia filloi të ndërtohej përpara se ti të bëheshe Parid, ia ktheu Jani. Paridi mori një gur dhe e hodhi me forcë drejt shtëpisë. Guri u përplas te trari i madh dhe humbi me zhurmë në honin e shtëpisë. Niko dhe Ademi kanë vdekur, tha Paridi dhe u fut me vrap në shtëpinë e re. Jani foli me Sarën dhe hipi prapë mbi çati. Retë ishin ulur shumë poshtë atë pasdite dhe ai mezi i shquante germat. Në fillim i hoqi bojën emrit të Nikos duke e kruar si lëkurë me një thikë të vogël. Pastaj, i thelloi kanalet duke i zgjatur dhe duke i shkurtuar. Emri i ri kishte një germë më shumë se i vjetri dhe Jani i bëri vizatimet më të holla. Gdhendjen e mbaroi kur u err. Zhurma që bënte dalta e tij në muzg ngjante me ecjen e një maceje të uritur mbi çati. Kur mbaroi, i leu germat me bojë, por errësira nuk e la ta shijonte vizatimin të plotë. Fjeti dhe u ngrit herët në mëngjes qielli ishte i pastër dhe retë ishin fshirë gjatë natës, si germat e emrit të Nikos. Jani i kaloi edhe një bojë germave të reja që shkëlqyen më shumë nga dielli i freskët i agimit. Kur vëllezërit u nisën në shkollë, ai ishte akoma mbi çati. Parid, i thirri të vëllait. Paridi nguli sytë mbi shtëpi dhe lexoi ngadalë emrin e vet. Fytyra iu çel dhe flokët e tij të ngrirë dukeshin si të vaisura për pagëzim. Tani zbrit, i tha Janit, që të mos biesh edhe ti nga çatia siç ra Niko. Pse emri i Paridit shkëlqen më shumë se emri im, u ankua Aliu. Paridi ishte një djalë elegant që lyhej me parfum kurse Aliu është një luftëtar i fortë dhe i thekur në diell, tha Jani. Ç’do të thotë elegant, pyeti Aliu, që nuk ishte bindur nga përgjigjja e Janit. Elegant do të thotë t’u pëlqesh grave, tha Andrea duke nxjerrë kokën mbi kafazin e trarëve. Paridi eci përpara duke mbajtur kokën lart, ndërsa Muhamedi i tha Aliut që i mbante buzët e mbledhura: Gratë joshen me parfum, por fitohen me shpatë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:48 pm

Ke një kazan të madh, e pyeti Naumi, Sarën, një mëngjes. Kam, tha Sara, pse të duhet? Për të ngritur plloçat mbi çati, tha Naumi dhe mori kazanin prej bakri. E lidhi me litar në të dy veshët dhe e mbushi me plloça. Jani zbriti nga çatia, tërhoqi kazanin e rëndë brenda shtëpisë dhe Andrea filloi ta ngrinte me litarë. Kur plloça e parë rrëzëlleu mbi çati, Ibrahimi i ngazëllyer iu afrua Naumit. Po ecën shpejt, i tha. Po më fole kur punoj, do eci me ngadalë, tha Naumi dhe vuri buzën në gaz. Andrea i shtroi plloçat me kujdes duke nisur nga faqja perëndimore e shtëpisë. Kazani u boshatis dhe Jani e mbushi prapë, ndërsa Andrea e ngriti lart. Muskujt e tij dukej sikur shtronin një qilim prej guri mbi shtëpi. Në drekë, Sara gatoi mish me presh, bëri një sallatë me qepë dhe domate, preu bukë me feta të mëdha, kurse Ibrahimi nxori një shishe me raki. Vuri tepsinë mbi tavolinën e madhe që rrinte në oborr dhe thirri Naumin, Andrean dhe Janin. Filluan të hanin në këmbë, ndërsa shishen e rakisë Ibrahimi ia kaloi Naumit dhe ky Andreas. Rakia avullonte nga krahët e fortë të Andreas, ndërsa Naumi u ngop, shkoi të shtrihej nën hijen e katramasë ku e zuri gjumi. Kur ai u zgjua, Andrea i kishte shtuar edhe një shirit qilimit të plloçave mbi çati. Jani mbushte kazanin, ndërsa në stol ishte ulur Sara bashkë me një burrë me mjekër të bardhë dhe flokë të lëshuara mbi supe. Rrinin ngjitur me njëri-tjetrin dhe shikonin shtëpinë që rritej. Naumi fërkoi sytë e përgjumur dhe pyeti Janin. Është akoma gjallë Arianit Komneni? Nuk e di, tha Jani. Ky është i biri, Mihal Komneni, vëllai i Sarës.
E paskeni ndërtimin në gjak, tha Naumi duke u afruar . në gjak kemi padurimin, tha Mihali dhe, duke e përshëndetur, e pyeti: Kur mbaron? Një shtëpi ndërtohet më shpejt se një kishë, u përgjigj Naumi. Njerëzit janë të paduruar kurse perëndia pret. Perëndia është e përjetshme kurse ne nuk kemi shumë kohë, tha Sara. Fole si Arianit Komneni, tha Naumi. Kur u martua Ibrahimi me gruan e parë, ai na tha ta mbaronim kishën një muaj përpara afatit. Filluam në qershor dhe punuam në mes të vapës, si tani, duke ngritur gurët me thonj dhe duke i veshur me vezë q ëtë ngjiteshin fort. Ishte viti 1752 dhe Andrea nuk kishte lindur. Unë i ngrija muret vetë kurse Arianit Komneni, me këmishën të zbërthyer, më drejtonte duke i lëvizur qoshet e kishës si gurë shahu. Natën ai rrinte zgjuar dhe e maste kishën me këmbë duke pritur mëngjesin. Kur hëna ndriçonte, hija e tij e madhe zgjatej si kambanore. Unë flija i drobitur dhe kur zgjohesha në mëngjes e gjeja aty. m’i zgjaste veglat e punës sikur po më jepte armë. Më dukesh si një prift që nxjerr armët nga kisha, i thashë një herë. Mua nuk më duhen armë për t’u mbrojtur nga perëndia, thoshte ai.
Në fillim të tetorit, i gjithë fshati erdhi për të dëgjuar kambanën e parë. Arianiti e tundi kambanën fort me litar dhe i tha njerëzve duke u gajasur. E dëgjuat? Perëndia erdhi në fshat! Gratë bënë kryqin, ndërsa fëmijët mbyllën veshët nga gjëmimi. Atë natë mblodha veglat dhe u nisa. Ishte një mbrëmje e thatë dhe para kishës pashë Arianitin që ishte ulur në një gur dhe shikonte nga kisha. Ç’bën këtu, i thashë. Po pres sa të futet hëna në kambanë, më tha. Ishte një plak i çuditshëm. Fjalët që thoshte kishin gjithmonë dy kuptime dhe ai eglendisej kur të tjerët habiteshin. Kur e ndamë më tha: Ti do vish përsëri në fshat, por unë nuk do jem këtu. Thuaji fëmijëve të mi që rruga kalon nga kisha.
Mihal Komneni dhe Sara dukeshin si dy fëmijë të vegjël që presin babanë të ulur në stol. Mjekra e Mihalit ishte zbutur, ndërsa Sara kishte mbledhur duart mbi gjunjë. Shikonin Naumin me sy të lutur, sikur i kërkonin ta vazhdonte përrallën. Nuk e dija që ti ishe vajza e Arianit Komnenit, tha Naumi. Tani e kuptoj pse shkruani emra në trarët e shtëpisë. Mihali ngriti kokën, ndërsa Sara pa Naumin e habitur. Edhe babai juaj e kishte këtë zakon. Kur mbarova kishën ai më kërkoi ta lëmoja portikun mbi derën e madhe të hyrjes. Unë e krova gjatë gurin e ashpër derisa u bë si një pjatë e pastër dhe aty Arianiti shkroi diçka. E keni parë besoj, pyeti Naumi. Sara ngriti supet, ndërsa Mihal Komneni u ngrit nga stoli dhe duke e parë Sarën në sy i tha: Fluturimi kalon nga kisha, dallëndyshe.
I rrahu shpatullat Naumit dhe u nis me hap të madh. Sara e ndoqi pas, ndërsa Naumi u kthye dhe filloi të mbushte kazanin me plloça. Ku ikën ata, e pyeti Jani. Po kërkojnë Arianit Komnenin, u përgjigj Naumi dhe tundi kokën si kambanë.

Kisha ishte e ftohtë dhe Mihal Komneni u drodh. Një merimangë e butë që varej mbi derë iu ngjit në mjekër, por Mihali nuk e pa. këmbët e vogla të Sarës jehuan mbi altarin e zhveshur. Nga katër dritaret e vogla hynin rreze të holla drite që bashkoheshin në qendër të kishës. Mihali bëri disa hapa dhe u kthye duke parë mbi portik. Portiku ishte i mbuluar me pluhur dhe ai e fshiu me dorë. Pluhuri i ra Mihalit mbi flokë dhe disa katrorë të vegjël nxorën brinjët dhe morën frymë nën gishtat e tij të mëdhenj. Sara lëvizi për të shmangur pluhurin dhe zgjati kokën. Një katror, pak më i madh se pëllëmba e Mihalit, djersiti mbi gur. Mihali bëri një hap prapa, ngriti sytë dhe u përqendrua. Katrori ishte i rregullt dhe i ndarë në shumë katrorë të vegjël. E lexon dot çfarë shkruhet, i tha Sarës që u ngrit mbi majat e këmbëve dhe lexoi germat një nga një: KRETA. Natyrisht, tha Mihali dhe kaloi dorën mbi mjekër. Ka edhe një numër, tha Sara. Çfarë numri, pyeti Mihal Komneni duke picërruar sytë në errësirë. Trembëdhjetë, tha Sara. Numri është shënuar në katrorin e mesit, poshtë germës E.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:48 pm

Mihal Komneni u lëkund mbi këmbët e veta dhe Sarës iu duk sikur do rrëzohej. Rrezet e dritës i vinin nga prapa kurrizit, i hynin ndër flokë dhe fytyra iu zbeh si një ikonë. Isaku ka qenë këtu, tha dhe preku portikun me dorë duke e përkëdhelur. Sara e pa në sy, por nuk foli dot. Numri trembëdhjetë është shtuar më vonë se Kreta. Shiko kanalet e gdhendjes. Nuk janë bërë nga e njëjta dorë. Numri është më i hollë dhe më i freskët dhe duket i shkruar nga një dorë e re dhe e lehtë. Ndërsa brazdat e Kretës janë të thella, të ashpra dhe të gdhendura në gur nga një dorë e lodhur dhe e pasigurt. Naumi tha se ai pastroi gurin, ndërsa babai shkroi diçka që ai nuk kishte ditur ta lexonte. Por Naumi nuk tha nëse kishte parë ndonjë numër, që do të thotë se numri është shkruar më vonë dhe patjetër ka një kuptim. Çfarë kuptimi ka, pyeti Sara që dukej e frikësuar sikur e kishin lënë vetëm në një labirinth logjik. Iu kujtua Metod Antrakidi që thoshte se njohja e botës është e mbyllur në një derë që hapet me një numër dhe me një germë. I hodhi sytë nga katrori që djersinte i zbuluar nga pluhuri.
Kuptimi i parë që më vjen në mend është Voskopoja, foli Mihal Komneni. Isaku ka dashur të lërë një gjurmë të jetës së tij këtu, por katrorët bosh fshehin numra të tjerë që duhet të lidhen me njëri-tjetrin me një shpjegim. Po Kreta, pyeti Sara. Mihali lëvizi pak kokën si për të thënë se ky shteg mund të kalohej më lehtë. Kreta është shkruar nga babai. Ai e ndërtoi këtë kishë për heronjtë e Kretës dhe ditën që kisha u hap, këtu u mbajt një meshë për ta. Kreta ishte pjesa më e dhimbshme dhe njëkohësisht më e bukur e jetës së tij. Aty iu vra vëllai i madh, aty vdiq gruaja që dashuronte dhe aty linde ti. Por katrorët e tjerë mund të japin shpjegime të tjera dhe të ndriçojnë gjëegjëzën e jetës së Arianit Komnenit, tha Mihali duke marrë frymë thellë. Si do t’i hapim këto kuti, e pyeti Sara. Mihal Komneni kaloi edhe një herë dorën mbi katror sikur donte të regjistronte në kujtesën relievin memec të gurit, apo sikur donte të takonte dorën që kishte qenë aty përpara dorës së tij. E afroi dorën te buzët e veta sikur maste temperaturën, pastaj i mori erë dhe tha: Metodi mund të ketë një çelës.
I hodhi një sy kishës, hapi derën me forcë dhe doli në diell. Merimanga, që i varej si një jargë e moçme në mjekër, u verbua. Mihal Komneni vrapoi si fëmijë në rrugën e shtëpisë dhe Sara e ndoqi pas. Loja filloi, mendoi me vete.

Paridin, Muhamedin dhe Aliun i gjetën të ulur në tri karrige. Përballë tyre, në këmbë, rrinte Metod Antrakidi. Shkolla mbaroi për sot, thirri Mihali kur hyri brenda. Djemtë u çuan duke parë Metod Antrakidin, por Mihali i shkeli syrin dhe ata dolën të kënaqur. Nuk pranoj pleq në shkollën time, tha Metod Antrakidi që qëndronte akoma në këmbë. Pranoj unë, tha Mihali dhe i bëri shenjë Metodit që të ulej në karriget e djemve. Pas tij u ul dhe Sara. Karrigia ishte e ngrohtë dhe ajo mblodhi këmbët. Mihali fshiu dërrasën e zezë dhe vizatoi një katror. E ndau në pesë pjesë vertikalisht dhe horizontalisht dhe në rreshtin e parë, lart shkroi: KRETA. Në katrorin poshtë germës së mesit vuri numrin 13.
U kthye nga Metodi dhe i tha: Ja një detyrë për ty. Gjej numrat dhe fjalët e padukshme në këta katrorë dhe të jesh i sigurt se bota do të të duket më e bukur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:48 pm

K R E T A
13




Metod Antrakidi rregulloi syzet mbi hundë, pa katrorin dhe tha: Ky është një katror magjik. Ku e gjete?
Ma ka lënë trashëgim babai, tha Mihali dhe mori shkopin e mësuesit në cep të dërrasës. Nuk e dija që Arianit Komneni ka qenë një mason, tha Metodi. Sara ktheu kokën, por Mihali ngriti shkopin dhe ajo nuk nxori zë.
Katrorët magjikë janë shumë të hershëm dhe disa mendojnë se janë me origjinë parakristiane, filloi Metodi. Në traditat e lashta hebreje dhe greke njerëzit e ditur përdornin katrorë të tillë për të fshehur apo për të dhënë sinjale të ndryshme. Me kalimin e kohës, katrorët magjikë u shndërruan në një sport për matematicienët sofistë që luanin me to duke habitur princat dhe madje i përdornin edhe si letra dashurie, të cilat askush përveç të dashurës, nuk mund t’i lexonte. Katrorët magjikë nuk formohen vetëm me numra, por edhe me fjalë. Sekreti i katrorit magjik është ky: numrat që e përbëjnë duhet të jenë të ndryshëm, pra të mos përsëriten dy herë, të jenë të njëpasnjëshëm, pra një, dy, tre, katër, apo njëzet, njëzet e një e me radhë dhe sido që t’i mbledhësh, vertikalisht, horizontalisht apo diagonalisht ato duhet të japin të njëjtën shumë.
Ndërsa katrorët e fjalëve formohen me vështirësi për shkak të natyrës së pambledhshme që kanë fjalët, të cilat mund të kombinohen duke u lexuar vetëm nga një anë, pra ose majtas, ose djathtas, ose poshtë, ose lart, por jo edhe anasjelltas. P.sh. fjala Kreta në katrorin e Arianitit mund të lexohet nga e majta në të djathtë, por jo në të kundërtën. Kjo bën që katrorët e numrave të jenë shumë më të përdorur në të gjitha traditat që përpiqen të shpjegojnë botën përmes numrave.
Mjeshtri i këtyre magjive matematike ka qenë Pitagora, i cili thoshte se në këtë botë çdo gjë është një numër. Pitagora arriti të hutojë gjindjen në Italinë e Jugut, ku jetonte, që në atë kohë ishte koloni greke, aq sa rregullat e tij u kthyen në një lloj feje, e cila, nëse nuk do lindte Krishterimi, ndoshta do vazhdonte ta shpjegonte botën përmes numrave. Pitagora e quante veten një hyjni dhe një herë tha: në këtë botë ekziston Zoti, ekzistojnë njerëz, por dhe qenie si unë. Siç thashë, rregullat e tij u kthyen në normë me mbështetjen e disa princave që i besuan dhe u bënë dishepuj të tij. Pitagora thoshte: Mos hani fasule, mos kaloni mbi një kryq, mos trazohet zjarri me hekur, mos shkelen dafinat, mos hahet zemra, mos lihen dallëndyshet të ndërtojnë fole nën çati, mos u shiko në pasqyrë kur je pranë një qiriu, etj. Teoria e Pitagorës, si një kombinim i matematikës me teologjinë, ndikoi në gjithë mendimin grek parakristian, por edhe shumë më vonë. Më pas, Krishterimi e mohoi Pitagorën, sepse nuk mund të pranonte që Zoti ishte një numër dhe që pas çdo numri fshihej një sekret që duhej zbuluar nga mendja njerëzore. Unë mendoj se Pitagora do kishte qenë më i suksesshëm në rast se nuk do t’i kërkonte njerëzve që të mos hanin fasule, sepse në atë kohë fasulja përbënte ushqimin bazë të grekëve. Ai i ka përçmuar grekët dhe ka qenë cinik. Edhe unë do bëja zgjedhjen që bënë grekët: më mirë një fe që nuk më lejon të martohem dy herë, si Krishterimi, sesa një fe që më pengon të ha fasule. Mes dy të këqijave do zgjidhja më të voglën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:49 pm

Po me dallëndyshet ç’kishte Pitagora, pyeti Mihali që qeshte duke parë Sarën.
Nuk e di, tha Metodi. Grekët e lashtë ishin shumë tokësorë dhe qiellin ua kishin lënë perëndive.
Por le të kthehemi te katrorët magjikë. Nga grekët ato u morën dhe u përpunuan nga çifutët që kanë shkencën e tyre të numrave, e cila quhet Kabbala. Kabbala mendohet se është një libër që iu dha Abrahamit nga perëndia dhe që shpjegon lindjen, ndërtimin dhe ecurinë e botës përmes kombinimit të numrave dhe germave. Kabbala e ndan dijen njerëzore në pesëdhjetë shkallë inteligjence dhe thuhet se vetëm Moisiu arriti deri te shkalla e dyzetenëntë sepse tek e fundit nuk mund të arrinte, pasi ai nuk ishte profeti i fundit. Shkalla e pesëdhjetë e dijes është vetë Zoti dhe vetëm Jezu Krishti ka arritur deri aty.
Çifutët kanë një katror të dashur me 36 numra duke filluar nga njëshi. Shuma e çdo rreshti është 111 dhe shuma e të gjithë rreshtave është 666. Ka njerëz që besojnë se ky është numri i djallit, por për çifutët ai ka një kuptim mistik dhe hyjnor që lidhet me ardhjen e Mesias. Sabatai Zevi ishte kabalist dhe një nga arsyet që njerëzit e besuan ishin pikërisht tri gjashtat e vitit 1666, kur ai u shpall si Mesia.
Edhe myslimanët kanë një katror magjik me tri rreshta. Numrat e këtij katrori janë nëntë dhe fillojnë nga tetëmbëdhjeta dhe mbarojnë në njëzet e gjashtë. Shuma e tyre është 66 që përbën vlerën numerike të fjalës Zot në arabisht.
Më vonë, lojën e katrorëve magjikë e morën masonët, të cilët u shfaqën në kohën e kryqëzatave dhe fillimisht shërbyen si mbrojtës të Jerusalemit kur ai u pushtua nga myslimanët. Masonët e parë kishin gërmuar në tempujt e Jerusalemit dhe besohet se atje kanë gjetur sekrete të mëdha nën rrënoja. Disa nga kodet e tyre të fshehta ata i kaluan dorë më dorë me anë të katrorëve magjikë.
Babai nuk ka qenë mason, e ndërpreu Mihal Komneni duke drejtuar shkopin. Kur ishte në Stamboll mund të ketë njohur disa prej tyre dhe ndoshta aty ka mësuar katrorin magjik.
Nuk ka bërë keq, tha Metodi dhe i nguli sytë dërrasës. Ky katror duhet të ketë dy pjesë. Ai përbëhet edhe nga fjalë edhe nga numra. Rreshti i Kretës është me fjalë që do të thotë se edhe rreshti i parë vertikal dhe i pesti vertikal që lidhen me të, duhet të kenë fjalë të fshehura. Ndoshta edhe rreshti i fundit horizontal që lidhet me dy rreshtat anësore duhet të jetë një fjalë. Ndërsa numri trembëdhjetë është pjesë e një katrori brenda katrorit të madh. Katrori i madh ka njëzet e pesë katrorë të vegjël. Ndërsa katrori i vogël ka nëntë katrorë të mbushur me numra. Po filloj me këtë të voglin sepse është më i lehtë.
Metodi u çua dhe vizatoi një katror më të vogël se katrori i Arianitit që rrinte përbri dhe priste të zbulohej. E ndau katrorin me dy viza nga lart-poshtë dhe pastaj hoqi dhe dy viza të tjera horizontale. Dërrasa e zezë qau nga shkumësi dhe Sarës iu ngjeth mishi. Nëntë katrorët e vegjël dukeshin si nëntë gojë të hapura. Metod Antrakidi shkroi një trembëdhjetë në katrorin e mesit, në rreshtin e parë lart dhe filloi të numëronte duke lëvizur buzët. U mendua pak dhe në katrorin e parë, në të majtë të trembëdhjetës, vuri një tetë. Poshtë tetës vuri një shtatë dhe poshtë shtatës një dymbëdhjetë. Rreshti i parë vertikal u plotësua. Mihali pa nga Sara dhe filloi të qeshte. Mektodysyz Prapakidi po i hap portat e Komnenëve, tha.
Poshtë trembëdhjetës Metodi shkroi një nëntë dhe poshtë nëntës një pesë. Ndërsa në rreshtin e tretë nga lart-poshtë vuri një gjashtë, pastaj një njëmbëdhjetë dhe pastaj një dhjetë.

8 13 6
7 9 11
12 5 10

Katrorët u plotësuan dhe Metodi bëri një hap prapa duke i parë.
Mblidhi nga të duash, i tha Mihal Komnenit. Mihali filloi të numëronte duke prekur çdo numër me shkop. Shkopi u end nga e majta në të djathtë, pastaj nga poshtë-lart, dhe pastaj përshkoi ngadalë diagonalen duke filluar nga numri tetë, kaloi te nënta dhe qëndroi te dhjeta. Shuma është njëzet e shtatë, tha dhe Sarës iu kujtua Aliu që numëronte trarët e shtëpisë me gishta. Po, tha Metodi. Por t’i mbledhësh numrat është e thjeshtë. E vështirë është t’i kuptosh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:49 pm

Trembëdhjeta është numri simbol i Voskopojës, që Marin Kurila thoshte se vjen nga numri i Krishtit dhe dymbëdhjetë profetëve të tij. Këtë numër, besoj se e ka shkruar Isaku sepse një gjë është e qartë: nuk ka qenë e njëjta dorë ajo që ka shkruar fjalën dhe ajo që ka shkruar numrin.
Nga e kupton ti këtë, e pyeti Metodi. E pashë gurin, e preka, e shijova dhe e nuhata. Guri kishte erën e tim biri dhe unë këtë erë nuk mund ta ngatërroj me asgjë tjetër. Sado inteligjente, e përsosur dhe e stërvitur të jetë shqisa, dëshmia e saj nuk përbën provë, tha Metodi. Aq më tepër që shqisa jote e vjetër ka qenë e djegur nga malli. Sytë e tu kanë qenë të përlotur, hunda ka qenë e zënë, gjuha e tharë dhe dora e drunjtë. Si mund t’i besoj një zemre që dridhet nga kujtimet duke prishur muzikën e shqisave që komandon?
Mihal Komneni e uli shkopin dhe Sarës iu duk si një dirigjent i plakur. Por rënia e tij zgjati vetëm një çast. Ngriti dorën dhe ia afroi Metodit në hundë. Merri erë, i tha. Mban era myshk, tha Metodi dhe teshtiu. I fshiu hundët me mëngë dhe u kthye nga Mihali. Isaku ka pasur nëntë katrorë bosh. Më thua dot pse është vënë numri trembëdhjetë pikërisht në këtë katror dhe jo diku tjetër? Mund ta kishte shkruar trembëdhjetën në rreshtin e fundit, apo në katrorin e parë lart, ose në katrorin e mesit, ose ku të donte sepse fushën e shahut e kishte bosh dhe mund ta vendoste ku t’i pëlqente mbretin e tij trembëdhjetëvjeçar.
Kjo është çështje metode, Metod, u përgjigj Mihali dhe pa Sarën që e shikonte si një nxënëse në ditën e parë të shkollës.
Pa dyshim që është një çështje metode, përsëriti Metodi dhe vazhdoi:
Isak Komneni, gjithmonë nëse është ai që e ka mbushur këtë katror memec, ka dashur të dëshmojë diçka përmes pozicionit të numrave. Unë besoj se ai ka dashur të lërë një gjurmë dhe këtë mund ta provoj. Ja, se si. Po ta kishte vënë trembëdhjetën në katrorin e parë lart, shuma e të gjithë numrave të njëpasnjëshëm do të ishte dyzet e dy. Po ta kishte vënë numrin e tij në katrorin e mesit të rreshtit të mesit, pra në qendër, shuma e të nëntë katrorëve do ishte tridhjetë e nëntë. Mund ta kishte shkruar në katrorin e parë të rreshtit të fundit dhe mbledhja e të gjithë numrave do të ishte tridhjetë. Me pak fjalë, Isaku ka pasur nëntë mundësi për të ndërtuar një katror me numrin trembëdhjetë. Pse ka zgjedhur pikërisht këtë kombinim numrash? Pse ka kërkuar njëzeteshtatën dhe jo tridhjetën apo tridhjetenëntën apo dyzetedyshin?
Mihal Komneni mendohej duke kruar mjekrën.
Kur ka lindur Isaku, pyeti Metod Antrakidi. Në 13 janar 1742, tha Mihali. Kur iku Isaku nga Voskopoja, pyeti Metodi. Në gusht të vitit 1769, tha Mihali dhe mjekra iu drodh. Metod Antrakidi u kthye nga Sara. Kur u largua Arianit Komneni nga fshati? Në tetor 1769, tha Sara që u mblodh në karrige.
Dëshmia e shqisës së grisur të Mihal Komnenit ndoshta mund të merret si provë, shpalli Metodi dhe tha: Isaku ka qenë 27 vjeç në vitin 1769 dhe duke i kombinuar katrorët në këtë mënyrë ndoshta ka dashur të na thotë se në cilin vit ka qenë këtu. Me fjalët e numrave ai ka thënë: Kur mbusha njëzet e shtatë vjet shkova në fshat. Ose: Isha në fshat në vitin 1769. Ndërsa numri trembëdhjetë tregon se ai ka ardhur nga Voskopoja. Isaku ishte i bindur se njerëzit që do lexonin katrorin e tij do ta lidhnin simbolikën e numrit trembëdhjetë me qytetin e Voskopojës ku ai bëri histori. djalë i zgjuar, tha Metodi. I ka ngjarë më shumë gjyshit se babait. Deri tani na ka thënë se nga vjen dhe ku qëndron, por ne duhet të gjejmë se ku ka shkuar.
Po Kreta, pyeti Sara.
Nëse Kretën e ka shkruar Arianit Komneni, Isaku e ka gjetur fjalën këtu dhe është përpjekur të kombinojë numrat me fjalët e fshehura. Kjo është një teknikë e vështirë dhe unë nuk kam parë kurrë një katror magjik, ku bashkohen fjalët me numrat, tha Metodi duke bërë një hap prapa. Po nëse Isaku ka ardhur në fshat në gusht të vitit 1769 ai është takuar me Arianitin dhe ky i ka treguar sekretin e katrorit të madh. Kjo është e pamundur, tha Sara. Unë do ta kisha parë Isakun po të vinte në shtëpinë tonë atë vit. Isaku u arratis nga Voskopoja dhe turqit e kërkonin për ta burgosur, tha Mihali. Ai duhet të ketë qëndruar i fshehur që mos pikasej. Kush i mbante kyçet e kishës, pyeti Metod Antrakidi. Babai, u përgjigj Sara, ai e ndërtoi kishën. Ndoshta Isaku është fshehur në kishë sepse aty nuk hynte njeri, tha Metodi. Ndoshta, tha Sara. Kur Ibrahimi u bë mysliman prifti nuk erdhi më nga Janina dhe për shumë kohë nuk u mbajtën më mesha. Kisha rrinte e mbyllur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:49 pm

Po të isha unë në vendin e Isakut nuk do gjeja strehë më të sigurt se një kishë e braktisur për t’u fshehur, foli Metodi. Ai mund të ishte fshehur edhe në shtëpinë tonë, në bodrum ose në çati, tha Sara. Arianit Komneni nuk mund të ishte kaq naiv, u përgjigj Metodi. Ai e dinte se, nëse turqit do ta kishin ndjekur Isakun, vendi i parë ku do të kërkonin do të ishte shtëpia e tij dhe ai sigurisht që nuk donte ta bënte të nipin kurban. Në këtë shtëpi, Isaku do ishte i zbuluar dhe njerëzia mund ta kishin parë.
Përpara se babai të ikte, në fshat erdhi Ali Tepelena me disa njerëz të armatosur që kontrolluan shtëpitë dhe rrahën burrat e fshatit. Ndoshta Arianiti ka menduar se Aliu erdhi në fshat për të kërkuar Isakun dhe e ka fshehur në kishë, tha Sara dhe pa nga Mihali. A erdhi Ali Tepelena në shtëpinë tuaj, e pyeti Metodi. Po, tha Sara. Ai bisedoi gjatë me babanë dhe u largua në të gdhirë. Babai u mbyll në shtëpi dhe pas tri ditësh u nis vetëm dhe më la mua në shtëpinë e Hanës.
Sekreti i Arianitit tani është më i qartë, ngriti zërin Metodi. Ai quhet Isak Komneni. Arianiti ka ikur nga fshati për të shpëtuar të nipin, të cilin e kishte fshehur në kishë. Kur ka ardhur Ali Tepelena, Arianiti ka besuar se qëllimi i tij ka qenë kapja e Isakut. Kanë ikur të dy nga fshati.
Po pse nuk më morën dhe mua me vete, pyeti Sara e mbledhur në karrige si një fëmijë. Udhëtimi i tyre duhet të ketë qenë i vështirë dhe i pasigurt. Rruga kalonte nga Janina, Voskopoja dhe Korça, të cilat kontrolloheshin nga turqit. Arianiti nuk mund të rrezikonte vajzën e vetme në këtë udhëtim, tha Metodi. Edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë, po të kisha një vajzë.
Po pse babai nuk donte që unë ta njihja Isakun, pyeti prapë Sara.
Ti ishe e vogël dhe nuk do ta mbaje dot sekretin e tij, tha Mihal Komneni që ishte ulur në karrige. Ata e kanë shtyrë të vërtetën në kohë, por nuk e kanë fshehur. Nëse do të donin të zhdukeshin pa lënë gjurmë, këta katrorë nuk do ekzistonin. I kanë lënë shenjat të gdhendur mbi gur, të bindur se një ditë ti do t’i zbuloje. Nuk të kanë fshehur gjë, dallëndyshe, por vetëm kanë pritur që të rritesh. Dhe të kuptosh.
Ndoshta jeta ime do ishte ndryshe po ta kisha njohur Isakun, foli Sara me zë të shuar. Babai e dinte këtë, tha Mihali. Ai ka dashur që ti të rritesh në fshat dhe të bësh gjërat që ke bërë. Ka dashur që unë të martohesha me një mysliman, pyeti Sara. Këtë ai nuk mund ta dinte, por po ta kishte mësuar do ta kishte quajtur një fat të pashmangshëm, tha Mihali dhe hodhi sytë nga katrori i madh. Po Isaku çfarë do thoshte po ta dinte se unë jam martuar me një mysliman, pyeti Sara. Mihali u mbështet në karrige dhe ngriti kokën lart sikur po lexonte në tavan. Do thoshte se, që të shpëtosh ishullin, duhet t’u mësosh të huajve notin, i tha Sarës.
Metod Antakidi rrinte në këmbë si një mësues. I bëri një shenjë Sarës dhe ajo u ngrit nga karrigia dhe u afrua te dërrasa e zezë. Pluhuri i shkumësit i mbushi flegrat. Nuk teshtiu, por bashkoi këmbët sikur donte të mbyllte gjithë vrimat e trupit.
Rruga kalon nga Kreta, tha Metod Antrakidi dhe tregoi me gisht katrorin e madh. Sara pohoi me kokë dhe ai vazhdoi. Katrori i madh ka njëzet e pesë katrorë të vegjël. Nëntë katrorët e mesit janë mbushur me numra. Në pesë katrorët e rreshtit të parë horizontal është shkruar Kreta. Mbetën edhe njëmbëdhjetë katrorë për t’u zbuluar, të cilët, meqë lidhen me rreshtin e Kretës, duhet të jenë formuar me fjalë dhe jo me numra. Në kolonën e parë vertikale duhet të jetë shkruar një fjalë, e cila fillon me germën k, njëlloj si Kreta sepse ky është rregulli i një katrori magjik. Të gjitha fjalët duhet të lidhen me njëra-tjetrën përmes një germe.
Më thuaj një fjalë që fillon me k, tha Metodi. Koha, tha Sara. Ka katër germa, foli Metodi. Duhet të ketë pesë. Kaos, tha Mihal Komneni që rrinte i ulur në karrige dhe shikonte në tavan. Të thashë që duhet të ketë pesë germa, iu kthye Metodi, por Mihali nuk e kishte mendjen.
Krahë, tha Sara. Ndoshta, tha Metodi dhe shkroi një r, poshtë k-së së Kretës, pastaj një a një h dhe poshtë saj në katrorin e fundit një e. Megjithatë nuk e kuptoj çfarë e lidh Kretën me krahun. Para së gjithash, katrori duhet të jetë logjik që të jetë magjik.
E lidh, tha Sara dhe pa nga Mihali që dukej sikur nuk ishte aty. Mihali thotë se mua më janë rritur krahët dhe duhet të fluturoj si dallëndyshe që të shkoj në Kretë. Metodi vuri buzën në gaz dhe e pa Sarën me dhimbsuri. Në ditën e parë të shkollës gjithë fëmijët tregojnë përralla, i tha. Sara u skuq dhe i mblodhi më fort këmbët. Mihali gjithmonë i ka joshur gratë duke i përshkruar si zogj. Në Voskopojë e quanin zbutësi i zogjve. Arianit Komneni nuk ka qenë një poet melankolik, por burrë kokëfortë dhe racional. Do ishte një çudi sikur jetën e vet ta përshkruante si një letër dashurie. Ky katror magjik është një letër që i drejtohet së bijës dhe jo një gruaje çfarëdo. Nëse arsyetimi im është i drejtë, kjo do të thotë se në këto kuti fshihet një histori e vërtetë që ai ka dashur të mësohet pa gabime, por saktësisht, deri në detaje, ashtu siç ka ndodhur. Po të ishte ndryshe, do mbetesha i zhgënjyer nga një burrë që e kam adhuruar, duke i njohur të birin dhe të bijën. Megjithatë, le të fluturojmë pak në errësirë dhe të besojmë se Arianiti ka shkuar në Kretë me krahë. Kalojmë në rreshtin e fundit për së gjati, që lidhet me germën e fundit të fjalës, Kreta. Duhet të gjejmë një fjalë që fillon me a, tha Metodi
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:49 pm

Athos, tha Sara. Mihali thotë se babai mund të jetë nisur në malin Athos për të vdekur aty siç bënin perandorët bizantinë. Mihali ka kërkuar aty, por nuk e ka gjetur. Ndoshta babai ka ndërruar mendje rrugës dhe ka vendosur të vdesë në një vend tjetër. Katrorin e kishte shkruar në vitin 1752, kur u ndërtua kisha dhe në vitin 1769 nuk mund ta ndryshonte më.
Metod Antrakidi uli syzet dhe e pa Sarën me qetësi. Ti e ke njohur Arianitin në pleqëri kur kujtimet e lodhshme, mëkatet e shpirtit dhe dobësia e trupit, e bëjnë çdo njeri të duket si murg. Por jeta e Arianitit ishte një betejë për të gjetur paqe me njerëzit dhe jo me Zotin. Të vdesësh si murg, do të thotë t’i dorëzohesh Zotit, pasi ke dështuar me njerëzit. Por ai ka jetuar si një prijës dhe njerëzit i janë bindur. Ka folur dhe njerëzit e kanë dëgjuar. Ai ka ndërtuar dhe njerëzit kanë punuar. Ka dashuruar dhe e kanë dashuruar. Ka urryer dhe njerëzit e kanë tradhtuar. Ka besuar dhe njerëzit janë lutur. Ka kërkuar dhe Zoti e ka ndihmuar. Arianit Komneni mendonte se Zoti i kishte ngarkuar një mision. Kur iku nga fshati, misioni i tij nuk ishte kryer dhe ai nuk mund të shkonte te Zoti e duke kërkuar falje t’i thoshte: Zoti im më fal, unë dështova. Sinqeriteti i dobët i murgut, është vetëvrasës. Arianit Komneni donte të vdiste, por nuk donte të vriste veten. Një njeri që vret veten nuk lë gjurmë. Atij i mjafton vetëvrasja për të dëshmuar dobësinë dhe dëshpërimin e tij. Nëse ti mendon se babai yt jetoi për të vdekur si murg, do të thotë se zbulimi i të fshehtave të këtij katrori, është një detyrim për t’i provuar vetes të kundërtën. Gjithmonë nëse e kundërta ekziston.
Megjithatë, ne do t’i shkojmë ushtrimit deri në fund, tha Metodi dhe mbushi katrorët e vegjël poshtë germës a, me tepricën e fjalës Athos. Ja ku jemi. Kreta, Krahë, Athos. Këto tri fjalë mund të bëjnë një magji, por së pari duhet të bëjnë një kuptim. Po të thërrisnim për ndihmë poetin e Voskopojës ai do thoshte se Arianit Komneni ka fluturuar për në Kretë dhe kur krahët e thinjur i janë lodhur ka ndaluar në manastirin e malit Athos, ku dhe ka vdekur. Apo jo, pyeti Metod Antrakidi duke folur me vete.
Sara dukej e ngurtë, por e vëmendshme, si një zog që kërkon një pemë për t’u ulur.
Tani na duhet të bashkojmë me një fjalë të vetme germën e, të krahut të Arianitit, me germën s, të malit Athos, vazhdoi Metodi.
Eros, tha Mihal Komneni.
Sa do t’i pëlqente poetit të Voskopojës, u gajas Metod Antrakidi dhe veshët e gjatë iu afruan te buzët. Arianit Komneni fluturon nga Kreta në Athos në kërkim të dashurisë. Po ta kishte shkruar këtë varg, ndoshta myslimanët e Sali Benishit nuk do ta kishin vrarë dhe Aishja do t’i kishte gatuar patëllxhanë me mish të grirë kur ai recitonte lakuriq duke mbajtur një kurorë me lule myshqesh mbi kokë.
Sarës i doli një aromë nga sqetullat dhe hapi pak këmbët.
E përkryer, vazhdoi të fliste Metod Antrakidi që dukej si një magjistar, i cili, duke përzier barëra me shurup dhe sheqer të djegur i ndryshon jetën një njeriu. E çon në luftë, pastaj e plagos, e nis për në shtëpi, e shëron, vendos ta martojë, e ndan, bëhet pishman, pastaj e marton prapë, djeg pak sheqer, e bën me fëmijë, pastaj i hedh bar mbi kokë dhe njeriu niset për të vdekur, por ai e kthen nga rruga dhe e mbyll në një manastir. Magjistari kënaqet kur shikon njeriun që i lutet ta lërë të vdesë, sepse është i lodhur dhe nuk ka më fuqi të jetojë, por ai pret, ndalon, vrojton, tallet dhe pi pak shurup, ndërsa njeriu vazhdon të lutet, pastaj magjistarit i mbyllen sytë nga pija dhe para se ta zërë gjumi i hedh një grusht bar mbi kokë dhe njeriu vdes nën atë peshë.
E përkryer, tha prapë Metod Antrakidi. Edhe Arianit Komneni nuk do donte një fund më të lavdishëm se ky. Të vdesësh si një murg nga dashuria. Ose të dashurosh si një murg në prag të vdekjes. Ose të fluturosh në krahët e erosit duke u nisur nga Kreta në Athos. Ose të dashurosh në ajër duke fluturuar nga Kreta në Athos. Sikur ta takoja Arianit Komnenin do t’ia kërkoja këtë katror magjik borxh për epitafin tim. Sa do doja të vdisja në një manastir, pasi ta kem kaluar gjithë jetën duke bërë dashuri në ajër. Duhet të jetë një akt fizik që nuk të lodh sepse nuk ka rëndësi. Nuk ka gravitet. Por edhe nëse ka gravitet, njeriu është i qetë sepse e di që do bjerë mbi malin Athos, në pëqi të perëndisë. E përkryer, tha Metod Antrakidi për të tretën herë dhe veshët iu zvogëluan dhe morën përmasën katrore që kishin zakonisht. E përkryer, por e pamundur, sepse fjala eros ka katër germa dhe dashuria që kërkojmë duhet të konsumohet në pesë katrorë.
Sara ishte ende në këmbë dhe faqet i ishin ftohur. Metod Antrakidi po kënaqet duke ecur në kthesat e jetës së babait, mendoi. A nuk kishte thënë Metodi disa herë: Sikur unë të isha në vend të Arianit Komnenit, sikur të jetoja si ai, sikur të kisha një vajzë si ai, sikur të vdisja si ai? Nuk mund të jesh si babai, tha Sara me vete, sepse zgjuarsinë nuk e përdor për të zbuluar botën, por për të gjetur gabimet atyre që e kanë përshkruar atë rrugë. Kjo duket sikur të kënaq, por në të vërtetë të vonon. Vonohesh duke numëruar gabimet e të tjerëve dhe nuk ecën. Jeta jote është e mbushur me vonesat e atyre që kaluan para teje. Nuk mund të jesh si babai, përsëriti Sara, pa zë. Për më tepër, je i shëmtuar.
Metod Antrakidi rrinte në këmbë dhe shikonte Mihalin. Pastaj Sarën. Asnjëri nuk e kishte mendjen. Janë lodhur duke ndjekur babanë, mendoi dhe erdhi keq.
Nuk ka asnjë fjalë që bashkon krahun me Kretën dhe me malin Athos, tha me zë të ulët dhe e fshiu katrorin me një leckë të zhubrosur. Pluhuri i shkumësit u ngrit si re dhe mbeti një copë herë mbi kokat e të treve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:50 pm

Ti the se në ndryshim nga katrorët magjikë me numra, katrorët e fjalëve mund të shkruhen nga lart-poshtë ose anasjelltas, apo nga e majta në të djathtë, ose anasjelltas, por asnjëherë në të dyja drejtimet njëkohësisht, foli Mihali duke u drejtuar mbi karrige. Po, tha Metodi i përqendruar. Kreta lexohet nga e majta në të djathtë, por jo anasjelltas sepse fjala aterk nuk ka asnjë kuptim.
E kuptoj, u përgjigj Mihali duke e miratuar. Por kjo nuk do të thotë se fjalët e tjera, në mënyrë që të lidhen me fjalën Kretë, duhet medoemos të respektojnë këtë rregull. Nuk është e detyrueshme, tha Metodi dhe rregulloi syzet për të ndjekur shpejtësinë e buzëve të Mihalit. Dua të them se nëse një fjalë në kolonën e parë shkruhet nga poshtë-lart, magjia e katrorit nuk prishet. Edhe nëse prishet, ekuilibri logjik i fjalëve e kompenson këtë devijim nga rregulli, u përgjigj Metodi. Natyrisht, tha Mihali, ekuilibri i të kundërtave është më i përkryer se ai i të ngjashmeve. Ç’do të thuash, e pyeti Metodi dhe veshët iu ulën poshtë.
Mihali u ngrit në këmbë dhe zgjati shkopin drejt dërrasës së zezë. Trokiti lehtë sikur kërkonte t’i hapej një portë dhe tha: Ta provojmë kolonën e parë me një fjalë tjetër, të shkruar nga poshtë-lart, e cila duhet të mbarojë me germën k, në mënyrë që të lidhet me Kretën. Ma thuaj atë fjalë, tha Metodi dhe ngriti shkumësin.
Isak, tha Mihali dhe ndjeu një lëvizje ajri që erdhi nga krahët e Sarës, të cilët u hapën sikur do fluturonin. Është me katër germa, tha Metodi. Shkruaje sipas Biblës me dy a, u përgjigj menjëherë Mihal Komneni: Isaak.
Metod Antrakidi shkroi ngadalë mbi dërrasë dhe u kujdes që dy germat a të ishin sa më të ngjashme. Magjia funksionin, por logjika mbetet për t’u provuar, tha duke bërë një hap prapa dhe e pa katrorin si një pikturë që mbetet për t’u plotësuar.
Kjo do të thotë se babai dhe Isaku e kanë bërë katrorin bashkë, pyeti Sara.
Njëri ka plotësuar tjetrin, si një punë që e fillon i ati dhe e vazhdon biri, tha Mihali.
Po Naumi tha që babai e ka bërë katrorin në vitin 1752 dhe në atë kohë Arianiti nuk e dinte se Isaku do vinte në fshat në vitin 1769, tha Sara duke marrë frymë thellë sikur sa kishte nxjerrë kokën nga një tunel.
Isak do duhej të ishte emri yt, tha Mihali. Babai më ka thënë se nëna jote priste një djalë që kishte vendosur ta quante Isak, sipas djalit të Abrahamit. Djali nuk u lind kurrë dhe nëna jote vdiq duke të dhënë ty emrin e gruas së Abrahamit. Që do të thotë se Isaku, ishte një premtim i pambajtur i babait.
Po ti pse e quajte djalin Isak, e pyeti Metod Antrakidi. Mihal Komneni uli kokën dhe u mendua një copë herë. Asnjëherë nuk e kam ditur, por tani e kupto se me sa duket ka qenë një destin që unë t’i marr djalin babait tim. Nëna e Sarës e quante babanë Abraham sepse ai gjithë jetën udhëtoi duke kërkuar të zbulonte botën dhe përmes botës veten e tij. Familja e Abrahamit nuk mund të mos kishte një djalë me këtë emër.
Mihal Komneni dukej i përlotur si një plak që lexon fundin mbi dorën e një fëmije.
Nëse ecim sipas këtij arsyetimi, mund ta gjejmë Abrahamin, tha Metod Antrakidi. Pra, nëse Arianiti ka shkrua emrin e djalit që nuk u lind dot, atëherë ai duhet ta ketë mbushur katrorin e dashurisë së vet me emrat e tjerë të familjes. Si quhej nëna jote? Sheba, tha Sara. Metodi nguli shkumësin e ashpër në katrorin e fundit të kolonës së pestë për së gjati dhe duke nisur nga poshtë-lart shkroi katër germat: s, h, e, b. Germa a e Kretës ishte në vend dhe ai nuk kishte nevojë ta shkruante në mënyrë që emri i nënës së Sarës të plotësohej në boshllëk. Fytyra e Mihal Komnenit u ndriçua dhe gjoksi i tij energjik u fry dhe u ngrit mbi katror.
Ka mbetur edhe rreshti i fundit horizontal, tha Metodi duke lëmuar shkumësin me dorë. Po të ishe në vend të Arianit Komnenit, çfarë do shkruaje në këtë rresht, e pyeti Mihali, Metod Antrakidin. Çfarëdo që të shkruajë, ai mbetet njëlloj i shëmtuar, mendoi Sara dhe mblodhi sqetullat e lagura. Metodi pa Sarën sikur donte t’i merrte leje që të sillej si Arianit Komneni, për pak kohë dhe tha: Ky katror i përket Kretës dhe tregon familjen që Arianit Komneni do kishte pasur në atë ishull. Pra, Kreta është familja dhe ai vetë. Sheba është gruaja. Isaku është djali. Mungon vetëm vajza.
Sara u përtyp sikur kishte një lule në gojë.
Emri im ka katër germa, tha me keqardhje si ta kishin nxjerrë nga shtëpia.
Metod Antrakidit i shkëlqyen syzet dhe veshët iu skuqën. Emri yt biblik ka pesë germa dhe është Sarai, që do të thotë princeshë, tha dhe ngriti shkumësin duke e drejtuar te katrori bosh që vinte pas germës s të nënës së Sarës. Duke mbushur katrorët nga e djathta në të majtë doli Sarai dhe bashkoi Isakun me Shebën.

K R E T A
A 8 13 6 B
A 7 9 11 E
S 12 5 10 H
I A R A S


Familja ideale e Arianit Komnenit u bashkua, tha Metod Antrakidi dhe u ul në karrige. Mihali dhe Sara mbetën në këmbë me katrorin magjik në mes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 23, 2011 6:50 pm

Sara shikonte numrat dhe iu kujtua dita që babai e la te shtëpia e Hanës. Do e marrësh arkën e vogël, e kishte pyetur ajo. Arianiti e kishte parë me sytë e tij të thellë ku bota dukej më e pastër. Tani nuk më nxë, i kishte thënë. Mbaje ti që kur të më gjesh, të më futësh ty. Po si do të të gjej, i kishte thënë Sara. Ka vetëm një mënyrë për të gjetur diçka, kishte thënë Arianiti. Cila është ajo mënyrë, e kishte pyetur ajo duke ngritur arkën e vogël. Njeriu e gjen një gjë në qoftë se i duhet, kishte thënë babai. Po ti mund të më duhesh më shumë tani dhe jo kur të të gjej, kishte thënë Sara. Arianiti kishte parë mbi kokën e saj, aty ku qielli takohej me tokën dhe bëhej i kuq, sikur plagosej nga ai takim. Sytë e tij kishin marrë ngjyrën e qiellit, ndërsa trupi i ishte zvogëluar sikur bëhej gati për të hyrë në arkën e vogël. Bota po ndryshon, i kishte thënë Sarës. Unë jam i vjetër dhe i ngadaltë. Nëse rri me ty, ti do ecësh me hapin tim dhe do vonohesh. Po pse mendon se do të të gjej, e kishte pyetur ajo. Në qoftë se nuk më gjen, do të thotë se nuk të duhem, kishte thënë ai dhe ishte nisur.
Rruga ishte e shkretë, por bota nuk dukej shumë e pastër se po ndryshonte. Babai kishte të drejtë, mendoi Sara. Tani më duhet më shumë se atëherë.

Ata kanë ikur në Kretë, foli Mihal Komneni që rrinte në këmbë si një kolonë e mbetur jashtë katrorit magjik. Po pse duhet të shkonin në Kretë, pyeti Sara dhe hapi krahët. Njëri për të vdekur, tjetri për të jetuar, tha Mihali që uli kokën e bardhë dhe pyeti: Po ti, kur do fluturosh?
Kur të kem një folje të sigurt për dallëndyshen time të vogël, u përgjigj Sara dhe doli.
Kur arriti në shtëpi, ishte muzg. Plloçat në perëndim të shtëpisë ishin shtuar dhe dukeshin si një lëkurë që zgjatej duke mbuluar një skelet trarësh. Ibrahimi ishte ulur mbi krevat dhe po luante me Anën. Ku ishe, e pyeti. Sara përqafoi Anën dhe i kontrolloi kokën, pastaj barkun, pastaj këmbët dhe krahët që iu dukën më të rritura që kur ajo kishte ikur.
Isha në një botë katrore si ajo e Muhamedit, tha dhe qeshi duke ngritur lart krahët e Anës.

26

Kur Ana mbushi dhjetë vjeç, Metod Antrakidi vdiq. Muajt e fundit ishte dobësuar shumë, veshët i ishin zgjatur dhe rrudhat i kishin hipur mbi syzet e vjetra. Pothuajse nuk hante, por lëvizte buzët i shtrirë në errësirë dhe kur Mihal Komneni i afrohej ai i thoshte me një zë të fikur që mezi dilte nga labirinti i ezofagut të tij: Dedalus, a i mbarove krahët? Mihal Komneni vinte buzën në gaz, por Metod Antrakidi nuk e shihte. Do vdesë shpejt, i thoshte Mihali Sarës.
Sara gatuante gjalpë mëllage që ia sillte çdo mëngjes dhe përpiqej t’ia hidhte në gojë. Metodi nxirrte gjuhën dhe lëpinte gjalpin ngadalë, si një krokodil i dobësuar që ushqehet me jonxhë. Sara i fshinte buzët, ndërsa Ana mbyllte hundët me dorë nga era e fortë e mëllagës. Pse do vdesë, e pyeste vajza, babai më ka thënë se kush ha mëllagë jeton gjatë? Mihal Komneni shihte me qetësi nga Metodi dhe thoshte: Metodi do vdesë sepse vetëm pyet, por nuk e dëgjon përgjigjen. Po ai është mësues, thoshte Ana duke lëvizur flokët e zinj, dhe mësuesit i bëjnë pyetje nxënësve, ndërsa përgjigjet i dinë vetë. Kur mësuesi nuk e dëgjon përgjigjen, mësimi ka mbaruar dhe mësuesi ikën, thoshte Mihali. Po ty çfarë pyetje të ka bërë, vazhdon Ana me dorën mbi hundë.
Mihali shikonte Sarën të përkulur mbi Metodin dhe e nxirrte vajzën në oborr. Uleshin mbi plloça dhe dielli ia shkëlqente flokët të dyve.
Mua më pyet a i kam bërë krahët e Ikarit, i thoshte Anës që nuhaste fort nëse era e mëllagës i kishte ndjekur deri jashtë. Po Ikari zog është, pyeste Ana. Jo, thoshte Mihali, Ikari është një djalë që fluturon. Metodi e di që ai fluturon? E di, thoshte Mihali. Prandaj nuk e dëgjon përgjigjen sepse e di, thoshte Ana. Jo, thoshte Mihal Komneni. Metodi do të dije nëse krahët janë bërë gati për fluturim. Po ti çfarë i the, pyeste Ana Komnena. Unë i thashë që krahët akoma nuk janë gati, thoshte Mihali. Po ti pse nuk i ke bërë gati, e pyeste Ana. Mihal Komneni ngrinte dorën e madhe dhe e vinte mbi kokën e Anës si një çadër në diell. Pse nuk i ke bërë krahët gati, e pyeste prapë Ana duke ia larguar dorën. Po pres të rritet Ikari, përgjigjej Mihali dhe zgjaste kokën brenda shtëpisë, por hija e Sarës nuk dukej në errësirën e mbushur me erë mëllage. Çfarë është Ikari, e pyeste Ana.
Ikari ishte djali i Dedalit, tha Mihali. Kur ishte i ri, Dedali ishte shumë i zgjuar dhe jetonte në Athinë. Që i vogël, ai mësoi të ndërtonte shtëpi të mëdha dhe të bukura, të cilat i vizatonte në letër dhe pastaj punëtorët i ndërtonin. Dedali dëgjonte zogjtë që këndonin dhe bënte vegla muzikore që këndonin si zogj. Ndiqte kuajt që vraponin dhe bënte këpucë për djemtë e rinj të Athinës që ata të rendnin më shpejt. Shikonte peshqit që notonin dhe bënte varka të shpejta që çanin ujin dhe i çonin njerëzit në brigje të reja. Dedali ndërtoi ura të mëdha mbi lumë, çezma që e merrnin ujin nga thellësia e tokës dhe e nxirrnin lart, oxhakë prej balte ku piqej buka dhe ngrohej qumështi dhe duar të gjata dhe të forta prej druri dhe hekuri që i ngrinin gurët e mëdhenj dhe i sillnin nga mali në qytet.
Njëherë, Dedali hipi në anije dhe shkoi në Kretë, në ishullin më të bukur, ku mbretëronte Minosi. Pak kohë më vonë, mbretit Minos i sollën peshqesh një dem shumë të bukur, të bardhë. Njerëzit nuk kishin parë kurrë një dem të bardhë aq të bukur dhe u mblodhën në sheshin e Kretës për ta parë. Demi rrinte drejt dhe i zgjaste brirët e tij të kuq andej nga i thoshin njerëzit, sepse ai ishte një dem i zgjuar dhe i dashur. Gruaja e mbretit Minos, Pasifaja u marros pas demit, të cilin e donte shumë. Ajo e lante, e ushqente dhe e fshinte me peshqir. Por Minosi nuk donte që gruaja e tij të rrinte me demin dhe atëherë gruaja i tha Dedalit që ta ndihmonte. Dedali ndërtoi një lopë shumë të madhe prej druri, të cilën e mbuloi me lëkurë dhe aty u fsheh mbretëresha me demin. Pas disa kohësh, mbretëresha e bukur lindi një fëmijë që ishte gjysmënjeri dhe gjysmëdem dhe njerëzit u habitën dhe u frikësuan. Ky fëmijë u quajt Minotauri dhe kokën e kishte prej demi, ndërsa trupin prej njeriu. Ai ecte si njeri, por sillej si kafshë dhe ushqehej me mish. Minosi e mori vesh lindjen e Minotaurit dhe i kërkoi ndihmë Dedalit për ta fshehur. Ky ndërtoi një labirinth shumë të madh nën pallatin e mbretit dhe aty futën Minotaurin. Labirinthi kishte me qindra korridore, të cilat bashkoheshin pastaj ndaheshin, pastaj bashkoheshin prapë dhe dalja e tij nuk mund të gjendej dot më. Minotauri nuk mund të dilte dhe jetonte atje. Për ta ushqyer i fusnin njerëz, të cilët ngatërroheshin dhe Minotauri i gjente dhe i hante. Por njerëzit në Kretë nuk donin që Minotauri të hante fëmijët e tyre dhe ata e morën inat mbretin, i cili u kërkoi athinasve që çdo vit t’i sillnin shtatë djem dhe shtatë vajza, të cilat do t’i hante Minotauri. Athinasit u frikësuan dhe vendosën t’ia dërgojnë Minosit shtatë vajzat dhe shtatë djemtë. Por djali i mbretit të Athinës, Tezeu, i cili ishte rritur duke ngritur shkëmbinj, tha se do shkonte në Kretë të vriste demin dhe të shpëtonte qytetin e tij nga ky dënim i tmerrshëm që i kishte caktuar mbreti Minos. Tezeu shkoi në Kretë dhe Dedali i dha një lëmsh leshi, si ato që mbajnë gratë e fshatit kur thurin triko. Ky hyri në labirinth e vrau Minotaurin dhe pastaj doli duke ndjekur lëmshin që e kishte lëshuar kur kishte hyrë brenda.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 5 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi