Piknogenoli lufton alergjinë
Piknogenoli lufton alergjinë
Otavë, 24 qershor - Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar se konsumimi i piknogenolit - ekstraktit të lëvores së pishës - mund të lehtësojë simptomat e rinitit.
Në studim kanë marrë pjesë 19 persona, gjysma e të cilëve në periudhë prej pesë deri në tetë javë para sezonit të alergjisë, si pasojë e lulëzimit të bimëve, kanë konsumuar piknogenol, ndërsa pjesa tjetër placebo (substancë mashtruese pa efekt).
Konsumi i piknogenolit te personat e eksperimentuar ka ulur simptomat e alergjisë në sy për 35% në krahasim me grupin që ka përdorë placebo. Simptomat e alergjisë të cilat kanë prekur hapësirën e hundës, me anë të përdorimit të piknogenolit janë ulur për 20%.
Siç njofton MIA, piknogenoli lehtëson simptomat e alergjisë nëse merret së paku 5 javë para fillimit të sezonit të lulëzimit të bimëve
Similar topics
» Kosi lufton erën e keqe të gojës
» Prindërit e diagnostikojnë alergjinë
» Me ushqim shmangni alergjinë
» Disa këshilla për të shmangur alergjinë e verës
» Prindërit e diagnostikojnë alergjinë
» Me ushqim shmangni alergjinë
» Disa këshilla për të shmangur alergjinë e verës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi