Maçoku hajdut
Faqja 1 e 1
Maçoku hajdut
Edhe pse është vetëm dy vjeç, maçoku Gus arriti të kryej një numër të madh të akteve kriminale dhe ka vjedhur 60 këpucë.
Se hajnia nuk është vetëm shprehi e Gusit, tregon edhe fakti se me këtë zanat është marrë prej se ishte i vogël. Filloi me hajninë e çipsave dhe gazetave, ndërsa para gjashtë muajsh kaloi në vjedhjen e rrobave dhe mbathjeve të brendshme. Por as aty nuk u ndal.
Preja më e re e këtij hajni me katër këmbë nga Zelanda e Re janë këpucët dhe duket se ato i ka më për qejf, pasi për një kohë të shkurtë arriti t’i mbledhë 60 palë këpucë dhe arriti t’i ikë dorës së drejtësisë.
“Në fillim më dukej qesharake dhe argëtuese, pastaj e çuditshme, por tash e ka kaluar kufirin”, thotë pronarja e Gusit, Kelly, e cila ka rënë në hall me kleptomanin e vogël.
Gus, i cili sjellë në shtëpi të gjitha llojet e veshjeve, prej xhaketave sandaleve dhe këpucëve për fëmijë, trofetë e tij i paralajmëron me një mjaullimë të mëngjesit, ndërsa sa i përkushtuar është ndaj profesionit të tij tregon edhe fakti se një herë u kthye në vendin e krimit për ta vjedhur edhe këpucën tjetër për t’i bërë palë.
Similar topics
» Maçoku “Jo, jo, jo...”! (Video)
» Maçoku kumarxhi
» Maçoku “operon” natën dhe i pëlqen të vjedhë kostume larjeje
» Maçoku kumarxhi
» Maçoku “operon” natën dhe i pëlqen të vjedhë kostume larjeje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi