Alergji nga çokollata
Alergji nga çokollata
Alergji nga çokollata
Alergji nga çokollata? Ja si ta kurosh. “Alergjitë ushqimore janë më të shpeshta në moshë të vogël, nën 3- 4 vjeç, dhe më tepër ndaj vezës dhe qumështit”.Çokollata, kikirikët, qumështi, mjalti... janë një sërë ushqimesh që ndonjëherë mund të bëhen të rrezikshme për shëndetin e fëmijës. Pavarësisht se alergjitë ushqimore nuk janë shumë problematike, për vetë faktin se alergjitë janë pak të përhapura në vendin tonë, vihet re një tendencë në rritje për shfaqjen e këtij shqetësimi. Ndoshta këtu ndikon shtimi i konsumit të produkteve ushqimore të përpunuara, që përmbajnë aromatizues dhe përbërës kimikë, që shpesh janë burim reaksionesh ushqimore”,- sqaron alergologia Mira Xhixha. Simptomologjia e sëmundjes përfshin sistemin imunitar dhe shfaqet më tepër në nivel të lëkurës dhe më pak të aparatit gastrointestinal dhe atij të frymëmarrjes (rinitet apo astmës). “Sinjalet e alegjisë shfaqen krejt papritur. Simptomologjia është e ndryshme dhe në varësi të moshës, p.sh. te fëmijët e vegjël më shpesh preket aparati gastrointestinal, lëkura dhe më pas aparati i frymëmarjes”,- sqaron mjekja.
Mënyra e shfaqjes: Flitet për alergji ushqimore kur organizmi nuk reagon në mënyrë normale ndaj një ushqimi apo përbërësi të tij. Në këtë lloj reaksioni përfshihet sistemi imunitar, që nëpërmjet formimit të antikorpeve specifike ka për detyrë të mbrojë organizmin ndaj çdo rreziku, zakonisht bakterie apo viruse. Antikorpet formohen menjëherë pas kontaktit me ushqimin alergjik, duke bërë të mundur çlirimin e një substancë, të quajtur istamina, që është përgjegjësja kryesore për shfaqjen e simptomave karakteristike të të gjitha reaksioneve alergjike.
Përhapja: “Alergjitë ushqimore janë më të shpeshta në moshë të vogël, nën 4 vjeç, dhe më tepër ndaj vezës dhe qumështit, por që me kalimin e kohës këto shqetësime tentojnë të zbuten deri në zhdukje të plotë. Shumë rrallë këto alergji vazhdojnë të rezistojnë tek njerëzit e rritur”,- sqaron alergologia
Predispozicioni: Për specialisten “viktima” e preferuar e këtyre tipe alergjish, janë fëmijët, për shkak të nivelit të dobët të sistemit imunitar, i cili është ende në formim. “Rastet më të shpeshta të alergjive ushqimore hasen te të vegjlit, sidomos te ata në moshë pediatrike, sepse janë më të pambrojtur ndaj “sulmeve” të tilla. Zakonisht më të predispozuar për shfaqejn e këtyre problemeve janë fëmijët që kanë prindër alergjikë, pasi te këta fëmijë rrisku është dy herë më i lartë se fëmijët e tjerë, prindërit e të cilëve nuk kanë pasur kurrë probleme të tilla”,- thekson mjekja.
Simptomat:
-Kruarje të buzëve
-Enjtje të buzëve
-Të përziera
-Fryrje abdominale
-Diarre
-Ortikarie
-Enjtje në sy
-Vështirësi në frymëmarrje

Similar topics
» Alergji të syve, si mund të mbrohesh
» Edhe kikirikët shkaktojnë alergji
» Alergji nga dielli, keshilla per ta parandaluar
» Çokollata lehtëson sindromën postmenstruale

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi