Vetëm pesë ditë, do t’i humbni 3 kile
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Vetëm pesë ditë, do t’i humbni 3 kile
Me anë të kesaj diete me fruta, për vetëm pesë ditë, do t’i humbni 3 kile.Dieta pesëditore me pemë do t’ju ndihmojë që ta forconi imunitetin dhe që të luftoni me sukses të gjitha infeksionet akute.
Njëkohësisht, edhe sistemi juaj i organeve të tretjes do të punojë si mos më mirë.
Përpos humbjes në peshë, dieta me pemë, nëse aplikohet për një kohë më të gjatë, do të kontribuojë edhe në pakësimin e problemeve të tretjes dhe të frymëmarrjes, kapsit, problemeve me qeskën e idhcës.
Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, konsultohuni me mjekun para se të filloni ndonjë dietë që zgjat më shumë se një ditë.
Dita e parë
Mëngjesi: 100 g dredhëza, bukë e thekur, kafe
Dreka: 200 g qershi, 1 vezë e zier
Darka: 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 2 grisha buke të thekur.
Dita e dytë
Mëngjesi: 1 banane, bukë e thekur, kafe
Dreka: 150 g dredhëza, 1 vezë e zier, 2 grisha buke të thekur
Darka: 125 g mish të zier qengji, 1 domate, 1 mollë, një grishë buke të thekur
Dita e tretë
Mëngjesi: 1 dardhë, bukë të thekur, kafe
Dreka: 200 g qershi, kos, bukë të thekur
Darka: 125 g mish të zier qengji, 50 g dredhëza, bukë të thekur
Dita e katërt
Mëngjesi: sallatë pemësh, bukë të thekur, kafe
Dreka: 125 g djathë të ri, 1 domate, bukë të thekur
Darka: 125 g mish të zier qengji, 100 g qershi, bukë të thekur
Dita e pestë
Mëngjesi: 1 mollë, bukë të thekur, kafe
Dreka: 200 g mish të zier viçi, 1 domate
Darka: 500 g perime të ziera, 1 domate, 50 g qershi, 50 g dredhëza
1.200 kalori
është minimumi
Shumica e mjekëve preferojnë që, me rastin e mbajtjes së dietave restriktive, gjatë të cilave numërohen kaloritë, kurrë të mos shkohet nën 1.200 kalori në ditë, për shkak se në të kundërtën, ekziston rreziku i dëmtimit të shëndetit.
Similar topics
» Si të humbni deri në tre kilogram për dy ditë
» Qeshni dhe humbni peshë
» Humbni peshë duke shkruar
» Katër kile në katër ditë
» Doni te humbni peshe? Kujdes me ato qe pini!
» Qeshni dhe humbni peshë
» Humbni peshë duke shkruar
» Katër kile në katër ditë
» Doni te humbni peshe? Kujdes me ato qe pini!
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi