Kënaqesia juaj në portalin tonë!
"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

SHKO MË TEJ

Hap
Edhe një hap
Dhe prapë ndalesh
Kthehu-shko më tej
Mos iu dorëzo varrit tënd.
Trupi t’është përgjakur
Lum i kuqërremtë,
Përroi po dridhet prej teje
Po dridhet …
Forco zemrën
Nën krahërorin e rëndë
Kthej shikimet në qiellin e kaltër
Mos u tremb,
Bëhu luftëtar i idealeve tua
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

PENDIMI

Si sot më kujtohen çastet e bukura në gjirin tënd
Kur ishim të kapluar nga gëzimi
Fjalët që vjedhurazi m’i ke thënë
Tani po më sjellin vetëm ndjenjë trishtimi.

Nuk dijshim se jeta qënka hajni më i keq
Që na mbërthen rrugëve t’pa anë e pa kthim
Dashurinë e gjuajte në theqafje e hendek
Këngën e shpirtit e akordove në pikëllim.

Apo ndoshta them se shkove larg
E mendja të është rritë
Harrove bareshën e urtë e sydritë.

Jo-jo, shpeshherë hallin tënd qaj
Por s’gjej rrugëdalje
E gati jam shkrehem në vaj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

PAK MË NDRYSHE

Të jesh ai që nuk je
Do ishte befasi gjithësesi
Rrespekto at që je

Të jesh ai që je
Është fisnikëri
Urreje at që nuk je

Të jesh ai që je-nuk je
Do ishte shumë lehtë
Ta gëzosh at që je

Shtator 2007
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

FATI IM

Nuk di
A është afër agimi
Dhe
A
Ka
Kohë
Për
Vargjet
Në vazhdim

Frymoj
Por
Kam frikë
S’di a jam gjallë
Shpirti më është bër det
Mbi
Të cilin lundrojnë varret

E urrej
Këtë vjeshtë të hershme
Që pa mëshirë po i bartë
Gjethet gjysëm të thara
Por
Mos ki dert
Se lotët
Do t’ia dhuroj dikujt
Që prap të jem i lumtur
Por dije një gjë
Fati s’përsëritet dy herë
Madje as në ëndërr.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

NDOSHTA

Ndoshta edhe sot,apo ndoshta asnjëherë
Dje ka mundur të jetë,nesër poashtu
Një ndoshta është përherë,më së paku një
Ndoshta trimëria është formë e lirisë
Ndoshta ëndrra formë e realitetit
Ndoshta vdekja është formë e jetës
Ndoshta …
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

MODERNE

E shkurtër
Jeta
Veç
Një
Herë jetohet
Me një gotë gëzime
Dhe
Shpejt
Shkurtohet

Ç’është morali
Ajo
Ideologji
Si jetohet
Pa dashuri

T’kesh
E t’kënaqesh
Ka
Shumë rëndësi
Prej nga
Ku shkon
Kush
Je
Ti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:58 pm

MË KËRKO

N’pranverë
Me rrezet e argjenta të diellit
Buzëqeshjen ta dërgoi

Më kërko
Kur lulet qelin
Dhe hareja si rrufe
Harliset
Damarëve të kësaj bote

Aty do jem
Me aromën e luleve
Me jehun
E këngëve
Me buzëqeshjen
Aty
Ku kremtohet dhe jetohet

Ti
Vetëm më kërko

Do të vij
Me krahët e fluturës lozonjare
Për të shijuar ekstazën e rinisë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:59 pm

MERRENI SI TË DONI

Keni të drejtë të mendoni
Dhe besoni
Të gjitha këto i shkruaj
Përshkak të egos
Apo për para dhe famë

Mirë:
Po supozojmë përshkak të egos
Edhe pse do të ishte marrëzi
Të mohosh çdo lidhje
Në mes të shkrimit dhe egos
Mendoj se ky sqarim
Dështon në esencë dhe tërësi

Nëse kjo nuk është plotësisht e qartë
Do t’ju them hapur dhe pa hamendje
De shkaku kryesor është ai
Për të cilin jam plotësisht i bindur
Se atë që e dëshiron
Nuk guxon të pushosh
Së lakmuari
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:59 pm

MAGJIKE

P të vendosja
Falën ta jap
Pak do të mbeteshin

Simbolin e hënës dhe diellit
Buzëqeshjen nga fytyrë e engjëllit
Çasti kur jetë do të ndërrojë
Lehtë nuk përshkruhet

Do t’kaloj një kohë
Të ftohtit do të kthehet
Toka hap pore
Dhe do t’më përbij
Me butësinë e barit
Të njomë

atëherë
Vetëm atëherë
Vlerësohet magji e kujtimeve
Fati i shkuar
I cili njëherë pat bërë
Mrekullinë
Që ne na bashkoj
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:59 pm

PAK MË SERIOZISHT

Dëfrehemi
Bëjmë qejfe
Me cigare e pije ekzotike
Zgërdhihemi
E dini atë:për të gjitha dhe për gjithçka
E në dëm vetanak

Kemi hyrë në të tridhjetat
Pa plangë e shtëpi
Pa nuse
E fëmijë

Pa ndonjë të kaluar
Me ardhmëri të dyshimtë
Të tanishmën nuk e marrim seriozisht
Dëfrehemi
Dhe bëjmë qejfe
Zgërdhihemi
Të gjithë i marrim nëpër gojë
Në stilin
Për të gjitha dhe për gjithëçka
E në dëm vetanak.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:59 pm

KREJT DO TË JETË OK

Krejt do të jetë ok
Thonë liderët
Dhe
Vazhdojnë
Duhet edhe pak të keni durim
Sepse ardhmëria e lumtur është para dyerëve
Vetëm duhet rrëmbyer për qafe si zogun apo lepurin
Thonë se populli nuk është i vetëdijshëm për të mirat që i ka
Është jomirënjohës
Dhe dëshiron gjithçka dhe menjëherë
Thonë është e pamundur t’i ketë të gjitha që i dëshiron
Dhe në kokë që i projekton

Do të kemi autostrada
Ura kolosale
Tunele të gjëra gjithësesi
Në bregdet do të arrijmë për më pak se dy orë
Të gjithë të lumtur do të jemi
Jetën do ta bëjmë mrrekulli

Thonë ashtu e thonë kështu
Ministrat ders na mbajnë
Ne t’hutuar i dëgjojmë
Dhe në ditë të mira të gjithë shpresojmë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:59 pm

MË THUAJ

Hy në ëndrrat e mia
Në këpucët e qelqta
Me vesën në buzë
Puthjen ma jep …

Më thuaj se më do
Dhe se të duhem
E unë do të them
Se për asgjë nuk të jap.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 17, 2011 11:59 pm

KLONIMI

Eprovetë
Nënë e baba
A je njeri
Dinosaur
A’ç’hata

Satana
Thanë
Është në njeri
Po ti kush je
As vetë
S’e di

Ke dhembje
Dashuri
Ndjenja
Gëzime
Si njeri

E dhimbshme
Me t’vërtetë
Kur zhduket
Njeriu vetë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

KLASIKE

Klasike
Po shqip
Skuqen telat
E gjëmojnë lodrat
N’hartën etnike

Edhe
Zogjtë
E malit
Harlisen
N’ekstazë

Rojës së kufirit
I rëndojnë
Bjeshkët n’qepallë

S’kishte
Jo
Lakmi
E
As
Urrejtje

Sorkadhen lakuriqe
Se gjelozonte kush
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

KATARZA

Nëse
Agon dita

Dhe

Mbijetojmë katarzën

Atëher

Vetvetiu
Lindë pyetja
Kush do ti kujtojë
Dhimbjet tona

Kush

Do të dëshmoi
Qenjen tonë

Apo

Të gjitha do zhduken

Këtë natë skëterrë

Vetëm dhimbje

E

Klithje trishtuese
Mund të kujtojë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

DASHURIA ËSHTË

Dashuria është
Lule shprese
Në zemrën time
Lot nga syri
Emër
Nga pena ime
Dridhje e pakujdesshme shpirti
Pritje e ëmbël
Shtrëngatë
Në lëvizje të pakufi
Dashuria
Është vuajtje e qetë
Dhembje
Kur nuk je këtu
Ndjenjë
Ngadhnjimtare
Ndaj urrejtjes
Vuajtje e qetë
Dhembje kur nuk je këtu
Pritje
Shpresë
Se një ditë
Do të kthehesh
Të më shpiesh diku larg
Në pakufi
Fitore ndaj vetvetes
Dhe
Ëndrrave të humbura.
Dashuria është …
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

ËSHTË

Prrallë-rrëfim
Dashuri e pafund
Poezia
Është
Farë
Që rilindë
Përjetësitë
Apo
Urë
Që fjalët
Bashkon
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

DËSHIROJ

Të jem p o e z i
Flutur
Në krahët tu
Jehonë
Ndaj heshtjes
Rreze përvëluese
E netëve skëterrë
Dritë
Në bebëzat tua
Frymëzim i pafund
Dëshiroj të jem
Poezi
Flutur
Jehonë
Rreze
Frymëzim
i këngëve të pakënduara.

Korrik 2007
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

POEZIA

Shëron plagët
Ndalon dhembjen
Urrejtjen
E konverton në dashuri
Hap shtigje drite
Në horizont

Yjeve iu jep shkëlqim
Detit kaltërsinë
Dritën errësirës
Urrejtjes dashurinë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:00 am

PEP

Idealizim
Ekranizim

Realizim
Eksploatim
I përcaktimeve ideologjike

Hospitalizim
Manipulim
I masave të gjëra popullore

Izolim
Demoralizim
Ëndërr për lirinë

Hapi rrugën dashurisë
Mbyllja zemrën padrejtësisë
Jepi rast mirësise.

X X X

Humbem s’ekzistoj sepse mendimet më janë fjalë
Ku dreqin mbet dita ime
Dhe përmes kësaj mjegulle
Të shoh që vjen prej fantazisë…
Sepse ti asgjë s’je tjetër veq ëndërr

Dhe çfar ëndrre se ??? ëndërr e përjetësisë sime
Lindje efrikësuar ngjyrash të harlisura
Shtrij duart drejt vetvetes hapsanes shenjtëruese
Shtrij drejt diçkaje që dikur ishte imja

Dhe s’dua të ëndrroj … kurrë më
Edhe sikur ta dija se në ëndërr je ti!
Po,se gjithëçka sillet në rreth dhe shkruhet diku
Gjithëçka njëherë do të jetë,por ne kurrë më.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:01 am

ÇASTE

(Splendidissima civitas curicaturum)

Unë
Dhe
Qyteti im
Heshtazi
Dashurohemi
Dhe jetojmë
Në harmoni
çaste momentale
Të një kohe
Zanafillë
Qyteti im
I origjinës
I përjetësisë
Unë
Kalorës i vogël
Si hije
Parakaloj
Rrugëve të tij
Ndoshta shkel
Gjurmët e lashtësisë
Të fisit
Dardan
Të cilin
Qyteti im
Heshtazi e ka dashuruar
Dhe kanë
Bashkëjetuar çastet
E një kohe
Tashmë të kaluar
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Loti IM" - VEHBI KLAIQI - Faqe 2 Empty Re: "Loti IM" - VEHBI KLAIQI

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi