Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Riniti alergjik (Rhinitis alergia) User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Riniti alergjik (Rhinitis alergia) User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riniti alergjik (Rhinitis alergia)

 :: Mjeksia :: Alergjitë

Shko poshtë

 Riniti alergjik (Rhinitis alergia) Empty Riniti alergjik (Rhinitis alergia)

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 11, 2011 12:15 pm

Riniti alergjik (Rhinitis alergia)

Është inflamacioni i hundës dhe i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që rezulton nga nje reaksion alergjik ndaj një substance p.sh. pluhurit, leshit të kafshëve, polenit të luleve etj.


Qe ta kuptojme kete duhet shpjeguar per ju :

C`ESHTE ALERGJIA?

Eshte hipersensitivitet (mbindjeshmeri) ndaj substancave te caktuara, qe reflektohet nga nje reagim eksesiv (i tepert) i Sistemit IMUN (sistemi mbrojtes).

Sistemi Imun me mekanizma te ndryshëm tenton të eleminojë substanca të huaja të cilat nuk "i njeh", si mikroorganizmat (bakteriet, viruset etj).

Nje nga rruget e veprimit te Sistemit Imun eshte prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon nje substance te huaj (alergjen) per here te pare, nje tip i qelizave te bardha (linfocitet), prodhojne antitrupa qe ngjiten te qelizat mast (tip tjeter qelizash te bardha).

Nese e njejta substance takohet prape, alergjeni "ngjitet" te antitrupat ne qelizat mast, duke shkaktuar leshimin e disa mediatoreve (substanca kimike) qe ndihmojne per te shkateruar agresoret.

MEDIATORI ME KRYESOR ESHTE -HISTAMINA.

Kjo substance sjell skuqje, fryrje ose ngushtim te hundes e rrugeve te siperme te ajrit, dhe ulje te presionit te gjakut.

Pra e kuptojme se ne rast sulmi nga bakteriet a viruset keto mediatore mbrojne trupin nga infeksionet, ne kete rast ato "hutohen", "turbullohen" e padrejtesisht (trupi nuk eshte nen rrezik) shktatojne nje reaksion alergjik .

Nje nga problemet me te hasura nga mjekesia ne reaksionet alergjike eshte poleni i barit, qe sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshem, qimet e kafsheve, puplat e shpendeve etj. Ketu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik ( e quajtur-mushkeria e fermerit).

Pra duke menduar se leshimi, lirimi i ketyre mediatoreve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtes te organizmit tone, atehere duhet gjetur nje forme per ti bllokuar keto mediatore -histaminen, qe permendem me lart.

PRA ekziston nje grup i tere barnash te quajtur ANTI- HISTAMINIKE ose :
antihistaminat.

Antihistaminat bllokojnë veprimin e histaminës në receptoret H1. Këto gjinden zakonisht në enët e vogla (të gjakut) të lëkurës, hundës dhe syve. Pra parandalohet zgjerimi i këtyre enëve duke ulur skuqjen dhe enjtjen. Po ashtu ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjendrrat e lotit e të hundës.

Nga gjaku antihistaminat kalojnë në tru duke parandaluar vjelljen dhe mekanizmin e kollit (të kolliturit).

Por ato kanë edhe efekte anësore:

Tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a mëlçie mund të ndikohen nga to.

Pas nje fare kohe ANTIHISTAMINAT e mbajne Rinitin Alergjik nen kontroll. Pervec tyre kemi dhe nje grup tjeter te quajtur Kortikosteroidet.

Nje teknike e re quhet DESENSITIVIZIM.

Nese barnat kane fare pak efekt atehere injektohet alergenti ne sasi te ndryshme (ne rritje) per te desensibilizuar sistemin imun. ME INJEKSIONE ne seri,duhet thene se konsumon shume kohe e mund te jape nje reaksion alergjik te rende e nuk eshte gjithmone efektiv.

Si perfundim, mund te permendim disa barna te tilla (antihistaminike) si:

Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Mjeksia :: Alergjitë

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi