Gjykata ftoi macen në gjykim
Faqja 1 e 1
Gjykata ftoi macen në gjykim
Anna Esposito dhe bashkëshorti i saj kanë një mace të vogël - Tabby Sal, të cilën e duan aq shumë sa që e respektojnë si anëtar të familjes.
Kështu para regjistrimit të fundit të popullsisë, Tabbyn e regjistruan si anëtarë të familjes me vërejtjen se është vetëm mace.
Vërejtja e tyre megjithatë nuk ishte e mjaftueshme, kështu që Tabby kohë më parë është ftuar nga ana e gjykatës Supreme të Mbretërisë në Suffolk të Bostonit që t’i përmbushë detyrimet e veta qytetare.
Esposito i shkroi gjykatës duke ia sqaruar se kishte ndodhur një gabim dhe se Tabby është vetëm mace, duke ia bashkangjitur letrën e veterinerit, e cila vërtetonte se bëhej fjalë për “një mace të vogël me qime të shkurtra”.
Megjithatë kjo nuk mjaftoi, kështu që gjykata ftoi Tabby Sal të jetë e pranishme si anëtare e porotës dhe si anëtare e porotës gjykata nuk pret që ajo të flet gjuhën angleze në mënyrë të përkryer, shkruan Telegraph.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi