Mysafirët caktojnë vetë çmimet në kateteri
Faqja 1 e 1
Mysafirët caktojnë vetë çmimet në kateteri
Pronarit të një kafeterie në Pragë i lindi një ide jo konvencionale, por shumë e suksesshme për t’i tërhequr myshterinjtë. Ua la mysafirëve të caktojnë vetë çmimet e pijeve dhe ushqimit.
“Nuk kisha myshterinj dhe nuk mundja të tërhiqja mysafirë të rinj, fillova të mendoj për diç më interesante. Tash lokali është plotë çdo ditë”, thotë Ondrej Lebovski (42 vjeç), pronar i kafeterisë “Big Lebowski”, shkruajnë mediat botërore.
Mysafirët e këtij lokali caktojnë vetë çmimet e ushqimit, bile edhe suvenirëve, posterëve, librave, lodrave dhe kutive të shahut të cilat shiten në këtë lokal.
Lebovski, i cili ia vuri emrin lokalit të tij sipas kult-filmit të vëllezërve Koen, ka futur në përdorim këtë “menu” prej muajit gusht. Prej asaj kohe më nuk ka probleme me myshterinjtë dhe as që po mendon ta mbyllë lokalin. “Mysafirët po përpiqen të jenë korrekt, disa lënë më shumë e disa më pak para”, thotë Lebovski, i cili ofron edhe koktejin “Rusi i Bardhë”, pijen e preferuar të heroit të filmit, Big Lebowski i luajtur nga Jeff Bridges.
Similar topics
» Në Shqipëri rriten 10 për qind çmimet e barnave
» Orkestër në vete!(Video)
» Për seancën 21 orëshe morën thasët e gjumit me vete
» Vildane Zeneli bën për vete reperin e “Black Eyes Peas”
» Orkestër në vete!(Video)
» Për seancën 21 orëshe morën thasët e gjumit me vete
» Vildane Zeneli bën për vete reperin e “Black Eyes Peas”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi